17.08.2013 Views

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E premte, 4 shkurt 2011 15

Kriza në Maqedoni shqetëson BE-në

Shefi i diplomacisë sllovene, Samuel

Zbogar, deklaroi se Maqedonia

duhet në mënyrë më bindëse të

motivojë dhe të ofrojë BE-në për

procesin e saj të anëtarësimit.

“Sllovenisë i nevojiten argumente

shtesë, arritje dhe reformat me të

cilat do të mund kolegët brenda në

BE në mënyrë më bindëse t’i motivojmë

që ta mbështesin procesin e

zgjerimit evropian, kur bëhet fj alë

për Republikën e Maqedonisë”, theksoi

Zbogar pas takimit me shefi n e

diplomacisë, Antonio Miloshoski.

Zbogar ka zhvilluar takime deri vonë

edhe me kryeministrin e Maqedo-

nisë, Nikola Gruevski, si dhe me

liderët e partive më të mëdha politike

për të arritur pajtueshmëri për

zhbllokimin e dialogut dhe kthimin

e opozitës në Parlament.

«Në situatë të këtillë, kur presim

zgjidhje për çështjen e emrit që të

hapen dyert për BE, shqetësohemi

Sistem i besës dhe i tradhtisë

Në Shqipëri mbizotëron klima

armiqësore. Kjo nuk ka të

bëjë vetëm me dallimet politike.

Aty ku mungojnë argumentet

e kundërta, dominon

konkurrenca tërësisht boshe.

Cili prej grindavecëve ka

të drejtë në klimën e ndezur

në Shqipëri? Përgjigja është

tronditëse: asnjëri. Problemi

është mënyra se si të dy i

kundërvihen njëri-tjetrit duke

e tepruar me fjalë e me vepra.

Është e vërtetë që rrethanat

në Shqipëri vazhdimisht japin

shkas për protesta plot indinjatë.

Por, indinjata mund

të nxitet edhe nga shkaqe

boshe, e kjo bën që gjithçka

të shkojë keq e mos më keq.

Sali Berisha i ka tani duart

e lyera me gjak, tha drejtuesi

i socialistëve, Edi Rama,

më 22 janar, pas të shtënave

vdekjeprurëse ndaj tre demonstruesve.

Ndërkohë që

nuk është aspak e qartë nëse

demonstruesit atë të premte

vërtet janë qëlluar me urdhër

apo nëse policët i përfshiu paniku

duke e ndjerë veten në

rrezik. Nga ana tjetër, Berisha

e ka akuzuar kundërshtarin e

tij Rama, se ai i ka orkestruar,

e madje i ka udhëzuar ekseset

e dhunës së demonstruesve.

As për këtë nuk ka asnjë pikë

reference. Në një demokraci

funksionuese ka prioritet

një hetim neutral, përpara

se të bëhen të tilla akuza të

pashoqe. Ndërsa në Shqipëri

kjo nuk ndodh. Me akuzën

e tij ndaj prokurores së

përgjithshme të emëruar prej

tij, se ajo „është pjesë e një

puçi“, kryeministri jep vetë

shembullin e kësaj mënyre

të të menduarit.

Ashpërsia e grindjes nuk

është një problem personal

i Ramës dhe i Berishës,

madje ajo nuk është as

specifika e skenës politike.

Kundërshtitë e ashpra mes

mikut dhe armikut, imazhi

i besës dhe i tradhtisë kanë

rrënjë shumë më të thella

në shoqërinë shqiptare. Në

BDI e ndarë

Në mbledhjen e kryesisë së ngushtë të

partisë shqiptare në koalicionin qeveritar

në Maqedoni, BDI, kjo parti ka vendosur që

mos ta braktisë qeverinë.

Një pjesë e anëtarëve të lartë të kësaj partie

kanë kërkuar që të shkohet në zgjedhje

për shkak të pozicioneve të dobësuara dhe

Kundërshtitë e ashpra mes mikut dhe armikut, imazhi i besës dhe

i tradhtisë kanë rrënjë shumë më të thella në shoqërinë shqiptare.

Shqipëri nuk ekziston sfera

publike e shkëmbimit

korrekt të mendimeve, gjë që

në vende të tjera ka kultivuar

komunikimin. Deri vonë në

shekullin e kaluar, shumica e

shqiptarëve jetonin në lidhje

të forta familjare, të cilat nuk

mbanin kontakt me njëratjetrën.

Dihet shumë pak për

tjetrin dhe ka një predispozitë

që për tjetrin të përfytyrohet

më e keqja. Diktatura komuniste

i ka shkatërruar familjet

e mëdha, por pa e zëvendësuar

këtë me shoqërinë e lirë.

Rrethanat e sotme janë edhe

pasojë e kësaj. Por, gabimisht

klima armiqësore në vend

është kuptuar si pasojë e ideologjisë.

Partitë nuk dallojnë

nga njëra-tjetra mbi bazën

e programeve. Kjo tingëllon

paradoksale, por është logjike:

Aty ku ekzistojnë argumentet

e kundërta, mund

të gjenden kompromise. Aty

ku mungojnë këto argumente,

mbizotëron konkurrenca

tërësisht boshe.

Madje as e kaluara nuk i

ndan antagonistët: Në vitin

e trazuar të kthesës 1991

“demokratët” ishin ndoshta

disa javë më përpara se

“socialistët” që pasuan, kur

mori fund komunizmi. Për

Sali Berishën dhe Edi Ramën,

madje as kjo nuk qëndron: I

riu Rama u bë disident, teksa

organizoi si i pari në Shqipëri

një ekspozitë të artit ekspresionist.

“Antikomunisti” i indinjuar

Berisha në të njëjtën

kohë vazhdonte të ishte sekretar

partie në Universitetin

e Tiranës.

Sali Berisha, i cili vjen nga

veriu i prapambetur, është

vetë rob i traditës së të menduarit

bardh e zi dhe në situata

kritike ai rregullisht e

humbet toruan. Edi Rama

nga ana tjetër ka mbi kurriz

klikat hakmarrëse brenda

partisë së tij: Nëse nuk është

ai që e drejton vetë luftën e ashpër,

janë të tjerët që e bëjnë

këtë. Që të dyja këto çojnë në

të njëjtin përfundim.

Në vitet qysh pas rënies së

komunizmit ka shumë përmirësime.

Toni është bërë

më paqësor dhe te brezi i

ri po forcohet vetëdija se jo

gjithmonë shteti duhet të jetë

thjesht instrumenti i njërës

apo i tjetrës bandë. Por, procesi

i të mësuarit është i ngadalshëm

dhe me prapaktheu.

Përtej kufirit shqiptar të

tilla kthime prapa vazhdimisht

keqkuptohen. Kur në

vitin 1997 vendi u zhyt në

anarki të dhunshme, evropianët

mendonin se u duhej

obstruksioneve nga VMRO-DPMNE brenda

qeverisë, mirëpo kreu më i ngushtë partiak,

i prirë nga Ali Ahmeti, ka vendosur që të

mos mbështet propozimi për zgjedhje të

parakohshme.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie,

Abdylaqim Ademi, para këtij takimi deklaroi

se zgjedhjet e parakohshme nuk janë në

interes të vendit dhe të qytetarëve.

“Nëse nisemi nga interesi partiak i ngus-

për lajmet se ka problem në dialogun

politik deri në shkallën që

opozita ta braktisë Parlamentin»,

deklaroi Zbogar. Nga ana tjetër, shefi

i diplomacisë, Antonio Miloshoski,

pohoi se qeveria ka qenë dhe mbetet

e gatshme për dialog politik me çdo

subjekt në Republikën e Maqedo-

të mbanin anën e njërës apo

tjetrës palë. Në fund misionet

ndërkombëtare të OSBE-së

dhe të Këshillit të Evropës

ishin po aq armiqësorë ndaj

njëri-tjetrit sa edhe grindavecët

lokalë. Bashkësia

ndërkombëtare ka mësuar

nga gabimet e së shkuarës.

Amerikanët dhe evropianët

javën e kaluar reaguan shumë

shpejt dhe me vendosmëri u

përpoqën t’i drejtonin emocionet

në shinat kushtetuese.

Ambasadori i SHBA-së ia

doli që ta bindë Berishën të

anulojë mobilizimin e simpatizantëve

të tij. Evropianët

ia dolën që t’i kthejnë arsyen

opozitës. Por, për fat të keq,

as në Perëndim arsyeja nuk

është përvetësuar prej të

gjitha palëve. “Qytetarët” artikuluan

“shqetësimet e tyre”,

kështu i keqinterpretoi Internacionalja

Socialiste trazirat

e së premtes dhe i siguroi

“solidaritet të plotë” partisë

shqiptare simotër. Për Partinë

konservatore Popullore Evropiane,

eurodeputeti Elmar

Brok mendoi se duhet dënuar

në mënyrë të njëanshme “roli

destruktiv” i udhëheqësit të

socialistëve Rama. Shqipëria

duhet të mësojë nga Perëndimi

dhe jo anasjelltas.

(Frankfurter Rundschau)

htë i BDI-së, ne jemi për të pasur zgjedhje,

mirëpo ne themi edhe njëherë që

paraprakisht duhet të zgjidhen ca çështje

madhore, sidomos çështja e emrit, pastaj

kemi çështjen e regjistrimit që kërkon një

konsensus nga të gjitha subjektet, të përfundojnë

fillimet e projekteve të mëdha”,

theksoi Ademi, duke nënvizuar se partia e

tyre i bën thirrje opozitës që të kthehet në

institucionin legjislativ.

BOTA

nisë në kuadër të institucioneve për

çdo kërkesë legjitime politike. Edhe

liderët e partive politike të opozitës

i kanë shprehur shqetësimet shefit

të diplomacisë sllovene lidhur

me mungesën e demokracisë dhe

mosvullnetin e shumicës për hapjen

e dialogut të mirëfi lltë politik.

Topi refuzon Komisionin

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, nuk ka pranuar

për herë të dytë të dëshmojë para Komisionit

Hetimor Parlamentar të ngritur për të hetuar

ngjarjet e 21 janarit. Komisioni është ngritur me

iniciativën e PD-së dhe përbëhet vetëm nga anëtarë

të shumicës qeveritare.

Këshilltari juridik i presidentit Topi, Spiro Peçi,

në një konferencë për shtyp, tha se nëse nuk

është keqdashje politike, atëherë argumentimi

për thirrjen e presidentit në rastin më të mirë

është «miopi ligjore».

«Dua të theksoj se askush, nuk mund të verë

në dyshim apo të komentojë, faktin që Presidenti

është institucion dhe jo titullar institucioni. Është

pikërisht kjo arsyeja, midis të tjerave, që Kushtetuta

e Republikës, e ka vendosur Presidentin si

institucion, duke i caktuar direkt kompetencat, të

drejtat dhe detyrimet», theksoi Peçi.

Të mërkurën nuk ka pranuar të dëshmojë para

Komisionit edhe kryeprokurorja e Shqipërisë, Ina

Rama. Opozita e akuzon shumicën se po mundohet

që përmes hetimit parlamentar të godasë institucionet

e pavarura si prokurorinë, presidencën

dhe shërbimin informativ.

Australia mbështet Greqinë

Shefi i diplomacisë greke, Dimitris Droutsas, ka

falënderuar homologun e tij australian, Kevin

Rudd, për qëndrimin rreth grindjes për emrin e

Maqedonisë.

“Sa i përket ndihmës për fqinjin tonë verior në

procesin e integrimeve në BE, por edhe në gjetjen

e zgjidhjes së kontestit të emrit, unë do të përsëris

falënderimin tonë për pozicionin e Australisë rreth

këtij problemi dhe rreth marrëdhënieve tona me

Turqinë e Qipron”, deklaroi Droutsas pas takimit

me homologun australian Rudd, i cili po zhvillon

një vizitë zyrtare në Greqi.

Lidhur me marrëdhëniet midis Shkupit dhe

Athinës, Rudd ka dhënë një përgjigje diplomatike,

duke shtuar se vendi tij mbështet nismat e qeverisë

greke që kanë të bëjnë me IRJM, por edhe me

Turqinë rreth çështjes së Qipros.

Australia vazhdon të mos e njohë Maqedoninë

me emrin e saj kushtetues, edhe përkundër kërkesave

të shumta të komunitetit maqedonas në këtë

kontinent.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!