29.07.2013 Views

EH, PROFESORI - Gazeta Express

EH, PROFESORI - Gazeta Express

EH, PROFESORI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E enjte 28, shkurt 2013

Në secilën pikë dhe secilën marrëveshje,

ishte Serbia ajo që pranoi grimcë për grimcë

autoritetin suprem të Kushtetutës së Kosovës në

territorin e Republikës së Kosovës.

Ahtisaari, Asociacioni,

Alternativa

Petrit Selimi

Ahtisaari ishte një kompromis historik. Pasi që

asnjëherë nuk arritëm ta implementojmë në tërësi në

të gjitha komunat serbe, nuk ishim të detyruar të ballafaqohemi

me paragrafët mjaft bujarë dhe gjenerozë që

garantojnë autonomi substanciale komunale si dhe të

drejtë për krijimin e Asociacioneve ndërkomunale me

fuqi jo-ekzekutive dhe me lidhje direkte me Serbinë.

Ka ardhur koha t’i kthehemi dorëshkrimit fi llestar që

solli pavarësinë.

Zhvillimi ekonomik lokal. Planifi kimi urban. Planifi

kimi rural. Përdorimi i tokës dhe zhvillimi i patundshmërive.

Regullativa e ndërtimit dhe standardet e

ndërtimit. Mbrojtja e ambientit. Sigurimi i shërbimeve

publike si uji, kanalizimet, transporti lokal, rrugët lokale,

menaxhimi i mbeturinave. Ndihma e shpejtë.

Shkollimi foshnjor. Shkollimi fi llor. Shkollimi i mesëm.

Shkollimi i lartë. Rekrutimi i profesorëve dhe administratës.

Licencimi i arsimit të lartë. Shëndetësia primare.

Shëndetësia sekondare. Licencimi i institucioneve

të shëndetësisë. Sigurimi shëndetësor si dhe shërbimet

sociale. Shtëpitë e pleqërisë. Jetimoret. Banesat publike.

Shëndeti publik. Licencimi i shërbimeve private

dhe objekteve të zbavitjes, kulturës, ushqimit, hotelierisë,

shitësve të rrugës, pazareve, rrugëve, parqeve

publike, taksive, transportit publik. Emërimi të gjitha

emrave të rrugëve, avenyve dhe të gjitha hapësirave

publike. Mirëmbajtja e tërë hapësirave publike. Turizmi.

Aktivitetet kulturore. Fuqitë e plota për të gjitha

çështjet kulturore përfshi promovimin dhe mbrojtjen

e gjuhës dhe trashëgimisë serbe si dhe mbështetja për

kultet fetare. E drejta e emërimit të drejtorëve të stacioneve

policore. Të dhënat kadastrale. Regjistrat civilë.

Regjistrimin e votuesve. Distribuimi i asistencës sociale.

Mbrojtja e maleve. Si dhe të gjitha të drejtat tjera

që nuk janë të rezervuara enkas për fuqitë qendrore

të shtetit.

Këto janë të drejtat e komunave serbe sipas Ahtisaarit.

Shumë të gjëra. Derisa ruhen autoriteti fundamental

komunal i projektuar në trupat bazike si:

organet e zgjedhur me vota, buxhetimi komunal dhe

aprovimi i akteve ekzekutive, në të gjitha fushat tjera,

komunat mund të bashkëpunojnë duke krijuar Asociacione

komunash. Kur të duan dhe qysh të duan.

Këto asociacione mund të jenë të fi nancuara edhe

nga Serbia, të trajnuara edhe nga Serbia dhe me staf

ekspertë të punësuar nga Serbia.

Kështu shkruan Ahtisaari dhe kështu thotë Kushtetuta

jonë. Kushtetuta ishte kompromis. Një marrëveshje.

Një shtrëngim duarsh. Quajeni dhe besëlidhje

nëse ua kë ëndja diskursi më arkaik. Në mes shumicës

absolute të popullit të Kosovës të përfaqësuar nga partitë

më të mëdha kosovare dhe Grupit të Kontaktit (minus

Rusisë). Të gjithë u pajtuan me këtë marrëveshje

më 2008 - pos një grupi të vogël asokohe rreth një

lëvizje Vetëvendosja. Ju kujtohet se VV i quante lopë

ata që negocionin. I quanin edhe tradhtarë. I kërkonin

negociatorët “gjallë ose vdekur” në posterë. Lëvizja

Vetëvendosja ishte aq kategorikisht kundër Ahtisaarit

sa që nxori edhe njerëzit në rrugë në protesta të

dhunshme. Dhuna e policëve rumunë shkaktoi edhe

dy vdekje të qytetarëve në protesta kundër Ahtisaarit.

Perëndimorët por besoj edhe familjarët besojnë se

këto dy viktima ishin të kota. Të panevojshme.

Megjithatë, është interpretim besnik dhe i pamohueshëm

të thuhet se kjo kushtetutë u pranua nga një

shumicë absolute e qytetarëve të Kosovës kur u shpall

në formën e Deklaratës së Pavarësisë.

Kushtetuta Ahtisariane, si e tillë e pranuar si kontrata

jonë interne politike qytetare, me qëllim ka synuar

decentralizimin e pushtetit - apo quajeni devolucionin

e fuqisë qendrore - apo quajeni autonominë komunale

- apo quajeni principin e subsidiaritetit - ngase

ky është konsideruar se është kompromisi që duhet

bërë me shtetet më të fuqishme të botës sepse (përsëri

citat nga Ahtisaari) është dashur të “adresohen brengat

legjitime të Serbëve të Kosovës dhe komuniteteve tjera

që janë pakicë”.

Ahtisaari ishte edhe mënyra e vetme që të integrohet

veriu dhe të parandalohet ndarja fi zike e një cope të

territorit të Kosovës. Ishte mënyra e vetme të parandalohet

edhe krijimi i super-regjionit i cili do të kishte

kompetenca paralele dhe do ta sfi donte qendrën

në fusha të sovranitetit si sigurimi i rendit dhe ligjit,

aprovimi i ligjeve, drejtësia, forcat mbrojtëse, kufi jtë

eksternë. Veriu nuk është Republika Srpska sepse Ahtisaari

s’e ka lejuar atë kahje. Ata që i quajnë solucionet

që përshkruhen tek Ahtisaari si krijim te një Republike

Srpske janë tresojësh: ose janë injorantë totalë të

kornizave ligjorë të Dejtonit dhe Ahtisaarit, ose janë

oportunistë që kuptojnë mire situatën për qëllimisht

u bien daulleve të nacionalizmit ose janë të pasinqertë

në analizat e tyre.

Nuk ka pasur në asnjë pikë të deritashme të dialogut

me Serbinë pas mendimit të GJND-së dhe Rezolutës së

Asamblesë Gjenerale të OKB më 2010 - asnjë pikë e vetme

që ka sfi duar apo nuk ka qenë konform Ahtisaarit.

E kundërta është e vërtetë. Në secilën pikë dhe secilën

marrëveshje, ishte Serbia ajo që pranoi grimcë

për grimcë autoritetin suprem të Kushtetutës së

Kosovës në territorin e Republikës së Kosovës. Në

marrëveshjen kadastrale u pranua Gjykata Supreme

e Kosovës si autoritet fi nal. Në marrëveshjen për autotarga

u pranua MPB e Kosovës si autoritet i vetëm që

lëshojnë targat. Në marrëveshje për përfaqësim rajonal

u pranua se Kosova do të ketë të drejta të barabarta

dhe të njëjta në organet rajonale. Në marrëveshjen

për dogana u pranua se Kosova është një zonë ligjore

dhe doganore. Në marrëveshjen për IBM u pranua

se vetëm Kosova ka të drejtë kontrolli kufi tar dhe se

të gjitha mallrat doganohen dhe tatimohen me ligje

kosovare. Se ka kufi j në mes Kosovës dhe Serbisë. Në

marrëveshjen për hapjen e zyrave, u pranua se me

Kosovën duhet shkëmbyer diplomatë. Në marrëveshjet

e ardhshme do të shuhen strukturat paralele dhe

Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës do të jetë

në Mitrovicë veriore. Zgjedhjet do të mbahen në baze

të Kodit Zgjedhor dhe rregullave të KQZ të Kosovës.

Pushteti lokoal do të jetë i njëjtë si në Shtrpce.

Frikësimi i Kosovarëve se rruga e dialogut po sjell një

Republika Srpska nuk besohet as nga vetë kosovarët.

Sondazhet fl asin se shumica absolute e kosovarëve e

preferojnë dialogun si mënyrë më të mirë të zgjidhjes

se situatës në verë sepse kjo rrugë është duke dhënë

rezultate.

Alternativa është e paqartë. Një miks i nacionalizmit

militant, naivizmit romantik dhe analizës iracionale të

situatës. Po të ishim pak patetikë do të thoshim edhe

se alternativa dialogut prezent me Serbinë do të ishte

edhe thyerje e besës së dhënë më 2008 partnerëve

kryesorë të shqiptarëve.

Autori është

Zëvendës Ministër i Jashtëm. Opinioni

nuk përfaqëson domosdoshmërisht

edhe qëndrimin e

këtyre organizmave. Për më shumë,

përcillni nofkën në Twitter: @petrit

Big Brother

në

shtëpinë tuaj!

Shijoni spektaklin magjepsës dhe

ethet që do t’ju dhurojë Big Borther

në edicionin e 6-të me radhë.

Bëhuni pjesë e ekskluzivitetit që ju

jep IPKO me 2 kanale për të pare

Live gjithçka nga shtëpia më e

famshme në Shqipëri.

Për të gjithë abonuesit e TV digjital

çmimi për tërë edicionin është

vetëm 7€.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!