22.11.2014 Views

imzot nikollË kaçorri prehet nË atdheun e tij - kishadhejeta.com

imzot nikollË kaçorri prehet nË atdheun e tij - kishadhejeta.com

imzot nikollË kaçorri prehet nË atdheun e tij - kishadhejeta.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

shkurt 2011 Kisha dhe jeta

6

Imzot Rrok Mirdita Arqipeshkëv i Metropolit

Tiranë-Durrës të gjithë meshtarëve, rregulltarëve,

rregulltareve dhe besimtarëve

Fort të dashur,

Jemi përsëri në prag të kohës së shenjtë të

Kreshmëve. Me të vërtetë është një dhuratë

e madhe, sepse është ftesë për të përjetuar

dashurinë e Hyjit për njeriun e bjerrë. Ftesa e

Jezusit, “Kthehuni dhe besojini Ungjillit”, që do

ta dëgjojmë të Mërkurën e Përhime, qëndron

edhe sot. Madje ka një domethënie shumë të

rëndësishme për shoqërinë e sotme.

NJË KËNDVËSHTRIM I SHOQËRISË

SË SOTME

Kohët ndryshojnë dhe, bashkë me to,

ndryshojmë edhe ne. Nuk mund të mendojmë

vetëm për të kaluaren, sepse kjo do të na mbyllte

në një nostalgji të pafrytshme. Nuk mund të

mendojmë vetëm për të ardhmen, sepse kjo do

të na projektonte drejt një utopie ëndrrimtare.

As mund të mendojmë vetëm për të tashmen,

sepse kjo do të na mbyllte në një vetëkënaqësi

me atë që jemi dhe kemi.

Kisha është e lidhur me të kaluarën, sepse

është themeluar mbi një ngjarje historike, që

është ardhja, vdekja dhe ngjallja e Jezu Krishtit.

Kisha gjithashtu shikon drejt së ardhmës, sepse

është gjithmonë duke pritur ardhjen e Mbretërisë

së Zotit. Por Kisha domosdoshmërisht duhet të

vështrojë me kujdes të tashmen. Ky vështrim

shpeshherë shkakton shumë dhimbje, kur

shohim sesi shoqëria, me anë të mjeteve të

komunikimit, paraqet modele të reja që jo

vetëm nuk përfaqësojnë vlerat ungjillore, por

janë edhe në kundërshtim me këto vlera. Në

një situatë të tillë, veset çmohen si virtyte,

ndersa virtytet konsiderohen si vese apo dobësi.

Kështu rrezikohet që ai që nuk vjedh nga një

fabrikë ose nga një dipartiment shtetëror të

quhet “skrupuloz”, ai që ushtron me entuziazëm

fenë e tij të quhet “fanatik religjoz”, ai që nuk

hakmerret nga armiku të quhet “frikacak”, ai që

nuk përdor një fjalor të ashpër e nganjëherë edhe

banal, të quhet “i ngushtë”.

Pikërisht ky mentalitet e vë në rrezik

shoqërinë e sotme. Flasim shumë për solidaritet,

drejtësi, paqe, vëllazëri, e shumë vlera të tjera.

Por këtu vërejmë hipokrizinë e shoqërisë

bashkëkohore, sepse ndersa flasim për këto

vlera të bukura – dhe që janë thelbësisht vlera

të krishtera – përjetojmë një situatë krejt në

kundërshtim me të po këto vlera.

PËRGJEGJËSIA JONË

Papa Pali VI, në kohën e tij, ka shtruar

pyetjen: “Për çfarë ka më shumë nevojë

Kisha sot?” Dhe ai vetë është përgjigjur:

“Sot Kisha ka nevojë për besimtarë të fortë”.

Besoj se sot, gati dyzet vjet pasi Papa Pali VI

ka bërë këtë pohim, duhet të pranojmë se

kemi edhe më shumë nevojë për besimtarë

të tillë, të bindur në besimin e tyre, të fortë

në dëshminë e tyre.

Para tre muajsh kemi përkujtuar mbylljen

e procesit dioqezan për çeshtjen e martirëve

shqiptarë, që shpresojmë s’do të vonohemi t’i

shohim të shpallur “të lumtur”. Kemi fat se

kemi dëshminë e shumë besimtarëve që kanë

njomur atdheun me gjakun e tyre, sepse deshën

të qendrojnë besnik deri në fund ndaj besimit

të tyre, pa bërë asnjë kompromis me një regjim

ateist.

Po ne, si të krishterë, çfarë dëshmie po japim

në një Evropë që dalëngadalë po i kthen shpinën

Krishtit dhe Ungjillit të tij, po u kthen shpinën

vlerave që e kanë stolisur me një kulturë e që

i dhanë një identitet? Me shumë arsye Papa

Gjon Pali II thoshte: “Nuk duhet të harrojmë

kontributin e madh që krishterimi i ka dhënë

kulturës dhe instituteve evropiane: dinjitetin

njerëzore, lirinë, shkolla dhe universitete,

shërbime shoqërore...”

Shoqëria e sotme ka nevojë për modele të

reja. Ne jemi të thirrur, dhe kemi përgjegjësi të

madhe, që të bëhemi keto modele në shoqëri,

duke u angazhuar për atë drejtësi që është

themeli i paqes, duke përjetuar atë dashuri që

nuk ka kufi dhe që është aq e fortë saqë nuk

hakmerret, duke qendruar besnik ndaj ungjillit

që të jemi me të vërtetë dritë që ndriçon

errësirën. Jemi trashëgimtarët e besimit që ka

nisur në botë një revolucion të veçantë, sepse

arma e vetme e këtij revolucioni ishte arma e

dashurisë. Kush ka folur më mirë se Jezusi për

dashurinë? Ai ka thënë: “Çkado bëtë për njërin

ndër këta vëllezër të mi më të vegjël, e bëtë për

mua” (Mt 25, 40)? Kush ka folur më qartë për

barazinë mes të gjithë njerëzve se shën Pali që

thoshte: “Nuk ka më: hebre ose grek! Nuk ka

më: skllav ose i lirë! Nuk ka më: mashkull ose

femër! Të gjithë ju jeni NJË në Krishtin Jezus!”

(Gal 3, 28).

Të dashur vëllezër e motra, le të dëftojnë

mirënjohjen tonë ndaj Zotit që na ka rilindur në

saje të pagëzimit. Koha e kreshmëve na detyron

të ripërtërijmë hirin e pagëzimit, që do të thotë

një “jo” mëkatit dhe një “po” dashurisë së Zotit.

Pa asnjë kompromis me asnjë lloj padrejtësie,

hakmarrjeje, korrupsioni, le të tregohemi si

trashgimtarë të vërtetë të Ungjillit që na bën

apostuj të vlerave që mund të shndërrojnë

shoqërinë në një familje ku sundon dashuria,

drejtësia, paqja, solidariteti.

Ju kujtojmë detyrën tonë të mbajmë agjërim

të Mërkurën e Përhime e më pas të Premten e

Madhe. Janë të detyruar të agjërojnë në këto dy

ditë të gjithë ata që kanë mbushur moshën 18

vjeç deri në 60 vjeç. Mosngrënia e mishit është e

detyrueshme për të gjitha të premtet e kreshmeve

për të gjithë ata që kanë mbushur 14 vjeç.

Duke ju uruar çdo të mirë shpirtërore gjatë

kësaj periudhe të shenjtë, ju përcjell bekimin

tim baritor.

Dhënë nga Kuria Arqipeshkvnore, sot më

2 mars 2011.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!