22.10.2013 Views

ZIJA EKONOMIKE - Gazeta Express

ZIJA EKONOMIKE - Gazeta Express

ZIJA EKONOMIKE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E enjte, 27 janar 2011 EKONOMI 11

Ambient i keq për biznese

Prishtinë, 26 janar- Autoritetet duhet

të përmirësojnë ambientin biznesor

në Kosovë, në mënyrë që të dërgohet

një imazh tjetër në drejtim të investitorëve

ndërkombëtarë, thonë

njohës të rrethanave ekonomike. Në

këtë drejtim, institucionet përgjegjëse

duhet të bëjnë përpjekje në uljen

ike

Çka është

ekonomia

informale?

Ekonomia joformale përbëhet

prej ekonomisë së

hirtë dhe ekonomisë së zezë

joformale. Ekonomia e hirtë

joformale përbën aktivitetet

legjitime që qëllimisht fshihen

në mënyrë që të shmanget tatimi

dhe/ose veprimi në pajtim

me rregulloret; dhe ekonomia

e zezë joformale përbëhet prej

të ardhurave nga evazioni tatimor/mashtrimi

dhe kontrabanda

e mallrave legjitime.

Ekonomia e zezë përbëhet

prej shpërndarjes së drogës,

prostitucionit, kontrabanda

e mallrave të paligjshme dhe

aktivitetet e tjera të pastra

kriminale.

ministrit Thaçi për rritjen e pagave. Ministri

i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala

pati sqaruar se paratë për këtë punë do të

sigurohen nga luftimi i ekonomisë së zezë

dhe kontrabanda. Këtë punë, sipas tij, do

ta kryejnë Administrata Tatimore e Kosovës

dhe Dogana.

“Kam kërkuar nga ATK-ja dhe Dogana

t’i rishikojnë planet për të hyrat që të

mbledhin sa më shumë taksa”, pati thënë

Shala.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës tashmë ka

krijuar Grupin e Përhershëm Qeveritar

të punës për parandalimin e ekonomisë

joformale. Detyrë e tij do të jetë zbatimi i

programit Qeveritar për parandalimin e

kësaj dukurie.

e shkallës se korrupsionit, eliminimin

e barrierave për marrjen e licencave

dhe lejeve, si dhe përmirësimin

e sistemit gjyqësor, thotë Lekë Musa,

kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike

Amerikane të Kosovës."Në rend

të parë duhet punuar me sektorin

privat, për të përmirësuar ambientin

FOTO: VISAR KRYEZIU

afarist në Kosovë. Këtë vit, shpresoj

se qeveria e re, e cila do të formohet,

do të punojë se bashku me sektorin

privat dhe me agjencitë e huaja në

Kosovë, të cilat janë të involvuara

në reformimin e ambientit afarist”,

thotë Musa. Viteve të fundit, investimet

e huaja kanë shënuar rënie.

I kthehen 26 milionë

Albulena Maloku

albulena.maloku@gazetaexpress.com

Prishtinë, 26 janar - Kthimet e investimeve të Trustit

gjatë vitit të kaluar kanë shënuar rritje për 26 milionë

eurosh. Megjithatë, udhëheqësit e këtij institucioni

thonë se mungon infrastruktura ligjore për kthimin dhe

investimin e këtyre mjeteve në ekonominë e Kosovës.

Drejtues të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

gjatë një konference për media kanë njoftuar të martën

se pas humbjeve që pati Trusti si pasojë e krizës globale

financiare, kanë filluar të shihen ditë të mira. Vlera e mjeteve

në menaxhim të Trustit arriti në gati 490 milionë

euro në fund të vitit 2010.

Ymer Havolli, anëtar i Bordit të Trustit, tha se ky kthim

është arritur pavarësisht problemeve të mëdha në ekonominë

botërore, si papunësia dhe kriza e borxheve. Ai

thotë se bazuar në të dhënat paraprake të Trustit, në

vitin 2010 investimet patën një kthim të kënaqshëm.

“Vlera e kontributeve të investuara nga Trusti vetëm

për një vit u shtua për 26 milionë euro, apo një rritje prej

5.18 për qind kthim neto nga investimet”, tha Havolli.

Gjatë këtij viti, ai thotë se është rritur ndjeshëm edhe

numri i përfituesve që filluan tërheqjen nga kursimet e

akumuluara. Nga 2177 përfitues të rinj që kishin tërhequr

pensione në vitin 2009, ky numër ka shkuar në 2738 në

2010. Me këtë rast, Havolli thotë se edhe vlera e pensioneve

që Trusti ka shpërndarë te përfituesit në vitin e

kaluar pati ngritjen më të madhe që nga themelimi.”Kjo

vlerë shkoi në rreth 4.8 milionë euro më 2010, nga rreth

3 milionë që ishte një vit më parë”, thotë Havolli. Prej krijimit

e deri në fund të vitit të kaluar, Trusti ka shpërndarë

gjithsej rreth 14 milionë euro pensione, në emër të 11014

kontribuuesve. Adrian Zalli, drejtor menaxhues i Trustit,

tha se derisa në fund të vitit 2009 vlera e aksioneve të

trustit ishte 0.98 euro, në fund të vitit 2010 u rrit në

1.03 euro. “Vetëm gjatë vitit 2010, vlera e mjeteve në

menaxhim të Trustit u rrit për gati 115 milionë euro. Vlera

e mjeteve në menaxhim arriti në gati 490 milionë euro

në fund të 2010-ës, nga rreth 375 milionë euro që ishin

në vitin 2009”, tha Zalli. Sipas tij rritja është rezultat i

kthimit nga investimet, por edhe prej kontributeve të

paguara gjatë vitit. Ai theksoi se mungesa e infrastrukturës

ligjore po e pamundëson kthimin e mjeteve të

Trustit në bankat e Kosovës. “Ne kemi bërë një investim

në bankat lokale të Kosovës, shuma e atyre është diku

33 milionë euro, mirëpo për arsye të ligjit që neve na

obligon, shumica e të hollave është investuar në tregjet

financiare ndërkombëtare”, tha drejtori Zalli. Bordi drejtues

i Trustit i ka propozuar Kuvendit të Kosovës që të

bëjë uljen e taksës menaxhuese nga 0.80 në 0.65 për

qind të vlerës së kontributit. Ndërkohë, numri i kontribuuesve

të Trustit ka arritur në 350 mijë sish. Miratimi

i ligjit të pensioneve dhe themelimi i tregut të kapitalit,

do të mundësonte që paratë e Trustit dhe paratë nga

privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore të privatizimit të

investohen në Kosovë. Mosndryshimi i rregulloreve të

UNMIK-ut nga Qeveria e Kosovës ka bërë që këto mjete

të mbahen jashtë vendit.

Edhe pse për vitin e kaluar nuk ka

ndonjë shifër zyrtare sa ka qenë shuma

e investimeve ndërkombëtare,

megjithatë thuhet se ka pasur një

rritje deri në 3 për qind, në krahasim

me vitin 2009, kur investimet e

huaja ishin në vlerë prej 310 milionë

eurosh, apo 30 për qind më pak se

Shkëmbim

ekonomi

në vitin 2008. Rënia e investimeve

ka qenë pasojë e krizës fi nanciare

botërore, thotë Ahmet Shala, ministër

në dorëheqje i Ekonomisë dhe

Financave. “Natyrisht, kriza ekonomike

botërore ka bërë që investimet

e huaja, sidomos në pjesën e

Evropës, të mbyllën në vetvete.

Valuta $ €

Lajme

$ 1.00000 0.73002 0.62935

€ 1.36983 1.00000 0.86210

1.58894 1.15995 1.00000

Kundër rritjes së TVSH-së

Oda Ekonomike Amerikane e

Kosovës (OEAK) dhe Shoqata për

Teknologji të Informacionit dhe

Komunikimit të Kosovës (STIKK),

kanë reaguar kundër njoftimeve

se Qeveria synon të rrisë TVSHnë.

OEAK-u dhe STIKK-u mbeten

të befasuara nga lajmi se gjatë

takimit është diskutuar ngritja e

TVSH-së sepse kjo çështje nuk

ka qenë temë diskutimi. Më tej,

njoftimi për ngritjen e TVSH-së

nuk është në vijë me premtimet

e dhëna nga Qeveria për përmirësimin

e ambientit biznesor

në Kosovë si dhe mosngritjen

e ngarkesës fiskale. “Rritja e

TVSH-së do të ketë ndikim në

Forum për vështrime

U hap në Davos të Zvicrës Forumi

i përvitshëm Ekonomik Botëror,

në një klimë të pasigurt ekonomike,

shqetësimeve për ndikimin

në rritje të Kinës në politikë dhe

biznes dhe ankthit evropian për

krizën evropiane të borxheve.

Takimi që hapet sot është i pari

pas krizës, thotë themeluesi i këtij

Më 2010, në botë ishin 1 mijë e 11

miliarderë, apo 218 miliarderë më

shumë se në vitin 2009, vit në të

ngritjen e çmimeve si tatim i

konsumatorëve, e që në fund do

të zvogëlojë efektet e ngritjes

së pagave të parapara nga ana

e Qeverisë”.

forumi dhe kreu ekzekutiv, Klaus

Shuab. “Kemi shmangur pjesën

më të rëndë të krizës, por nuk

kemi filluar ende të ndërtojmë

të ardhmen tonë. Davosi është

forumi i duhur për t’i hedhur një

vështrim realitetit të ri dhe se si

mund të ndërtojmë të ardhmen

tonë”, thotë ai.

Rritet numri i miliarderëve

cilin kulmoi kriza financiare në të

gjithë botën dhe shumë miliarderë

humbën pasuritë e tyre. Megjithëse

numri i tyre është rritur, është ende

larg vitit 2008, kur në të gjithë botën

numëroheshin 1 mijë e 125 miliarderë.

Lista e miliarderëve dominohet nga

fuqia kryesore botërore, Shtetet

e Bashkuara të Amerikës, me 403

miliarderë. Pas saj vjen Kina, me 64

miliarderë, Rusia me 62 miliarderë,

Gjermania me 53 miliarderë, ndërsa

shteti tjetër gjigant për nga numri i

popullatës, India, ka 49 miliarderë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!