29.07.2013 Views

NDESHEN NE AUTOSTRADE - Gazeta Express

NDESHEN NE AUTOSTRADE - Gazeta Express

NDESHEN NE AUTOSTRADE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E premte, 20 maj 2011 3

Ka ndodhur një shkarje e madhe në procesin e tranzicionit postkomunist

shqiptar. Në vend se të ndodhte kalimi nga regjimi i

partisë-shtet në regjimin kushtetues demokratik, ka ndodhur

diçka tjetër. Vendin e regjimit të partisë-shtet e ka zënë një formë

regjimi që në fi lozofi në politike njihet si partitokraci.

Partitokracia

Shqiptare

Blerim Latifi

Ka njëzet vjet që Shqipëria ka dalë nga komunizmi

dhe ende nuk po arrinë të ndërtojë një sistem

të qëndrueshëm, funksional dhe të besueshëm

të legjitimimit elektoral të pushtetit. Çdoherë që

mbahen zgjedhjet vendi hyn në ankthin kolektiv

të fundosjes në greminë. Zgjedhjet janë bërë një

traumë e vërtetë nacionale. Pse ka ndodhur dhe po

vazhdon të ndodhë kështu? Në gjithë këto vite janë

dhënë përgjigje të shumta në këtë pyetje themelore.

Në shumësinë e këtyre përgjigjeve do të mund të

veçonim tre prej tyre. Njëra është përgjigjja raciste,

e cila rëndom qarkullon nëpër qarqe të caktuara

që kultivojnë animozitete të ndryshme ndaj shqiptarëve.

Sipas saj, demokracia nuk po zë dot rrënjë

në Shqipëri për shkak se shqiptarët nuk janë popull

i pjekur për vlerat demokratike. Kjo qasje është e

qartë se bazohet në paragjykime e stereotipe, por

jo në ndonjë argument të pranueshëm. Të tilla janë

të gjitha përgjigjet raciste. Pastaj kemi një përgjigje

tjetër, që duket se është më e përhapura, e që

është përgjigjja psikologjiste. Sipas saj, problemet e

shqiptarëve me demokracinë burojnë nga karakteret

e liderëve politikë të saj. Sistemi demokratik nuk

po funksionon sepse liderët janë të këqij, qofshin

ata të së Djathtës apo të Majtës. Qasja psikologjiste

dominon edhe debatin publik në Shqipëri, si

dhe fushatat politike në luftën për pushtet. Debatet

televizive janë argumenti më i mirë për këtë.

Këto debate rëndom janë një kakofoni e hedhjes së

fajit herë tek njëri e herë tek tjetri. Asgjë më tepër.

Nga qasja psikologjiste shpesh dalin ide që thonë

se për të kaluar krizën nevojitet ndërrim i elitave

politike, ose liderëve kryesorë të tyre. Hiqeni Berishën

dhe Ramën në doni të shpëtoni, thonë promovuesit

e këtyre ideve. E meta themelore e kësaj

qasje qëndron në faktin se ajo i sheh karakteret

e liderëve si konstanta të pavarura nga konteksti

social dhe politik. Ajo nuk merr parasysh faktin se

liderët janë produkte të këtij konteksti dhe duke

qenë rëndom liderë mesatarë nuk arrijnë kurrë të

dalin mbi të ose edhe ta transformojnë. Mbi kritikën

e qasjes psikologjiste qëndron ajo që mund

të quhet përgjigjja e tretë në pyetjen për shkaqet

e mosfunksionimit të demokracisë shqiptare. Kjo

është përgjigjja institucionaliste. Ajo thotë se ka

ndodhur një shkarje e madhe në procesin e tranzicionit

post-komunist shqiptar. Në vend se të

ndodhte një kalim nga regjimi i partisë-shtet në

regjimin kushtetues demokratik, ka ndodhur diçka

tjetër. Vendin e regjimit të partisë-shtet e ka zënë

një formë regjimi që në fi lozofi në politike njihet

si partitokraci. Partitokracia është ai regjim politik

ku ngatërrohen kufi jtë mes asaj që është partiake

dhe asaj që është shtetërore, ku nuk bëhet dallimi

në mes shtetit dhe pushtetit. Si rezultat, në partitokraci

partitë synojnë të marrin nën kontroll vetë

shtetin, e jo thjeshtë pushtetin. Lufta për përmbushjen

e këtij synimi merr ose trajtën komuniste ku

një parti eliminon të gjitha rivalet tjera dhe bëhet

parti-shtet, ose trajtën pluraliste ku dy ose tre parti

luftojnë për të marrë nën kontroll shtetin, por që

nuk mund të eliminojnë krejtësisht ekzistencën e

njëra tjetrës për shkak të kufi zimeve formale demokratike.

Kjo e dyta e karakterizon gjithë periudhën

njëzetvjeçare që nga rënia e enverizimit stalinist.

Të gjitha krizat që i kemi parë gjatë kësaj periudhe

vijnë prej kësaj shkarje të tranzicionit post-komunist

shqiptar. Në regjimin partitokratik askush

nuk beson në pavarësinë politike të institucioneve

publike, sikurse janë gjykatat, policia, ushtria, mekanizmat

e administrimit të proceseve elektorale,

shërbimet inteligjente, shkollat, e të tjera. Arsyeja

është se shteti nuk perceptohet si një instancë që

është mbi partitë. Shteti është i asaj partie që ka

arritur të tregohet më e shkathtë në zgjedhje, do të

thotë në mbledhjen e votave me të gjitha mjetet e

mundshme, e që një studiues i regjimeve politike

e quan “makiavelizëm elektoral”. Në këtë mënyrë

partitokracia shkatërron parimet themelore të demokracisë

liberale. E para parimin e sundimit të

ligjit, sepse partitokracia është sundim i partive e

jo i ligjit dhe e dyta parimin e ndarjes së pushteteve.

Kur kjo ndodhë atëherë gjithçka tjetër është

e mundshme, që nga grushtet-shtetet, deri tek

revoltat anarkiste, të cilat i vënë zjarrin gjithçkaje

që gjënë përpara. Kjo shpjegon faktin pse aq

shumë fl itet për dalje në rrugë sa herë që mbahen

zgjedhjet në Shqipëri. Askund nuk është parë më

mirë kjo shkallë e mosbesimit partitokratik se sa

gjatë procesit të numërimit të votave për Kryetarin

e Tiranës. Shumë komentatorë e quajtën “shembull

të transparencës”, a në fakt më shumë i përngjante

skenave nga fi lmat e Al Paçinos, ku dy grupe mafi

oze derisa këmbejnë mallin ia mbajnë në kokë

njëra tjetrës revolet dhe ku çdo lëvizje e dyshimitë

shkakton gjakderdhje të menjëhershme.

Në fund duhet thënës se zgjidhja e gjithë kësaj

nuk vjen nga ndonjë kompromis ad hoc për atë se

cila parti duhet të marrë kësaj radhe pushtetin, por

nga fi llimi i një procesi të rishqyrtimit të natyrës së

regjimit politik të këtyre njëzet viteve. E ky proces

rishqyrtimi mund të fi llojë me një veprim simbolik:

në billbordat, anës rrugëve, ku shkruhet “Fajin e

ka Salihu”, apo “Fajin e ka Edi Rama”, të shkruhet

slogani “Fajin e ka partitokracia”.

Mirëserdhët

në botën HD!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!