29.07.2013 Views

EH, PROFESORI - Gazeta Express

EH, PROFESORI - Gazeta Express

EH, PROFESORI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 27 shkurt 2013

Kërkon mirëkuptimin e

SHBA've për asociacionin

Arijana

Asociacion? Po thuaj bre që është duke u bërë KONFEDERATA serbe në

veri të Kosovës. Thuaj burrë e mos u tut se ti ashtu ashtu nuk tutesh se je

në mbrojtjen e ... Ashton e di këtë se ta ka servuar e ti e ki hëngër... e çohen

populli e bëjnë për ditë demonstrata për KEK. Çfarë injorantësh!

Topi

Deri sa xherrahu i Mitrovicës shtrin rininë tonë për toke në çdo protestë

apo mos kënaqësi me këtë qeverisja Hashim Thaçi është bërë mehlem

për serbë, po i ecën politika me Daqiqin që s’ka qysh më mirë.

Agimi

LOBON PËR ASOCIACIONIN- S’ka çka lobon, PDK-në ai nuk e pyet se vetë është

PDK, presidenten nuk e pyet për asgjë sepse ajo është vetëm kukull. AAK nuk e

pyet sepse ajo në shumë raste ka vepruar sikur të ishte në pozitë, LDK dhe VV nuk

i pyet sepse ato mund të mos i japin përkrahje, qytetarët nuk i pyet sepse qytetarët

janë të përgjumur dhe të heshtur e heshtja është pranim. Kështu që Thaçi

vepro si të duash ti sepse i ke duart e lira ashtu siç i ke pasur deri më tani.

Aba-Norvegji

Ky më shumë është i interesuar që serbët në veri ta kenë

mirë se sa shqiptarët në krejt Kosovën.

Sali

Politikanët e Kosovës po thonë s’është kurrgjë ndryshimi fl amuri, himnit, s’është

kurrgjë pranimi i ndryshimit të UÇK-së në zjarrfi kës pranimi i Fusnotës pranimi

i gjashtë pikshit tani pranimi i asociacioneve të komunave të veriut, etj.

Lisi

Thaçi dhe krerët e PDK-s tani gjenden në një paralele me lobin ruse, serbe, greke në Amerikë

dhe me pro-ruset, pro-serbët në Europë. Lexuesi nuk duhet harruar takimin Obama-Pantiq

në vitin e kaluar dhe deklaratat e përfaqësuesve të Serbisë se duhet të punojmë me amerikanë,

si të vetmit që mund ta ndryshojnë situatën në favorin tonë. Thaçi dhe thaçistët kurrë

nuk analizojnë sjelljen e liderëve të Izraelit kur për interesa të atdheut shumë herë bëhen

të padëgjueshëm edhe ndaj propozimeve të miqve të tyre pa përjashtuar edhe Amerikën.

Biseda me të huaj, vizita e tij e panevojshme në vende të ndryshme dhe mirënjohjet që

po merr Thaçi janë veç një dëshmi që tregon se Thaçi po punon për të tjerët dhe jo për

Kosovën dhe shqiptarët e saj. Asociacioni i komunave serbe de fakto është shtet në shtet.

Besim

Hashimi: "Edhe miqtë tanë amerikanë përkrahin Asociacionin, kush nuk e përkrah është anti-

Amerikan". Jo Hasho jo, s’po i hamë më ato fore, e kem lënë barin, kemi kaluar në detelinë.

Fatbardh

Me lobimet për pavarësi të Kosovës e ke bërë fet tash po lobon për serbë. Fort i aftë.

Zgerdhimi

Ti po do me falë troje shqiptare, e jo troje amerikane.

Musa Alihajdaraj

Edhe Bashkimi Europian dhe Serbia duhet të sillen me Kosovën si Amerika.

Pashtriku

Nëse i referohemi titullit të këtij lajmi, amerikanët qenkan kundër këtij plani.

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

Mediat llogariten si instanca ndërmjetësuese

mes publikut (thëniemarrësit)

dhe aktantëve të thënies (thënësit), të cili

ka për detyrë të përcjellin një informacion

(thënie). Intencat e produktit mediatik tek

publiku sipas Ecos, duhet të jetë vendosja

e e lidhjes logjike – narrative mes fakteve

të ditës dhe të ditëve të mëparëshme (që

përfshin dimensionin sintagmatik) dhe

rrjedhimisht t’i paraqitet atij rregullisht,

me një këndveshtrim (diskurs) të njohur,

ndryshe nga të tjerat (duke përmbushur

dimensionin paradigmatik).

Njëkohësisht, sipas Eccos, këto jane dy

pritje që një media duhet t'i plotësojë për

të krijuar (përmbushur) dy anët e identitetit

të vet.

Sa i përplotësojnë gazetat dhe televizionet

e Kosovës këto dy pritje, e shohim çdo

ditë. Gati të gjitha gazetat janë të profi lizuara

politikisht dhe tashmë kanë zgjedhur

lexuesit e tyre; secili nga ne e di në të gjitha

gazetat se cilat elemente të ngjarjes së

shtjelluar do të theksohen. E njëjta vlen

edhe për televizionet, edhe ato tashmë

kanë të seleksionuar shikuesit e tyre.

Ndonëse, siç vëren Russ - Mol, në kohët

moderne, njeriu është bërë zevzek i telekomandës

dhe nuk i qëndron besnik një

televizioni. Njashtu sipas tij, edhe blerjet e

përditshme të gazetave janë zëvendësuar

nga blerjet e rastësishme.

Në anën tjetër, e njëjta prirje po

zhvillohet edhe në Kosovë, transmetimi

kabllor me rrjete të ndryshme po mund

dalëngadalë televizionet tona nacionale.

Mundësitë që ofrojnë programet kabllore

janë kanale të shumta sipas shijes së

publikut. Kemi kanale të fi lmave komedi,

aksion, horror etj.; kanale të sportit, programe

hulumtuese etj., opsionet të cilat i

ofrojnë këto kanale, kanë bërë shikuesit

që t'i frekuentojnë gjithmonë e më pak

kanalet e televizioneve tona nacionale. Po

ta shikojmë me një sy tjetër, një qytetar i

rëndomtë i ditëve të sotme, më me qejf

zgjedh të shikojë një fi lm interesant apo

emision hulumtues, se sa të merret me

problemet që i servohen nga televizionet

informative. Kështu, mendja topitet.

Ndërkohe, hyn në lojë teoria e Ecos që

aktantët e gazetave/televizionve (thënësit)

përgadisin publikun e tyre. Realisht, nuk

kam dëgjuar ndonjëherë ndonjë mit për

prirjen e kosovarëve për ndjekjen e serialeve

spanjolle e turke, para se ato të

transmetoheshin vazhdimisht. Kështu,

dy nga televizionet tona nacionale kanë

përgaditur tashmë një publik të 'majmë'

që mezi presin të vijnë orët e mbrëmjes.

Në anën tjetër, gazetat mbushen me

sfond kulturor të jetës së VIP dhe thashethëmeve

dhe përgadisin një publik të

etur për to. Kështu, duke iu ofruar çfarë

duan (ose çfarë i kanë mësuar të duan)

dhe jo çfarë duhet, ata sigurojnë një publik

besnik, me të cilët arrijnë një kontratë të

pashkruar, me të cilen gazetat fi tojnë shitje,

ndërsa lexuesit gjëra të kota VIP-ash

(ndonjëherë të përsëritura!)

Siç vëren Eco, çdo gazetë/televizon bart

me vete një bagazh të nënkuptuar ideologjik

qe shërben për të dekoduar çdo

frazë të tyre. Andaj, kontrata në mes të një

gazete/televizioni dhe lexuesit/shikuesit

është ndarje e ideologjive të njëjta.

Është e vështirë të thuhet nëse njëra

ia ka imponuar tjetrës ideologjinë e vet

apo ato rastësisht kanë gjetur një pikë

takimi. Ajo që mund të thuhet kundrejt

mediave në Kosovë, është se mbase nuk

kryhet informimi korrekt i opinionit publik,

megjithatë, ajo që mund të vihet re

është se ato ju qendrojnë besnike diskursit

të paravendosur me publikun.

Gentiana Paçarizi,

Studente e Gazetarisë, UP.

Reagim ndaj artikullit “Rrëzojnë Bajramin” të gazetares Nexhmije Ahmeti

publikuar më datë: 27. 02. 2013.

Në këtë shkrim gazetarja jep pasqyrë në

mënyrë të gabuar të

vendimit pasi ajo në shkrim përmend

faktin se “Gjyqtari Ademi e kishte marrë

këtë vendim me arsyetimin se nuk ka pasur

arsye për largim nga puna të Milloshevicit,

kur instancat shtetërore kanë

mundur ta ndëshkojnë atë në ndonjë

mënyrë të ndryshme. Sipas këtij, gjyqtari

duke u bazuar në deklaratat e dëshmitarëve

Milloshevic nuk ka fshehur veprën

penale, por

E enjte 28, shkurt 2013

Mediat dhe ne

Reagim

Konstatime të nxjerra

nga konteksti

vetëm se është munduar ta mbrojë

një punonjës të tij që nga pakujdesia ka

shkaktuar një incident të vogël”.

Në fakt ky konstatim është nxjerrë nga

gazetarja dhe nuk ka të bëjë fare me vendimin

në fjalë. Nuk e di arsyen pse është

keqinformuar opinioni.

Kjo do të ndikonte në informimin e

drejtë dhe të paanshëm.

Faton Ademi,

Gjyqtar i Gjykatës

Themelore në Mitrovicë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!