29.07.2013 Views

NDESHEN NE AUTOSTRADE - Gazeta Express

NDESHEN NE AUTOSTRADE - Gazeta Express

NDESHEN NE AUTOSTRADE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2

Pressing

Fjalët tona

Gjeni

zgjidhje.

MOTI PRISHTINË

Sot

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Catherine Ashton,

Përfaqësuesja e Lartë e

BE’së, i ka porositur kështu

liderët e Shqipërisë. Sipas

saj, ata mbajnë përgjegjësi

të veçantë për të mos vënë

në rrezik jetët e qytetarëve.

Kosova meriton

fi llimin e dialogut

për liberalizimin e

vizave.

Bajram Rexhepi,

Ministër i Punëve të

Brendshme, duke folur

rreth fillimit të dialogut për

liberalizimin e vizave. Ai mori

pjesë në takimin e Grupit

Punues për Liberalizimin e

Vizave me BE’sën.

Edhe

paratë i kanë

shpenzuar jo

seriozisht.

Ismet Beqiri,

Shef i Grupit Parlamentar

të LDK-së, teksa ka

arsyetur braktisjen e

seancës nga aid he

kolegë të tij. Beqiri e

ka quajtur Qeverinë

joserioze.

Max: 23 °C

Min: 10 °C

Max: 22 °C

Min: 12 °C

Thëniet e dëgjuara

kohëve të fundit

nga ish-presidenti

shqiptar, Moisiu, dhe

zëvendëskryeministri

serb, Dacic, përveç

që zhvendosin

vëmendjen e

bisedimeve

drejt çështjeve

të rrezikshme,

shërbejnë si rikujtim

për bashkësinë

ndërkombëtare – se

në Ballkan marrëzia

vdes e fundit.

E premte, 20 maj 2011

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Bekim Greiçevci bekim.greicevci@gazetaexpress.com Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com

Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Shtypi: Roto Print: MediaWorks.

Faton.Raçi

@gazetaexpress.com

Dy thëniet e

së kaluarës

Alfred Moisiu kohë më parë deklaroi se Kosova

është një krahinë e Shqipërisë. Kjo thënie

e tij u prit mirë nga qarqe të caktuara dhe keq

nga disa të tjera, në Kosovë e Shqipëri. Dhe,

përderisa palët pro dhe kundër deklaratave

të ish-gjeneralit të ushtrisë shqiptare dukej

se gjetën temën e radhës për debat, s’vonoi

shumë dhe të parët u forcuan me Këshillin

Drejtues të Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Ky i fundit vendosi që ish-presidentin

koncensual shqiptar ta shpallë anëtar

nderi të tij. Kjo për shkak se, siç u tha, Moisiu

është një fi gurë e rëndësishme e integrimeve

mbarëshqiptare, i dëshmuar për angazhimin

konstruktiv në kohën sa ishte president! Të

gjendur para vendimit të një “institucioni aq

në zë”, kundërshtuesit e thënies së Moisiut

qetësisht e braktisën debatin. U mposhtën.

Por, ende pa u ftohur mirë gjakrat në

Kosovë, e besa edhe në Shqipëri, deklarata

e Moisiut u pasua nga një anë krejt tjetër,

me një propozim që dukej të ishte në të

njëjtën vijë me atë të ish-presidentit shqiptar.

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic,

doli me thënien se kthimi i Kosovës nën

Serbi është i pamundur, prandaj, sipas tij,

ndarja e saj del të jetë opsion shumë më i

pranueshëm për Beogradin. Prishtina pastaj,

përkundër refuzimit kategorik të kësaj

mundësie, sipas Dacic, do të detyrohej ta

pranonte rezultatin e imponuar.

Natyrisht se ideja e Dacic nuk është as

e re e as origjinale. Atë shumë përpara tij

e propozonte dhe e promovonte haptas

“babai i kombit serb”, Dobrica Cosic. I ri

është momenti kur Dacic, por edhe Moisiu,

në njëfarë mënyre dalin me ide që janë

plotësisht në shpërputhje me ato se si BE’ja

e sheh rrugëtimin e dialogimit të nisur mes

Kosovës dhe Serbisë. E i cili, sipas Brukselit,

në asnjë formë nuk do të hapë e as aludojë

ndarjen e Kosovës, por do të përqendrohet

vetëm në zgjidhjen e çështjeve teknike mes

dy shteteve.

Megjithatë, meqenëse për realizimin në

terren të thënieve (të pamenduara) të Dacic

dhe Moisiut nevojitet shumë më tepër

se vetëm një retorikë e thatë, mbase është

e udhës që të kujtohen veprimet që pasuan

idetë e ngjashme dhe që Ballkanit pastaj i

kushtuan goxha shtrenjtë.

Një e tillë gjithsesi se ishte ideja e materializuar

në vitin 1992 mes ish-presidentit

kroat, Franjo Tudjman dhe “babait të kombit

serb”, Cosic, për ndarjen dhe “shpopullimin

human” të popullatës së një pjese të madhe

të ish-Jugosllavisë. Kështu, përmes ideve të

kësollojshme, edhe fi lloi ajo që në librat historikë

njihet si kasaphana më e madhe në

Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore. Të

gjithë atyre që lindën të paktën dhjetë vjet

para vitit 1999 u kujtohet fare mirë se si u

duk ky “shpopullim human” edhe në rastin e

Kosovës, por edhe se çfarë ndodhi me ata që

nuk u “shpopulluan” në mënyrë “humane”.

Derisa po e shkruaja këtë tekst, m’u kujtua

një bisedë që para pak ditësh po e bëja

me një të afërm timin, edhe pse ajo nuk

ndërlidhet drejtpërdrejt me këtë temë. Më

tregonte se si dikur – para luftës – po bisedonin

në spitalin e Prishtinës njëfarë doktor

Bora Moracic dhe një doktor tashmë i ndjerë

shqiptar (emrin e të cilit nuk po e përmendi

qëllimisht). Ky i yni po e akuzonte Dr. Borën

për marrje të mitos nga pacientët.

“Si s’po të vjen turp të marrësh mito nga

pacientët?” i tha ai Dr. Borës.

E Dr. Bora ia ktheu: “A e di ti se cili është

dallimi mes meje e teje? Unë miton e pranoj.

Pra, nuk e refuzoj. E, ti e kërkon”.

Në rastin e deklaratave të fundit, Moisiu do

të mund të krahasohej me doktorin shqiptar,

e Ivica Dacic me Dr. Moracic’in.

Kjo, ngase edhe në politikë nismat që

shpesh nxisin emocione të caktuara, por që

qartazi s’janë të menduara mirë, në të shumtën

e rasteve prodhojnë efekte të kundërta

prej atyre që synohen. Kështu mjaftoi një

deklaratë e pamatur e një shtetasi shqiptar,

i cili fundja s’ka asnjë lidhje me ekipin bisedues

kosovar, që presidenti Tadic përmes

zyrtarit të tij të lartë të na e qesë mbi tryezë

kundërpërgjigjen e tij të gatshme, të cilën ne

e dimë që Serbia, fatkeqësisht, ende e mban

nën mëngë.

Mbase nxjerrja e ‘atusë’ së fundit nga mënga

e Beogradit edhe do të mund të shfrytëzohet

nga ekipi kosovar për të sqaruar deri në

fund pozicionin tonë në bisedime dhe karshi

fqinjëve, por edhe për t’ia rikujtuar paralelisht

Brukselit dhe Beogradit historinë dhe

rezultatin e hidhur dhe jo aq të largët, që buroi

nga idetë e ngjashme të “babait të kombit

serb”, gjegjësisht nga miku në prapaskenë i

presidentit Tadic.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!