29.07.2013 Views

NDESHEN NE AUTOSTRADE - Gazeta Express

NDESHEN NE AUTOSTRADE - Gazeta Express

NDESHEN NE AUTOSTRADE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 19 maj 2011

Vritet

n’rrugë

Borëbardha (Prishtinë)

Unë do ta kisha bo ligjin për këta prindër pa zemër e shpirt, që

pas nëntë vjetësh bashkëjetesë e kanë marrë n’qafë një fryt.

Mergimi (Suisse)

Vërtet tragjedi për familje dhe për të gjithë ne. Një jetë e njeriut don

të thotë më shumë se që ka bota, pra jeta është ma e shtrenjta…

Bajra (Shtime)

Ksi lloj vrasje pas divorcit ka gjithkund në botë, por çka është

ma e keqja, pasojat e kësaj tragjedie i vuan vajza e vogël.

Mentori G (Ferizaj)

I dhashtë Zoti fuqi familjes dhe vajzës së vogël, si dhe

të gjithë njerëzve që mendojnë pozitivisht.

Flaka (Prishtinë)

Këso raste ka edhe në Evropën e modernizuar, bile ka edhe

ma zi, ku baba e ka dhunu çikën dhe ka lindë fëmi me të, nana

i ka mbytë fëmitë dhe i ka varrosë në vazo t’luleve etj.

Miki (Prishtinë)

Në botën e civilizume nëse ki gabu që je martum ndahesh.

Qekaq, u kry, s’ka nevojë me kompliku këtë pune…

Lulja (Ferizaj)

Çfarë burri, ka dashtë me tregu burrni a? E tash, ku është? Ka ikë!

Flora (Zurich)

Vrasësi duhet të dënohet me vdekje…

Labi (Baselch)

Le të jetë ky një mësim i mirë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që

vendosin për pesë minuta për martesë. Duhet njëherë të vihemi

në lëkurën e babait të vajzës, se si është ndier ai pa të bijën…

Shpresa (Prishtinë)

Pasojat e tërë kësaj po i bart mbi supet e saj vajza

e Dianës, e cila nuk ka aspak faj.

Delia (Kosovë)

Bashkëshortet tona duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë, njerëzore.

Ne shqiptarët jemi në gjendje që një bashkudhëtari në autobus

ose aeroplan t’i ndihmojmë deri në pikën e fundit, por bashkudhetareve

të jetës sone ua rëndojmë jetën, edhe ashtu të rëndë.

Presheva (Miratoca Madhe)

Policisë vonë iu del gjumi… Shumë kemi me hekë edhe na

me këtë shtet si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi...

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

PressEurope

Mrekullia e dytë gjermane”, siç e

quajnë, qëndron me gjithë fuqinë dhe

ambiguitetin e vetëm, në sfondin e një

Evrope gjithnjë e më të përçarë, e tërhequr

nga një lloj dëshire bombastike për

t’u larguar. Ndërsa Gjermania feston fi toret

ekonomike dhe sociale – një rritje vjetore

prej 5 për qind, dy herë më shumë se

Amerika, kërkesa për rroga gjithnjë e në

rritje, rënien e papunësisë, rritjen e prodhimit

të makinave, rritjen e fuqishme të

eksporteve me Kinën - shohim vende të

tjera të Bashkimit, që marrin goditje njëra

pas tjetrës kundër themeleve të ndërtimit

të komunitetit; kundër rregullave të Mastrichtit,

stabilitetin e euros, solidaritetin

me ortakët në periferi, e kryesisht Greqia

dhe Portugalia, që vuajnë në dhomën e

ringjalljes, pa e ditur nëse do të rilindin

apo se do të vdesin.

Në vazhdën e lëvizjeve të ekstremit të

djathtë, të euro-skeptikëve (kundërshtuesit

e euros), vazhdë për të cilën u

fol gjatë dhe mendohej se do të kishte

të ardhme, ndërsa sot është e shpejtë,

por e shkurtër, po pastrohet me kazmë

marrëveshja e Shengenit. Që mes të

tjerash, ishin marrëveshje me vlera të

thella simbolike. Do të duhet të prezantonin,

me lëvizjen e lirë të mallrave dhe

njerëzve, një kontinent në paqe me historinë

e vet. Pa dogana, pa tatime, roje

kufi ri; pra me një fjalë, pa vijat Maginos

e Sigfridos. Gjithçka fi lloi me vendimin

e duhur të Italisë, e përfshirë në luftën

pambarim të Libisë, e dëshiruar në fi llim

nga Franca, për dhënien e lejeve të qëndrimit

të 20 mijë tunizianëve. Falënderimi

i francezëve, si dhe i përkrahësve të

saj, belgëve dhe danezëve, të mbështetur

me padurim nga Komisioni në Bruksel,

ishte vetëm prishje në mënyrë të pandershme

e të gjitha kodeve të Shengenit.

Në bllokun doli diçka që të sjell në

mendje shpirtin e izolimit të Maginot,

që asnjëherë nuk iu afrua ministrive të

rëndësishme në Paris. Do të ishte e nevojshme

të kujtohet që “lufta humanitare”

në Libi, nga e cila devijoi Gjermania, u

fi llua nga Sarkozy, i cili në atë kohë kërkonte

t’i shiste Gaddafi t të njëjtët aeroplanë,

me të cilët po bombardon strehimet

e kolonelit në Tripoli.

Reagimet zinxhir, shkaktuar nga ngjarjet

dhe dyndjet e pandalshme në Afrikën

e Veriut, me protesta që nuk lexohen qartë,

të cilat nuk i ndalon dot, në fakt po

çojnë vetëm në një përfundim, mbylljen

e Evropës, që deri tani ishte pa kufi j. Popullistët

anti-evropianë, si francezët,

fl amandët, holandezët, danezët, fi nlandezët,

suedezët, ngrihen dhe kërcënojnë

qeveritë e moderuara, të frikësuar nga

hija e zymtë e gijotinës zgjedhore. Mjafton

të mendosh për imazhin që Hungaria

i jep Evropës në botë, që nga janari i këtij

E premte, 20 maj 2011

Themelimi i dytë i

Evropës

Nuk duhet të hipnotizohemi nga numrat e mrekullisë

gjermane dhe duhet të fi llojmë të mendojmë për një

mrekulli të dytë evropiane: ai që ka sy për të parë, nuk

sheh rrugë tjetër daljeje vetëm rithemelimin e dytë të

Bashkimit Evropian, pas zhdukjes së pashmangshme

dhe të menjëhershme të atij të parit. Ndoshta duke

ndërruar pistat e uljes dhe duke mos fi lluar më nga

ekonomia, por mbi të gjitha nga politika.

viti, pasi kryeson presidencën e BE-së.

Nga Budapesti mësojmë për deklaratën

e kryeministrit autoritar Viktor Orban,

presidenti i radhës, i cili ka thënë pa

mëdyshje se: “Ne nuk besojmë te Bashkimi

Evropian, ne besojmë te Hungaria.

Puna jonë në Bashkimin Evropian do të

ketë si synim vetëm faktin nëse Hungaria

fi ton ndonjë gjë nga kjo”.

Dyshoj që Gjermania është pasuruar

nga përfi timet e integrimit evropian, ajo

duhet ose mund të bëhet lokomotiva

e një Bashkimi, të cilit i ka hyrë uji nga

çdo anë: që çdo ditë hedh një hap prapa,

drejt vendeve të dikurshme që nuk ishin

në bashkim, apo shteteve-komb dhe jo

drejt së ardhmes si një konfederatë përtej

kombeve. Lokomotiva e saj në fakt është

e ndjeshme, pa një busull primare për

kontinentin, lokomotivë, e cila preferon

të ecë mbi binarët e sigurt të tregut të jashtëm,

më shumë se sa të vihet përballë

peripecive të politikës së jashtme. Tani

për tani polakët i mjaftojnë si aleatë dhe

pasues, me një rritje prej 4 për qind në

krahasim me Berlinin, pastaj lituanezët,

estonezët, letonezët, çekët dhe sllovakët.

Me pak fjalë, një “Sonderweg” apo “rrugë

e veçantë”, që në termat aktualë dhe joagresivë

mund të evokojë një farë Rajhu,

i prusifi kuar nga Bismarcku. Kancelarja

Merkel, që është shumë e kujdesshme,

në Gjermani konsiderohet si e para mes

të barabartëve, konsiderohet gjithashtu

edhe si Perandoresha e vendeve të Lindjes:

paqësore dhe sovrane, e pasur dhe

një sundimtare paqësore, një rinovim i

konceptit “Drang, Osten”, apo vrapi drejt

Lindjes. Përdoret shpesh termi që Evropa

po ecën me shpejtësinë katër. Ndoshta

do të ishte më e saktë të thuhet me shpejtësinë

27. Një numër i bukur, me shumë

gjasa tregon diçka të tepërt, që rrezikon

të paralizojë dhe të kërcënojë deri në

fraksionim. E vërteta është se Evropa që

njohim dhe që e ngremë në qiell që prej

gjysmë shekulli, Evropa që vjen nga Çekia

e Shumanit dhe Adenauerit, e më pas nga

Roma e De Gasperit dhe Martini, që shtrihet

nga Mastrichti deri në Lisbonë, nuk

po funksionon më. Tashmë paralajmëron

një fazë të gjatë dhe të vështirë në prag të

vetë-shkrirjes. Në ndërtesat historike, më

ambiciozet, hijet, për fat të keq janë pjesë

integrale e rezultatit.

Si mund të tejkalohet shkrirja? Të

presësh pasivisht një kthim anakronik në

të kaluarën e plakur? Ose se nuk duhet të

hipnotizohemi nga numrat e mrekullisë

gjermane dhe duhet të fi llojmë të mendojmë

për një mrekulli të dytë evropiane:

ai që ka sy për të parë, nuk sheh rrugë

tjetër daljeje vetëm rithemelimin e dytë

të Bashkimit Evropian, pas zhdukjes së

pashmangshme dhe të menjëhershme

të atij të parit. Ndoshta duke ndërruar pistat

e uljes dhe duke mos fi lluar më nga

ekonomia, por mbi të gjitha nga politika.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!