29.07.2013 Views

VJEN GENTILINI - Gazeta Express

VJEN GENTILINI - Gazeta Express

VJEN GENTILINI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E martë, 19 prill 2011 7

Nacionale

Redaktor: Jeton Musliu • e-mail: jeton.musliu@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Policia

Var vetën

fëmija

Suharekë, 18 prill – Një fëmijë

nga fshati Bukosh i Suharekës

është gjetur i varur me litar

në një objekt pranë shtëpisë

së tij. Vdekjen e viktimës

e ka konstatuar mjeku. Në

vendngjarje kanë dalë njësitë

e hetuesisë, patologu dhe prokurori.

Me vendim të prokurorit,

trupi i pajetë u është liruar

familjarëve.

Bie nga kulmi

dhe vdes

Rahovec, 18 prill – Përderisa

ka qenë duke punuar në

kulmin e shtëpisë së tij, një

mashkull është rrëzuar nga

lartësia 7 metra, duke pësuar

lëndime të rënda trupore. Viktima

është dërguar në QKUK

për tretman mjekësor, ku edhe

ka ndërruar jetë.

Arrestohet për

tentimvrasje

Prishtinë, 18 prill – Në Prishtinë

është arrestuar një i dyshuar

për tentimvrasje - therje me

thikë. Një mosmarrëveshje mes

katër personave ka rezultuar

me rrahje. Dy nga pjesëmarrësit

kanë pësuar lëndime të rënda

trupore - therje me thikë. Policia

në vendin e ngjarjes ka arrestuar

B. Hysenin, 22 vjeçar, të cilit

ia ka konfiskuar thikën. Viktima

A. B. dhe B. R. janë dërguar në

QKUK për tretman mjekësor,

kurse i dyshuari po mbahet në

Qendrën e paraburgimit në

Prishtinë.

E ther me

thikë

Mitrovicë, 18 prill – Në fshatin

Shupkovc është arrestuar një

i dyshuar, pasi, pas një zënke

verbale me një të mitur, e

kishte goditur atë me thikë në

pjesën e qafës. Nga i dyshuari

në cilësinë e provës materiale

është konfiskuar një thikë,e

cila dyshohet të jetë përdorur

në rast. Viktima është dërguar

në tretman mjekësor, kurse i

dyshuari, me vendim të prokurorit,

është dërguar në mbajtje.

Marrëveshje politike për gjyqtarët në veri

Prishtinë, 18 prill – Shefi i EULEX-it, Xavier

Bout de Marnhac ka thënë të hënën se, për

çështjen e kthimit të gjyqtarëve shqiptarë

në gjykatën në veri të Mitrovicës, duhet të

arrihet një marrëveshje politike në dialogun

Prishtinë-Beograd, që po ndodh në Bruksel.

Sipas tij, nëse ka kushte për kthimin e tyre,

nuk ka arsye që ata mos të kthehen në punë.

Ndërkaq, i pyetur për fi llimin e hetimeve rreth

pretendimeve të Dick Martyt, i cili akuzon ish

udhëheqësit e UÇK-së për trafi kim me organe,

shefi i EULEX-it ka thënë se ka një hetim

preliminar, mirëpo për hetime të mëtejme do

të vendohet pas konsultave të vazhdueshme

që janë duke ndodhur me Brukselin dhe me

organizmat tjerë ndërkombëtarë. “Ende nuk

i kemi marrë marrë vendimet fi nale, por sa i

përket hetimeve preliminare, ato kanë fi lluar.

Ne jemi në kontakt edhe me Dick Martyn

dhe do të kemi kontakte shtesë, gjithashtu”,

ka thënë ai.

GJOBITEN BARNATORET

Sami Lushtaku ka

urdhëruar gjobitjen

me nga 200 euro të

të gjitha barnatoreve

në Skenderaj që kanë

marrë pjesë në grevë

më 13 prill. Nëse

pagesa nuk bëhet

deri të mërkurën,

gjoba dyfi shohet. Ka

reaguar Shoqata e

Farmacistëve, por i

pari i Komunës nuk i

ka rënë pishman për

vendimin.

Lirita Halili

lirita.halili@gazetaexpress.com

Skenderaj, 18 prill — Greva e

farmacistëve nuk kaloi pa pasoja

për ata të Skenderajt. Të gjithë

farmacistët e kësaj komune, që

iu bashkuan kolegëve të tyre për

të shprehur pakënaqësi ndaj Doganave

të Kosovës, u gjobitën nga

Komuna.

Tetë nga barnatoret e komunës

së Skenderajt janë dënuar me

nga 200 euro nga Inspektorati i

Komunës si masë ndëshkimi që

nuk kanë punuar më 13 prill.

Disa ditë pas grevës, të gjitha

barnatoreve Komuna u ka

shpërndarë një vendim për

dënim nga inspektorët, sipas

urdhrit të kryetarit Sami Lushtaku.

“Pas mbylljes së përkohshme,

në bazë të procesverbalit me

numër 011437 të datës 13 prill

për mosrespektim të orarit zyrtar,

në bazë të rregullores komunale

numër 16/2010, Neni 16,

gjobiteni me shumën prej 200

eurove në afat shtatë ditë ose në

të kundërtën do të merren masa

tjera. Lokali mund të rihapet dhe

ta zhvillojë veprimtarinë e tij. Inspektorët

Xhafer Dobra dhe Arben

Shabani”, thuhet në vendim.

Përveç afatit të pagesës, për

të cilin është përcaktuar dita e

mërkurë, pronarët e barnatoreve

kanë marrë edhe një kërcënim.

Nëse pagesa nuk bëhet deri në

datën e caktuar, dënimi do të

rritet në 400 euro.

Kjo ka bërë që farmacistët të

mos kenë zgjidhje tjetër, përveçse

ta paguajnë dënimin.

“Po duhet me pagu, nuk kemi

tjetër zgjidhje. Ne e kemi përkrahur

grevën e Shoqatës së Farmacistëve

dhe vetëm ne jemi duke

e pësuar, askush tjetër”, thotë një

punëtore e barnatores “Visi” në

Skenderaj.

Ajo konsideron se vendimi për

gjobë është i padrejtë, pasi që

mbyllja e barnatores është bërë

në shenjë solidarizimi me kolegët

tjerë.

Sami Lushtaku, kryetar i Komunës

së Skenderajt, thotë se

nuk është bërë aspak pishman

për vendimin që e ka marrë. Sipas

tij, Komuna nuk ka marrë

asnjë njoftim nga Prishtina për

mbylljen e barnatoreve shkaku

i grevës.

“Mua më kanë telefonuar qytetarët

dhe më janë ankuar se po

u rrezikohet shëndeti dhe jeta.

Kjo gjendje më ka shtyrë që të

urdhëroj inspektorët e Komunës

t’i ndëshkojnë ato barnatore”,

thotë Lushtaku për Express.

Ai nuk ndien keqardhje për

ndëshkimin. “Ai është vetëm një

dëm i vogël. Farmacistët është

dashur që, para se të hyjnë në

grevë, të takohen me mua dhe të

vendosim që ta lëmë një barnatore

kujdestare e jo të rrezikohet

ashtu jeta e qytetarëve”.

Por Kadri Bytyqi, kryetari

Flasin për menaxhimin e lumenjve

Ohër, 19 prill — Ekologjia ka

rrënuar barrierat e deritanishme

serbo-kosovare. Ministri kosovar

i Mjedisit, Dardan Gashi, dhe

homologu i tij serb, Oliver Dulic,

bashkë me ministrat e vendeve

tjera të rajonit kanë marrë pjesë

në konferencën rajonale “Menaxhim

i integruar i pellgjeve të

lumenjve”, që është zhvilluar në

Ohër, raporton portali Zhurnal.

Kjo ka qenë hera e parë që Kosova

dhe Serbia të prezantojnë

bashkë në një ngjarje në nivel

ministror, që është përshëndetur

nga pjesëmarrësit dhe është

vlerësuar si hap pozitiv në zhvillimin

e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Në konferencë ka marrë pjesë

edhe ministri shqiptar Fatmir Mediu,

i cili ka theksuar nevojën për

një marrëveshje të re ujore mes

Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Në konferencë është miratuar

një deklaratë e përbashkët për

menaxhimin e ujërave të lumenjve,

me qëllim që vendet e rajonit

në mënyrë më efikase të ballafaqohen

me nivelin gjithnjë në

rritje të ndotjes së tyre. Ministri i

Ambientit i Maqedonisë, Nexhati

Jakupi, si nikoqir i këtij manifesti-

Shoqatës së Farmacistëve të Kosovës,

thotë se të gjitha komunat

janë informuar nëpërmjet medieve

për grevën e organizuar.

“Ne i kemi dërguar një letër

kryetarit për çështjen e gjobave

dhe po presim të na kthejë përgjigje”,

thotë Bytyqi për Express.

Farmacistët e Kosovës ditë më

parë kanë mbajtur një grevë 24

orëshe, me mbylljen e të gjitha

barnatoreve në vend. Greva ishte

kundërpërgjigje për Doganat

e Kosovës, që pas një aksioni

konfi skoi në të gjitha barnatoret

ilaçet pa banderola.

Mua më kanë

telefonuar qytetarët

dhe më janë

ankuar se po u rrezikohet

shëndeti dhe jeta. ”

Sami Lushtaku

mi, ka organizuar një zbavitje në

hotelin ”Ineks Gorica“, në të cilin

mysafi rët i ka zbavitur këngëtarja

Elita Zyberi, vajza e Arif Zyberit,

frontmenit të grupit të mirënjohur

”Elita 5“.

Ajo me grupin e vet XXL ka

interpretuar këngë në gjuhë të

ndryshme, pasi edhe mysafirët

në këtë konferencë janë nga të

gjitha vendet.

FOTO: PETRIT RRAHMANI

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!