29.07.2013 Views

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E shtunë, 5 shkurt 2011 SPORT 31

Cani zgjat me Villarrealin Chivu dënohet për katër ndeshje

Mesfushori Cani ka nënshkruar

kontratë të re në Villarreal, ka

njoftuar klubi spanjoll të premten.

29 vjeçari kishte vetëm edhe

gjashtë muaj në marrëveshjen

e tij të kaluar me klubin, ndërsa

tani e ka besuar të ardhmen e tij

në El Madrigal deri në qershor

2014. Spanjolli Cani erdhi në

Villarreal nga Real Zaragoza në

verën e vitit 2006. Mesfushori

ka luajtur në të gjitha, përveç

dy përballjeve të ekipit nga 21

xhirot e deritashme në La Liga,

duke i ndihmuar skuadrës drejt

pozitës së tretë në tabelë.

Mbrojtësi i majtë i Interit, Cristian

Chivu është suspenduar për katër

ndeshje në Serie A, pas goditjes së

qëllimshme me grusht në fytyrën

e qendërmbrojtësit të Barit,

Marco Rossi. Incidenti ndodhi në

minutën e 59-të të takimit dhe nuk

ishte vërejtur nga gjyqtarët. Por,

GUXIMI I VAN GAALIT

Sulmuesi Luca Toni ka treguar se ish trajneri i tij nga Bayern Munich, Louis

van Gal, kishte një metodë të veçantë për të shprehur guximin e tij që të linte

jashtë formacionit bazë cilindo prej futbollistëve kryesorë. Strategu holandez

i kishte thënë skuadrës se ka toptha dhe e demonstroi këtë, duke i hequr

pantallonat në prani të tyre.

Ish sulmuesi i Bayern Munichut,

Luca Toni ka treguar si trajneri

Louis van Gaal njëherë dëshmoi

guximin e tij për të lënë cilindo

prej yjeve jashtë ekipit duke hequr

pantallonat.

Pas transferimit në Bayern nga

Fiorentina më 2007, Toni, 33 vjeç,

ishte golashënuesi më i mirë i gjigantit

bavarez në sezonin e tij të

parë, kur realizoi 24 herë në 31

ndeshje në Bundesligë.

Bayerni e fi toi titullin. Por, ai

luajti vetëm katër ndeshje nën

drejtimin e Van Gaalit para se të

transferohej te Roma gjatë afatit

kalimtar të janarit 2010 dhe nuk

ishte njëri prej futbollistëve titullarë

të trajnerit holandez.

“Van Gaal thjesht nuk deshi të

punonte me mua, ai i trajton futbollistët

si objekte shkëmbimi”,

shtoi Toni i cili nga muaji i kaluar

i është bashkuar Juventusit.

Italiani i tregoi magazinës gjer-

mane Sport Bild se gjatë kohës

që kaloi në Bayern Munich, Van

Gaal u dëshmoi yjeve të ekipit,

përfshirë holandezin Arjen Robben,

gjermanëve Philipp Lahm

dhe Bastian Schweinsteiger, se

kishte guxim ta lërë cilindo prej

tyre jashtë formacionit bazë.

“Trajneri deshi të na bëjë të

qartë se mund ta lërë jashtë

ekipit cilindo futbollist, ishte

gjithçka njësoj për të, sepse ai

tha se kishte toptha. Ai madje

e demonstroi këtë duke i hequr

pantallonat. Kurrë nuk kam parë

diçka të atillë, ishte thjesht e

çmendur. Fatmirësisht nuk kam

parë shumë, sepse nuk isha në

radhën e parë”, vazhdoi ai.

Toni nuk është ish futbollisti

i parë i Bayernit që kritikoi Van

Gaalin, pasi edhe kapiteni i mëparshëm

Lucio kishte thënë se

trajneri holandez ishte arsyeja

kryesore për largimin e tij nga

klubi në korrik të vitit 2009.

“Van Gaal më lëndoi më shumë

se kushdo tjetër në futboll”, tha

mbrojtësi brazilian Lucio, i cili

sezonin e kaluar fi toi Ligën e Kampionëve

me Interin, duke mposhtur

në fi nale pikërisht Bayernin

e Val Gaalit me rezultat 2-0. Van

Gaal ishte kritikuar në tetor edhe

nga presidenti i Bayernit, Uli

Hoeness, për ashpërsi në punën

e tij, ndërsa ish kapiteni Mark van

Bommel u largua nga klubi papritmas

gjatë javës së kaluar duke

iu bashkuar Milanit, pas spekulimeve

se e kishte të vështirë të

punonte me Van Gaalin.

Por, të mërkurën, zyrtari i lartë

i Bayern Munichut, Karl-Heinz

Rummenigge, e përkrahu Van

Gaalin, duke insistuar se holandezi

është pikërisht ai që i nevojitet

gjigantit bavarez. Van Gaal

ka kontratë me Bayernin deri në

korrik të vitit 2012.

paneli disiplinor ka dënuar Chivun

në bazë të xhirimeve televizive.

Inter fi toi 3-0 në San Nicola dhe u

ngjit në pozitën e tretë në Serie A.

Chivu ka kërkuar falje për sjelljen

e tij, ndërsa keqardhjen e tyre e

kanë shprehur edhe drejtuesit e

gjigantit milanez

Rekord nga LeBron, 51 pikë

LeBron James shënoi 51 pikë,

kuotën më të lartë në NBA këtë

sezon, derisa udhëhoqi Miamin

drejt fi tores ndaj Orlanndo Magic

104-100. James realizoi 23

pikë në periudhën e parë, rekord

për Miamin që siguroi fi -

toren e katërt të njëpasnjëshme.

Dwayne Wade shtoi 14 pikë,

ndërsa Chris Bosh kontribuoi

me 13 për Heat. Orlando, që

është mposhtur në tri prej katër

ndeshjeve të tyre të fundit, u

Juventus, Diego i ka gjetur fajtorët

Mesfushori i Wolfsburgut, Diego

ka thënë se futbollistët nuk janë

fajtorë për krizën aktuale të ish

skuadrës së tij Juventus. Braziliani

25 vjeç beson se trajneri

Luigi del Neri dhe drejtori i përgjithshëm,

Giuseppe Marotta,

duhet të marrin përgjegjësinë

e tyre për rezultatet e dobëta të

ekipit gjatë këtij sezoni. “Problemi

nuk ka të bëjë me futbollistët,

por me ata që janë rreth

tyre”, tha Diego për ueb faqen

Sportal.it. “Kam përcjellë ndeshjen

e fundit kundër Palermos

dhe ish bashkëlojtarët e mi nuk

Chelsea shet yje

Chelsea është duke u përgatitur

për spastrime në ekip, për

të ndihmuar pagesën e përforcimeve

të reja të ardhura gjatë

afatit kalimtar të janarit, Fernando

Torres dhe David Luiz.

Lajmi më tronditës është ai se

sulmuesi Didier Drogba do të

jetë në mesin e yjeve që priten

të largohen nga klubi në fund

të këtij sezoni për të mbuluar

udhëhoq nga 22 pikët e Jameer

Nelson. Në takimin tjetër interesant,

Antonio McDyess realizoi

pak para sirenës përfundimtare

duke i dhuruar San Antonio

Spurs fi toren 89-88 ndaj Los Angeles

Lakers. Plejmejkeri Tony

Parket shënoi 21 pikë për Spurs,

ndërsa Lakers u udhëhoqën nga

Pau Gasol që realizoi 19. San

Antonio përmirësoi rekordin e

tyre më të mirë në NBA në 41-8.

Stephen Curry dhe Monta Ellis

kombinuan duke realizuar katër

gjuajtjeve të lira në 8 sekondat

e fundit dhe duke i mundësuar

Golden State Warriors të fi tojnë

ndaj Milwaukee Bucks 100-94.

Orlando Magic-Miami Heat 100-104

Orlando: Nelson .............................. 22

Miami: James .................................... 51

Golden State-M. Bucks ........100-94

Golden State: Ellis ........................... 24

Milwaukee: Ilyasova ...................... 23

LA Lakers-San Antonio Spurs 88-89

LA Lakers: Gasol ............................... 19

San Antonio: Parker ....................... 21

dukeshin në formën e tyre më

të mirë. Ka shumë futbollistë të

mirë në ekip, por ata duhet të

menaxhohen më mirë. Cilido

që i merr vendimet, nuk di asgjë

rreth futbollit. Sigurisht, nuk

i takon Juventusit të mos hyjë në

Ligën e Kampionëve. Shpresoj

që të përmirësohen sa më parë.

Por, nuk do të jetë lehtë sepse

kam parë ekipin në vështirësi”,

përfundoi ai. Diego luajti një

sezon për Juventusin para se të

shitet te klubi nga Bundesliga,

Wolfsburg, gjatë verës së vitit të

kaluar.

75 milionë funtet e shpenzuara

gjatë janarit, ka njoftuar tabloidi

anglez The Sun të premten. Florent

Malouda, Jose Bosingwa,

John Obi Mikel dhe Yuri Zhirkov

po ashtu pritet të largohen nga

Stamford Bridge në atë që do të

jetë eksodi më i madh në klub

prej kur Roman Abramovich

mori kontrollin. Një burim

i afërt me klubin konfirmoi

për The Sun: “Do të jenë disa

sakrifi ca”. Ky mund të jetë edhe

rezultat i asaj se Chelsea synon

të balancojë bilancin para fuqizimit

të rregullave të reja të

UEFA-s për fer-plej financiar.

Chelsea së fundmi njoftoi për

humbje vjetore prej 70.9 milionë

funtesh.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!