29.07.2013 Views

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2

Pressing

Fjalët tona

Si shkelës i Kushtetutës po përfi ton

me shfrytëzimin e privilegjeve të

presidentit.

MOTI PRISHTINË

Sot

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

KMDLNJ,

Në një komunikatë për

medie, duke vlerësuar se

shfrytëzimi i privilegjeve

nga ana e ish-presidentit

Sejdiut është shkelje

e rëndë e Ligjit për

Presidentin e Republikës

së Kosovës.

Më shumë shpresë kam te

amerikanët sesa te evropianët.

Dick Marty,

Raportues i Këshillit të

Europës, ku vlerëson se

hetimin mbi trafikimin

e organeve do të ishte

më mirë ta vazhdojnë

amerikanët, për shkak të

popullaritetit që nuk kanë

në Kosovë.

Zbatimi dhe ofrimi i shërbimeve më

të mira për qytetarët ende është në

nivel të ulët.

Besnik Tahiri,

Anëtar i Kryesisë së

AAK-së dhe Drejtor i

Institutit Kosovar për

Qeverisje Lokale, në një

takim rajonal në Mal të

Zi, me temë “Sfidat e

Demokracisë Lokale në

Ballkanin Perëndimor”.

Max: 4 °C

Min: 1 °C

Max: 8 °C

Min: 1 °C

Të gjithë ata që

përkrahin Ramën

në bojkotimin

e zgjedhjeve

vendore, nuk

bëjnë më shumë

se një shërbim në

favor të bandave

kriminale, të

cilat nëpërmjet

medieve

terrorizojnë

opinionin dhe me

çdo kusht duan

ta marrin peng

edhe shtetin.

E shtunë, 5 shkurt 2011

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Bekim Greiçevci bekim.greicevci@gazetaexpress.com Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com

Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Shtypi: Lindi Printing Center: MediaWorks.

Bardh.Frangu

@gazetaexpress.com

Shqipëria

në rikuerc

Mbaj mend që kur isha si fëmijë se kur tek ne në

Kosovë lavdërohej sistemi diktatorial i Hoxhës në

Shqipëri, ndër të tjera thuhej se automjetet atje nuk

lëviznin prapa, përkatësisht nuk kishin fare të ashtuquajturin

rikuerc. Ishte zor e besueshme një gjë

e tillë, por në kuadër të mrekullive që propagandoheshin,

mendja ta thoshte se edhe mund të ishte e

mundur një gjë e tillë! Kështu pa rikuerc Shqipëria

po ecte përpara dhe po bëhej fanar në kontinent mes

dallgëve dhe rrokopujave. Kështu mbase e vlerësonte

edhe shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare.

Kur në fi llim të viteve nëntëdhjeta të shekullit të

kaluar e lëshuan frenat këtë makinë pa rikuerc dhe

u katandis ne zgavrën me te zezë të kontinentit të

quajtur Evropë, pamë se si propaganda e diktaturës

komuniste pleshtin na e kishte bërë buall. Pastaj

erdhi koha kur shqiptarët nuk pyesnin më as për

ndërrues të shpejtësisë së makinës, por pyesnin për

fuqinë e sirenave të tyre. E mirë ishte ajo makinë që

kishte sirenën e fuqishme, që kudo nëpër rrugët plot

gropa të Shqipërisë, të alarmonte kohën e re që po

vinte, kohën plot zhurmë.

Tek lexoja romanin e Blendi Fevziut “Hiri i vullkanit”,

që bën një metaforë të Shqipërisë së këtyre dy decenieve,

ndesha në një skenë, ku autori përshkruante

një udhëtim të personazhit kryesor të romanit të

tij se si rrugëve të Vjenës kalonte pranë eskortës së

kryeministrit aktual të Shqipërisë, ish profesorit të

tij, i cili në mungesë të fl uturimit të aeroplanëve,

shkaku i mjegullës vullkanike, po kthehej nga Brukseli

me veturë. Kisha kureshtjen të dija se si i ka

përdorur sirenat eskorta e kryeministrit rrugëve të

Evropës. Më në fund, pas dy decenieve, erdhi koha

kur në Shqipëri pamë veturat të ndizen në vend të

bakladave komuniste! Në këtë mënyrë u dogj miti

për veturën. Shqiptarët tash, fal liberalizimit të vizave,

po ndërtojnë mitin për aeroplanin. Mbase kjo

është dëshmia më e mirë se Shqipëria po ndryshon.

Gjithashtu, ngjarjet e 21 janarit dëshmuan se

makina shqiptare tashmë nuk është pa rikuerc. Ajo

mund të ecën edhe mbrapa, madje mund të ecën

me shpejtësi mbrapa sa të përplaset në atë zgavrën

e zezë, dëshmi e gjallë e së cilës kanë mbetur

bunkerët si kërpudha kudo nëpër Shqipëri. Po jo

vetëm bunkerët, mendësia komuniste ka mbetur

si dëshmi edhe në nivelet më të larta të politikës

shqiptare. Shihni Gramos Ruqin në ballë të turmave

kundër institucioneve! Shihni gazetarë e analistë,

ish punëtorë të sigurimit, si i vërsulen vendit si hiena!

Shihni sa zor e ka Shqipëria të bëhet pjesë e

Evropës së bashkuar!

Meqë parafrazova një varg të Kadaresë në fi llim të

këtij shkrimi, ndjej obligim t’i kthehem edhe një

herë këtij personi me ndikimin më të madh publik

ndër shqiptarët. Të gjithë morën frymë më thellë

se zakonisht tek dëgjuan se Kadare u prononcua

më në fund për ngjarjen e 21 janarit. Megjithatë

shumicën absolute të njerëzve i kaploi dëshpërimi

kur nga prononcimi i tij nuk morën vesh gjë. Mbase

shumë prej tyre këtë prononcim të Kadaresë e

vlerësuan si diçka që nuk ishte as mish, as peshk.

Dhe vërtet kështu ishte. Madje prononcimi i Kadaresë

ngjante shumë në atë të presidentit të vendit,

i cili, përkundër detyrës që ka, reagoi shumë me

vonesë dhe në mënyrë shumë të përgjithësuar. Jo

vetëm këta dy, por edhe shumica e intelektualëve

shqiptarë nuk guxuan të deklarohen për të vërtetën

e cila apriori do t’i poziciononte ata në anën e njërit

nga kampet në konfl ikt. Në këtë mënyrë publikut

mbeti t’i dilte në ndihmë Bashkimi Evropian, përkatësisht

subjektet e tij, disa nga të cilat nuk ngurruan

që të kërkojnë një dialog mes palëve duke pasur

si referencë zgjedhjet vendore të 8 majit.

Mbase këtu qëndron e gjithë fi lozofi a e problemit

të krijuar dhe mundësia e zgjedhjes së tij. Zgjedhjet

vendore janë rasti më i mirë që makinën shqiptare

ta nxjerrin nga rikuerci dhe ta vendosin në një nga

shpejtësitë që e bëjnë të ecën përpara. Kjo edhe do

të ishte zgjidhja më logjike.

Nëse e majta pretendon se ka shumicën absolute

të zgjedhësve në Shqipëri, shumicë kjo e cila, siç

pretendon ajo, i është vjedhur nëpërmjet votës së

lirë, me një fi tore të mundshme në zgjedhjet vendore,

do të fi tonte një alibi të fuqishme për të kërkuar

zgjedhje nacionale të parakohshme. Prandaj angazhimi

i të gjithëve për ta bindur Ramën e tërbuar që

të pranojë një zgjidhje të tillë, është plotësisht në të

mirë të zhvillimit të demokracisë dhe të vendit në

përgjithësi. Këtë kërkesë Ramës është dashur t’ia

shtrojë edhe presidenti i shtetit, edhe Kadare, edhe

intelektualët dhe subjektet tjera të shoqërisë civile

në Shqipëri. Madje nëpërmjet zgjedhjeve vendore

do të kishte mundësi që të shmangen edhe shumë

parregullsi të sistemit zgjedhor, kodin e të cilit e ka

bërë vetë lideri i socialistëve. Askush nuk i ka faj që

ky kod i është kthyer si bumerang.

Të gjithë ata që përkrahin Ramën në bojkotimin

e zgjedhjeve vendore, nuk bëjnë më shumë se

një shërbim në favor të bandave kriminale, të cilat

nëpërmjet medieve terrorizojnë opinionin dhe

me çdo kusht duan ta marrin peng edhe shtetin.

Vërtet është koha që pas dy decenieve të marr fund

mundësia e marrjes së pushtetit nëpërmjet dhunës,

gjë të cilën e praktikuan socialistët. Nuk ka gjë më të

shëndetshme për demokracinë se ta ndalësh Berishën

autoritar nëpërmjet votës së lirë. Kështu më së

miri ndalet edhe makina shqiptare që është futur

në rikuerc.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!