29.07.2013 Views

IU SHERBEJNE SHQIPTAREVE - Gazeta Express

IU SHERBEJNE SHQIPTAREVE - Gazeta Express

IU SHERBEJNE SHQIPTAREVE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2

Pressing

Fjalët tona

Kosova rrezikon

falimentimin.

MOTI PRISHTINË

Sot

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Ardian Gjini,

Shef i Grupit Parlamentar

të AAK-së, duke shfaqur

brengën se, nëse nuk

privatizohet PTK-ja, buxheti

i Kosovës rrezikon të ketë

një deficit prej 540 milionë

eurosh.

Të zgjidhim

konfl iktin historik.

Boris Tadic,

President i Serbisë, duke

folur për marrëdhëniet

Serbi-Kosovë në forumin e

Brukselit “Afrimi i Ballkanit

në BE”.

Gjithnjë e më

pak problematik.

Lamberto Zannier,

Shefi i UNMIK-ut e ka

cilësuar të tillë problemin

e njohjes së pavarësisë së

Kosovës, pas bisedimeve

Beograd-Prishtinë.

Max: 17 °C

Min: 7 °C

Max: 12 °C

Min: 7 °C

Jemi pajtuar

që krimet

e luftës

janë akte të

ndëshkueshme

sipas ligjit, por

sikur duam

t’i mbyllim

sytë kur këto

ligje duhet

të aplikohen

në praktikë

kundër

komandantëve

dhe

pjesëtarëve të

UÇK-së.

E hënë, 28 mars 2011

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Bekim Greiçevci bekim.greicevci@gazetaexpress.com Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com

Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Shtypi: Lindi Printing Center: MediaWorks.

Shkëlzen Maliqi

Krimet e luftës

Është një thënie e vjetër se pas luftërave, historinë

e shkruajnë fi tuesit. Nuk di sa është ajo e saktë në

kohën e sotme dhe për luftërat e viteve ’90 të shekullit

të kaluar. Ndoshta pse ka pasë më shumë fi tues dhe

humbës, kjo histori ende shkruhet dhe prezentohet

në disa versione jokomplete. Po kështu, nga arsyeja

se disa ato luftëra i konsiderojnë të papërfunduara,

edhe shkrimi i “historisë së fi tuesit” mendohet se

është një punë e papërfunduar, ose work in progres,

madje edhe tregim që mund të ndryshohet. Për këtë

të fundit si shembull merren rishkrimet dhe revidimet

aktuale të historisë së kohës së komunizmit,

ku humbësit e dikurshëm përpiqen t’iu hakmirren

fi tuesëve të dikurshëm, duke fshirë kujtesën për komunizmin

dhe duke rehabilituar forcat e mposhtura

nga ai. Por, kjo tendencë nuk është se mund të çojë

në një përfundim absurd që, siç duan dhe pretendojnë

disa, skema e fi tores dhe humbjes pas Luftës

së Dytë Botërore duhet thjesht të përmbyset. Fakti

se Luftën e Ftohtë e humbën komunistët, nuk çon

në rehabilitimin e atyre forcave anti-komuniste në

Ballkan dhe në Lindje, që gjatë LDB kanë qenë në

anën e fashizmit dhe nacizmit.

Sidoqoftë, për një historizim më të qëndrueshëm

të luftërave të fundit mungon edhe ajo që quhet “distancë

historike”, distancë kjo që mundëson shqyrtimin

dhe vlerësimin e proceseve dhe ngarjeve historike

pa ngarkesat dhe pengesat emocionale të sotme.

Po kështu, distanca historike kërkon edhe zbardhjen

dhe bërjen publike të dokumenteve dhe dëshmive

që aktualisht gjenden nëpër arkiva dhe mbajnë ndalesën

“sekret shtetëror” ose “tepër rezervat”.

Është edhe një element që këtë çështje e paraqet

në një dritë krejt të re, që dallon nga e kaluara. Dikur

luftërat kanë qenë kasaphane të tmerrshme, ku

kanë mundur të bëhen edhe maskra dhe krime ndaj

civilëve, e që pas mbarimit të konfl ikteve dhe betejave

nuk janë proceduar si krime. Pas dy luftërave

botërore, konventat ndërkombëtare kanë kodifi kuar

dhe imponuar ligjet dhe një etikë të luftës që palëve

në konfl ikt ua ndalonte represaliet ndaj popullsisë

civile. Për më shumë, krimet e luftës janë bërë akte

të ndëshkueshme jo vetëm për humbësit, por edhe

për fi tuesit e luftës.

Ky rekapitulim tejet i thuktë i ndryshimit të karakterit

të luftës në botën e sotme shpresoj se mund të

jetë një ndihmesë për sqarimin e një konfuzioni që

ekziston në opinionin e Kosovës, rreth vazhdimit

të proceseve gjyqësore kundër pjesëtarëve të UÇKsë,

qoftë në Tribunalin e Hagës, qoftë në gjykatat e

Kosovës dhe hetimet që i ka fi lluar EULEX-i. UÇK-ja

padyshim ka qenë në anën e fi tuesëve të luftës së fun-

dit të Kosovës dhe asnjë histori nuk mund ta mohojë

se ka zhvilluar një luftë të drejtë dhe për kauzën e

pavarësimin e merituar të Kosovës, duke e pasur në

këtë luftë edhe përkrahjen e botës demokratike dhe

angazhimin vendimtar të forcave të NATO-s. Mirëpo,

ky rol i lavdishëm historik nuk e amniston UÇK-në

në përgjithësi nga hetimet dhe ndëshkimet e rasteve

ku dyshohet dhe dëshmohet se pjesëtarët e UÇK-së,

ose që janë paraqitur si të tillë, kanë bërë akte që

konventat ndërkombëtare, e edhe ligjet e shteteve

demokratike, i cilësojnë si krime të luftës. Në në Kosovë

parimisht dhe në bazë të ligjeve që janë bërë

normë e sistemit demokratik, jemi pajtuar që krimet

e luftës janë akte të ndëshkueshme sipas ligjit dhe,

si të tilla, nuk vjetrohen, por sikur duam t’i mbyllim

sytë kur këto ligje duhet të aplikohen në praktikë për

ato raste kur hetuesia dhe prokuroritë ngrisin paditë

kundër komandantëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së.

Nuk jam prej atyre që paragjykoj fajësinë e asnjërit

ushtar a komandant të UÇK-së, që akuzohet për krime.

Është detyrë e prokurorisë që të jep provat për

akuzat dhe e gjyqeve që ata t’i ndëshkojë ose t’i lirojë

nga akuzat nëse janë të pabaza ose nuk ka dëshmi

se kanë bërë krime.

Nëse, psh., ndëshkohen Ramush Haradinaj ose

Fatmir Limaj, që janë komandantët më të spikatur

të UÇK-së që po ndiqen si të dyshuar për krime lufte,

kjo nuk do të thotë se me këtë do të ndëshkohet edhe

vetë UÇK-ja dhe se kjo çon në revidimin radikal të historisë.

Ndëshkimet eventuale të Haradinajt, Limajt

dhe të tjerëve që akuzohen, do të jenë një tagër që ata

e paguajnë për idetë dhe praktikat parademokratike

që i kanë pasur për luftën në ato rrethana të vështira

të rebelimit dhe rrezikut permanent, gjatë viteve të

konfl iktit 1998-1999.

Njëfarëdore, pozitën e komandantëve të UÇK-së

që po gjykohen e shoh si një ndeshje të dy koncepteve

të luftës dhe të drejtësisë - njëra tradicionale dhe

paramoderne e rebelit dhe kaçakut që është trim i

pashoq, por luftën e sheh si suspendim të ligjeve ku

ai vetë e merr rolin e arbitrit, që vendos mbi jetën

dhe vdekjen e armikut dhe atyre për të cilët dyshon

se janë bashkëpunëtorë të tij dhe tjetra moderne, që

për luftën ka vendosur konventa dhe rregulla, sipas

të cilave betejat e ushtrive konsiderohen të paevitueshme,

por ndalohen ekzekutimet dhe trejtimet

çnjerëzore të ushtarëve të zënë rob dhe të civilëve

të paarmatosur.

Sipas pikëpamjes së parë dhe meritava, ata janë

padyshim heronj. Por, pikëpamja e dytë thotë “na

falni, trima, por ky është shekulli XXI dhe edhe në

Kosovë sot duhet të sundojë ligji”.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!