17.08.2013 Views

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E premte, 4 shkurt 2011

Në kohën tonë janë tepër të rrallë popuj që mund

të kenë histori të veçuar nga të tjerët. Ka kohë që

fatmirësisht historia jonë nuk është më e tillë. Ajo është

histori shqiptare e njëherësh shqiptaro-europiane

Mbi ngjarjet e janarit

Ismail Kadare

Është pak të thuash se mbyllja e vitit që shkoi nuk

ishte e mirë për shqiptarët. Dhe, si të mos mjaftonte

kjo, në kundërshtim të plotë me urimin “na

qoftë i mbarë ky vit”, fi llimi i vitit 2011 ishte edhe

më i keq.(...)

Është e njohur tashmë se një vend jo normal sundohet

“mirë”, por qeveriset keq. Këtë të vërtetë e

njohin sidomos sistemet totalitare, qysh nga diktaturat

hidrike (ato që kanë përdorur mungesën e ujit

si mjet sundimi), gjer në ditët tona. Vetëm në rende

të tilla, që dalin nga rendi normal i gjërave mund

të krijohen psikoza të sëmura, ato që lindin pastaj

ankthet dhe terrorin, shenjat e pashmangshme

të sundimit tiranik. Në mesazhet e panumërta

që vijnë këto ditë nga Tirana, për t’u shpërndarë

anekënd në diasporën shqiptare, rrallë herë mungojnë

shenja të tilla. Të gjithë popujt e ish-Lindjes

janë tepër të ndjeshëm ndaj tyre. E në këtë kah do

të ishte e kuptueshme që shqiptarët, ata që tiraninë

e patën më të egrën e më të zgjaturën, do të ishin

dyfi sh më të ndjeshëm. Në ngjarjet e janarit, midis

psikozës dhe veprimeve shpesh kaotike, ata do të

kapnin spikamën e fantazmës së totalitarizmit,

rendit të përmbysur 20 vjet më parë.

Ishte, me sa dukej, ky shkaku kryesor që, në

këtë janar të trishtë, trazimi ishte aq i thellë e aq

dëshpërues. Këto rrjedha njerëzore, për të cilat

është lehtë të thuhet, të mos dalin më, të mos

shfaqen, të mos na shqetësojnë, nuk mund të anashkalohen.

Në mos u shfaqshin në rrugë, ato do të

jenë në thellësi, çka është edhe më shqetësuese. Në

qoftë se ato nuk ngjiten dot gjer tek institucionet,

ku, sipas dokeve të demokracisë europiane do të

duhej të çonin normalisht zërin e tyre, institucionet

duhet të zbresin tek ata, për të kuptuar ku ka

ngecur makina e demokracisë, përse mesazhet nuk

kalojnë, shkurt, përse sistemi është bllokuar. (...)

Padurimi dhe nervozizmi politik në Shqipëri

kanë kapërcyer kufi jtë e lejueshëm. Me to është

bashkuar paniku, i cili e ka bërë më të rrezikshme

gjithçka. E keqja është se klasa politike, ajo që duhej

të ishte e fundit që të kapej nga paniku, ishte e para

që u përfshi prej tij. Si rrjedhojë e kësaj, shteti dhe

shoqëria shqiptare u gjendën në pozitën e atij të

sëmuri që, pasi e ndien se po dridhet ethesh, në

vend të vejë termometrin, e thyen atë.

Termometri thyhet kur i sëmuri nuk dëshiron

të marrë vesh sëmundjen ngaqë ai e di atë. Për të

mos thënë se sëmundja është ai vetë.

Ndoshta këtu do të gjendej përgjigja e pyetjes se

përse në Shqipëri lufta politike është kaq e egër. Ka

gjasë që dy dukuri të jenë vendimtare për këtë: etja

e pamasë për pushtet dhe korrupsioni.(...)

Për t’u kthyer tek ngjarja e 21 janarit, duhet kujtuar

se në historinë e popujve, ajo që njihet si trajtim,

si “administrim i së keqes”, ka qenë shpesh faktor

për zhvillime të mëtejshme. Ato kanë qenë për të

mirë ose për të keq. Me ç’duken shenjat , trajtimi i

ngjarjeve të fundit, kulmimi i të cilave ka qenë vrasja

e qytetarëve, nuk po shkon në kahun e duhur.

Ajo rend në kahun e gabuar, madje në vend që të

fashitet, thellohet.

Natyrisht që ka pak gjasa që një grindje kaq e

gjatë të ndreqet me pajtim të shkurtër, sipas stilit

vulgar të pijetoreve, kur kërcënimet tmerruese

përfundojnë befas në përqafi me sentimentale, po

aq pa vend sa ç’kishin qenë kanosjet. Askush nuk

e pret dhe as e beson këtë telenovelë. Në qoftë se

presim diçka të ngutshme, si hap i parë serioz dhe i

besueshëm do të ishte hetimi krejtësisht i pavarur.

Hetimi dhe natyrisht dënimi i fajtorëve do të ishte i

domosdoshëm si hap i parë, por jo i mjaftueshëm.

Një proces tjetër, që do të ndihmonte, në mos në

prerjen, në shterrimin e hap-pas-hapshëm të pezmatimit

shumëvjeçar, do të ishte po aq i detyrueshëm.

Fakti që në Ballkan ka sot dy shtete shqiptare, të

cilët në një mënyrë ose në një tjetër ndikojnë dhe

rrezatojnë tek njeri-tjetri, përgjegjësinë e politikës

dhe të strategjisë shqiptare e bën të dyfi shtë. (...)

Kosova dhe Shqipëria u gjendën të papërgatitura.

Gjykimi gjakftohtë ka munguar. Gjykimi gjakftohtë

është rrjedhojë bindjesh dhe jo çoroditjesh

emocionale. Dhe bindja vjen nga e vërteta. Ajo, në

këtë rast, do të diktonte përgjigjen e duhur. Edhe

sikur ngjarja të ishte e vërtetë, ajo s’mund të ndryshonte

asgjë në tablonë makabre të dhjetëra viteve

shtypjeje, terrori shtetëror, përdhunime e masakra

të papara në Europë, në këtë gjysmê shekulli. As historia,

as portreti i popujve, e aq më pak qëndrimet

politike, nuk ndryshohen nga krime kanibaleske,

që ndodhin sot e kësaj dite në Londër, në Tokio a

në Berlin, ashtu siç njofton shtypi. Kanibalët shqiptarë,

në këtë rast, nuk ka pse të kenë ndonjë trajtim

të ndryshëm nga kolegët e tyre parizianë opo berlinezë.

Ndaj përgjigja duhej të ishte : hetoni dhe na

ndihmoni t’i kapim. Përpara se të jenë armiqtë e

dikujt, ata janë në radhë të parë armiqtë e kombit,

që fatkeqësisht i ka pjellë.(...)

Vizioni i epërm, i plotë i gjërave nuk është ndonjë

luks, por cilësi e domosdoshme e klasës politike.

Nuk mund të ketë rol stabilizues Shqipëria në gadishull

nëse brenda saj nuk gjen dot rrugët e nevojshme

të zgjidhjes së problemeve. Rrjedhimisht ,

çka kujton se fi ton jashtë kufi jve të saj, e humb aty

për aty brenda vetes.

Është hera e parë në historinë e saj që Shqipëria

gjendet në një skajim të tillë të ndërlikuar. Ngjarjet

e kohëve të fundit në Mesdhe, treguan se shtetet

me një zhguall të pranueshëm, që iu lejon të

kryejnë ca detyrime ndërkombëtare të gjykuara

pozitive, nuk mund të vazhdojnë më atë rol nëse

brenda tyre punët nuk ecin.(...)

Gjatë gjithë këtij muaji është folur shpesh për

ndërkombëtarët. Për rolin që duhet të luajnë ose të

mos e luajnë në jetën tonë. Për ndërhyrjet që disa i

quajnë të pamjaftueshme, e disa të tepruara, sipas

volisë politike të çastit.

Marrëdhëniet tona me ndërkombëtarët

dëshmojnë paqartësinë, mungesën e parimeve,

shkurt, ankthin tonë të pafund.

Ne jemi në një aleance europiane. Një aleancë

nuk është një idil me baresha e me fyej. Në botën

tonë të ashpër një aleancë është, para së gjithash,

një shtab në gjendje alarmi , ku midis aleatëve

mund të ketë edhe acarime, edhe moskuptim, por

gjithmonë për parime të mëdha.

Ne e kemi pranuar këtë gjendje. Kjo aleancë

është shansi i vetëm i një populli tepër të vetmuar.

Një ngecje te pragu i Europës, ose më keq, një

përplasje portash në fytyrë, ka gjasë të shënonte

fundin e rrugëtimit tonë në histori.

Në kohën tonë janë tepër të rrallë popuj që mund

të kenë histori të veçuar nga të tjerët. Ka kohë që

fatmirësisht historia jonë nuk është më e tillë. Ajo

është histori shqiptare e njëherësh shqiptaro-europiane.

Tekst i marrë nga Illyria e New

Yorkut. Botohet me shkurtime.

Big Brother 4

për vetëm 7€!

Abonimi në Big Brother 4 bëhet

në të gjitha dyqanet e IPKO-së.

FALAS ofrohet për abonuesit e

pakos Premium dhe Premium HD.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!