22.11.2014 Views

Martiret shqiptare gjate viteve 1846-1848.pdf - Famulliabinqes

Martiret shqiptare gjate viteve 1846-1848.pdf - Famulliabinqes

Martiret shqiptare gjate viteve 1846-1848.pdf - Famulliabinqes

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

162 vjetori i kthimit të martirëve të Stubllës, Binçës,

Terzijajve dhe Vërnakollës!

Në vitet 1846-1848 u zhvillua drama më e madhe në historinë e lavdishme të

popullit Shqiptar të Karadakut, për mbrojtjen e Fesë dhe atëdheut nga

Perandoria Turko-otomane. Aktorët e kësaj drame të madhe ishin 24 familjet e

fshatrave: Stubëll, Binçë, Terzijaj, Vërnakollë.

Ata duhet të zgjidhnin e të përcaktohen: Të jenë me Krishtin apo kundër

Krishtit, ta ruajnë Kombin Arbëror apo të bëhen Turq. Sprova ishte tejet e rënd.

Rreziqet dhe kërcnimet ishin shumë të mëdha. Mirëpo, krerët e këtyre fshatrave

u mblodhën në një odë ku plotë tri ditë radhazi biseduan, vendosën dhe në fund

shkuan në Letnicë dhe u përbetuan para Zonjës së Cërnagorës,:

“ME VDEKUR TË GJITHË PO, A ME TRADHTUE KRISHTIN JO!”

Atëherë të gjithë së bashku në një Fe, Shpresë e Dashuri shkuan te Maliq Beu në

Gjilan ku botërisht e treguan identitetin e tyre Fetar dhe Kombëtar. Ky i

frikësuar se e gjithë Shqipëria do të kthehet në Fenë e të parëve, i mori, i lidhi në

pranga të madh e të vogël, burra e gra, pleq e të ri të cilët i gjykoj dhe dënoj me

mërgim në Anadoll.

Rruga e kryqës për martirët tanë ishte e gjatë dhe shumë e mundimshme prej

Gjilanit, Prishtinë, Shkup, Selanik për të përfunduar në Muhaliq të Turqisë.

Vuajtjet e tyre në trup dhe në shpirtë ishin shumë të mëdha, por shumë më e

fortë dhe më e madhe ishte Feja, Shpresa dhe Dashuria ndaj të lumit Jezu Krisht,

që i mbante ata! Pësuan shumë, katër fshatra pothuajse mbetën shkret, mirëpo,

me ndihmën dhe përkrahjen e Jezu Krisht dhe Zojës së Cërnagorës pas dy

vitesh, ata triumfalisht u kthyen të pathyeshëm në vatrat e tyre shekullore. Kjo

është një histori dhe një mësim i madh për ne, që edhe ne ta ndjekim këtë rrugë

të të lumit Jezu Krisht, mirëpo, mos e dhashtë Zoti më që në atë mënyrë ne, ta

dëshmojmë Fenë dhe Kombin tonë. Ata akoma janë gjallë në zemërat, ndjenjat,

ndërsa nëpër damarët tanë rrjedhë gjaku i tyre. Vuajtjet dhe pësimet e tyre nuk

shkuan, këtë më së miri sot e dëshmojnë edhe sa e sa thirrje shenjte nga këto

troje, ku kemi më se 30 meshtar, më tepër se 40 motëra nderi, mbi 6. 000

besimtar e të gjithë pasardhës të drejtpërdrejtë të martirëve tanë. Nga kjo mund

lirisht të themi:

“GJAKU I MARTIRËVE ËSHTË FARA E TË KRISHTERËVE”.

Marjan Sebaj – SOPI

Rostock; mars’2010

1

BIBLIOTEKA MALE BRACE - RAGUZË (DUBROVNIK)

(Non Cod. S. P.)

“DISA PIKA HISTORIKE MBI MËRGIMIN E SHQIPTARËVE

NGA MALI I ZI I SHKUPIT GJATË VITEVE 1846 –1848” [1]

H y r j e

I. Gjilani në gjysmën e shekullit XIX

II. Laramanët

III. Liria fetare - Tanzimati (1839)

IV. Vendim i Këshillit të Gjilanit

V. Arrestohen kryefamiljarët katolikë shqiptarë

VI. Kreshnikët shqiptarë nga Karadaku (Mali i Zi i Shkupit) i mbyllin në burg.

VII. Gjendja e të burgosurve në burgun e Maliq Beut në Gjilan

VIII. At Anton Maroeviqi OFM (1803-1856)

IX. Maliq Beu, me duar të lira bën kërdi

X. Të -burgosurit të lidhur me vargorë dërgohen në Prishtinë

XI. Udhëtimi Prishtinë-Shkup

XII. Gjendja e mërgimtarëve në burgun e Selim Pashës në Shkup

XIII. Maliq Beu urdhëron të arrestohen edhe 24 mashkuj të tjerë të të njëjtave familje kreshnike

shqiptare nga Mali i Zi i Shkupit

XIV. Pas katër ditësh burgimi fillon proçesi gjyqësor i të internuarëve të rinj

XV. Arrestohen edhe antarët e tjerë të këtyre familjeve kreshnike shqiptare nga Mali i Zi i Shkupit

XVI. Nga Gjilani udha e kryqit vazhdon nëpër Shkup, Manastir, Selanik, për në Anadoll

XVII. Greku, samarian i mirë

XVIII. Pas një viti salvimesh e mundimesh mërgimtarët e mbetur gjallë, për të parën herë janë bashkuar

në Selanik

XIX. Nga Këshilli i Gjilanil plaqkitet pasuria e patundhsme e të mërguarve nga Mali i Zi i Shkupit

XX. At Leonard Vakondio CM - Famullitar, u ndihmon mërgimtarve gjatë përqëndrimit të tyre në Selanik

2

XXI. Dilemat e At Antonit - Françeskan i Provincës shqiptare në Çameri

XXII. Kalvari i At Anton Maroeviqit

XXIII. Pas tri javësh qëndrimi në Selanik mërgimtarët i kanë përcjellë për në brigjet e Azisë (Më 03 prill

1846)

XXIV. Udhëtimi prej Selanikut deri në Mudania-Azi të Vogël

XXV. Dy misionarë nga Stambolli: At Bonnieu (Bonië) dhe abati Jacin Hillereau (Hillero) i vizitojnë

mërgimtarët në Muhaliq (afër Brusës)

XXVI. Etërit Bonnieu dhe Hillereau në mesin e mërgimtarëve në Muhaliq.

XXVII. Mirëbërsia e misionarëve francezë

XXVIII. Mesha e parë në vendin e mërgimit

XXIX. Martirët tanë në Muhaliq i vizitojnë edhe Murgeshat e Shën Vinçencit nga Paul-i

XXX. At Antoni famullitar i këtyre mërgimtarëve arrin në Muhaliq

XXXI. Mirëbërësia e Murgeshave të Shën Vinçencit

XXXII. Pas disa javësh shërbimi në Muhaliq e Filadora, Murgeshat kthehen në Stamboll

XXXIII. Transferimi në Filadora

XXXIV. Mbmtja në Filadora

XXXV. Të sëmurët rëndë shëroheshin në Brusë

XXXVI. Konsulli anglez z. Lord Sadisson dhe konsulli francez z. Crëpin vizitojnë mërgimtarët në Filadora

XXXVII. Në Kolegjin e Shën Benediktit në Stamboll, shkollohen katër fëmijët mërgimtarë nga Mali i Zi i

Shkupit

XXXVIII. Mërgimtarë shqiptarë fitojnë lirinë kombëtare

XXXIX. Eksodus - dalja nga dheu i mërgimit

XL. Mëgjithëse lirinë e kishin fituar me gjak, persekutimet vazhdonin

XLI. Shqiptarët e Malit të Zi të Shkupit nuk dorëzohen

XLII. Pushteti otoman në Gjilan vazhdon t i persekutojë shqiptarët e Malit të Zi të Shkupit

XLIII. Ndërhyrjet e Urbano Bogdanovich OFM.

XLIV. Vazhdojnë stypjet e shumta - shenjë e rënjes së Perandorisë otomane

XLV. Fersekutimet e ndryshme vazhdojnë

XLVI. Shpallja publike e laramanëve

XLVII. Përsëri persekutohen shqiptarët e Stubllës, Binçës, Vërnakollës dhe Terziajve (Karadakut)

XLVIII. Mërgimtarët nuk janë e as ishin laramanë

XLIX. Pushteti otoman i Gjilanit kërkon tatime të tjera të paligjshme

L. Përmbatja e vizitës protokollare tek Beu i Gjilanit

3

LI. Shqiptarët e Malit të Zi të Shkupit nuk donin të shërbenin në ushtrinë otomane

LII. Emrat e syrgjynëve - martirëve

LIII. Gjendja e shqiptarëve në Kosovë në gjysmën e dytë të shekullit XIX

Prizren, 1865.

Në nder dhe lavdi të Hyjit, për ngushëllim të besimtarëve të shtypur, për shembull të popullit

shqiptar, për njohtim fuqive të qytetëruara, për konfuzion të shek. XIX, që pa kurrëfarë merite

quhet shekull i qytetrimit të popujve, e së fundi për hir të triumfit të së Vërtetës, shkrimtari,

duke pasur në mendje se s'ka asgjë më humane se të kesh dhembje për të shtypurit, merr

guxim dhe tillon të shkruajë rreshtat që vijojnë, me shpresë, se do të nxiste ndonjë Fuqi

evropiane për të patur mëshirë dhe t'u ndihmojë shqiptarëve të mjerë, të cilët kishin fatin e

rëndë të lindin dhe të vdisnin në këto vise barbare.

Ngjarjet që tregohen në këto rreshta, pjesërisht janë të dokumentuara nga dorëshkrimet dhe

pjesërisht janë të vërtetuara në vendin. Në realitet, e vërteta e këtyre ngjarjeve do të mund të

"prekej" me dorë, kurse vitet dhe kohët e sakta të ngjarjeve nuk mund t'i vërtetoja si lypet e,

pastaj, më fal lexues, që për arsye të rrethanave të ndryshme më duhet t'i lë shumë gjëra të

pashënuara.

Gjilani është një qytezë me rreth 5000 banorë, prej të cilëve gjysma janë të kombësisë Greke

Skizmatikë[2], e gjysma tjetër janë të kombësisë turke[3].

Në këtë qytet është i vendosur një Mydir (Guvernator) me Këshillin e vet dhe një Kadi, që

tani varet nga Pasha i Prizrenit; kurse tani në vitin 1845 ishin të varur nga Pasha i Shkuptt[4]

(234) . Në vitin 1845, në Gjilan ishte Guvernator Maliq Beu, i lindur në Gjilan, turk fanatik dhe

me ndjenja të tilla ishin edhe Anëtarët e Këshillit të tij me Kadiun. Këta askurrë, në kurrëfarë

veprimtarie nuk binin në pajtim mes tyre, përkundrazi, për sa i përket çrrënjosjes dhe

eliminimit të Shqiptarëve, ishin të pajtimit me fjalë e me vepra.

Nuk i zgjidhnin mjetet, nuk e kursenin mundimin, nuk brengoseshin për shpenzime, nuk

hiqnin dorë nga asnjë rrethanë, vetëm e vetëm për t'ja arritur qëllimit, që ishte: SHFRYERJE

E MLLEFIT TË TYRE KUNDËR SHQIPTARËVE. Shejtani, armiku i Kryqit dhe i

adheruesve të tij, nuk do të kishte mundur më tepër t'i provonte në tortura e mundime, banorët

e katër vendeve, që quhen: Stublla, Binça, Vërnakolla e Karadaku[5] që gjenden tre-katër orë

larg në jug të Gjilanit në Mal të Zi të Shkupit dhe që përbejnë rreth 30 familje shqiptare të

krishtera që i përkasin famullisë së Carnagores. Famullia e Karadakut[6], gjendet në rrethin e

Gjilanit dhe Shejtani nëpërmjet Mydirit dhe Këshillit të tij duke filluar qysh nga viti 1845,

deri në vtin 1865 nuk kishte mundur më tepër t'i mundojë shqiptarët e rrethit"[7], e

posaçërisht katundet që i përmendëm.

Nëpërmjet tyre, Shejtani dëshironte ta shpërndante, ta asgjësonte atë grigjë ungjillore, por nuk

ia arriti qëllimit, përveçse, t'i jipte një rast të ri, që Emri i Shenjtë i Jezu Krishtit dhe Feja e Tij

të korrte një fitore të re mbi pushtetin e Errësirës, që ajo edhe më tepër të njihej dhe t'i shtohej

lavdia; e që, së fundi, edhe më mirë t'u rrënjoste në zemrat e këtyre popujve të qëndrueshëm e

besnikë, virtytin e lartë të përkatësisë kombëtare dhe fetare. Për ta kuptuar sa më mirë këtë

rrëfim, nevojitet një njohje më e mirë e rrethanave në të cilat u gjend dhe u mundua ky popull.

4

II

Këto fshatra shqiptarësh katolikë, ishin nga të gjithë anët e shtigjet të rrethuara me otomanë[8]

aq të furishëm e fanatikë, sa që edhe këta shqiptarë u bënë renegatë (mohues të kombësisë dhe

të fesë). Por në mesin e këtyre laramanëve, këto 30 familje u ruajtën si të krishtera, ashtu siç

janë ruajtur të krishterët në v'rtet e para të Kishës në mesin e paganëve. Sikurse të krishterët e

parë që kishin ndërtuar katakombe për t'u mbledhur në uratë dhe për të marrë pjesë në

misteret e shenjta të fesë, po ashtu edhe këta shqiptarë të krishterë, me ndihmën e pr'rftit

misionar bashkoheshin herë nën një kasolle, e herë në një tjetër, për të kryer detyrat e fesë dhe

për ta kuptuar nga shërbëtori i Zotit Doktrinën e fesë së shenjtë. Në të njëjtën kohë, Misionari

ua pagëzonte fëmijët, ua shpërndante sakramentet atyre besimtarëve që ishin ngurtësuar, duke

pritur rrethana më të volitëshme për t'u shpallur haptazi, megjithëse u ishin shmangur disa

rasteve për t'u shpallur publikisht si shqiptarë katolikë.

Një dobësi e këtij lloji, vinte nga otomanët dhe despotët e Gjilanit, që mendonin se këta janë

bashkëfetarët e tyre; sepse sipas zakonit të vjetëruar, të krishterët, pas pagëzimit u ngjitnin

foshnjeve të tyre edhe një emër tjetër turk, të ndonjë personaliteti otoman të fuqishëm e me

famë, kjo jo, pse u pëlqente, por, për arsye se këtu ishte e lejuar vetëm zulma e lavdisë së

personaliteteve otomane. Ishin të detyruar, pra, që përveç emrit të pagëzimit, fëmijët e tyre t'i

thërrisnin edhe me emër otoman.

Edhe shqiptarët kanë burra me renome, veprat e të cilëve duhen përjetësuar, dhe nuk ka

dyshim se burrat më të mëdhenj u përkisnin shqiptarëve, por aty ku elementi otoman

mbizotëronte nuk ishte e lejueshme dhe as e mundur të përmendeshin e aq më pak të

lavdëroheshin haptazi veprat e këtyre fatosave shqiptarë.

Banorët e këtyre vendeve të lartpërmendura ishin, edhe sot janë, trima, e me një vlerë jo aq të

vogël, kështu që çdonjërit me dhunë ia ndërronin emrin e marrë në gurrën e shenjte të

pagëzimit; si p. sh.: nëse një trimtt në pagëzim ia ngjitnin emrin: "GIACOMO", në gjuhën

shqipe thirret: JAKU, pas këtii emrin ia shtonin germën "P" dhe kështu në turqishte

emërtohet: JAKUP! Një vajze ia ngiitnin emrin "CATARINA", në shqipe: "KATA", këtë

emër e prishnin duke e shndërruar në: "KADA", ose në ndonjë emër tjetër me domethënie

fyese. Pastaj emrave ua shtonin ndonjë llagap vullgar e qesharak! Me emra shqiptarësh që i

merrnin në pagëzim i thërrisnin nëpër shtëpitë e tyre dhe midis njëri tietrit, kurse pa emra

turqish nuk guxonin të dilnin as në rrugë, as të shkonin nëpër qytete!

Duke e parë këta shqiptarë veten në një situatë të pakënaqshme dhe duke qenë të mësuar nga

misionari se Krishti thoshte: "Kush do të turpërohet të më dëshmojë para njerëzve, gjithashtu

unë nuk do ta njoh para Atit, mendonin se ka arritur koha, kur do të mund lirisht e publikisht

të quheshin me emrat e pagëzimit dhe haptazi ta dëshmonin identitetin e tyre kombëtar dhe

fetar. Sipas fjalëve të këtyre ishin pjekur edhe rrethanat politike.

Duhet të shënoj se, megjithëse sjelljet e këtyre të krishterëve, ishin përafërsisht si të atyre të

kriptokatolikëve, e lutnin Zotin që ta largonte atë giendje të mjerë dhe kështu me hir të Tij, pa

kurrëfarë frike ta dëshmonin identitetin e vet. Lutnin Zotin që mos të lejonte ta mohonin si

frikacakë. Dita - ditës, e gjithnjë vinin duke u nxënë dhe aq shumë u shtua dëshira që të

shpallnin haptazi identitetin kombëtar dhe besimin e tyre, sa që, një ditë të bashkuar të gjithë

në kuvend: të vegiël e të mëdheni, të rini e pleq, burra e gra, të pamartuar dhe të martuar, ia

dhanë besën e shenjte shoqi - shoqit dhe vendosën që si shqiptarë, publikisht të shpallnin Fenë

Katolike, që fshehurazi e ruanin në zemrat e tyre, edhe në qoftë se do të derdhnin gjakun, ta

5

humbin këtë jetë me tërë pasurinë tokësore, që "de facto" siç do të shihet në kreun e 52, e tërë

kjo iu ngjau.

III

Në vitin 1845 ishte përhapur lajmi në këto vise se Porta e Lartë me ndërhyrje të ambasadorit

françez[9] dhe ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, kishte lëshuar fermanin me të cilin çdo

individ, lirisht mund ta rrëfente atë fe që i pëlqente dhe se askush për këtë nuk do të guxonte

të dënonte me vdekje. Pas këtij lajmi, në zemrat e këtyre shqiptarëve kriptokatolikë, hyri një

kënaqësi e pashpjeguar dhe çdonjëri falënderonte Hyjin për këtë nder dhe fill nisën publikisht

t'i frekuentonin vendet e kultit katolik.

Filluan të thirreshin me emra shqiptarësh që i kishin marrë në gurrën e pagëzimit,... Më duhet

të përmend se, në mesin e sa e sa familjeve laramane të kësaj kryeipeshkëvie, ato të këtyre

katundeve u treguan si më të zëllshmet dhe si më përparimtarët. Këta pa pritur e pa u vonuar

menduan se iu erdhi koha e caktuar, për ta korrur frytin e të ofshamave të njohura vetëm

Hyjit, kështu filluan ta përshëndesin njëri - tjetrin me emra shqiptarësh, i bënin haptas veprat e

fesë dhe të pyetur se, cilës fe i përkasin, pa i përbishtëruar fjalët, qartas përgjigjeshin: "Për hir

të Tenzot, jam Katolik", siç ishin edhe etërit e tyre.

-IV-

Duke mos mundur armiqtë e së Vërtetës t'i shikonin këta shqiptarë se si me ballë të ngritur,

ndiqnin parimet e Jezu Krishtit dhe pa u turpëruar shkonin mësimeve të Ungjillit të tij, kurse

në anën tjetër duke e ditur se Beu i Gjilanit, me të gjithë antarët e Këshillit ishte armiku i

përbetuar i shqiptarëve, mendonin se ishte e domosdoshme t'i njohtonin ata mbi këto ngjarje

dhe sjellje të shqiptarëve të Malit të Zi të Shkupit. Pasi që i shtuan shumë të shara, fyerje, të

pavërteta e kurtha të tjera, arriti dhe u përhap lajmi, edhe nëpër Gjilan, lajm nga i cili Beu aq u

tërbua, sa që menjëherë e thirri Këshillin për t'i pyetur mbi pikëpamjet dhe mënyrën, si duhet

zhdukur këta shqiptarë. Vendosën qët'i thërrisnin kryefamiljarët për të shqyrtuar së pari:

ÇFARË ISHIN BESA E VENDIMI I TYRE, e pastaj ta provonin t'i bindnin me të mirë, me

premtime, që ta linin rrugën e trathtarëve. Menjëherë Beu urdhëroi zaptijt që, të shkonin në

ato fshatra dhe t'i arrestonin e në pranga t'i binin para gjyqit të Parët e atyre familjeve

shqiptare. Beu me antarët e Këshillit të Gjilanit mendonin se në qoftë se këta kryefamiljarë

dhe burra do ta ndërronin vendimin duke mohuar kombësinë dhe fenë e trathtarëve, pas

tyre do të shkonin edhe të gjithë antarët e tjerë, të çdo familjeje në Mal të Zi të Shkupit e,

pastaj në tërë Kryeipeshkëvinë e Shkup - Prizrenit [10].

-V-

Ndërsa grupi i zaptijve vepronte dhe pikë për pikë i zbatonte urdhëresat, si të tërbuar dhe me

padurim Kuvendi i mbrapshtë vazhdonte mbledhjen duke pritur ardhjen e shqiptarëve

katolikë. Me llulla në gojë nuk dëgjohej asgjë tjetër, përveçse, britma që dilnin nga mllefi dhe

6

euforia, duke pleqëruar se si duhet çrrënjosur e zhdukur nga faqja e dheut këta shqiptarë të

pafaj. Bashkë me shtëllunga tymi që dilte nga të thithurit e llullave, shfrenin dhe të fshame që

pasqyronin mërzitje si edhe në pyetjen: "A thua, pse vonohen kaq shumë? Si nuk arritën

ende?" Ja, ndonjë shërbëtor lajmëron; "Zaptijtë, me Kryefamiljarët shqiptarë nga Stublla,

Binça, Vërnakolla dhe Terziajt janë duke ardhur!" Me një lajm të tillë, tirani, që gjendej i

mbështetur në minder, në afërsi të një dritareje që shikonte në atë anë të rrugës prej nga duhet

të kalonin, shpeshherë e ngrinte qafën për të vërtetuar nëse janë me të vërtetë duke arritur dhe

si enurgemen (njeri që e brenë ndërgjegjia) nuk mund t'i zinte vendi vend duke vënë tash e

parë një këmbë mbi tjetrën, herë duke e përkëdhelur mjekrrën me dorë, tani duke e rregulluar

çallmën, herë - herë duke thirrur profetin Muhamet, deri sa, ja (!) me sy e tij i pa se si ishin

duke ardhur prej së largu. Në atë shikim – siç më tregon njëri nga të pranishmit[11], si një

Belzebub, shpërtheu në panjerëzira

e tërbime, me të shara...; rishtas çohet për të shikuar arritjen e tyre në oborr të sarajit të vet; në

heshtje dëgjonte se si u ngjitëshin shkallëve dhe ja (!) arriten para tiranit. (... heshtje). Tani,

lugati ishte ngritur në këmbë dhe duke marrë një qëndrim lajkatari, filloi t'i pyesë: "A e dini

pse jeni ftuar?" Pastaj duke ju drejtuar me të vjetrit, me emër Andre Marku nga Binça, me

fjalë të ëmbla dhe të buta, e pyeti: "A është i vërtetë lajmi i përhapur, se ju jeni bërë të

krishterë?" Andre Marku, me gjakftohtësi ju përgjigj: "Ne gjithmonë kemi qenë të krishterë".

Po si, - shtoi guvernatori, ju dëshironi ta përkrahni tash fenë e Krishtit, të cilën të parët tuaj

nuk e kanë pëlqyer, e dëshironi mos të shkoni pas Muhametit dhe mësimeve të mira të profetit

të madh?" Pastaj, tirani vijoi, duke ju ofruar të mirat që mund t'i gëzonin, si aderues të

Kuranit, nga vetë Muhameti që ua shpërndan besimtarëve të vet të drejtën e përjetimit të çdo

kënaqësie e deri edhe lejimin për të pasur aq gra sa t'u dojë qejfi, e pastaj t'i lëshojnë kur të

kenë dëshirë. Përveç të tjerash, premton edhe në jetën tjetër një shpërblim me çdo lloj

kënaqësie e qejfesh.

Vazhdonte njeriu famkeq: "Shporruni dhe me kaq kini mëshirë për shpirtërat tuaj dhe të

fëmijëve tuaj! A nuk e dini se të gjitha këto kënaqësi, të gjitha këto lezete janë të ndaluara

nga Jezu Krishti dhe kush mirret me këto gjëra do të dënohet me flakë të ferrit? Hajde pra,

përmbajuni fesë së Muhametit që është e kënaqshme dhe e mirë, e largojuni asaj të Krishtit që

është e keqe dhe e ashpër!". Pas këtyre fjalëve, shtoi edhe shumë fjalë fyese e të tjera të shara

- thotë njëri nga të pranishmit.

I lartpërmenduri Ndre Marku, në emër të të gjithëve iu kishte përgjegjur: "Zotëri, ju jeni duke

folur rnirë, por duke e parë se ndërgjegja jonë nuk na dikton ta përkrahim fenë e Muhametit,

si mendoni Ju, që ne të bëhemi aderues të tij? Përndryshe neve na pëlqen feja e Jezu Krishtit,

sepse në të gjendet paqja dhe gëzimi i shpirtit, e neve e besojmë si fe të vërtetë. Ta dini mirë

Zotëri se, edhe të parët tanë ishin të krishterë, siç jemi edhe ne, e për hir të Zotit shpresojmë

se do të vdesim si shqiptarë të krishterë".

Me të dëgjuar një përgjigje të tillë, Guvernatori e neveriti butësinë dyftyrshe dhe filloi t'i

kërcnohet: "A nuk e dini ]u se kush jam? A nuk e dini fuqinë time? A nuk e dini se unë nuk

heqi dorë nga urdhërat e mia? Ju urdhëroj që ta përbuzni fenë e Jezu Krishtit dhe menjëherë

të bëheni turq e ta pranoni fenë time, përndryshe njëri pas tjetrit do t'ju presim kokën!" Pas

një heshtjeje të errët dhe shikim të mrrolët priste përgjigjën.

Një kërcënim i tillë, në zemrat e këtyre kreshnikëve fisnikë nuk kishte shkaktuar as frikë as

trishtim, as ankim, por Ndre Marku me fytyrë të shkëlqyer e ballë rrudha - rrudha, por të

kthiellët, në emër të të gjithëve, duke i drejtuar sytë nga Qielli, kishte filluar të flasë:

“Ta dini, zotëri, se Zoti Hy na ka krijuar, Ai na e ka dhënë shpirtin, dhe Ai do të na e marrë.

Gjërat, trupin e gjithçka kemi në tërësi, janë kalimtare, sepse janë të kësaj bote. Ju mund ta

bëni korrtarë - korrtarë këtë trup që, një ditë do të jetë ushqim skrrajësh, e që patjetër duhet

të shndrrohet në hi dhe pluhur; pak ose asgjë s'çon kandar, sot ose nesër ne do të vdesim.

7

Zotëri, ju shpirtin nuk mund të na e merrni, pse s'është i kalueshëm, s'është nga bota, por,

prej Zotit. Ne jemi në mes dy zjarrësh, njëri është kashtrrojash, tjetri - zjarr i amshuar. Në

qoftë se ne i nënshtrohemi dëshirës sate, ahere humbasim shpirtin dhe bëhemi armiqtë e

Hyjit, i cili ata që nuk E dëgjojnë, që nuk E pohojnë ose E trathtojnë, i kastigon për amshim

me zjarr të fundit të ferrit. Por, në qoftë se i nënshtrohemi vullnetit të Zotit, që çdo njëri është

i obliguar t'i nënshtrohet, Ai do ta shpërblejë. Ju do të na shkurtoni jetën, që aspak nuk

frikësohemi ta humbasim, pse si shpërblim do të fitojmë tjetrën jetë, që është jetë e amëshuar,

përplot me të mira të vërteta”.

"Ndërgjegjia na e dikton, nderi e kërkon nga ne që t'i mbahemi besnikë Zotit, duke e

dëshmuar me çdo kusht përkatësinë tonë kombëtare dhe fetare të Krishtit Shpëtimtari. Ne

ngultas shpresojmë se Zoti do të na japë fuqi të mbahemi të qëndrueshëm në e fenë shenjte,

deri në vdekje. Ne, nuk jemi turq dhe, as që mund të bëhemi turq. E ju, o shokë, duke ju

drejtuar të tjerëve, thuajnie fjalën tuaj!"

Të gjithë njëzëri u përgjigjën: "Po, ne ishim dhe jemi të krishterë, dëshirojmë të vdesim të

krishterë!"

Guvernatori i tërbuar, duke dhënë shenjë me dorë e zë të trishtueshëm, u urdhëroi

shërbëtorëve që ta lidhnin Ndre Markun, ta hidhnin poshtë nga ballkonet e sarajit, e ta

mbysnin menjëherë duke e bërë copa - grima.

Ju kishte bërtitur shërbëtorëve: "Të mjerë ju në qoftë se nuk e mbytni!" Por, në gjuhën

turqishte, që nuk e kuptonin shqiptarët, ju kishte thënë zaptive, që të shtiren sikur do ta

hidhnin nga saraji, e në qoftë se do të mbeste i qëndrueshëm në vendimin e vet, në këmbë e

qafë e ta çonin në burg! Shërbëtorët i zbatonën të gjitha këto urdhëra, duke e marrë e nxjerrë

nga salla me shqelma, të shtyra e të shara...

Pastaj Guvernatori i kishte pyetur Kryefamiljarët e tjerë nga Mali i Zi i Shkupit, nëse

dëshironin edhe ata ta sprovonin lartësinë e pallatit të tij dhe mizorisht të bëheshin copa -

grima, si ishte bërë i pandiejshmi Andre. Beu i kishte lënë të mendonin e ta vendosin se a

ishin ende të të njëjtit qëllim...

Por, ende pa i mbaruar fjalët Guvernatori, ata iu përgjigjën njëzëri: "Zotëri, ne ju kemi thënë

se, ne, ishim, jemi dhe dëshirojmë të vdesim të krishterë. Ne jemi të të njëjtit qëndrim, të

Ndreut!" Me të dëgjuar këto fjalë, Beun e kishte kapluar një tërbim i madh, sa që, duke

dhënë urdhërat që të gjithë t'i mbyllnin në burg, t'u vënin vargojtë e rëndë... kishte filluar të

belbëzonte dhe t'u shprehte me fjalë të pakuptuara.

Këta dëshmorë shqiptarë mbeten për disa javë të lidhur në vargorë të rëndë në atë burg ku, e

sprovonin qëdresën e identitetit kombëtar dhe të fesë së tyre, me çdo lloj mundimesh, të

shamesh, fyerjesh, të rrahurash, duke i privigjuar edhe nga ajo që shtë fort e nevojshme për të

mbetur gjallë. Qëllimi i përsekutuesve ishte që, me mundime, vuajtje e ndyrësira të burgut t'i

bënin për varr, t'i zhduknin, e kështu të frikësonin farefisin e tyre dhe të gjithë shqiptarët

e kësaj kryeipeshkëvie.

E, Zoti, vetë u rrinte pranë kreshnikëve të lumë dhe atyre ju mjaftonte ndërgjegja e pastër dhe

bindja se ishim me Zotin.

Ndërsa këta shqiptarë mykeshin në burg të Gjilanit, Beu me Këshillin e vet i dërgoi Portës së

Lartë një raport (mosbataa) mbi guximin e këtyre të burgosurve shqiptarë, duke i bërë të ditur

se për t'i zoritur që ta pranonin këta shqiptarë fenë e Sulttanit dhe t'i bënin turq, patjetër

duhej urdhëruar që t'i shpienin në mërgim këta kryefamiljarë dhe të tërë farefisin e

tyre, në viset e Perandorisë, ku, nuk ekzistonte asnjë i krishterë.

8

Në këtë "mosbataá" propozonin edhe konsfikimin e tërë pasurisë së patundshme të tyre, e t'i

dënonin ashpër, se përndryshe, një numër i pamasë shqiptarësh të këtyre viseve, të Malit

të Zi të Shkupit do të deklaroheshin familje të krishtera, të cilët duke u shumëzuar, do të

bëheshin të rrezikshëm për Perandorinë Otomane.

Në atë kohë, vërtetë, me mijra familje shqiptare kriptokatolike prisnin fatin e sivëllezërve që

gjendëshin në burgje. Të gjitha këto familje prisnin se ndonjë Fuqi e Krishterë do t'u vinte në

ndihmë, ëndërr kjo që nuk u sëndërtua, ndërsa turqit otomanë kishin frikë nga ndonjë

ndërhyrje e fuqive të krishtera evropiane. Tash për tash[12], shohim se nuk kanë mbetur më se

400 familje kriptokatolike, kurse të tjerët, për shkaqe që do t'i shohim më vonë, e pranuan

islamizmin dhe me këtë, dashur e padashur konsideroheshin si turq.

-VIII-

Famullitar i Malit të Zi të Shkupit, pra edhe i vendeve: Stublla, Binça, Vërnakolla e

Karadaku[13], në atë kohë ishte njëfarë At Antoni nga ishulli Hvar, anëtar i Vëllezërve të

vegjël të Shën Françeskut[14].

Ky e kishte zbuluar gjendjen e mjerë të shqiptarëve që gjendëshin të burgosur, dhe frikën e

familjeve të të burgosurve e, duke e ditur se e gjithë kjo ishte bërë nga Qeveria e Gjilanit,

kishte vendosur t'i shkruante ambasadorit të Austrisë në Stamboll, duke ia paraqitur gjendjen

e vërtetë, të mjerë atyre të Krishterëve shqiptarë e, duke e lutur që t'i mbronte e t'ju siguronte

lirinë kombëtare e fetare, të bazuar në konçesionet që Porta e Lartë i kishte dhënë, e që ishte:

Çdo nënshtetas lirisht e publikisht mund ta rrëfente fenë e vet që i pëlqente, pa mundur kush

për këtë gjë ta nëpërkëmbte, ose ta dënonte me vdekje[15]. Megjithëse këta shqjptarë në çdo

mënyrë, me pare e me ryshfet, që ishte edhe ende sot është[16] me një mjet drejtëpeshimi i

Jurispodencës otomane dhe tek Qeveritarët otomanë, e posaçërisht tek Mydiret; janë munduar

ta zbulonin përgjigjen e Portës së Lartë dërguar Gjilanit, por nuk arritën ta zbulonin.

Tek e mbramja zbuluan nga ambasadori i Austrisë[17] se, në një mbledhje që ishte bërë mbi

këtë çështje me ministrat e sulltanit, në të cilat ky kishte lejuar një kompromis të

papërligjshëm ndaj ndërgjegjes duke u treguar aq i pavendosur e i dobët, pse nuk kishte

kundërshtuar vendimin: që të gjitha ato familje shqiptare të dërgoheshin në mërgim në

brigjet e Azisë, afër Brusës, përafërsisht 500 milja larg vendlindjes dhe që pasuria e tyre

të shitej, e pastaj t'iu paguanin në vendin e mërgimit, ose t'ju jipnin aq pasuri e toka sa

kishin lënë në Shqipëri.

Vendim fatal, që ua shkoi jetën sa e sa njerëzve, siç do të shihet në kreun përkatës[18]. Pas

këtij mërgimi, shqiptarëve ose laramanëve u hyri një frikë, duke u ftohur fetarisht, kurse

otomanëve iu dha edhe një shkak që të çoheshin edhe më tepër kundër Shqiptarëve, e

posaçërisht kundër shqiptarëve katolikë dhe Austrisë. Pas këtyre ngjarjeve Austria e ka

humbur në tërësi nderin dhe respektin që kishte në krahina shqiptare.

-IX-

9

Në qoftë se ekziston dyfytërsia në të gjitha qoshet e botës, mendoj se në mënyrë të posaçme

ekziston tek nëpunësit otomanë të këtye krahinave.

Në vendimin të cilin Porta e Lartë ia dërgonte Maliq Beut të Gjilanit, ngulmohej qartë që të

merreshin masat më të ashpra ndaj të pabindurve... në mënyrë që torturat të frikësonin mbarë

familjet shqiptare në Mal të Zi të Shkupit dhe Shqipëria e Veriut! Posa e kishin marrë këtë

vendim, dhe duke parë se i kishin duart e lira mbi këta shqiptarë, Qeveria e Gjilanit nuk kishte

më frikë se do të ndërhynin ambasadorët e shteteve evropiane, për të hetuar padrejtësitë që

nuk mund të përligjeshin dhe kështu, pa kurrëfarë kursimi të vazhdonin "juridikisht" ta

zgjeronin therrtoren dhe me duar të lira të bënin kërdi mbi këta shqiptarë të pafaj.

Ishte mbledhur Këshilli, para të cilit i kishin prurë 24 pleqtë[19] e ndershëm dhe, megjithëse

ishin ngarkuar me vargorë, të ndotur e plot morra, siç tregon një dëshmrtar që ka parë me

sy e përjetuar në kurriz të vet, prapëseprapë fytyra ishte në gaz, kurse shikimi i tyre i qetë,

ashtu si u kishte hije shpirtërave të forcuar nga hiri i Zotit. Të vendosur në gjysmërrethi, për

disa çaste mbretëronte një qetësi varri, qetësi e prishur vetëm nga luhatja e vargonjëve të të

burgosurve. "Lereni, lereni o të mjerë", - u ishte kthyer, duke trazuar heshtjen, Guvernatori, -

"o të verbuar, o të dalur mendësh, lereni vendimin tuaj të mbrapshtë, përndryshe, të mjerët ju,

të mjerët jul Do të pendoheni; së mbrami edhe do të shkruani lutje, por pendimi juaj, e lutjet

tuaja, dikur, nuk do të mirren parasysh. Kjo është hera e fundit që, duke u përgjigjur, ju do të

gjeni mëshirë, pas kësaj nuk ju mbetet tjetër përveçse mundime e vuajtje. Për të mirën tuaj, po

u them: BËHUNI TURQ, PËRKRAHENI RELIGJIONIN E MUHAMETIT, për ç'ka jam i

bindur se do ta bekoni gojën tiine, ndërsa ju flas si babai të bijve. Po t'i dinit urdhërat që i

kemi marrë nga Baba Mbret, pa kurrëfarë ngurrimi, do të ishit deklaruar turq, duke e lënë

Ungjillin e tradhtarëve. Kini mëshirë e për kapric tuajin, mos e humbeni vehten, familjet tuaja

dhe gjithëçka keni!"

Dëshmorët tani ju kishin përgjigjur: "Ta dini se nuk mundemi të bëhemi turq, ta

ndërrojmë fenë e kombësinë në të cilën kemi lindur e jetuar dhe të cilën e kemi kumtuar

deri në ditën e sotme. Ju lutemi mos na trazoni më me pyetje mbi këtë gjë. Në qoftë se

sulltani ka menduar se është mirë të na çoni në mërgim, ne në mërgim do të shkojmë, në

qoftë se ka urdhëruar të na mbytni, i qoftë jeta e gjatë Sulltanit, por ne më parë do ta

derdhim gjakun se sa të ndërrojmë kombësinë dhe ta mohojmë fenë, në të cilën jemi

lindur e rritur!"

-X-

Guvernatori me Këshillin e vet, kishte urdhëruar: "24 pleqtë rrebelë, të dërgohen

të lidhur në pranga për në Prishtinë".

Transeferimi ishte bërë gjatë muajit shkurt nëpër akull, borë, të shtyra dhe përbuzje.

Përnjëherë ishin kapur nga zaptit e duke vuajtur urinë, etjen, të ftohtit, të rrahurat e vargorët e

rëndë... shkonin pa e çelur gojën, sikur qengji që çohet në therrtore. Në Prishtinë kanë arritur

në një natë të shtyrë,... Me të arritur në Prishtinë i kishin hedhur në një burg pa dritë, me plot

lagështi, pa shtrojë e mbulojë, pa ngrohje e pa ushqim. Pas tri ditësh që i kishin mbajtur të

mbyllur, u dëgjua

krisma e dyerëve të rënda që u çelën për t'i nxjerr para gjyqit.

10

Njerëzir të cilët i takonin rrugës, ndërsa i çonin prej burgut deri në gjyq, tek i shikonin të

lidhur në vargorë, të zhveshur, të zbathur e me tesha të shqyera, kishin dhembje për ta,

megjithëse në ballin e kreshnikëve tanë hetonte një gëzim qiellor.

Në këtë gjendje të mjerë i kishin sjellë para Guvernatorit të Prishtinës, i cili kishte filluar t'i

pyesë: "E tash, a jeni penduar e a bini mohit? Fjalën e nderit po iu jap, se, në qoftë se ju

do ta lini fenë e tradhtarëve, nëse ju do të bëheni turq dhe e pranoni fenë e vërtetë të

Muhametit, unë do t'ju lëshoj, e kështu do të mund të ktheheni në familjet tuaja, se me

siguri jeni përmalluar për to. Për hir të fëmijëve tuaj, të grave tuaja dhe për hir të

ilakave të tjera që me mallëngjim ju presin, shporrini këto vendime. Dijeni mirë se, ky

është një akt i bujarisë!"

Dëshmorët tanë iu kanë përgjigjë: "Dijeni mirë edhe ju, or Zotëri, çdo njëri prej nesh do të

duhet medoemos një ditë të ndahet nga fëmifët, nga gratë dhe nga farefisi. Qoftë tash, ose më

vonë, por duke u bërë turq dhe mohuar fenë e vërtetë, njeriu ndahet nga të vetët dhe nga

Hyji, që për ne është një ndarje shumë e mjerë, ndarje që e ndan njeriun për amshim

nga Atdheu dhe lumturia qiellore. Ju, zotëri jeni duke folur mirë, por neve edhe në qoftë

se do të na kushtojë me jetë, me ndihmë të Zotit, i qofshim falë Atij, nuk dëshirojmë t'i

shmangemi idealit tonë kombëtar e fetar!"

Duke e parë Guvernatori se, me këta më kot bjerrte kohë, vendosi në këshill që, ashtu të

lidhur, të dërgoheshin në Shkup.

Sipas urdhërit, përsëri i futën në burg, kurse të nesërmen, të lidhur në vargorë e pranga, të

rrethuar nga zaptijtë, si i kishin rrethuar nga Gjilani për në Prishtinë, i nisën për në Shkup.

-XI-

Heret në mëngjez dëgjohet një zhurmë... hapen dyert e burgut... Ja rojtari që, me zë tronditëse

urdhëron të burgosurit të dalin përjashta. U ngriten nga toka e thatë, megjithëse për shkak të

truallit të fëlliqur, më mirë do të kishte qenë të kishin qëndruar në këmbë, por të mjerët,

prangat e rënda i kishin zoritur të shtriheshin për tokë me baltë. Filluan të dalin, ndërsa në

derë të burgut i pritnin rrethas zaptijtë të cilët do t'i përcillnin për në Shkup.

Sipas tregimeve të njërit nga ata 24 Pleq që deri sot është gjallë[20], askush nuk do të mund t'i

përfytyrojë mundimet që pësuan gjatë këtij udhëtimi.

"Përveçse vuanim nga prangat e vargorët, - thotë ky martir, nga të ftohtit, bora, balta dhe uria,

gjithnjë na oofrohej ndonjëri nga zaptitë dhe na binte shuplaka e grushta të përcjellura me

shumë fjalë tjera fyese e kërcnuese. Duke qenë se ndonjëri prej nesh nuk mund të hecte

shpejt, iu afronte tjetrit zapti dhe me shqelma e fjalë, i thoshte: "Qen, tradhëtar, ec! Shpejto,

për kapric tuajin edhe ne jemi duke vuajtur në gjithë këtë të ftohtë, shpejto!"

"Shpesh herë nga të shtyrat e tilla dhe prangat e rënda u rrëxoheshim nëpër baltë, e kështu, të

zhytur e të lagur, me pranga vazhdonim udhëtimin... Kur arrinte muzgu, na ndalnin në ndonjë

han (bujtore) ku e kalonim natën... Gjatë natës nga ato gojë të shfrenuara zaptijsh dëgjonim

me mijëra të shara e tallje të papërshkruara. Ngjante që, njëri nga zaptijtë, duke i përkujtuar

vuajtjet nga balta e të ftohtit, nga hidhërimi u çohej e, pa mëshirë na mbyste me shqelma...

Vuajtje të tilla kemi patur gjatë atyre pesë - gjashtë ditëve udhëtimi nga Prishtina për në

Shkup. Me të arritur në burgjet e Shkupit, mendonim se do të na jepnin nga një copë bukë, por

11

qeveria as një kafshatë nuk ka dhënë, e, që mos të vdisnim nga uria, familjet tona rrugonin dy

-tri ditë në këmbë, na binim, pa të cilin mbeteshin në shtëpi".

-XII-

"Nga udhëtimi i mundimshëm dhe i gjatë e dobësimi, vuajtjet tona ishin gjithnjë e më të

mëdha. Nën dhe, në podrumet e burgut, gjithnjë dëgjohej zhurma e atyre që shkonin e vinin.

Disa prej tyre paraqiteshin të mëshirshëm, si miq e dashamirë, disa të tjerë tregoheshin si

dijetarë, që mundoheshin të na bindnin të bëheshim turq dhe ta mohonim fenë dhe kombësinë.

Pastaj vinin njerëz të caktuar për të na katekizuar në ligjet turko-islamike, të tjerët e

përplotësonin me të shara, të rrahura, shqelma e tortura të lloj-llojëshme. Një gjendje e tillë ka

zgjatur për rreth tre muaj. Përveç këtyre nëpërkëmbjeve, disa herë në javë na çonin para

Pashës, Kadiut dhe Këshillit të tij".

"Ishim të detyruar të bënim shërbime të ulëta, të fshinim ndyrësirat, borën dhe akullin e

qytetit. Për ta ndier sa më fortë të ftohtit, shpeshherë lakuriq na futnin në ujë".

Shumë vuajtje të tjera të cilat unë këtu nuk do t'i shënoj, kanë pësuar DËSHMORËT TANË,

edhe për synime të caktuara të Guvernatorit otoman: "Që të gjithë t'i mbytni pa dhënë

kurrëfarë përgjigjëje, e tjetra, që kriptokatolikët e tjerë Shqiptarë t'ju shtiem frikën në palc".

Ndërsa unë dëgjoja këto tregime, mbi vuajtjet aq të mëdha, nga goja e atij që i kishte përjetuar

në kurriz, e pyeta: "A i kishte tunduar shejtani që ta tradhtonin kombin dhe mohonin fenë?"

Ky, pa menduar u përgjigj: "Gjithmonë ishim të qëndrueshëm, në asnjë moment nuk na ka

ardhë në mend t'i binim mohit vendimit dhe besës sonë. Përkundrazi, sa më tepër që na

mundonin t'i binim mohit aq më tepër ne na shtohej qëndresa. Çdo shpresë të kësaj bote e

kishim lënë për anash dhe, për çdo ditë ishim më të gatshëm të vuanim çfardo martirizimi,

deri edhe vetë vdekjen. Vetëm se shpresonim që, ndonjëri nga mbretërit e krishterë, duke

dëgjuar se ç'ka janë duke bërë turqit mbi ne, do të kishte mëshirë për ne, e do të na shpëtonin.

Por, ne e pamë se ishim të pambrojtur dhe të

lënë në duar të barbarisë otomane, e kështu otomanët në paqe ushtronin zullumin mbi ne".

-XIII-

Ndërsa mereshin masat për këta 24 pleq të burgosur në Shkup[21], Guvernatori famëkeq

Maliq Beu me Kadiun dhe antarët e Këshillit të Gjilanit, nuk ishin të kënaqur me masat e

marra mbi ata 24 heronj, por, shestonin se si edhe më zi të zbatonin urdhërin e Stambollit mbi

antarët e tjerë të këtyre familjeve shqiptare, nga Mali i Zi i Shkupit.

Shejtanët e mishëruar e kishin vendosur: "Përnjëherë të dërgohen zaptijtë në fshatra: Binça,

Stublla, Vërnakolla e Terziajt[22] për t'i lajmëruar se Guvernatori dhe Këshilli i Gjilanit

urdhëronin që, edhe nga një person nga ato familje duhet të paraqitet në Gjilan, sepse 24

pleqtë i kanë liruar nga burgu i Shkupit dhe se tani gjenden në Gjilan, kështu që duhet të

gjithë së bashku, në mbledhje me Këshillin, në krye, të merren vesh rreth disa çështjeve dhe,

të nesërmen të kthehen në vatrat e tyre! Për këtë arsye nuk ka nevojë të marrin me vehte as

tesha as ushqim!"

12

Të bazuar në pohime e fjalë të "satelitëve", që garantonin me be e rrufe të "vërtetën", shkuan

në Gjilan edhe 24 individë të tjerë të atyre familjeve, numurin e kanë plotësuar me fëmijë 5-6

vjeçarë. Megjithëse dita ishte në të sosur dhe bënte shumë kohë e ftohtë, ata u nisën duke

menduar se, së shpejti do të takoheshin me të dashurit e tyre, të cilët të nesërmen me gëzim do

t'i prisnin edhe antarët e tjerë në vatrat e tyre. Dikush zbathur e dikush zhveshur, rreth orës dy

pas mesnate kanë arritur para burgut në Gjilan. Rojtarët i çelën dyert e burgut dhe me një

“përzemërsi” u kishin thënë: "Urdhëroni, hyni dhe flisni me të dashurit tuaj!"

Ja, mendoni... çdonjëri kishte për të dëshiruar të hynte i pari ... për të përqafuar e puthur,

Akcili: Babanë, Fisteri: vëllanë, Dikush: xhaxhanë, por, o Zot! Çfarë kanë mundur të shohin?!

Në vend që të shihnin e përqafonin të vetët, kanë mbetur të çuditur kur kanë parë njerëz të

panjohur, që ishin në burg për arsye të ndryshme..., nuk munden të dëgjonin zërin e të

dashurve të tyre, por krismën e vargorëve të të burgosurëve dhe dyerve të hekurta që u

mbyllën mbrapa. Pas kësaj habie dhe heshtjeje... i kanë pyetur të burgosurit: "Ku gjenden 24

pleqtë e Stubllës, Binçës, Vërnakollës e Terziajve[23]?" Nga terri i burgut dëgjonin disa zëra

të trishtuar: "Këtu nuk gjëndet asnjë shqiptar i atyre katundeve". Me kaq e kishin kuptuar

gënjeshtrën dhe kurthin e zaptijve, por s'kishin se çfarë të bënin. Ky ishte dhe është karakteri i

kësaj qeverie, në qoftë se qeveri mund të quhët.

-XIV-

Siç shkrova më lart, këta ishin siguruar nga zaptijtë se të nesërmen do të ktheheshin në

shtëpitë e tyre, e për këtë arsye të burgosurit e rinj nuk kishin marrë me vehte asgjë; as

ushqim, as tesha, kështu që për tri ditë e tri net kishin mbetur pa bukë e pa ujë. Rreth mesditës

së ditës së katërt ju kanë çelur dyert e burgut, me një zë kërcënues: "Dilni përjashta!"

Janë ngritur nga toka e thatë dhe guximshëm e kanë pyetur rojtarin se, ku duhej të shkonin?

"Tek Guvernatori" ju kishte thënë. Të përcjellë nga rojtarët, kaluan oborrin, u ngjitën nëpër

shkallë dhe ja, gjindeshin para Guvernatorit mizor, Maliq Beut, Kadiut dhe antarëve të tjerë të

këshillit. Të gjithë, si të mëdhenjtë, ashtu edhe të vegjëlit, i kishin vendosur në gjysmërrethi,

para atij gjyqtari famkeq. Maliq Beu, kishte bërë këto pyetje: "A gjendet ndonjëri prej jush, që

deklarohet shqiptar i krishterë?" Këta i kishin përgjigjur: "PO, NE TË GJITHË JEMI

SHQIPTARË DHE TË KRISHTERË!" Pastaj, kishte shtuar: "Ah, as uria, as burgu nuk ju

kanë shëruar? Ju jeni duke e përbuzur mirësinë, pëlqimin dhe butësinë time. Ju jeni popull i

paevarshëm. Unë nuk dua të harxhoj kohë me ju, o të pafat! Prapseprapë, ta dini se, në qoftë

se nuk bëheni turq dhe në qoftë se nuk e pranoni fenë e Muhametit e, nuk e përbuzni atë

të tradhtarëve, së bashku me njëzetekatër pleqtë e tjerë, dhe antarët e familjeve tuaja,

sipas urdhërit të Babës Mbret[24], ju do të dërgoheni në mërgim!" Pas pak fjalëve e

deklaratave të tjera, kishte vazhduar: "Le të përgjigjet kush do t'i përkrahë këshillat e drejta të

miat, ai do të jetë menjëherë i liruar dhe i dërguar në shtëpi, përkundrazi, kush do të

këmbëngulë në marrinë e tij, sipas urdhërimeve të drejta e të pamëshirshme sovrane të Babës

Mbret, (i qoftë jeta e gjatë!), do të çrrënjoset me mërgim!"

Të gjithë si të rritur, si të mitur, ishin përgjegjur se, me tërë dëshirën do ta zgjidhnin më mirë mërgimin, se sa të

mohonin kombin dhe fenë e të parëve në të cilën ishin lindur dhe rritur.

"E mirë, pra, - i kishte urdhëruar Guvernatori xhelatët, çoni rishtas këto shtazë kryeneqe

dhe t'i mbani të mbyllura deri sa të dërgohen në mërgim!"

13

-XV-

Ndërkohë, Qeveria e Gjilanit i kishte dërguar ushtarët në ato katër katunde që t'i arrestonin

burrat e gratë, pleqtë dhe të rinjtë e të rejat, foshnjet e gjirit dhe fëmijët e njomë të këtyre 24

familjeve shqiptare dhe të lidhura në vargorë t'i ndrynin në burgje.

Ja, të burgosurit që ishin mbyllur brenda, dëgjonin krismën e të çelurit të dyerve dhe, i Lumi Zot! Ç'ka shohin? Shikonin

prindërit e tyre të thirë, si hynin në ato varreza të gjallësh, shihnin si hynin vëllezërit, motrat e gratë, me fëmijët e gjirit

dhe të dashurit e tjerë të veshur në zhele e tesha të shqyera..., e ja, shikjnë edhe se si pas tyre u mbyll dera e cila nuk

do të çelej derisa të persekutuarit do të merrnin rrugën e mërgimit për në Anadoll.

Ky bashkim i Martirëve, në errësirat e burgut në Gjilan, - siç tregon njëri nga këta të

mërguar, e shtoi qëndresën në ta, duke ju dhënë një freski e gëzim. Më tregonte ky hero e

dëshmor i gjallë: "Mendonim se jemi në shtëpitë tona, pyesnim njëri tjetrin se si na kishin

arrestuar. Prindërit tanë të shtyrë në moshë, i pyetnim si mund të udhëtonin në këmbë, ndërsa

nuk kishin mundur të vinin

as deri te kroi për të mbushur një knatë me ujë, burrat pyesnin gratë e fëmijët se si e kishin

duruar të ftohtit dhe mrekulloheshin për foshnjet që kishin mbetur të gjalla".

"Gjithashtu, pala tjetër i pyeste këta Njëzetekatër të vetët, se ç'ka kishin pësuar në burg, e këta

u tregonin kërcënimet e Guvernatorit e të gjitha të zezat që i kishin përjetuar e pësuar", por,

çdo gjë tani ishte harruar, pasi Hyji në ato rrethana u jepte kënaqësi, të cilën vetëm ata që e

kanë hirin e tij mund ta shijojnë. Atë natë, këta të burgosur e kishin kaluar në ngushëllime e

përqafime, duke e inkurajuar njëri tjetrin që për hir të atdheut të durojnë mërgimin dhe të

flijojnë jetën.

Këtë gazmend e kishte turbulluar një rast i dhimbshëm që i tkurri zemrat e këtyre - heronjëve,

tre çuna me nënën e tyre ve, të cilët së bashku e kishin lënë shtëpinë e tyre, në afërsi të

Gjilanit ishin kthyer mbrapa, duke ju dhënë kështu shenjë se nuk donin të vuanin për fe dhe

atdhe![25]

-XVI-

Të grumbulluar njëri me tjetrin, gjatë tërë ditës së nesërme i kishin vizituar nëpunës të

ndryshëm për të shënuar emrat e të gjithëve, e pasi që kishin bërë regjistrimin i urdhëruan që

të rrinin të përgatitur për t'u nisur në mërgim. Një njoftim i tillë nuk kishte shkaktuar tek

Dëshmorët tanë kurrëfarë tmerri, sepse e dinin qysh më parë. Duke e ditur qeveria se, gratë e

fëmijët nuk do të mund të udhëtonin në këmbë, kishin marrë angari[26] shumë njerëz që t'i

transportonin me qerret e tyre. Pasi në oborrin e burgut gjithçka ishte përgatitur për udhëtim,

të nesërmen i nxorrën nga burgu. Gratë e fëmijët i vendosën në qerre, kurse të tjerëve u kishte

rënë shorti të udhëtonin me "gomarin e Shën Françeskut", që dmth. në këmbë.

Të ligështuar nga uria dhe torturat e burgut, pleqtë e molisur që s'mund t'i bënin hapat sa

zaptijtë, në kuaj, e as sa të atyre më të fortëve, rrëzoheshin nëpër baltë...

14

Pas tërë ditës së udhëtimit të mundimshëm, në mbrëmje i qitnin në një han (bujtorë) për të

kaluar natën. Se çfarë mundimesh e salvimesh kanë pësuar gjatë udhëtimit, më lehtë mund të

përafytyrohet, se sa të përshkruhet.

Njëri nga ata të mërguarit, që ende është gjallë, kështu e përshkruan: "Uria, etja, të ftohtit,

grushtat e të shtyrat ishin të pandërprera dhe bukë e përditshme, e me gjithë këtë nuk na

lodhnin aq fort, se sa na mundonin fjalët e fëlliqura, e të sharat që dilnin nga ato gojë

shejtanësh të zaptijve. Hyji na jepte fuqi të duronim dhe duke e parë zaptijtë gëzimin tonë,

mllefin e tyre e shfrenin mbi më të afërmin prej nesh".

"Një metodë të ngjashme kanë vazhduar me ne gjatë tërë kohës së udhëtimit tonë, i cili ka

zgjatur disa javë, se nga Gjilani na kanë çuar nëpër Shkup, deri në Selanik. Ne mendonim se

në Shkup do të bashkohemi me 24 pleqtë e tjerë, por kemi mbetur të mashtruar dhe asnjëri

nuk dinte mbi fatin e tyre" - tregon ky martir.

-XVII-

"24 pleqtë ishin damas të dërguar në mërgim - vazhdon të kallzojë ky Dëshmor. Ishin të ngarkuar me vargorë e pranga

të rënda, e kështu udhëtonin në këmbë sa që, i përmenduri Ndre Marku për shkak të pleqërisë, urisë dhe të zezave të

tjera që i kishte pësuar në burgje, gjatë rrugës ishte sëmurur. Me gjithë këtë ju desht të rropatej me përdhunë të

udhëtonte deri në muzg. Me të arritur në një han që shërbente si bujtore për njerëz dhe stallë shtazësh, zaptijtë i

mbyllnin mërgimtarët, por, i sëmuri Ndre Marku kishte filluar të keqësohej, sa që as mund të ngrihej në këmbë, gjë për

të cilën Plakut i kishte ardhur shumë keq, sepse do ta ndanin nga shokët mërgimtarë".

Para se të kishte zbardhur dita jepej urdhëri që të vazhdonim udhëtimin. Ndërkaq prijësin e

zaptijve të udhëtimit e lajmëruanë se, plaku më i vjetër ishte aq fort i sëmurë sa që nuk mund

të qëndronte në këmbë e, për këtë luteshin që t'u jepte një kalë". "Shporruni tradhtarë, a mos

pretendoni që unë ta mbaj në shpinë!" - ishte përgjigja e tij.

"Duke e parë i zoti i bujtores, grek me kombësi, se Plaku i sëmurë ishte lodhur për vdekje,

pati mëshirë për të, dhe e luti komandantin e zaptijve duke i thënë se është në gjendje t'ia japë

kalin e tij deri në Selanik. Një propozim i tillë nuk i kishte pëlqyer atij komandanti të pashpirt

dhe për të fshehur mizorinë e vet, i kishte thënë: "Në qoftë se doni t'ia jipni kalin tuaj, mua

nuk më intereson, megjithëkëtë, një propozim të tillë nuk do ta pranoja për asgjësend, por, ta

dini se unë nuk do të përgjigjem në qoftë se do të tretet kali juaj!" Jë jeni pa ves-vese, i ishte

përgjigjë i zoti i bujtores, sepse unë vetë do ta shoqëroj deri kur të vdesë, se jam i bindur që së

shpejti do të mbarojë jeta e tij, përndryshe jam në gjendje ta përcjell deri në Selanik".

Në këtë qytet kishin arritur në mbrëmje dhe aty i kishin hedhur në një han të pabanuar vite me

rradhë, e, ku vetëm të varfërit i kishin lënë kuajt e vet. Të nesërmen në mbrëmje, të

persekutuarit i ishin vendosur në një han tjetër, ku edhe i kishin mbyllur në dry [27].

-XVIII-

Nuk ishte aspak më i mirë as udhëtimi i karavanit të dytë të Atletëve tanë, pasi në mesin e tyre

kishte pleq e plaka, gra të reja me fëmijë në gji, e të vegjëlit. Për këtë arsye udhëtimi i tyre

15

ishte më i vështirë dhe më i mundimshëm. Qanin foshnjet nga uria, se nënat e reja nuk kishin

se me ç'ka t'i ushqenin, por me pikëllim në zemër i shtrëngonin në gji krijesat tyre të cilëve u

jipnin pjesët e trupit të tyre[28], si sakrificë erëmirë në nder e lavdi të Hyjit.

Në heshtje të thellë pleqtë dhe plakat shikonin dhe admironin nuset dhe mbesat e tyre që

duronin në një varfëri mjeruese..., në anën tjetër çuditeshin me sjelljet mizore të zaptijve ndaj

gjinisë së dobët - femërore që vuante urinë, të lodhurit e halle të tjera të cilat nuk mund të

përshkruhen..., dëgjonin të sharat e pandërprera që dilnin nga gojë të ndyta kundër kombit e

fesë. Zemra e tyre, përplot mundime e brenga, gjithnjë mjerohet për ata 24 pleq, për të cilët

nuk dinin asgjë. Pas ca javësh udhëtimi, arriten në Selanik[29], ku i vendosen po në atë han në

të cilin gjendëshin dëshmorët që kishin arritur disa ditë përpara[30].

Kësaj here burgu ishte shndërruar në një vend freskimi, gëzimi e nguushëllimi të

pashpjegueshëm, sepse pas disa muajsh ishin bashkuar me Njëzetekatër shokët e tyre.

Rrëke lotësh gëzimi e hareje u buronin nga sytë... Me një dashuri të krishterë, vërte

vëllazërore puthnin e përqafonin njëri - tjetrin..., por nga gëzimi e mallëngjimi, çdonjërit i

ishte lidhur gjuha e ndalur zëri në fyt. Pas pak kohë heshtjeje... ishte thyer qetësia me tregime

e pyetje që i bënin njëri tjetrit, mbi vuajtjet që kishin pësuar duke thënë së fundi:

"SHKOFSHIN PËR TË FALURIT E MËKATEVE TË MIA DHE PËR DASHURI E

LAVDI TË ATDHEUT DHE FESË!" "Pyesnin njëra palë tjetrën: "Ku është Akcili?" "Ka

kaluar në jetën e pasosur!", arrinte. përgjigja.

"Birin tim ku ma keni lënë?" pyeste plaku tetëdhjetë vjeçar. "Ka vdekur në pranga". "Djalin e

vogël të nipit tim" - pyeste plaku flokëbardhë. I ligështuar fuqish dhe duke mos mundur të

ecte, gjysmë gjallë ra për tok, kurse zaptijët përdhunë, me shqelma e të rahura donin ta

detyronin të udhëtonte, por ai nuk mundëte dhe nën grushtet e tyre ia dha e porositi shpirtin:

Zonjës Cërnagore..."

Doli në dritë se 40 antarë të këtyre mërgimtarëve e kishin fituar ma gjak aureolën e

martirizimit edhe titullin hero, përpara se ta mohonin fenë dhe identitetin e tyre kombëtar.

-XIX-

Mendoj se nuk jam jashtë kontekstit në qoftë se e vë në pah, se katër burra të atyre familjeve

të mërguara, dmth.: Prenk Markun, nga Binça; Ndokë Stubllën; Mark Vërnakollën dhe Dokë

Karadakun, kur të tjerët i kishin nisur për në mërgim, këta i kishin kthyer nga Shkupi për në

Gjilan, me pretekst që të ishin të pranishëm në shitblerjen e pasurisë së atyre 24 familjeve

mërgimtare; e që pastaj shumën e shitjes t'ua dorëzonin këtyre pëfaqësuesve, të cilët më vonë

do t'ju bashkëngjiteshin shokëve në mërgim.

Ky ishte vetëm një trillim, sepse Qeveria e kishte shitur pa praninë e këtyre burravë pasurinë e

të krishterëve shqiptarë mërgimtarë dhe Guvernatori i Gjilanit e kishte mbajtur një pjesë të

hollave për vehte, kurse pjesën tjetër ua kishte dhënë zaptijve përcjellës. Këta katër burra i

kishin mbajtur dy muaj rresht, deri sa me ndërhyrjen e ambasadorit të Francës dhe Britanisë,

Porta e Lartë nga Stambolli kishte urdhëruar qeverinë e Gjilanit që "menjëherë ata katër burra

të ndalur në Gjilan të dërgoheshin në vendin e mërgimit, në Muhaliq"[31].

-XX-

16

Martirët e patën fatin të bashkoheshin në burgun e Selanikut, me përjashtim të atyre dyzetëve

(40) që kishin vdekur në vende të ndryshme si edhe të atyre katër burrave që i kishin kthyer

në Gjilan. Pas dy ditësh qëndrimi në burg mërgimtarët e dëshmorët tanë, nuk kishin mundur të

kontaktonin me ndonjë kalimtar. Ndërkohë ishin të izoluar nga çdo ngushëllim njerëzor,

lutnin të Tejlartin që t'iu dërgonte aty ndonjë ngushëllim e, Hyji i dëgjoi të fshamet e

shërbëtorëve të tij. Aty pari, rastësisht kishte kaluar një misionar francez, dhe duke parë se

rojtarët rrinin rretheqark hanit, pyeti: "Zotërinj rojtarë, pse jeni duke ruajtur hanin e lënë pas

dore?" Kur, çfarë të dëgjojë... Aty gjendeshin të burgosur një shumicë e madhe njerëzish... l

ishte afruar asaj stalle dhe nëpër- vrima e zgavra, misionari kishte vrojtuar: "Kush janë dhe

nga janë këta njerëz, që s'mund t'i dallojë se a janë /i/'erëz a shtazë?" Kish filluar t'i pyes edhe

të burgosurit, por ata nuk kishin d'rtur t'u përgjegjeshin pyetjeve të tija, sepse nuk e kuptonin

gjuhën e vendit, megjithë këtë dikush prej tyre fliste dy-tre gjuhë. Misionari pastaj, kishte

nxjerrë nga xhepi rruzaren e Zonjës dhe duke e futur nëpër zgavra të stallës, dëshironte t'ju

bënte të ditur se është një i krishterë e, kështu edhe ky të zbulonte se, a janë të burgosurit të

krishterë? Shqiptarët duke parë rruzarën e Zonjës, shpejt nga gëzimi ishin ngritur, ju afruan

vendit të vrimës ku shihnin atë shenjë të mrekulluar dhe çdo njëri e ndiente vehten të lumtur

nëse arrinte ta prekte me dorë, ose ta puthte... e, nga gëzimi kishin filluar të bërtisnin: "Ky

është një i krishterë, treguesi, treguesi i rruzares së Zonjës është një i krishterë!"

Pas kësaj dukurie të lakmueshme kishin filluar t'i nxirrnin nga xhepat e kraharori ato kryqe e

rruzare që kishin mundur t'i fshihnin, si sende më të çmuara, e kështu me këto simbole t'i

tregonin njeriut të panjohur se edhe këta ishin të krishterë. Sa i madh do të kishte qenë gëzimi

i tyre po ta dinin se i panjohuri ishte misionar dhe prift i atij Zoti, për dashuri të të Cilit aq fort

kishin vuajtur dhe ende pësonin! Misionari kërkoj nga rojtarët që ta lejonin të hynte brenda,

por menjëherë e larguan. Të nesërmen, misionari e kishte fituar lejen... Misionarët me motrat

e Shën Vinçencit, kishin mbledhur rroba dhe ushqim dhe ua kishin dërguar të përsekutuarëve.

Në mesin e të persekutuarve ende sot është i gjallë kujtimi i atyre mirëbërsve. Themi në mesin

e të persekutuarve, po, sepse ky popull, siç do të shihet, ende tani është i persekutuar[32], dhe

bejlerët otomanë të këtyre viseve në çdo mënyrë mundohen ta çrrënjosin nga faqja e dheut.

-XXI-

Misionari At Anton Maroeviqi OFM, nga Hvari, i cili në vitet e mërgimit ishte në shërbim të

këtyre familjeve në rrethinën e Gjilanit, ishte kapluar nga një mijë të zeza.

Shihte grigjën e tij të shkapërderdhur nga ujqërit grabitqarë... "Dëshironte dhe mendonte si të

na ndihmonte, por ishte pa mjete dhe e vetmja ndihmë e tij e mundëshme, ishte: ta njoftonte

Stambollin mbi fatin tonë. Me lot e dhimbje kërkonte ndihmë nga Qielli, duke u munduar ta

ngushëllonte dhe t'i jepte zemër pjesës së grigjës që i kishte mbetur në këto vise. E dinte mirë

se do ta burgosnin, megjithëse kishte kujdes që mos t'u jipte shkas për një gjë të tillë, pasi e

dinte se në qoftë se do ta arrestonin edhe bariun, laramanët e këtyre viseve do të zhdukeshin

rrënjësisht!"

Sipas tregimeve të një mërgimtari, At Antoni kishte qenë ndërdyzash e në dyshim: Në një anë

të krishterët e mbetur në Mal të Zi të Shkupit ishin munduar ta bindnin, duke e lutur, që mos

t'i linte vetëm, në anën tjetër dëshironte t'i bashkohej grigjës së tij mërgimtare. U është

bashkëngjitur vuajtjeve dhe mërgimit të 24 familjeve.

-XXII-

17

Derisa këto 24 familje u dërguan në mërgim, për të shfryrë edhe më tepër fanatizmin e saj

otoman, qeveria e Gjilanit i kishte dërguar "satelitët" e vet në Karadak[33] që ta arrestonin At

Antonin. Në Gjilan e kishin futur në burg, e të lidhur me pranga për qafe, duarsh e këmbësh, e

nxorrën në sheshe të qytetit, që kush të donte ta tallte e të bënte shaka... Dikush e kishte

pështyerë, dikush goditur shuplakë... Pas disa ditë urie, etjeje e keqtrajtimesh, e njoftuan se do

ta dërgonin në mërgim. Ky lajm për At Antonin ishte vetëm një ngushëllim e gëzim, pasi për

çdo ditë i ishte lutur Hyjit që t'i jepte mundësi t'u bashkëngjitej mërgimtarëve.

Siç u ka treguar ai vetë, pas kthimit nga mërgimi, besimtarëve dhe sivëllezërve meshtarë,

udhëtimi i tij prej Gjilanit, nëpër Shkup, Manastir[34], e deri në Selanik, ku e lirohj konsulli

austriak, ka qenë shumë i vështirë dhe i mundimshëm. Priftërinjtë, të cilët personalisht e kanë

njohur At Antonin dhe njëri prej mërgimtarëve, thotë se: "Ja kishin lidhur duart e këmbët me

vargorë, e kështu e kishin hedhur në samar të kalit. Shpeshherë samari ishte sjellur e, At

Antoni me gjithë samar ishte gjendur ndër bark të kalit... Njëherë kali ishte rrëzuar në baltë

dhe e kishte zënë At Antonin e, më atë rast i ishin thyer shumica e dhëmbëve. Nga të ftohtit

dhe vargornjtë e rëndë prej 60 okësh, ose 180 libra, duart e tij mbetur të paralizuara". Me të

arritur në Stamboll, ambasadori austriak e liroi duke dërguar tek mërgimtarët në Muhaliq.

-XXIII-

Pas tri javësh në Selanik, erdhi urdhëri që t'i hipnin në anije për transportim në Azi dhe vendin

e caktuar për mërgim.

Për shkak të urisë, etjes dhe papastërtisë, shumica e tyre ishin sëmurë nga dizanteria, për të

cilën misionarët francezë reklamonin pranë autoriteteve të qytetit që t'i mbanin deri sa të

vdisnin, ose deri sa të shëroheshin, por mundimi dhe ndërhyrja e tyre kishte qenë e kotë. I

kanë lutur që t'i transportonin nëpër tokë për në Stamboll, por lutjet e tyre nuk kanë pasur

kurrfarë dobie.

Nga burgu deri në port të Selanikut, ata që kanë mundur të udhëtonin kanë shkuar me këmbë,

kurse të sëmurët i kanë mbajtur në shpinë e në krahë shokët e tyre bashkëmërgimtarë. Ndërsa

i transportonin nga burgu deri në port, një grua plakë dha shpirt para se ta hipnin në anije[35].

-XXIV-

Marinarët kishin dhënë urdhër që po të sëmurej ndonjëri, menjëherë duhej të lajmëronin

kapitenin! Mërgimtarët i kanë besuar këto fjalë të marinarëve dhe, për ta çuar në vend

porosinë, sa po ishte sëmur njeri, e lajmëronin Kapitenin e avullores. Zot, o Zot! Ç'të

shohesh? Ka ardhur Kap'rteni, dhe megj'rthëse Akcili ishte ende i gjallë, e ka kapur këtë të

sëmurë për duarsh e këmbësh dhe e ka hedhur në det! Kur ka rënë shiu, mërgimtarët janë bërë

ujë të mbytur, sepse avullorja ka qenë pa pullaz... Po ia lë fjalën njërit nga ata të mërguar:

"Ndërsa marinarët cluhej të lëviznin nëpër anije për shkaqe të manovrave ndaj erërave të

kundërta, nuk shikonin se ku e vinin këmbën e, pa mëshirë e respekt shkelnin nëpër shpina,

kokë, fytyrat tona. Nuk shikonin se a shkelnin të mëdhenj apo fëmijë, kështu që pjesa më e

madhe e fëmijëve tanë mbeten të gjymtyar: krahëthyer ose këmbëthyer. Shpeshherë nënat

18

shikonin me sy të tyre se si foshnjet e njoma, me këmbë e duar të thyer, ende të gjallë i

hidhnin në det. Për vuajtje nga uria dhe etje as që është e nevojshme të flitet. Mjafton të

kujtojmë se, ata që lypnin ujë për të pirë, ishin të detyruar ta "shuanin" etjen me ujë deti, ujë

të njelmet. Këtyre vuajtjeve iu bashkëngjitnin edhe shkelmat e pandërprera ushtarake".

Për ta bërë udhëtimin e tyre edhe më të rëndë e të travajuar, avullorja katër herë u kthye në

vendin e nisjes, me arsyetim se, erërat e kundërta nuk lejonin ta vazhdohej lundrimi, kurse me

të vërtetë, siç u zbulua më vonë, qëllimi i tyre ishte që sa më tepër të zgjaste udhëtimi nëpër

det e, kështu të munduar e të sëmurë, t'i zhduknin nga faqja e dheut!

Pas shumë kohë udhëtimi arritën në Muhaliq[36]. Gjatë këtij lundrimi, një e treta e

mërgimtarëve kaluan në jetë të pasosur.

-XXV-

Ndërkaq në Stamboll ishte përhapur lajmi se, një numër i vogël i mërgimtarëve shqiptarë ka

arritur në Muhaliq. Me të dëgjuar këtë lajm, imzot Hillereau, kryeipeshkëv i Petrës dhe Vikar

Apostolik në Stamboll, menjëherë dërgoi dy misionarë për të vizituar këta shqiptarë të

shkretë.

Pas një përgatitjeje të mirë, këta të dy, fill janë nisur për në Azi. Në qoftë se, duke i takuar

rrugës, çdo aziatik ka pasur dhimbje, ç'ka do të kenë përjetuar këta dy mirëbërës? Ç'ka do të

kenë përjetuar, kur duke hyrë në kasollet e tyre, nuk mund të shikonin tjetër veçse një

grumbull kufomash, gra e fëmijë të shtrirë për tokë e të mbështetur si të vdekur? Çfarë

dhembjeje do t'u jetë shkaktuar atyre misionarëve duke parë ato fytyra të zbehta e të

shtjerrura?... "Burra, gra e fëmijë gjysëm zhveshur! Ç'të shohësh? Trupa me lëkurë të skuqur e

deri të çaramishur - skeletë ende të gjallë, nga sytë e tyre të thelluar në gropa të ballit, mezi

vezullonte ndonjë shkendi gëzimi shpirtrash të qetë e të pafaj. Nga shikime të tilla ishin

rrethuar në çdo anë. Nga të rrahurat mishi i nxirrë kundërmonte erë varri të çelur. Kishte, aty,

krahëthyer e duarthyer. Nga udhëtimi i gjatë disa kishin shuplakat e këmbëve të bëra varrë...

Megjithëse ishin në një gjendje aq të mjerë, Kreshnikët Shqiptarë i sundonte qetësia e

"shpirtit". Sa na kanë hetuar se jemi priftërinj, filluan të brohorasin në hare, aq sa mundnin në

gjuhën e tyre" - shkruan njëri nga ata të dy[37].

-XXVI-

"Me lot në faqe kemi kaluar në kasollen tjetër, ku gjendeshin një grup të shtrirësh për tokë, pa

pasur as ç'ka të qitnin nën krye, as me ç'ka t'i mbulonin ato trupa... siç e kërkon fytyra e

nderi... Në mesin e të sëmurëve, kundruall derës gjendej një plak, i cili siç duket, ishte i pari

që na ka hetuar dhe të tjerët duke qenë se tërësisht ishte i tretur fuqish, me zor e çonte kokën

për t'i lajmëruar të tjerët, që të çohen për hir e nder të miqve, por unë duke i dhënë shenjë me

dorë që të mos çohej, fill iu afrova... e, nxorra një kryq dhe ia afrova pranë gojës dhe ai pasi e

puthi, si i përtrirë fuqish u ngrit nga trualli dhe me gëzim ua dha që ta puthnin edhe të tre

fëmijët e vet që i kishte të shtrirë për bri vehtes. Pasi iu fal nderit Hyjit, ky plak dha shpirt

para syve tanë". Pas shërbimeve fetare që u bënë në atë kasolle, kaluan në një tjetër, ku

ishin, pak a shumë, sa në strofullen e parë, por këtu ishin të vendosur ata më të sëmurët. "Ishin

19

të shtrirë për tokë të thatë, sa që nuk mund ta ngrinin as kokën nga toka, për të parë se kush

hyn e kush del!

"Mortja e kishte bërë të vetën. Ajri në kasolle ishte dendësuar nga një kundërmimi i

padurueshëm. Nuk mund të qëndronim gjatë në atë varr të gjallësh... Në atë "pellg" mjerimi

"notonin" Shqiptarët e lumë!"

Sipas disa dëshmive vetëm nëntëmbëdhjetë (19) Vetë kanë mundur me vështirësi të lëviznin e

të dilnin nga ato shpella, për ndonjë nevojë apo kërkesë të të tjerëve që u gjendeshin në çastin

e vdekjes.

- XXVII -

Pas vizitave prej shpellës në shpellë dhe konstatimit të gjendjes së përgjithshme të këtyre

martirëve, kanë menduar e vendosur, se si e ç'ka, për dashuri ndaj Krishtit, t'i ndihmonin

këtyre mërgimtarëve.

Së pari filluan t'i varrosin të vdekurit. Duke mos gjetur ndër këta shqiptarë asnjë të fortë për të

hapur varrezat, vetë misonarët me disa grekë[38], banorë vendas, i kanë gropuar varrezat dhe

me rite të përcaktuara kanë shtë në dhe ato kufoma martirësh.

"Me nidhmë të një mërgimtari që kishte mbetur gjallë dhe që e dinte gjuhën turke, filluan t'i

rrëfejnë dhe t'i themi disa fjalë rasti e ngushëllimi.

Një fakt shembullor, për rrethana si këto, që e meriton kujtimin, është ky: Në mesin e këtyre

të sëmurëve gjendej edhe një djalosh 15-vjeç, të cilit duhej t'i jepnim sakramentin e Vajimit

dhe të Kungimit Shenjtë. Natyrisht donte edhe të rrëfehej. Para se, me ndihmë të dragomanit

(përkthyesit) t'i fillonte meshtari ta rrëfejë, bëri këtë pyetje: "A i fal me gjithë zemër armiqtë

që aq shumë të kanë rrahur e munduar?"

Ky i sëmurë, duke e ngritur zërin sa mundt e me fuqitë e tij, u përgjigj: "Me gjithë zemër i fal,

unë po i fal dhe Zoti ata i faltë![39]. Me të dëgjuar këto fjalë të këtij djaloshi, të gjthë të

krishterët, për njëherë, njëzëshëm e, për sa mundnin, filluan t'i përsëritnin: "Zoti i faltë ata, ne

me gjithë zemër po i falim. Të gjitha vuajtjet që na shkaktuan, vafshin për të falurit e

mëkateve tona, me

të cilat mjaft e kemi fyer Hyjin!"

Sipas dëshmive të këtyre dy misionarëve, neve na kthehet mendja e shpirti prapa, në shekujt e

parë të Kishës. E ç'ka! Kisha me bijtë e saj gjendet e pranishme në çdo kohë e vend, duke

përsëritur për çdo ditë: "Na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë! Duaji, jo vetëm miqtë,

por edhe armiqët!"

-XXVIII-

Pasi kanë kryer rrëfimet, në një vend më të pastër edhe më të përshtatshëm, misionarët kanë

rregulluar një altar për të kremtuar meshën e shenjte. Martirët, që kanë mundur, zvarrë, janë

20

afruar altarit për të mund të gjegjnin meshën. "Merrnin pjesë me aq përkushtim, sa që edhe

ortodoksët edhe turqit pranishëm mrekulloheshin. Pas meshe të gjithëve dhamë Kungimin

Shenjtë dhe pasi që morën në zemër Qengjin Hyjnor, këta Shqiptarë të shkretë, na dukeshin si

Serafinë të lumtur e jo njerëz. Në fytyrat e tyre shndriste një mirënjohje Hyjit, për këtë nder të

madhe që u ka bëhej në vendin e mërgimit. Gjithashtu u dhamë Shujtën Shpirtërore dhe

Vajimin Shenjtë gjithë të tjerëve që gjendeshin të shtrirë nëpër ato shpella..."

Me të kryer këto shërbime fetare, misonarët u kanë thënë edhe këto fjalë shprese e

ngushëllimi: "0 vëllezër shqiptarë! 0 vëllezër të vuajtur deri në vdekje për fe dhe Atdheun

tuaj! Paraqitjani Hyjit, Atit të amshuar vuajtjet dhe dhimbjet që rëndojnë jetën tuaj.

Paraqitjani për mëkatet tuaja. Paraqitjani edhe për kthimin e pendimin e armiqve tuaj.

Paraqitjani Hyjit vuajtjet tuaja për sivëllezërit tuaj në tokën tuaj shqiptare. Mos harroni se,

Hyji do të shpërblejë gjakun tuaj të derdhur për Atdhe e Fe! Mos harroni se, Hyji do ta bekojë

e shumojë popullintuaj prej nga i keni rrënjët. Mos harroni o vëllezër se, në qoftë se do të jeni

besnikë dhe të qëndrueshëm, Hyji do tu shpërblejë me jetë të lumtur e të pasosur!"

Para se të ktheheshin në Stamboll, misionarët iu kishin lënë gjithçka kishin pasur me vehte:

sende e shenja fetare dhe të holla, duke mbajtur për vete vetëm aq sa të ktheheshin në

kryeqytet.

-XXIX-

Këta dy misionarë ishin kthyer nëpër Brusë, për në Stamboll. Në Brusë njoftuan hollësisht

konsullin e tyre, mbi gjendjen e mjerë të mërgimtarëve në Muhaliq. Posa dëgjuan nga këta dy

misionarë mbi nevojat e ngutshme dhe gjendjen e mjeruar të këtyre shqiptarëve, Murgeshat e

Dashurisë menjëherë vendosën të shkonin tek këta sivëllezër në fe. Pas rregullimit të

dokumentave të duhura për udhëtim, fill janë nisur.

Nga Sulltani morën autorizime që, të vdekurit t'i varrosnin në një vend të caktuar për të gjithë.

Sapo arritën në Muhaliq, i hynë punës me një zell e dashuri që vetëm këto Murgesha mund ta

kishin ndaj atyre të gjorëve mërgimtarë. Pas kthimit të misionarëve kanë marrë vesh se edhe

DHJETË MARTIRË të tjerë kaluan në amshim! Duke mos pasur se kush t'i varroste, i shtënë

në dhë për bri nj'ë rrugice.

"Së pari Motrat i kanë nxjerrë ato kufoma dhe i transferuan në një vend ku ishin të tjerët të

varrosur më parë. Kështu, për pak kohë edhe këta e "gjetën" varrin e tyre". Siç janë shpirtrat e

KËTYRE MARTIRËVE të bashkuar në lumturi, ashtu, duke iu fal nderit Motrave, u

bashkuan edhe reliket e përmotshme në një varrezë!

Këta Shqiptarë vdiqën për hir të Atdheut e Kryqit; në nder të tyre është ngritur edhe Kryqi

mbi atë varrezë mbi të cilën EPITAFI u tregon kalimtarëve qëllimin për të cilin ranë fli ata

dëshmorë[40].

-XXX-

Shpreso në Hyjin tënd, o grigjë e vogël, ndale vajin, fshiji lotët, pse të ofshamet e tua i dëgjoi

dhe shpërbleu Ai, që është yt Zot! Po vje, o grigjë e Bariut të Mirë, ai që rrinte pranë në orën e

21

mortjes, ai do të bëjë që me të mirat qiellore, të të përcjellë nga kjo jetë me plot vajë e vuajtje

në jetë të lumtur, në jetën e amshuar! Jo, jo! As eshtrat tua nuk do të hidhen për tu braktisur e

shkelur, por do të nderohen.

Jo, jo! Sepse Hyji, po ta dërgon Shërbëtorin e tij; ai është afër, po vjen për të të dhënë fuqi, për të qenë me ty, po vjen

për t'ua uruar Paqen të kaluarve në pushim të amshuar. Shiko, afrohet, ja, erdhi At Antoni! Deri ndër qiejt më të lartë të

atyre vendeve jehonte një britmë gëzimi: At Antoni, At Antoni....! " Çdo njëri u orvatte të çohej nga toka e thatë ku ishte

ngjitur. Megjithëse vetëm një numër i vogël mundte ta rrethonte, çdonjëri dëshironte ta shihte, ta përshëndeste, t'ia

merrte dorën, ta puthte me lot gëzimi. Bariun e mirë çdonjërin e thirrte për emër... Çdo dhimbje e kishim harruar, çdo

vuajtje na ishte lehtësuar, çdo pikëllim e salvim..." ëmbëlsuar, sa që për pak kohë ishim bërë si të dehur nga gëzimi.

Kishim mbetur të habitur... Prej nga?" - më tregon ky bashkëbisedues, mërgimtar i mbetur gjallë.

Pas këtyre çasteve gëzimi e përshëndetjeje At Antoni me ndihmë të murgeshave filloi të

kujdeste për të gjallët, e pastaj për të vdekurit[41]. "Në mesin e varrezave ngriten një altar për

ta celebruar meshën e shenjtë. Disa që mund të ecnim kemi shkuar vetë, kurse tjerët i kemi

afruar duke i mbajtur për dore. Në meshë ka pasur të pranishëm Grekë e turq". Të parët për

devocion e kurreshtje, të dytet për tallje, kurse mërgimtarët me pikëllim në zemër. Pastaj, siç

tregon ky martir i gjallë, nën udhëheqjen e At Antonit ndërtuan muret e varrit dhe kështu

Varrin e Martirëve e ndanë nga varrezat greke.

Në mjedis të varrezës e kanë ngujuar një kryq të bardhë mermeri, kurse mbi derën e madhe,

një kryq tjetër, me një epitaf (mbishkrim), për t'u treguar e dëshmuar pasardhësve shkakun e

vdekjes së tyre.

Sipas dëshmive, motrat e kanë përvehtësuar nga Sulltani një ferman në të cilin thuhej:

"Askush, askurrë mos të guxonte këtë monument ta lëndonte, ta përbuzte, ta rrënonte ose ta

luante nga ky vend!" Mjerisht fermanët në favor të të krishterëve nuk realizohen ose janë jetë

shkurtër[42].

-XXXI-

Se sa kanë shërbyer dhe ndihmuar Motrat e Dashurisë këtyre shqiptarëve të mbetur gjallë në

mërgim, nuk mund ta përshkruaj dhe vetëm Zoti e di dhe i vetmi Ai do t'i shpërblejë si lypset.

Motrat u kanë larë dhe ndërruar teshat, e kështu i kanë veshur ato trupëra gati të shpupluar.

Ato i kanë pastruar vendbanimet e tyre në Muhaliq dhe në Filadora. Duke qenë se murgeshat

kanë pasur edhe mjekun[43] me vehte, iu kanë lyer e shëruar varrët e ndryshme marrë nga të

rrahurat e përcjellësve e, .... Motrat u kanë shëruar, pra, trupin dhe shpirtin[44].

-XXXII-

Se sa të mira u kanë bërë Motrat, flet vet fakti dhe kujtimi i fshatarëve të kthyer gjallë nga

mërgimi. Ende sot[45] këta martirë të gjallë i kujtojnë me ëndje e nderim ato Murgesha,

Engjëj Dashurie. E jo vetëm këta, por edhe fëmijëve të tyre do t'i bekojnë e falen nderit,

këtyre Virgjërave të lume. Me një kënaqësi të pashpjegueshme Murgeshat shikonin se si këta

shqiptarë të bashkuar në një dëshirë dhe qëndresë të pashoqe, me hir të Hyjit, më parë donin

të vdisnin se sa ta mohonin fenë dhe kombësinë. Motrat mrekulloheshin për këta Shqiptarë të

nështruar vullnetit të Zotit në të gjitha ato vuajtje; çuditëshin se si njëri tjetrin e ngushëllonin

dhe e inkurajonin që vuajtjet t'i mbanin për dashuri ndaj atdheut dhe Krishtit. Gëzonin, kur

shihnin se me sa përkushtim të madh merrnin pjesë në Kungimin Shenjt dhe në urata e rite të

22

tjera të fesë. Nuk u ndihej ankimi e vajtimi, por lavdëronin Hyjin, duke thënë: "U bëftë

vullneti i Zotit!" Motrat do të kishin mbetur gjithnjë në shërbim të këtyre shqiptarëve, por për

hir të dëgjesës patjetër duhej të ktheheshin në Stamboll. Megjithëse u vinte shumë keq t'i

linin, një ditë ilajmëruan se të nesërmen iu duhej të ktheheshin në shtëpi të tyre.

Pas një përshëndetjeje të përmallëshme, Motrat iu kanë premtuar se do të mundoheshin

gjithsesi t'iu vinin në ndihmë materiale e, moralo - politike pranë Portës së Lartë.

-XXXIII-

Shpërnguljen e shqiptarëve nga Muhaliqi, për në ndonjë fshat në afërsi të Brusës, Motrat e

kërkonin për dy arsye:

1) - Sepse në Muhaliq, klima ishte tejet e keqe, e papërshtatshme për malsorët shqiptarë, ishte

një vend malarik e moçalik;

2) - Sepse Konsulli i Francës në Brusë[46], duke i pasur këta mërgimtarë në një fshat në afërsi

të selisë së vet, mund t'i ndihmonte më lehtë dhe t'i mbronte nga otomanët, që as në vendin e

mërgimit nuk i ki hin pushuar t'i nëpërkëmbjet.

Pasi morën lejen që t'i transferonin në një vend më të shëndoshë malor, murgeshat filluan

shpërnguljen e tyre nga Muhaliqi, për në Filadora, fshat në harkun e bjeshkëve të Brusës, i

zgjedhur nga disa burra prej këtyre mërgimtarëve dhe në një largësi prej dy-tre orësh udhëtimi

në këmbë nga ky qytet.

"Një transferim të tillë duhej ta bënim për dy-tre ditë, por pas shumë vujatjeve e

nëpërkëmbjeve, udhëtimi ynë ka zgjatur një javë, sepse përcjellsit e lakonin rrugën dhe

kënaqeshin duke na parë të munduar e të salvuar. Sa më kujtohet rrafsh në krye të javës, kemi

arritur në Filadora" - thotë njëri nga këta mërgimtarë.

-XXXIV

Filadora është një qytezë që shtrihet në viset kodrinore, me klimë të shëndoshë dhe ujë të

mirë. Sapo e panë shqiptarët, mbeten të kënaqur, se i përngjante dhe u përkujtonte

vendlindjen.

Kur iu afruan këta mërgimtarë mureve të qytetit, banorët e Filadorës dolën dhe njëzëri i

lajmëruan që mos t'i afroheshin qytetit, e jo më të hynin brenda! Duke u gjetur para një

rezistence të papritur të banorëve të Filadorës, motrat mbeten të hutuara. Me gjithë se motrat u

munduan t'i bindin qytetarët me fjalë të mira, ata kurrsesi, nuk deshën t'i nënshtroheshin

fermanit të Sulltanit. Për këtë arsye motrat kërkuan ndihmë tek Pasha i Brusës, që t'i bindte e

të frenonte energjikisht furinë e banorëve të Filadorës dhe të realizonte fermanin e Sulltanit.

Pasha i Brusës menjëherë dërgoi zaptijtë me urdhër që: "Qytetarët e Filadorës ta pranonin në

23

konak të përkohshëm karavanin e shqiptarëve!" Kështu pranuan. Të nesërmen motrat e ftuan

kryetarin e qytetit, me kombësi turke, dhe një burrë të ndershëm e të respektuar, me kombësi

greke[47], që të kuvendonin dhe t'iu shpjegonin problemin e Miqve të papritur. Pasi iu kanë

shpjeguar disa çështje, i kanë lutur që ndaj këtyre shqiptarëve të silleshin njerëzishëm e me

bujari. Si shpërblim, motrat u dhanë një shumë të hollash për të varfërit e qytetit. "Pas këtij

takimi të motrave me kryetarin e qytetit, banorët e Filadorës, jo vetëm që janë sjellë mirë ndaj

nesh, por edhe na kanë pranuar nëpër shtëpitë e tyre" - thonë bashkëbiseduesit mërgimtar.

Duke qenë se klima e këtij qyteti iu pëlqente, këta malësorë filluan të shëroheshin dhe t'u

ripërtrihej shëndeti.

-XXXV-

Murgeshat e Dashurisë, kishin urdhër që, posa t'i vendosnin shqiptarët në vendin e ri, të

ktheheshin në Stamboll. Mirëpo, ato mund të ktheheshin pas shumë ditësh, sepse At Antoni

mbeti me karavanin e të sëmurëve, të cilët ndaluan për shërim në Muhaliq. Disave iu nevojitet

t'iu amputoheshin gishtat e këmbëve të ngrirë nga të ftohtit... Kishte ndër këta shqiptarë që,

nga të rrahurat e marra nga zaptijtë përcjellës, iu ka rënë mishi copa - copa nga trupi. Disa nuk

mund të mbaheshin në këmbët e tyre, kurse të tjerëve iu janë paralizuar duart, për shkak të

vargorëve të rëndë që i kanë mbajtur në burgje.

Dy gra u bënë si skelete dhe u çmendën, sepse me sytë të tyre kanë parë se si otomanët na

hodhën në det dy nipërit e tyre. Një grua tjetër gjithashtu u çmend, ngase i shihte otomanët që

ia thyen këmbë e krahë foshnjës, së posalindur! Të tjerët, nga të rrahurat në shuplaka të

këmbëve që u bëheshin plagë, nuk mund kurrsesi të udhëtonin. Natyrisht që të gjithë morën

reumatizmën.

Të gjithë do të vdisnin, po të mos iu kishte gjetë në ndihmë dashuria e murgeshave dhe

kujdesi i At Antonit.

-XXXVI-

Kur u kthye At Antoni me karavanin e dytë në Filadorë, murgeshat ia dorëzuan shqiptarët e

tjerë. Pastaj, të nesërmen udhëtuan për në Stamboll.

Konsulli i Francës dhe i Anglisë shkuan t'i vizitojnë këta mërgimtarë dhe pasi i kanë parë e

konstatuar nevojat e tyre u dërguan ndihma në ushqim e veshëmbathje. lu kanë caktuar një

bujtore të mirë, të cilën pastaj e kanë shndrruar në spital dhe ku, çdo familje i kanë caktuar

nga një dhomë më vehte.

Pas konsultimeve të ndryshme vendosën t'i ndihmonin edhe me të holla. Këta konsuj iu jipnin

nga dy piastra në ditë, për çdo person, që ishte barazi me 4 (katër) bajokë romakë. Më vjen

keq që nuk ua di emrat këtyre filantropëve e, as të mërguarit nuk dinin të m'i tregonin emrat e

tyre.

-XXXVII-

24

Pas gjashtë muajve të qëndrimit të shqiptarëve në vendin e ri të mërgimit, vend i ashtuquajtur

FILADORA, misionarët francezë lazaristë e kanë ftuar At Antonin në Stamboll dhe e lutën që

të zgjidhte katër fëmijë nga këta mërgimtarë dhe t'i dërgonte në Kolegjin e Shën Benediktit,

ku falas do të vijonin shkollimin dhe edukimin e, pastaj sipas mundësive dhe aftësive të tyre,

të bëheshin meshtarë.

At Antoni i ka zgjedhur:

Palin e Gjonin, nga Stublla;

Etin (Zefin) dhe Markun[48] nga Binça, të cilët personalisht i ka shoqëruar deri në Stamboll e

dorëzuar Etërve Lazaristë në Shën Benedikt.

"Megjthëse këta të katërt kanë qenë të zgjedhur prej më të shëndoshëve e më të fortëve: Gjoni

e Pali kanë vdekur pas një vitit, kurse Zefi e Marku janë ende gjallë.

Efin (Zefin) e ka marrë me vehte nëna e tij kur janë kthyer në atdhe, kurse i mbrami mësoi

mirë gjuhën frëngjishte, greke, turke dhe ka mbetur në atë kolegj deri në vitin 1849, ku njëfarë

Dom Pal Berisha, prift i kryeipeshkvisë sonë ka shkuar zyrtarisht në Stamboll dhe e mori

Markun e vogël. Me sa duket më vonë ky e ka dërguar në Kolegjin e Propaganda Fide, në

Romë, me shpresë se një ditë ai duke u bërë meshtar, do të ishte në dobi të madhe të këtyre

shqiptarëve. Vërtet, këto shpresa janë realizuar dhe tani, Marku, ishmërgimtari nga Binça,

gjendet famullitar në Jakovë (Gjakovë).

- XXXVIII -

Kaluan dy vjet e gjysëm që, mërgimtarët kanë arritur në Filadora. Një mërgim të tillë,

përfaqësuesit diplomatikë në Stamboll nuk mund ta shihnin e të toleronin, ndërmorën çdo hap

diplomatik për t'i liruar këta shqiptar dhe për t'ua kthyer lirinë e plotë, të cilën e kishin

humbur vetëm e vetëm pse janë shqiptarë e të krishterë.

Sulltani ua dhanë lirinë, por duke e ditur fanatizmin e bejlerëve të këtyre viseve, si Porta e

Lartë ashtu edhe Diplomatët trembeshin t'i kthenin në vendlindje, sepse iu druheshin

përsekutimeve të mëvonshme! Për këtë arsye vendosën që t'i dërgonin në një çiflik në afërsi të

Stambollit. Por, dashuria ndaj atdheut është e ëmbël dhe vendlindja është tejet tërheqëse! Pasi

kanë fituar lirinë e plotë nga vetë Sulltani, shqiptarët janë përbetuar: "Ose na ktheni në

vendlindje, në atdheun tonë, ose na mbytni të gjithëve, ose përgjithmonë do të mbetemi e

vdesim në këtë vend[49].

- XXXIX -

Duke udhëtuar nga vendi i mërgimit, për në Shqipëri, të krishterët i kanë kthyer nëpër

Selanik, Manastir, pastaj nëpër Shkup dhe Karadak (Mal të Zi të Shkupit). Një kthim të tillë,

me urdhër të Stambollit, Qeveria e Gjilanit e ka pranuar faktikisht me detyrim dhe e shikonte

25

me sy të keq, kështu që fshehurazi tilluan persekutimet edhe më të rënda; persekutime jo më

publike, si të atyre viteve, por të përgatitura me dinakëri, ngatërresa e trillime.

Posa janë kthyer, sa për sy e faqe Qeveria i ka dëmshpërblyer me kng 5 Mixhidie (Franga)

argjenti për çdo person të mërguar, e pastaj i ka marrë në hetime... duke i pyetur se, përveç

emrrt që kanë, mos quhen edhe me emra të tjerë, emra turqish, që është shkaku i të gjitha

atyre vuajtjevel Këta shqiptarë që, më duhet t'i quaj të pafat, pa menduar se ç'ka deklaronin, i

kanë treguar përveç emrave shqiptarë, edhe emra turq me të cilët otomanët i quanin para

mërgimit. Këtu pushteti otoman e ka përpiluar një NAFUS (regjistër për sektorin ushtarak) në

të cilin bazoheshin dhe bazohen deri më tani, dhe në bazë të këtij regjistri i arsyetojnë

persekutimet e pandërprera të shqiptarëve të katër vendeve: Stubllës, Binçës, Vërnakollës dhe

Karadakut[50].

Duhet të theksoj se, në Shqipëri ekzistojnë me mijëra e mijëra familje të krishtera që

publikisht e dëshmojnë fenë katolike, kurse thirren me emra turqe dhe nga turqit e qeveria

otomane janë të pranuar si katolikë. Siç është konstatuar në kreun II të dorëshkrimit, aq është

rrënjosur një keqpërdorim i tillë sa që, me të gjitha orvajtjet e klerit ende nuk është çrrënjosur.

Mjerim! Për arsye të kushteve shumë të vështira jetësore... dhe të kokfortësisë së këtij populli,

Kisha në bashkëpunim me njerëz "udhëheqës përparimtarë" kombëtarë shqiptarë nuk ka pasur

kurrfarë suksesi. Ky keqpërdorim nuk ekziston vetëm në Mal të Zi të Shkupit, në këtë

Kryeipeshkëvi, por edhe në fiset: Nikaj, Mërturi, në pesë bajraqet e Pultit; në Katër Malësitë e

Mbishkodrës; në Shalë dhe në viset e tjera të Shqipërisë. Qeverisë i është e njohur kjo dukuri

(ky fenomen), fakt që qeveria otomane e pranon! Të përjashtuar janë vetëm Mirditarët,

kriptokatolikët e Malit të Zi të Shkupit dhe të krishterët e Stubllës, Binçës, Vërnakollës e

Karadakut[51].

-XL-

Pas këtyre hetimeve dhe pyetjeve, qeveria e ka dërguar në Konstandinopojë regjistrin, me

qëllim që, të paraqitur "si turq" pa rezultuar administrata lokale të detyronin këta mërgimtarë

ta kryenin shërbimin ushtarak, gjoja urdhëri arrinte nga Padishahu. Për afërsisht një vit i kanë

lënë në paqe, përveçse i kanë detyruar të paguanin tatimin për lirimin e shërbimit ushtarak,

sikurse paguanin edhe të krishterët e tjerë.

Megjithëse ishin të varfër, tatimet i paguanin. Në vitin tjetër rishtas paguan tatimet ushtarake,

duke menduar se sipas drejtësisë nuk kanë kurrfarë obligimi tjetër. E, lexues, drejtësia nuk

ka vend në tokën otomane. Kur kishte arritur koha që të shërbenin në ushtri, të katërve nga

ata që u kthyen të gjallë nga mërgimi ra shorti të shkonin nëpër kazermat otomane... "Po si? -

pyesnin këta shqiptarë, - ne pikërisht e kemi paguar tatimin ushtarak për të na liruar nga

shërbimi e, prapë dëshironi të shërbejmë në ushtri?"

Ja një persekutim i ri dhe më i rrezikshëm! Qëllimi i Qeverisë së Gjilanit ishte dhe është që,

këta shqiptarë t'i çrrënjosin nga faqja e dheut! Nuk vlenin kurrfarë arsyesh, por duhej në një

anë të paguanin tatimin ushtarak sipas rregullorëve që ishin në fuqi para Luftës së Krimesë

(1856), kurse në anën tjetër duhej të shërbenin në kazerma otomane. Kjo është drejtësia e

pushtetit otoman në Gjilan[52].

26

-XLI-

Këta të katër, duke e ditur këta të katër se u ra shorti për shërbim ushtarak e se, nëpër kazerma

do duhej të përziheshin me ushtarë otomanë, e të shkonin për lutje në xhami, edhe me dhunë

do t'i rrethprisnin, vendosën më mirë të ikin nëpër male e bjeshkë, ku për shokë do të kishgin

bishët e egra, se sa të shërbenin në ushtrinë otomane e kështu përdhosnin fenë e tyre dhe ta

mohonin kombin.

Kur dëgjoi Guvernatori për dezertimin e tyre dërguoi forca të mëdha ushtarake, mbylli çdo

rrugë e rrugicë derisa "dezertorët" i ka shtënë në dorë dhe, të shoqëruar me një skortë

hoxhallarësh e zaptijshë i dërguan nëpër kazerma. Duke mos pasur se kujt t'i ankoheshin në

Qeverinë e Gjilanit, prindërit e këtyre të katërtëve kanë ardhur të Bariu i vet[53]. Ipeshkëvi

ndërhyn tek Pasha dhe ia ka parashtruar çështjen, duke e lutur që të mos lejonte

keqpërdorimin e pushtetit. Bisedimi me Pashën është zhvilluar, sikurse anekdota e atij bariu,

që është ankuar tek ujku se, kolegu i tij ia ka ngrënë grigjën. Duke e konstatuar gjendjen e

vështirë të këtyre shqiptarëve, administratori i atëhershëm Urban Bogdanovich, ipeshkëv

titullar i Europeus, e ka dërguar në Stamboll Dom Pal Berishën, që në një farë mënyre ta

zgjidhte këtë promblem me ndihmën e diplomatëve Europianë[54].

Me ndihmë të Ambasadës franceze e ka fituar një ferman, në të cilin urdhërohej që, "KËTA

DJELMOSHË TË LIROHESHIN NGA SHËRBIMI USHTARAK DHE T'I SHLYENIN

NGA REGJISTRI OTOMAN". Këta djelmoshë quhen:

1. Ndou i Dokut;

2. Gjoni i Prekës;

3. Perë Koliqi dhe

4. Doda i Markut.

Se çfarë ishte dobia e këtij fermani të lëshuar nga Porta e Lartë, mund të kuptohet nga fati i

këtyre qyqarëve.

1. Ndou i Dokut vdiq gjatë shërbimit ushtarak;

2. Gjoni i Prêkës, ndërsa gjendej si marinar e nxitnin të mohonte fenë e të deklarohej turk... e

megjithëse, ky ka qëndruar i fortë. Duke e parë pathyeshmërinë e tij e kanë hedhur të gjallë në

det.

3. Perë Koliqi, pas 7 vjetesh shërbimi është kthyer në shtëpi të vet. 4. Doda i Markut ka ikur

nga ushtria. Kur e kanë lajmëruar Qeverinë e Gjilanit për dezertimin e tij, ia kanë gjetur

shtegun dhe e kanë vrarë në pusi. Megjithëse me ndërhyrje të Francës e morën një ferman, të

datuar: Më 12.

06. 1850 (10 Shaban 1260 të erës alla turka) këta përkundrazi janë detyruar edhe të paguajnë

tatim për lirimin nga shërbimi ushtarak edhe të shërbejnë në ushtri!

-XLII-

27

Qeveria otomane e Gjilanit nuk ishte e kënaqur me këta katër burra, të cilët kundër çdo ligji, i

ka dërguar në shërbim ushtarak, por për të shfaqur mllefin e saj kundër këtyre shqiptarëve, ka

marrë edhe këta:

1. Ndokun e Kolit, nga Stublla;

2. Pashkun e Augustinit, nga Stublla;

3. Martin Koliqin, nga Stublla;

4. Efin (Zefin) e Ndreut, nga Binça; i cili vdiq para dy viteve (1863);

5. Markun e Tomës, nga Karadaku[55], dhe

6. Kolën e Markut, nga Vërnakolla[56].

Martin Koliqi, për arsyet e përshkruara në kreun 41. më mirë ka zgjedhur të dilte në mal, se

sa të shkonte në ushtrinë otomane. Thoshte me vehte: "Do të ha bar, do të shoqërohem me

arinj që ndoshta do të më bëjnë copë-copë, kurse kombin nuk do ma ndrrojnë, dhe, kurrë nuk

do të bëhem turk e të shërbej në ushtrinë dhe kazermat otomane".

Pashku i Augustinit, pas tre vjet shërbimi ushtarak në Sarajevë, në vitin 1864 është kthyer në

shtëpi të vet. Ndërsa kush ishte në shërbim ushtarak, e kanë rrethprerë (bërë synet) me

përdhunë, e kanë çuar të lutej nëpër xhami dhe ia kanë ndrruar emrin prej: PASHK, në

PASHA. Kështu gjatë regjistrimit ua ndërronin emrat edhe të tjerëve, prej SIMON në SINAN;

prej Jak në JAKUP etj. që një ditë mund të argumentonin se "janë turq" e kështu, t'i merrnin

në shërbim ushtarak.

Doku i Kolës, që tre vjet gjendet në shërbim ushtarak në Jeni Bazar[57]. Efi i Ndreut, sa i ra

shorti të shkonte në shërbim ushtarak, iku në male, por, e gjetën dhe e mbajtën për gjashtë

muaj në burg, e pastaj me zapti e kanë dërguar në ushtri. Në luftën e fundit me Malin e Zi, ai

dezertoi dhe më vonë është vënë nën mbrojtjen e një Fuqie evropiane. (Ky është ai djalosh të

cilin nëna e vet e ka marrë me vehte nga Kolegji i Shën Benediktit, kur janë kthyer nga

mërgimi).

Ende është larg shtëpisë dhe atdheut Marku i Tomës nga Karadaku, i cili gjithashtu ka dalë në

mal, por e kanë zënë dhe të shoqëruar me hoxhallarë e zaptij e kanë dërguar në ushtri. Prej dy

vitesh është duke shërbyer në Manastir[58].

Kola i Markut, nga Vërnakolla, ka qenë i arrestuar dhe pas dy vjetësh shërbimi ushtarak është

paraqitur Nafusnaserit (inspektorit) ushtarak. Pasi ia ka shtruar çështjen e tij, Nafusnaseri e ka

liruar dhe dërguar në shtëpi. Ky është njëri nga ata tre fëmijë që, Qeveria e Gjilanit, duke parë

se janë tre jetima të vegjël, i ka kthyer në shtëpi të tyre dhe nuk i ka dërguar në mërgim, me

një kusht që, në qoftë se ato 24 Familje do të bëheshin turq edhe ata do të turqizoheshin.

-XLIII-

Administratori Apostolik i Kryeipeshkvisë së Shkupit duke konstatuar dhunën aq mizore që

Qeveria e Gjilanit zbatonte qysh nga kthimi i mërgimtarëve në Atdhe, vendosi të dërgonte

përsëri në Stamboll Dom Pal Berishën, tani ipeshkëv në Pult, që nëpërmjet ambasadorëve të

Fuqive të Mëdha t'i mbronte tek Sulltani të drejtat e këtyre familjeve shqiptare, duke e lutur

28

që këto t'i konsideronin se familjet e tjera të krishtera në Perandori, dhe mos t'i merrnin në

shërbim ushtarak. Kërkonte ato të drejta, që vet Sulltani, me ferman ua kish dhënë pas

mërgimit në Anadoll.

Misioni i Dom Pal Berishës ka qenë i padobishëm për arsye se, nuk ka qenë i përgatitur mirë.

Përsëris, jo mirë i përgatitur.

Me të arritur në Stamboll, Berisha është paraqitur ambasadorit të Austrisë dhe duke mos

gjetur mirëkuptim e përkrahje, i është drejtuar ambasadorit të Francës, ky për hir të çështjes

tejet delikate, s'ka dashur as të dëgjonte mbi këtë çështje e jo më të përkrahte mendimin dhe

planet e Dom Pal Berishës.

Siç e kemi cekur më parë, në këtë Kryeipeshkvi, prej Manastirit deri në Jeni Bazar, ekzistojnë

me mijëra e mijëra familje shqiptare kriptokatolike që, me përdëllim presin ditën e shpalljes

publike, por dëshira e tyre, duke pasur parasysh rrethanat e sotshme politike, mund të

shpërblehet me zullume e angari të llojllojshme. Këta kriptokatolikë, presin kohë më të

volitshme politike.

I dërguari, së pari, duhej të kish trajtuar problemin e mërgimtarëve e pastaj atë të atyre që më

vonë janë shpallur si të krishterë, e së treti shpalljen e të gjithë laramanëve të këtyre

viseve[59]. Kurse, ai të gjitha i ka parashtruar përnjëherë.

Pushteti otoman në Gjilan është njoftuar për misionin e Dom Pal Berishës e, për këtë Qeveria

e Gjilanit, qysh përpara e ka informuar Portën e Lartë, se në qoftë se hiqnin dorë dhe,

sipas planit të të Dërguarit Ipeshkvor u jepnin liri këtyre shqiptarëve, për pak kohë të

gjitha këto vise do të shpalleshin katolike. Pas marrjes së këtyre informatave, Porta e lartë

është ngritur në alarm dhe me premtime si "të Pilatit" nxori një ferman nga vetë Sulltani e ja

dërgoi qeverisë në Gjilan, përmbajtjen e të cilit mund ta kuptojë dhe intepretojë kushdo. Në

këtë ferman, shkruhet: "Popullata e atyre viseve që deri më 27 Gusht 1862 e ruante fenë e vet

fshehurazi..." Po, por për hir të Zotit, Shqiptarët e këtyre fshatrave gjithmonë janë të krishterë

e, për këtë kanë dhënë provimin me mërgim. Shihet qartas se në këtë ferman nuk flitet për

shqiptarët e mërguar, por për

ata që janë shpallur më vonë dhe për këtë, duhej të merreshin masat më të ashpra kundër tyre.

- XLIV -

Autori i këtyre rreshtave nuk dëshiron të përmendë se çfarë urdhëresash të tjera merrnin nga Stambolli qeveritarët e

këtyre viseve, që t'i shtypnin e persekutonin këta popuj sa më shumë me metodat e vjetra perandorake, duke u

urdhëruar që të bazoheshin në ligjet dhe paragrafët e vjetër, mbi mohimin e lirisë kombëtare dhe të drejtave fetare. 0

Zot i lum! Çfarë të drejtash gëzohen në këto vise? Çfarë të drejtash gëzojnë shqiptarët e shtypur? Mohimin e çdo të

drejte, çdo kalimtar në këto vise mund ta vërë re! Në çdo pikëpamje lista e mohimit të të drejtave, kishte për të qenë e

gjatë, ... Urdhëro, o kalimtar e hyr, në ato vende ku bashkohen besimtarët. I çuditur, do të shohëshse shtëpia e Hyjit,

s'është asgjë tjetër përveçse, një shpellë, ose magaze armësh... Sillu e shetit dhe, do të bindesh se shqiptarët nuk kanë

të drejtë as të quhen me emrat e tyre, e jo më të ndërtojnë një kapelë... ose një shkollë, ku fëmijët e shqiptarëve do t'u

edukoheshin e mësonin në gjuhën e tyre shumë të vjetër por, për të huajit e panjohur[60] Shqiptarët nuk kanë të

drejtë... Edhe vetë Turqit mund të dëshmojnë se për shqiptarët lypet një kohë e gjatë për t'i fituar të

drejtat e tyre.

-XLV-

29

Urdhëri nga Stambolli ishte që, meshkujt e atyre viseve të cilët ishin shpallur publikisht si të

krishterë, të mos merrnin me short në shërbim ushtarak! Por askurrë nuk u janë përmbajtur

këtyre fermanëve. Shumë meshkuj të krishterë shqiptarë, që ende sot (1865) janë gjallë, i kanë

bërë synet me përdhunë. Ende i marrin me hoxhallarë e zaptij dhe duarlidhur i çojnë të luten

në xhami... i vërvisin të gjallë në det, vetëm pse nuk duan të turqizohen! Shumë shtypje,

zullume e keqtrajtime të tjera iu bëhen shqiptarëve, por për hir të përmbajtjes së veçantë të

këtij teksti, më duhet të mos i radhis. Urdhëri që të mos persekutoheshin shqiptarët e mërguar

në Muhaliq, mbeti letër e vdekur.

- XLVI -

Herë pas here në mesin e laramanëve gjendet ndonjë familje që shpallet publikisht. Këta janë

të detyruar të shërbejnë në armatën turke, por nuk paguajnë bidelinë (pagimi i shërbimit

ushtarak).

Siç u tha, në vitin 1862 prifti Dom Pal Berisha, nuk i dallonte në raportin e lutjen e tij, që e

kishte bërë në Stamboll, laramanët e dikurshëm nga ata që ishin shpallur më vonë, ose nga ata

që do të shpalleshin. E këta, janë me qindra-mijra. Për këtë arsye në fermanin vezirial thuhet:

"... Na është e njohur, pas hetimeve të bëra dhe të sigurta se për shërbim ushtarak hidhet shorti

nëpopullsinë e atyre viseve dhe se nga ata, në të njëjtën kohë kërkohet bidelia, e që, gjithashtu

i detyrojnë të shërbejnë në armatë. Kjo nuk është dëshira e shprehur dhe e formuar nga

Sulltani. Ju do të keni mirësi që, kurrë të mos lejoni të mirret nga ata popuj. Duhet t'ua ktheni

shumën e marrur... Lypset

të merrni masa që, në të ardhmen të mos ngjajnë raste dhe kepërdorime të tilla!" Sipas këtyre

rreshtave pra, vërtetohet keqpërdorimi i pushtetit ndaj shqiptarëve të krishterë. Shihet qartë se

kishte të krishterë të cilët ishin liruar nga shërbimi ushtarak në armatën otomane, sepse e

paguanin bidelinë, shërbimin ushtarak. Por mërgimtarët, të cilët e kishin fituar lirinë, i

dënojnë me tatime si të krishterët e tjerë në Perandori, për ç'ka edhe është dashur të mos

shërbejnë në armatën otomane, por...! Nuk kemi për qëllim të nxjerrim në pah padrejtësitë që

në përgjithsi i bëhen popullit shqiptarë në të gjitha trojet e veta nën zgjedhën otomane-turke,

por golgotën e atyre familjeve mërgimtare, që kanë dëshmuar me jetë e gjak përkatësinë e tyre

kombëtare e fetare.

-XLVII -

Në vend që të silleshin me rezervë e dhimbje ndaj mërgimtarëve, bejlerët, duke qenë të

mllefosur, me plot hidhërim e inat ndaj këtyre fshatrave dhe, për t'i frikësuar familjet e tjera

që donin të shpalleshin, mendonin e çmendonin persekutime të reja edhe më të rrezikshme.

30

Në vend që të vinin rend e qetësi dhe t'u kthenin shumën e të hollave shqiptarëve të pafatë të

cilët janë shpallur më vonë dhe që, padrejtësisht ua kanë marrë për bideli, me përdhunë iu

kërkonin tatimet e viteve që kanë qenë në mërgim. A është kjo e drejtë? Megjithëse,

pushteti duhej t'i dëmshpërblente, bejlerët prapëseprapë iu kërkonin mërgimtarëve, tatimet

dhe borxhet e vjetra!

-XLVIII-

Shpeshherë edhe midis gjyqtarëve është reklamuar rasti i tyre, e megjithkëtë i persekutonin,

për ç'arsye tani nuk kanë asgjë pas shpirtit. Kanë mbetur, në disa gra, të veja të cilat janë të

detyruara të dalin nëpër rrugë dhe t'iu shtrijnë dorën mirëbërsve zemërgjerë. ... Ja pra gjendja

e tyre mizore, që është në kundërshtim me lirinë e fituar me gjak e mërgim.

Pas Luftës së Krimesë tatimi u shndrrua në: Nizamie dhe HATIHUTIMAJUM; - shërbim

ushtarak i detyruar për të gjithë, pa kurrëfarë dallimi të përkatësisë kombëtare dhe fetare e, pa

shpërblim. Në kundërshtim me këtë ligj, i detyronin të paguanin tatimin dhe me zaptijë e

hoxhallarë i shoqëronin për t'i çuar me mënyra të dhunëshme në kazermat otomane.

Duke menduar se erdhi koha e volitshme, pushteti i Gjilanit kishte planifikuar vitin e kaluar

(1864) t'i lante hesapet si vijon:

- XLIX -

Pushteti otoman i Gjilanit dërgonte taksidarët në Mal të Zi të Shkupit e, pikërisht në këto

fshatra për t'i frikësuar banorët që, ta paguanin tatimin bazë-themelor për ditën e caktuar, në të

kundërtën, të mjerët ata! E këta të mjerë, mblidhnin nëpër sivëllezër të hollat e duhura dhe ua

jepnin pleqve për t'i dërguar në Gjilan. Pasi ia jipnin taksidarit, ky u thoshte: "Kjo shumë

është tatimi për bidelinë e papaguar të vitit 1861". Kështu vepronin edhe të tjera herë. Herën

tjetër iu kërkonin për tatime të përgjithshme, për pasuri të patundshme, herën tjetër për "vargie"

- tatime për shtazë të gjalla që kishin... e, kur i çonin u thoshin: "Këto borxhe janë tatimi i

papaguar i vitit 1862, kurse tatimet e tjera për shtazë sillni sa më shpejt, përndryshe, të mjerët

ju!" E duke marrë parasysh se nuk kanë me çfarë t'i paguajnë tatimet e lloj - llojëshme, që

burgjet në Gjilan gjithnjë

të kenë brenda ndonjërin prej këtyre shqiptarëve...

Për sa u përket tatimeve për gjë të gjallë dhe tatimeve ushtarake, vetë Krylpeshkëvi Dario

Bucciarelli i është drejtuar gojarisht dhe me shkrim, Nazif Pashës, Guvernator në Prizren,

duke e njoftuar se, nuk kanë të drejtë t'iu arrin as një qime flokut e, aq më pak tatimet që

pretendojnë; kurse sa i përket shërbimit ushtarak, shqiptarët e këtyre fshatrave, janë liruar

qysh në kohë të mërgimit.

Më 27 shtator 1864 iu paraqit Nazif Pashës, fermani vezirial, duke i bërë të ditur se, ndoshta

Pasha nuk dinte për këto keqpërdorime e keqtrajtime, se përndryshe nuk do të kishte lejuar

sjelljet e Guvernatorit në Gjilan, i cili futi në burg dy të varfër, vetëm pse nuk mund të

paguanin bidelinë e trefishuar. Përkundrazi, Nazif Pasha pati guxim t'i mohonte argumentat e

Kryeipshkëvit, duke pohuar se, nuk di asgjë, se në Pashellakun e tij nuk ndodhin keqtrajtime

31

të tilla, se këtyre shqiptarëve iu është kthyer borxhi dhe duke qenë se janë marrë ushtarë iu

është paguar dëmshpërblimi. Megjithëkëtë, kryeipshkëvi i është përgjigjur se, shqiptarëve në

fjalë nuk iu kanë paguar asnjë metelik dhe, deri dje me siguri, për shkak të bidelisë, u

gjendeshin në burg. Po Pasha, rishtas mohonte pohimet e Kryeipshkëvit duke argumentuar me

një zë kërcënues se, ai ka vërtetimin që atyre u janë dhënë rreth 4000 (katërmijë) Piastra.

Atëherë, Kryeipeshkëvi i është drejtuar me këto fjalë: "Që një shumë e tillë të jetë paguar nga

kasa e Sulltanit, e besoj; që Shkelqësia Juaj t'ia ketë dërguar shumën e paraqitur qeverisë në

Gjilan, është e mundur, por, absolutisht, e mohoj, që këtë shumë t'ua kenë dorëzuar

shqiptarëve të këtyre fshatrave!" Dhe për më tepër Kryepshkvi u shpjegoi se nuk ka pse t'ua

kthenin atyre fshatarëve, sepse duhet që edhe

ata ashtu si të tjerët të paguanin bidelinë, por duhen kthyer borxhet atyre të krishterëve të cilët

janë shpallur publikisht si të krishterë në vitet e fundit. E mirë, i tha Pasha, do të shohim!" U

pa! Asgjë!

Më 30 shtator 1864 duke udhëtuar për Karadak[61], Kryeipeshkëvi kaloi nëpër Gjilan dhe, më

1 Tetor shkoi për vizitë zyrtare tek guvernatori. Me atë rast i paraqiti pozitën e shqiptarëve të

këtyre fshatrave, çështjen e tatimeve dhe se për këtë arsye ata u gjendeshin në burg.

Guvernatori ia mohoi të gjitha fjalët Kryeipeshkëvit... E pra, ndërsa ai mohonte, pikërisht për

këto shkaqe ata kalbeshin në burgun e tij. Kryeipeshkëvi iu përgjigj me urti: “Edhe pse

Shkelqësia Juaj më thoni, jo! mua më duhet të them: po!” Pasi Kryeipeshkëvi u kthye në

bujtore, dërgoi një prift të vetin tek guvernatori, për t'i thënë se, nga ana e tij le të na falin,

kurse nga ana jonë çdo nderim e respekt, duke ia bërë të ditur se Kryeipeshkvi e dinte mirë,

ndërsa ishte në vizitë zyrtare tek ai, dy shqiptarë nga Karadaku[62], për shkak të bidelisë

gjendeshin në burg në pallatin e tij; por për hir të urtisë e protokoll'rt, heshti, sepse e di se si

duhet të sillet në vende e raste të tilla, por të mos mendonte Guvernatori se Kryeipshkëvi nuk

di çdo gjë. Gjithashtu Kryeipeshkëvi e dinte se ndërsa gjendej në kuvend e pritje protokollare

tek Guvernatori, njëri kalbej në burg për mllef e qejf të pushtetit, kurse tjetri për 16 piastra e

gjysëm që, ndërkohë prifti i tij i pagoi dhe e liruan nga burgu, pak para se Kryeipshkëvi të

ndahej nga ai dhe satrapët e tij.

Këtë, këta mund ta mohojnë, pse janë deklaruar armiqtë e këtyre popujve, armiqtë të

shqiptarëve, por faktet gjithmonë mbeten të vërteta.

-L-

Në rrethana të njëjta, në kuvend me Guvernatorin dhe anëtarët e Këshillit të tij, Kryeipeshkëvi

iu tha se ai nuk mund dhe nuk dinte si ta kuptonte, se në çfarë bazash drejtësie themelohet një

masë kësi soji dhe si mund të arsyetonin masa të tilla. Përgjigjeshin se urdhëresa të tilla i kanë

marrë nga Nazif Pasha i Prizrenit (kurse ky gjithmonë pohonte se nuk di asgjë për

keqpërdorimet në Gjilan!), dhe që: "Shqiptarët e krishterë të këtyre fshatrave duhet të

shërbenin në ushtri sepse janë të regjistruar në regjistrin turk, ç'ka do të thotë se janë "turq",

ç'ka do të thotë, se vetë janë deklaruar "turq", kurse lypset të paguanin bidelinë sepse në

relalitet janë të krishterë!"

Kështu Shqiptarët e gjorë prej katër shekujsh janë venë në sprova të ashpra. Qëllimi tjetër i

pushtetit është që, t'i frikësojë shqiptarët e tjerë të mbarë shqipërisë së Veriut, e posaçërisht të

32

Malit të Zi të Shkupit, të cilët dëshirojnë të shpallen publikisht, por duke i parë përsekutimet

ndaj atyre katër fshatrave, të mos kenë guxim të shpallen...

E kemi konstatuar dhe na duhet të mbajmë për të sigurtë se, këta armiq të shqiptarëve, për

antagonizëm dhe për t'u treguar të zellshëm e aktivë para autoriteteve të Stambollit, këtij

problemi i kanë dhënë krejtësisht një kahje tjetër, duke e njohtuar Portën e Lartë se, në qoftë

se mbi këto familje nuk bëhet shtypje e madhe me persekutime më të ashpra, duhet pritur

ç'rregullime ose kryengritje masive popullore, me pasoja të pa parashikuara e tejet të

rrezikshme për Perandorinë. E informonim Stambollin se, në qoftë se këta i lironin nga

shërbimi në ushtrinë otomane, të gjithë shqiptarët e këtyre viseve, të Shqipërisë së Veriut, do

t'u shpallnin të krishterë.

-LI-

Është e vërtetë se, shqiptarët e posaçërisht të krishterët shqiptarë nuk duan të shërbejnë në

kazermat otomane, për arsye se ushtarëve shqiptarë iu bënin shtypje e keqtrajtime të mëdha.

Në kazermat otomane tentonin t'i rrethprisnin, t'ua ndërronin emrat shqiptarë, t'i dërgonin

nëpër xhami të premteve për t'iu lutur Allahut, mundoheshin t'i turqizonin..., Por, po ta kishin

lirinë fetare dhe priftin katolik shqiptar në kazerma, siç i kanë turqit hoxhallarët e tyre, atëherë

do ta shihnin se shqiptarët e krishterë do të bëheshin më trima se të gjithë. Kjo është e

pamundur të realizohet... sepse otomanët janë armiqtë e shqiptarëve dhe çfardo fermani, ose

konvente ndërkombëtare që është deklaruar nga Porta e Lartë, mbetet CARTA MORTA -

letër e vdekur, për shqiptarët e këtyre viseve. Gjithashtu, çdo përfaqësues diplomatik që

gjendet në perandorinë otomane, mund ta vërejë se sa iu përmbahen otomanët konventave

solemne, siç ishte p. sh.: HATI - HUMAJUMI. Ndoshta në kryeqytet, ku gjenden ata, ka

ndonjë lëshim, por në viset e tjera, gjendja është tejet e mjeruar. E me sa duket, në Shqipëri

nuk realizohet kurrfarë konvente as fermani. Por, këto familje i merrnin në shërbim ushtarak.

Ja regjistri i familjeve dhe i emrave të këtyre të pafatëve. Çfarëdo vërejtje ose gjykim i lihet

lexuesit të ndërgjegjëshëm.

Të lindurit dhe të vdekurit prej kohës së nisjes e deri në të kthyer nga mërgimi, nuk janë

regjistruar këtu gjithmbarësisht, sepse as vetë të krishterët e kthyer gjallë, nuk i dinin emrat e

tyre përveçse, siç thonë: shumë kanë lindur e, duke mos patur nënat me ç'ka t'i ushqenin,

vdisnin. Pastaj, thonë se disa prej tyre janë tretur, por nuk dinë të tregojnë as mënyrën as

vendin se ku kanë vdekur.

- LIII -

Nga regjistri i mëparshëm shihet se prej 148 individëve që iu dihet emri, 74 u bënë viktimë e

persekutimeve dhe salvimeve të lloj-llojshme, do të thotë gjysma! Megjithkëtë ende

dëshirojnë t'i përziejnë me laramanë dhe ata që në kohët e fundit janë shpallur publikisht si të

krishterë, siç ishin të parët e tyre. Është e njohur për pushtetit otoman edhe hoxhallarët se

laramanët, i shërbejnë islamizmit sa për sy e faqe, sa për qëllime të pushtetit: për t'iu

shmangur fyerjeve, nëpërkëmbjeve, tiranive, angarive e persekutimeve të tjera që me siguri do

t'u viheshin në shënjestër po qe se do t'u deklaronin shqiptar e katolikë publikë. Ndoshta

lexuesi mendon se të gjithë këta rreshta janë një e thënë e kurrgjë tjetër. Jo, jo! Të gjithë këta

rreshta janë të argumentuar me fakte" - shkruan ky autor[63].

Letër e Fougeray mbi Martirë e Stubllës, Binçës, Terziajve, Vërnakollës (Karadakut) 1846-1848

33

Konstantinopojë, 16 maj 1846.

Zotëri dhe shumë i dashur At,

Më bekoni, ju lutem!

... është e vërtetë të themi, që në zemrat myslimane nuk ka vdekur plotësisht fanatizmi, ai

s´është veçse i përgjumur dhe zgjohet me të gjithë forcën e tij primitive, kur pushteti i

largohet ose kur bëhet ndonjëherë lëshim.

Ja shembull i dhemshur.

POPULLSIA E SHQIPËRISË përbëhet prej të krishterësh, e myslimanësh. Këto të fundit,

megjithaë në pakicë kanë tokën dhe kryejnë të gjtiha funksionet.

Në vitin 1835, Shqiptarët myslimanë, duke përodrur të gjitha format e dhunës, ia dolën

mbanë, që rreth tridhjet familje katolike të mohonin besimin që kishin. Këto familje u kthyen

myslimanëve vetë si emër: NË SHTËPITË E TYRE; BRENDA; ATO RUANIN TË GJITHA

ZAKONET E KRISHTERA dhe nuk pritnin veçse rastin e volitshëm, për të shfaqur

publikisht, besimin katolik, që e kishin në zemër. Një vit më parë në Shqipëri u përhap lajmi,

që pas kërkesave të ambasadorëve të Francës dhe të Anglisë, Porta do t´i jepte liri të plotë

renegatëve t´i ktheheshin kristianizmit; menjëherë, NJËZET E KATËR, nga këto familje,

shfaqën publikisht vendosmërinë e tyre, për të përfituar nga lëshimet, që bënte Porta,

nëpërmjet kërcënimeve, fyerjeve dhe torturavem, u përpoqën ta thyenin atë, sepse e shihnin

fyes për besën e tyre. Meqë të gjitha këto mjete ngacmuese nuk sollën rezultatin që pritej, do

me thënë apostazinë (fe mohimin), ato menduan që burgosja do të kishte shuëm efekt.

Në 01 nëntorin e kaluar, u burgosën kryefamilajrët e këtyre familjeve të mjera dhe shumë

shpejt, tërë familjet, duke shpresuar që, nëpërmjet provincioneve dhe trajtimeve të këqija, do

t´ia dilnin në krye, për të kthyer qëndrueshmërinë e tyre në shpalljen e identitetit fetar e

kombëtar. Por as uria, as i ftohti, as privacionet e çdo lloji, nuk mundën të thyenin kurajon e

këtyre luftëtarëve të guzimshëm, persekutorët atëherë, kërkuan ndërhyrjen e autorivetit të

Portës së Lartë, që iu lutën ti ndëshkonte fort këta fatkeqë me rreptësinë më të madhe, duke u

trembur nga shembulli që ato kishin dhënë, që nuk kushte të krahasuar. Duhet ditur, në fakt se

në Shqipëri, ka më shumë se njëmije familje që në kohëra të ndryshme të kaluara, kanë qenë

të shtrënguara për apostazinë dhe që, për të lënë një fe të flakur nga ndërgjegjia, s´presin

veçse ditën, kur mund ta bëjën atë pa rrezikuar jetën, apo pasuritë. Megjithatë, qeveria turke,

ngurronte, të përdorë masa të rrepta. Z. Kontl De Stürmer, Ambasador i Austrisë, i vetmi nga

z. ambasadorë, që kishte njohur për atë që ndodhte në Shqipëri, ndërhyri në favor të familjeve

të persekutuara.

Së fundi, pas disa konferecash, që u bënë për këtë qëllim ndërmejt ministrave të Lartësisë së

tij dhe Z. Ambasador të Austrisë, u ndalua që njëzet e katër familjet, të syrshynoseshin në

34

Bregun e Azisë, dyqind apo treqind lega larg vendit të tyre; që pasuritë e tye të shiteshin dhe

vlera t´u rikthehej atyre.

Z. De Stürmer, pa dyshim, n uk arriti të parashikonte pasojat e miratimit të tij në atë përmasë,

që do t´i kushtonte jetën kaq fatkeqëve.

Rreth shkurtit të fundit, u njoftuan të burgosusurit, që të zgjidhnin midis mërgimit dhe një

apostazii tjetër. Midis njëzet e katë familjeve, tre, pas katër apo pesë muaj burgimi, në një

stinë të ashpër, pa veshje, pa këpucë, pa zjarrë, në tokën e xhveshur dhe të lagët dhe shpesh pa

bukë, humbën kurajon dhe treguan dobësi, u thyen; NJËZET E NJË TË TJERA

DEKLARUAN, se ishin gati të duronin më mirë të gjitha privacionet e mërgimit, se sa të

mohonin kombin dhe fenë, me të cilën kishin lindur dhe donin të vdisnin. Atëherë tërbimi i

persekutorëve nuk njohu kufi, rrahjet filluan me një forcë që s´ishte parë ndonjëherë. Së fundi,

besimtarët tanë fisnikë guximi i të cilëve është më i admirueshëmi, megjithatë për shumë vite

u mungoi arsimi dhe ndihma fetare, morën rrugën e mërgimit; bëheshin rreth njëqind e gjashtë

dhjetë vetë.

Është e vështirë të përshkruash atë që ato hoqën, gjatë udhëtimit disa javor, përmes Shqipërisë

e Maqedonisë, nën drejtimin e armiqëve për vdekje. Kur kjo TRUPË MARTIRËSH

FISNIKË, arriti në Selanik, dyzet vetë kishin vdekur tashmë, nga lodhjet dhe mundimet. Një

rrethanë e veçantë iu shtua veç të tjerash këtyre të mjerëve, ajo, që vajzat dhe gratë, gjatë

udhëtimit, i ndanë nga baballarët dhe burrat e tyre. Sado të përpiqesh të mos e besosh një fakt

të tillë dhe cilido qoftë neverie që të të gjallë, mjerisht, është jasht çdo dyshimi, që kjo ngjarje

pati një qëllim të ulët.

At Anton Maroevich, i Shoqatës së Shën Françeskut, që i kishte pajtuar këto të krishterë me

Kishën,, sigurisht që ishte shpërblyer për zellin e tij. Atë pra, e arrestuan dhe e futën në burg.

Qënia austriake ruajti atë nga shkopinjët, por jo nga hekurat, me të cilët e lidhën këmbë e

duar, për ta derguar në konstantinopojë. Nuk u kënaqën me këtë trajtim që zakonisht i

rezervohej keqbërësve të Portës.

Gjatë rrugës i lidhën këmbët me një litar, që kalonte sipër baskut të kalit ku kishte hipur. Një

ditë, kur ishte i lidhur sipas mënyrës që po tregojnë, kafsha u sul mbi të dhe qe mbrojtja e

veçantë e zotit, që ai mundi të shpëtojë, sepse s´mund të përdorte as këmbët, as duart. Natën e

vendosin në një han të keq dhe në qafë i kalonin një zinxhir hekuri, që peshonte rreth njëqind

e pesëdhjetë livra (okë), që ia hiqnin të nesërmen në më gjes.

Kur arrit në Selanik, atë e kërkoi mënjëherë konsulli i kombit, që e liroi pasi bëri bisedime të

gjata me Pashain. Ky Pasha faantik, që trajtonte aq ashpër një austriak, nuk duhet të ishte

aspak i predispozuar për të ndihmuar të mërguarit: ai rezistoi me sa mundi, para se të pranonte

që z. Vakondio, prift i Misionit tonë në Selanik të futej në burg, për t´i çaur ngushllimet e

shërbesës ungjillore së tij, Besimtarëve dhe vëllezërve në fe.

Ç´gëzim, qe për to, gjetja e një prifti, të cilit mund t´i hapnin zemrën dhe kalitnin në

sakramentin e Pendesës shpirtrat e tyre, për beteja të reja! Dymbëdhjet viktima të tjera

vdiqësn në burgjet e Selanikut dhe u varrosën me nderime si u takon shenjtërve. Me kërkesat

e Z. Ambasadorë, Porta e shkarkoi nga detyra Pashain e Selanikut, për arsye të qëndrimit që

mbajti në këtë rrethanë.

Pas një qëndrimi prej dy apo tri javësh në burgjet e Selanikut, u dha urdhri, t´i nisin

RRYFYESAT FISNIKË në burgjet e Azisë; pothuajse të gjithë ishin prekur nga dizanteria.

MË kot z. Vakondio përsëriste, se ishte mizori që ato të udhëtonin në këtë gjendje dobësimi

dhe sëmundje, ku ishin katandisur uria dhe trajtimi i keq, askush nuk i dëgjonte vërejtjet dhe

urdhëri për nisjen e tyre u zbatua. Një plakë e mjerë vdiq, kur po e transportonin nga burgu në

anije. Shumë të tjerë vdiqën gjatë udhëtimit. Së fundi, në 25 prill, ato të cilët uria, i ftohti,

35

goditjet me shkopinj dhe lodhjet nga udhëtimi nuk i kishin korrur ende, arritën në Muhaliç,

fshat gjashtëmbëdhjet lega larg Brusësm që iu caktua si internim. I vendosën në një han të

shkatërruar, dhomat e të cilit merrnin dritë vetëm nga dera. Nga njëqind e gjashtëdhjetë, apo

njëqindë e tetëdhjetë vetë që ishin kur u nisën nga Sqhipëria, numri i tyre, është reduktuar në

tetëdhjetë e shtatë, në 03 majin e fundit, ditën kur ato u vizituan nga kolegu ynë z. Bonië, pasi

urdëhroi imz. Hillero, Kryepeshkop i Petras dhe Delegat Apostolik i Kosntantinopojës. Z.

Abat Hillero, kusheri i Timzot Kryepeshkopit, që banon këtu që prej disa muajsh, kishte

dashur të shoqëronte z. Bonië.

“Asnjë shprehje nuk do të gjendej, thonin ato, për të na dhënë pamjen pikëlluese, që u shfaq

para syve tanë në hyrje të kësaj banese të zymtë. Grumbuj të mëdha kockosha të destinuara

për rafineritë e sheqerit të Evropës, zenë oborri si për t´i kujtuar pa pushim këtyre të mjerëve,

pamjen e vdekjes, e cila pasi kishte prekur shumë prej shokëve të tyre fatkeqë, nuk do të

mungonte t´i prekte shpejt edeh ato vetë. Pesëmbëdhjetë apo njëzet vetë, burra, gra dhe

fëmijë, ulur në këto grumbuj kockash ishin të zënë me heqjen e parazitëve, që po i përpinin të

gjallë.

“Duke pasë këto fytyra të zbehta, kockaë e lëkurë, këto trupa, pothuajse lakuriq dhe të dobët

tmerresisht, do të mendonin se keni të bëni me skelete; këtyre të paftve s´i ka mbetur veçse

lëkura dhe koskat. Xhelatët, me mizoritë e tyre, kanë arritur të thyejnë deri gjymtyrët e disa

viktimave. Veç këtyre që kanë vdekur me mundime të tmerrshme, ne pamë dy vetë, të cilëve i

kishin thyer kështu krahët apo këmbët, një i tretë ishte goditur aq fort në shputën e këmbëve,

sa që mishi i kalbur i binte copa copa. Këto njerëz të mjerë, na pritën me kriza dënesë që të

coptonin zemrën. Pastaj hymë më thellë, për të vizituar qelitë ku ndodheshin më të sëmurët;

në të parën gjetëm rreth dymbëdhjetë vetë të shtrirë për tokë, që nuk kishin as rrackat e

domosdoshme, për të mbuluar pjesët e turpshme të trupit. Ishte një pamje që të revoltonte.

I sëmuri i parë që pamë, ishte një plak pothuajse në agoni. Atij i treguam kryqin; i mjeri që po

hiqte shpirt gjeti forcë dhe ngriti me mundim kokën, sa pa shenjën e shpëtimit tonë, na tërhoqi

kryqin nga duart dhe e ngriti të buzët, pastaj me një përpjekje për t´u mbajtur fillon të rrëmoje

përbri tij në një grumbull leckash. Zbulon aty dy a tre fëmijë të vegjël, i ve të puthin kryqin

dhe me dorën e dobët, i jep bekimin atëror, duke na përshëndetur ne. Pas kësaj skene prekëse

që të kujton besimin e shekujve të parë të Kishës, ne kaluam në një kthinë tjetër më të

lemerisëshme se e para. Numri i të sëmurëve ishte pothuajse i njëjti; por ato ishin më të

ligështuar, nuk kishin as forcën të qonin, as të ngrinin kokën për të parë kush i vizitonte. Na u

desh pra, t´i afroheshim më pranë këtyre mjeranëve për t´u informuar për gjendjne e tyre. Por

sa e madhe qe habia dhe tmerri bashkë, kur zbuluam shtrirë përbri të sëmurëve kufomën e

dekompozuar të njërit prej shokëve të tyre!

Infeksioni, që shpërndanin plehrat në këtë vend, na kishte penguar të dallonin erën e

kufomës. Mund të merret me mend, se sa i padurueshëm ishte ky infeksion, kur dihet që nga

tetëdhjetë e shtatë personat që jetonin deri në 03 maj, vetëm pesëmbëdhjetë apo njëzet prej

tyre mezi kishin ruajtur atë pak fuqi për të kryer vetë nevojat personale. Gjithë të tjerët ishin

shtrirë mish mash, sipër disa rreckash, pa pasur mundësinë të ngriheshin; pjesa më e madhe

pothuajse ishin prekur nga dizentaria. Në vazhdën e vizitës sonë u ndeshëm edhe me dy apo

tre kufoma të tjera. Menduam pra, që me urgjente ishte heqja e këtyre vatrave të infeksionit

dhe nxituam t´i bënim varrimin me nderimet fetare. Askush nga të gjallët nuk ishte në gjendje

të na ndihmonte në këtë detyrë të përshpirtëshme, na u desht t´i kërkonim ndihmë Grekëve

fqinjë, për të hapur gropat dhe varrosur kufomat. Pasi i bëmë nderimet e fundit të ndjerëve,

morëm përsipër të përkujdeseshim për më të sëmurët. Ne nuk e kuptonim gjuhën epirotase që

është gjuha e tyre; ndaj iu lutëm njerit prej tyre që flilste pak turqisht, që t´na shërbente si

përkthyes. Kur e pyetëm një vajzë pesëmbëdhjetë, apo gjashtëmbëdhjetë vjeçare, të cilës po i

jepnim sakramentet e fundit, në se do t´i falte me gjithë semër ato, që i kishin shkaktuar kaq

vuajtje: PO, tha ajo, duke ngrit zërin aq sa i lejonte gjendja e dobët shëndetësore, PO, IA

FAL; Dhe në çast të gjithë të sëmurët e tjerë, që ndodheshin në të njejtën dhomë thirrën me

36

një zë: ZOTI IA FALTË, NE PO VUAJMË PËR ARSYE TË MËKATEVE TONA. E njejta

skenë u ripërsërit në të gjitha dhomat e tjera. Të krishterët e parë shfaqin ndjenjat më të

bukura.

Ne i dhamë njeri oas tjetrit Vajimin e Fundit pesëmbëdhjetë vetëve që po hiqnin shpir; pastaj

u bë mesha e shenjtë, jo në shtëpi, sepse aty nuk gjendej një vend për të qenë, por në mes të

oborrit ku menjëherë sajuam një altar; ato që mundën të tërhiqeshin, morën pjesë aty dhe

gjetën një prehje shpirtërore të plotë, ato u bënë mesim i madh për shumë Grekë, që kishin

vrapuar për ë qenë dëshmitarë të ceremonisë. Në Kungim ne shkuam nga dhoma në dhomë

për t´i çuar Kungimin e shenjtë, atyre, që po vdisnin. Të gjithë e e morën duke treguar

mirënjohjen me të thellë dhe i dikej se nuk mdun ta falenderonin sa duhej Zotërinë tonë për

këtë ngushëllim, që i dha përpara se të vdisni. Pasi plotësuam në këtë mënyrë detyrën e

pushtetit tonë meshtarak pranë të krishterëve, ne i shtymë të pëmbëngulin në ndjenjat që na

mrekulluan dhe i siguruam se do të interesoheshim për to, duke predikuar shpirtrat e

devotshëm, që janë të shumtë në Konstantinopojë.

Megjithatë mjerimin e madh, ato nuk kërkuan nga ne asnjë ndihmë materiale të përkohëshme,

por vetëm disa objekte besimi. Një medalje të Virgjërës Mari, një rozare, mjë kryq kishin

üër to, më shumë vlerë se gjithë ari i botës.

Ne i lamë të gjtiha paratë, që nuk na duheshin për t´u kthyer në Kosnstantinopojë dhe së fundi

u ndamë me këqardhje, nga këto të krishterë shembullorë, me zemër të helmuar, nga

dhembja që na shkaktoi kjo pamje e mjerë, dëshmitarë të së cilës u bëmë, por duke lëvduar

gjithashtu Zotin, që I KISHTE DHËNË KËTIJ VEND (SHQIPËRIA), NJERËZ TË TIJ,

SHEMBULL E DURIM DHE GUXIM TË DENJË PËR TË QENË HEROJ TË PARË TË

KRISTIANIZMIT.”

Ja, shkurtimisht, Zotëri dhe shumë i nderuar At, çfarë na treguan kolegu ynë, z. Bonië dhe z.

Abat Hillero për vizitën, që i bënë të mërguarve në Huhaliç. Kur u kthyen në Brusë, këto

zotërinjë, i treguan konsujve të Francës dhe të Anglisë hollësirat që ju lexuat. Menjëherë të dy

konsujt i drejtuan kërkesa të forta Pashait të Brusës, që premtoj t´i dërgonte që të nesërmen

2000 piastra (rreth 470 fr.) dhe disa copë pëlhuar. Sapo u kthyen në Konstantinopojë z. Bonië

dhe Hillero shpejtuan t´i paraqitnin imzot Kryepeshkopit, atë çfarë kishin parë; nga ana e tyre

konsujt e francës dhe të Anglisë i kishin dërguar raporte, ambasadorëve të tyre perspektivë aq

të qartë, sa për një çast, Konstantinopoli u prek. Në një qarkore që Imzot Kryepeshkopi iu

drejtonte priftërinjëve të famullive të ndryshme, kërkonte lëmoshë publike në një kohë, që

notat energjike të ambasadorëve e detyronin Portën, të dërgonte ndonjë ndihmë në të holla

dhe në veshje. Zelli i Imzopt Hillero, nuk qe pa fryte, lypjet e bënë në famullitë; para, ndrresa

dhe veshje iu dërguan Motrave të Dashurisë dhe At Anton Maroeviq, që e quante veten të

ndarë përgjithmonë nga besimtarët e tij të dashur, u ngarkua të shkonte t´i dërgonte

ngushllimet e meshtarisë së tij dhe ndihmat e dashurisë publike.

Sot bëhen përpjekje të reja, për t´i ndihmuar këto fatkeqë, Z. Ambasador i Anglisë, i

sponzoroi Motrave të Dashurisë, t´i dërgonin mjekime, e të përkujdeseshin për të sëmurët,

duke u treguar vetë i gatshëm t´i shoqëronte Motrat dhe t´i hiqte të gjitha vështërsitë e rrugës.

Të njëjtin mendim, patën edhe në Ambasadën Franceze; Superiorja dhe dy nga shoqërueset e

saj, erdhën në port dhe z. De Bourqueney vuri në dispozicion të Motrave anijen me avull të

Misionit “Pëllumbi”, për t´i transportuar në Mudania, pika bregdetare më e afërt e Muhaliçit.

Shpresojmë që treguesit e këtij interesimi të madh do të kenë si rezultat të shkëpusin nga një

vdekje e sigurtë të paktën disa prej këtyre viktimave të shkaktuara nga fanatizmi mysliman.

Pranoni...

37

F. FOUGERAY

I padenji Prift i Misionit

Përshkrimet e Imzot Hillero për vuajtet e Martirëve

tonë

Konstantinopojë, 17 Maj 1846

Zotëri dhe shumë i dashur mik,

Kur u nisa Franca ju më patët rekomanduar të vlerësoja disa gjëra interesante që tashmë

mua..., po bëjë me shumë dëshirë përderisa pak kohë më parë qe qesh, dëshmitarë okularë i

një spektakli tepër të mjerueshëm e mizor që deri danu nuk kisha parë me sytë e mi.

Më 28 të muajit Prill së bashku me z: Bonnier i Kongregacionit të misionit, u nisëm për në

brusë me qëllim që të vizitonim ato katolikë shqiptarë dhe të informoheshim mbi gjendjen,

kushtet dhe vendin e internimit. Ishin më shumë se 20 familje kristiane të kufirit shqiptaro –

serbe dhe ishin sjellur në këtë bregdet të Azisë...

Brusa ky qytet tepër i lulëzuar në kohën kur sulltanët e kishin zgjedhur poër vend qendrimi...

Konsulli frances dëshmoi një mikpritje dhe një mirësjellje ndaj së cilës jemi mirënjohës. E

pikërisht prej tij kerkuam informationet e para. Na tha që kishte qenë pranë të internuarve të

mjerë dhe tashmë e mëtej ato ndodheshin në një qytet të vogël të quajtur Muhaliq d.m.th rreth

35 milje më larg. Por gjithashtu na tha se nuk ishte interesuar për shkakun e dënimit të cilit ata

të pafat i ishin nënshtruar. Atëherë i treguam ne se si ato familje, pas shumë vjet

poshtërsimesh e keqtrajtimesh sepse ato nuk pranuan të konvertoheshin në fenë islame u

adabtuan nga turqit por përderisa ato u deklaruan në mënyrë të hapur katolkë, vitin e shkuar

dhe bënë që ky zë të arrinte ambasadorët e Francës dhe të Anglisë arritën të siguronin

interesimin tonë. Bashkë me këtë të fundit siguruan dhe konçensionet e favarshëm që kukshdo

që donte të kthehej në kristianizëm të arrinte ta bënte këtë, dhe për to ky qe një fakt gëzimi

dhe lehtësimi për t´u larguar nga nëj kult të cilin ato e gjykojnë të papërshtatshëm. Por

autoritetet turke të cilat në pushtetin lokal e në provinca si edhe më tepër akoma kryejnë mijra

akte arbitrare menjëherë i burgosën. Duke ju bërë të qartë rrugën e tyre drejt internimit në

vend te rrugës drejt varrit. I ndanë në dy brigada, njëra përbëhej prej burrash ndërsa tjetra prej

grash dhe fëmijësh. Këto të pafat u transportuan nga Shkupi në Selanik, ku një prift i misionit

të Konstantinopojës arriti pas një këmbëngulje tepër të madhe të arrinte të vizitonte e tu bënte

atyre ato favore dhe ato shërbime që rrjedhin prej besimit të krishterë.

38

Keqtrajtimet e shumëllojshme nda të cilëve turqit ju a patën nënshtruar këta shqiptarë, me

siguri kishin për të shkaktuar një indinjatë edhe në zemrën më barbare. Kështu pra, këto

viktima të mjera tashmë ishin shumë pranë vdekjes nën çatinë e burgut të Selanikut, KU

MEGJITHATË 12 PREJ TYRE U ZHDUKËN. Një prej viktimave ra pa ndjenja në breg të

detit pikërisht në kipën e imbarkimit për në vendin e internimit.

Pasi arritën në Muhaliç, kujdesi jonë i parë qe që të shkonim dhe të takoheshim me ata të

mjerë, por ç´të shihnim... Oh! Një skenë tejet e dhimshme e që vetiu denonconte! Unë nuk

mund ta përshkruajë pa më rrjedhur lot prej syve. Objektet e para që panë sytë e mi ishin disa

gra akoma të reja, vajza e djem pothuajse lakuriq. Duke qenë se pjesa më e madhe e trupit

ishte e zhveshur tashmë ajo ishte e skuqur nga kafshimet e insekteve dhe e irrituar nga të

ftohtit, nuk mbanin veçse një këmishë tepër të ndyrë e copë-copë, nga të gjithë gjokset pa

përjashtim dilnin afshama, pshretima e drithërima që trondisnin në shpirt. Dikush nga ata të

mjerë pothuajse të fikur pushtonte lakuriq për tokë, dikush i ulur mbi një copë dërrasë ose mbi

disa eshtra kafshesh; të cilat gjendeshin me shumë në kopshtin përreth duke i dhën një grafmë

të rëndë ajri dhe duke e rënduar më tepër atë poshtërim makabër. Fjala e parë drejtuar nfa

nesh prej atyre të mjerëve qenë këto: “JEMI KATOLIKË DHE DO TË JEMI DERI NË

VDEKJE”. Më tej na kërkuan objekte të mëshirës kristiane, kryqe, rozarë, e medalje. Ishte një

kërkesë tepër prekëse që ne e dëshonim nga goja e 80 martirëve të cilët vlersonin më shumë

simbolet e fesë së tyre se sa ushqimin, dukën dhe veshjen për të cilat kishin një nevojë

ekstremë.

Kishim me vete medalje e rozare por jo kryqe dhe unë pa ditur si të shpërbleja bësimin dhe

qëndresën e tyre nxorra kryqin tim nga gjoksi, e për shumë arsye mua më është tepër tepër i

dashur. Ata e shrënguan menjëherë e me të parë imazhin e shenjtë të Zotit Tonë të përvuajtur

njëllojsi ata dhe për ta, u ngritën me një britmë gëzimi, ndoshta e para që u dolil prej zemrës,

prej kohës që filluan këtë avanturë të pafat. Ia kalonin kryqin njëri tjetrit dhe të gjithë duke e

mbajtur me dashuri e duke e përkëdhelur mbështesnin ato buzë të fikura nga torturat dhe me

përulje e puthnin. Në fatkeqësinë e tyre u ndjenjë të lumtur për një çast vetëm pse u gjendën

ndër miq e vëllezër dhe kjo kuptohet që vinte nga se për një kohë të gjatë kishin parë dhe ishin

trajtuar që patëm mundësinë me i ndihmuar ata MARTIRË..., e me përzierë ndjenjat edhe

lotët tanë me rrahjet e zemrës së tyre e me frymmarrjne e tyre. Nuk po them se përziem lotët

tanë me të tyre, sepse ato nuk mund të qanin më dukej se lotët u ishin shterrur.

Pastaj vizituam kasollet e tyre tepër të ndyra të cilat unë dua t´i quaj biruca të cilat kerkush

nuk guxon t´i vizitojë. Në to kishte akoma më shumë njerëz që nuk mund të lëviznin; të

shtrirë deri në përhumbje, me asnjë lloj shtrati tjetër përveç një rrogozi e ajo qe e rëndonte më

tej këtë spektakël qe fakti qe të përhumburit e të pafatit ishin më shumë gra e fëmijë?

Oh! Këtu po, ishte megjithmënd një skenë e tmerrshme dhe makabre. Midis tyre shtriheshin

tre kufoma, dhe ato me gisht na treguan që ishin të vdekurme një akt që na habiti. Në

dëshminë për vdekjen dukej sikur dëshmonin dhe bekim. Njëri thoshte, “ky është trupi i gruas

sime”! Tjetri: Ky është trupi i babait tim”!.

Më tej dëgjohej një zë femror i mjerë me nota të thekshme e dhimbje e për më tepër delirante

për mesazhin që mbarte. Ishin këngë mortore, të cilat thuheshin pranë trupit të çveshur të të

afërmit të saj, hera-herës ato theksime të ashpra e të përsëritura nga një zë trithërues

ndërpriteshin nga britmat e dëshpëruara, pastaj ajo e fillonte kënfën e saj që shkaktonte një

lloj ringarkimi emocional. Një grua tjetër dhe një vajzë duke mos mundur të mbanin një

ngarkesë të tillë dhe një dhimbje keq ekspesive rrinin krejt të heshtura që prej disa ditësh: na

shihnin drejt në sy me një shikim; një nuk shprehte asgjë e pa thënë asnjë fjalë. Femra që

duhej të trajtoheshin me më shumë dhemshuri qenë pikërisht viktimat e keqtrajtimeve më të

poshtra, e për këtë shkak shumë prej tyre tashmë janë në varr, ndërsa ato që mundën të

mbijetojnë ndaj këtyre tronditjeve të patreguara (vdekja e të afërmit, pjesmarrja vetëm në

skena që kanë të bëjnë me përcjellje mortore) kishin rënë në gjendje të tillë shpirtërore që

39

mund të konsiderohej si humbje e sensit dhe e dëshirës për të jetuar. Dhe për këtë të gjithë ata

të dobësuar, të paushqyer, kockë e lëkurë, të zbehtë, shihnin e nëpërmjet vështrimit

dëshmonin një ankth të pashpjegueshëm drejt qiellit e dukej sikur i kërkonin: “Po përse

pikërisht ne duhej të dënoheshim, të vuanim kaq?” Ishin mjaft ata që i kishin këmbët të thyera

ose të enjtura prej goditjeve, të tjerët vuanin prej dizanterisë më shuëm të rinjtë, mbi trupin e

të cilëve shiheshin britma papushim nga foshnjet në nevojë për t´u ushqyer, por prindërit e

tyre nuk kishin më?

Disa sapo të lindur latantë ishin po aq të heshtur sa nënat e tyre që i shikonin të fikeshin nga

pak pa pasur mundësi t´i ndihmonnin, e të tjerët më në fund pushonin të shtrirë midis

personave të vdekur e në to nuk kish mbetur veçse një fill i dobët i jetës.

Pleq nuk ka më, i fundit u fik pothuajse para syve tanë.

Nga 180 persona që ishin nisur nga atdheu i tyre për në mërgim (Muhaliç) javën e shkuar (3

dhe 4 Maj 1846) nuk ishin veçse 87 (tetëdhjetë e shtatë). Vdekja i kishte përgjysmuar dhe

midis të mbijetuarve të paktën 30 nuk mund të lëviznin më.

U dhashtë ndihmë më estreme 15 të rriturve. Të nesërmen pasi celebrova Meshën e Shenjtë

jashtë në kopshtin e burgut të tyre u bëra kungimin e fundit edhe 15 të sëmuarve midis të

cilëve ndodhej dhe një grua e re. QË NJË DITË PARA SE VDISTE MU LUT T`I BËJA

SHËRBIMET E FUNDIT BURRIT TË SAJ, I CILI NDODHEJ PIKËRISHT MIDIS

KRAHËVE TË SAJ; POR PA MENDUAR SE TË NESËRMEN E VDEKUR NË KRAHË

TË TIJ DO TË PUSHONTE EDHE VETË. I Varrosëm me ceremonitë e zakonshme tre

persona që pothuajse na u fikën para syve, 10 të tjerë kishin kaluar në jetën e përtejme një

javë pasi kishin arritur në këtë vend, ndërsa 5 pikërisht ditën e mbritjes së tyre. Të gjithë duhet

të prehen në atë moçalishte tha pashai Brusës, sepse klima aty ishte shumë e pashëndetshme.

Pikërisht në atë pohim është siguria që të gjithë ata kanë për të pasur PALMËN E MARTIRIT

sepse nuk mohuan fenë e tyre dhe nuk pranuan të bëen turq dhe jeta e tyre tokësore deri në

triumf mbeti e pastër.

Para se të ndahemi nga ata të mjerë që na u bënë shumë të dashur e mjaft të afërm për

trimërinë dhe kurajon e tyre si edhe për vuajtjet e hequra i kërkuam të ndihmoheshin

reciprokisht të adhurinin dorën e Zotit, të duheshin e megjithëse prova nëpër të cilin kishin

kaluar ishte tepër e fortë me siguri do të parantonte si çmim të kësaj ekzistence besnike ditën e

lumtur. Atyre u dhamë ato këshilla që ne i gjykuam si më të pështatshme për t´u mbrojtur dhe

për të luftuar sëmundjet e tyre, i ndihmuam të pastronin birucat e tyre të cilat ishin burim

infeksioni, e më në fund u shprëndanë të gjitha ato pak para që patëm (rreth 80 franga) duke i

premtuar qe do ´i dorzonin veshje, rroba dhe ndihma të tjera materiale e shpirtërore, për të

cilat kishin nevojë. Më tej i siguruam se nga mjerimi i tyre i tmerrshëm vepruam si persona

qytetare dhe jo si autoritete fetare. Mbi këtë bazë do të bënim edhe një raport të thjeshtë. Të

tëra këto premtime më vonë u përmbushën prej nesh me saktësi.

Me të hyrë në Brusa konsulli i Francës, na kërkoi materialin mbi tëinternuarit e mjerë dhe e

prek thellësisht duke dëgjuar çfarë referova unë sipër. Më tha se duke filluar qe nesër ai vetë

do ta informonte për çdo gjë pashanë dhe premtoi në mënyrë tepër shprehëse se do t´i

ndihmonte me një impenjim maksimal këto krijesa të palumtura mbi të cilat kishte rënë një

ndëshkim kaq kriminal dhe kaq absurd. Ndër kaq arriti edhe konsulli i Anglisë, i cili mbeti

jashtëzakonisht i habitur nga një egërsi e tillë dhe njëlloj premtoi t´i mbronte energjikisht

shqiptarët e mjreë pranë pashait. E bashkërenduar dhe insistuese qe vepra e dy konsujve për

tëkë rrethanë, të dy informuan ambasadorët përkatës e më tej këta të fundit kënë kërkesat

oportuniste pranë oborrit mbretëror duke vepruar me energji dhe me një zell të përkushtuar.

Nga ana tjetër kryepeshkopi i Patrës, Vikari Apostolik i Patrikanës së Konstantinopojës, bëri

një ndërhyrje tepër të gjatë për ata të tronditur e të pafat, të cilët u bënë një ndërhyrje tepër të

40

gjatë për ata të tronditur e të pafat, të cilët u bënë duke qenë në mërgim besimtarë të asaj

dioçeze. Aus duke dëgjuar mundimet e tyre, urdëhroi menjëherë që të organizohej një ndihmë

në të gjitha kishat e kryeqytetit dhe u dërgoi një ndihmë të konsiderueshme në para të

internuarëve të Muhaliçit. Ndërmetës në këtë rast u bë një prift Françeskan që ndërkohë pt

filluar shërbimin shpirtëror si misionar duke ndarë bashkë me ta që kishin mbetur gjallë

privacione. Por ai më nuk ka për të parë vetëm një pjesë të vogël të grigjës së tij. Nuk ka për

t´i gjetur më.

10 djem që tashmë ishin bërë skllevër ndër turq, dhe asgjë s´ka për të dëgjuar përreth përveç

rënkimeve. Por do të ketë ngushllimin të shohë e të prekë se si dhuna e violenca kaq e gjatë

dhe kaq kriminale, nuk mjaftoi për të rrëmbyer nga buzët e grave dhe të fëmijëve mohimin e

fesë katolike.

“Pranoni Shkelqësi etj. Etj.

Hilero

Letrë e Motrës LESUEER

Filadora, 05 qershor 1846.

Shumë e nderuara Nënë,

E detyruar nga koha e keqe të ndaloj pak, përfitoj t´jap një shenjë jete. Nuk kam mundur të

bëj këtë që kur erdha tek Shqiptarët tonë të dashur, e megjithatë sa gjëra interesante kam për

t`tju treguar!... Do t´i ruaj për më vonë hollësitë, kur të kthehem në Konstantinopojë;

megjithatë sot do të përmend disa fjalë.

Dhe që në fillim megjithëse me urdëhr të Sulltanit, që pas ankesës së Misionarëve, u

ndihmuan pak këto të mjerë, gjendja e tyre mbete gjithnjë shumë e rëndë; vdiqën edhe dhjetë

të tjerë pas kthimit të z. Boenië dhe para gjashtë ditësh varrosëm edhe një vajzë të vogël

tetëvjeçare. Tani shpresojmë të shpetojmë këto që vazhdojnë të mbahen megjithë këto

fatkeqësi që i kanë. Ambasadori anglez dërgoi sekretarin e parë, ai i Prusisë bëri të njëjtën gjë.

Por ndihma më e madhe për to është sakrifica e mjekut Neyler-Bey. Zelli i tij nuk ka të

lëvduar. Ai është një katolik i zjarrtë, që na ka ndihmuar fuqimisht në këtë mision kaq të

bukur, ku unë ndjehem e padenjë.

Pasi u përkujdesëm për të sëmurët, ne morëm nga qeveria autorizimin të zhvarrosim trupat e

të dhjetëve, që ishin hedhur me gjithaë rroba në rrugë të madhe, e që kaksa ishin mbuluar me

41

dhe. I varrosëm këta trupa kaq të denjë, me nderat si të krishterë pranë vëllezërve të tyre dhe

mbi varre vendosëm nga një kryq të thjeshtë, simbol i bësimit dhe qëndresës së tyre.

Prifti i tyre i denjë, At. Antoni bëri ceremonitë; të gjithë ato që po shëroheshin durra, gra dhe

fëmijë u mblodhën aty, po kështu edhe grekët e Turq, këto të fundit për kureshtje por

emocioni i të parëve qe i madh. Kjo qe dita e të Ngjiturit të Zotit tonë Jezu Krishtit në qiell.

Një mur u ngrit si për mrekulli për t´i ndarë nga Grekët. Një kryq prej mermeri të bardhë i

vendosur sipër portës dhe një tjetër më i madh, në mes të vendit, sipër një epitafi, do të

shërbejnë si monumente për t´ardhmen. Doktori Neyler bej kërkoi një ferman që qeveritari

dhe pasuesit e tij të kujdëseshin për këtë mur në vazhdimësi. Ai është pre apo katër këmbë i

gjërë, dera është prej hekuri. Bëra dy çelsa, njërin për t´ia dhuruar Atit tonë të nderuar dhe

tjetrin Imzot Hillero. Nënshkruam për shpenzimet dhe Zoti na dha bekimin e tij.

Nuk kam për qëllim t´ju jap sot raport të hollësishtëm për mizoritë, që i janë bërë këtyre të

mjerëve, por ato janë aq të pabesueshme, sa që shoh si një mirësi, të Hyjit Zot, që dy kombësi

protestante dërguan aty dëshmitarë, për të parë dhe dëgjuar, sepse po këto do t´i akuzonin

katolikët se shtoni. Ju Nënë e nderuar, pasi ta keni lexuar kujtohuni, që po ju shkruaj gjithçka

para syve të Zotit, në atë mënyrë të habit fakti, se si shtatdhjetë e gjashtë, mbetën gjallë me

gjithë këto vuajtje, kur një numër i madh vdiqën. Do të desha të kishit mundësinë, që të

shikonit sa bindëse janë mbeturinat e KËTIJ RELIGJIONI TË SHENJTË; çfarë qetësie, çfarë

vendosmërie, çfarë bashkimi! Shumë vetë kungohen çdo ditë. Oh! Ç´kënaqësi të jesh mes

tyre! Megjithatë duhet të largohem, por përpara se të ndahem prej tyre pres përgjigje për

lutjet, me qëllim që të realizohet premtimi që na është bërë nga Porta e Partë për t´i afruar ato

në Brusë, për arsye të klilmës së keqe të Muhaliqit, si edhe me qëllim që konsulli francez të

jetë më afër tyre për t´i mbrojtur. Kërkesa na u plotësua, ndaj po udhtojmë tani për në

Filadora, tre lage larg Brusës, e do të qëndrojmë në një mal që zgjodhën dy prej tyre, sepse i

ngjante me ato të atdheut të vet; në gjirin e tij ato do të mbushen me shpresë, se do të kthehen

në vendin e vet kur të jenë plotësisht të shënuar. Unë e dëshiroj më shumë këtë se, pesëqind

familje që rrëfejnë katolicizmin fshehurazi, do ta bëjnë atë haptazi, po të kthehen në vendin e

vet dhe është pikërisht kjo, ajo që e frenon qeverinë turke. Do të shikojmë se çdo të bëjnë nën

këtë ndikim fuqitë e krishtera.

Është dita jonë e tretë e ecjes në male që në francë s`mund të mendohet; nëse nesër koha do të

jetë më e mirë, ne do të vazhdojmë rrugën tonë, por ajo nuk po e merr kthesën. Dje u lagëm

deri në palcë, pjesa e sipërme e karrocës u zhyt thellë nga forca e shiut. Të premten na u desh

të kalonim natën në mes të fushave, por kudo ndjejmë praninë e qartë të mirësisë së

patundshme të Zotit, me shëndet jemi mirë dhe zemrat i kemi të kënaqura... Po të shikonit,

shumë e nderuara Nënë, tryezën, në të cilën po ju shkruaj dhe elegancën e veshjet time, nuk

do të përmbahesh nga gazi: po ç´rëndësi ka gjithë kjo? Nëse kam pasur ndonjë kënaqësi në

jetën time, kjo ia kalon të gjithave.

Në Filadorë, unë do të filloj shënimet e mija. Nuk e di në se boja, ose më mirë uthulla që po

përdorë, do t`ju lejojë ta lexoni. Po i kaloj në qetësi shqetësismet mizore, që më shkaktoi rruga

e tmerrshme, e prishur, nëpër të cilën na kaluan udhëpërcjellësit. Në çdo çast më dukej se

dëgjoja thirrjet e fëmijëve që binin nga lart, i shihja të rrokulliseshin në honën anës rrugës.

Por shihja edhe Marinë, duke më qortuar për atë pak besim që kisha dhe kur zemra ime

kthehej drejt saj, ndjenja të më rilindëte në shpirt qetësia. Arrita nga të parat dhe për fat të

mirë, Zoti më ndihmoi, të gjenim gjashtë kuaj për të ndihmuar gratë dhe fëmijët, që kishin

mbetur në një shkëmb në mes të errësirën; kafazi (polici: Gj. Gj.) i ruante. Kur karavani ynë

arriti, i gjithë fshati grek u shqetësua, ose më mirë u xhindos; nuk pranoi të priste TUFËN

TIME TË SHENJTË. Shqetësimi im qe i madh, derisa Zoti na solli nga Brusa, nja dhjetë

xhandarë, që të strehonin Shqiptarët me urdëhr të Pasahit. Çdo gjë atëherë u bë mirë dhe ato u

rregulluan siç mundën. Të nesërmen iu luta kryetarit të fshatit, që është turk dhe më të

shquarve midis Grekëve, që të vinin të flilsnin me mua. Ato e plotësuan dëshirën time. I

thashë që është në interes të tyre t´i presin me ngrohtësi Shqiptarët, se ato nuk do t`i bëheshin

42

arrë po qe se do të silleshin mirë me to, unë do t`u lija një lëmoshë për të varfërit e komunës

së Filadorit. Kjo gjë i bëri për të qeshur; shtova se nëse ato nuk do të binin dakord me mua, do

të detyroheshin nga autoritetet. Sa mbaruam bisedën, erdhi konsulli i Francës, e pak pas tij ai i

Anglisë, me urdhërat e reja të Pashait, që përfaqësuesi i tij të pajisej me ushqime për

Shqiptarët dhe më pagoi shpenzimet që kisha bërë. Atë që ai duhej të bënte nesër.

Po e lë me kaq, shumë e nderuara; nuk dyshoj që ju bashkoheni me mua, për të falenderuar

Zotin për mirësitë me të cilat rrethon Shqiptarët tonë të shtrenjtë. Nuk do t`ju a fsheh që unë

vuaj për to, por kjo më jep kënaqësi...

Në Kosntantinopojë e shpejtojnë kthimin tim; unë parashikoj të mos kthehem para dhjetë apo

dymbëdhjetë ditësh; duhet të pres ardhjen e Motrave tona, të At Antonit dhe të sëmurëve që

mund të vinë për pak ditë. Duhet mbaruar vepra e mirë, ose nuk duhej filluar. Po të dëgjoja

zemrën do të duhej t´i pajtoja të gjithë por duke menduar se plotësoj dëshirën e Zotit duke

ardhur këtu, duhet të qëndroj aty, deri sa të mbaroj misionin dhe ta le tufën e dashur në duart e

Bariut, Atit të mirë Anton.

Një nga motivet e vonesës së të sëmurëve, është cungimi, që i është bërë të gjitha gishtrinjëve

të këmbëve të njerit prej tyre, që e kishin shkuar tre herë në dajak. Ky është një shembull i

vogël i mizorive të padëgjuara, që kanë bërë Turqit kundra tyre. Rron edhe një grua e re që

kishte humbur arsyen dhe dëgjimin, se para syve i kishin hedhur në det të dy fëmijët. Një

tjetër u tmerrua, kur pa që i thyen, se panë që ai therrën me thikë babain, kurse nënën ia

hodhën në det; ato lëshonin ditë natë britma që të coptonin shpirtin. Tani po rrinë me mua:

janë më mirë, por nuk janë rimëkëmbur plotësisht. Më mban shpresa, që do të mund të mbaj

disa prej tyre. Njoh njerëz shumë të mirë, që duan të marrin gjithashtu të tjerë, por konsulli na

thotë ta shtyjmë për më vonë, duke shpresuar gjithmonë që fuqitë do ta detyrojnë Portën t`i

lejojë Shqiptarët të kthehen në atdheun e vet. Shpresoj me gjithë zemër. Oh! Ç`fitore do të

ishte për katolicizmin dhe për shqiptarët...!

Pranoni...

Bija juaj shumë mirënjohëse

Mr. LESUEER

E padenja Bijë e Dashurisë.

Canterbury, 01. 02. 1850.

Tiranë, 02. 03. 1991[64]

PHILADAR - Persekutimi barbar i Kristianëve Shqiptarë më 1845-1846. ... At Anton

Maroeviç. Hollësi mbi persekutimin e egër, të dhëna nga At Antoni, prift i shqiptarëve. Maliq

Bej. Tahir Efendi. Selim Pasha. Ndërhyrja e sër Stratford Canning. Shërbime të ofruara e

vuajturve nga Gjon Zohrab. Konditat e Shqiptarëve në Philadar. Dëshira dhe ankthi i tyre për

t'u kthyer në shtëpi.

43

Në fund të vitit 1845 dhe në fillim të 1846,...; pati persekutime të llahtarshme pikërisht kundër

Arnauteve ose Shqiptarëve katolikë, vetëm se ata ishin kristianë. Përshkrimet e këtyre

barbarizmave, që i kisha lexuar në gazetat angleze prej letrave të ardhura nga disa

korespodentë të tyre në Kostandinopojë, më kishin bërë një përshtypje të thellë...[65]

Duke u larguar nga fshati filluam shpejt të ngjiteshim faqeve të kodrave nëpër një shteg të

vështirë që kalonte mes drurëve të pishave. Akoma në ngjitje dhe sapo kthyem pas

shpatullave te disa shkëmbinjve, para nesh u çfaq fshati malor Philladar-it dhe në te djathtë,

poshtë-shumë poshtë nesh, një Cep blu i gjirit te Mudania-s, i mbërthyer nga male

madhështorë dhe qe dukej si një liqen i vogel malor. Pas një zbritjeje të mundimëshme në një

shteg shkëmbor që dukej si i krijuar enkas për të thyer këmbët e kuajve, hymë në Philladar e

zbritëm nga kuajt para një hani grek ku kishim ndërmend të flinim. Por lajmi i arritjes së

Çelebiut kaloi si rrufe nëpër fshat dhe në atë çast arriti At Antoni me një skortë shqiptarësh.

Ati nuk bindej që ne të flinim me një vend ku mungonte çdo komoditet dhe na morri të

gjithëve në dhomat e rahatëshme të Dhimitraqit, një grek që na dha shtresa e mbulesa të

pastërta, të shtruara në dysheme, një darkë të shijëshme dhe pak verë të mirë. Ishte mjaft

ftohtë por At Antoni ndau zhgunin e tij me ne. Me grupin tonë u bashkua një tjetër grek, që

ishte përgjegjësi për shëndetësinë dhe shkollën e fshatit. Pas darke ne ndezëm çibukët dhe

diskutuam...

Herët në mëngjezin e ditës tjetër, At Antoni erdhi tek unë i vetëm e qetësisht dhe nga buzët e

tij unë mora kujtimet që përbëjnë thelbin e asaj që po tregoj. Shkupi, vendi i lindjes së këtyre

shqiptarëve të persekutuar, shtrihet afër kufijve të Servi-së kristiane dhe ka një trafik e

komunikim të kufizuar me zonat austriake. Eshtë vend tepër malor e baritor. Sejcili aty është

bari që kujdes tufën e tij të bagëtive ose të atit; çdo kryetar familjeje është njëkohësisht pronar

dhe nuk ka shërbëtorë të paguar. Ne malet e tyre në Shkup ku kanë kasollet, stanet e deleve e

të lopëve ata jetojnë të vetmuar. Qyteti më i afërt dhe që është qëndra e distriktit ishte

GJILANI, por edhe ai është mjaft larg dhe më të rrallë aty zbrisnin barinjtë dhe të zotët e tyre.

Governatori turk i Gjilanit ishte një farë Maliqbej Engjëlli (Anlicë) dhe Engjell -bej, një

fanatik dhe siç u shpreh At Antoni "persecutor in capite" - kryepersekutori. Ai ishte i dyti pas

kadiut, Tahit Effendi. Gjithë vendi qeverisej nga Selim Pasha që jetonte në Shkup. Ky Selim

Pasha kish qënë më parë Pasha i Beirutit, për drejtimin si prej Dialli që kish berë aty ish ulur

në detyrë dhe ishte caktuar për disa kohë në Brusë. Për fatin e keq të asaj pjese të Shqipërisë,

disa intriga e kapriçe të oborrit e kishin rimëkëmbur përsëri duke i dhënë pashallëkun e

Shkupit.

Për breza me rradhë ky fis barinjsh kish qënë kristian i varur nga Kisha Katolike e Romës;

dhe edhe pse ata praktikonin ritet e tyre me rezervë ose në sekret, nga shumica e turqve

dyshohej që ata nuk ishin myslimanë të vërtetë. Duke i detyruar me forcë të shkruheshin në

ushtrinë e Sulltanit, gjë që tre vjet më vonë (në pranverë 1847) hodhi gjysmën e shqiptarëve

në një revoltë të hapur që shkaktoi një luftë të brëndëshme e cila nuk mbaroi pa i kushtuar

shumë qeverisë turke; dy barinj të të rinj nga Shkupi ishin kapur, dërguar në Kostandinopojë

dhe futur në një regjiment këmbsorie. Njëri prej tyre ishte shqiptari që ishte në shërbim të

konsullit tonë në Brusa. Ata të dy e urrenin shërbimin ushtarak dhe e vuanin ndarjen e

dhunëshme nga prifti i tyre, familjet fisi – sepse fisi dhe ndjenja kombëtare ishte dhe është e

fortë midis tyre. Dekreti për tolerancën e plotë fetare që mbështet nga sër Stratford Canning

bëri më shumë bujë se çdo masë qeveritare e marë në Turqi që nga shkatërrimi i jeniçerëve i

Sulltan Mahmutit. Për një kohë ajo i mbushi zemrat e kristianëve raja me gëzim dhe ata

dërguan bekime të merituara mbi ambasadorin tonë me zemër kristiane. Duke qenë në

44

kryeqytet lajmi i gëzuar arriti në veshët e dy rekrutëve të rinj. Ata e dinin mirë se asnjë rajah

kristian nuk lejohej të shërbente në ushtrinë e Sulltanit; dekreti imperial i mbronte ata nga

ndëshkimi se ishin kristianë; kështu që po qe se e deklaronin besimin e tyre kishin të drejtë të

arsyetonin se do të shkarkoheshin nga regjimenti e do ti lejonin të ktheheshin midis maleve të

tyre. Nuk deshin të humbnin kohë dhe deklaruan tek koloneli i tyre dhe tek një një Hoxhë që

vepronte si një lloj kapelani ushtarak, që ata ishin kristianë dhe që të tillë kishin qenë

gjithmonë. Hoxha i pyeti në se kishte shumë kristianë të fshehur në distriktin e tyre. Të dy

djemtë nga Shkupi, duke u mbështetur në dekretin imperial e duke mos përfytyruar ndonjë

rrezik thanë: "NË TË GJITHË JEMI KRISTIANË!", "Atëherë ju nuk mund ti shërbeni

Sulltanit", tha koloneli, "jeni të shkarkuar! Shkoni në shtëpi!". Por përpara se ata të

largoheshin, Hoxha ju kërkoi numrin dhe emrat e bashkëbesimtarëve të tyre në Shkup.

Shpata e mprehtë e persekutimit - të cilin Abdyl Mexhid dhe qeveria e tij reformatore kishte

premtuar solemnisht që nuk do ta përdorte më ose nuk do të lejonte të përdorej u mbajt në

myll për ca kohë; po ajo doli nga mylli. Me 01 Nëntor, 1845, në festën solemne të të Gjithë

Shenjtërve, distrikti i tyre i vogël u rrethua, e barinjtë e varfër e të zotët e tyre u arrestuan të

gjithë

e tërë pasuria e tyre u morr ose u shkatërrua, tufet e tyre të bagëtive dhe kafshët e shtëpisë u

morrën nga malet dhe ata vetë u dërguan në Shkup dhe atje pas asnjë hetim u hodhën me

urdhër te Selim Pashës në një burg të tmerrshëm.

Flitej që ky Selim urdhërat për persekutim e torturim i kish marrë direkt nga Porta; dhe ashtu

pa skrupull siç qe ai nuk do kish guxuar të shkonte ne masa të tilla ekstreme e intensh/e, të

bënte një demonstrim dhe angazhim në publik të forcës së armatosur, në qoftë se s'kish marrë

udhëzime nga Kostandinopoja. Deri në kthimin e dy ushtarëve të liruar nuk pati asnjë

ngacmim ose grindje për shkak të fesë. Autoritetet turke nuk e dinin ose të paktën dukej sikur

nuk çanin kokë të dinin kush ishte kristian apo mysliman i vërtetë, edhe myslimanët që ishin

më mirë të informuar që këtë çeshtie, jetonin miaft mirë në harmoni me kristianët. Kishte

patur grindje, disa herë të përgjakshme midis malësorëve; por këto ishin të lashta, të përcjella

brez pas brezi dhe nuk kishin lidhje me Biblën dhe Kuranin. Por tani, të nxitur nga Kadi-të

dhe Hoxhallarët, myslimanët i hapën rrugë një furie të pamëshirshme kundër fqinjëve të tyre

kristianë. Ata mund të kishin qëndruar të qetë, siç kishin bërë më parë, por të ngritur një herë,

urrejtja dhe furia e tyre nuk njihte kufij. Dhe - dreqi e mori! - Unë kam frikë se gjithmonë disa

Hoxhë, do të kenë në dorë të rindezin flakët e shuara të fanatizmit të vjetër midis këtyre

njerëzve injorantë. Edhe pse unë e di që ata janë tolerantë, edhe pse kam shumë arësye të

mendoj mirë për pjesën më të madhe të fshatarësisë turke këtu në Azinë e Vogël, përsëri kam

frikë se një Selim Pasha, një Maliq Bej, veçanërisht po u favorizuan nga disa rrethana të rastit,

në çdo kohë mund ti ngacmojnë, nxitin ata deri në çmenduri. Në Gjilan, Engjëll bej sillej si

një djail dhe Kadiu i tij Tahir Effendi ishte më i keq se ai. Barinjtë ishin gjysëm të uritur, të

rrahur e të torturuar në burgun e tyre në Shkup. Demoni i parave bashkëpunoi me kolegun e

tij të fanatizmit; ata u torturuan që të dorëzonin paratë që nuk i kishin dhe që të tregonin

thesarët e fshehur për të cilët s'dinin gjë. Pasi e duruan këtë keqtrajtim për 4 muaj më 4 ose 5

të Marsit i nxorrën nga burgu dhe i nisën në drejtim të Selanikut. Gjatë rrugës ishin të lidhur

me zinxhirë, shtyheshin e ngiteshin si bagëtia dhe u rrahën pothuaj nga çdo turk që takuan.

Gratë me fëmijët në gji, pa një pikë qumësht nga lodhja dhe të pangrënët vdisnin në shtigjet e

maleve apo në anë të rrugës. Ishin gjithsej njëzet e gjashtë familje, dhe me që këta malësorë të

varfër kujdeseshin shumë për foshnjet e jo ti shkatërronin (siç po i shkatërrojnë turqit

pasardhësit e tyre që në barkun e nënës), familjet ishin të mëdha dhe numuri i përgjithshëm

ishte mëshumë se NJËQIND E GJASHTËDHJETË SHPIRT.

Në kohën e vizitës sonë në Philladar dy nga këto familje ishin shuar krejtësisht dhe dy kishin

hequr dorë nga feja për shkak të vuajtjeve që po provonin. Duke arritur në Selanik ata ishin

trajtuar aq barbarisht nga Salih Pasha sa s'kishin qënë të përdorur në Shkup nga Selim Pasha.

Ky Salih disa vite më parë kish qënë Pasha në Brusa dhe atje ish dalluar më shumë për

45

utësinë e qeverisjes së tij se sa për egërsinë; ai i kish ushqyer nga tavolina e tij borxhlinjtë e

burgut të Brus-ës dhe nga ana tjetër dukej të ish përfshirë nga shpirti i Kuranit që shijon

mëshirën si të parën detyrë të myslimanëve. Por tani në Selanik ai vepronte si një monstër i

mizorisë, me sa dukez i përfshirë pa pritur nga pushtimi i fanatizmit i cili kish okopuar gjithë

vendin.

Një orë para se të hynin Selanikun, një nga patriarkët e klanit, një burrë i vjetër që

numuronte mbi shtatdhjetë vite, vdiq mbi një kalë mizerabël ku ishte lejuar të hipte se s'mund

të ecte më e të ndiqte hapin e të tjerëve. Turqit nuk donin të ndalonin për të, as donin ta linin

të vdiste në qetësinë e tij në anë të rrugës, kështu i mbajtur nga një mik ia hoqi frymën e

fundit mbi kurriz të kalit. Trembëdhjetë të tjerë prej tyre vdiqën në burgun e qelbur e të

molisur me sëmundje, në Selanik.

At Antoni, i vetmi prift i tyre, kur ata u kapën nuk ishte i arrestuar; ai vetëm ishin

paralajmëruar që do ish më mirë për të ta linte vendin, të largohej. Në vend të kësaj ai e

ndoqi kopenë e tij të dashur në Shkup dhe këtu bëri çmundej për të zbutur vuajtjet e tyre.

Miku ynë i vendosur, i cili nga pamja dukej të të pesëmbëdhjetat, kish pasaportë Austriake

dhe ishte një bona fide e subjektit austriak, duke qenë i lindur në ishullin Hvar në Dalmaci.

Gjuha e tij e nënës ish sllavishtja por ai fliste një italishte me aksent të pastër dhe me id.ioma,

sepse kish studjuar në Romë dhe aty ishte angazhuar si një misinar i Kongregatës për

Ungjillzimin e Popujve. Turqit ishin të kujdesshëm përkundrejt cilësive të tij franke dhe

pashaportës austriake; por me që ai ishte shumë aktiv dhe këmbëngulës për kopenë (grigjën) e

tij, Selim Pasha urdhëroi arrestimin e tij; pasi u qëllua e u rrah, u çua në burgun e Shkupit më

26 Shkurt (1846), gjashtë ose shtatë ditë më parë se miqtë e tij të varfër të kapeshin nga ky

burg e të niseshin për Selanik. Më 10 Mars ai u përzu, e nisën për të njejtin port. Moti ishte i

mërzitshëm, po kështu edhe rruga dhe Ati edhe pse i fort e i shëndetshëm ishte shumë i

shëndoshë. Ai u lejua të ketë një kalë por duke paguar si për të ashtu edhe për rojën turke, një

maskara që e shoqëronte; por këmbët e tij ishin të lidhura me litar nën barkun e kalit. Ata

gjithashtu i vunë pranga në kyset e duarve dhe ato duke qenë të vogla ja enitën kyse e duart në

mënyrë të tmerrëshme. Këtë torturë e duroi dy ditë. Non ne poteva piu - nuk mundi të duronte

më gjatë! Duke paguar i çliroi duart nga zinxhirët. Çdo natë, në rrugë vuajti burgun, prangat

dhe disa lloj torturash. Në Deiran ishte një djall-neri i një gardiani burgu i quajtur Hussein

Bej. "Kurrë nuk do ta harroj këtë njeri të tmerrshëm" më tha At Antoni. "Ka kaluar një vit e

gjysëm që kur isha i burgosuri i tij dhe akoma e shoh në ëndër!" Në këtë burg prifti torturohej

gjatë gjithë natës; këmbët i kishte të mbërthyera në morsa dhe disa nga gishtërinjtë të ish

mbërthyer aty, në anën tjetër mbërthehej në tavan dhe shtyhej e tërhiqej duke qënë lart e

poshtë pothuaj i varur e nën britmën "Paratë! Paratë! Jep paratë, përndryshe MOSCOV do të

vdesësh!" Ati e nxorri qafën nga zinxhirat duke paguar 50 piastra. Ata e akuzuan që kishte

vjedhur midis myslimanëve dhe në fshehtësi u ndëronte fenë njerëzve në Shkup. Ai përsëriste

që këta njerëz kishin qenë kristianë para se ai të shkonte mes tyre dhe para se të vinte në këtë

botë; dhe që gjyshërit e stërgjyshërit e tyre për disa breza e ushtronin Kristianizmin. Në fillim

ai kish bërë një reagim të hapur duke ju referuar deklaratës së Sulltanit që nuk do të kish më

persekutime për shkak të fesë, por kjo dukej që e ngacmonte akoma më shumë zëmërimin e

tyre. Ai arriti në Selanik në 18 Mars. Këtu ishte një konsull austriak, M. Mehanovich, nga

Dalmacia si dhe ai vetë, një njeri me zemër, i cili e trembi gjer në palcë Salih Pashën dhe e

realizoi lirimin e priftit që atë mbrëmje duke e kërcnuar Pashanë që nga vetë imperatori i

Austrisë do të kish pasoja për trajtimin barbar që kishte bërë. Të nesërmen, më 19 Mars, At

Antoni u nis me një avullore për në Kostandinopojë, për ta parashtruar të gjithë rastin para

Kontit De Stürmer, e të bënte pastaj prezent në Portën e Lartë. Në thjeshtësinë e zemrës së tij

ai shpesonte që Sulltani do të vepronte sipas premtimeve që i kish berë Sër Stratford Canningut,

dhe deklaratës që i kishte dhënë botës (një dekleratë e cila, sipas gazetarëve të paguar

francezë në kryeqytet, e kish vendosur emrin e Abdyl Mexhid në krye të atyre sovranëve të

ndritur që kishin fituar famë të pavdekëshme për tolerancën e tyre) dhe që Porta jo vetëm do ti

jepte thjeshtë atij satisfaksion për ç'ka kishte vuajtur por menjëherë do të lironte grigjën e tij të

46

varfër, të burgosur, të torturuar: do të kthente në shtëpitë e tyre me një rikthim të plotë të

pasurisë ose kompensim për humbjet e padrejtësitë e shkaktuara.

Ndërkohë z. Charles Blunt, konsulli anglez në Selanik, një zotëri me një humanizëm të gjallë,

që për vite me rradhë kishte qenë miku i njerëzve të vuajtur e të shtypur, njerëzisht ndërhyri

dhe protestoi tek Salih Pasha, duke i kujtuar atij deklaratën e Sulltanit dhe ankthin e shprehur

nga Porta për tu rradhitur midis kombeve të civilizuar. Salih, që në përgjithësi konsiderohej

një njeri i dobët e i pavendosur në fillim u trondit, por më pas mori kurajo nga disa fanatikë që

e rrethonin dhe i tha z. Blunt që kjo nuk ishte punë e tij, se ata nuk ishin Britanikë ose

subjekte nën mbrojtjen britanike por rajah, që ai kishte urdhër për atë ç'ka bënte dhe që një

nga këto urdhëra ishte që ti dërgonte qëntë arnautë në mërgim në Azi dhe që më ndimë të

Zotit ai do ti dërgonte ata në Azi. Atëherë Konsulli përgatiti një raport të fortë që ja drejtoi

afër Stratford-it. Herët në mëngiezin e të mërkurës, në javën e parë të prillit (1846) të varfërit

shqiptarë u ngarkuan pairitur në dy anije të vogla turke me vela, me një rezervë shumë të

vogël buke dhe uji. Ju bë e qartë Pasha'rt që ata do të vdisnin nga urija dhe etja gjatë

udhëtimit. Salih-u u përgjigj: "Mashallah! Akoma më mirë! Ne i duam për të qën të të

vdekur".

Midis burrave, grave dhe fëmijëve njëzet e gjashtë kristianë vdiqën gjatë udhëtimit dhe u

hodhën në det si të ishin vërtet qenër. Më në fund të dyja anijet e ngadalëshme e të drejtuara si

mos më keq aritën limonin e Mudania afër Ghemlik-ut. Në këtë qytet trembëdhjetë të tjerë

dhanë shpirt nga urija, sëmund|et e mara në burg ose nga trajtimi brutal nga rojet e tyre turke.

Egërsira myslimane i kaloi kufijtë. Gjatë zbritjes nga anija një turqit i mërzitur nga qarjet dhe

britmat e një fëmije të tmerruar, ngriti lopatën e rëndë të vozitjes dhe e goditi duke ja thyer

këmbën! Ata nuk u lanë në Mudania, me sa duket nuk është se kishin plan të paracaktuar për

ndonjë vend që do të ishte vëndi i mërgimit të tyre. Ata u hipën përsëri në anije, u sollën

rrotull gjirit të Rhyndocus dhe atje u zbritën për të shkuar më këmbë deri në Mohalich. Në kët

udhëtim të shkurtër trembëdhjetë të tjerë vdiqën dhe dy u çmendën. Në Mohalich ata u

hodhën në një han - pëlmëe të tmerrëshme, me ca baraka të pista që qëndronin brenda një

oborri të madh, të rrethuar me mure që njëherë kish shërbyer si spital kolere dhe kohët e

fundit qenë vëndi i grumbullimit të plehrave, kockave të kafshëve, të brendëshme të tyre dhe

të gjitha pisllëqet e tjera të qytetit. Këtu sëmundjet me shpejtësi e ngritën listën e të vdekurve

në tridhjetë viktima të tjera. Ata që mbetën gjallë nuk gjetën mëshirë nga mjaft Kristianë të

Mohaliç-it. Këta njerëz pretendonin që ishin në gjendje ankthi nga ngacmimet e turqve; por

me që ata të gjithë ishin ose të Kishës greke ose të asaj Eutechean-e që urrenin njëri tjetrin si

zakonisht, është për të dyshuar, që ata nuk ndjenin simpati për ata që vuanin, pikërisht nga që

ishin katolikë romanë. Dy priftërinj romanë nga Europa që po udhëtonin në këtë zonë të Azisë

së Vogël, dëgjuan, të thjeshët për shans, disa detaje të historisë së tmerrëshme dhe pasi

vizituan vëndin ata raportuan në Legatën Kristiane në Kostandinopojë. Si gjithmonë Sër

Stratford Canning ishte i pari që ndihmoi. Ai menjëherë dërgoi avullorën tonë qeveritare me

z. Alison, një nga zotërinjtë ambasadës dhe një doktor, Dikson-in, i cili në atë kohë ishte në

Kostandinopojë. Këta zotërinj zbarkuan në Ghemlik, erdhën në Brusa, morën mikun tonë

Gjon Zdrab, i cili ofroi vullnetarisht shërbimin e tij, dhe pastaj vazhduan rrugën tokësore për

Mohaliç aq shpejt sa lejonin kuajt e këqij dhe rrugët e këqia.

Skena që panë në spitalin e kolerës ishte tepër revoltuese dhe e tmerrshme, e

papërballueshme. Kur kaluan derën dhe hynë në oborr duhma e mishit të kafshëve që

dekompozohej pothuajse i rrezoi për tokë. Në derën e dhomës më të madhe, e cila ishte mjaft

e vogël, e mbushur dhe e ngjedhur me njerëz që po vdisnin e kishin vdekur, doktori qëndroi

dhe u zbeh, z. Alison nxitoi jashtë i tmerruar dhe tha sa kjo ishte tepër dhe nuk do të hynte.

John hyri menjëherë i ndjekur nga doktori anglez. Në një qoshe ishte një grua e vjetër, krejt

lakuriq e në përçartje të çmendur. Në qoshen tjetër ishte një shtrojë e qelbur dhe e reckosur e

hedhur mbi diçka. Gjoni i hoqi këto recka dhe gjeti dy fëmijë të vdekur. Nën ato pamje nënat

e tyre dhanë një ofshame të këputur, duke qenë shumë të dobta, shumë të konsumuara nga të

pangrënet e sëmundjet për të patur më shumë zë të shprehnin pikëllimin e tyre tragjik. Një

47

grua e re, e pamartuar, që kishte akoma gjurmët e bukurisë, dukej të ish në grahmën e fundit.

Burra, gra dhe fëmijë, të ngrënë nga minjtë e insektet, ishin shtrirë mbledhur lëmsh së bashku

mbi dyshemenë e ashpër dhe të fortë, pa mbulesa, me asgjë mbi trup veç rrobave të tyre dhe

ato të ndotura e të grisura. Kokat e tyre ishin të lehta e lëkundeshin; ata ishin pas atij kufiri ku

natyra nuk mund të ankohet; ata nuk kuptonin bile çfarë ju thuhej nga një bullgar

që fliste gjuhën e tyre. Me përjashtim të manjakut dhe fëmijëve të vdekur (dy krijesa si një

pikturë e tmerrëshme që miku dhe shoku ynë zemër fortë nuk i përmendëte dot pa u dridhur),

dhomat e tjera çpalosnin të njejtat tmerre. Dhe disa ditë vetëm, dhe asnjë nga këto viktima

nuk do të mbetej gjallë. Dhe vetë turqit e ngarkuar ta mbikqyrnin këtë shtepi - burg ishin larg

të trëmbur. Pa ndihmën e menjëherëshme të dërguar nga sër Stratford Canning, xhepi privat i

të cilit u hap edhe këtë herë si në shumë raste të tjera, të fundmit e mbetur nga karavani

kristian i Shkupit do të ishin shuar në Mohaliq dhe pak do ish ditur mbi fatin e tyre, ose mbi

QËNDRUESHMËRINË FISNIKE me të cilën ata përballuan fatin e tyre nën të tilla gjyqësi

që të shtien drithma.

E para gjë për të bërë ishte largimi i të vuajturve nga ajo shtepi-kolere. Turqit nuk nxorrën

pengesa për këtë lëvizje; ata e kishin thyer besën me Sër Stratford Canning por nuk guxonin ti

kundërshtonin përpjekjeve të tij njerëzore të shprehura qartë e fort nga një zotëri i legatës së

tij. Nga momenti i mbëritjes së z. Alison, persekutimi u ndërpre. Përmes angazhimit të Gjon

Zohrab, dy shtëpi të pastërta, të ajrosura mirë, në vënd të shëndetshëm u gjetën e u morën me

qira dhe aty u çuan shqiptarët të bartur në vigë, barela e në dy karroca të vjetra dore në të cilat

zakonisht transportoheshin të prekurit nga kolera për në shtëpinë e kolerës.

E dyta punë ishte që të gjithë ata të bënin nga një banjë të ngrohtë, të pastroheshin nga

parazitet e çdo lloj papastërie tjetër. Shumica e burrave kishin mbi trup plagë të pakuruara,

dhe shënja të thella e të infektuara prerjesh shkaktuar nga jatagani turk. U siguruan për të

gjithë rroba e nevoja të tjera dhe z. Dickon gjeti edhe ilaçe për ta. Vdekshmëria e frikëshme

ndaloi menjëherë: në disa nga rastet shërimi ishte i gjallë e i dyshimtë, por nuk ndodhi asnjë

vdekje mbas largimit të tyre nga shtëpia e koleres. Konsulli ynë në Brusa, kur u njoh

plotësisht me rastin shkoi tek Pashai me të cilin pati një takim të ashpër. Pashai i tha se ai vetë

s'kish të bënte fare me këtë çeshtje. Konsulli i tha atij që mizoritë ishin kryer brenda

pashallëkut të tij, në Mudania dhe Mohalich, që premtimet e Sulltanit dhe deklarata solemne

kishin katandisur në hiç brënda jurisdiksionit të Pashait, që ai duhët ti merrte të ofenduarit në

konsideratë, tu dërgonte disa ndihma atyre rajave kristianë të pafat që kishin arritur ta

mbijetonin atë persekutim barbar. Pashai bëri Mashallahed, ishallahed dhe Baccallumed; dhe

megjithëse fjalët e konsullit ishin të rrepta, tha që ai nuk kishte qenë persekutor, se do të

mendonte për rajatë për sa kohë ata do të ishin në pashallëkun e tij. Të nesërmen ai dërgoi në

Mohalich një top basme të lirë angleze, e cila edhe sikur të ndahej drejtësisht, çdo shqiptari do

ti binte një çerek këmishe. Mbas këtij akti të një njerzillëku të shkëlqyer, kur çështja u referua

në prani të tij, Mustafa Nource tha: "Unë nuk isha persekutor, nuk ju bëra asnjë të keqe

shqiptarëve, përkundrazi j'u bëra të mirë, ju dërgova basme që ata të mund të visheshin e të

mbaheshin pastër".

E çuditëshme ishte sjellja e shkelqësisë së tij Kontit De Stürmer, siç ma tregoi vetë prifti, e

çuditëshme edhe e pabesueshme, por ndoshta e shpjegon fakti që ky diplomat austriak ishte

një Levantin, lindur e rritur në Pera.

Që në takimin e parë ai i tha At Antonit që kjo ishte një çështje që nuk duhej bërë zhurmë; që

asgjë nuk fitohej me zhurmë e duke u marrë me të; që sa për Shqiptarët ata ishin subjekt i

Portës e ai nuk mund të ndërhynte; por ai do të përpiqej që për Atin (dmth. At Antonin: Gj.

Gj) të merrte një kompensim në para nga Qeveria Turke sepse ai ish padiskutim një subjekt

austriak. Në takimet që pasuan ai i tha priftit këmbëngulës, i cili s'mund të ishte i qetë, që ai

ishte shumë kokëfortë dhe njeri turbullues; që ai s'kish më punë me shqiptarët sepse kjo ishte

një çështje shtetërore, un affare di stato, e cila duhej lënë krejtësisht në dorë të tij e të legatës

48

austriake sepse kur një diplomat hyn në marrdhënie me Portën ai vetëm prish punë dhe se jeta

e tij (e priftit) ishte në duart e Ambasadorit dhe të Ambasadës. Fundi i të gjithave ishte që

Konti e informoi priftin që ai duhej të pranonte nga qeveria e Sulltanit shumën e 10. piatrave

si konpensim dhe dëmshpërblim të kënaqshëm për të gjitha dëmet e kështu me rradhë. Prifti

me karakter të fortë dalmatin ju përgjegj që paratë nuk ishin ngushëllim për të; që ai nuk u

bënte punën e tij për para, që ai nuk ishte një tregtar por një prift e misionar i punësuar e

mbështetur nga Propaganda Fide në Romë; që mendimet dhe kujdesjet e tij më shumë për ata

që kishin mbetur gjallë nga grigja e vogël që ai e drejtonte prej dhjetë vjetësh; por ai duhet të

kujtonte përfaqësuesit të imperatorit që ai, besnik i imperatorit të tij kish qenë i burgosur,

lidhur me pranga, torturuar në kundërshtim me marrëveshjet e shtetit të tij me Portën, në

kundërshtim me të gjitha ligjet ndërkombëtare në fuqi, po ashtu edhe në kundërshtim me

deklaratën e Sulltanit. Për të gjitha këto Ambasadori u përgjigj se prifti nuk është një agjent i

lirë, që ai duhet të veprojë ashtu siç e komandojnë dhe se ai, Kont De Stürmer, insiston që ai

duhet ti marrë paratë, të kthehet në vendin e tij dhe ti lerë shqiptarët në punë të tyre.

At Antoni morri me një ndienjë përçmimi të 10. mijat e dy pens por as nuk u nis për në

Dalmaci dhe as nuk e la grigjën e tij të vuajtur. Ai siguroi disa kondita për njerzit e tij, shkoi

në Ghemlik me një avullore turke që atje mori rrugën tokësore për në Mohalich ku arriti më

14 Maj.

Gjatë kësaj kohe shqiptarët qëndruan në strehën e tyre, ku u mbajtën me çdo gjë të nevojshme

dhe po shëroheshin me shpejtësi. Por gëzimi i tyre kur panë priftin të kthehej, ishte më

prekëse, sipas tregimeve të atyre që kishin qenë në atë çast.

Pasi bënë ç'mund të bëhej, z. Alison, doktor Dickon dhe Gjon Zohrab u kthyen në Brusa. Në

rrugë e sipër ata takuan disa motra të Dashurisë të cilat kishin ardhur nga Kostandinopoja tu

qëndronin pranë atyre që tanimë s'kishin nevojë. Motrat shoqëroheshin për Mohalich nga një

prift irlandez i quajtur NEYLER, që punonte në Egjypt e Turqi si okulist dhe për te mendohej

se kish njohuri mjekësore. Më 24 ose 25 Maj shumica e shqiptarëve u dërguan në fshatin

malor të Philladar-it që Porta e kish caktuar për vetëqëndrim të tyre. Prifti qëndroi në Muhaliç

me disa të sëmurë që nuk ishin në gjendje të udhëtonin, por pas disa ditësh ai së bashku me ta

e bëni udhëtimin pa asnjë aksident dhe që atëherë (rreth gjashtëmbëdhjetë rnuaj) ata ishin

duke jetuar në Philladar në mes një melankolie monotone e dembele. Në kohën e vizitës sonë,

dita e fundit e Shtatorit 1847, ishin gjallë TETËMBËDHJETË E GJASHTË frymë duke

përfshirë shtatë fëmijë të vegjël që kishin lindur në Philladar. Nëpërmjet zyrave të Motrave të

Dashurisë katër djem ishin dërguar në shkollën e Lazaristëve në Galata, por prej tyre njeri

kish vdekur. Shumica e fëmijëve të Philladar-it kishin mësuar greqisht dhe ndiqnin shkollën

greke që mbahej nga një kryeplak për tu vlerësuar (-worthy phlebotomist) i cili fliste mjaftë

mirë për intelegjencën dhe sjelljet e tyre. Dhjetë fëmijë, mëshkuj e femra nga pesë deri dhjetë

vjeç, ishin ndarë me forcë nga prindërit dhe të afërmit e tyre në Gjilan e Shkup dhe ishin

shpërndarë midis turqve; nuk dihej se ku ishin tani ata ose në se ishin gjallë; baballarët dhe

nënat e tyre pa asnjë përjashtim ishin të vdekur, por vëllezërit e disa prej tyre ishin gjallë e

gëzonin shëndet të mirë në Philladar. Lidhjet familjare të këtyre malësorëve të varfër janë

veçanërisht të forta dhe nga kjo vetë ne patëm përfytyrim. "Gratë që i humbën fëmijët në këtë

mënyrë" - tha prifti - "vdiqën vetëm nga dhimbja - assolutamente dal dolore! Jo menjëherë,

por ato vdiqën nga dhimbja siç vdes dikush i goditur nga atak në tru apo në zemër!"

Pas ndërhyrjes së sër Straford, Porta nuk mund ti linte këta njerëz të varfër të vdisnin nga uria.

Atyre ju vunë në dispozion gjashtë shtëpi për të jetuar dhe ju paguan një kuotë prej 105 paras

për diem për çdo njeri; priftit zotëri At Antonit i paguan gjashtë piastra ose rreth trembëdhjetë

pence në ditë. U bisedua një herë tu jepej atyre një fermë ku do të mund të jetonin – ASHTU

SIÇ KISHIN BËRË MËRGIMTARË TË TJERË - pra diçka si një koloni bujqësore; por nga

bujqësia malësorët nuk merrnin vesh. Më pas u tha që ata mund të kishin një vënd blegtoral

diku në male, ku ata të jetonin sipas mënyrës e zakoneve të tyre, të furnizoheshin me dele e

lopë sa për një fillim. Disa prej tyre, të rraskapitur për vdekje nga mos veprimi, jeta pa dobi,

49

urgimi në fshat (JASHTË KUFIJVE TË TIJ ISHIN TË NDALUAR TË DILNIN) me

kënaqësi do të kishin pranuar varjantin e dytë; por shumica ishin rreptësisht kundër duke

arsyetuar që në qoftë se ata do ta fitonin jetesën e tyre duke u bërë të dobishëm në këtë vend,

ata s'do të lejoheshin kurrë të largoheshin; por në qoftë se ata do vazhdonin të ishin të papunë

e të padobishëm dhe do ta vazhdonin të shtonin familjet e tyre, turqit do të lodheshin duke i

mbajtur, kështu, në vend që tu dërgonin para ata do ti kthenin në malet e tyre të dashura.

Burrat i kishin parë që në fillim, por pasi morëm shënim hollësisht a At Antonit, shkuam në

njërën nga shtëpitë e tyre ku pamë pesë ose gjashtë familje me gra e femijë.

Ata pa dyshim ishin njerëz të pashëm me sjellje miqësore e të ndershme. Disa nga gratë e reja

mund të quheshin të bukura, por asnjë më e bukur se Cucu-ja e varfër, vajza që pa Gjoni në

shtëpinë e kolerës dhe që në Mohaliç shpëtoi nga nofullat e vdekjes. Por Cuca nuk ishte më

vajzë por grua dhe nënë. Një nga burrat e rinj ishte martuar me të dhe ajo tani ishte duke rritur

fëmijën

e saj të parë një djalë i vogël, i bukur, me një lëkurë të bardhë delikate, i lindur në ajrin e

Philadar-it. Mirënjohja e saj ndaj Gjon Çelebiut (Tchelebee) ishte prekëse. Burra e gra të

ardhur nga shtëpitë e tjera, të gjithë mu luten që në emër të tyre ti them Sër Stratford Canning

që të bëjë ç'është e mundur për ti kthyer përsëri në vendin e tyre. Ata e dinin prej priftit të tyre

që herë pas here shkonte në Brusa dhe në Konsullatën Angleze që Sër Stratford ishte në Angli

dhe tani pritej të kthehej në Kostandinopojë. Ata thanë se, në qoftë se ky, më i miri i burrave,

ky mik dhe mbrojtës i Kristianëve të shtypur të vëndit, do të kishte qënë në postin e tij, ata do

kishin qënë tani të lirë; dhe tani ata shpresonin që kthimi i tij do sillte lirinë e tyre. Por përsëri

e përsëri - me At Antonin që lutej (falej) po aq me shpirt sa ata - ata më kërkuan të flas me Sër

Stratford, ti shpreh mirënjohjen për gjithëçka kish bërë për ta sa dhe ti shpjegonja se sa të

trishtuar ndjeheshin në mërgim. 'Turqit – thanë ata - na kanë djegur shtëpitë, rrembyer lopët,

kanë ngrënë delet tona, kanë marrë çdo gjë tonën; por ata s'mund të merrnin malet tona, dhe

ne jemi do të jemi të lumtur e do tu bekojmë çdo ditë sa jemi gjallë po të na ktheni në malet

tona të dashura, ani edhe pse të uritur e të çveshur!"

Unë s'kam parë kurrë dashuri më të fuqishme për vëndlindjen. Duke i lënë shtëpitë e rënuara e

të rrëzuara nën mëshirën e erës dhe që pikonin në disa qoshe dhe meqë edhe në këtë rajon të

varfë.r njerëzit nuk mund të notonin në lluks me pesë pens de një të katërten e penny-t per

diem (për ditë); dhe me që dimri këtu është i ftohtë, po ashtu nga që disa gra ishin në "gjendje

interesante" - ne ju dhamë disa të holla, jo aq sa do të dëshironim por aq sa mundëm; kështu

pas shumë falenderimeve dhe mirënjohjes (accolade) së ngrohtë të At Antonit, ne u nisëm

pasi hipëm kafshëve tona që ishin në pikë të hallit. Unë besoj që ato pak të holla që u lamë

ishin gjëja e fundit që mund tu bënte përshtypje; mirënjohjen ata ma shprehen për interesim

që tregova për historinë e tyre dhe pjesërisht për të mirën që mund të bëja duke folur me

ambasadorin tonë.

Përpara se të largoheshim ne kaluam mes Philadar-it,...

Ne nuk u kthyem nga e njejta rrugë por nga një tjetër, më e vështirë e më e thyer, një shteg që

zbriste qafave të maleve e luginave. Ndërsa isha duke rrëshqitur poshtë, duke pritur që kali im

(mëzi i një rrobaqepësi) të binte në gjunjë në çdo lëvizje, dy nga të mërguarit, që ishin pas

meje e kapën mëzin nga koka, e ngritën lart mbi shpatullat e tyre dhe më kaluan kështu në

pjesën më të vështirë e rrëshqitëse të rrugës. Ata nuk mund të shkonin më tej, ne u ndamë në

një rrip të sheshtë dhe në ndarje ata më puthën duart, gjunjët, këmbët dhe me lotë në sy

përsëri më kërkuan që të mos i harroj. Unë nuk i harrova.

Duke vazhduar rrugën pas Philadar-it kalëruam nëpër shtigje të mbuluara me drurë pishe dhe

lisa të vegjël (xhuxhmaxhuxhe) dhe zbritëm poshtë midis vreshtave

të fshatit që ashtu si ato të Ahche-keni ishin mjaft të mira....

50

Tani ne ishim në Mysia-n e lashtë, Rhyndocus formon kufirin e Bithynia-s. Vendi i lashtë dhe

i lulëzuar që i dha famë Ceres-it tani dukej i trishtuar dhe i shkretë se sa zona që kishim lënë

pas....

Mohaliçi, i shtrirë në anën tjetër të kodrës, ishte pothuaj i padukshëm deri sa ti arin majin e

kodrës, kur hapet pamja e shumë shtëpive të mbuluara me plumb dhe minareve të bardha të

përzjera me drurët e qiprove, duke dhënë kështu pamjen e një qyteti të madh e piktoresk. Ne

aritëm majën e kodrës me 2, 15 mbas dite dhe u kthyem të shihnim të tmerrshmin spitalin e

koleres ku shqiptarët e varfër ishin vendosur në Prill - Maj 1846 dhe varrezën e ngushtë ku

kishin varrosur të vdekurit e tyre. Kaluam mes një toke të lagësht dhe hymë në qyttein e

Mohaliç por përpara 3-shit. Rruga kryesore që çonte në çarshi ishte plot pislliqe, mbeturina

dhe dyqane rakie. Ne shkuam në strehet tona në shtëpinë e Athanasi-t një tregtar grek i

sheshrt, që vepronte si një farë agjenti konsular angiez. Miku ynë strehonte anglezët që Ser

Stratford Canning i dërgonte të kujdeseshin për shqiptarët, dhe ai me të vëllanë kishin qënë

shumë aktiv në mbështetjen e këtyre njerëzev të pafat.

Në mëngjezin tjetër, me 9 nëntor (1847), ne dolëm...

Shumica e shtëpive ishin rënuar, shumë ishin të braktisura dhe hapësirat në shpatet e kodrave

që dikur ishin të zëna me ndërtesa tani ishin bosh. Xhamitë ishin në një gjendje të trishtuar

braktisjeje. Ne dolëm jashtë qytetit dhe vizituam përsëri spitalin e qelbur të kolerës i cili ishte

tërësisht i braktisur dhe duke u bërë gërmadhe. Në oborr ne pamë karrocën e dorës mbi të

cilën ishin bartur të varfërit shqiptarë për tu larguar nga ky ferr i tokës; dhe pa numurim kafka

dhe kocka të zbardhura nga dielli e shiu, të deleve dhe lopëve, por që tani nuk ishin ofensive

ndaj flegrave të hundëve. Hymë në dhomën e tmerrit, ku Gjoni gjeti të dy fëmijët e vdekur,

gruan e çmendur, dhe të pafatën Cucë. Nga kjo skenë e vuajtjeve të tyre ne shkuam në

varrezën ku shumë nga shqiptarët kishin" gjetur prehje. Ajo ish vendosur në shpatin e një

kodre jo të lartë, fare afër me spitalin e kolerës; tani është vetmuar me mure dhe ka një derë

në hyrje, pjesa e sipërme e se cilës ngrihet disa këmbë mbi muret. Oborri, hapësira e rrethuar,

është rreth tridhjetë e pesë këmbë e gjatë dhe njëzet e tetë e gjerë, murët që jhanë ndërtuar

shumë keq janë rreth gjashtë këmbë të larta. Motrat e Dashurisë (të Shën Vinçencit De Paul)

kishin vënë një dryn turk mizerje dhe kishin marrë me vehte çelësat në Kostandinopojë. Ne

aritëm të hymë duke kapërxyer, një grek nga solli një shkallë të shkurtër e të thyer e cila

pothuajse nuk na u nevoit. Pirgje të vogla dheu tregonin se ku pushonin viktimat, bari i

dendur dhe grami rritej mbi të gjitha ato. Fare në mes të hapësirës qëndronte një kryq i madh,

i vendosur mbi një të sheshtë e të gjërë, që shkëlqente në një të bardhë të fortë mermeri; në

faqën horizontale të bazës ishte shkrimi i më poshtë me gërma të mëdha:

CE MONUMENT A ETE FRIGE

PAR LE ZELE DU TRE PIEUX

MONSIEUR NAYLER BEJ

AU NOME DU CATHOLICISME,

A LA MEMCIRE

51

DES ALBANAIS CATHOLIQUES

MORTS POUR LA FOI

21 MAI, 1846.

(KY MONUMENT ËSHTË NGRITUR

ME ZELLIN E SHUMË TË DEVOTSHMIT

Zotëri Nayler Bej

NË EMËR TË KATOLIÇIZMIT

PËR KUJTIM

TË SHQIPTARVE KATOLIKË

TË VDEKUR PËR FE.

21 MAJ 1846

Pas kryqit vezullues dhe mbishkrimit të madh në mermer të bardhë, në murin në të kundërt të

derës, në një tabele të thjeshtë, jo fort qartë, me një ngjyrë kafe në gri ishte mbi shkrimi i

mëposhtëm, me gërma të vogla, i zbehtë dhe i lexueshëm me vështirësi:

THE LAND WITHIN THESE VVALLS WAS CEDED BY THE

SUBLIME OTTOMAN PORTE TO HIS EXCELLENCY

THE RIGHT HONOURABLE SIR STRATFORD CANNING, G. C. B,

HER BRITANNIC MAJESTY'S AMBASSADOR TO THE SAME.,

AND BY HIM PRESENTED TO THE

HOLYCATHOLIC CHURCH,

TO SERVE AS A PLACE OF SEPULTURE FOR THE

ALBANIAN CHRISTIAN

52

MARTYRS,

WHO DIED AT MOHALICH,

IN THE MONTHS OF APRIL AND MAY,

ANNO DOMINI 1846.

TOKA BRENDA KËTYRE MUREVE JU DHA NGA

SUBLIMJA PORTE OTOMANE SHKELQËSISË SË TIJ,

TË NDERUARIT SËR STRATFORD CANNING, K. i M. B.

NJËKOHËSISHT MADHËRISË SË SAJ BRITANIKE - AMBASADORIT

DHE PREJ TIJ JU BË PREZENT

KISHËS SË SHENJTE KATOLIKE

PER TU SHERBYER SHQIPTARËVE

MARTIRË KRISTIANË

Sl VEND VARRIMI,

ATYRE QË VDIQEN NË MOHALICH

NE MUAJT PRILL E MAJ,

ANNO DOMI Nl 1 846.

... Në qoshe të varrezës së vogël, hedhur në tokë, ishin dy kryqe të mëdhenj prej druri

ngjyrosur në të zezë. Ishte një çarje e madhe e krijuar tashmë në njërin nga muret; i gjithë së

shpejti do të binte duke u shndruar nga renoja; dhe jo vetëm turqit por edhe grekët dhe

armenët, të cilët nuk i shihnin katolikët kristianë, do të merrnin materjalin për të riparuar

shtëpitë apo stallat e tyre; respekti kundrejt urdhërave shtetërore është diçka që nuk zgjat

shumë, të gjithë njerzit e një vendi, edhe kur nuk egziston paragykimi fetar kanë prirjen dhe

instiktin për shkatërrim.

53

At Gjergj Fishta për Stubllën

Aso here, kur Atë Gjergj Fishta OFM ndodhej në Manastir [66] për Kongresin e Alfabetit

(1908); Kryetari i Kuvendit të Lazaristëve t'atij qyteti i diftoi dhe i fali nji dorëshkrim me të

madhe randsi për historinë kishtare të Shqipnisë. Dorëshkrimi në fjalë, - nji kopje e të cilit

gJ'indet gJ'ithënjë në bibliotekën e Rregulltarëve të naltpërmendun të Manastirit, - âsht

shkruem në gjuhën frëngjishte nga nji misionar në Maqedoni, me mbiemnin

TROVEYRIOT.[67]

Sikur mund të vërtetohet që prej fjalëve mâ të para të dokumentit, kallximi âsht shkrue në

trajtën e nji letre lajmimi, e i asht drejtue Timz. Dario Bucciarellit, atëherë Ipeshkëv i

Prizrendit. i cili ishte sjellë Zotnisë Bonnien, kryetar i kuvendit të Lazaristavet të Sh.

Benediktit në Manastir, tue lutun t'i jipte lajme sa mâ të sigurta për atë çetë katolikësh nga

Stublla, marrun prej turkut e dërgue në mërgim në Brusë (Azi të Vogël) vjetin 1846.

Mendimi i Ipeshkvit ishte, prej këso lajmesh, bashkë me shka mund të mblidhte nga vetë goja

e atyne pakë dishmitarëve, qi u kthyen gjallë në vend të vet, me përmbam nji monografi sa mâ

të plotsueme e të dokumentueme rreth këtyne martirve, të cilet mbaheshin me ipeshkvi të tij.

Tash, se a e ka botue këtë kund, na nuk e dijmë. Dijmë vetëm, se pat gatue për me e çue në

Romë; pse na kemi në dorë[68] , nji dorëshkrim tjetër edhe mâ të gjatë mbi martirët

shqiptarë të Stubllës; a mâ mirë të thomi, nji shkurtim të historisë së Timzot Bucciarellit

OFM; të cilën nji Meshatar Françeskan i ipeshkvisë së Shkupit, simbas urdhnit të Gjeneralit,

përpiloi e i drejtoi këtij në Romë. Nga ky dorëshkrim i dytë italisht, ne kemi për të marrë atykëtu

ndoni njohtim, qi të na duket i nevojshëm për ndritësimin e tekstit frengjisht, të cilin po

nisim këtu t'a botoJmë të përkthyem.

Monastir, 8 Tetuer 1869.

Imzot i përndritshëm!

Nëpër nji shkresë qi shkelqësia Juej i çojshi të Parit tinë në Kuvendin e Sh. Benediktit, ditën

26 Prill 1689, i lypshi të Ju jipte ndonji lajm përmbi atë Çetë Shqiptarësh të ipeshkvisë së

Shkupit, të cilët kjén dëbuem në Muhaliq të Brusës vjetin 1846. Tue mos pasë mundun ai të

Ju përgjegjë, pse i asht dashtë me u gjetun në Stamboll shi aso ditësh, Z. Dervin m'a dërgoi

me letrën e Shkël. S, dhe më lutte të Ju ipeshem un lajmet e dishirueme. Por, këto lajme nuk i

kishëm të tana vetë; e, për mos me i nisun të mangëta, m'âsht dashtë të filloj nji marrëdhanë

letrash mjaft të gjatë me njanin sivëllazensh së mi Lazarist e me do murgesha, - sot endë

gjallë, - të cilat kjén derguem aso here në Brusë. Tash pra, mbassi i kam në dorë shkrimet e

tynve, unë po i rreshtoj të gjitha më nja e po ia nisi Zotnis Suej.

E prej se mund të jét se Sh. J. ndoshta nuk e ka për doresh veprën e Z. HECQUARDIT,

konsullit tonë në Shkodër, prej si kam për të marrun disa njohtime, sidomos rreth njatynve qi

kjén shkazi kryesuer i gjithkësaj mizorie, të cilën unë këtu po ia hi me kallxuem.

54

Asht e dijtun se, për me kjenë të përpikta e të përkryeme sa duhet këto kallxime, do t'ishte

nevoja të shikoheshin, të qortoheshin e të përforcoheshin me dishmin e njatynve qi aqë shumë

pësuen për fe dhe atdhe, e prej se cilësh ndokush do të jët edhe sod gjallë.

Rreth vjetit 1844 nji ortodoks Armen, i cili njiherë ishte kjenë bâ musliman, ma vonë prap

erdh e u këthye në fé të krishtenë.

Ndie kjo punë nëpër qytet (Stamboll), Armeni kje paditë. Mbassi s'digjoi mâ për së dyti me i

ra mohit fés së të parvet, kje mbyt pa tjetër.

T'i a kishin hjedhë trupin në Bosfor, sikurse sa e sa tjerve, kurrkush s'kje tue i ra mbrapa

punës së tij; por ata vojten e e lan në rrugë të madhe, në mjedis të pazarit (ÇARSHI).

I a kishin pasë pré kryet e shti ndërmjet të kambvet, tue bâm tjera shemtime e dhuni të

turpëshme në fëtyrë.

Nji punë kaqë e shnjerzueme e fanatizmit e çoi peshë, të thuejsh, mbarë Stambollën. Të gjithë

Ambasadorët, por sidomos ai i Anglis Lord CANNING, protestuan për forcë për ane qeverije

së vendit kundra njij mizorije së tillë. Edhe i njohtuen zyrtarisht, se do t'i këputshin

marrëdhânat diplomatike me Mbretnin Otomane, po të përsëriteshin edhe nji herë dhuni aso

dore.

Sulltani Abdyl Mexhidi u dha fjalën qi, jo veç se aty e mbrapa s'kishte për të lanë të

ndodhëshin ma asosh mizorisht në mbretni të vet, por për mâ tepër u premtoi se s'kishte për t'i

ndjekun mâ kurrkush për punë të fés, mu sejcili do t'ishte i lirë me e dëshmuem ballafaqe

njatë besim që e duajte.

Tashti, shi ndër ato ditë paska pasë ndodhun në Stamboll nji laraman, Shqiptar prej Kosovet.

Ky, marrë vesht ffalën e Sulltanit, kur u ktheka në Shqypni u kallxueka shokvet, se nji kohë e

re do të xijte fill për të krishtenët e Mbretnis Otomane, kahë ashtu e mbrapa do të mundëte

sejcili me e dishmuem lirisht fén e vet[69].

Me të zi qi pritën atëbotë laramanët: e, mbassi me zemër ishin të krishtenë, të krishtenë e dan

me u diftue edhe faqe të dheut. por, ai qi i dha shkaz e nxitit ma fort këtë vendimin e tynve,

kje A. Anton Maroeviq, Françeskan i Dalmacies. I kjenun, i gjallë e plot zéll për fe dhe atdhe,

i trimnoi nj'a njizetekatër familje laramane, t'u dishmojshin shqiptarë të krishtenë e të delshin

edhe për faqe; tue u dhanun njiheri fjalën, se kur s'kishte për t'u dam sish, e se për tokë e për

dét, ndër burgje e salvime gjithëkund dotë shkojte me ta. Me kaq u lidh besa, mos me e

lëshuem për të gjallë fén e Krishtit.

Këtë lidhje shejte, nëpër të cilën i kujtojshin Zotit gjén e jetën e vet, i a diftuen Delegatit

Apostolik Kryeipeshkëvor, imzot Gaspër Krasniqit. Delegati Apostolik i Shkupit prej ane së

vet e përforcoi edhe ma fort në këtë vendim të marrun; me gjithëkëta u a qiti parasysh vuajtjet

e kundërshtimet e mëdhaja, të cilave do t'u bijte me u bâm ball për atë dishmi bujare.

Aspak nuk u ligshtuen kreshnikët për fjalët e Zavendës Kryeipeshkëvit. - "Na jemi të

krishtenë - than - e të krishtenë duem me dekë. Në kjoftë se për shkak të kësaj feje ka me na u

dashtë, të bjerrim gjithëshka kemi, s'ka gjâ; po u desht t'apim jetën, na edhe jetën e apim pa

himbë!"

Njëkështu të lidhun me shoqishoqin shkuen te Beu i Gillanit, edhe atij ia diftuen, si Zavendës

kryeipeshkvit, mendimin që kishin qit. U mundue ne e parë Beu me if a këthye menden, ku

me të mirë, ku me të keq, por kot.

55

Turqit e vendit u egërsuen fort, sidomos kur pan se edhe krahinat tjera po dojshin me i marrë

mbrapa. Qeverija e zyrtarët e rrethit, në vend qi me u munduem me zbutë punë, shkojshin tue

i nxitë e tue i ndezë gjithsa ku mundëshin.

Vali në Kosovë aso kohe ishte HAFIZ PASHA. Tash, se rrijte në Shkup, se në Prizrend, nuk

dij.

Simbas dishmis së konsullit HECQUARD (fq. 485), auktortetet e vendit – nuk dihet a me

dije, a pa dije të Stambollës - venduen me i burgosun të gjitha këto 24 shpi. Kështu[70],

kreshnikët e fés kjén ngarkuem prej votrës familjare, e çuem në Shkup. këtu, mbas nji udhtimi

plot trazime, kjén ndër do burgje, ku i lan me u Imekun unit.

Por shka, se as uja, as etja, as të ftohtit, as mundimet të gjithfarshësh nuk munden T'i shkepin

prek Krishtit, fatosat e Stubllës. S'u kishte mbetë ngushllim mbi tokë, përpos fjalëve t'ambla të

Atë Antonit, qi u shkoni nëpër mend e zemër...

Mbas do ditësh kjen qitun në gjygj ata mâ pleqët e katundit. S'ju lodh mendja as nji grimë për

kërcnime, as për fjalë të mëdhaja të turqvet; të gjithë, nji goje than, se ishin të kështenë e se:

shqiptarë të kështenë dojshin me dekë! Si e pau Hafiz Pasha, se gjâ s'i luejte asi mendimit

të cilin ai e thirte kryeneçsi, - u dha urdhën t'u mundojshin e t'u vejshin në torturë. Por, mbassi

as kështu s'i duel me i thyem, s'i pau shtek tjetër punës, veçse i dënoi me i tretë n'Anadoll:

gjan e gjithë pasunin e tynve me e shitë e me e bâm të shtetit, e ma mirë thomi, - sikurse na e

ka vërtetuem shumkush, - me hi në kashë të Pashës. "S'âsht e mundun - shkruen z. Hecquard -

të kallxohet shka u ra me hjekë këtyne familjeve të kështena mbi të cilat ishte kah shkrepte

mënija e mizorija e njij fanatizmi të tërbuem. Vaji kishte me të marrun tue i pam ata pleqtë të

mbetun, ato gra e fëmijë të ligshtë, të vum për udhë, kambë, kahë viset e largta të mërgimit;

tue bajtun, gjithmonë gëzueshëm, të vështirat e mundin e rrugës, mbi se mund të bajë robi. I

vetmi ngushllim, fjala e Apostullit të Krishtit, e cila shkojte tue u ra ndër mendë mbi agimin e

njij kohe mâ së mirë e shpërblimin e kurorës s'amshueme për për çka ishin tue hjekë.

Ishte një ditë pranveret, nji aso ditesh, ndër të cilat dielle ende të ligshta i lëshojte rrezet e veta

mbi tokë, kur martirët tanë; u nisën për dhena, ku ma e shumta do të lejte jetën. I prijshin

karvanit do ushtarë kaluaer; mas sish dishmitarët e shkretë, të gjithë kambë, grat e varzat, të

dame posë prej prindvet, vllaznvet e burravet të vet, sigurisht për qëllime të prujta të rojtarvet!

Udhtimi pre Shkupi deri në Selanik kje i mundëshëm sa s'tregohet, të prumt e zaptivet me ta,

njekaqë të poshtëm e barbar, sa shumë kësish se mjerësh diqën, do rrugës, tjerët porsa u kapen

në Selanik.

Katër grave u fali Zoti fëmijën udhës. Të mrrijtme tu dyerët e qytetit, njanës sosh i a grabiten

foshnjen gjiut e i a flakruen në det.

Frati, i cili e kishte ndjekë gjurmë për gjurmë vathën e vet si bari i mirë e atë i dashtun, tue

kjenë se ishte austriak, ke dam shokësh e kje dredhuem rrugës; nisë për Stamboll e dhanë në

dorë Ambashjadorit t'Austrisë. Këta e ban gjindarët prej frige, mos t'u bijte ndonji ngatrresë

nga ana e Qeverisë së tij.

Udhës e lidhën kambësh me hekra, qi peshojshin kund nj'a 150 okë. nuk dihet si Atë Antoni

mund pështoi gjallë e s'mbet i ndrydhun për nën bark të kalit, kur nji herë u rrëxue me gjithë

të. l penguem prej prangash, s'ishte i zoti me luejtë vendit e me u shkapulluem.

Aso kohe, kur këto familje të krishtena ia behen në Salonik, ndodhte aty në qytet, në shërbim

të përhspirtshëm të katolikvet, nji Meshtar, bujar me ndiesi e fort zemërdhimshëm, prej Syret.

Grek, por me fis françez, emnit Leonard VACONDIO. Ky, posa marrka vesht t'ardhunit e

këtyne të mjerëve, e se si u gjindëshin diku në një han ashtu, ndihmo, Zot; dmth. të molisun

56

prej rrugës, ujet e etjet, ngau në të shpejtë me i pam. Si i hetoi me sy të vet, se njimend ishin

të vërteta ato sende qi perfoleshin nëpër qytet për ta, vojt me atë till e i diftoi konsullit të

Francës, t'Anglis e tjerve miqve të vet gjendjen e kobshme, në të cilin dënesë - shin këta të

shkretë të burgosun.

Konsujt m'atëherë shkuen vetë e u ankuen për këtë gjâ te sundimtari i vendit. Ky, s'u dha

tjetër të gjegjun veçse, tue pa se puna e të burgosunvet por shkojte tue u përhapë përerë e mâ

fort, dha urdhën t'u largojshin sa mâ parë prej Salonikut.

U gjet prandej, e u gatue sido nji barkë e shpartallueme, në cilën kjen shtiem Shqiptarët e

shkretë, për me i nisë në Mudonie, nji vend përmbi detin e Marmorës. Disa familje të

Salonikut, tue u gjegjun të lutunavet të Don Leonardit, famullitari të vet, shpejt për shpejt

mblodhen sa ma shumë gjana ushqimi qi munden, dhe u a çuen te barka, kesh për me u a

letsuem nji grimë zin e mundimet e asaj udhe, e cila në vetveti s'do t'i lejte gja mangut asaj së

parës. Por detarët e pa-Tenzonë (pa shpirt) si i morën njëherë ato sende, i ndalen të gjitha për

veti.

Ndër ato 5 a 6 ditë qi dishmitarët tanë pate të ndejun në Salonik, Don Leonardi dha e muer me

gjithë shpirt për me ju bam ndihmë. Shkojte tash e parë me i pa, me i ngushllue e me u dhanë

zemër n'atë mjerim; u dërgoj pa da mjete ushqimit, sidomos veshë mbathë, të lypuna aty-këtu

nëpër bamirës. I ra me u mbarështrue disave Sakramehdet e mbrame, edhe me i shtem në dhe

shumë sish qi kishin dekë në burg. Edhe, kur u nisen për Mudonje, i shkrou. Timz.

HILLERONIT, Delegatit Apostollik të Stambollës, tue e lutun t'u biejte mbrapa e të hijte

ndërmjetës prane qeveris për këta të mjeruemë. Dishroj mandej me i ndalë në Salonik njata qi

dukeshin mâ të ligshtuemë së tjerët; por sunduesi i u kundërshtue.

Shka hoqen këta të shkretë n'atë udhë për det, mbrenda asajë barkës së zhgatrrueme, veç nji

Zot e din. U, et, të rrahuna, , të përbuzuna gjithfarësh; kurrgja s'ju u kursey. Mâ vonë i u desht

kirurgut me ia premë njij djali të ri të gjithë gishtat e këmbës, të irnuem e të shkuem keq prej

shkopinjsh së felakut. Për të pasun nga detarët nji tas ujë, u dojte me u dhanë nji grosh; e kur

s'paten ma me shka me i pague, s'u dha mâkush as ujë.

Prej ûs e etjet fëmija e njomë sidomos, i a nisen me kjam e me britë. Tue kjenë por, se brimët

e tynve u epshin mërzi detarëvet, këta i kapshin e i hidhshin në dét. Ndër sa tjerë, aso here nji

babë i shkretë buer dy djelmët e vet, binjokë tetëvjeçar.

Nji grue, tue dhanë shpirt prej vuajtjesh, kje flakruem njashtu, në mjedis të detit.

Të mrrijtme në Mudonje, mueren e i hodhen mbi një grumbull plehit nj'a njimbëdhetë kësish

(11) qyqarësh, dekë rrugës. Tjerët kjén qitë një nji ani të vogël, a ma mirë të thomi, në nji

barkë të madhe, të vjetrë, me fund shpatuk, e cila me të zi ishte e zoja me i ra rrymës së njaj

lumi e me i çue në Muhaliq. Ndësa ishin duke i ngarkuem në barkë, qiti rasa andej pari nji

djalë të ri, Shqiptar, shkja me besim (ortodoks?) emnit MIC. Prej veshet e në gjuhë, me të

shpejtë i njohti se ishin Shqiptarë.

"U çudita - thotë - kur i pash se i hiedhëshin, a s'me kjenë. cokla drush, prej njanës bark në

tjetrën; zemra mue ishte tue më plas prej idhnimit. Mora me të holla të mija nji lundrë të voglë

e ju u vuna mbrapa, tue i përcjellë për së largut, mos t'u kujtojte kush, djeri në Muhaliq."

Duhet dijtë këtu, se Muhaliq-i asht nji vend i rrethuem anekand prej kënetash; prandej, fort i

smundët për Shqiptarë, të mësueme me jetue n'ajr të shëndoshët, ndër vende bjeshkësh së

nalta, ku bora s'din të shkrihet, as verë as dimën.

Por, shka asht mâ zi, këta të mjerë kjén shtie, ashtu mbarë mbrapshtë, në një barkë të qitun

mbas doret, në të cilën kohën e mortajës, hiedhedhin të

57

ligjet e prekun prej këso dergje të prâshme.

Si i u qasen qytetit, i zhgarkuen në breg. Mici, edhe ai zdrypi prej lundrës së vet, ju afrue e u

përzie me ta. U porositi të gjithëve kah nji supë të mirë; mandej u ndihmoi me të holla, tu u

dhanë gjithshka i qilloi me veti.

Kemi lanë Atë Antonin, ngarkuem me pranga, tue u fillue për Stamboll. Tu kjén ky, si u tha,

nenshtetas austriak, e për ma tepër i mbrojtun, si Meshtar katolik qi ishte, t'u kapmen në

kryeqytet, i kje dorzue Ambashjadorit t'Austris.

Edhe ky, në vend qi me i a vu veshin Fratit për gjithato mizori që ishin tue i bâ mb'atë Çetë

Shqiptarësh; në vend qi me ura mbrapa e me u pëkujdesë sadopakë për librimin e tynve, i a

mbylli gojën e s'e la me folë, tu drashtë mos të përhapeshin nëpër qytet kësosh lajmesh. E,

mbassi s'i duel me e shtërnguem ndryshej, i vuni prap prangat e e mbajti rob në pallatin e vet.

Mbas do kohe, ndoshta atëherë kur puna kishte marrë dhén, i ra ndër mendë Ambashjatorit me

shkue e me e pam Atë Antonin në fund t'atij tharku ku e mbajte lidhun. Rishtas u mundue me

i a mbushë menden të mos shkojte tue përhapë asosh lajmesh së pakandëshme: por edhe kësaj

here buer kot frymë me té. Për fund, njekaqë erdh e u nxe, sa i u vërsul me do fjalë fort të

zymta:

“Tek e mbramja-i a bani Ambashjatorit-a e din ti, se un t'a kam në dorë jetën?”"Posi, Zotni, - i

a këtheu Frati, - e dij; por un aspak nuk tutem, edhe me pasë për t'a bjerrë. E vërteta mundet

ndoshta mos me Ju pëlqye; por i Madhi Zot i-din si janë punët, Ai nji ditë ka për të kjenë

gjyqtari ynë: prandej un, përposë Tij, nuk due tjetërkend mbë shekull".

Mbas do ditësh, Atë Antonit i duel me ikë prej burgut. Diktue nji herë derën çilë, hoq

zhgunin, për mos me e njohtë kush, iku e vojt, s'dihet se si, në Muhaliq, për me u bashkue

rishtas e me hjekun keq me bijt e dashtun të vathës së vet.

E këtu - kallxojnë Murgeshat - na diftoi ai vetë, se shka kishte pas hjekë. Na tha se, porsa

kishte mrrijtë në Stamboll, e kishin burgosun e vu nën nji roje fort të rrebtë. Prandej nuk i

kishte dalë kurrësesi me i çue fjalë kuj e me i a diftue shka ishin tue pësue Shqiptarët e

dëbueme[71].

Me gjithëkëta s'mund ndëj mësheht puna në kryeqytetin e Mbretnis. Nga Saloniku, Konsuli i

Anglis e i Francës u a lajmuen punën Ambashjatorvet të vet. Kështu i kishte shkrue edhe D.

Leonardi Ipeshkëvitë vet, z. HILLEREAU.

Ndërkaq nuk dihej, se kahë prej Salonikut u kishin dhanë dishmitarvet tanë. Drejtuem i kishin

për Azi të Vogël, por nuk dijte kush me kallxue se në ç'krah i kishin hjedhë.

Tue pëvetë andej e këndej z. Hillereau mrritji me zhbirue, se ata gjindëshin në nji vend të

BITINJES, emnit Brusë. Edhe në të shpejtë u vuni për gjurmë vllaun tanë z. Bonnieu, i cili

flitte mirë turqishten edhe nipin e vet, Prift zotni J. Hillereau. U nisen pra, këta të dy, e si u

kapen te qyteti i Brusës, u than se Shqiptarët e tretun qi ata i kërkojshin, gjindeshin në

Muhaliq, si a ma zi e ma zi. Këtë lajm, për shka më duket, u a dha z. Sandisson-i, konsuli i

Anglis; i cili sadoqi protestant, u diftue fort i dhimbëshëm e i kujdesëshëm ndaj Shqiptarëve

mërgimtarë.

Tue pamë se vllau i ynë e z. Hillereau po niseshin për Brusë, me ndhmë të tynve, u dha me

veti Dragomanin e vet, z. Djordjijski-n, njiherë për me i përcjellë, mandej edhe për me pa, a

ishin njimend të vërteta të gjitha ato fjalë qi fliteshin në Brusë rreth këtyne të dëbuemve.

58

E tash, Imzot i Përndritshëm, mrrijtë deri këtu me këto lajmet e mija, epma lejën, që këndej e

mbrapa t'i lâfjalën vllaut tinë z. BONNIEU, i cili aso here pati rasë t'i shihte me sy të vet shka

ishin tue hjekë Shqiptarët në Muhaliq. Qe, pra, fjalë për fjalë kallximi qi ia e vuni mbë letër,

jo mejeherë massi u këthye prej andej, - tue kjenë se asi shtegu nuk mundi kurrsesi për shkak

njaj varre se neveritëshme, të citën e kishte marrë tue shërbyem të lingatuemvet, e qi mâ vonë

e çoi në vorr, - por do ditë ma vonë, nësa gjindej i shtruem në smundëtore tue u mjekue.

Nuk âsht e mundun të diftohet me fjalë, se në ç'gjêje të mjerueshme kishin vojtë të dëbuemët

Shqiptarë, qysh se kishin ram fli ndër thojt mizorë të pashës së kësaj krahine. Me i u dhimbte

gurit e drunit!

Kishin mrrijtë me u kapë në cakun e mergimit, mbasi u ishte dashtë me hjekë zit e motit.

Na i gjetëm në Muhaliq, nji katund kah Jug-Perëndimi i Brusës, nj'a nji orë larg liqenit

t'Apolonjes.

E këtu un i pash për mâ të parën herë. Zot, mos me pasë shka me pa! Të gjitë të mbëluem me

do zhele të ndyta, a përgjysmë të zhdeshun; fëtyra u kishte tretë: Mjaft me thanë, se të

shtijshin frigën, veç tue i këqyrë. Prej 180 vetvet, qi kishin kjenë kur ishin nisë prej vendit së

vet, s'kishin mbetë veç 87; edhe këta, të thuejsh, me shpirt ndër dhambë.

Kishin xanë vend në nji han të vjetër, tue ra mbrendë: oborri mbushë me eshtna bagtish,

grumbulluen aty prej disa tregtarësh, për me i nisë n 'Europë, ndër fabrika sheqerit.

Ditën,. kur kishin pasë ardhë ishin kjenë njekaqë të ligshtuemë prej trazimesh së rrugës, sa

pesë sish dhan shpirt, porsa mrrijten. Të lumët ata, duhet me thanë, qi dhanë fund me kaq

martirizimit të vet të ngashtrueshem! Qysh me 29 të Prillit e djeri me 3 në Maj - dmth. që kur

Imz. Hillereau-ni e vetë patem fatin e bardhë t'i përziejshim lotët tonë me t'atynve e me u

dhanë sadopak nji ngushllim atynve të t'mjerve, - nuk ka kalue ditë, pa dekë ndonjani sish...

Ishte pra, njandej kah ora 7 nade, kur, nëpër ndërmjetsin e z. DJORDJIJSKI-t, agjentit të konsullit t'Anglis, mund të him

ndër ato burgje të perjavshme.

Zot, o Zot! se shka me pa! S'kishin vu ende mrë kambë në derë t'atij hani, kur na bjen të

shofim në mjedis s'oborrit nji grumbull njerzësh: burra e gra, djelm e vajza, gjinduer moshe;

fëmija djepit e djeri pleqë të mbetun, gadi pa petka mbë shtat, a mblue me ndonji zhele.

Massi qi të gjith, të thuesh, ishin ndër ethe, ishin vu, të ngratët, me u xém në diell. Ndërkaq

salvuesit e pashpirt shkojshin tue hjedhë mbi ta kandra të ndyta, qi t'i hajshin...

Dhimba e zija shiheshin kjartë mbi fëtyrë të tynve, bâ asht e lëkurë. Pash disa ndër ta, t'irnuem

kryekëput varrësh. Dy kishin qitë kambë e krahë, njaj tjetri, kalbun kambësh, i blejte misht

copa-copa mbë tokë.

Të shuemët! Porsa na pan, i muer vaji, edhe të gjithë njij zani i a nisen me gjimue të madhe.

Mue ndërkaq prej dhimbet zemra ishte tue më plasë mbrenda krahnorit. As un s'kjeçë i zoti t'i

ndalshem lotët, qi edhe tash më shkojnë rrëkajë, kahë jam tue e shkruem këtë histori të

përmallshme.

Prej oborrit him me pa mbrenda ndër burgje, ku lëngojshin të sëmundët. Në ma të parën odë,

gjetëm nj'a dhetë mbi shtrojë të thatë, pa pasun tjetrë mbëlojë mbi shtrat, përposë njaj thesi së

shkyem.

I pari qi na hetoj, kje nji plak, edhe ai, fill për dekë. E shkojte gjithënji tue i dhanë vetit;

mundohej me e çuem kryet, ndoshta për me na thanë ndonji send.

59

Imz. Hillereau-ni u afrue edhe i diftoi nji kryq qi kishte me vedi. I smundi, porsa. e pau, i a

grabiti duersh ngutëshëm e e vuni në buzë me e puthë, tue e lagë me lotë qi shpërthyen prej

gëzimit. Mbasandej, si t'ishte i forcuem nga nji fuqi e mbinatyrshme, u suell mbë njanin krah,

edhe tue bubrruem në do zhele, zhbloi krenat e nj'a dy a tre fëmijve të vet, edhe ata tue

mbaruem. U dha kryqin me e puthë e, çue duerët përpjetë, i bekoi me shenjin e shëlbimit.

Duelën dikur prej kësaj ode së kobshme, për me kalue në nji tjetrë, edhe ma të zezë. Këtu

ishin, të shtruem rrash për tokë, po njaqë të smundët, sa n'atë të parën. Porse këta né na u

duken fort të fikun e ma fill për dekë, se ata të përparshemt. Këta s'ishin të zotët as me pa

nëmose ata qi ishin tue hi n'odë.

Hetuem në mjedis së tynve nji nier të dekun, i cili kishte fillue me marrë erë e m'u prishë.

S'ishte vetem nji. Tue kalue mâ përtej, ndeshëm edhe dy tjerë, vojtë po n'atë mjerim. S'mund

u duruem ma, edhe venduem t shtiem në dhé sa mâ parë, tue i dhanë vorrit të tynve nderimet

fetare.

I u vum punës, e në këtë veprë të mishriershme do t'u a dijmë për nderë fort do grekve, të

cilët, vetë me duerë të veta i çilen vorret, vetë i barten nji kahë nji, për tri herë rresht, prej

hanit e djeri në Rrëmaj.

Mandej na prap u kthyem nder burgje, të cilavet tash u kishte rám përnjimend nji hije deket. U

kthyem, për me u a dhanë Vojimin Shëjt njatynve qi ishin mâ fort se tjerët në rrezik të jetës.

Por, duehej ma parë, me i rrëfyem; e këtu kishim rám ngusht. Si do t'i a bajshihi, mbassi

kurrnjeni sish s'e dijshim aspak, as mbarë as mbprapshtë, shqipen? Dham e muerëm tue pvetë

andej e këndej; tek e mbramja e gjetëm njanin ndër tá, qi e flitte pak turqishten, edhe un, me

të zi ç'prita t'a marr për dragoman (përkthyes).

"Eja, - i thaqë - të shkojmë e t'i rrëfejmë vllazent e tu. Ti e din gjuhen e tynve edhe turqishten;

edhe kështu ti ké me më ndihmue me u marrun vesht sadopakë me ta".

I a himë punës. Porse, në të parin të smundë qi vijte në rresht, - ishte nji vajzë kund nja 15 a

18 vjeçe - po vê n'oroe se dragomani s'po çilë gojë. M'avitet si i turpnuem, e: "Më fal, Zotni -

mâ ban, kjo âsht ême bijë. Drue mos të kêt marre t'i diftojë ndër sy të mis ligsht'rt e

fajet e veta. Prit sa të shkoj e t'i thrras t'âmën, pse para soje, mâ pa të: vishtirë, se para

meje ka për ta zbllue zêmrën e vet”.

Tue i ndiem këto fjalë, un për veti mbeçë faret i habitun e gati sa s'mu u zhgreh vaji. Sjellë

kahë z. Hilleroni, i tham: Mue më duket se jemi tue lypë tepër-shumë prej sish. Këta Engjëj

Parrizit, këta martirë, i kanë lam mjaft me lotë e me mundime fajet e mbëkatet e veta.

Ç'nevojë pra, tham unë, t'u ndiejmë rrëfimin, sidomos në këtë rast, qi s'e diejm gjuhën e

tynve?

Si e pleqnuem nji grimë herë, na u duk krejt e arsyeshme puna: prandej, u solla e e pveta

vajzën që kishem nisë m'e rrëfyem, "A ISHTE TUE I FALË ME GJITHË ZEMËR

ARMIQËT E VET?!"

Kësaj pvetjes sime, jo vetëm vajza, por të gj'rthë të smundët qi gjindeshin n'atë odë, i u pergj'egjen nji zani: "ZOTI I

NDJEFTË! I FALTË ZOTI! NA NJIMEND SHUMË KEMI HJEKË, EDHE PRAP MA DO TË HJEKIM; POR TË TANA

VOFSHIN PËR SHPËRBLIM TË MBËKATEVET TONA! FALI PRA, 0 ZOT, NDIEJI PËR GJITHËSHKA KANË

PRITË ME BA MBË NE!"

Kjo falje publike, shprehun prej të gjithve me nji zâ të vetëm, qi shkoi u përsritë odë m'odë

nga tjerët të smundë, mjaftoi me na sigurue, se ata ishin penduem njimend e se dishirojshim

me i marrun Sakramendet e mbrame. Prandej na, tue çuem dorën mbi ta, i zgidhem prej

mbëkatesh edhe u dham Vojimin Shëjt. Mbassi i kryem me ngushllim të zêmrës ketë zyre

60

shpirtnore tue derdhun lotë bashkë me ta, u kthyem me i pam nji kahë nji edhe nji herë e mâ

për kadalë. Ato dy herët e para, patëm kaluem ndër disi tepër ngut; mandej, ngufimet e

përmbrendshme të zêmrës e dhimba, qi na ndiem n'atë hovin e parë për ta, kjén aqë të

mëdhaja, sa gjithëshka kishim pa djeri atë herë, na u dukte si andrrë, si nji vegim. Arsyeja e

lypte pra, të ktheheshim prap ndër ato burgje, me i pam vëllanzvet tanë; edhe kështu t'u

vijshim rreth e t'u epshim njatë ndihmë që kishim per doresh me u dhanë.

Në mjedis së sa e sa mjerime qi këso here më ra me pa, nji send sidomos më bâni nji

nështypje të këthellë. Ende s'më hiqet mendësh. Më ra në sy puna e njaj vajze, e cila, me e pa

të dukej se ishte në nji gjêje fort mâ të mirë se tjerët. E dame gadi përherë shokësh, me fëtyrë

sjellë kah muri, dajte si mos me i marrë në dorë, a si mos me ndiem vuejtjet e tjervet. Deshta

njiherë me e pvetë për ndonji send e me i drejtue ndonji fjalë ngushllimi; porse dragomani

ishte pakë si nier i mbyllët, e un s'e dijshem gjuhën e saj. Për shka na u duk ne, ajo rrijte

ashtue në veti, si e hutueme, përse asaj i kishin pas dekë aty në burg prindja e gjithë t'afërmit.

Mbas gjaset, prej dhimbe së madhe, ishte bâ si e marrë, e si mos me i ndiem vuejtjet e tjervet.

Pakëgjâ mâ përtej hetuem nj'a katër a pesë fëmijë, lëmuç për tokë, gati tue dhanë shpirt, shtri

mbi do ndutsina e mbëlue me ndonji thes të zhyem.

Të shuemët e vogjël! Ishin lanë m'anesh e lëshueme doret prej gjithkuj. Mâ e madhja nder ta,

nji vajzë, s'ishte veç nj'a 11-12 vjeçe. Prej brimet e vajit, u ishte marrë zâni, e me të zi

ndieheshin tue fëshâ e dihatë. Me t'a këputë shpirtin! S'ishte kush me u a dhanë nji pikë ujë.

Ndërsa ishim mjedis këtyne fatzezve, qe se na bâhet si me ndie nji zâ të largët tue këndue nji

kangë të përmallëshme. Ishte zâni i njaj grueje së mjerë, e cila, e mujtun nga mërzija e atij

vendi të kobshëm, shpërblejte nepër atë kangë vajit dhimbën e pamatun qi ndiejte në zêmër.

Mbas gjithë se cilës strofë ndalej nji grimë e fëshâjte; mandej i a niste prap asaj kange së

trishtueshme: kaqë, sa edhe tash krejt shtati më perqethet kur më bjen ndër mendë.

Ndër tjerë, gjetëm edhe nj'a dy gra, të cilavet kishte fillue me u luejtun mendja e krés. Na

than, se prej së hjekunit keq e prej mjerimit së madh kishin vojtun n'atë gjêje. Njana këqyrte si

tremshëm, dhe mbajte syt gjithmonë ngulun në nji vend, tjetra e mëshehte fëtyrën me duerë e

dukej si me i ardhë marre se gjindej ashtu.

Por, shka na çuditi ma fort, kje, se tue vum n'oroe ata të mjerë, vojtun në

nji gjëje, sa s'ka ku vé nieri mâ poshtë, s'e çilshin gojën, me thanë, nji herë,

për me na lypë bukë, ndonji petk, a të holla. Gjindeshin, të shkretët, fill për

dekë, edhe me gjithëkëta pësojshin njashtu pa fjalë, si me e pasë qitë kujdesin

e vetvetit krejt mbas shpinet.

Aviteshin, vërté, kahë na kamba-ndoras, e krejt marrëshëm. Shtrijshin dorën me na lypë... por,

a din shka? Nji medajë Zojet, nji petkzë të Sajën, ase ndonji kryq të vogël. Edhe t'i marrmen

prej duerësh sona këto sende shêjte, si të dishruemë, i vejshim në buzë e i grijshin, si me

thanë, tue i puthë: ishin të lumë.

Na, sikurse diftova ma nalt, u kishim dhanë të smundëvet vetëm Vojimin Shêjt. Por, nuk

mjaftojte. U duehej dhanë edhe Shujta e të fortvet, Vjatiku. E qe këtu tash e prap gjindeshim

para njaj vishtirsije tjetrë. E njimend, kê me e gjetë aty, në mjedis së gjithasaj ndytsije, nji

vend sadopak të giashem e të dêjë, për me e çue Meshën e me i krye zyret hyjnore?

61

Kërkuem andej e këndej: por kot. Së mbramit, mbassi bâm mendim un bashk me Timz.

Hillereau-nin, na u duk e arrësyeshme me e thanë Meshën në mjedis t'oborrit na duhej nji

tryezë; edhe Grekët na e gjeten nji e na e prun. Kështu, sa ndora, e ndreqëm elterin.

Nësa Imt. Hillereau-ni po veshte petkat e Meshës, un hina mbrendë, edhe u ndihmova me dalë

n'oborr atyne qi dukeshin mâ të fortë se tjerët, e qi, për pa i bâ dam shëndedës, mund të

rrijshin jashtë, kohën sa të meshohej.

Oborri, plot me eshtna bagtish, t'i qitte së vetit ndër mendë fjalët e Ezekjelit Profetë. E mbi

njekëta eshtëna të that, shembull i gjallë i dekës, vëllazenvet tanë, martirët shqiptarë,

ndëjen mbë giujte mëdhaj, gjithë kohën e Meshës.

Prej së gjitha anësh ndieheshin të fëshame, gjamë e dënesë me t'a zhbiruem zêmrën. Por edhe lotë si pika e shiut

dikojshin pa pra prej sysh së gjith njatyne qi i shihnin këta fatoza bujarë të kombit e fejet, të cilvet u qeshte tash buza,

kahë me të dhanun thojshin uratë: Të lumë për fatin e bardhë, qi u ishte reshtë, me e pam për mâ parën e të mbramën

herë, aty në burg, Flinin e papërgjakun të Krygjës. Mbassi u a dham Kungimin atynve që kishin mundun me ardhë

n'oborr, u a çuem edhe tjerve të smundët qi ishin rat ndër burgje. Mbaroi Mesha, edhe un, sjellë kahë ata u drejtova,

gjithënji nepër dragoman, nj'a dy fjalë ngushllimit:

"Këqyrni, - u thaçë, të dashtunit e mi, sa i mirë âsht i Madhi Zot me ju! Ai ka ardhë me ju

pam shi në këtë vendin e mërgimit këtu në burg. Mâ tepër, Ai ju asht falë ju krejt: Ju ka

ushqyem me misht e vet t'adhrueshëm, edhe ju tash e barni ndër zemra tueja... T'i a dijni, pra

për nderë... Duenje gjithësa të mundëni! Ruenju fort mos t'i a prishni zêmrën me mbëkate! ...

qindroni, vellazen të dashtun!

Edhe nji grimë, e shumë prej jush tash po e fitoj kunorën e lumnis. Sa ma fort të keni pësue,

aqë mâ i madh ka për të kjenë gëzimi juej n'atë jetë! Duenje shoqishoqin. Kqyrni me i

ndihmue e me e ngushllue njani tjetrin: Te kini sidomos kujdes të posaçëm për te vejat e

fëmijët e mbetun pa prindë. Zoti ka për të ju a kthyem njiqind herë fijësh gjithëshka të kini ba

për ta!"[72]

Kur i dhaçë fund pretkut, tue çue syt, pash ke nji çetë e madhe Grekësh ishin grumbullue për

me më ndie. Edhe, tue vu n'oroe se me sa kujdes e vemende me ndigjojshin, un s'mund u

ndala për pa u a sjellë edhe atynve dy fjalë.

U vuna pikë së parit leçi, të vijojshin me zell sikurse i a kishin fillue, ndër ato vepra mishriret

ndaj këta të dëbuemë të shkretë. Mandej i luta, t'u kujdeseshin sidomos për vorrimin e të

dekunvet, tu u a qitun ndër mendë, sa e përlqyeshme e e çmueshme ishte kjo vepër filatropike

para syvet të Naltit Zot!

U ndalëm në Muhaliq pakëgja mâ tepër se dy ditë; dmth. që prej së Shtundes, 2 Maj, djeri të

Hanen 4 Maj 1846.

Zemrën plot mall e syt e rim prej lotësh, u dam nga miqët e dashtunë. Por na u ngiatte djeri të

kthejshim në Stamboll, për t'u diftuem auktoriteteve përkitse shka kishin pam syt tanë, e me

mundun kështu t'i vehej njiherë cak këtij salvimi të pashpirt.

Tue kaluem nepër Brusë, u ndalëm te konsulli i Francës, z. Crepin e ka ai i Anglis, z.

Sandisson. Edhe, mbassi u a endëm sa ma mirë qi dijtëm mjerimin e të mërguemvet, i lutëm

të hijshin ndërmjetës për ta prane Mbretit të Stambollit. Ai i Anglis, me të ndiemen këto fjalë,

qiti flakë e shkëndija. I çoi letër Ambashjatorit të vet, Lor Carming-it; edhe Lord CANNING

shkoi vetë pa vonesë të Bedri Effendija, për të bâ vaj e për t'i a paraqitun zyrtarisht ankimet e

veta rreth kësaj ngjarjeje barbare.

Këtu Shkëlqesi, mbaron kallximi i sivllaut tonë z. Bonnieu-nit.

62

Simbas disa shënimeve të Motrës Bernardina e të Motrës Mari, të cilat e përcollën Motrën

LESUEUR në Muhaliq kam mrrijtë me dijtun, se Lord CANING-ut i duel të xjerrë nga Bedri

Effendija- i cili tashti asht Ministri i Punvet të Jashtëme,

- ushqime e bare e petka e shtrojë e mbulojë për këta të burgosun; ndihmët u kjen dërgue më

të shpejtë.

S'kaloi shumë, e nji ditë LADY CANNING, e shoqja e Ambashjatorit t'Anglis,

- e cila pati mirsin t'i nderojte shpesh herë me t'ardhun të vet Motrat tona,

- çoi fjalë nepër sekretarin e vet, se ato, Murgeshat, do t'i bajshin asaj e të shoqit nji nderë fort

të madhe, me kjenë qi shkojshin, bashkë me z. Doktorin e vet me nji dragoman, me i pam nji

herë e me u ndihmue Shqiptarvet të tretun e të harrueme në Muhaliq. Ndërkaq u bajte këtynve

me dijtë, se anija e ambashjatës ishte gadi me ardhë e me i marrë në nesret nade.

E para e Murgeshavet Motra LESUEUR, mejherë e pranoi fëtimin, për ma tepër i bani me

dijtë se do të shkojte ajo vetë bashkë me dy Motra tjera. Tue i u falun nderës Z. CANNING-ut

për punë t'avullorës, i diftoi se Ambashjatori i Francës, Z. M. DE BOURRQUENEY ishte tue

u dhanë të vetën.

Kështu, ditën me 12-13 të Majit, dy avullore duelen prej Gallatet, për t'u shkue në ndihmë

dishmorvet në Muhaliq. Njana me mjekun e Ambashjatorit t'Anglis, z. NAYLER BEUN,

bashk me dragomanin, të cilit s'i a dij emnin; bashkë me z. LAUXERROIS-in, sekretarin e z.

M. DE BOURQUENEY-it.

Zotni Lauxerrois ishte i ngarkuem me i përcjellë Motrat djeri në Brusë e me ia dorzuem

konsullit tonë, z. Crépin-it.

Mrrijtun në Brusë, tri Motrat nuk bujten, veç nji natë. Ne e nesret, me 15 Maj, vijuaen udhën,

për tokë, pri nga nji çifut, percjellë prej njij Armeni e ruejtun prej kafazit, i cili i kishte ba bë

zotnis Crepin se do t'i çojte Murgeshta shëndosh e mirë në vendin e shinuem.

Kishin- ba kund nj'a tri të treta të rrugës, kur po ndeshin në dragomin e Anglis. Nisë nga

Mudonja, kishte vojtë fill e në Muhaliq; tash drejtohej për Brusë. "O motra të dashur, - u tha

porsa u fal me to - se ç'shërbim të vishtirë e ç'vepër të mishriershme kjenkeni tue shkue me

krye! Ç'rrugë të largët e të mundëshme keni edhe për të bam (Kalin ia kishte zhye balta e

deltina djeri

në bark!). Por i Madhi Zot do të Ju ndihmojë; tash keni me pam, se ai i Lumi sigurisht ka për

të ju e mbajtun dorën e vet hyjnore përmbi krye. Venju edhe nji here për rrugë e shpejtonja,

për në daçi me u kapë sonte deri te liqeni, para se t'erret".

Shëndrrue në kambë e në dorë këto dy fjalë, hypen në karrocë, edhe grahen kualvet. Prej

shpejtijet e an pa e pi edhe atë pikë tambël, i vetmi ushqim qi mund të gjetën n'atë katund.

Ishte bâ natë kur mrrin në buzën e liqenit, qi i u kishte diftue dragomani i Anglis. Per me i

sjellun rrokull, dueheshin nj'a dy orë të mira, por kishte vojtë vonë, e s'ishte punë qi mund të

bâhet.

Kishin ngelë pra, në kambë, tue pritë t'a dajshin nji punë. Për fat të bardhë, prej njij katundi

Grekësh të venduem kundruell, i kishin pasë ndie tue folë; edhe qe, shohin ke nji barkë e

vogël qaset kahë ta, për me i marrë. Ngiat atij kuvendi ishin do baraka, e në njanën kësosh i

çuen sa për aë natë bamirësit e Shqyptarvet. Për me u kapë në Muhaliq, duheshin, ndoshta

edhe nj'a dy a tri orë rrugë. N'e nesret, pa zbardhë drita, u nisën. Edhe kështu, deshti Zoti, e

dikur i a behen në cakun e synuem.

63

Nuk ishim venduem ende mirë në shpin e njij greku bujar, për me pushue sa grima, kur i a

përspjeti mjeku i Ambashjatës s'Anglis, i cili kishte ardhë me i përshëndetë.

"Ishte - kallxojnë Motrat - nji burrë fort i mirë e fort i kjenun. Protestant dikur me besim, ishte

kthye e ba katolik. Prandej, na u gëzuem fort, kahë patëm kështu rasë të mirë me u marrë

vesht me të për punë të ndihmës, qi do t'u bajshim Shqyptarvet.

"Por, tue kjenë se ne na u ngjatte me u gjetun ndihmë, nuk shkuem gjatë me fjalë, edhe ngam

ndër ta".

"Zot i lum! - vijojn Murgeshat - se ç'mjerim e kob na ra me pa, kur së parit vum kambë ndër

ato burgje! Aty deka kishte vu fronin e sundimit të vet e e pamishriershme mbretnojte mbi ata

të mjerë. Na hini mënera, vetëm tue i pa me sy ato hije deket; kaqë ishin mbarue e xi në

fëtyrë.

Prej së keq s'ishim ma të zotët as me folë. nuk diehej tjetrë ndër ta, veç të fshame e gjamë.

"Na u munduem pikë së parit dalë kadalë, me i avitë. Edhe kështu, diku me ndonji ushqim,

me petka, shtrojë e mblojë e bare, qi kishim pru me veti; diku edhé nga përshtypja e mirë qi u

bâm kur na pan e kur nisëm me folë me ta, ata të shuemët mejherë filluen me u miqsue me né.

Për parandej kishin pasë dekë pa prâ, për ditë: që se erdhëm na deka shkoi tue rrallue aqë, sa

në të tanë kohën qi dejem ndër ta, nuk diqën mâ se 5 a 6 vetë gjithësejt.

Ndër tjerë edhé nji vajzë, të cilën s'na duel kurrsesi me u pështue; kaqë ishte e vojtun

prej varrësh, qi i a kishin irnuem krejt shtatin e prishun gjakun!"

Por, me gjithëse - diftojnë Motrat, qellimi i parë i të shkuemit tinë ndër ta ishte, me bâ mirë e

me u ardhun në ndihmë për lavdi e nderë Tënzot; prap, nepër këtë veprën bâmirëse tanën,

dishirojshim njiherit me u dhanë shembull të mirë turqvet e skismatikvet, qi të kishin nji

kuptim e nji ide të kjartë për shejten fen tanë.

Ra mbrapa njiherë të gjallvet, lypej me u përkujdesë edhé për të dekunë. Djeri m'atëherë i

kishin pasë shtiem në dhé në nji djerre, ku kullotshin bagtija; edhé mbëlue ashtu sido, me

ndonji grusht pluhun.

"Jo, - i bani doktori - nji vorrim këso dore nuk ka kurrkund hije për këta fatoza të bindueshem. Këta janë vllazen tanë, e

deka e tynve ka kjenë njinji si ajo e martirvet. Korpi i tynve âsht vërevërte për t'u nderue mbë elter!

Në edhé pakë, e ka me na dashtë me u nisë. Nuk asht mirë pra, t'i lam këta eshtna këtu në

mjedis të ndytsivet e coftinavet, qi aty qesin për ditë. Le të shkoimë e t'a lusim të Parin e këtij

vendi, të na shenjojë nji tjetrë fushë rmajsh[73], dishka ma të dêjë për këta eshten të

bekuemë".

"Vendi i lypun për vorre - thonë Mr. Bernardina e Mr. Maria - na kje lëshue me të shpejtë, mu

njaty ku të dojshim me e zgjedhë na vetë.

Mandej qitëm e lypëm gurë e tulla, për me e rrëthye vendin me mur; edhé mejherë na prun

aqë, sa s'na duheshin gjithata. Në pakë ditë u godit muri, u vu dera e në mjedis u vendue

krygja.

Derën e goditëm hekurit, murevet u dham nji bojë drandofilljet, edhé mbi kryqin e mermerit

dhenëm nji mbishkrim, i cili ka për t'u trashiguem kavaljetvet t'ardhshme përkujtimin e

kësaj historije së përvajëshme.

64

Krye mâ së mirit gjithëshka për rreth vorrevet, çilëm disa gropa, për t'i shtiem ata qi ishin kjenë rmue sido djeri atëherë.

Mirë, por, si do t'i bâjshim me i bajtun? Kishin kalue 10, 15 djeri në 20 ditë që se ishin vorrue; e kishin filluem me marrë

erë. Kush pra, do të zotnohej tash me i a hi njaj vepre kaqë fatoze, me germue dhén, me i kapë ata trupën të prishun,

me i pështjellë ndër çarqafë të pastër, të gatueme, prej murgeshavet, e mandej me i bartë ndër vorre të reja?

"Na muerëm vendim, qi ata mâ të gjallët prej shqyptarësh, t'a kryejshin këtë veprë të

mishriershme ndaj vllazvenvet e vet. Por mbassi u mblodhën njiherë rreth vorrimesh së vjetra,

me shat në dorë, asnjani s'trimnohej me i a hi punës. Tue pa NEYLOR BEU se të tanë kishin

ngurrue, e s'i a bani as nji as dy, por, hjekë prej gishtit unazën me djamant të çmueshëm mos

t'i prishej kund tue punue, i a ep së Parës së Murgeshavet me i a ruejtë, kapë shatin edhé i a

fillon me çilë vorret.

T'a pamen atê, të gjithë m'atëherë u vun me punue. Në të shpejtë filluen e u dukën trupënt e të

dekunvet, i pështollën mejherë ndër çarçafa, i venduen në qerre; edhé ashtu u nisën kah vorret

e reja.

Shi m'atë ças i a behi pa pritë - pa kujtue Atë Antoni, qi i ndeshi në rrugë, e u vu pa tjetrë me i

prim atij rreshti të dhimbëshem.

“Tue pasë diktue - kallxoi Frati - nji ditë derën e burgut çilë, zdeshë zhgunin e veshë si kafas

- kishte ikë, e kështu i kishte dalun me u bashkue prap me vathën e vet”.

Fort me të vishtirë e ndoshta kurrsesi s'do të kishte mundun me u kryem kjo detyrë e

përshpirtshme: kaqë ishte era e randë qi çohej nga ata trupën së dekunësh. Por ishte festa e të

Shëlbuemit (Të ngjitunit e J. Krishtit në Qiell), e Zotynë kishte dam me na ndihmue.

Fryjte pra, atë ditë nji erë e furishme, e tue kjenë se nuk u lejte kohë atyne miazmave me u

shpërndam n'ajri, s'ishte nevoja, veç se m'e mbajtun kryet nalt tue gropue, për me marrë

frymë.

"Kurrë s'do t'a harrojë - shtojnë Motrat - shka pan sytë tanë kur u çil vorri i njaj grueje, hi në

dhé nj'a pesmbëdhetë ditë para. Krejt trupi i ishte kalbë. Flokët, ata flokë të gjatë e të zez,

ishin aty, shkëputun prej kreje, andej e këndej mbajte në dorë dy fëmijtë e vogjël".

Te zhbartunt e këtyne dekunvet të dashtun u bâ madhnisht, faqe gjithë Muhaliqit, grumbullue me ças n'atë vend. Turqë

e Grekë, plot, kishin rrâm aty edhé, të prekun në zêmër prej dhimbet të gjithë na rrijshin për rreth me nderim.

Prijte para Atë Antoni, veshun me stolë e kotë. Krahas me te shkojte në rresht mjeku anglez,

tue shërbyem Meshtarit në vend të xhakonit e tue këndue gjithsa ku mundëte.

Mrrijtë në vendin e shenjuem, i ulin në tokë arkët e u tha Oficja e të Dekunvet. Mandej Atë

Antoni dha të zgidhunt e gjithëmbarshëm, si atynve, si të gjithë tjervet, kudo qi kishin dekun e

ishin vorruem.

Ndërkaq, disa prej së smundësh kishin fillue me bâ ma mirë, edhé, da shokësh, u kishin

ndërruem vend. Por, a pse shpija e ré nuk ishte gjithaqë e përshtatun, a diku pse nuk u pëlqeu

ajri i Muhaliqit, prap erdhën e ju kthyen ethet malarike. Prandej, mjekut e Murgeshavet ju u

duki nji gja e nevojshme me u gjetë nji vend ma të shëndoshët.

"Le të shkojnë dy a tre prej sish qi të jen mâ të fort - u tha Sundimtari i asaj krahine, - e t'i

shohin gjithkahë rrethet; t' zgjedhin vetë vendin, qi t'u duket atynve mâ i miri. Edhé na po i

çojm aty ata mâ të shëndoshët, e po presim qi edhé tjerët të mund të shkojn me kambë të veta

të shokët".

Duelën pra, nj'a disa me kërkue. Mbas tri ditësh u kthyen tue thanë, se FILADORA u a kishte

mbushë synin. "Qyteti, - kallxuen - vendue mbi nji naltësinë sa duehej e me nji natyrë për

65

ukuri; ajri i gjallë, klime e shëndoshtë: këtu sigurisht ka për të na u kthyem shëndetja

mejherë".

Edhe njimend: Filadora, vend bjeshkë, për ball Brusës, n'anë prej detit ndërmjet

Guemleket e Mudonje, do të ishte s'ka ma e mirë për ta.

Tash ishte puna me i bartë ata mâ të fortët: duehej qerret. Edhé Sundimtari i rrethit i dha

mejherë, njizet e dy.

Për me i përcjellun në banesën e ré, kén shenjuem Motra LESUEUR, kafazi i Crepin-it, edhé

Karli, dragomani i mjekut Anglez. Ishte e dyta ditë e Rrëshajevet kur u vun për rrugë. Për me

i ram udhës mâ shkurt, venduem qi njerëzit t'a delshin liqenin në barkë, e qét me not. Por, sa

puna e ngatrresa na duel prej këtij vendimi! Perse atë ditë ishte nji të xet, me plasë; edhe qét e

bullicat,

kur ban e nji herë me hi n'ujë, s'dojshin mâ me dalë.

E, shka âsht mâ zi, pak mâ vonë erdh e t'u çue peshë nji stuhi motit kaqë e fortë, sa ju u desht

të gjithëve me u strukë e me xanë vend në mjedis së fushës, nën do landë, lagë petkash e bê

ujë e mbytun.

Tash, na kishim edhe nji ditë të mirë udhë për të ba; me gjithëkëta ne e nesret nade asnjeni

prej rrogtarësh s'digiojte me u nisë, kaq e keqe ishte kjenë ajo natë.

"E mirë pra, - u tha Motra Lesueur - mbassi po doni me i a ba kështu, sod s'han kush bukë

këtu". Edhé i nisi qerret, qi ishin ngarkue me ushqim. Mas sosh u vun për rrugë, do e mos do,

nji kahë nji të gjitha qerret tjera. Rreth mbramjet u kapëm në Filadora, edhé kërkuem me

gjetun ku me bujtë. "Kot e keni - na than banorët e atij qyteti - s'ka vend kurrkund. Të gjitha

shpijat janë xanë, janë plot e përplot me kryma mëndafshi, në vetë na duehet me fjetë jashtë".

Njatje mâ vonë qe, se po avtej nji zotni, veshë mâ mirë se tjerët, e po na parqitet. Ishte

mjeshtri i Shkollës. - 'Të jeni të sigurta - i thotë Motrës Lesueur - se Franca kurr s'ka me ju

harrue shka jeni tue ba për këta të shkretë, të cillët ajo i mbron aqë me kujdes".

Mbas këtyne fjalëve mësuesi i shkretë dha e muer banorvet të vendit për me i pritun miqët e

papritun. Por, si do të jet da me ta? Nuk e dij; veç mjaft kam frigë se s'ka mundun me ba gjâ:

kishte punë me Grekë.

Ndërkaqë, qe nj'a dy vetë mbë kualë, lëshue në pikë të vrapit. Ishin dy suari, qi i kishte nisë

Sundimtari i Brusës. Urdhni, me të shpejtë, pa fjalë e me do e mos, jo vetëm me i lanë

mbrendë Shqyptarët, por edhé me u gjetë shpijat ku ishin mâ të mirat.

Motrës i takoi mâ e bukra ndër të gjitha: Nji shpi e ré, pa dyerë, pa dritsore, veç sa me shtie

kryet e mos me të lagë shiu.

Filadora me atë farë ajrit mejherë erdh e ju pëlqye Shqiptarvet s'ka mâ fort. Motra Lesueur,

prej friget mos t'u mungojte gjâ, por t'u dërgojte gjithëshka rregullisht, u ndal me ta do ditë.

Ato dy Motrat tjera, mjeku anglez e Atë Antoni, të katërt kishin ndêjë në Muhaliq, për me u ra

mbrapa atyne mâ të smundve. Ndër ta ishte nji, të cilit i thojshin Ndrekë. Këtij të shuemit

rrugës prej Shqypnijet në Muhaliq, i a kishin pasë thye kambët e krahët me shkopij. Kur njatje

mâ vonë ata të mbramët kjén dërguem në Filadora, këtë e çuen në Brusë, ku i u gjet Motra

Marija me i a mjekuem varrët.

66

Nësa Shqyptarët e shkretë gjindëshin endé në Muhaliq, qy vetë me randsi shkuen me i pa:

Konti PERPONCHER edhé nji tjetër. I kishte çue Mbreti i Prusisë, i cili - u than - interesohej

fort për punë të Shqyptarvet[74].

"Nji ditë - kallxon Motra Maria - në të cilën kishim për të shtie në dhé tre vetë, tre fëmijë nj'a

tri a katër vjetësh, tre engjej Parrizit, un kishem gërshetuem tri kuhora me lule fushash. Sa u

vum në rresht për kahë rëmajt: Motër Maria - po ndiej se më thotë njani kësish kontash - Ju

lutem, falmani njenën aso kunorash. Më kande t'a kém nderën un me e bartun tu i përcjellë

këta tre fëmijë në pushimin e mbramë.

M'a epëni; mandej, kur të mrrijmë atje, un kam me i a vu mbi vorr atij qi të më thoni Ju".

"Janë do vjetë - shton Motra Maria - qi un ishem në Salonik. Ecshem bri Vardarit, kur, pa

pritë e pa kujtue, u ndesha në tre kafaza. "A e sheh njëkëtë? - u a ban shokvet të vet njeni sish

- kur jam kjenë në Brusë, më ka ra me bâ rrugë me tri njëkëso zojash, veshë njëkështu si kjo".

N'ato fjalë e shikjova, edhé mejherë e njohta kafazin, qi aso here z. Crepin-i na kishte dhanë

me veti. - "Po ti, moré Mustafë, - i tham - a s'po e njeh mâ Motër Marinë?" A i ndjeu a s'i

ndjeu këto fjalë, kafazi i shkretë kaqë mbetë i habitun, sa prej mallit u lëshue aty, në mjedis së

rrugës, me më marrë në ngrykë. Q'atë ditë e sod, kurr mâ s'e kam pa këtë burrë të mirë. Sa të

jem gjallë nuk do t'i harroj shka na ka viejtë ky ne dhe Shqyptarvet.

Murgeshat ndêjën nj'a tridhetë ditë ndër Shqyptarët, sa në Muhaliq, sa në Filadora, ku Motrë

Maria kishte mbetë në Brusë, tue mjekue gjithnji varrët e të shuemit Ndrekë.

Ishte dita e Korpit të Krishtit e shi kohën e Proçesionit, kur Motrat i a mrrin në Kuvendin e

Shen Benediktit, në Stamboll. Kishin me veti tre fërrnjë: nji vajzë e dy djelmë. Vajzën mbas

pakë ditësh erdhën gjindja e vet e e mueren. (...) Mjeku Anglez i la familjet e tretuna

shqyptare po njatë herë bashkë me Motra. Tash mâ s'kam marrë vesht gja për punë të tij; s'dij

a âsht gjallë a dekë (...).

Kohën kur Motrat u nisën nga Filadora, i lan Shqyptarët, - ata qi i kishin pështue dekës, - ja

krejt të shëndoshun, ja tue bâm gjithnji mâ mirë.

Konsulli i Francës e i Anglis, z. Crepin e Sadisson e muerën mbi veti m'u ra mbrapa. E

kështu, së bashkut me Atë Anton.in, barin e palodhshëm të Shqyptarvet të mërguemë, ban

ç'mos, qi mos t'u mungojte gjâ, djeri sa Madhnija e Tij, Sulltan Abdyl Mexhidi, - në vetveti

mbret me të vërtetë zêmër mirë, porse i rrêjtun mizorisht nga Pashallarët qi kishte për rreth - u

dha tek e mbramja urdhënin të lëshoheshin Shqyptarët (1848) me shkue ndër vende të veta,

edhe t'u kthehej atynve gjith gjâja e pasunija e grabitun.

P S. Njëkëto janë, Imzot i Përndritshëm, punët mâ me ransi qi mund të mblodha prej goje së

sivëllaut tinë: z. Bonnieu, motrës Bernardinës dhe Motrës Marisë, e para ndër të cilat âsht

gjermane, e tjetra frengeshë, - e prej z. Hecquard, edhé prej shka më biejte ndër mendë mue.

Për me i a çuem në vend dishirin plotësisht Zotnis Sate, un kishem dashtë t' kishem nji kopje

t'atij firmani e t'atynve shkresave të Sadriazemit, qi flasin përmbi lejen e dhanun Shqyptarvet

me u kthyem ndër vende të veta, e mbi lirimin e tynve nga shërbimi ushtarak. Por mjerisht

këto letra, përsa dij vetë, nuk gjinden mâ, as në Monastir, as në Kuvendin tanë të Stambollit.

Posë këtynve, z. KARL CALVERT-i Konsulli i Anglis i këtushëm (Monastirit), pati mirsin

me më diftue dy dorëshkrime me mjaft me vlerë për rreth DISHMITARVET TINË:dmth. nji

PRO MEMORIA[75], çue atij prej Dom Pal Berishës vjetin 1862; edhe nji tjetër shkrue prej

Motrës LOSUEUR vjetin 1846, e cila tash ka dekë. Nga ky relacion i së Parës së

Murgeshavet, fort pak mund të xieret shka me u shtue këtyne diftesave të mija. Me gjithëkëtë

âsht mirë, qi Zotnija Juaj t'a keni parasysh kur u vuna me i shkrue këto kallxime; së dytit, pse

67

dishmija e kësaj Eprores së Murgeshavet vien fort, për me i vërtetuem e me i plotsuem në

shumë vende punët qi kallxojnë tjerët[76].

Sa për atë PRO MEMORIA, të cilën i a la Dom Pali Zotnis Calvert vjetin 1862, qe shka

mund të xora prej soje:

"Mbas këtij dorëshkrimi pra, të Shqyptarët e ngratë prap se prap, porsa u kthyen prej

mërgimit, kjén marrë me të keq prej turqvet (...)"

Posë kësaj, a keni ku m'a gjeni edhé nji jetëshkrim sado të shkurtë të Atë Antonit. Së mbramit

po i lutëm Madhnis Sate qi, për në kjoftë se ndër kallximet e mija keni me ndeshun kund në

ndonji gabim, t'i vêni shenj e t'a ndreqni shi në nji dorëshkrimin tem, qi mos të përhapet

gabimi.

Ndërkaqë, të keni mirsin me më mbajtun si mik e dashamirë të vërtetë të Shqyptarvet.

I Madhnis Sate

shërbtuer fort i përvut:

TROVEYRIOT CM; me d. v.

Prift i Misjonit.

„KANGA E KARADAKIT[77] GJILANIT“

EPIKE[78]

1. Ngoni shokë dhe ju miqsija,

2. shka ka shkrue hhistorija,

3. ta kendojmë në kangë dhe rinija,

4. ta përcjellim dhe sharkia,

5. ta veshtrojmë dhe njerzija,

6. se ç`rrenim ka bâ Turkia,

7. kur ka ardh turku ndër ne,

8. naj ka humb komb dhe atdhe,

9. naj ka nrrue doke dhe fe.

68

10. Mallkoj Zot, dyrt e Sulltanit,

11. nam[79] të madh bâni,

12. n`atë rreth t`Gjilanit

13. nam të madhe bâani në ket vend,

14. s`guxon kush me kânë i kështên

15. këqyr kështênimi shka kanë punue,

16. po donë turqit mej mashtrue,

17. kanë nisë emnat tu i nrrue,

18. tue u bâ turq po thon me mend,

19. Fenë e Krishtit tuj majt me zêmer.

20. Qeveria Perandimore,

21. Tue njof mirë Turqinë mizore,

22. fort nji ditë e kanë ngushtue,

23. Fenë e Krishtit me e lirue.

24. Kjo Turqia osmanli,

25. mjaft mizore, por e pa fuqi,

26. paska pru nji ferman t`ri,

27. ferman të ri e paska pru,

28. të gjithë fenat me i liru,

29. Kosovarët kur kanë nigu,

30. kanë nisë fenë për me zbulu,

31. Veç nji punë qi do maru,

32. Diksuh dihet me e fillu.

33. Pra, e fillun njâ disa burra,

34. dy katunde: Binça e Stublla.

35. U ka pri nji burr me fâmë,

36. Krye fisit i – gashjan.

69

37. E për ditë t`mrame.

38. kur derdhet gjaku,

39. me ta ishte tánë Karadaku.

40. Këta kreshnik kur janë bashku,

41. me nji odë mblidhen kuvendu,

42. tri ditë rresht kanë bisedu,

43. dhe vendimin e kanë pru,

44. sa ma parë mu besatu,

45. me kanun t'Lekë Dukagjinit,

46. n'qiri të festës

47. e n'Kishë të Shën Linit,

48. se pa u gri e pa u coptu,

49. Fenë e Krishtit s'kem me e lëshu,

50. se s'jemë turqit e Sulltani Megjitit,

51. po jemë shqiptarë të Dukagjinit.

52. T'Dukagjinit racë shqiptari,

53. në këtë fé na ka lanë i pari,

54. t'shkojmë të lajmërohemi tê meshtari,

55. të lajmërojmë Pater Antoni.

56. Të lajmërojmi tê ai Frati i joni,

57. para u del Pater Antoni.

58. Pater Antoni, para u ka dal,

59. mirë se erdhët burra shqiptarë,

60. për dishka ju keni ardhë!

61. Lum zotnia, Zoti t'rrit jetën,

62. s'ki se pse me na pvetën,

63. se fare mirë ti naj din-jetën.

70

64. nën këtë Turqi jemi tuj hjekun.

65. Na dhe émnat i patem nrru,

66. keshe fjala mej mashtru,

67. por qetash jemi pendu,

68. kemi lidhë besë e jemi betu,

69. me shkue turkit e mej kallxu,

70. se na s'mujm fenë me nrru.

71. Pra, Zotni, pash Perëndinë,

72. lajmëro Francën dhe Austrinë,

73. Amerikën e Anglinë,

74. tanë Shqypninë e Prusinë,

75. Vatikanin e Italinë,

76. se do të bâhet nji mrekulli.

77. Do të bâhet nji mrekulli,

78. Do të na hupin me rob, me fëmijë,

79. se e kemi sosë me dihmë Zotit,

80. e si nipat e Kastriotit,

81. mos mej ra mohit kombit!

82. Pater Antoni si njeu këto fjalë,

83. fort iu qu delli në ball,

84. ka marrë qirat e i ka kallë,

85. po i kalli qirat e dyllit,

86. mirë po i qel fletat e Ungjillit,

87. stolën në qafë e paska vnu,

88. ka bâ kryq e âsht betu,

89. mjaft shumë herë kamë shkru për ju,

90. me shokë t'mij mjaft kam punu,

71

91. diplomatëve letra tu qu,

92. të tânë botën e kamë lajmru,

93. ç'âsht tu bâ turku ndër ju.

94. Pra, nji besë të Zotit,

95. jam tuj u dhânë,

96. se unë vetun s'kamë me ju lânë,

97. për ju shpirtin kamë me e dhânë.

98. Pra ju burra, m'nigofshi mue,

99. kët punë të madhe qi e kemë fillue,

100. hiq nuk duhet me u vonue,

101. veç n'Gilan duhet me shkue,

102. Hyqmetit[80] me i lajmrue,

103. tuj folë Frati e tue nigue,

104. marun fjalët e janë fillu,

105. në Gilan fill paskan shku,

106. Maliq Begut i kanë kallxu.

107. Maliq Beg, pash jetën tâne,

108. thonë kanë dalë do fermane,

109. për të gjithë popuj nylqe tâne[81],

110. si n'Ballkan, e si n'Shqypni,

111. ju ka dhanun fesë liri.

112. E kemi ardhë sod me t'kallxue,

113. se me dhunë fenë e kemë pasë nrru,

114. pra tash fenat janë liru,

115. dhe hyzmetin [82]Ty ta bâjmë,

116. t'bâjmë hyzmet të lajmë vergi,[83]

117. dhe i shkojmi mbretit n'ushtri.

72

118. Kur i ndjeu[84] Begu këto fjalë,

119. zêmra n'gjoks deshti me ju kallë,

120. po ma thrret nji Efendi[85],

121. Efendi, Tahir Gërmoven,

122. qi e kishte shit fenë e kombin,

123. qi e kishte shit kombin shqiptar,

124. për me kanë n'Gilan i parë.

125. Maliq Begu, Tahir Fenija,

126. zoti i tyne ishte Turkija,

127. te dy bashk po kuvendojnë,

128. plane të vështira po mbarojnë,

129. katolikët qysh t'i farojmë?[86],

130. me këta burra po kuvendojnë,

131. bjeshkët e arta po iu premtojnë,

132. kurrësesi burrat s'po ngojnë.

133. Dikur Begu u idhnue,

134. paska nisë mu kërcnue.

135. Ai Ndre Marku kuvendar,

136. n'ato vise shpi e parë,

137. burr qeliku edhe shqyptar.

138. Maliq Beg, tha folma nji fjalë,

139. me dy mende këtu s'kemi ardhë,

140. veç me kallxue ball për ball,

141. se kombin e Krishtin,

142. se lëshojmë për të gjallë!

143. N'emën të shokëve po t'baj bé,

144. t'madh e t'vogël me na pré,

73

145. e kemi sosë me dekë për atdhe,

146. s'ki se pse Beg, lodhësh me ne.

147. Efendiu edhe Begu,

148. mbasi s'mund i bani kushqysh për veti,

149. e dhanë urdhënin e të gjithë i mësheli.

150. Maliq Begu ai shpirt zi,

151. hajde nji herë more Efendi,

152. hajde nji herë Tahir Gërmova,

153. për kët pun do të ninë Stambolla,

154. do të na ninë Avdyl Mexhiti,

155. nuk e lenë pa lajmëru prifti,

156. se këta prifta drejt me thanë,

157. e kanë lidhjen me krejt dynjanë[87].

158. Për me hjek barrën prej veti,

159. po e bâjnë me mend,

160. për mej que n'gjeti,

161. kanë mendu, kanë pru vendim,

162. mej qu t'shkretit për Prishtinë.

163. Këqyr shka bânë këta të pa mëshirë,

164. i kanë lidhë të shkretit me zingjir,

165. po mi lidhë n'zingjir të trasha,

166. i qunë n'Prishtinë te Jashar Pasha.

167. Jashar Pasha turqeli,

168. kur i pau të kështênët me sy,

169. si kulshedra deshti mej përbi,

170. po mundohet menden me ju kthye,

171. veç mesap[88] mundi po u shkon kot,

74

172. hiq s'po trembën këta Kastriotë,

173. ai Ndre Marku shka po thot,

174. nigo Pashë, pashë nji Zot,

175. edhe Begut i kamë thânë,

176. i kamë thanë Begut e Efendisë,

177. se me ndihmën e Perëndisë,

178. nuk do të bâhemi klyshët e Turkisë,

179. s'b'ahemi klyshët e Stambollit,

180. se jemi nipat e Kastriotit,

181. jemi të tokave të Dukagjinit,

182. nuk i bijmë mohit kombit e Krishtit!

183. atëherë Pasha u terbue,

184. gjelatgjive u ka urdhnue,

185. merrni kaurrat[89] n'burg me i çue,

186. kundra mbretit peshë janë que,

187. nisi Pasha me mendue,

188. vet s'po mundet mej denue,

189. kongjollozët[90] janë informue,

190. Jashar Pasha nji far veleti,[91]

191. s'po don fajin me ja lânë vetëm veti,

192. thrret mixhlisin[92] prej Prizrenit,

193. për me pasë për veti mproje,

194. thërret të parët prej Kumanove,

195. thërret prej Shkupit e prej Gilanit,

196. në Prishtinë mbledhjen e bâni.

197. Jashar Pasha i Prishtinës,

198. poi shkrun letër korcllës[93] Vienës,

75

199. në Kosovë âsht nji milet[94] ,

200. nuk janë shumë veç janë pakë krejt,

201. besa-besë mjaft janë pakë,

202. veç kurrnjiherë nuk rrinë rahat[95],

203. s'mundet kush mej rahatue[96],

204. kundra mbretit tash janë que,

205. na s'po domë për me ju damtue,

206. n'kjoftë e mujtne te ju mej prue.

207. Ministria e Austrisë,

208. nji përgjegjje ja bânë Turkisë,

209. S'asht ai popull me kêt mbret,

210. por ata janë në vatan[97] të vet,

211. janë nënshtetas të Sulltanit,

212. e mbas-ardhësat e llirijanit.

213. Jashar Pasha qên i terbuem,

214. në Stamboll letrën e paska quem,

215. a po dinë baba Sulltan,

216. nji milet qi këtu e kamë,

217. s'pranojnë Din[98], s'pranoj'në Islam,

218. veç të kështên po donë mu kanë,

219. në mos kjoftë këta mej largu,

220. krejt Kosova pesh janë qu,

221. fenë islame po donë me lëshu,

222. e shqiptarë mu deklaru.

223. Mbreti letrën e dredhon,

224. Jashar Pasha mirë po mëson.

225. Jashar Pasho, more zotni,

76

226. bânë qysh të mundesh me atâ kaurrij,

227. e n'mos mujsh mendjen me ju kthye,

228. të gjithë syrgjyn[99] bjemni n'turki,

229. se n'Turki ja bâjmë na qarën,

230. me nji herë ja hupim farën.

231. Inshalla[100] Pashën, Zoti e hup,

232. i mur t'burgosenit e i qoj në Shkup.

233. Selim Pasha menxi s'priti,

234. i pranoj të shkretit e n'burg i qiti.

235. Veç këta burra hiq s'po kanë dert,

236. si Mar irë po bâjnë gajret.

237. Histori ti kjofshë bekue,

238. s'po lenë émnat mej harrue,

239. pra këta émna në histori,

240. poj përmenim edhe në sharki.

241. A po ngon or Mali i Zi i Shkupit,

242. qi je que kundra turkit?

243. A po ngoni more Karadak,

244. po ju lutem veshtroni pak!

245. Si ke i ri e si ke plak,

246. këta émna qi poj këndojmë,

247. t'imbajmë në mendje, mos t'i harrojmë,

248. e tash unë po i filloj,

249. dhe disa émna po i lexoj:

250. Ndre Hyseni, Pjetër Smajli,

251. Prêk Alija, Gëzim Selmani,

252. që ky âsht ai nji sopnjani,

77

253. Bardh Ahmeti e Shyt Sinani.

254. Haj medet[101] se shka me kanë,

255. të gjithë këta burra janë Biqnjajnë,

256. sot për Biqën tonë u bâ nami[102],

257. për kurbana[103] poj lyp Sulltani.

258. Tash poj këndoj edhe do burra,

259. kreshnik malesh të gjithë nga Stublla.

260. djem të leht por si skyfteri[104],

261. qi për fe dhe atdhe,

262. e dhanë jetën si me le.

263. Gjergj Gashi, Ramë Murtezi,

264. Pjetër Tuna, Dokë Hyseni,

265. ai Zef Jahja, Murat Andrea,

266. trima të rrebët, bash sikur rrëfeja.

267. Gustin Zeka, Pjetër Koliqi,

268. t'fort si guri e si çeliku,

269. Gjeli Memës, Flamur Murtezi,

270. me shokë t'vet po mi lyp mbreti.

271. Fitor Kola, Luâni Bekës,

272. burra të fort, kreshnik të bjeshkës.

273. Ndré Stublla, djal i ri,

274. kâmbët e tija ishin kanë ngri,

275. ia pret mjeku turqeli.

276. Selim Pasha, turk i terbuem,

277. fort këta njerëz âsht tuj munduem,

278. nuk lenë asnji mej vizitu,

279. s'lenë ushqim kush me ju qu,

78

280. Pater Antoni fort ish ngushtu,

281. ka hyp kalit n'Shkup ka shku.

282. Ipeshkvit n'Prizren ju ka lajmërue,

283. famullia më maroj mue,

284. n'burg të Shkupit mi kanë prue,

285. njâ të gjalla s'dojnë me me lëshue,

286. n'katër anë t'botës ipeshkvi ka shkrue.

287. Selim Pasha paska hetu,

288. Pater Antonin e kanë burgu,

289. tue e rre, tue mundu,

290. vargorët n'kambë ja paskanë vnu.

291. po sa u mëshel Pater Antoni,

292. erdhi letra prap prej Stambolli,

293. mbëlidhni kaurra gjithë sa doni,

294. mbëlidhni të gjithë, me gra, me fëmijë,

295. me mi pru syrgjyn n'Turki.

296. Selim Pasha i ngrani i dreqit,

297. ia qon letrën Maliq Begit,

298. mbëlidhe shpejt atë farë miletit,

299. kurban do t'ja qojmë mbretit.

300. Mbëlidhnjau robt dhe mbëlidhni fëmijë,

301. të gjithë t'i nisim për Azi.

302. Maliq Begu, satrapi plak,

303. ai barbar për Karadak,

304. merrni plakat e merrni të rejat,

305. merrni pleqët e merrni të rijt,

306. merrni gra e merrni fëmijt,

79

307. mos u leni asnji në shpi,

308. mos u leni asnji për qare[105],

309. se ka thanë Sulltani mej qitë fare.

310. E tatarët po klyshët e tij,

311. mbëlodhen pleqë e mbëlodhen t'rij,

312. deshë e dathë me gra e fëmij,

313. e për Shkup i kanë fillu,

314. tuj rrehë rrugës e tuj mundu,

315. e në Shkup t'shkretit kur kanë shku,

316. me mashkuj e vet nuk janë bashku.

317. ZOT l MADH Tl KJOFSHË LEVDUE,

318. kur ner veti janë bashku[106],

319. si u bashkuen të gjtthë ner veti,

320. të lodhun uni e të lodhun eti,

321. plasi vaj, plasi kjameti[107],

322. t'lodhen eti e t'lodhen unit

323. me ju dhimbët gurit e drun'rt.

324. Vajtojnë zojat e Malsisë,

325. ah, mori dera e Osmanlisë,

326. të vraftë dora e Perëndisë,

327. nâm të madh bâne në fis t'Shqypnisë,

328. për me mujt me ja marrë Atdhén,

329. me gazep[108] ia n'rrove fenë.

330. Ai qi s'deshti fenë me nrrue,

331. Atdhen e vet u desht me lëshue,

332. nji pjesë duelen në Kalabri,

333. me qindra-mija u shkrinë n'Sërbi,

80

334. Kelmenasit kah Austria,

335. shumë të tjerë kah Bullgaria,

336. do qi meten në viset e veta,

337. i lëshuan fushat e duelen në kepa.

338. Karadaku i Gilanit,

339. tash ra në kthjetra të luânit,

340. në dorë t'klyshve të Sulltanit,

341. Mali i Zi i Shkupit,

342. ra në dorë tirane të turkit.

343. Selim Pasha nji qên qafirit[109],

344. për me zhduken fisin arbëror,

345. nisi njerëzit për Augorë,

346. nisi njerëzit në rrugë t'mergimit,

347. për qejf[110] të shkaut[111] e mllef të dinit,

348. në drejtim të Selanikit,

349. në drejtim me e gjet Stambollin

350. kanë me veti Pater Antonin,

351. kanë me veti at far fratit,

352. shpesh po e lidhin ndër bark të kalit,

353. rrugë e veshtirë për fis shqyptarit,

354. bash si rruga e Kalvarit,

355. gra e fëmij n'do kerre t'vjetra,

356. burrat n'kambë lidhun me hekra,

357. bjeshkëve të Sharit po vajton zâna,

358. vaj medet[112] mori nâna të shkreta,

359. se n'gazep po u shkon jeta,

360. tuj u këthye shpinën trojeve t'veta,

81

361. tuj pri burri i lidhun me hekra,

362. lidh me hekra tuj ra zaptiu,

363. e nânave të shkreta me fëmij për gjiu.

364. Rruga Shkup e Selanik,

365. zaptiu ndiq e shqyptari ikë,

366. kur u lodhte e therrshin n'thikë,

367. e therrte n'thikë e gjuke n'prrue,

368. britte i shkreti: kuku për mue.

369. Atëherë britshin edhe grat e mjera,

370. tash e hanë bishat e egra,

371. po mi gjuajnë pyjeve të Kepit[113],

372. n'Selanik mbërri ishin kanë,

373. t'lodhun, t'kputun e shpirt tuj dhanë,

374. pleqë e të ri, burra e gra,

375. tuj shi lotët e me zâ tuj kja,

376. tuj shi lotët si ujët e gurrës,

377. për ata qi u mbeten rrugës.

378. U mbeten rrugës prej gazepit

379. tuj i ngranë bishat e peshqit e detit.

380. N'Selanik kur paskan ardhë,

381. nji kongjolloz para u ka dalë,

382. mirë po e këqyr kët grup shqyptar,

383. n'tirq e n'hekra, n'plisa të bardhë,

384. gratë me zhguna me lidhësa në ball,

385. dhimbë poj bje telektualit[114],

386. kur pau fratin ner (ndër) bark t'kalit,

387. fort i briti kapidanit,

82

388. fort i briti atij zabiti[115],

389. mori i poshtër ç'të bani prifti,

390. mori i poshtër shka t'bâni,

391. a deshte vet, a të tha sulltani,

392. e vet ç'deshte me e mbyt të shkretin,

393. pra ta dish, edhe lajmëro mbretin,

394. Se herë - do - kur ia shihni sherrin,

395. edhe fratin duarve ia hjek,

396. e ka marr dhe e qon n'shpi të vet,

397. në shpi të vet e paska que,

398. me mjek të vetin tue mjekue.

399. Kongjollozi i Hinglizit[116],

400. i përcjellun prej nji prifti,

401. shkoi te i pari i Selanikit,

402. shkoi te i pari me ta ka folun,

403. guverner lajmëro Stambollin,

404. shpejt Stambollin me e lajmërue,

405. këta njerëz mirë me i strehue.

406. Ç'bâni i pari i Selanikit

407. nji gjemi[117] ia lypi megjlisit[118],

408. nji gjemi krejt shpartallu,

409. këta Martirë ka n arku,

410. i ngarkon martirët e shkret

411. për n'Azi dikun me i tret.

412. PERËNDI Tl KJOFSHË NDERU,

413. N'Selanik nji prift kish qillu,

414. nji prift i ri dom Leonardi,

83

415. si detyrë që e ka meshtari[119],

416. mirë martirët i ka hetu,

417. me nji barkë të keqe, gjithë nguju,

418. prrfti mirë ka organizu,

419. me anë të miqëve me u ndihmu,

420. do vesh-mathje, ushqim me ju qu.

421. AH MORE ZOT TË KJOFSHIM FAL,

422. njâ prej tyne s'po jet i gjallë,

423. të gjithë të sëmut e tu u kallë,

424. të gjithë të sëmut e tu u kallë eti,

425. tuj dekë të shkretit,

426. e tuj i hedhë në deti,

427. kush s'e mbanë mend kësi kjameti,

428. me të vërtetë se shka kanë hjek,

429. këta martirë shqyptarë të shkret,

430. numri i tyne të tregon vet

431. Prej Kosove e deri në det,

432. ishin nisë qindetetëdhetë,

433. tuj dekë rrugës tuj hedhen n'det,

434. shif nji herë se sa kanë mbet,

435. fëmi e burra, ashtu edhe gratë,

436. tash kanë mbet shtadhetë e gjashtë.

437. Mori gjemi ti kjofshë mallku,

438. kah je nisë kah je fillu,

439. kah po don këta njerëz me i qu,

440. deri në Brusë mu m'kanë urdhnu,

441. Guvernerit me je qu.

84

442. N'Brusë të shkretit kur kanë shku,

443. Guverneri ka urdhnu,

444. n'Muhaliq këta njerëz mej qu,

445. n'Muhaliq ur paskan mbërri,

446. me nji burg të vështir i kanë shti,

447. me nji han-burg[120] i kanë ngujue,

448. bukë as ujë nuk i kanë que,

449. as s'kanë shtroje as s'kanë me u mbëlue,

450. n'lpeshkëvi i kanë hetue,

451. se çfarë burgu i kanë que,

452. kongjollozët i kanë lajmërue,

453. kongjollozët i lajmëroi me nii heri,

454. të tre shkun të Guverneri,

455. Guvernerit i kanë kallxu,

456. n'Muhaliq po donë me shku,

457. do n)erëz n'burg me i vizitu,

458. rojën e burgut me i lajmëru,

459. mos të gabojnë me na ndalu,

460. këqyr shka bâni Guverneri,

461. nji kafaz[121] t'vetin iu dha me veti,

462. n'Muhaliq kur paskanë hy,

463. shka me pa, o Zot, me sy,

464. burra e gra, e pleqë fëmi,

465. tmerrë e madhe u paska hi,

466. u ka shti trishtim e nera[122],

467. kater të vdekun, të qitun te dera,

468. kishte nisë me ju ardhë era,

85

469. fort po kjajnë ato gra të mjera.

470. Kongjollozët kanë urdhnue

471. nji vend vorresh me e caktue,

472. këto gjenaze[123] me i vorrue,

473. nji vend vorresh ju kanë lëshue,

474. ata të vdekunit i kanë vorrue.

475. Abat Jacinti[124] ka fillue,

476. tuj rrëfye e tuj kungue,

477. të gjithë me rend tuj i voju.

478. Kur kërkoi Ipeshkëvi i vendit [125],

479. ja mbërrin motrat prej kuvendit,

480. nja tri motra si tri shejtnesha[126],

481. u prun ushqim dhe u prun tesha,

482. ato motra por sa kanë ardhë,

483. u bâ burgu si spital.

484. Hiq këto motra s'po pritojnë,

485. ditë e natë aty punojnë,

486. ju nrrojnë teshat i shtrojnë dhe i mbulojnë,

487. dhe me barna po u ndihmojnë.

488. Motrat tjera qi po jau qojnë,

489. këta martirë jetë kur po nrrojnë,

490. me shyret ner vorre po i qojnë,

491. ishin kanë motra burrnore,

492. këqyr shka bânë n'ato vorre,

493. ishin me fis Arbënore,

494. kanë marue nji permendore,

495. permendore n'mermer t'bardhë,

86

496. i kanë shkrue nja dy-tri fjalë:

497. "KËTU PUSHOJNË MARTIRË SHQYPTARË

498. NGA BINÇA E STUBLLA – KOSOVARË”.

[1] Dorëshkrimi nuk i ka faqet e shenuara, është pa titull e nëntituj. Autori nuk është i nënshkruar. Ky dorëshkrim është

i ndarë në kapituj rrjedhës me numra romakë (kapitulli: I-LVIII). Pra faqet dhe titulli me nëntituj në këtë dorëshkrim

janë të miat, kurse Dok. Nr. 194 ka 80 faqe, dhe ruhet në: Biblioteka Male Brace, në Raguzë (Dubrovnik). - "Disa pika

historike mbi mërgimin e Shqiptarëve nga Mali i Zi i Shkupit gjatë viteve 1846-1848". Prizren, 1865.

[2] Arkivi i Kongreg. De Propaganda Fide, SC. Servia - Scopia, V, fq. 416v: Bucciarelli, shënon: "E da notarsi che in

quelle parti per Cristiani s intendono i soli Cattolici - Romani, o Latini. Li scismatici vegnono chiamati o (BULLGAR)

Bulgari, o (HORUM) Greci, o (MOSKOV) Russi, o (SERB) Serbiani, o slavi; o (SCKIET) dal verbo SCKIEM, schindere,

scissi: verbo che gli albanesi meritamente gli appropriarono quando si divisero, dalla vera Chiesa", fq. 416v.

[3] Kupto: Shqiptarë të islamizuar.

[4] Në vitin 1845, në Shkup ishte guvernator: Selim Pasha.

[5] Karadaku - Terziajt

[6] Famullia e Karadakut, Malit të Zi të Shkupit, dmth: famullia e Letnicës

[7] Shqiptarët e rrethit: sipas librave të të lindurve që ruhen në Zyrën Famullitare në Stubëll dhe Zyrën Famullitare

në Letnicë, fëmijët i sillnin t'i pagëzonin nga këto katunde: Dunavi i Epërm, Dunavi i Poshtëm, Stubëll e Poshtme,

Selishte, Kuregj, Sefer, Terziaj, Depce, Vërçevicë, Stançiq, Zekbash, Remnik, Smajmuçija, Caravajkë, Papas,

Loshkobare, Marndori, Nishnori, Bresalci. Gjatë viteve 1881-1889, kemi 288 të pagëzuar, kurse në vitin 1913 nga këto

katunde janë 344 foshnje të pagëzuara.

[8] Kupto: Shqiptarë të islamizuar.

[9] Z. M. De Bourqueney, ishte ambasador françez pranë Portës së Lartë.

[10] Kryeipeshkvia përfshinte: Sërbinë jugore, Maqedonin, Kosovën, Novi Pazarin dhe Plavë e Gusi.

[11] Kush ishte ky dëshmor-mërgimtar? Bucciarelli askund nuk e emërton.

[12] Në vitin 1845.

[13] Karadaku (Terziaj).

[14] Krah. Pjesa I, kreu: IV, 4 (16).

[15] Rregullore dhe garancion (nen-paragraf) i Tanzimatit (1839)

[16] Viti 1865.

[17] Graf Comt De Stürmer, ishte ambasador austriak pranë Portës së Lartë.

[18] Krah. Në dorëshkrim: Kreu: Lll; ose: Pjesa I, VI, 3 (23).

[19] Kryefamiljarët ishin të burgosur për të tretën herë më 01. XI. 1845. Krah. Pjesa I; IV. 3 (13)

[20] Viti: 1865.

[21] Krah. Pjesa I, III, 2 (11).

87

[22] Karadak (Terziajt

[23] Karadak (Terziajt).

[24] Babës Mbret, dmth. Sulltanit.

[25] Krah. Drshkr. Kreu: XLII, në fund dhe Kreun e Lll, pas nr. 26.

[26] Angari, punë me dhunë dhe pa pagesë.

[27] Krah. Pjesa I, IV, 3 (15).

[28] Ju jepnin gjirin për t'i ushqyer foshnjet. Po, nënat e uritura, si mund t'i ushqenin foshnjet?

[29] Më 16 mars 1846. Krah. Dok. Nr. 55. Pjesa I, IV. 3(15).

[30] Më 13 mars 1846.

[31] Këta burra mbeten të burgosur në Gjilan deri në fillim të majit 1846. Krah. Dok. Nr. 77

(22); 83 (5); 84 (6).

[32] Viti 1865.

[33] Karadak (Letnicë)

[34] Manastir - Bitola.

[35] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 55/ nr. 13.

[36] Duhet të jetë: Mudania, port në grykën e Dardaneleve.

[37] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 206 (1), 207 (2); 208 (3) dhe 213 (8).

[38] Grekë? Armen?

[39] Krah. Pjesa I, IV, 1 (18); Pjesa II, Dok. Nr. 217 (13).

[40] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 195 (1), fq.31; 203 (3), fq. 4. Pjesa I, V, 1 (18); Shënimi nr. 178.

[41] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 218 (13).

[42] Megjithate deri në vitin 1970, ky monument ende ekzisionte. Motra Marta Sopi (1888 -1969) për çdo vit sfikonte në

shtegtim tek varri i Martirëve ne Muhaliq. Kjo varrezë është bërë vend uratash dhe lutjesh të popullit në rrethin e

Muhaliqit dhe Brusës (BURSA).

[43] Neylor Beu, quhej mjeku i ambasadorit anglez, i cili iu ishte bashkëngjitur murgeshave të Shën Vinçencit, për t'u

ndihmuar shqiptarëve në Muhaliq. - Krhz. Dok. Nr. 215(10). fq. 421.

[44] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 209 (4); 214 (9).

[45] Viti 1865.

[46] Konsulli francez në Brusë, quhej: Crëpin.

[47] Armen.

[48] Krah, Pjesa II, Dok. Nr. 210 (5). Shënimi nr. 222.

[49] Krah. Pjesa I, V. 3 (20).

88

[50] Karadakut (Terziajt).

[51] 1). Mjerisht, ende fëmijët tanë mbajnë emra si ky: Muhamet, Musë, Miftar, Hysen, ... Sadat, Naser, Kenedi,

Robinson, Edison, Mirosllav, Cipi (Josip), Hilmi, Hilmije, Ryve... Kurse të rrallë janë: Arjet, Arjeta, Agim,

Agime, Artem, Artemia, Bute, Bukurie, Bukurosh, Bardhec, Bardhyl, Bardhe, Alban, Albana, Albin, Albina,

Driton, Jeton, Dashnor, Dashnore, Dashurie, Flokart, Flokarte, Fatmir, Fatmire, Gojart, Gojarte, Liridashës,

Liridon, Mirash, Mirie, Mire, Shmirie, Shmërie,..etj.

2). Gjini, G. Skopsko-prizrenska biskupija kroz stoljeca, Zagreb, 1986, fq. 100. "Vështirë të kuptohen sjelljet e disa

priftërinjve, të cilët vinin në këtë dioqezë nga viset tjera. Ata, me fjalë të tjera për shkaqe të pakuptueshme janë

përpjekur t'i "kultivojnë" dhe t'i "ndreqin" format tradicionale të emrave, të cilët ishin rrënjosur dhe përdoreshin te

shqiptarët katolikë. Kështu p. sh. emri Zef është shënuar prej tyre në librat e amzës si Josip, Gjon si Ivan, Shtjefën si

Stjepan, Luigj si Alojzije, Gjergj si Juraj etj. Nuk kemi mundur ta kuptojmë se cilat qenë motivet që i nxitnin për një

veprim të tillë". Fq.108, shënimi nr. 43.

3). Krasnjqi, dr Mark. "Rëndësia e shumëfisht e emrit vetjak", artik. i cit.

[52] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 138 (53); 144 (59); 158 (74), 169 (84); 216 (11) etj.

[53] Tek imzot Urbano Bogdanovich, ipeshkëv në Prizren.

[54] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 94 (10), 107 (23); 108 (24); 109 (25); 121 (37); 137 (53); 138 (57); 139 (55); 144 (60);

152 (68); 155 (71); 156 (72); 157 (73); 158 (74); 159 (75); 164 (80) etj.

[55] Karadaku (Terziaj).

[56] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 215 (10).

[57] Jeni Bazar - Novi Pazar.

[58] Manastir - Bitola.

[59] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 165 (81).

[60] Delamarre, C. në vep. e cit. shkruan: "gjuha shqipe shumë e vjetër".

[61] Karadak (Terziajt).

[62] Karadaku (Terziajt).

[63] Në vazhdimësi të këtij dorëshkrimi i kemi edhe kapitujt: 54-58. Në këta 5 kapitujt e fundit, në 5 faqe dhe 99

rreshta, Autori i dorëshkrimit e paraqet gjendjen e mjerë të shqiptarëve në Kosovë, duke shtruar plane se çka ishte

dashur të ndërrmerrte për mbrojtjen e tyre. Ndër të tjera kërkon edhe hapjen e Konsullatave të huaja në Prizren, ku

diplomatët për së afërmi do t'i shikonin ngjarjet dhe do t'i mbronin të drejtat e të shtypurve. Temë studimi do të ishin

edhe raportet e Dom Pal Berishës; abat Gaspër Krasniqi dhe të imzot Pal Dodëmasei të cilët ngultas kërkonin nga Porta

e Lartë dhe Diplomatët e Fuqive Europiane në Stamboll respektimin e të drejtës fetare, që vet-vetiu nënkuptonte:

SHPALLJEN E IDENTITETIT KOMBËTAR. Mjerisht, Evropa përkrahu të "Vdekurin në Bosfor". Imzot Pal Dodëmasei dhe

Abat Gaspër Krasniqi e organizuan kryengritjen popullore dhe në vitin 1862, Mirëditën e shpallën: KRAHINË AUTONOME

dhe kërkonin që t'i bashkëngjiten Vilajetet e tjera, e kështu të formohet: SHTETI I PAVARUR SHQIPTAR! (Krhz. Historia

e Popullit Shqiptar vep. e perm. "Kryengritja në Mirëditë 1862".)

[64] Gjeti dhe shqipëroi Dr. V. Sala

[65] „Moning Post“ etj.

[66] Manastiri (bitola), ishte kryeqytet i Rumelisë

[67] Me titull:Mémoire historique sur les familles albanaises de Tchernagore qui furent

exilées pour la foi à Mouhalitch près de Brousse en 1846.

89

[68] At Justin Rrota OFM dhe At Marjan Prela OFM (1977); i kanë pasur në dorë këto dy dorëshkrime të dhe me

shkurtime i botuan në: „Zani i Shna Ndout“.

[69] Familjet guximtare, të cilat u trimëruan për t'u shpallur publikisht, ishin nga katundi: Stublla, Binça, Karadaku, të

gjitha fshatra rreth qytetit të Gjilanit. (Shënim i At J. Rrotës OFM).

[70] Kështu, më 1. Nëntor 1845, kreshnikët i nxorrën prej votrës familjare dhe i dërguan për në mërgim.

[71] Krah. Pjesa I,IV, 4 (16); Pjesa II, Dok. Nr. 89 (5); Dok. Nr. 215(10).

[72] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 194, kreun XXVIII.

[73] Fushë rmajsh, dmh. vend varrimi, varre.

[74] Krah. Pjesa II, Dok. Nr. 79 (1) - 84 (6).

[75] Nevojitet të hulumtohet në arkivin e Londrës.

[76] Një raport i mr. Maria Lesueur, gjenden në: Pjesa II, Dok. Nr. 209 (4). Në çarqet e Kryesisë së Murgeshave të Shën

Vinçencit në Parisë, flitet se, do të fillon proçesi shpalljes shenjtëreshë të murgeshës: M. Lesueur.

[77] Karadaku – Mali i Zi i Shkupit

[78] Këtë epikë të kënduar nga Rapsodi popullor Arben Stublla, e radhita në dorëshkrim: Martirët shqiptarë sipas

gojëdhënave, Stubëll, 1971.

[79] nam – kërdi.

[80] hyqmetit - (ar. hukumä; turq. hükümet) pushtetit, qeverisë.

[81] nylqe - në rrethin tëndë. (Marrë sipas kuptimit të rreshtit).

[82] hyzmet - (turq. hizmet) shërbim.

[83] vergi - (turq. vergi - tatim), taksa që paguhet për dyqan, për shtazë, etj. tatim, detyrim.

[84] djeu - dëgjoi

[85] Efendi - turq. zotëri.

[86] farojmë – ç´rrënjosur, fëshirë nga faqja e dheut.

[87] dynja - (turq. dünya) bota, gjithësia, njerëzimi

[88] mesap - sa duket.

[89] kaurr - (turq. gâvur - i pafe), emër me të cilin turqit quanin me përbuzje atë që nuk ishte e fesë islame, i krishterë.

[90] kongjollozët - konsulët.

[91] veleti - (turq. velet) fëmijor, i zgjuat e dinak.

[92] mexhlisi - (arb. mëglis, turq. meçlis) kuvend, mbledhje.

[93] korcllës - konzullit.

[94] milet - (turq. millet), popull.

[95] rahat - (turq. rahat) qetë, urtë, pa trazime.

90

[96] rahatue - qetësue.

[97] vatan - (turq.) atdhe, vendlindje.

[98] Din - turq. fe, kryesisht muhamedane.

[99] syrgjyn - mërgimtarë, martirë.

[100] Inshalla - turq. Bënë Zot! (Ofsham për bekim ose mallkim!).

[101] medet - (turq.) mjerë, e keqe e madhe.

[102] nami - kërdi, katastrofë.

[103] kurban - viktimë, fli. (carpo espiatorio).

[104] skyfteri - skifteri, shpend grabitqar... (Njeri trim i vrullshëm në sulm).

[105] qari - punë e rëndë, fitim, levërdi, (as për farë).

[106] Pas sa muajsh, shqiptarët u bashkuan në Selanik.

[107] kjamet - fatkeqësi e madhe, shtërngatë, përmbytje, mbarim.

[108] gazep - mundim i madh, vuajtje.

[109] qafir - (turq. kafir), njeri i pafe, i pabesë.

[110] qejf - dëshirë.

[111] shkaut - serbët.

[112] medet - mjerim, dhembje, frikë.

[113] Kep-i - (bjeshkët greke), shkrepa, shkëmbinjë.

[114] telektualit - intelektualit, mendjetarit.

[115] zabiti - (turq.) oficier.

[116] Hinglizi - Anglia, Anglisë.

[117] gjemi - anije shpatalTuke me vela.

[118] megjlisit - këshillit, kuvendit.

[119] meshtari - prifti, ai që celebron meshën, liturgjinë, meshari, urata.

[120] han, bujtore - burg.

[121] kafaz - rojtar, polic.

[122] nera - mneri, tmerri.

[123] gjenaze - kufoma të vdekurish.

[124] At Leonard Vakondio CM - Famullitar, u ndihmon mërgimtarve gjatë përqëndrimit të tyre në Selanik

[125] Quheshte: Imzot Jean Maria HILLEREAU - Delegati i Stambollit dhe kryeipeshkëv i Petra-s.

91

[126] Quheshin: Maria Lesueur, Bernardinadhe Katarina.

92

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!