29.07.2013 Views

VARET NGA FORMATI - Gazeta Express

VARET NGA FORMATI - Gazeta Express

VARET NGA FORMATI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Hyrje në Kanun

Profesor Leonard Fox

e ka shkruar hyrjen

e botimit anglisht

të Kanunit të Lekë

Dukagjinit, botuar në

New York, në vitin 1989.

Gjekë Gjonlekaj

New York

Për Kanunin e Lekë Dukagjinit

kanë treguar interesim disa të

huaj, bile shumë kohë para botimit

në gjuhën shqipe në vitin

1933. Për këtë vepër monumentale

të kulturës shqiptare Universiteti

i Leipzigut e nderoi At. Shtjefën

Gjeçovin me titullin e lartë akademik

“doctor honoris causa”. At.

Gjergj Fishta në bashkëpunim me

disa meshtarë të tjerë françeskanë

e nxorën në dritë këtë vepër 4 vjet

pas vrasjes barbare të Gjeçovit nga

shovinistët serbë. Hyrjen e Kanunit

të Lekës e shkroi Gjergj Fishta.

Komentet e Fishtës janë letrare

dhe shkencore. Ndërsa hyrja e Syrja

Pupovcit në ribotimin e Kanunit

të Lekë Dukagjinit në Prishtinë në

vitin 1972 është shkencore dhe

historike. Syrja Pupovci ka bërë

studimin më të mirë deri më sot

dhe për këtë është nderuar nga

shumë dijetarë shqiptarë dhe të

huaj. Komentet e Fishtës dhe të

Pupovcit i kam lexuar disa herë.

Në botimin anglisht në New York

në vitin 1989, përkthyesi i Kanunit

anglisht, Profesor Leonard Fox ka

botuar gjithashtu një studim serioz

për këtë Kod Shqiptar dhe për At.

Shtjefën Gjeçovin.

Në vazhdim mund të lexoni

hyrjen e plotë (introduction) për

Kanunin e Lekë Dukagjinit nga

Leonard Fox.

E drejta zakonore tradicionale

Shqiptare është zhvilluar gjatë një

periudhe shumë shekullore përpara

dhe pasi jetuan dy personalitete

të jashtzakonshme të historisë,

Leke Dukagjini dhe Gjergj Kastriot

Skenderbeu. Disa nga këto ligje të

përshkruara në Kanunin e Lekës

mund të kenë origjinën në antikën

e largët, të migrimeve të mëdha

të popullsise Indo-Evropiane. At

Shtjefën Gjeçovi ka vënë në dukje

një numër të madh ngjashmërish

midis Kanunit të Lekë Dukagjinit

dhe Manava Dharamasastra

(Ligjet e Manu) sepse hollësitë e

pajtueshmërisë se tyre japin të

dhëna mundësisht për origjinën

e përbashkët.

Ndikimi i ligjeve Ilire nuk

LEONARD FOX

duhet të injorohet. Si paraardhës

të drejtpërdrejtë të Shqiptarëve,

Ilirët ruanin padyshim normat e

tyre ligjore, pavarësisht pushtimit

Romak sepse është fakt historik

se governatori Romak i Ilirisë lejonte

përdorimin e ligjeve vendore

kur nuk ishte në kundërshtim

me parimet e ligjeve Romake. Bile

edhe pas kohës së Dioklecianit, kur

krahinat Ilire ishin të nënshtruara

Romanizimit të madh, ligjet e vjetra

kishin mbetur vetëm në kujtesë

dhe transmetoheshin gojarisht tek

brezat e ardhshëm.

Kështu ndodhi me pushtimin

turk të Shqipërisë pas shekullit

XV i cili solli një lloj ndikimi që

buronte nga sheriati (ligji Islamik)

pavarësisht se në pjesën

e fuqishme katolike të veriut të

vendit,ishin shfaqje konkrete të

pushtetit politik Turk, ishin më

pak të dukshme se ne rajone te

tjera ku konvertimi në Islam ishte

shumë i përhapur. Duhet të theksohet

gjithashtu se Kanuni i Lekë

Dukagjinit ishte pa asnjë dyshim i

vetmi kod i ligjeve tradicionale që

përdorej në Shqipëri. Në rajonet

e tjera veçanarisht në Krujë, Dibër

dhe Mat dhe në fortifikatat

e vjetra të Kastriotëve, “Kanuni i

Skënderbeut” ishte në fuqi, ndërsa

ne territore të tjera të Shqipërisë

jugore dhe veriore kishin kodet e

tyre ligjore, dhe ato ndonjëherë

mbanin emrin e ligjvënësve të

përmendur por ndonjëherë edhe

nuk kishin emër. Fjala kanun e ka

prejardhjen prej greqishtes që në

të vërtetë do të thotë “vijë e drejtë

ose drejtësi që më vonë në përdorimin

metaforik do të thotë

rregull ose masë e shkëlqyeshme.

Në kohën Bizantine,fjala kanun

fitoi rëndësi ligjore dhe kjo fjalë

kaloi në gjuhën shqipe nëpërmjet

turqishtes Otomane. Ekzistojnë

mendime të ndryshme për paraardhësit

e Lekë Dukagjinit. Sipas

të dhënave të disa kronikave dhe

dokumenteve,disa autorë supozojnë

se origjina e tyre është nga

Evropa Perëndimore, të Familjes

Dukagjini, dhe anëtarët e tyre

janë vendosur në Shqipëri gjatë

periudhës Bizantine,ndërsa disa

të tjerë mendojnë se kjo familje

është nga Shqipëria. Sidoqoftë në

shekullin XIV Dukagjinët fituan

pozita, pasuri dhe vend me rëndësi

në Shqipërinë veriore. Periudha

turbulluese e luftës kundër

ekspansionit Otoman, në kohën

kur jetonte Lekë Dukagjini dhe

ishte aktiv, koincidoi gjithashtu

me ndryshime rrënjësore në strukturën

e shoqërisë Shqiptare, veçanërisht

në zhdukjen përfundimtare

të klasës aristokrate (ku bënte

pjesë Leka) dhe shfaqja e sistemit

të fi sit shumë mirë të përkufi zuar.

Studimet bashkohore janë dakord

për faktin se as Lekë Dukagjini dhe

as Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk

janë autorët ose promovuesit e ligjeve

që mbajnë emrin e tyre. Për

më tepër këto kode me ndryshime

individuale janë zbatuar në rajonet

ku kanë sunduar familjet e tyre dhe

këto emërtime janë më shumë gjeografi

ke se personale. Vetëm pas

një kohe, domethene pas vdekjes

së këtyre dy heronjve të famshëm

keto dy kanune kishin lidhje me

këta dy përfaqësues,qe ishin personalitete

të mëdha të ketyre dy

familjeve fi snike per te cilat behet

fjale. Kanuni i Skënderbeut është

zbatuar në rajone të kufizuara,

ndërsa Kanuni i Lekë Dukagjinit

është zbatuar gjerësisht në malet

e Lezhës, në Dukagjin, në Shkodër,

në Gjakovë, në Kosovë, bile edhe

tek popullsia Shqiptare në disa

pjesë të Serbisë, të Malit të Zi dhe

në Maqedoni. Ligjet e këtyre dy

kodeve janë zbatuar në fshatrat

shqiptare pavarësisht kontrollit

otoman dhe kanë ruajtur në shkallë

të lartë autonominë duke i

qëndruar larg ushtrisë turke për ti

nënshtruar ato. Vërtetë, malsorët

të cilët kishin qeverisur sipas Kanunit

për 500 vjet e konsideronin

veten në gjendje lufte për jetë me

fuqine pushtuese dhe shpesh herë

merrnin pjesë në konfl ikte të armatosura

me forcat ushtarake Turke.

Vetë Kanuni i Lekë Dukagjinit

kishte permbajtje për pavarësi dhe

"de facto" per autonomine e Shqipërisë

veriore.

Theksi i vënë Kishës Katolike në

përmbledhjen e Gjeçovit nuk tregon

asgjë për shkallën e përhapjes

së Islamit në Shqipërinë e veriut.

Deri në kohën e pavarësisë shqiptare

në vitin 1912, përafërsisht 75%

në 80% të popullatës ishin myslimanë

- ose Sunni, ose, në një masë

shumë më të vogël, Bektashi. Katolikët

numëronin rreth 10%, dhe ishin

të përqëndruar vetëm në Veri.

Konvertimet në masë në Islam në

të gjithë Shqipërinë ndodhën në

shekullin e shtatëmbëdhjetë, në

E premte, 5 nëntor 2010

veçanti në vitin 1760, si rezultat

i tatimit diskriminues nga autoritetet

osmane kundër jo-myslimanëve.

Në thelb, konvertimi

ishte minimal, dhe ishte i kufizuar

shpesh vetëm në kryetarin

e familjes. Në Shqipërinë e Veriut,

martesa ndërmjet muslimanëve

dhe katolikëve, ishte e shpeshtë

dhe e përhapur, dhe marrëdhëniet

në mes individëve rrallë here karakterizoheshin

nga armiqësi për

shkak të fesë, meqë ky faktor ka

luajtur rol të dukshëm dytësor në

strukturën me fi se të shoqërisë, me

vendosmërinë për martesa jashtë

fi sit. Kështu që, qëllimi i qeverisë

Turke, që përfshinte shkatërrimin

e fi seve nëpërmjet ndryshimit të

përkatësisë fetare dhe pranimit

të Shariatit si ligji në fuqi, dështoi

tërësisht në ato fusha të cilat

ishin me rëndësi më të madhe

për përfaqësuesit lokalë osmanë.

Në shumë zona të mbizotëruara

nga muslimanët, si Krasniqë dhe

Lumë, Kanuni humbi një pjesë të

fuqisë së tij, dhe zakonet turke u

futën në vend të traditave të vjetra.

Megjithatë, në tërësi, parimet e

Kanunit të Lekë Dukagjinit respektoheshin

në të gjitha zonat rurale

të Veriut. Siç thotë Syrja Pupovci

në hyrjen e tij me shumë vlerë në

ribotimin e vitit 1972 të Kanunit,

"Në thelb, ruajtja e së drejtës zakonore

ishte një nga elementët më

të rëndësishëm për të ndihmuar

popullin shqiptar për të ruajtur individualitetin

e tij nën dominimin

Otoman".

Shtjefën Konstantin Gjeçovi,

përpiluesi dhe kodifikuesi i tekstit

të sotëm të Kanunit të Lekë

Dukagjinit, ka lindur në Janjevë

të Kosovës, më 12 korrik 1874. Pas

arsimit të mesëm në institucionet

françeskane në Shkodër dhe në

Bosnjë, ai hyri në Urdhrin Françeskan

më 1888, duke përfunduar

edukimin e tij teologjik në Kreshevë,

ku ai u shugurua meshtar

në vitin 1886.

Ndërsa shërbente si meshtar

famullie në vende të ndryshme

në Shqipëri, ai tregoi një zell të

palodhur atdhetar, duke i mësuar

fshatarët të lexonin dhe shkruanin

gjuhën shqipe, dhe duke shpërndarë

libra të shtypura në atë gjuhë

- një akt i paligjshëm nën regjimin

otoman. Një shprehje elokuente e

aktiviteteve të tij politike në emër

të atdhetarizmit shqiptar gjendet

në dokumentin e fundit të

paraqitur në shtojcën e Kanunit:

një sërë ligjesh të miratuara në

Kurbin në 1906, dy të parat nga të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!