29.07.2013 Views

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E shtunë, 5 shkurt 2011

Që më 1979, Banka Botërore ka parashikuar se “Kosova

as në rastet më optimiste të rritjes ekonomike, nuk

mund t’i përballon dot rritjen e popullatës dhe të ofrojë

punësim për të gjithë qytetarët e vet”

Fati jashtë kufi jve

Petrit Selimi

Ilir Agushi nuk kishte ndërmend të rrinte asnjë dakik

më shumë në Kosovë. Vëllanë e kishte në Zvicër dhe

bëri çmos që sa më shpejt t’i bashkëngjitej atij. Nuk

shihte ndonjë perspektivë në Kosovë. Gjeti lidhjen

ilegale, pagoi 3000 euro dhe u nis me dy dyzina

bashkëqytetarë drejt Serbisë, që të vazhdojë përtej

Hungarisë dhe Austrisë për në tokën e bekuar të

Konfederatës Helvetike.

Të nesërmen, Shkelzen Agushi në Zvicër priste telefonatën

nga vëllai Iliri që çdo gjë ishte në rregull dhe

se kufi ri u kalua. Në të vërtetë, morri lajmin që i vëllai

kishte humbur përgjithmonë në ujërat e errëta dhe të

mjegullosura të lumit Tisza.15 kosovarë kishin humbur

jetën kur barka ishte rrokullisur, shumë prej tyre

duke mos ditur të notojnë. Askush nga matrapazët

që morën paratë për transport ilegal të hallexhinjve

nuk e përmendi një detaj të rëndësishëm për këtë

rrugëtim – se një pjesë e rrugës do të bëhej në barkë

mbi lumin Tisza.

Tragjedia e Tiszës këdo ditë po merr epilogun

gjyqësor. 8 kosovarë janë akuzuar për trafi k ilegal

me njerëz dhe dëshmitë e familjarëve të viktimave

ishin rrënqethëse. Nuk janë të vetmit. As të parët, as

të mramtë që janë ballafaquar me humbje të kota

të më të dashurve, që nisen ilegalisht drejt Europës,

nëpër male, lumenj, në gepekë automobilash dhe

kontejnerë kamionësh.

Sipas Bankës Botërore, Kosova ka rreth 400,000

qytetarë që jetojnë jashtë vendit, të vendosur në

Perëndim në kryesisht tri dyndje të mëdha në pesë

dekadat e fundit: 1960’tat me gastarbajterë, 1990’tat

e represionit dhe azilkërkimit, dhe refugjatët e luftës

1998-1999.

Numrin më të saktë të gyrbetlinjëve do ta fi tojmë

pas Regjistrimit të Popullsisë në prill të 2011, por

tashmë e dimë nga një studim tjetër i mirë i UNDP’së

se rreth 20% të familjeve kosovare janë pranues të

remitencave nga jashtë. Për këto familje, remitencat

përbëjnë 40% të të ardhurave të tyre familjare. Këto

familje pranojnë mesatarisht rreth 200 euro në muaj

nga jashtë, ndërsa Kosova më 2010 ka përfi tuar 442.7

milionë euro nga remitenca (apo 11% të GDP’së),

rreth 190 milionë në transfere bankare, 50 milionë

në mallra si automjete dhe mjete pune, ndërsa tjerat

në formë të shpenzimeve që bëjnë kusherinjtë tanë

kur të vijnë në Kosovë, gjatë pelegrinazheve verore,

atdhedashëse. 45% të remitencave shpenzohen për

konsum, tjerat shpenzohen për investime në patundshmëri,

e më pak në biznes.

Remitencat, pos që luajnë rolin e një lloj sistemi joformal

të ndihmave sociale, poashtu kanë rol edhe

në zhvillim njerëzor. Një studim i bërë nga UBO

Consulting në fund të 2010 paraqet një të dhënë

interesante: familjet pranuese të remitencave shpenzojnë

më shumë për arsim dhe shëndet, se sa

familjet që nuk pranojnë remitenca, Remitencat me

gjasë rrisin edhe involvimin e grave në shkollim dhe

shëndetësi, pasi që në familjet pranuese të remktencave

në zona rurale, vijimi i shkollimit për vajza

është më i shpeshtë se tek familjet jo-pranuese të

remitencave.

Remitencat kanë edhe efektin e vet stabilizues po-

» Autori është

Kontribues i gazetës Express dhe anëtar i PDK’së

litik, ngase familjet e papuna por pranuese të remitencave

kanë mesatarisht të ardhura më të mëdha

se familjet punonjëse që nuk marrin remitenca. Ka

të tillë që thonë se kjo është arsyeja kryesore se pse

Kosovarët nuk protestojnë me zë sikur në Ukrainë,

Bjellorusi, apo tashmë në Tunis dhe Egjipt. Thuajse

remitencat kanë “zbutur” epshin protestues.

Një e vërtetë tjetër e madhe është se remitencat kane

efekt shumë më të madh në zona rurale se ato urbane.

Pa remitenca, katundet kosovare, tashmë në hall

për shkak të fragmentimit të tokës bujqësore, do të

përjetonin fukarallëk shumë më të thellë.

Në vlugun e hidhërimit për situatën ekonomike dhe

politike, dhe të ballafaquar me lajmet e tmerrshme

për tragjeditë si kjo e Tiszës, politikanë e analistë

fajësojnë institucionet që nuk po bëhet më shumë

për punësim në Kosovë, dhe kjo është fare e

natyrshme.

Është e vërtetë që modeli i privatizimit i përzgjedhur

në konditat e kornizave kufi zuese të UNMIK’ut, nuk

është i fokusuar në krijim të vendeve të punës, por

në shitje sa më të shtrenjtë të aseteve dhe mbulim të

borxheve të ndërmarrjeve kosovare. Është e vërtetë

që politikat tatimore janë të ngurta dhe nuk lejojnë

bizneset të çlirohen fort e të punësojnë më shumë

njerëz. Investimet nga jashtë janë të pakta, ndërsa

edhe ato pak që kanë pretenduar të hyjnë në Kosovë,

fi llimisht janë frikësuar problemeve ligjore dhe

korruptive, por zaten janë refuzuar si nga opozita

ashtu edhe nga shoqëria civile. Si në rastin e PTK’së,

ashtu edhe në Kosova C, HC Zhur, e ca projekte tjera,

kosovarët mbesin skeptik ndaj kapitalit të huaj.

Megjithatë, që më 1979, Banka Botërore në një studim

për Jugosllavinë, ka parashikuar se “Kosova as në

rastet më optimiste të rritjes ekonomike, nuk mund

t’i përballon dot rritjen e popullatës dhe të ofrojë

punësim për qytetarë të vet” (ESI, 2006).

Kosova pra edhe po ta ketë Sorosin për Kryeministër

e Bill Gejtsin për Kryetar, vështirë se do të krijojë

vende pune për 30,000 të rinj që hyjnë çdo vit në

treg të punës. Rrjedhimisht, Kosova gjithmonë do të

ketë imigrantët e vetë që do të kërkojnë fatin jashtë

kufi jve të shtetit.

Kosova duhet të ketë Qeveri të përgjegjshme që adreson

problemin e papunësisë në vend duke thithur

investime nga jashtë në sektorët strategjikë që mund

t’i ofrojmë, por investimi ynë më strategjik mbetet

arsimi, arsimi dhe vetëm arsimi.

Kosovarët në dekadat në vijim s’do të ndalen së dali

jashtë. Sipas UNDP, rreth 16% të gjitha familjeve kosovare

konsiderojnë plane konkrete për të ikur nga

Kosova, sidomos familjet që tashmë kanë një apo

më shumë anëtarë të familjes jashtë. Është fundamentalisht

e rëndësishme se këto valë të ardhshme

emigrantësh, të cilët s’ka shanse t’i punësojmë në

tregun e Kosovës, të dalin jashtë jo duke përjetuar

katrahura me shvercerë njerëzish, por me letra dhe

me diploma. Rrëfi met e suksesshme kur “zhdukja e

trurit” (brain drain) është shndërruar në “prurje të

trurit” (brain gain) janë tek shoqëritë ku emigracioni

ka punuar në sektorë të teknologjisë, fi nancave dhe

degëve më të sofi stikuara të ekonomisë, si në Irlandë,

shtetet e Baltikut apo Indi.

Për këtë, duhet strategji e re e reformës afatgjate të

sistemit arsimor që fokusohet në shkenca ekzakte,

teknologji, matematikë dhe gjuhë të huaja.

Vetëm ashtu do t’i parandalojmë tragjeditë e ikanakëve

ekonomikë kosovarë që humbin përjetësisht

në kërkim të një jete më të mirë.

Big Brother 4

për vetëm 7€!

Abonimi në Big Brother 4 bëhet

në të gjitha dyqanet e IPKO-së.

FALAS ofrohet për abonuesit e

pakos Premium dhe Premium HD.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!