22.11.2014 Views

imzot nikollË kaçorri prehet nË atdheun e tij - kishadhejeta.com

imzot nikollË kaçorri prehet nË atdheun e tij - kishadhejeta.com

imzot nikollË kaçorri prehet nË atdheun e tij - kishadhejeta.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shkurt 2011

Kisha dhe jeta

3

Eshtrat e Imzot Nikollë Kaçorrit në atdhe

(1868-1917)

Meshë drite për Imzot Nikollë Kaçorrin

Durrës, shkurt 2011

Mbi lumenjtë e Babilonisë,

Atje rrinim e vajtonim,

E nëpër mend shkonim Sionin.

Atje, shpërngulësit tanë na kërkonin

këngë:

“Na këndoni këngët e Sionit!”

Po si mund t’i këndojmë

këngët e Zotit në dhe të huaj?

Predikimi i ShT. Imzot Rrok Mirdita

me rastin e rivarrimit të eshtrave të

Imzot Nikollë Kaçorrit në Kishën e

Shën Luçisë në Durrës.

Të nderuar Zonja dhe zotërinj,

Të dashur vëllezër e motra,

Psalmi 137 përshkruan me nota melankonie

të thellë gjendjen e hebrenjve larg tokës së tyre

të pushtuar e të shkretuar nga babilonezët para

2500 vjetësh. “Si mund t’i këndojmë këngët e

Zotit në dhe të huaj?”, thotë psalmisti. Historia

biblike e shpërnguljes së hebrenjve është paradigmë

e një populli që kërkon një atdhe ku të

jetë i lirë, sepse vetëm në liri mund të këndohen

këngët e Zotit.

Sot kemi para nesh mbetjet mortore të një

burri të madh të kombit tonë, që gjatë tërë

jetës ka kërkuar një atdhe të lirë dhe ka vdekur

tokë të huaj. Imzot Nikollë Kaçorri qëndron në

themelet e shtetit shqiptar në të gjitha kuptimet

e fjalës themel. Së pari, sepse ka pasur bindjen e

thellë se shqiptarët nuk mund të prisnin më për

t’u çliruar nga sundimi i gjatë osman, dhe kjo

bindje e ka shtyrë të angazhohet për të përgatitur

mendërisht, kulturalisht dhe politikisht popullin

shqiptar për shpalljen e pavarësisë. Së dyti,

sepse priti në Durrës delegacionin që ishte nisur

nga Trieste për të shpallur “Shqipninë e mos

varme” dhe, pasi u vu re se shpallja e pavarësisë

në Durrës vihej në rrezik për shkak të pasigurisë

së atij qyteti të kërcënuar nga pretendimet serbe

dhe greke, bëri të mundur sigurinë e udhëtimit

të këtij delegacioni drejt Vlorës. Së treti, sepse

në Vlorë jo vetëm se hodhi firmën përkrah

Ismail Qemalit dhe ishte ndër pesë personat që

valëvitën për herë të parë flamurin e Shqipërisë

së pavarur, por u bë edhe zëvëndëskryeministri

i parë i shtetit të ri shqiptar. Ai qëndron në

themelet e shtetit shqiptar jo vetëm sepse është

njëri ndër gurët e mëdhenj të këtij themeli,

por sepse më shumë se të gjithë protagonistët

e tjerë ka mbetur i fshehur dhe i mbuluar me

heshtje nga historia shqiptare si gjatë periudhës

komuniste, ashtu edhe gjatë këtyre njëzet vjetëve.

Themelet janë të padukshme për vetë funksionin

e tyre të mbajtjes së godinës që mbështet mbi

të, por, nëse njerëzit që banojnë në atë godinë

lejojnë të përjashtohen nga themelet gurë të tillë

të mëdhenj, rrezikojnë të banojnë në një godinë

të lëkundshme. Përballë kthimit në Shqipëri të

eshtrave të Imzot Nikollë Kaçorrit, më lind vetvetishëm

dhe fuqishëm dëshira dhe urimi që në

Shqipëri të fillojë të bëhet me vërtetësi, dashuri

dhe korrektesë shkencore hetimi i historisë sonë

të hershme dhe të vonë, me motivin e vetëm, që

kujtesa historike kombëtare të bëhet një thesar

i çmueshëm nga i cili të mund të nxjerrim

mësime për të tashmen dhe të ardhmen e vendit

tonë. Njohja e turbullt e historisë së shkuar, pa

llogaritur pastaj shtrembërimin me apo pa dashje

të saj, rëndon si një perde e errët në horizontin

e shpirtit të kombit, prandaj është detyrë jo

vetëm e historianëve, por e çdo shqiptari, të

japë ndihmesën e vet për ta shthurur fije për

fije këtë perde.

Këtë ndihmesë e kanë dhënë të gjithë ata që

janë kujdesur për kthimin në atdhe të eshtrave të

Imzot Kaçorrit, prandaj atyre u drejtoj me gëzim

dhe kënaqësi mirënjohjen time më të thellë.

Le të kthehemi edhe një herë tek psalmisti i

sotëm. “Si t’i këndojmë këngët e Hyjit në tokë

të huaj?” Përvoja e tokës së huaj ka qenë përvoja

e gati gjithë jetës së Imzot Kaçorrit. Ai lindi në

një fshat të Lurës në atë periudhë të historisë

kur toka e shqiptarëve ishte si të ishte e huaj,

sepse gjendej nën zotërimin e Portës së Lartë

të Stambollit. Pas studimeve teologjike bazë

në Shkodër, që do ta përgatisnin për meshtari,

njohu të tjera toka të huaja, sepse kaloi disa vite

studimi në Zvicër, për t’u kthyer në Shqipëri

me prerjen mendore të njeriut europian, për

t’iu kushtuar bashkësive katolike të kurbinit

dhe të Durrësit. Përkushtimi baritor përfshinte

realitetin njerëzor në tërë përmasat e tij, prandaj

famullitari i Durrësit jo vetëm që nuk la pas dore

lëngatën në të cilën gendej popullsia shqiptare

nën sundimin turk, por u vendos në krye të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!