15.07.2014 Views

2.Te Drejtat ne Pune - Solidar

2.Te Drejtat ne Pune - Solidar

2.Te Drejtat ne Pune - Solidar

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Punës në lidhje me pagën minimale. Kjo do të

ndihmojë në rritjen e njohjes rreth rolit dhe

legjitimitetit të sindikatave dhe kjo mund të

ndihmojë në zhvillimin e marrëdhënieve të

vërteta industriale në Shqipëri. Kjo gjithashtu do

të sigurojë qëndrueshmërinë afatgjatë të

sindikatave.

Sindikatat dhe lidhjet e tyre të jashtme

Në një vend me një shkallë papunësie të lartë,

ku informaliteti në ekonomi është cështje e

vazhdueshme, ku administrata shtetërore

kontrollon ecurinë e ekonomisë dhe dialogut

social dhe ku shoqëria civile është e pazhvilluar,

sindikatat duhet të kishin pozicionuar vetëveten

si aktori kyc në cështje që lidhen drejtëpërdrejtë

ose jo me gjëndjen e punëtoreve. Në fakt, vetëm

një bashkëpunim real i të gjithë aktorëve,

(institucioneve shtetërore, sindikatave,

organizatave të punëdhënesve, OJF-ve të

interesit, mediave etj) mund të bëjnë të mundur

fuqizimin e strategjive për ta sjellë Punën e

Denjë jo vetëm në brëndësi të sektorit të

fasoneve, por edhe në çdo sektor tjetër në

Shqipëri.

Përsa i përket bashkëpunimit të Sindikatave me

Shoqerinë Civile, duhet thënë se është thuajse

inekzistente. Kjo vjen si pasojë e mungesës së

kapaciteteve dhe dëshirës të sindikatave për t’u

angazhuar në bashkëpunim me OJF-të e

ndryshme dhe për të shkëmbyer praktika dhe

eksperienca të mira. Për një kohë të gjatë,

sindikatat kanë privuar aktorë të tjerë që të

influencojnë sadopak në aspektet e Punës së

Denjë duke krijuar një formë monopoli për cdo

lloj cështje që ka të bëjë me mbrojtjen e

punëtoreve. Nga ana tjetër shoqëria civile nuk

ka treguar ndonjë interes të larte në lidhje me

cështjen e agendës së Punës së Denjë përvec

implementimit të disa projekteve mbi punën

informale, shfrytëzimin e punës së grave,

pagave të ulta, punën e rënde të vajzave te reja.

Sipas sindikatave, media i ka portretizuar

negativisht sindikatat. Në shumë raste nuk

e theksojnë esencën e problemit që ato ngrejnë

ose thjesht i transmetojnë këto lajme gjatë

orareve me pak shikueshmeri. Edhe pse

marrëdhënia është e pazhvilluar, diskutimi

tregon se komunikimi duhet të ërmirësohet duke

përdorur mjete të ndryshme të tilla si

fletëpalosje, postera dhe faqet e internetit. Për

më tepër, sindikatat duhet të përpiqen për të

zhvilluar një strategji e cila do t’i ndihmojë

sindikatat për të përmirësuar marrëdhëniet e

tyre të përgjithshme me mediat. Për shembull

një strategji konkrete për të tërhequr mediat e

fuqishme mund të zhvillohet në bashkëpunim të

ngushtë me shoqërine civile, me grupet e

interesit, me organizatat e punëdhënësve dhe

institucionet shtetërore.

Një hallkë e rëndësishme e cila duhet

medoemos të konsolidohet është bashkëpunimi i

organizatave sindikale me organizatat e

punëdhënësve për të forcuar dialogun dypalësh.

Pavarësisht faktit se disa organizata

punëmarrësish kanë kapacitete më të mëdha,

ato janë po aq të copëzuara dhe jo

bashkëpunuese me njëra-tjetrën ashtu si edhe

organizatat sindikale. Gjithsesi, një bashkëpunim

i frytshëm mes këtyre aktorëve do të sillte

përmiresim të situatës së fabrikave dhe

punëtorëve në këtë sektor dhe me mundësi për

zhvillimin e marrëdhenieve industriale ne vend.

Rekomandimet për Sindikatat

• Tarifa e paguar nga punëtorët për sindikatat

nuk duhet të mblidhen vetëm përmes

punëdhënësit, por sindikatat duhet të

përfshihen në këtë proces. Më tej, sindikatat

duhet t’u mundësojnë punëtorëve për të

marrë pjesë në të gjitha nivelet e organizimit

të sindikatave në mënyrë që të rrisin nivelin

e brendshëm të demokracisë.

• Fokusi i dialogut social dhe marrëveshjet

kolektive nuk duhet të jenë vetëm në lidhje

me rritjen e pagës por edhe për reduktimin e

kohës së punës jashtë orarit dhe në

përmirësimin e kushteve të punës.

• Strategjitë duhet të formulohen në

bashkëpunim me aktorë të tjerë si media,

shoqëria civile, institute kërkimore dhe

14 | Puna e denje: industrine e fasoneve ne Shqiperi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!