21.01.2015 Views

Ungjijtë apokrifë - Famulliabinqes

Ungjijtë apokrifë - Famulliabinqes

Ungjijtë apokrifë - Famulliabinqes

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Pak shpjegime për lexuesit e portalit tonë mbi Ungjijtë dhe „gjetjen“ dhe

„zbulimet“ turke!

Ungjijtë apokrifë

Po i afrohemi shpjegimit përfundimtar për librin që, siç e shikoni edhe vetë, u quajt gabimisht

“Bibël” tejet e lashtë, e shkruar 1500 vjet më parë. E nuk ishte aspak lashtësia, ajo që kishte

rëndësi, por një profeci, për t’u vërtetuar... Prandaj, pasi folëm për Besëlidhjen e Vjetër dhe

atë të Re, duhet të ndalemi e të shfletojmë rrufeshëm, ungjijtë apokrifë.

Apokrife quhen ato tekste fetare, që, ashtu si ungjijtë kanonikë, merren me jetën,

predikimin, vdekjen dhe ngjalljen e Krishtit. Vetë termi ‘apokrif’ ka kuptimin ‘për t’u fshehur”,

“i lejuar për pak njerëz”. Ungjijtë apokrifë ishin vepra të shkruara prej ndonjërit nga apostujt,

por të përjashtuara nga leximi liturgjik publik, sepse mbaheshin si mbartëse të traditave

misterioze ose esoterike tepër të thella, prej këndej, të papërshtatshëm për t’iu komunikuar

kujtdo. Më pas fjala ‘ungjij apokrifë’ mori kuptimin e atyre librave, që u përjashtuan nga

kanuni i Biblës së Krishterë. Katër kriteret, që ndoqi Kisha e të krishterëve të parë për ta

konsideruar një tekst të Besëlidhjes së Re, kanonik, ose apokrif, jo kanonik, ishin, e janë:

Tradita kishtare: atësia apostolike, që lidhet dukshëm me mësimin ose me shkrimin e

drejtpërdrejt nga ana e apostujve a të shokëve të tyre më të ngushtë; përdorimi liturgjik

nga bashkësitë e para të krishtera; ortodoksia, domethënë respektimi i të vërtetave

dogmatike të fesë, kryesisht i Njënisë dhe Trinisë së Hyjit dhe i njohjes së Jezu Krishtit si Zot

i vërtetë e njeri i vërtetë. Ungjjtë apokrifë, që nuk i plotësojnë këto kritere, ndahen në disa

grupe, mbi bazën e përmbajtjes, të gjinisë e të mjedisit të origjinës. Në përgjithësi, veprat

ungjillore apokrife nuk pranohen nga studiuesit si burime të besueshme për Jezusin historik,

edhe pse u shkruan vonë, duke nisur nga shekulli III. Vetëm disa i shikojnë si burime me

vlerë për të rindërtuar mjedisin fetar në shekujt pas Krishtit. Ungjijtë apokrifë janë të

shumtë. Më të njohurit janë disa nga ata, që kanë bërë bujë të madhe kohët e fundit, duke

arritur deri në atë pikë, sa të besohen si Ungjijtë kanonikë. Kujtojmë këtu Ungjijtë e

fëmijërisë, tregime për fëmijërinë e Jezusit, që përmbajnë hollësira, të cilat nuk gjinden në

ungjijtë kanonikë. Janë plot me mrekullitë, që bën Krishti fëmijë, rrëfyer me stilin magjikpërrallor,

në kundërshtim me 4 Ungjijtë. E edhe me me pasaktësi historike e gjeografike, të

cilat e dëmtojnë rëndë vlerën e ngjarjes, që tregojnë. Vijnë, pastaj ungjijtë e shenjave; ai i

Tomës; Libri i fshehtë i Jakut; Ungjilli i Marisë; i Judës; i së Vërtetës, i Filipit, etj, etj.

Ungjijtë apokrifë të fëmijërisë së Jezusit, me një farë niveli artistik, kanë qenë shumë të

përhapur në bashkësitë e para të krishtera. Prej tyre vijnë ca hollësira të panjohura të lindjes

së Jezusit në Shpellën e Betlehemit, që gjinden sidomos në ungjillin sipas Jakut, ndërsa kau e

gomari, që ngrohin me frymë Foshnjën e grazhdit, përmenden së pari në Ungjillin apokrif të

Pseudo-Mateut. Duhen kujtuar edhe ungjijtë gnostikë, që u zhvilluan në bashkësitë e

krishtera me prirje heterodokse, fjalë që ka kuptimin devijim ose herezi. Zakonisht fjala e

parë që kanë në titull është “i fshehtë’. Gnostik e apokrif është Ungjilli i Judës, i botuar e i

përfolur kohët e fundit, e po gnostik, ai i Marisë Magdalenë, prej nga u frymëzua Den Braun

për romanin policor “Kodi da Vinçi”, e edhe Ungjilli i Evës. Asnjë prej ungjijve apokrifë nuk

figurojnë në dorëshkrimet biblike, ose në listat e lashta të teksteve kanonike, që

konsiderohen si të frymëzuara drejtpëdrejt nga Zoti. Gjetja e Ungjillit, sipas Barnabës, nuk do

të ishte aspak e bujshme, siç u paraqit nga një lloj shtypi, edhe në se do ishte vërtet ky

dorëshkrim. Shënohet prej kohësh që s’mbahen mend në listën e ungjijve apokrifë, njëri nga

të cilët u gjet në torbat e ca hajdutëve veprash arti, në Turqi. Gjithsesi, me që përmendet

emri i Barnabës, po kujtojmë se ai nuk ishte në numrin e Dymbëdhjetë Apostujve, as nuk e

zëvendësoi Judën, si Matia: e meritoi emrin apostull, sepse Apostujve ua dorëzoi pasuritë e

veta, me Apostujt jetoi e punoi dhe si Apostujt vdiq i martirizuar. Lindi në Kretë dhe, duke

www.famulliabinqes.com

pasë rrokur Ungjillin, u dallua aq, sa Shën Luka në Veprat e Apostujve e cilësoi “të

virtytshëm, plot me Shpirtin Shenjt e me fé”.U shoqërua me Shën Palin dhe e paraqiti para

Kishës së Jeruzalemit, e përcolli në ishullin e Kretës, në Antiokí e në vende të tjera të

apostullimit. Kaq për Barnabën, ndërsa kujtojmë se 3 ungjijtë judeo-kristianë, që

përdoreshin nga të krishterët e shekujve të parë, të lidhur tepër ngushtë me traditën fetare

judaike, kanë humbur. Gjurmët e tyre arrijnë deri në kohët tona përmes dëshmive të

tërthorta e rastësore, që gjinden në veprat e Etërve të Kishës. Gjetjet arkeologjike të

shekulli XX kanë nxjerrë në dritë disa fragmente papirusi e pergamene, që përmbajnë tekste

me natyrë ungjillore, të cilat nuk lidhen as me ungjijtë kanonikë, e as me ato apokrifë. Për

shkak të shkurtësisë së teksteve dhe dëmtimit të rëndë nga koha, datimi i tyre është shumë i

vështirë, si duke u nisur nga metodat filologjike, ashtu edhe nga metodat normale të datimit

arkeologjik (për shembull, ajo e karbonit 14). Bëhet kështu e pamundur të përcaktohet në se

janë materiale, që pastaj hynë në ungjijtë kanonikë, me fragmente ungjijsh të njohur, me

apokrife të mirënjohura një herë, të humbur pastaj, apo me fragmente ungjijsh apokrifë

krejtësisht të panjohur. Një masë e tillë të dhënash, të shpjegueshme e të pashpjegueshme

shkencërisht, ka çuar në lindjen e një mori veprash pa asnjë bazë historke, aq më pak fetare,

me tituj të bujshëm, fjala e parë e të cilëve është gjithnjë “Ungjilli i....”. S’është për t’u

çuditur në se do të shikojmë së shpejti në vitrinat e librarive ndonjë krijim të ri me titull

“Ungjilli sipas Barnabës”, frymëzuar nga dorëshkrimi i gjetur në Turqi, që u ngacmuan

pikërisht nga lajmi i bujshëm i një gjetjeje fare të pabujshme.

Përgjigje për moshën dhe natyrën e “Ungjillit apokrif të Barnabës”,

apo “Librit të lashtë”, gjetur kohët e fundit në Turqi.

Arritëm pikërisht për të kuptuar ç’natyrë e ç’vlerë ka libri i gjetur kohët e fundit në Turqi, i

quajtur gabimisht Bibël, për më tepër, shkruar në gjuhën aramaike, gjuhë e Jezusit, njëmijë

e pesëqind vjet më parë. Pseudobibla është e shkruar mbi lëkurë të regjur, me germa ari. Në

titull, me germa aramaike, bie shumë në sy kryqi, i vizatuar në një mënyrë mjaft primitive.

Gjithsesi, vëmendja e mjeteve të komunikimit nuk u përqendrua as te lashtësia e Librit, e as

tek forma ose përmbajtja e tij, por vetëm tek disa deklarata të Jezusit, profetizime për

ardhjen e Muhametit. Ndonëse deri tani asnjë mjet komunikimi nuk i ka riprodhuar saktësisht

këto deklarata, që i paskej bërë Jezusi. Të gjitha gjasët janë që ky dorëshkrim të mos jetë

tjetër, veçse vepër e një falsifikatori, ndoshta studiues hebre perëndimor i mesjetës. Na

bindin për këtë kritikat e besueshme të siriakëve. Në të vërtetë, për këdo që flet asirishten

moderne (e njohur edhe si aramaikishte e re), shkrimi i të ashtuquajturit ‘Ungjilli i Barnabës”,

lexohet me lehtësi. Por gjatë leximit, të bien menjëherë në sy disa gabime të rënda. Në fund

të librit shënohet: “b-shimmit maran paish kteewa aha ktawa al idateh d-rabbaneh

d-dera illaya b-ninweh b'sheeta d-alpa w-khamshamma d-maran”- “Në emër të Zoti

tonë, ky libër u shkrua nga duart e murgjërve të manastirit të epërm të Ninives, në vitin e

1500-të të Zotit tonë”. Pa hyrë në hollësirat e gabimeve gramatikore e konceptuale, që

s’kanë vend në këtë shkrim, specialistët e asirishtes moderne na sigurojnë se këto gabime

janë të dukshme, madje të papranueshme për një apokrif që mendohet të jetë shkruar nga

një apostull i Krishtit. Ndërmjet tjerash, shkrimi, kur cek Biblën, e quan ‘libri’, por në asirisht

Bibla nuk quhet kurrë ‘libri. Quhet Testamenti i Vjetër, ose Libri i Shenjtë. Eshtë krejtësisht e

pamundur që duar Apostujsh apo duar të mësuara murgjërish të kenë bërë gabime kaq

trashanike. Por për këto elemente, që të çojnë tek vlerësimi i drejtë i dorëshkrimit, nuk u

tregua interesi i duhur. Që nga gjetja e librit, një numër i madh gazetash e mjetesh të tjera

të komunikimit të botës islamike, e dhanë me bujë lajmin, duke nënvizuar: “Një Bibël e

lashtë 1500 vjeçare, predikon ardhjen e Muhametit”. Po e lëmë mënjanë konfuzionin

që krijon datimi, i cili nuk sqaron është me moshë 1500 vjeçare, apo u shkrua në vitin 1500

pas Krishtit, datë që lexohet në fund të librit. Kuptohet vetvetiu se parafolja në vitin 1500 pas

Krishtit, e një ngjarjeje, që ndodhi në vitin 630 pas Krishtit, nuk mund të konsiderohet

www.famulliabinqes.com

ndonjë profeci e bujshme. Përkundrazi! Atëherë të lind natyrshëm pyetja: pse opinioni

mediatik islamik është gati ta pranojë një pohim, që të krijon më shumë përshtypjen e një

gabimi trashanik, sesa të një profecie E për më tepër ta shpallë me brohori, me gojën e

ndjekësve të Islamit, të cilët kanë pohuar gjithnjë se Jezusi, Issa, është paraardhës i ‘Vulës

së Profetëve”, dmth i Muhametit Sipas gazetës “Al Bawaba”, ministri turk i kulturës dhe i

turizmit, Ertugrul Gunay, deklaroi se, sipas fesë islamike, Ungjilli i Barnabës e shikon Jezusin

si njeri, e jo si Zot, nuk pranon Trininë Shenjte, as kryqëzimin, ndërsa thekson se Jezusi e ka

parafolur ardhjen e Profetit Muhamet. Por, edhe në këndvështrimin islamik “Ungjilli i

Barnabës” është plot me gabime doktrinore. Pa hyrë në hollësi, po ndalemi vetëm te pohimi

se ka nëntë qiej e se i dhjeti është Parajsa. Ndërsa në Kuran flitet vetëm për shtatë.

Gjithsesi, pohimi më i këndshëm për islamikët në tekstin apokrif, është që Jezusi pati pranuar

para priftërinjve hebrenj se nuk ishte mesia e se mesia do të ishte Muhameti! Profecia bëhet

në një mënyrë të tillë, që të krijon përshtypjen se Jezusi e Muhameti janë e njëjta vetje. Për

të mos folur për gabimet, gjithshtu të rënda, historike. Së fundi, shkruhet se mbi trupin e

Jezusit u hodhën njëqind libbra gurë. E kjo të bën të mendosh se shkrimi është i vonë, sepse

kjo masë apo peshë, është me origjinë romake. Përdorej nga Perandoria otomane, në lidhjet

tregtare me Italinë e Spanjën. Sipas studiuesve, Ungjilli, që mendohej të ishte apokrifi i

Barnabës, ka shumë mundësi të jetë shkruar nga ndonjë hebre evropian i Mesjetës, që kishte

një farë familjariteti me Kuranin, e edhe me Ungjijtë. E tregon fakti se në këtë apokrif

përzjehen nga pak librat e shenjtë të tri feve. Mbetet për t’u sqaruar ç’e shtyu falsifikuesin ta

gatuajë këtë çorbë hebraiko-kristiano-islamike, që veç një zhurme të kotë, nuk sjell asgjë të

re Zhurmë, e cila vijon, megjithëse dyshimet lindën që në fillim. Madje shumë media

islamike vijojnë t’i paraqesin predikimet e Jezusit për Muhametin si të pakundërshtueme.

Pohim, që nuk sjell asgjë të re teologjike, por që në praktikë, i shqetëson marrëdhëniet

ndërmjet të krishterëve e myslimanëve, posaçërisht në raste kur kemi të bëjmë me njerëz,

me përgatitje të kufizuar për t’i kuptuar këto dukuri tejet të ndërlikuara. Prandaj u zgjatëm

kaq shumë, për të shpjeguar një fenomen, që mund të pëmblidhej në dy fjalë: Libri i gjetur

në Turqi, sipas studiuesve seriozë, mendohet të jetë një apokrif tepër i vonë. E nuk është

apokrifi i Barnabës, por i ndonjë çifuti mesjetar, të cilit, besojmë, as nëpër mend nuk i pati

shkuar se sajesa e tij mbi pergamenë, nuk dihet me saktësi, 500 apo 1500 vjet më parë, do

të shkaktonte gjithë këtë zhurmë. Shumë zhurmë për asgjë – thotë Shekspiri i madh.

RV

www.famulliabinqes.com

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!