22.10.2013 Views

ZIJA EKONOMIKE - Gazeta Express

ZIJA EKONOMIKE - Gazeta Express

ZIJA EKONOMIKE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E enjte, 27 janar 2011

Dikush njëherë i ka krahasuar mediat e fuqishme me Zotin e besimeve

monoteiste. Sikurse Zoti i të krishterëve dhe myslimanëve që e krijon

botën nga hiçi, ashtu mediat e fuqishme e krijojnë Ngjarjen e Madhe

nga hiçi. Raporti i Dick Marty-it dhe eksploatimi i tij nga mediat e

fuqishme perëndimore është një shembull i shquar që e vërteton këtë.

Viktima të

hiper-realitetit

medial

Blerim Latifi

Zhan Bodriar ka qenë një mendimtar francez që

për rreth tre dekada, në mesin e pak të tjerëve, e

ka dominuar debatin akademik në botën perëndimore.

I vdekur në vitin 2007, ai ka lënë pas vetes

një vepër të madhe, e cila vazhdon ta ushqejë këtë

debat. Një nga idetë e tij më ndikuese është ideja

se shoqëritë bashkëkohore kanë hyrë në rend të ri.

Këtë rend Bodriar e quan “rendi i hiper-realitetit”.

Çfarë do të thotë ky term?

Hiper-realiteti i referohet një gjendje në të cilën

pasqyrimi i realitetit është shkëputur nga vetë realiteti,

është pavarësuar prej tij, apo thënë me terma

marksist, është tjetërsuar nga realiteti dhe madje

i kundërvihet atij.

Dhe jo vetëm kaq. Ky pasqyrim është konstituuar

si një botë më vete, një botë që është edhe

më e fuqishme se bota e realitetit. Agjencitë që e

ndërtojnë hiper-realitetin janë mediat e fuqishme,

të cilat e ideojnë, formësojnë dhe e prodhojnë realitetin,

në emër të pasqyrimit të tij. Dhe prodhimi

i tyre është ekstremisht i fuqishëm. Aq i fuqishëm,

saqë siç thotë Bodriar, duket më real se vetë realiteti,

ngase çrregullon aftësinë e vetëdijes për të

dalluar realitetin nga fantazia.

Mediat e fuqishme që e ndërtojnë hiper-realitetin

operojnë me logjikën e fanatikëve revolucionarë.

Njësoj si revolucionarët që vrasin në emër

të popullit, pa e pyetur popullin, ashtu mediat me

hiper-realitetin e tyre shkatërrojnë kë të duan në

emër të realitetit pa e pyetur realitetin. Pa e qarë

kokën për të.

Kosova e këtyre javëve të fundit është duke

përjetuar një goditje të tillë nga hiper-realiteti

medial pas publikimit të Raportit të Dick Martyit,

ku akuzohet UÇK-ja dhe liderët e saj për heqje

organesh të njerëzve dhe trafi kim të tyre. E tëra

thuhet se ka ndodhur në një shtëpi të vjetër, në një

fshat të humbur në rrethin e një qyteti të humbur

të Shqipërisë së Veriut. Rrëfi mi i Marty-it i plotëson

të gjitha kriteret e një fi lmi triller dhe ato të legjendave

urbane, që d.m.th kriteret e një sensacioni

të fuqishëm, të cilën e kërkon logjika kapitaliste e

mediave të fuqishme, logjikë që egërsohet sidomos

në kohërat kur kapitalizmi zhytet në krizat e

tij ciklike. Sa më i madh sensacioni aq më e madhe

shitja e tij, dhe rrjedhimisht edhe më shumë para

në xhirollogarinë e mediumit. Nuk ka rëndësi nëse

rrëfi mi sensacional bie në kundërshtim me disa

kritere të tjera, me ato që quhen kritere racionale

dhe kontekstuale. Të ndalemi pak këtu. Duke

marrë parasysh këto kritere shtrohet një pyetje

e thjeshtë: a ka mundur të ndodhë një heqje e

tillë organesh të destinuara për t’u shitur në një

shtëpi të mjeruar në Shqipërinë e Veriut të vitit

1999? Arsyeja e shëndoshë dhe arsyeja shkencore

thonë jo. Jo sepse për të kryer operacione të tilla

duhen kushtet e një klinike tepër moderne, kushte

që nuk mund t’i siguronte as UÇK-ja që mezi po

mbahej në këmbë nga ofensivat e njëpasnjëshme

të ushtrisë serbe, e as vetë shteti shqiptar i sapo

dalë nga anarkia totale e vitit 1997. Kështu thonë

kriteret e të menduarit racional dhe kontekstual.

Kështu thotë realiteti. Por, do të thoshte Bodriar,

ne po harrojmë se më nuk jetojmë në rendin e

realitetit, por në rendin e hiper-realitetit. Kjo do

të thotë se pak rëndësi ka se çka ka mundur të

ndodhë ose të mos ndodhë në shtëpinë e verdhë

në Burrelin e humbur. Rëndësi ka çka thuhet dhe

ndërtohet mbi shenjën “Shtëpi e verdhë”. Në

botën e realitetit Shtëpia e verdhë është vetëm

një ngrehinë e mjerë me arkitekturë mesjetare

ku një familje mezi jeton prej dekadash. Por në

botën e hiper-realitetit medial ajo është një shenjë

që çrregullon rendin global. Fantazia ka prioritet

në raport me normalen, science fi ction në raport

me logjikën shkencore. Dick Marty në raport me

ekspertët e kirurgjisë.

Dikush njëherë i ka krahasuar mediat e fuqishme

me Zotin e besimeve monoteiste. Sikurse

Zoti i të krishterëve dhe myslimanëve që e krijon

botën nga hiçi, ashtu mediat e fuqishme e krijojnë

Ngjarjen e Madhe nga hiçi. Raporti i Dick Marty-it

dhe eksploatimi i tij nga mediat e fuqishme perëndimore

është një shembull i shquar që e vërteton

këtë. Në këtë kontekst ne nuk jemi viktima të një

“komploti global antishqiptar”, por viktima të

logjikës përmes të cilës funksionojnë dhe jetojnë

mediat e fuqishme. Kjo është logjika e hiper-realitetit.

Kësisoj realiteti jonë është në konfl ikt me

hiper-realitetin e Marty-it dhe mediave të fuqishme.

Ka vetëm një rrugë për të rezistuar në këtë

konfl ikt shumë të pabarabartë: drejtësia. Ajo është

afatgjate, sepse nuk është as sensacionale, e as nuk

e shuan urinë e çmendur të njerëzve gjithandej

botës për legjenda urbane, por garanton një gjë:

legjitimitetin e shtetit të Kosovës dhe moralin e

ndërhyrjes perëndimore në pranverën e vitit 1999.

Big Brother 4

për vetëm 7€!

Abonimi në Big Brother 4 bëhet

në të gjitha dyqanet e IPKO-së.

FALAS ofrohet për abonuesit e

pakos Premium dhe Premium HD.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!