29.07.2013 Views

VJEN GENTILINI - Gazeta Express

VJEN GENTILINI - Gazeta Express

VJEN GENTILINI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E martë, 19 prill 2011 3

Ai që akuzohej deri dje se ishte thjesht një “i emëruar” i

Berishës nëpër poste dhe pozicione, po guxon të përballet

me kryetarin e opozitës, në vetë të parë, origjinal, befasues

dhe bindës, edhe për këtë format të betejës politike, atë të

kryebashkiakut të nesërm të Tiranës.

Në gjysmën

e fushatës, tri

konstatime

Henri Çili

Ka të paktën tri konstatime që mund të bëhen

për këtë fushatë elektorale, kur kemi mbërritur

pothuajse në gjysmë të saj. Konstatimi i parë:

Kryeministri Berisha e ka ndarë mendjen të

zhvillojë një fushatë pozitive, konstruktive dhe

t’iu lërë hapësirë kandidatëve për qytetet dhe

bashkësitë lokale që, jo vetëm të bëjnë këtë tip

fushate, por të shumëfi shojnë fushatën pozitive

për qytetarët që ai ka lansuar në qendër.

Berisha nuk i dha betejë politike Edi Ramës,

edhe pse ky me ngulm e kërkoi, strukturoi dhe

provokoi vazhdimisht në fushatën politike të

frymës “Fajin e ka Saliu”. Nuk dihet nëse do të

jetë deri në fund kështu, por ka gjasa që derisa

e nisi, kështu edhe ta vijojë e përfundojë. Madje,

për kuriozitet, edhe “Edvin” nuk po i thotë,

aq më tepër “Edvin Kristaq Rama”. Përjashtim

bën vetëm një miting në Petrelë, ku iu drejtua

kundërshtarit “Edvin”. Për etiketime, akuza etj,

as që bëhet fjalë.

Konstatimi i dytë: Lulzim Basha ka arritur të

ketë një projekt për Tiranën dhe të ketë prova

serioze për një profi l të vetin. Tashmë programi

i Bashës komentohet, debatohet, pëlqehet apo

hidhet poshtë, por sidoqoftë ai është një projekt,

është një koncept i cili bën të mundur pikërisht

agjendën e debatit për Tiranën. Për një politikan

të ri, që ka 6 vjet në politikë dhe që kandidon për

projektin e dytë më të rëndësishëm, pas betejës

për kryeministrin e vendit, të ndërtosh një projekt

dhe vizion për Tiranën, që bëhet debat kryesor

i kësaj fushate, është një arritje në vetvete.

Nga ana tjetër, PD po tregon se është e aftë të

prodhojë dhe inkuadrojë në diversitet brenda

saj profile të reja politike, edhe në shpërthimin

e tyre si fi gura, kur vjen fjala për beteja të

rëndësishme, si kjo e Tiranës. PD-së po i rri mirë

» Autori është

Publicist nga Tirana. Shkrimi është marrë nga mapo.al

një kandidat, i cili ka shkuar përtej saj, që është

jo vetëm blu por dhe pak “portokalli”, pra centrist,

po të kemi parasysh faktin që portokallia

është ngjyra e qendrës dhe po të kemi po ashtu

parasysh faktin, që ajo për të cilin ka nevojë më

shumë qeverisja e qytetit, nuk është fryma partizane,

por fryma gjithëpërfshirëse.

Si për të dhënë edhe vizualisht, por edhe me

akte, përshtypjen se Lulzim Basha ka vendosur

të marrë përsipër projektin e Tiranës, ai po e bën

fushatën duke qenë vetë në krye të saj, pa pasur

nevojë për patericat virtuale të një strukture politike

qendrore të PD-së, në kushtet kur qyteti

kërkon garanci përtejpolitike, përtejstrukturore

të partisë politike, apo të partive politike të koalicionit.

Ai që akuzohej deri dje se ishte thjesht

një “i emëruar” i Berishës nëpër poste dhe pozicione,

po guxon të përballet me kryetarin e

opozitës, në vetë të parë, origjinal, befasues dhe

bindës, edhe për këtë format të betejës politike,

atë të kryebashkiakut të nesërm të Tiranës.

Ky është emancipim edhe për Partinë Demokratike

dhe, në fakt, kjo e fundit, e ka treguar disa

herë këtë. E ka treguar kur në zgjedhjet lokale

të 2003-it, ajo pranoi dhe thithi brenda saj “fushatën

Ngjela”, apo dhe hapjen ndaj KOP-it në

2005, duke treguar se një diversitet produktiv

dhe sigurisht luajal ndaj lidershipit jo vetëm

është i pranuar, por i mirëpritur në PD.

Konstatimi i tretë i kësaj fushate është fakti që

Edi Rama nuk mundi t’i qëndronte koherent fushatës

së tij tërësisht politike, për ta shndërruar

votën e 8 majit në një votë “referendum politik”.

Ai, dilematik si gjithnjë në profi lin e vet politik,

ka ndryshuar rrugës duke bërë edhe fushatë

për Tiraninë, edhe paksa për Tiranën. Duke

i pasur të dyja “parësore”, siç deklaroi vetë në

konventën e hapjes së fushatës. Duke kërkuar të

bëjë të mundur një pamundësi, shumëfi shimin

e njëshit kudo. Edhe në PS, edhe në Bashki, edhe

fushatën për t’u bërë kryeministër, edhe për t’u

bërë kryetar Bashkie i Tiranës, edhe në fushatën

politike-referendum kundër Tiranisë, edhe në

fushatën për Tiranën.

Mirëserdhët

në botën HD!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!