29.07.2013 Views

EH, PROFESORI - Gazeta Express

EH, PROFESORI - Gazeta Express

EH, PROFESORI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2

Pressing

Fjalët tona

Asgjë nuk

kam marrë .

MOTI PRISHTINË

Sot

Max: 8 °C

Min: 1 °C

Nesër

RAMDAN MUJA,

Kryetar i Komunës së

Prizrenit, i ka bërë këto

komente pasi që i është

ngritur aktakuzën për

korrupsion nga një

prokuror i EULEX-it në

Gjykatën Themelore të

Prizrenit.

Do të dënohen

ata që gabuan në

faturat e KEK-ut.

HAJREDIN KUÇI,

Zëvendëskryeministër i

Kosovës, i ka bërë këto

komente sa u përket

faturave të KEK-ut për

muajin janar, për të cilat

qytetarët po protestojnë,

e të cilët thonë se nuk

besojnë në shqyrtimin e

ankesave nga KEK-u.

Secili që ka

kontribuar ka të

drejtë të aplikojë për

status.

MUHARREM XHEMAJLI,

Kryetar i Organizatës së

Veteranëve të Luftës së

UÇK-së, i ka bërë këto

komente pasi që më

shumë se 47 mijë kosovarë

kanë aplikuar për njohjen

e statusit të veteranit,

dëshmorit, invalidit,

pjesëtarit të UÇK-së dhe të

internuarit të UÇK-së.

Max: 11 °C

Min: -1 °C

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Sprova e vërtetë

nuk ka të bëjë

edhe aq shumë

me botën, sa ka

të bëjë me Kinën,

aleaten e vetme

të mbetur të

Koresë Veriore.

Askush nuk

pret që Kina ta

zgjidhë e vetme

problemin. Por

bota është duke

e përcjellë Kinën

dhe udhëheqjen

e re të saj për

të parë se çfarë

roli pretendon të

luajë Kina në të

ardhmen

E enjte 28, shkurt 2013

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Shpend Limoni shpend.limoni@gazetaexpress.com Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com\

Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Drejtor ekzekutiv: Shpend Jakupi, shpend.jakupi@gazetaexpress.com Shtypi: Roto Print Center: MediaWorks.

Christopher Hill

Testi verikorean

i botës

Testi më i ri bërthamor i Koresë së Veriut është më

i rrezikshmi që ka ndërmarrë ky shtet deri më tani.

Mënyra se si reagon bashkësia ndërkombëtare, si

me fjalë ashtu edhe me vepra, do të na ndihmojë për

ta kuptuar botën në të cilën jetojmë. Dhe, pa marrë

parasysh se a u pëlqen apo jo kinezëve, mënyra e

reagimit të tyre do të fl asë shumë për rolin që do të

luajë Kina në qeverisjen globale. Ndonëse detajet

ende nuk janë zbardhur, testi tregon për një përparim

të konsiderueshëm të shkencëtarëve në Korenë

e Veriut në rritjen e efektshmërisë së armëve të tyre.

Testi i tetorit të 2006-ës tregonte për mundësinë e

gabimeve gjatë dizajnimit, derisa ai i 2009-ës të

bënte të dyshosh nëse ishte bërthamor. Por, testi

i Koresë Veriore këtë muaj ishte i njëmendtë, sipas

të gjithë parametrave. Për më tepër, ndonëse është

vështirë të vlerësohet sinqeriteti i Koresë së Veriut

në këto raste, duket se ka hapësirë për shqetësim se

shkencëtarët verikoreanë kanë arritur po ashtu që

ta bëjnë një miniaturë të dizajnit të tyre, një hap ky i

domosdoshëm për montimin e një pajisjeje bërthamore

në raketë. Gjëja më brengosëse është se nuk

mund të përjashtohet mundësia që Koreja Veriore të

ketë pasuruar uraniumin në nivelin e mjaftueshëm

për përdorim si armë. Ne kemi informata të pakta

rreth kësaj, krahas disa të dhënave të kufi zuara rreth

blerjeve ndërkombëtare dhe zbulimit të gjurmëve të

uraniumit të pasuruar në materialet e nxjerra jashtë

Koresë Veriore. Po qe se Koreja Veriore është duke

e përdorur uraniumin tejet të pasuruar në bombat

e veta, atëherë ne kemi shumë pak informata rreth

prejardhjes së tij dhe sasisë që ky shtet ka dhe do

të ketë në dispozicion. Ka të tillë që kërkojnë prej

të gjithë nesh ta ruajmë qetësinë (këshillë e mirë

në të shumtën e rasteve) dhe të gjejmë disi ngushëllim

në faktin se Koreja Veriore ende përballet me

shumë pengesa serioze teknike, para se të shtojë

armë bërthamore në arsenalin e vet konvencional.

Edhe ashtu, SHBA-së iu deshën 12 vjet që të montojë

armën në raketë.

Por, sipas të gjitha indikacioneve, verikoreanët

kanë përshpejtuar afatet e tyre të testimit dhe e kanë

bërë prioritet armatimin bërthamor. Propaganda

verikoreane nuk është gjithnjë indikator i besueshëm,

por vala më e re e sulmeve verbale ndaj SHBAsë,

përfshirë xhirimin bizar nën këngën “We are the

World” nuk duhet të shpërfi llet. Janë shuar shpresat

se diktatori djaloshar, Kim Jong-un dhe besnikët e

tij janë më të interesuar për zhvillimin ekonomik,

sesa për zbatimin e politikave tradicionale ushtarake

të dinastisë Kim. Testi i ri bërthamor i Koresë

Veriore rrjedhimisht paraqet një test në shumë aspekte.

Për fi llim, ai teston nëse Traktati 43-vjeçar i

Mospërhapjes së Armatimit Bërthamor është ende

funksional. Edhe ashtu, objektiv i traktatit është

“parandalimi i përhapjes së armëve bërthamore

dhe teknologjisë së armatimit, promovimi i bas-

hkëpunimit për shfrytëzimin paqësor të energjisë

bërthamore dhe avancimi i qëllimit të çarmatosjes

bërthamore”. Disa mund të thonë se rritja në dy e

numrit të shteteve që synojnë armë bërthamore,

Koreja Veriore dhe Irani, nuk është edhe aq tragjike.

Por, kur janë në pyetje armët bërthamore, madje

edhe një është më shumë se mjaft.

Testi i ri po ashtu e vë në sprovë botën dhe gatishmërinë

e saj për t’u marrë me qëllimet e rrezikshme

të Koresë Veriore dhe për t’i bërë ato prioritet, duke

u bashkuar rreth një politike që është më shumë se

vetëm retorikë. Gjëja të cilën e dimë për verikoreanët

është se, me përjashtim të rasteve kur përdorin retorikën

e tillë në propagandën e tyre, ata thjesht nuk

mërziten se çfarë fl itet për ta. Ngjashëm, kërcënimi

i Koresë Veriore me izolim nuk funksionon, për

shkak se izolimi është pikërisht gjëja të cilën e duan

verikoreanët. Ajo që duhet ta bëjë bashkësia ndërkombëtare

është që të bashkohen rreth një programi

të veprimit, me qëllim të sigurimit të një rezultati.

Vetëm sanksionet ekonomike janë të kota në shtetin

me më së shumti sanksione në botë. Po ashtu,

kërcënimi me sanksione të reja në të ardhmen e

shtron pyetjen se përse sanksionet e tilla tashmë

janë vënë. Gjatë ditëve të kaluara, administrata e

presidentit amerikan, Barack Obama, është munduar

që të inkurajojë shtetet e mëdha dhe të vogla që

të prononcohen. Natyrisht se asnjë shtet si i vetëm

nuk mund ta zgjidhë këtë problem. Por, inkurajimi

i shteteve për të bërë deklarata dhe për të respektuar

regjimin e sanksioneve nuk do të na shpjerë

drejt qëllimit që duam ta arrijmë. Secili shtet duhet

që ta ndiejë kërcënimin nga Koreja Veriore dhe

rrjedhimisht ta ndiejë edhe nevojën që ta zgjidhë

problemin, pa marrë parasysh raportin apo qëndrimet

karshi SHBA-së. Armiqësia karshi SHBA-së nuk

duhet të përkthehet në një tolerim të Koresë Veriore.

Ka edhe të tillë që vazhdojnë të sugjerojnë që duhet

të bëhet më shumë në tavolinën e negociatave.

Në të vërtetë, shtegu i negociatave duhet të mbetet

i hapur, por askush nuk duhet të ketë iluzione që

negociatat janë pjesa e mangët e mozaikut. Koreja

Veriore shqyrtoi secilën ofertë në tavolinë gjatë bisedimeve

gjashtëpalëshe që fi lluan më 2003 – një

traktat paqeje, ndihma ekonomike dhe anëtarësim

në një shoqatë rajonale – dhe u largua.

Ngjashëm kërkesat që i ka bërë Koreja Veriore për

vite të tëra, si zmbrapsja nga etiketimi si armike prej

SHBA-së, ishin hedhur poshtë si të parëndësishme.

Ofertat e tilla mbesin në tavolinë, por ka qenë vendimi

i Koresë Veriore që të mos merret me to. Më

fund, sprova e vërtetë nuk ka të bëjë edhe aq shumë

me botën, sa ka të bëjë me Kinën, aleaten e vetme të

mbetur të Koresë Veriore. Askush nuk pret që Kina

ta zgjidhë e vetme problemin. Por bota është duke e

përcjellë Kinën dhe udhëheqjen e re të saj për të parë

se çfarë roli pretendon të luajë Kina në të ardhmen.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!