29.07.2013 Views

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

12

BOTA E shtunë, 5 shkurt 2011

Bota

Moussa përmend kandidimin për president

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe edhe pse “meqë po ndodhin gjëra të nga radioja franceze Europe 1 nëse

do të shqyrtonte mundësinë e kandi- jashtëzakonshme dhe një kaos i vër- eventualisht do të garonte për predimit

për president të Egjiptit, nëse tetë, ndoshta do të sjellë një vendim sident, ai u përgjigj: “Pse të them jo?”

tërhiqet Hosni Mubarak.

tjetër”. Moussa theksoi se beson se Sipas tij, cilado që të jetë qeveria e

Amr Moussa deklaroi të premten është i pamundur organizmi i zgjed- re egjiptiane, ajo “s’mund të injorojë

redaktor: Arsim Buxhovi

se pret të Mubarak të mbetet në hjeve të reja së shpejti. Ai po ashtu Vëllazërinë Myslimane “, që është

e-mail: arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

postin e presidentit deri në përfun- theksoi se do të konsideronte një rol grupacioni më i madh opozitar në

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

dimin e mandatit, pas shtat muajsh, në qeverinë e transicionit. I pyetur vend.

NE PRITJE TE

Shumica e

myslimanëve

Besojnë në

demokraci

Sipas hulumtimit të qendrës hulumtuese

amerikane Pew (Research Center), të kryer

në pranverë të vitit 2010, rezultatet e të

cilit u publikuan javën e kaluar, 59 përqind

e myslimanëve të Egjiptit besojnë se

demokracia është modeli më i mirë politik.

Washington/Prishtinë, 4 shkurt

Për shkak të demonstratave masive

dhe revolucioneve që po

tronditin botën arabe, sërish ka

iniciuar çështjen e islamit dhe

rolit të tij në politikën e vendeve

myslimane. Në hulumtimin e

kryer nga Pew Research Center’s

Global Attitudes Project, gjatë periudhës

mes 12 prillit dhe 7 majit

2010, u analizuan qëndrimet e

myslimanëve në Egjipt, Jordani,

Liban, Turqi, Indonezi, Pakistan

dhe Nigeri, rreth rolit që islami do

të mund ta kishte në jetën politike

të shteteve të tyre.

Rreth 59 përqind e myslimanëve,

gjegjësisht shumica e

myslimanëve në Egjipt, besojnë

se demokracia është më e mirë

se cilido lloj tjetër i pushtetit. Një

e pesta (ose 22 përqind) ndërkaq

konsiderojnë se nganjëherë një

pushtet jodemokratik është zgjidhje

më e mirë, ndërsa 16 përqind

mendojnë se nuk ka fare rëndësi

nëse pushteti është demokratik

ose jo..

Mbështetja për demokracinë

ishte shumë e madhe në mesin

e myslimanëve në Liban, me

81 përqind, dhe në Turqi, ku 76

përqind e myslimanëve konside-

rojnë se demokracia është zgjidhja

më e mirë. Përafërsisht dy të

tretat e myslimanëve preferojnë

një qeveri demokratike në Jordani

(69 përqind), 66 përqind në Nigeri,

dhe 65 përqind në Indonezi.

Nga të gjithë të anketuarit, vetëm

në Pakistan rezultoi se 42 përqind

e myslimanëve të atjeshëm nuk

e konsiderojnë demokracinë si

formë të mirëseardhur të pushtetit.

Egjiptianët janë të ndarë rreth

asaj se sa i madh është roli i islamit

në jetën politike të vendit. 48

përqind e egjiptianëve konsiderojnë

se islami ka rol të madh në

jetën politike të kombit të tyre,

ndërkaq 49 përqind pohuan se ai

ka rol të vogël.

Një ndarje e ngjashme sa i përket

perceptimit të rolit të islamit

u shënua edhe në Liban dhe Pakistan,

përderisa në Turqi, Indonezi

dhe Nigeri konsiderojnë se ky religjion

ka një rol të rëndësishëm

në jetën politike të shteteve të

tyre. Mirëpo, 85 përqind e egjiptianëve

mendojnë se ndikimi i islamit

është pozitiv. E një mendim i

ngjashëm ekziston edhe në vdent

tjera myslimane, në të cilat u krye

ky hulumtim.

Me dhjetëra

mijëra protestues

egjiptianë vazhduan

të kërkonin

dorëheqjen e

Mubarak edhe ditën

e premte. Në fi llim

të javës, kjo ditë

nga protestuesit

u quajt ‘Dita

e Largimit’ të

presidentit. Deri të

premten mbrëma ky

largim nuk ndodhi.

Kairo, 4 shkurt — Mijëra protestues

kundër presidentit Mubarak

e injoruan ndalesën policore

për tubim dhe kampim në sheshin

Tahrir, që erdhi si pasojë e

përleshjeve të vazhdueshme të së

enjtes – ndërmjet mbështetësve

të Mubarak dhe kundërshtarëve

të tij. Gjatë këtyre përleshjeve raportohet

se u vranë tetë persona.

Protestuesit akuzuan forcat

pro-Mubarak për përdorim të

armëve kundër tyre, megjithëse

qeveria i mohoi këto akuza.

Ndërkohë, shefja e OKB për të

drejtat e njeriut, Navi Pillaj, deklaroi

të premten se në trazirat e

deritanishme në Egjipt deri tani

janë vrarë 300 persona.

Ministri egjiptian i Mbrojtjes,

Mohamed Tantavi, ka vizituar

sheshin Tahrir dhe ka biseduar

me masën e tubuar. Sipas tij,

kërkesa e tyre kryesore është

pranuar me faktin që Mubaraku

ka pranuar të mos garojë në

zgjedhjet e ardhshme presidenciale

të muajit shtator.

Xhirimet televizive të premten

shfaqnin pamje që tregonin

ardhjen e grupeve të shumta të

protestuesve edhe pas faljes së

xhumasë, megjithëse situata deri

në orët e vona të pasdites dukej e

qetë dhe pa incidente. BBC BBC

ndërkaq raportoi se atmosfera në

mesin e demonstruesve është

krejtësisht e ç’tensionuar. Kryeministri

i ri i Egjiptit, Ahmet Shafi

q, deklaroi të premten se policia

nuk duhet t’i pengojë protestat

paqësore. Shafi k, që në fi llim të

javës në këtë post u nominua

nga vetë Hosni Mubarak, pohoi

të jetë i gatshëm të takohej me

përfaqësuesit e protestuesve dhe

të dëgjonte kërkesat e tyre.

“Shumë protestues kanë dërguar

mesazhe përmes disa ndërmjetësuesve,

duke i përshkruar

kështu kërkesat e tyre. Unë do të

pranoj disa protestues të rinj për

bisedë. Është ky njëlloj dialogu

mes nesh, dhe shpresoj se ai do

të jetë i dobishëm për arritjen e

një kompromisi mes palëve”, tha

Shafi k.

Megjithatë, të premten vërehej

se ushtria kishte përforcuar

praninë e saj përreth sheshit,

edhe pse, sipas zyrtarëve të saj,

ajo vetëm synon që të mbajë distancën

ndërmjet përkrahësve të

Mubarak dhe kundërshtarëve

të tij.

Përkundër numrit tejet të

madh të atyre që kërkonin

dorëheqjen e menjëhershme të

Mubarak, atmosfera të premten

vërtet ishte ndryshe. Dëgjohej

muzikë, ndërsa ushtarët dhe

njerëzit e tubuar dukeshin pakrahasueshëm

më të qetë se të

enjten. Ndoshta për shkak se

vërehej një mungesë e qartë e

përkrahësve të Mubarak.

SHBA’të negociojnë

tërheqjen e Mubarak

Synimi është që pushteti të kalohet

menjëherë në duart e një

qeverie transitore, të mbështetur

edhe nga ushtarakët.

Njëri prej skenarëve të mundshëm

është që Mubarak t’ia

dorëzojë pushtetin zëvendëspresidentit,

Omar Suleiman. Qeveria

transitore ndërkaq duhet

të kërkojë dialogim me grupet

opozitare, përfshirë këtu edhe

Vëllazërinë e ndalur Myslimane,

nënvizoi të premten qeveria

amerikane në njoftimin saj.

Sipas një zëdhënësi të Shtëpisë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!