29.07.2013 Views

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

30

SPORT

Javët e ardhshme do të jenë vendimtare

për të ardhmen e kapitenit

të Juventusit, Alessandro del Piero.

Ikona e Bianconerëve ka vetëm edhe

gjashtë muaj në kontratën e tij aktuale

me klubin dhe së shpejti do të kuptojë

nëse do t’i ofrohet një marrëveshje

e re. “Kemi pritur përfundimin

e afatit kalimtar të janarit. Ishte me

të drejtë që t’i japim klubit qetësinë

e nevojshme për t’u ballafaquar me

disa çështje tjera. Ndërsa tani do të

kemi takime me klubin dhe i takon

Juventusit të vendosë nëse dëshiron

të vazhdojmë”, tha Stefano del Piero,

menaxheri dhe vëllai i Alessandros.

Mesfushori i Milanit, Massimo Ambrosini

do të mungojë për dy muajt

e ardhshëm, për shkak të një lëndimi

në kofshën e këmbës së djathtë.

“Ambrosini ka pësuar tërheqje muskulore

në kofshën e këmbës së djathtë

dhe parashikohet të qëndrojë

jashtë fushës për gjashtë deri në tetë

E shtunë, 5 shkurt 2011

Del Piero në pritje Ambrosini mungon për dy muaj

SKELA GEZON WINDECKUN

Drejtuesit e skuadrës amatore Germania Windeck ndihen me fat

që kanë arritur ta angazhojnë Ervin Skelën. Trajneri Heiko Scholz

thotë se angazhimi i mesfushorit shqiptar ishte i rastësishëm.

Ervin Skela është njeri prej emrave

më të përfolur në mediet

gjermane, pasi befasoi të gjithë

duke nënshkruar me skuadrën

amatore Germania Windeck, e

cila garon në NRW Liga (liga e

pestë gjermane). Ndërsa drejtuesit

e klubit gjerman ndihen me

fat që kanë arritur ta angazhojnë

reprezentuesin e Shqipërisë

dhe futbollistin e disa klubeve të

njohura gjermane, si Eintracht

Frankfurt dhe Arminia Bielefeld.

“Transferimi i Skelës është fat

për ne. Ai mundet dhe do ta na

ndihmojë shumë”, ka thënë trajneri

i Germania Windeck, Heiko

Scholz, për gazetën gjermane

General-Anzeiger, që botohet

në qytetin e Bonit.

34 vjeçari së fundi ishte pjesë e

skuadrës gjermane TUS Koblenz,

me të cilën shkëputi kontratën

pasi nuk arriti ta sigurojë mbijetesën

në Bundesliga 2. Sipas

General-Anzeiger, Sekla as që e

kishte ndërmend të kalonte në

ligën e pestë. “Angazhimi tij ka

qene rastësi. Kur të hënën kaloi

periudha e transferimeve, Skelës

nuk i erdhi asnjë ofertë nga klubet

profesioniste. Kështu erdhi

momenti i Windekut”, thotë

trajneri Scholz. Skela është futbollisti

i katërt profesionist që i

bashkohet klubit amator Windekut,

pas Mariusz Kukielka,

Thorsten Nehrbauer dhe Markus

Kurth “Skela është njeri shumë i

mire dhe nuk sillet si yll, por ai

qëndron me këmbë në tokë. Ai

ende nuk është i përgatitur sa

Mascherano kritikon Liverpoolin për Torresin

Javier Mascherano ka kritikuar

Liverpoolin dhe thotë se është e

“pikëlluar” mënyra se si Fernando

Torres u desh të largohej nga klubi.

Spanjolli u largua nga Anfi eld të

hënën, duke iu bashkuar Chelseas

në ditën e fundit të afatit kalimtar

të janarit. Por, Mascherano

beson se largimi i sulmuesit ishte

ballafaquar keq, njësoj si në rastin

e tij kur iu bashkua Barcelonës në

verën e vitit të kaluar. “Nuk isha i

befasuar nga ajo që ndodhi me

Fernandon. Kur unë jam larguar

nga Liverpool, dukej sikur kam

vrarë dikë. Është e pikëlluar që

njerëzit që kanë bërë diçka të

rëndësishme për klubin duhet të

largohen nga dera e pasme”, tha

Mascherano gjatë një konference

për shtyp. “Është e pikëlluar që

mediet dhe klubi mundohen të

bindin njerëzit se e tëra është faj i

futbollistit, kur në realitet Liverpool

nuk tregoi interesim për qëndrimin

tonë në klub. Futbollistët më

të rëndësishëm nuk u larguan nga

klubi në mënyrën e duhur. Kam

biseduar me Fernandon dhe i kam

thënë atij se nuk duhet të brengoset,

sepse ka bërë atë që është më

së miri për klubin. Edhe pse ai nuk

fi toi tituj, ishte futbollist shumë i

rëndësishëm i cili i ndihmoi ekipit

në çdo moment”, përfundoi Mascherano.

duhet, edhe nuk do ta ndryshoj

tërë ekipin për shkak të emrit të

tij. Germania Windeck gjendet

në vendin e parë në NRW Liga

dhe është në rrugë të mirë që të

ngjitet një ligë më lart. “Dëshirojmë

të hyjmë në ligën rajonale”,

ka thënë presidenti i ekipit,

Heinz Georg Willmeroth. Për ta

vërtetuar ketë deklaratë është

dashur të angazhohet Skela, i cili

synon të pensionohet te ky klub,

e më pas të vazhdojë punën në

detyrën e një zyrtari.

javë”, thuhet në një komunikatë të

publikuar në ueb faqen zyrtare të

klubit. Milan është duke vuajtur nga

një krizë e lëndimeve dhe aktualisht

nuk mund të llogaritë edhe në

shërbimet e Seedorf, Boateng, Nesta,

Gattuso, Zambrotta, Pirlo, Amelia,

Strasser, Legrottaglie dhe Inzaghi.

60 mijë € bonus

për Bajramajn

Fatmire Bajramaj dhe bashkëlojtaret

e saj nga Kombëtarja e Gjermanisë në

futboll do të shpërblehen me nga 60

mijë euro secila, nëse arrijnë që më

sukses të mbrojnë titullin e tyre në

Kampionatin botëror këtë vit, ka njoftuar

Federata e Futbollit e Gjermanisë

(DFB) të premten. Bonusi i sivjetmë

është rritur për 10 mijë euro për dallim

nga shuma që iu pagua ekipit gjerman

që fi toi Botërorin e vitit 2007 në Kinë,

pjesë e së cilit ishte edhe mesfushorja

kosovare. Ekipit të meshkujve i ishte

premtuar një shpërblim prej 300 mijë

eurosh për Kampionatin botëror 2010

në Afrikën e Jugut. Kampionati botëror

i femrave përbëhet prej 16 shteteve

pjesëmarrëse dhe do të zhvillohet në

Gjermani mes 26 qershorit dhe 17

korrikut.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!