25.01.2015 Views

Migrimi - Plagë shumëshekullore - Famulliabinqes

Migrimi - Plagë shumëshekullore - Famulliabinqes

Migrimi - Plagë shumëshekullore - Famulliabinqes

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

MARJAN SEBAJ - SOPI

MIGRIMI

PLAGË SHUMËSHEKULLORE

Prishtinë

2010

1

Biblioteka: Libri nr.1

Migrimi - Plagë shumëshekullore

Marjan Sebaj – SOPI

Redaktor:

Don Albert Demaj

Recenzent:

Ndue Ukaj

Lektor:

Ndue Ukaj

Fotografitë: Vilson Marku

Boton:

Shoqata Rinore “Imzot Mark Sopi” – Binçë

Realizimi komjuterik: Arditë /Zenel/ Pajaziti

2

PËRMBAJTJA

PARATHENlA .......................... .................................................................... 5

HyRJE ....................................... .................................................................... 11

REPUBLIKA E KOSOVES ...... : .................................................................. 19

IPESHKVIA SHKUP- PRIZREN! ................................................................. 25

FAMULLIA E BINGES ................................................................................ 33

ZVICRA DHE MERGATA E FAMULLISE BINGES ................................ 61

GJERMANIA DHE MERGATA E JONE! .................................................... 77

MERGIMTARET E_FAMULLISE SONE NE ITALI! ................................ 99

MERGIMTARET E FAMULLISE BINGES NE SKANDINAVI!. .............. 107

REPUBLIKA E AUSTRISE .......................................................................... 113

REPUBLIKA FRANCEZE DHE PREZENCA

E SHQIPTAREVE KETU ........................................................... .................. 119

KROACIA ................................................................................... .................. 123

REPUBLIKA E SLLOVENISE .................................................. .................. 133

SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES ........................... .................. 137

NE SHERBIM TE FESE DHE KOMBIT SHQIPTARE ............ .................. 147

PERFUNDIM .............................................................................. : ................ 169

FOTO ALBUMI I FAMULLISE DIKUR DHE SOT ................. ................. 171

3

MIGRIMI – PLAGË SHUMËSHEKULLORE

4

PARATHËNIA

Një monografi me vlera të shumëfishta

Ndue Ukaj

/Suedi/

Libri monografik, ” Migrimi - Plagë shumëshekullore”, i shkruar

me një përkushtim prej hulumtuesi, dokumentuesi, analitiku, nga

penda e mirënjohur dhe kreative e Marjan Sebajt-Sopit, është një

vepër e një rëndësi, gjithsesi të veçantë, së pari për komunitetin që

paraqet, së dyti për literaturën shqiptare, së treti për historinë dhe

krijimin e një tradite të shkrimit të dokumentuar, traditë kjo, e cila

zaten i ka munguar dhe vazhdon t‟i mungoi kulturës shqiptare,

famullive tona dhe komunitetit tonë. Si rezultat i kësaj mungese, ne

sot kemi shumë pak të dhëna për të kaluarën, për famullitë tona, për

kishat tona, për mënyrën se si jetuan paraardhësit tanë. Në këtë

formë, kjo monografi, përveç se plotëson një boshllëk jo të vogël,

është një lloj grishje për të filluar dokumentimin kohës, në forma

dhe variante të ndryshme. Dhe, mënyra më e mirë, absolutisht më e

mirë, për të bërë këtë, është përmes librit, si përjetshmëria e

ngjarjeve dhe fenomeneve të gjithfarshme. Me punën e tij, aspak të

lehtë, por të dobishme në këtë monografi, Marjan Sebaj-Sopi ka

çelur rrugë edhe për shumë famulli, fshatëra e vendbanime tjera, që

të ndjekin shembullin e tij të vyer dhe domethënës.

Në të vërtetë, ky libër monografik, me të dhëna të shumta që ofron,

me fakte interesante dhe tejet të dobishme, tejkalon përmasat e

zakonshme të një monografie dhe bëhet, një libër inspirues që i

shërben lexuesit

5

të interesuar, për të kaluarën, për proceset historike, për religjionin,

për mënyrën se si jetuan të parët, për kontekstet politike, për

motivacionet që detyruan migrimin masiv të besimtarëve dhe

shqiptarëve në përgjithësi, për mënyrën se si jetojnë ata në kushte

dhe rrethana të reja në vende të huaja, etj.

Marjan Sebaj-Sopi në këtë monografi, ka trajtuar shumë çështje,

duke ja filluar prej dimensioneve historike, që lidhen me famullinë

Binçë, rrënjët e së cilës, sipas shumë të dhënave, historike,

toponimike dhe arkeologjike, autori i kërkon dhe i gjen në lashtësi,

pikërisht në kohën ilire. Në këtë aspekt, autori i bënë trajtim të mirë

etimologjisë së emërtimit të fshatit, tipareve të vjetra që lidhen me

traditat gojore, fetare dhe toponimet e caktuara, që sugjerojnë një

konkuldim për autorin se: Binça është një fshatë me lashtësi të

lavdishme ilirike.

Një aspekt karakteristikë i kësaj vepre është paraqitja e një

informacioni mjaft domethënës për fillimet e krishterimit ndër

shqiptar, përkatësisht lashtësinë e tij të dokumentuar biblike dhe

historike, që është një vlerë e jashtëzakonshme, e admirueshme për

çdo komb. Pikërisht në këtë frymë, ka jetuar nëpër kohë edhe

komuniteti katolik në këto hapësira për të cilët shkruhet kjo

monografi.

Nga këndej, autori një vëmendje i kushton procesit të islamizimit të

shqiptarëve, duke ofruar mjaft të dhëna informuese për çështjen në

fjalë, për mënyrën se si shqiptarët konvertuan, për rrethanat e reja

të krijuara nga konvertimi. Duke mbetur në çështje të religjionit,

autori Marjan Sebaj-Sopi paraqet edhe të dhëna për religjionin në

kohët bashkëkohore, duke paraqitur faktet të nevojshme për

gjendjen e religjionit ndër shqiptarë, për tolerancën dhe

bashkëjetesën e mire që kanë shqiptarët.

Duke specifikuar tiparet karakterizuese të kësaj famullie, Marjan

Sebaj-Sopi sjell të dhëna për Martirët e Karadakut (1846-1848),

disa prej të cilëve ishin nga famullia e Binçës. Më tej, një vëmendje

të posaçme i kushton edhe rrethanave në të cilat ka jetuar ky

komunitet gjatë luftës së dytë botërore, duke e zgjeruar interesimin

sidomos për rrethanat që u krijuan në Kosovë nga vitet e 80-ta, vite

këto që ndërruan kahen e historisë në Kosovë dhe Binçë, sepse këtu

filloj emigrimi më masiv.

6

Duke folur për famullinë në fjalë, autori përshkruan mjaft mirë

objektet karakterizuese të saj, sidomos Kishën e Shna Ndout në

Bincë, e cila njihet kudo në Kosovë për pikturat morale në Kishë, të

cilat zënë gjithë hapësirat e saj dhe që kanë motive të fuqishme

kombëtare e fetare. Ato u bënë një inspirim i fuqishëm për lëvizjen

politike të viteve 90-ta në Kosovë. Mbase, ato janë pikturat më

karakterizuese në ndonjë objekt fetar në Kosovë. Në të vërtetë, ato

piktura janë simbioza më e mirë e historisë shqiptare, një simbiozë

që formulën e fuqishme e pati nga binomi Atme e Fe. Po në këtë

binom, priftërinjtë e shumtë, për gjatë gjithë historisë dhanë

kontribute të shumëfishta dhe gjithashtu, ata të cilët shërbyen në

Binçë, të cilët autori i përmend me pietet. Në këtë kontekst, ai flet

edhe për rolin që pati ordinanca e motrave pranë Kishës gjatë kohës

së vështirë të helmimeve në Kosovë, pranë të cilës ordinancë dhe

me një përkujdese të shkëlqyer gjetën trajtim të mirë gjithë njerëzit

në nevojë.

Autori bënë një përshkrim për aktivitet që bënë sot famullia e

Binçë, për jetën religjioze e kulturore, në krye me famullitarin e

zellshëm Don Albert Demaj.

Librin monografik ” Migrimi - Plagë shumëshekullore” të autorit

Marjan Sebaj-Sopi e karakterizon edhe një dimension interesant,

përshkrimi mjaft me interes i proceseve detyruese të emigrimit të

shqiptarëve, me një theks të përqendruar te Binça, Kabashi dhe

Vitia, hapësira këto të cilat gravitojnë rreth famullisë së Binçës. Në

këtë kontekst, autori bënë një analize gjithëpërfshirëse, duke

përmendur motivet që detyruan këtë fshatarë të marrin rrugën e

migrimit, për faktorët politikë që ndikuan gjatë gjithë historisë, që

shqiptarët gjithmonë të kërkojnë shpëtimin jashtë, nëpër gjithë

botën, por kryesisht, në atë perëndimore. Në këtë aspekt,

monografia në fjalë, shoqërohet me të dhëna mjaft interesante dhe

të dobishme për politikën represalës serbe kundër shqiptarëve, por

edhe për pushtimin e mëhershme barbare, si ai aziatik turk, pastaj

për komunizmin, që detyroi të largohen mijëra shqiptarë për gjatë

gjithë historisë. Në këtë kontekst, vlera e kësaj monografie shtohet

sepse krijon lidhje fizike e shpirtërore me gjithë besimtarët e kësaj

famullie të shpërndarë nëpër gjithë botën, që nga Amerika deri në

Skandinavi, pastaj Gjermania, Zvicra, Italia,

7

Franca, Austria, Kroaci, Sllovenia. Autori me shumë mund e

angazhim ka ofruar edhe të dhëna të dobishme për qdo qytetar për

shtet përkatëse, për rregullimin e tyre shoqëror-politikë, për tiparet

dalluese në ekonomi, kulturë, religjion, etj. Në këtë kontekst, autori

flet për procesin e integrimit të shqiptarëve në vende përkatëse, për

historinë e emigracionit, për gjendjen e besimtarëve katolik

shqiptar në vende përkatëse. Dhe çdo shtet përkatës, autori nxjerr të

dhëna për numrin e banorëve që jetojnë. Në këtë formë, ky

ndihmon jashtëzakonisht shumë që ky komunitet në të ardhmen të

gjejë forma për të ruajt identitetin, kulturën, gjuhën, besimin. Për

këtë qëllim, ndihmon shumë kjo punë e vyer e Marjan Sebajt-Sopit.

Libri në fund ka një paraqitje mjaft sintetizuese për figurat dhe

personalitet me rëndësi universale kombëtare që i ka dhënë botës

shqiptare ky vend, si për Ipeshkvin e ndjerë Imzot Mark Sopin, për

profesorin e nderuar, të ndjerin Dr. Engjëll Sedajn, aktivistin e

palodhshëm të çështjes kombëtare e fetare, të ndjerin Gjon Llukën.

Librin monografik ” Migrimi - Plagë shumëshekullore” të Marjan

Sebajt-Sopit fund e krye e karakterizon një ligjërim i çiltër, i një të

foluri dashamirës, të drejtpërdrejtë, përmes të cilit autori

shpeshherë merr rrolin e bariut, duke sugjeruar kurdoherë

bashkëfshatarët, bashkëkombësit, që atdhe është atdhe dhe se ai

nuk guxon asnjëherë të harrohet.

Autori Marjan Sebaj-Sopi me ngulim kërkon nga mërgimtarët

shqiptar, të kudo ndodhur, të ruajnë traditat, të kultivojnë gjuhën,

identitetin e tyre, të ndërtojnë lidhje të fuqishme me mëmëdheun,

me tokën e të parëve. Ai kërkon edhe integrimin në vendet

përkatëse, për gjithnjë duke ruajtur traditën, duke kërkuar me

ngulim përtëritjen e saj. Prandaj, ai integrimin nuk e pranon si

shkëputje, por si mundësi për të ndërtuar një perspektivë të re, në

dritën e trendëve të reja globale.

Në këtë synim, kjo monografi jep një kontribut të çmbushëm, për të

cilin duhet përgëzuar.

8

Këtë vepër, me kënaqësi dhe mallëngjim si dhe kujtim të përjetshëm

ja kushtoj vëllait tim të ndjerë Augustin/Nue/Sebaj-Sopi si dhe

gjithë mërgimtarëve tanë, anë e mbanë botës! Zoti i ruajt, ndihmoftë

dhe bekoftë të gjithë anëtarët /mërgimtarët/ e famullisë sonë, kudo të

jenë. Zoti e ruajt dhe bekoftë famullinë tonë në krye me famullitarin

tonë, Zoti e bekoftë popullin martir shqiptar dhe Kosovën!

Marjan Sebaj-Sopi

9

MIGRIMI – PLAGË SHUMËSHEKULLORE

10

HYRJA

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTAR

Ilirët, të cilët ishin paraardhësit tanë, kishin fatin e madh e të

papërsëritshëm, që të ishin ndër popujt e parë në Ballkan dhe Europë, të

cilët e përqafuan krishterimin, madje që nga themelimi i tij. Mbi këtë të

vërtetë historike dhe biblike, na dëshmojnë burime të shumta; Biblike

(krhs.Tit 3,12; Rom. 15, 19; 1Sel. 1, 8 etj) pastaj burimet historike.

Këto të fundit, në përpikëri pëlqehen me burimet biblike, siç mund të

përmendet shembulli me burimet e shkrimtarit pagan Plinit të Ri (111-

113), të cilat na flasin pikërisht për këtë. Përveç këtyre, kemi edhe

burimet e shkrimtarit të atëhershëm të krishterë Tertulianit (200-206) e

ngjashëm.

Një nga dëshmitë e mëdha, se në këto hapësira, krishterimi ishte prezent

qysh në shekujt e parë, janë edhe marterizimet që kanë ndodhur në

territorin e Dardanisë (Kosovës së sotme). Si shembull të rëndësishëm,

nga shumë marterizimeve sjellim këtu, martirizimin e Shën Florit dhe

Laurit te Ulpiana (vend afër Prishtinës), të cilët u martirizuan gjatë

sundimit të Licitit (shek.III). Pastaj, një nga dëshmitë e mëdha të pranimit

të krishterimit në hapësirën e Ballkanit tonë, janë edhe burimet e

shkruara Kishtare. Në vitin 325 në Nike e dimë se është mbajtur

Konçili i madh Kishtar me prezencë të 318 etërve konçiliar kishtar, në

mesin e të cilëve ishte edhe “Dacus Dardaniae” (Dakusi metropolit i

Kosovës) kështu u nënshkrua në aktet përfundimtare konçiliare. (Shih:

Dr.Gaspër Gjini, “Ipeshkvnia Shkup-Prizren gjatë shekujve”, Ks- Drita,

fq. 21-24).

Kështu që, mund të themi me një siguri të plotë se, Ilirët e pranuan

krishterimin, (nën rreziqe e marterizimeve të mëdha) qysh në tre shekujt

11

e parë dhe atë nga vet apostujt. Në realitet, kjo ndodhi pikërisht nga

Shën Pali dhe nxënësit e tij, dhe atë vullnetarisht dhe me

vetdëshirë, madje edhe pse ishin të vetëdijshëm për faktin se për

këtë do të jenë të përndjekur, martirizuar, dhe të vrarë nga

sundimtarët romak.

Mirëpo, edhe përkundër faktit se me Ediktin e Milanos të vitit 313

u dha liria fetare, që kushdo mund të shpall dhe të besoj lirshëm e

haptazi fenë (besimin) e vet, prapëseprapë duket që ky vendim për

popujt e këtyre viseve nuk pati asnjë efekt pozitiv, sepse

martirizimi, përndjekjet, vrasjet për shkak të emrit të Jezu Krishtit,

edhe për një kohë të gjatë vazhduan, madje, për fat të keq këto u

përsëritën dhe vazhduan thuajse deri në ditët e sotme.

Pas periudhës së lavdishme (por të shkurtër) të rritjes, lulëzimit

e zhvillimit të krishterimit në mesin e Ilirëve, si dhe mes popujve

fqinjë tjerë, do të pasojë dyndja e popujve barbar: Ugar, Avar e të

tjerë, si dhe në veçanti ardhja e popujve sllav. Këto dyndje prishën

balancet dhe ishte një goditje e rënd për Ilirët, mirëpo më tepër

ishte goditje e rënd në rrafshinë kulturor, ekonomik, shoqëror,

gjuhësor se sa goditje sa i përket anës fetare. (Vep.cit. G.Gjini fq.

72-78).

Dhe pas gjithë këtyre zhvillimeve të hovshme e dramatike, atëherë

kur menduam se u stabilizuam pak a shumë, dhe se i erdhi fundi

gjithë të këqijave dhe punët do të nisen e drejtohen në të mirë për

këtë popull, vijnë tundimet dhe sprovat e reja që do të kenë një

ndikim negativ në historinë shqiptare në përgjithësi.

a/ Si u islamizua populli shqiptar

Në fillim të shekullit XIII dhe XIV Turqit (më vonë Perandoria

Osmane) ishin të fortë e fuqishëm, sikundër në rrafshin ekonomik

po ashtu edhe në atë ushtarak. Mirëpo, me këtë ju zgjeruan

pretendimet dhe aspiratat për të marshuar në drejtim të Europës. Në

këtë drejtim, ata u vërsulën me sulme të cilat ishin të shpeshta dhe

të mëdha. Ky ishte një kërcënim i madh, jo vetëm për Shqiptarët,

por edhe për gjithë Europën e krishterë të kohës.

12

Pikturë murale në Kishën e “Shna Ndout”-Binçë /Martirët e Karadakut 1846-1848/

Këtë kërcënim të madh nacional dhe fetar natyrisht se e hetuan

edhe Shqiptarët, kështu që aq sa ditën dhe mundën u organizuan

për t‟i rezistuar pushtimit turk. Meritë të madhe, për këtë

organizim, në mbrojtje të identitetit fetar e kombëtar, ka heroi ynë

Gjegj Kastrioti – Skënderbeu (1405-1468). Ky, me një sukses të

madh, me një trimëri të paparë dhe urtësi të madhe arriti t‟i bashkoi

gjithë shqiptarët. Dhe kështu, përgjatë 24 viteve do të jetë mbrojtës

i Shqiptareve dhe i mbarë Evropës nga Turqia. Si rezultat i kësaj

lufte të paepur dhe gjigante, me plotë të drejtë Papa Piu II e quajti

“Mbrojtës i fesë”.

Mirëpo, pas vdekjes së tij, ushtria shqiptare pësoi një rënie dhe

dukshëm u dobësua. Ishin këto vite të tmerrshme, kur filloi edhe

terrori i paparë mbi popullatën shqiptare. Fillojnë rrënimet e

Kishave dhe objekteve tjera fetare, pëson populli, ndërkohë që këtij

terrori nuk i shpëtoi as Kisha dhe as kleri i saj. Vriten ipeshkvinjt,

meshtarët, rregulltarët e rregulltaret, me mijëra e mijëra

persekutohen e dëbohen jashtë atdheut (si shembull kemi

arbëreshët, të cilët sot i kemi në Italinë Jugore, pastaj një koloni e

madhe në Rumani, Ukrainë e gjetiu).

13

Lidhje me këto persekutime apo edhe gjenocid (atëherë nuk njihej

kjo shprehje) shpeshherë u lajmërua edhe Selia e Shenjtë. Me një

rast, Imzot Pjetër Mazreku, ipeshkëv i Barit, kështu lajmëron Selinë

e Shenjtë mbi gjendjen e këtij populli të mjerë nën pushtimin e

sundimit turk. Ai mes tjerash, shkruante kështu; “Populli shqiptarë

është një ndër popujt më të mjerë dhe të harruar (lënë), të

braktisur”, dhe më tutje shpjegon arsyen: “i përndjekur nga Turqit,

dhe shizmatikët (domethënë ortodoksët në të shumtën nga Serbët

dhe Grekët).

Pikturë murale në kishën e “Shna Ndout”-Binçë /Martirët e Karadakkut 1846-48/

Edhe përkundër situatës së rëndë dhe kohës së vështirë, që të mos

ndodhtee rrënimi (apo edhe zhdukja) plotë e identitetit fetar e

kombëtar të popullit shqiptar, doemos duhet falënderuar, pikërisht

klerin katolik shqiptar, i cili me jetë, fjalë, shembull (nganjëherë

kur e kërkonte nevoja e domosdoshme edhe armë) mbrojtën fenë,

gjuhën, traditën, kulturën, me një fjalë mbrojtën popullin shqiptar

nga rrënimi i plotë nga perandoria osmane. Ta përkujtojmë si

shembull të vetëm Pjetër Bogdanin, Lekë Bogdanin, Mosn. Nikollë

Kazazin dhe shumë e shumë të tjerë, të cilët flijuan jetën e tyre për

popull. Lidhje me kalimin e popullit shqiptar nga krishterimi në

14

islam rol të madh pati pikërisht ai terror i pashembullt i ushtruar

ndaj tij, pra vrasjet, persekutimet, pastaj dënimet e mëdha e të

rënda, si dhe tatimet e marramendëse të larta, ku shqiptarët ishin të

detyruar t‟iu paguajnë Turqve (perandorisë osmane), pastaj kishte

kufizime të ndryshme, si dhe haraçi në gjak, etj, etj... Mirëpo,

përveç këtyre elemente të përmendura, edhe një ndër shkaqet tjera

të kalimit të shqiptarëve në islam, ishte numri i vogël i meshtarëve,

domethënë mungesa e tyre. Kështu që populli mbeti sikur delet pa

barinj, pra në mëshirën e pamëshirë të gojës së ujqve. “Populli

shqiptar u mbrojt siç diti dhe mundi, mirëpo pranë dominimit

shumëshekullor turk shumica me dhunë e përqafuan (pranuan)

islamizimin, mirëpo fatbardhësisht askurrë nuk u shkëputën

tërësisht nga kultura, tradita dhe krishterimi i lashtë dhe i

përbashkët Iliro-shqiptar, pra nuk u shkëput nga kultura dhe

civilizimi evropian. (Shih; Dr. Lush Gjegji, “Bogoslovska smotra,

viti 53. nr. 1-2 Zg. 1993)

b/ Gjendja e shqiptarëve në mes dy

luftërave botërore!

Vuajtjet e shqiptarëve, përgjatë historisë nuk kishin të ndalur.

Lirisht themi se edhe shekulli i kaluar, pra shekulli XX për gjithë

neve shqiptarët ishte një shekull i komplikuar, me plotë vuajtje,

dhimbje dhe i mundimshëm, me shumë periudha të kobshëm. Të

cekim këtu vetëm disa fakte: shpërngulja periodike e shqiptarëve

nga trojet e tyre shekullore, shpërngulja e më shumë se 500 mijë

veta. Atëbotë dhunshëm nga ipeshkvnia përndjekjet ipeshkvi Lazër

Mjeda (1922)/. Gjatë kësaj periudhe, mbyllen gjitha shkollat në

gjuhën shqipe, haptazi e botërisht përndjekjet Kisha katolike, vriten

tinëzisht fretërit Atë Shtjefen Gjeçovi-Kryeziu dhe Atë Luigj Palaj

(1913). Ndërkaq Ipeshkëv do të emërohet slloveni Ivan Gnjidovec

(1924) e më vonë një kroat nga Bosnjë e Hercegovina, me emrin

Smiljan Franjo Çekada (1940). Gjitha këto fakte, flasin dhe

dëshmojnë mbi diskriminimin, dhunën sistematike mbi popullin

shqiptar në Jugosllavinë e vjetër (Vep.cit. Dr.G.Gjini: fq. 193-195;

200-203).

15

Edhe pas luftës së Dytë Botërore, për shqiptarët në përgjithësi

ishte gjendje e vështirë dhe rrezikshme, me liri të kufizuar dhe me

pamundësi për t‟u zhvilluar të lirë. Komunizmi ateist sulmon fenë

dhe në veçanti Kishën katolike dhe klerin e saj. Kështu, prapë

vuajtja e jonë ishte e dyfishtë: si katolik dhe si shqiptar. Gati se të

gjithë meshtarët tanë (Don Pjetër Berisha, Don Dedë Ramaj, etj)

kalojnë dhe e provojnë Kalvarin e burgjeve, keqtrajtimeve dhe

sulmeve të pamëshirshme të regjimit komunist. Kur filloji

komunizmi jugosllav të jetë me kohë gjithë e më i “butë” sa i

përket lirive fetare, me këtë edhe Ipeshkvnin Shkup-Prizren

gradualisht përmirësohej dhe zhvillohej gjithnjë e më shumë.

c/ Gjendja e sotme fetare ndër shqiptar!

Populli shqiptar, siç e cekëm edhe më lartë, historikisht

trashëgoi dy fe: Krishterimin dhe Myslimanizmin. Krishterimi, po

ashtu ndahet në dy Kisha: në atë Katolike dhe Ortodokse, ndërsa

Myslimanizmi (shiit dhe sunit) ndahet gjithashtu në:

myslimanizëm dhe bektashizëm.

Është fakt se populli shqiptar është i ndarë në dy fe, mirëpo

fatbardhësisht jo edhe i përçarë. Këtë e dëshmojnë historia e jonë

shumëshekullore, por edhe më tepër e dëshmon e sotmja dhe do ta

dëshmoi edhe e ardhmja. Pasi që e dimë se si u përhapë islamizmi

ndër shqiptar, domethënë, kryesisht përmes ushtrisë, e cila kishte

karakter e qëllime pushtuese, ushtarako-ekonomike, politike. Në

këtë mënyrë, e shfrytëzonte fenë si vegël për të sunduar, e shtypur

apo diçka të ngjashme. Në këtë mënyrë dhe “feja e tillë nuk ka zënë

vend dhe nuk ka depërtua thellë” deri në zemrat e njerëzve.

Pikërisht edhe për këtë, në popull gjithnjë ka ekzistuar dhe ende

edhe sot “Ndër shqiptar ekziston vetëdija e përkatësisë së

përbashkët kombëtare (nacionale) shqiptare, si dhe fesë së

përbashkët të krishtere me shekuj, si dhe vetëdija e pranimit se më

parë, dikur të gjithë ishim të krishterë, apo siç dëgjojmë sot nga

shumë vëllezër tanë mysliman, “Feja e jonë e moçme” (Shih;

Dr.Lush Gjergji, Cattolici e musulmani nel Kosovo, u:L altra

Europa, XVI, 42/236/, III-IV; 1991 fq. 149-151).

16

Atëherë duke shikuar dhe kuptuar këtë fakt, nuk është edhe për tu

habitur që vëllezërit tanë të konfesionit mysliman me krenari e

mburrje e pranojnë ipeshkvin e Ipeshkisë së Kosovës si ipeshkëv të

vetin (tyre) dhe po ashtu meshtarët dhe rregulltarët e rregulltaret.

Për këta shërbyes të Zotit, ata me kënaqësi thonë: “Ipeshkvi jonë”,

“prifti jonë”, apo “motrat tona”, e shprehje të ngjashme.

17

MIGRIMI – PLAGË SHUMËSHEKULLORE

18

Republika e Kosovës

( historikisht: Dardania )

Republika e Kosovës, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore.

Shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri

me Serbinë, në juglindje me Republikën e Maqedonisë, në

jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi. Ka

sipërfaqe prej 10.887 km² dhe popullsi prej 2 milion banorësh, prej

të cilëve afro 600 mijë banojnë në Prishtinë, kryeqytetin dhe

qendrën më të rëndësishme të vendit. Shumica dërmuese e

popullsisë janë shqiptarë, ndërsa komunitetet tjera përfshijnë

serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët.

Prishtinë /Kryeqytet i Kosovës/

Kosova, është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e

shpërbërjes së përgjakshme të të federatës së ish Jugosllavisë Më

1990, Kosova u shpall republikë dhe më 1991 shtet i pavarur,

mirëpo nuk arriti ta jetësonte shtetësinë e vet në rrethanat e

19

okupimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999).

Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare

(1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore të NATO-së, në pranverë 1999 i

dhanë fund gjenocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të

Kosovës. Trupat e NATO-së hynë në Kosovë, në qershor 1999,

ndërsa po largohej ushtria serbe dhe kështu Kosova u administrua

nga një mision i Kombeve të Bashkuara, deri më 2008. Më 17

shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran. Me

shpalljen e pavarësisë, më 2008, Republika e Kosovës u bë shteti

më i ri në botë. Ka prodhuar stabilitet vendor dhe rajonal, si dhe

synon anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Pavarësia

e Kosovës, u shpall në bazë të planit gjithëpërfshirës që kishte

hartuar i dërguari i OKB-së Martti Ahtisaari, i cili parasheh

misionin mbikëqyrës ndërkombëtar dhe të drejta e përparësi të

zgjeruara për pakicat kombëtare. Sipas Kushtetutës së Republikës,

Kosova është shtet unitar me rregullin shtetëror të republikës

parlamentare, por që në praktikë ka ngjyrime të një sistemi gjysmëpresidencial.

Kosova është vatërë e vazhdimësisë së qytetërimit të

lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e

vetme e gjuhëve ilire. Në shek. IV para Krishtit u themelua

Mbretëria Dardane, ndërsa më vonë, pasuria nëntokësore e

Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e Perandorisë

Romake, Perandorisë Osmane dhe ish-Jugosllavisë. Megjithatë,

politikat antishqiptare, luftërat, statusi politik dhe keqadministrimi

ndërkombëtar e vendor në vitet e fundit, kanë bërë që Kosova të

radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në

botë.

a/ Gjeografia dhe mjedisi

E shtrirë në qendër të Siujdhesës Ballkanike, Kosova është vend

jobregdetar me reliev të larmishëm dhe ngërthen sipërfaqe prej

10.887 kilometrash katrorë. Ka gjithsej 702 kilometra vijë kufitare,

me shtetet përbri: 352 km me Serbinë, 159 km me Maqedoninë,

112 me Shqipërinë dhe 79 km me Malin e Zi.

Me reliev kryesisht në trajtë të pellgut lumor, Kosova është

gjeografikisht e ndarë në dy rrafshe parësore, atë të Kosovës në

lindje, dhe atë të Dukagjinit në perëndim. Lartësia mbidetare në

rrafshe luhatet prej 400 deri në 700 metra, ndërsa pika më e ulët

20

prej 297 metrash ndodhet në Vërmicë, në kufi me Shqipërinë. Dy

rrafshet janë të ndara dhe të rrethuara me vargmale të theksuara, në

lartësi prej 2.000 deri në 2.500 metra; pika më e lartë, Gjeravica,

arrin në 2.656 metra. Lartësia mbidetare mesatare është 811 metra.

Nëntoka e Kosovës njihet për kamjen e xeheve të rëndësishme si

qymyrin linjit, nikelin, plumbin, zinkun, magnezin, kaolinin,

kromin, aluminin, arin, argjendin, bakrin etj.

Klima e Kosovës, e ndikuar nga rrymat ajrore kontinentale,

përkufizohet nga dimra të ftohtë me reshje të rënda bore, si dhe

vjeshta e vera të nxehta dhe të thata. Ndonëse Kosova është prej

vendeve më të varfra me ujëra në Evropë, hidrografia e Kosovës

shënon disa lumenj të rëndësishëm, të cilët derdhen në të gjitha

detet e rajonit. Drini i Bardhë është lumi më i gjatë me 122 km, i

cili bashkohet me Drinin e Zi në Shqipëri dhe bashkë derdhen në

Detin Adriatik; Sitnica, Lumbardhi i Pejës, Morava e Binçës,

Lepenci, Ereniku, Ibri dhe Lumbardhi i Prizrenit janë lumenjtë tjerë

të përmendur. Ndërkaq, rezervarët artificialë të Gazivodës,

Radoniqit, Batllavës dhe Badovcit, llogariten si liqenet kryesore të

vendit.

b/ Demografia e Kosovës

Regjistrimi i fundit i plotë i popullsisë, është bërë në vitit 1981, kur

Kosova kishte 1.584.000 banorë. Vlerësime të vitit 2007 numrin e

popullsisë e vendosin në 2.126.708, ndërsa në burime tjera hasen

edhe shifra prej 2.200.000, ndërkaq burime të inteligjencës

amerikanë paraqesin vetëm 1.804.838, sipas vlerësimit më të fundit

të korrikut 2009. Mërgimet e kosovarëve gjatë kësaj periudhe, si

dhe të rënët gjatë luftës, kanë penguar rritjen e pritshme të

popullsisë, me gjithë shtimin natyror prej 12,7 për 1.000 banorë.

Popullsia e Kosovës përbëhet kryesisht nga komuniteti etnik

shqiptar, që sipas burimeve formon 88 deri në 92 për qind të

banorëve; sipas vlerësimeve të Entit Statistikor të Kosovës

shqiptarët përbëjnë 88% të popullsisë. Serbët janë komuniteti i dytë

për nga madhësia me 5,3%, të përcjellë nga turqit, boshnjakët,

romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët. Në Kosovë jeton edhe një

numër kroatësh dhe çerkezësh.

Veç shtimit të lartë natyror, Kosova gëzon një popullatë shumë të

re. Mosha mesatare është 25,9 vjeç, 70% e popullsisë janë nën 30

21

vjeç, ndërsa 33% i përkasin moshave 0-14 vjeçare dhe vetëm 6%

janë mbi 65 vjeç. Jetëgjatësia mesatare është 69 vjet; femrat jetojnë

afro 71 vjet, 4 më shumë se meshkujt. Lindshmëria është 16,3‰,

ndërsa vdekshmëria 3,6%.

c/ Gjuha

Gjuhë parësore e folur në Kosovë është dialekti gegë verilindor i

gjuhës shqipe, i folur si gjuhë amtare nga shqiptarët e ashkalinjtë.

Shqipja standarde, është gjuhë zyrtare në nivel të njëjtë me gjuhën

serbe, të folur nga komuniteti serb dhe të njohur mirë nga brezat

më të vjetër të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera. Letërsia në

Kosovë nis me librin kishtar Meshari, të parin libër të botuar në

gjuhën shqipe nga Gjon Buzuku, me prejardhje nga krahina e

Hasit...

Kurse, anglishtja është gjuha e huaj më e njohur nga kosovarët, e

përcjellë nga gjermanishtja, frëngjishtja dhe italishtja. Ndikimi i

mediave popullore ka bërë gjithashtu që të rinjtë të kuptojnë në

nivel të lartë gjuhët spanjolle dhe portugeze.

d/ Vendbanimet

Kosova ka gjithsej 1.466 vendbanime, që shpërndahen në 30

komuna.

Komunat me mbi 70 vendbanime: Gjakovë 88, Pejë 79, Besianë

77, Prizren 77, Dardanë 76, Leposaviq 75 dhe Lypjan 70.

Komunat me 40 - 70 vendbanime: Vushtrri 67, Gjilan 63, Zubin

Potok 61, Klinë 54, Burim 50, Skenderaj 49, Prishtinë 49,

Mitrovicë 47, Ferizaj 45, Malishevë 44, Viti 43, Kaçanik 42,

Therandë 41 dhe Deçan 40.

Komunat me nën 40 vendbanime: Sharr 36, Rahovec 36, Drenas

35, Zveçan 35, Shtime 23, Obiliq 20, Fushë Kosovë 18, Shtërpcë

16 dhe Novobërdë 10.

22

e/ Feja

Popullsia kosovare i përket kryesisht fesë islame, ndërsa pjesa tjetër

Kishës Katolike Romake dhe Kishës Ortodokse Serbe. Myslimanët

përfshijnë shumicën e shqiptarëve, turqit, boshnjakët dhe goranët.

Të krishterët shqiptarë janë katolikë, me përjashtim të disa

familjeve dhe shqiptarëve nga Shqipëria, ndërkaq katolikë janë

edhe kroatët. Kisha Ortodokse Serbe përfshin thuajse tërë pjesëtarët

e kombësisë serbe.

Krishterimi është religjioni më i vjetër në Kosovë, që u përhap qysh

gjatë misioneve të Shën Palit në provincat ilire të Perandorisë

Romake. Perandori bizantin, Konstandini i Madh, i lindur në

provincën e Dardanisë, e bëri krishterimin fe zyrtare /me Ediktin e

Milanos, vitin 313/ të perandorisë. Niketë Dardani shkroi njërin

prej himneve të para kishtare, "Te Deum." Më 1054, Kosova u

ndodh në udhëkryq mes juridiksionin të Kishës Ortodokse të

Lindjes, mirëpo prijësit politikë të kohës, parapëlqyen lidhje me

papatit dhe perëndimin. Lekë Dukagjini, i lindur në Lipjan, i dha

Kishës Katolike vend qendror në kodin e tij të drejtësisë, ndërsa

klerikët Gjon Buzuku dhe Pjetër Bogdani botuan në shqip vepra të

rëndësisë, letrare, fetare dhe gjuhësore.

Me përfshirjen e Kosovën nën Perandorinë Osmane, u përhap edhe

feja islame, mirëpo Shqiptarët, edhe pse të ndarë në myslimanë dhe

të krishterë, identifikohen si një komb.

Kisha katolike ka Selinë e saj Ipeshkvnore në Prishtinë.

23

MIGRIMI – PLAGË SHUMËSHEKULLORE

24

IPESHKVNIA SHKUP-PRIZREN!

Dikur në Ipeshkvninë Shkup-Prizren, në një hapësirë prej 46.500

km², jetonin diku rreth 3 milion Shqiptar. Me përqindje rreth 96%

përbënin shqiptarët të konfesionit mysliman dhe diku rreth 4 % ata

të konfesionit katolik.

Vitin 1967 Selia e Shenjtë emëron Mosn. Joakim Herbut (grekokatolik),

nga Kulla, (Vojvodinë), ordinar, dhe Mons Nikë Prela

(1918-2006) shqiptar i lindur në Kotorr, Mali i Zi, ipeshkëv

ndihmës “sedi datus” për besimtarët shqiptarët ën Ipeshkvisë

Shkup-Prizren (Mbi Imzot Nikë Prela më tepër shih: Frok Kristaj;

“Nikë Prela”, Shoqate HEKAS , Ferizaj 2006; Marjan Sebaj-Sopi;

“Flijimi Ngadhënjyes” fq.179-181, Sh.HEKAS, Ferizaj 2006)/. Në

rend të parë, duke iu falënderuar Zotit e më pas ipeshkvit Nikë

Prela për flijim dhe kujdesin e madh kushtuar thirrjeve meshtarake

dhe rregulltare, fillon lulëzimi i ipeshknvisë, kështu ai gjatë

mandatit të tij gati 30 vjeçar, arrin të shuguroi më tepër se 20

meshtar, të cilët sot shërbejnë në Ipeshkvni dhe jashtë saj.

25

Konkatedrala në Prizren-Seli e lashtë ipeshkvore

Pas krijimit të kushteve, dhe shpalljes së lirisë fetare në Shqipëri,

disa meshtarë, rregulltarë e rregulltare tona, menjëherë iu dolën në

ndihmë vëllezërve në ndihmë të pakursyer vëllezërve në Shqipëri,

në mëkëmbjen e kishës së rrënuar. Me këtë edhe u realizua

paralajmërimi profetik i ipeshkvit të ndjerë mons. Nikë Prelës, i cili

thuajse në çdo predikim të tij, me kënaqësi cekte dhe lajmëronte

hapjen, domethënë lirinë fetare në Shqipëri, duke porositur

baballarët e nënat: “na jepni fëmijët për meshtar sepse po vije koha

kur do të ketë liri fetare në Shqipëri...ajo na pret, jemi të përgatitur

t’iu dalin vëllezërve tanë të vuajtur në ndihmë...” Imzot Nikë Prella

e thoshte këtë, atëherë kur lidhja me këtë ishte thuajse e pamundur

edhe të mendohet. Mirëpo, ja edhe kjo u vërtetua dhe u realizua,

duke iu falënderuar Zotit dhe sot “bijtë” dhe “bijat” tona atje me

sukses dhe flijime të mëdha, i shërbejnë Zotit dhe vëllait e motrës

njeri. Ipeshkvi mons Nikë Prela, punoi aq shumë për ipeshknvni

dhe Shqiptari, si në pajtime të gjaqeve, kundër dhunës e të

padrejtave që i bëheshin popullit të stërvuajtur shqiptar në Kosovë

26

etj...sa që me shumë të drejtë, populli e quante “Plaku i Kosovës”,

“njeri i urtë”, etj.

I lodhur dhe rraskapitur nga barra e rënd e jetës (i burgosur dhe

përndjekur disa herë nga regjimi ish-jugosllav) dhe dukshëm i

dobësuar me shëndet ai vitin 1994 jep dorëheqje, kurse në moshë

78 vjeçar ndërroi jetë. Në vend të tij e në rrethana tashmë edhe më

të ndërlikuara dhe rrezikshme për shqiptar në përgjithësi (ishte

kohë kur në ish Jugosllavi zhvilloheshin luftëra të rrepta mes

Serbisë, në Kroaci e Bosnjë dhe Hercegovinë, në krye të

ipeshkvnisë emërohet në vitin 1996, Imzot Mark Sopi 1938-2006

(për herë të parë pas qindra viteve emërohet për ipeshkëv në

Kosovë një bir i saj, meshtar i Kosovës atëherë në shërbim të

vëllezërve në Shqipëri, dhe njëkohësisht birë i famullisë së Binçës.

Ai e drejtoi ipeshkvninë me urti dhe sukses, por në rrethana shumë

të vështira, kur edhe tek ne në Kosovë ndihej erë lufte. Këtë

veprimtari të urtë e ndoqi edhe më vonë gjatë luftës, sikurse edha

pas përfundimit të saj 1997-99 (Mbi gjendjen e para luftës dhe

luftës në Kosovë më tepër shih; Marjan Sebaj-Sopi, “Flijimi

Ngadhënjyes”, Sh. HEKAS, Ferizaj 2006). Ai ishte me popullin në

çdo kohë dhe moment. Ndihmoi shumë të varfër, ndërtoi shumë

Kisha dhe si prioritet pati fillimin e ndërtimit të Katedrales në

Prishtinë, mirëpo papritmas kur ishte në vrullin e punës, ai ndërroi

jetë dhe kaloi në amshim. Ai Ipeshkvninë e Kosovës e drejtoi për

dhjetë vite me radhë dhe me suksese të shumëfishta. Në vend të tij,

ipeshkvin-administraturën apostolike- Prizren, do ta drejton

përkohësisht, një vit, argjipeshkvi i Tivarit imzot Zef Gashi.

Ndërkaq, pas argjipeshkvit Zef Gashit për Ipeshkëv të Kosovës

vitin 2006 emërohet biri i saj ipeshkvi monsinjor Dodë Gjergji.

Ati i Shenjtë Benedikti XVI emëroi Administrator Apostolik të

Prizrenit (Kosovë) Shkëlqesinë e Tij, Imzot Dodë Gjergjin, duke e

transferuar nga Dioqeza e Sapës (Shqipëri). Shkëlqesia e Tij Dodë

Gjergji lindi në Stubllë të Vitisë, (Kosovë) më 16 janar 1963. U

shugurua meshtar më 15 gusht 1989, në dioqezën e Shkup-

Prizrenit. Më pas, gjithnjë në këtë dioqezë, punoi si redaktor i

revistës „Drita‟ dhe si përgjegjës për botimin e librave liturgjike në

gjuhën shqipe. Nga viti 1991 deri më 1994 qe Kapelan i

shqiptarëve në Kroaci. Më pas, shërbeu si famullitar në Kallmet, në

dioqezën e Lezhës (Shqipëri), ku vijoi të kryente misionin si „fidei

donum‟ nga viti 1994 deri në vitin 2000. Më 5 shkurt 2000 u

27

emërua Administrator Apostolik i dioqezës së Sapës. Ndërsa më 25

nëntor 2005 u zgjodh Ipeshkëv i Sapës. U shugurua ipeshkëv më 5

janar 2006.

Në krye të Ipeshkvnisë së Kosovës vjen në dhjetor të vitit 2006, ku

me urti e vizion vazhdon të udhëheq Ipeshkvin e Kosovës.

Ipeshkvnia (administratura

apostolike e Prizrenit) e Kosovës sot!

Në hapësirën gjeografie 10.908 km², të Ipeshkvnisë (lexo,

administraturë apostolike) të Kosovës jetojnë rreth 1. 9 e deri në 2.

2 milion banorë. Pjesa më e madhe e popullsisë i takon besimi

Mysliman, përderisa një numër i vogël i popullsisë i takojnë

besimit Katolik dhe Ortodoks. Edhe pse nuk ka statistika zyrtare

lidhur me përkatësinë fetare të popullsisë,konsiderohet se rreth

90% e popullsisë së Kosovë i takojnë besimit Mysliman, 6% e

saj i takojnë besimit Ortodoks, 3% i takojnë besimit Katolik

dhe 1% të tjerë. Kosova është e pasur me një numër të madh të

xhamive por gjithashtu edhe numri i kishave si katolike, ashtu

edhe atyre ortodokse nuk është i vogël. Shumë prej xhamive

dhe kishave në Kosovë paraqesin monumente me vlera të

mëdha historike dhe kulturore dhe janë të mbrojtura me ligj.

Në Ipeshkvnin e Kosovës gjinden 24 famulli. Në 23 famulli,

shërbejnë meshtarët dioqezan gjersa në famullinë e Gjakovës

shërbejnë Etërit françeskan, e deri vonë në Prishtinë shërbyen Etërit

Salezian (tashmë këta mbajnë Qendrën “Don Bosko” në Prishtinë

dhe Gjilan). Ne këtë dioqeze shërbejnë rreth 40 meshtarë: ne mesin

e tyre janë 30 meshtar dioqezan, 5 françeskan dhe 4 salezian.

Kurse sa i përket motrave të nderit, numri është 79.

Bijat e Dashurisë së Krishterë (Vinçenciane) - 25 motra

Motrat e Shën Kryqit - 15 motra

Motrat Françeskane - 12 motra

Bijat e Dashurisë Hyjnore - 11 motra

Motrat engjëllore të Shën Palit - 8 motra

Misionaret e Bamirësisë M.C. (N.Tereze) - 4 motra

Motrat Baziliane - 4 motra

28

(Ps. Sa i përket numrit të meshtarëve dhe motrave që shërbejnë në

Ipeshkvni, mund të mos jetë numri i saktë i atyre që shërbejnë me

qe, çdo vit bëhen ndërrime e ndryshime, ku vijnë dhe shkojnë

meshtarë e motra në ndihmë edhe jashtë Ipeshkvnisë, si në

Shqipëri, misione anë e mbarë Evropës, si Zvicër, Gjermani,

Austri, Kroaci bile edhe jashtë Kontinentit si në Amerikë, Australi

e kudo kërkohet nevoja për kujdesin e besimtarëve dhe shqiptarëve

në botë).

Por, edhe pse numri i besimtarëve katolik nuk është i madh, ajo që

është me rëndësi dhe që secili mund të vërejë, është fakti se këtu

ekziston një Kishë shumë mirë e organizuar në krye me Ipeshkvin.

Vlen të përmendet fakti se më parë Ipeshkvnia ishte në lulëzim për

sa i përket thirrjeve të shenjta meshtarake e rregulltare. Ndërkaq, në

kohën e fundit shihet dhe vërehet një rënie e thirrjeve për t‟iu

kushtuar jetës meshtarake e rregulltare. Kjo nuk përkon me të

kaluarën jo aq të largët, kur pothuajse nga çdo famulli kishim

ndonjë kandidat për meshtarë, rregulltarë apo rregulltare. Në

ipeshkvninë e Kosovës, sot në 24 famulli ka famullitarë dhe thuajse

gati në çdo famulli ka edhe ndihmës famullitar (kapelan) dhe motra

nderi.

Kishat katolike janë të rregulluara mirë, me objekte tjera përcjellëse

fetare dhe shtëpi famullitare. Çdo famulli gati ka edhe kapelania, që

në të ardhmen pritet të bëhen famulli. Në Ipeshkvnin e Kosovës

është edhe seminari në Prizren (shkolla) për përgatitje të

kandidatëve për meshtar. Ndërkohë që duhet cekim edhe faktin se

më parë kandidatët për meshtar nga Kosova, gjimnazin klasik katër

vjeçar, apo shkollën e mesme e kryenin në seminarin e Suboticës,

në Vojvodinë. Studimet e larta (fakultetin) në mungesë të fakultetit

teologjik, më parë e tash në Kosovë, këta kandidat i kryejnë anë e

mbarë Europës, si në Kroaci, Itali, Austri e gjetiu.

Situata e tendosur politike në Kosovë, para dhe pas luftës, ka

ndikuar në masë të madhe që shumë njerëz të emigrojnë. Përderisa

para luftës arsyet ishin politike, tanimë pas luftës, arsyet janë të

karakterit social, për shkak të kushteve të rënda ekonomiko-sociale,

që detyruan shumë nga shqiptarët dhe besimtarët tanë u

shpërngulën dhe shkapërderdhën nëpër mbarë Europën dhe në botë.

Sidomos, një përqindje e madhe e këtyre shqiptuarve në diasporë

jetojnë në shtetet e Europës, si në Zvicër, Gjermani, Itali, Austri,

29

Suedi, Kroaci,...e vende tjera të Europës, por edhe Amerikë dhe

Australi. Mirëpo, ajo që duhet cekur është fakti se edhe pse këta

lanë përkohësisht trojet e tyre të përgjakura shumëshekullore

prapëseprapë, nuk janë të harruar dhe braktisur. Në Zvicër për ta

përkujdeset shpirtërisht Misioni Katolik Shqiptar me tri seli dhe

meshtarë nga Kosova, më pas në Gjermani, Austri,

Kroaci...gjithashtu. Ndërkaq, njësoj edhe në Amerikë dhe Australi,

kemi misionin katolike dhe meshtarë që ju vinë në shërbim

shqiptarëve katolik...Por, nuk duhet harruar se edhe mërgimtarët si

gjithnjë të etshëm për vendlindjen e tyre, me të madhe kontribuojnë

dhe ndihmojnë si gjithnjë pa ndërpre famullit, fshatrat, Kosovën e

tyre të dashur martire.

Selia ipeshkvore dhe katedralja /në ndërtim/kushtuar së Lumes Nënë Tereza-Prishtinë

30

Katedralja /në ndërtim e sipër/ kushtuar së Lumës Nënë Tereza në qendër

të Prishtinës /maj’2010/

31

MIGRIMI – PLAGË SHUMËSHEKULLORE

32

FAMULLIA E BINÇËS

Topografia dhe etimologjia!

Binça, është një fshat i bukur piktoresk, i rrethuar me bjeshkët e

larta të Maleve të Zeza “Montenegro” (zonë kufitare Kosovë-

Maqedoni). Fshati ndodhet në pjerrësitë jugperëndimore të maleve

të Karadakut, dhe është, një ndër fshatrat më të lashtë të Anës së

Moravës. Binça përshkohet nga lumi i madh, ose si quhet ndryshe

lumi i Binçës, apo Morava e Binçës, e cila ka burimin diku rreth

12 km larg nga fshati. Këtë bukuri të rrallë, e pasuri të madhe

natyrore rrafshinore-malore, e zbukurojnë lumi Morava dhe lumi

tjetër, të cilin populli e quan edhe “lumi i vogël” si dhe “jazi” lumi

i vogël, i cili kalon në anën tjetër të Binçës, nëpër pjesën e quajtur

Razor (jazor, jazë). Gjithë ky peizazh, i jep bukurinë e saj

magjepse, me prapavijën e kodrave dhe maleve, fushën pjellore,

shtëpitë e bukura, rrugët e ndriçuara dhe të bukura, të cilat e lidhin

Binçën, me pjesët e saja Razorën (e cila është e pasur me një “jazë”

dhe fusha të ngritura, livadhe), pastaj lagjen Shushkët (me një

grykë të mrekullueshme fushore përmes cilës kalon lumi Moravë)

dhe fshatin Kabash. Këto të gjitha lidhen me qytetin komunal, pra

Vitinë që është larg Binçës 1.5 km. Ky fshat i bukur, është i banuar

me popullatë me shekuj dhe ka një histori të lashtë Iliro-romake,

mirëpo jo mjaftë të gjurmuar dhe zbardhur. Popullata është

shqiptare dhe katolike, përpos Shushkëve, një lagje me shqiptarë

myslimanë, me të cilët gjithnjë jetojmë vëllazërisht dhe

bashkërisht. Në Binçë ka edhe disa familje serbe, me përkatësi

fetare ortodokse, po ashtu të integruara deri diku në bashkësinë

tonë.

33

Binça /2010/

Rreth emërtimit të fshatit, ekzistojnë disa interpretime, zbërthime

historike dhe etimologjike. Disa thonë se fjala Binçë rrjedh nga

fjala BIS apo Binekses (=Bineç ), sipas dy lumenjve që bashkohen

pikërisht në fshat dhe që e karakterizojnë këtë vendbanim. Kurse

disa interpretime tjera pohojnë se emërtimi Binçë rrjedhë prej

qytetit të lashtë romako-ilir ARRIBANTIUM, që sipas tyre, është

Binça e sotme, saktësisht vendi ku në rrafshin e kodrinës mbi

rrënojat e kalasë së vjetër të fshatit.

34

Lumi “Morava e Binçës” i cili kalon përmes fshatit

Këtë vështrim dhe interpretim, i cili duket të jetë mjaftë i saktë dhe

i besueshëm, e vërteton edhe kjo kalaja e lashtë dhe e moçme, e

cila gjendet në afërsi dhe është e ngjitur me fshat, në të cilën

gjinden shumë gropa, zgafellja, korridore nëntokësore për nxjerrjen

e xeheve dhe mineraleve. Ndërkaq, përveç tjerash, në favor të këtij

argumenti shkojnë dhe dëshmojnë edhe vet themelet e gurëve deri

vonë të pashëm. Këta gurë sot dihen edhe nga të dhënat gojore, të

cilat thonë se i tërë fshati i sotëm është ndërtua nga ata gurë të

gdhendur, të cilët janë nxjerrë e bartë nga kalaja, apo “rrafshi i

kalasë” që atëherë ishte dhe sot ende quhet “Çarshia”. Disa pjesë

lartë, tregojnë se atje në kohërat e lashta ishte një vendbanim i

bukur, e që gjatë historisë ai qytet e lëshua (për shkaqe ende të

panjohura) disa qindra metra më poshtë në rrafsh e buzë lumit nga

u krijua vendbanimi i ri, pra fshati i sotëm Binça. Mirëpo, në

traditën gojore ende ruhen emërtimet e rrugëve dhe rrugicave lart

mbi kalë apo “rrafshin e kalasë” siç janë: “çarshia”, “rruga e Petrit”

(”petrov put” “koshtane”, (koshtanzë), “poslonishtë” punishte ,

“bunari i Lazërit” etj..). Mbi “rrafshinën e kalasë” ku deri vonë

ruheshin edhe shiheshin themele të shtëpive, ndërtimeve dhe

kullave tjera, sot ende gjendet si gjurmë edhe një kishës (kapelë e

vogël), të cilën në kohërat e reja, e meremetuan dhe

35

uzurpuan,adaptuan së bashku me tokë e pyll serbët lokal. Kjo sot

është pronë e Kishës ortodokse. Mirëpo, që nga kohërat më të

lashta dhe tradicionalisht besimtarët e fshatit, ata të besimit katolikë

shqiptarë, ende shtegtojnë atje ku paraqesin lutjet e tyre…sidomos

është në traditë të shtegtohet atje për festën e “Sv. Petka” apo si e

njohin ne, Shën Prenës së cilës edhe i është e kushtuar kjo kapelë.

Por, fatkeqësisht, me përkeqësimin e situatës politike, edhe kjo

traditë e lashtë popullore u la pak anash nga banorët e fshatit. Kjo

kapelë, sipas gjitha gjasave është e ndërtuar tradicionalisht mbi

themele të ndonjë kishe të lashtë shqiptaro-katolike. (Flitet se në

këtë hapësirë ka pasur Kishë qysh nga shekulli i pestë).

Po ashtu edhe një pjesë e Binçës së sotme quhet “BARICË”,

toponim ky që ka lidhshmëri me emërtimin e vjetër. Mirëpo, edhe

gjetjet e para disa viteve të gypave të ujësjellësve ( që sipas gjitha

gjasave datojnë nga kohërat iliro-romake), nga një fshatar,

dëshmojnë dhe flasin mbi lashtësinë e këtij fshati. Sidoqoftë, është

koha që historianët dhe arkeologët tanë të punojnë dhe të zbardhin

më tepër historinë e fshatit më të lashtë në këto anë dhe me këtë të

dëshmohet edhe shkencërisht lashtësia e këtij vendbanimi me

rrethinë.

Binça si fshatë përmendet edhe në relacionin e Imzot Pjetër

Mazrekut mbi Martirët e Karadakut, ku ndër të tjera ai përmend

edhe Binçën si filiale e Letnicës. Por, gjatë këtyre 70 viteve,

famullia ka përjetuar një lulëzim dhe përparim të jashtëzakonshëm,

në çdo kuptim dhe drejtim. Kjo famulli përpos Binçës përfshinë

edhe Kabashin dhe Vitinë. Në Kabash përbërja etnike dhe fetare

është kjo: shqiptarë katolikë dhe shqiptarë myslimanë, dikur kishte

edhe disa familje serbe, të cilat pas luftës së vitit 1999 janë

shpërngulur gjetiu. Këto tri njësi kanë këtë numër të besimtarëve

katolik të pranishëm; Binça 350; Kabashi 850 dhe Vitia 120, pra

gjithsej 1310. Përkohësisht në botën e jashtme janë afër 1000

besimtarë. Këtë famulli e ka themeluar ipeshkvi dr. Smiljan Franjo

Çekada (1940-1967), ipeshkvi i atëhershëm i Shkupit në vitin 1946,

pikërisht në 100 vjetorin e flijimit të Martirëve të Karadakut (1846-

1848), të njohur si martirët e Stubllës, Binçës, Vërnakollës dhe

Terziajve.

36

Kisha dhe famullia

Kisha e kësaj famullie është filluar të ndërtohet në vitin 1968.

Mirëpo, edhe më parë ekzistonte një Kishë-shtëpi ku mbahej mesha

dhe kryheshin ceremonitë tjera fetare. Kjo kishë që tanimë është, si

e tillë është ndërtuar dhe hapur për Krishtlindjen e vitit 1972. Dhe

sipas të dhënave arkivore të famullisë, vitin 1974 në famulli kemi

1.200 besimtarë nga të cilët tashmë 85 ishin në mërgim me punë të

përkohshme. Kisha i është e kushtuar Shën Ndout. Famullitar i saj

është don Albert Demaj i lindur vitin 1969 në Stubëll të Epërme.

Kisha famullitare “Shna Ndout”- Binçë/në të majt shtëpia famullitare, në të

djathtë kuvendi i motrave “Shën Pali” i “Bijave të dashurisë Hyjnore”-2010/

Këtu shërbejnë edhe motrat e Kongregatës BDH, “Bijat e

Dashurisë Hyjnore”. Shtëpinë e parë të kësaj Kongregate e ka

hapur M. Otilia Kramer, e ndjerë. Famullia e Binçës është

themeluar në vitin 1946 dhe famullitar i saj i parë ka qenë

Don Dedë Ramaj(1946-1960) më pas famullitar ishin sa vijon:

37

Don Luka CIRIMOTIĆ (1960-1967)

Don Vjekoslav IVANOVIĆ (1967-1970)

Don Nikola DUČKIĆ (1970-1974)

Don Pjetër BERISHA (1974-1975)

Don Ndue GJERGJI (1975-1993)

Don Lush GJERGJI (1993-2007)

Don Albert DEMAJ /2007-

Assesi nuk duhet harruar këtu edhe kontributin e madh të

kapelanve, ndihmës famullitarëve, meshtarëve, siç ishin Pater

Ambroz Ukaj, Don Tomë Pjetri, Don Mikel Sopi, e në veçanti

kontributin e madh të Don Marjan Demaj dhe teologut z. Marjan

Sebaj-Sopi në pastoral dhe aktivitetet kulturore, sportive, etj etj.

Famullitari i famullisë Binçës don Albert Demaj dhe motrat “Bijat e

dashurisë Hyjnore”, nga e majta; m.Milania Cvrtak

/ambulancë/,m.Miroljuba/Jellë/Angjeliq/ambulancë/, m.Aleksandra Uka,

m.Sidonia/Dile/Zefi /Kuzhiniere/ dhe m. Visarta Lazëri /katehete/ mungon

në foto m.Monika Kolbuçaj/katehete/-Binçë’2010

38

a/ Jeta shoqërore;

Edhe në këtë famulli, ashtu sikurse në gjithë Kosovën papunësia

është një ndër prioritetet e kohës dhe një sfidë e madhe. Menjëherë

pas luftës së fundit në Kosovë, me ndihmën e UNDPS, nëpërmjet

CDF është rregulluar kanalizimi për fshatin Binçë, ndërsa

ujësjellësi për fshatin Binçë, Kabash dhe lagjen Shushk. Në këtë

projekt madhor kanë marrë pjesë edhe popullata me 5 % e shumës

totale. Organizata tjera që kanë vepruar ose veprojnë ende në

famulli janë; CRIS, IPSIA, USAID, SHHB “Nëna Terezë”, Caritasi

i famullisë etj…

Si çdo kund në Kosovë, edhe në këtë fshat, problem evident

paraqitet papunësia dhe në mungesë të hapjes së vendeve të reja të

punës, popullata gjithnjë e më shumë vendosë ta lëshoi e braktisë

vendin, në kërkim të një jete më të mirë. Zakonisht të rinjtë

kërkojnë kafshatën e bukës në vendet perëndimore ku edhe kanë

shumë familjar të tyre. Kohëve të fundit, vërehet dukshëm nga ta të

rinj që jetojnë në famulli, një interesimi i madh i tyre për një

arsimim superior, thuajse çdo i ri dhe e re, pas përfundimit të

shkollës mesme vazhdon edhe studimet e larta.

b/ Arsimi;

Në Binçë është shkolla katërklasëshe dhe njëherësh është shkolla e

parë multietnike. Në Kabash është shkolla tetëklasëshe. Kurse, ata

që dëshirojnë t‟i ndjekin mësimet e shkollës së mesme, shkojnë në

Viti.

c/ Aktivitetet;

Ndër aktivitete që duhet veçuar në famulli janë ato të cilat i zbaton

Caritasi i famullisë, pastaj; Shoqata rinore “Imzot Mark Sopi” etj.

Aktivitetet e Caritasit të famullisë para, gjatë dhe pas luftës janë

përqendruar kryesisht në shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe

joushqimore, të cilat realisht në kohën e fundit janë reduktuar me të

39

madhe. Vlen të ceket fakti se përmes Caritasit janë rindërtuar 25

shtëpi si dhe janë meremetuar 13 shtëpi, për familjet e dëmtuar nga

lufta dhe të varfëria, dhe njëkohësisht janë ndihmuar dhe

ndihmohen 48 fëmijë bonjak si pasoj e luftës.

Si Caritasi, ashtu edhe shoqëria rinore “Imzot Mark Sopi” në krye

me famullitarin Don Albert Demaj, tani kanë plotësuar strategjitë e

tyre të punës. Organizohen takime të ndryshme të rinisë, fëmijëve,

prindërve, si dhe piknike e shëtitje të ndryshme, me rastin e

pushimeve verore kur edhe gjendet diaspora në vendlindje,a

aktivitete këto që i japin fshatit një gjallëri të kndëshme dhe janë

për t‟u admiruar. Në këto raste, rinia organizon aktivitete të

ndryshme kulturore-fetaro-kombëtare, ashtu sikurse edhe për

Krishtlindje, Pashkë etj…Pastaj, në famulli ekzistojnë edhe dy kore

kishtare cilat udhëhiqen nga motrat e famullisë. Në famulli ekziston

kori i të rinjve “Shën Çiçilia” dhe i të rriturve me mbi 40 anëtarë.

Po ashtu është edhe kori kishtar i fëmijëve me mbi 45 anëtarë.

Rinia është shumë aktive në çdo veprimtari. Periodikisht shoqata

rinore nxjerr edhe buletinin apo fletushkën e famullisë “Shna

Ndou”, e cila është e pasur me tema të përshpirtshme, por edhe me

kronikë nga veprimtaria e famullisë, e aktivitet e ndryshme, etj…

d/ Ambullanca;

Ndër aktivitetet më të rëndësishme të kësaj famullie, përgjatë gjitha

kohërave, ishte dhe është trajtimi shëndetësor që ofron ambulanca.

Kjo ambulancë, ka një traditë veprimtarie mbi katërdhjetë vjeçare

dhe ju ka dal në ndihmë të gjithëve, pa kurrfarë dallimi. Nëpërmjet

kësaj ambulance, janë trajtuar dhe kërkojnë ndihmë pacient e të

gjitha zonave malore, edhe aty ku nuk ka pasur mundësi të

depërtohet. Është e rëndësishme të theksohet se në këtë ambulancë,

vijnë për vizita mjekësore dhe kërkojnë ndihmë nga të gjitha viset e

Kosovës.: nga Gjilani, Prishtina, Lipjani, Ferizaj, Prizreni,

Dardana…Kështu që, kjo ambulancë ka luajtur dhe luan rolin tipik

baritor, përmes kësaj depërtohet dhe njihen të varfëritë. Dhe e

gjithë kjo, realizohet nëpërmjet motrave BDH/Bijat e dashurisë

Hyjnore/, por mbi të gjitha, duhet u bazuar te besimi i madh i

njerëzve që kanë për motrat e nderit. Në vitet e 90 kur u helmuan

fëmijët nëpër shkolla, në këtë ambulancë u trajtuan për mjekim me

qindra e mijëra persona, nga të gjitha viset e Kosovës.

40

d/ Objektet fetare dhe rëndësia e tyre;

Përveç pozitës dhe bukurive të saj natyrore të mrekullueshme dhe

magjepse, Binça ka edhe objektet e saja fetare mahnitëse dhe të një

rëndësie të veçantë. Në qytetin e Vitisë, është Kisha kushtuar

“Zemrës Krishtit”, objekti i cili ka formën e një Anije dhe qendrën

pastorale.

Kisha “Zemrës Krishtit”dhe Qendra pastorale – Viti /2010/

41

Vitia /qendra e qytetit-2010/

Në Kabash, gjithashtu është Kisha kushtuar Shën Nikollës, si dhe

shtëpia famullitare, e cila shfrytëzohet edhe për aktivitete tjera, si

mësim feje etj…Por, këtu vlen të përmendim objektin fetar, Kishën

në famulli, e cila ndodhet në qendër të fshatit Binçë, e që ka luajtur

dhe luan një rol të rëndësishëm jo vetëm fetaro-shpirtëror por edhe

kulturoro-kombëtar. Me siguri, pikërisht se për shkak të këtij

objekti të rëndësishëm, Binça të jetë, një ndër fshatrat më të

vizituar në Kosovë, nga vetë shqiptarët e të gjitha trojeve, mirëpo

edhe nga miq të ndryshëm ndërkombëtar.

42

Kisha “Shën Kolli-t”- Kabash/2010/

Në qendër të fshatit, pranë shtëpisë famullitare dhe kuvendit të

motrave “Bijat e Dashurisë Hyjnore” është ndërtuar me mur guri të

latuar një kishë me një kambanarë të lartë. Porsa hyn në oborrin e

kishës, ndjen se ndodhesh në një objekt serioz kulti. Struktura e

kishës ka formën e një trekëndëshi, me simetrinë

e kryqëzimit të dy kryqeve. Sapo ndodhesh brenda në kishë, e sheh

veten të rrethuar nga një mori shenjtorësh, të cilët janë pikturuar në

faqet e mureve të saj. Të gjithë shenjtorët, përfshirë edhe Jezu

Krishtin, janë veshur me kostume kombëtare shqiptare, nga të

gjithë krahinat e kombit tonë. Ndërsa në kupolën e brendshme të

kishës, është pikturuar një diell i madh i rrethuar nga tetë engjëj,

me fytyrat e dëshmorëve të Kosovës, përfshirë Elfete Humollin, të

cilës i është vendosur gërsheti tipik i vajzave shqiptare. Kur hedh

sytë rreth e rrotull brendësisë së kishës, njeriut i duket vetja sikur

ndodhet në muzeun e historisë sonë kombëtare. Menjëherë vizitori

dallon figurën e Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Abdyl e

Sami Frashërit, Gjergj Fishtës, At Gjeçovit e deri të Nënës Terezë.

Të gjitha pikturat murale, zënë një sipërfaqe prej 650 metër katror,

43

ku janë pikturuar 520 figura të ndryshme, shumica e të cilave janë

portrete të personazheve të historisë së kombit tonë. Kisha është

pikturuar në vitin 1989 - 1991, me kërkesën dhe nismën e

drejtuesve të kishës katolike të Kosovës dhe nën përkujdesjen e

famullitarit të atëhershëm Don Ndue Gjergjit. Piktura gjigante

është ideuar dhe realizuar nga piktori preshevar Demir Behluli dhe

ndihmësi i tij Zeqira Rexhepi, tani me banim në Kanada. Në këtë

periudhë, ndodhën zhvillime të shumta negative për popullsinë

shqiptare në Kosovë. Hiqet autonomia e saj, mbyllen shkollat

shqip, pushohen nga puna punëtorët sektorin shtetëror mbi 100

mijë shqiptarë, mbyllet RTP dhe një pjesë e shtypit shqiptar. Duke

shfrytëzuar mos pajisjen deri atëherë të kishës së Binqës, me

pikturat dhe ikonat e mjaftueshme, marrin vendim që duke

shfrytëzuar Biblën, ta pikturojnë kishën, me piktura, të cikat do të

ndikonin në popull për të rritur ndjenjën e qëndresës. Këto piktura,

qysh në shikimin e parë të ngjallin dashurinë për lirinë dhe urrejtjen

ndaj së keqes. Kompozimi i tyre, gjashtë tablo, të krijojnë

përshtypjen sikur je ndalur para një tragjedie reale, pasi është

zhveshur nga mistifikimet. Duke pasqyruar një histori të kaluar,

artisti vinte në pah idenë për një të ardhme të afërt, e cila do të

ndodhte në Kosovës. Artisti i jep gojë qëndresës së Karadakut. Ai

nuk e pasqyron atë thjesht, sikur të ishte fotografi ose sikundër janë

pikturat e këtij lloji, por i jep asaj një pasqyrim të atillë që

projekton modelin e qëndresës. Duket sikur priftërinjtë e kishës dhe

piktorët parandiejnë kohëra të këqija. Duket sikur kisha e Binçës

po kompensonte moszhvillimin e historisë, pasi shkollat në atë

kohë u mbyllën. Duke u ballafaquar me fakte historike të ngritura

në art, njerëzit të cilët e vizitojnë kishën, binden se duhet kujdes

pasi historia mund të përsëritet Ngjarjet që pasqyrojnë pikturat,

janë ndodhi të para 162 viteve. Ndërsa përmasat e kësaj historie, të

lavdishme dhe tragjike fill pas 150 vjetësh do të përsëriten dhe atë

në përmasa të jashtëzakonshme. Ajo që bën sa mistike dhe reale

këtë ngjashmëri, është realizimi i saj në një kishë shqiptare, në prag

të një gjenocidi gjigand. Me të drejtë, mund të mendosh se autorët e

këtij kompozimi duhet të kenë pasur frymëzime nga Zoti. Me këto

piktura të përmasave gjigante, me 520 portrete të ndryshme, kisha e

Binçës injoronte haptazi kishat e politizuara. Piktori, predikimin e

parë të Krishtit sipas Biblës, nuk e paraqet në malin Sion, por në

malin e Karadakut. Në këto tablo, piktori Demir Behluli ka

44

përmbledhur të gjitha dramat e popullit martirë të Kosovës e të

trevave të tjera shqiptare, duke e shndërruar historinë tonë në

legjendë. Vetëm kështu ajo bëhet e vlefshme të qëndroi pranë

Krishtit, duke renditur në të njëjtën faqe muri. Kjo pikturë është

përgjithësimi i historisë shqiptare, të cilën e sheh kushdo qoftë edhe

vetëm nga kostumografia e shenjtorëve të paraqitur, nepërmjet

atyre pikturave murale. Qëllimisht, piktori nuk ka shkruar asnjë

datë historike në të gjitha pikturat e paraqitura, me të vetmin

shpjegim, që t'i thotë vizitorit se secili pushtues që ka ardhur në

këto troje, e ka nisur dhe e ka mbaruar luftën me gjenocide. Me sa

duket, çdo pushtues nuk njeh fitoren po nuk bëri gjenocid. Mund të

thotë dikush se kisha e Binçës është bërë e njohur në Kosovë në

sajë të pikturave, pasi kisha ka ndërruar drejtim, është shndërruar

në shkollë. Por Dr. Dom Lush Gjergji, psikolog dhe teolog, e

kundërshton këtë kur thotë: "Elementet kombëtare dhe ata fetare,

janë dy elemente sikundër dy këmbët e njeriut. Po nuk ekzistoi

njëra këmbë njeriu rrëzohet, ose organizmi nuk është plotësisht në

funksionin e vet. Edhe feja nuk mund të ekzistojë në asnjë vend pa

patur elementin kombëtar dhe se edhe elementi kombëtar nuk mund

të ekzistojë ose do të vijë duke u shuar po i mungoi ushqimi

shpirtëror. Është Zoti ai që ka dashur të ekzistojë mbi këto dyja.

Edhe kisha shqiptare nuk ka mundësi të ekzistojë jashtë interesave

të popullit të saj. Fati i popullit është edhe fati i kishës. Po u

shkëpute nga populli u shkëpute nga Zoti. Ne, me këtë vepër të

madhe artistike i jemi kthyer vetvetes. Çdo person dhe popull

respekton vetveten preferon më mirë izolimin sesa të kërkojë

mëshirë te armiku i tij". Kjo është ndoshta një fillesë dhe një

shembull i mirë për të katër fetë kryesore të popullit tonë për t'i

përdorur objektet e kultit të tyre edhe për të bërë edukimin

atdhetar sikundër bëjnë edhe popujt e tjerë”.

e/ Aty këtu mbi martirët e Karadakut 1846-1848;

(162 vjetori i kthimit të martirëve të Stubllës, Binçës, Tezijajve dhe

Vërnakollës!)

Në vitet 1846-1848, u zhvillua drama më e madhe në historinë e

lavdishme të popullit Shqiptar të Karadakut, për mbrojtjen e Fesë

dhe Atdheut, nga Perandoria Turko-otomane. Aktorët e kësaj

45

drame të madhe ishin 24 familjet e fshatrave: Stubëll, Binçë,

Terzijaj, Vërnakollë.

Ata duhet të zgjidhnin e të përcaktohen: Të jenë me Krishtin apo

kundër Krishtit, ta ruajnë Kombin Arbëror apo të bëhen Turq.

Sprova ishte tejet e rënd. Rreziqet dhe kërcënimet ishin shumë të

mëdha, të përmasave tragjike. Mirëpo, krerët e këtyre fshatrave u

mblodhën në një odë ku plotë tri ditë radhazi biseduan, vendosën

dhe në fund shkuan në Letnicë dhe u përbetuan para Zonjës së

Cërnagorës,:

“ME VDEKUR TË GJITHË PO, A ME TRADHTUE KRISHTIN JO!”

Atëherë të gjithë së bashku në një Fe, Shpresë e Dashuri shkuan te

Maliq Beu në Gjilan, ku botërisht e treguan identitetin e tyre Fetar

dhe Kombëtar. Ky i frikësuar se e gjithë Shqipëria do të kthehet në

Fenë e të parëve, i mori, i lidhi në pranga të madh e të vogël, burra

e gra, pleq e të ri, të cilët i gjykoi dhe dënoj me internim në

Anadoll.

Rruga e kryqes, për martirët tanë ishte e gjatë dhe shumë e

mundimshme prej Gjilanit, Prishtinë, Shkup, Selanik për të

përfunduar në Muhaliq të Turqisë. Vuajtjet e tyre në trup dhe në

shpirt, ishin shumë të mëdha, por shumë më e fortë dhe më e

madhe ishte Feja, Shpresa dhe Dashuria ndaj të lumit Jezu Krisht,

që i mbante ata të fuqishëm kundër represalieve të shumta! Pësuan

shumë, katër fshatra pothuajse mbetën shkret, mirëpo, me ndihmën

dhe përkrahjen e Jezu Krisht dhe Zojës së Cërnagorës, pas dy

vitesh, ata triumfalisht u kthyen të pathyeshëm në vatrat e tyre

shekullore. Kjo është një histori dhe një mësim i madh për ne, që

edhe ne ta ndjekim këtë rrugë të të lumit Jezu Krisht, mirëpo, mos e

dhashtë Zoti, që në atë mënyrë ne ta dëshmojmë Fenë dhe Kombin

tonë.

46

Pikturë murale në Kishën e “Shna Ndout”-Binçë /Kthimi i martirve tanë

1846-48 në trojet tona shumëshekullore/

Ata, akoma janë gjallë në zemrat, ndjenjat, ndërsa nëpër damarët

tanë rrjedhë gjaku i tyre. Vuajtjet dhe pësimet e tyre, nuk shkuan

kot dhe këtë më së miri sot e dëshmojnë edhe sa e sa thirrje shenjte

nga këto troje, ku kemi më se 30 meshtar, më tepër se 40 motra

nderi, mbi 6. 000 besimtar e të gjithë pasardhës të drejtpërdrejtë të

martirëve tanë. Nga kjo mund lirisht të themi:

“GJAKU I MARTIRËVE ËSHTË FARA E TË KRISHTERËVE”.

47

f/ Binça, burim i pashtershëm dashurie dhe e

hapur për të gjithë

Vet gjaku i martirëve të këtij fshati, është vetëdijesimi dhe

ndërgjegje e këtij populli, se si duhet punuar, flijuar për të mira të

përbashkëta, për paqe, mirësi e dashuri ndaj të tjerëve. Binça, më

parë, një fshat i varfër me një familje të gjerë SOPI, që nga kohërat

e hershme shkaku i pozitës së saj gjeografike dhe tokës së

pëlleshme merrej me bujqësi, blegtori dhe disa veprimtari tjera.

Këtu vlen të përmendim se diku kah i shekullit XVIII (ndoshta

edhe më herët) kur në shumë pjesë, apo tërë Kosovën mungonte

ushqimi, atëherë Binça shkaku i pozitës së mirë gjeografike,

burimeve të shumta të ujit dhe urtësisë së banorëve të saj, u hapën

mullinj uji për bluarje të drithërave (mini fabrika për fitim mielli).

Mulliri i familjes Gegaj-Zefi

48

Ndërkaq, sipas të dhënave gojore, kah fillimi i shekullit XIX në

Binçë ka lulëzuar kjo veprimtari e ekonomisë së vogël, ku buzë

lumit Moravë u ndërtuan dhe punonin disa mullinj, ku sillnin për të

bluar, gjithë drithërat e fituara në fushat e anamoravës e më gjerë.

Kjo veprimtari i sillte të mira materiale këtij fshati. Në këtë

veprimtari, ishin të përfshirë thuajse të gjitha familjet e fshatit të

cilët bashkëpunonin dhe jetonin në një harmoni vërtetë vëllazërorefamiljare.

Punët, cilat i bënin në mullinj, familjet i kishin ndarë në

mënyrë transparente mes veti. Sipas kësaj, si shembull përmendet

mënyra se si organizohej puna, ku dy ditë e ruante e punonte në

mulli një familje, pastaj dy ditë tjera, tjetra familje e kështu me

radhë. Kjo ndihmonte që të ketë diç për të gjithë. Përveç kësaj

veprimtaria, këta banorë të vyeshëm e të urtë, në këtë kohë në

Binçë kishin edhe një punëtori (lloj mulliri), të cilin e quanin

“Valavica”

Mulliri i familjes Mëhill/Lenc/Sopi

që tregonte lëvizjen, apo rrahjen e lëndës së parë të leshit delmeve

me çekan të mëdhenj nga druri, të cilët shtypnin-rrahin, ndërkohë

që në anën tjetër valët e ujit pastronin materialin, që përdorej pastaj

49

për përpunimin e tekstilit, përkatësisht tepihëve, veshjeve

kombëtare për tërë rajonin… Përpos këtyre veprimtarive, në fshat

kishte dhe një furrë, shenjat e së cilës i shihnin deri vonë aty afër

urës së kuqe, mu në rrënjët e bregut në hyrje të Binçës nga ana e

Shushkëve, varrezave ku gjinden sot, për shkrirjen e gurëve.

Mulliri/ i vetmi aktiv/ i familjeve Tade Sopi, Gjon Sopi dhe familjes

Sebaj-Simoni Sopi

50

Mbrendia e mullirit

Në të vërtetë, kjo zonë njihet me këtë lloj materie nga të cilët

fitonin gëlqeren, prej së cilës furnizoheshin banorët e këtyre

anëve…Është interesant se në mesin e shekullit XX mbi Binçë diku

3 km larg fshatit, në vendin e quajtur “reka e madhe”, më vonë e

sot “te centrala” kishim të ndërtuar një hidrocentral të vogël, prej

nga fitohej rryma elektrike për furnizim të fshatit dhe disa fshatra

për rreth, kuptohet me kapacitet të vogël të KW. Shtëpia, apo

Hidrocentrali ekzistonte deri vitin 1998, me pajisje të lëna pasdore

e të shkatërruara me kohë. Këtë shtëpi e bombardoi NATO-ja, si

shkaku i caqeve e tankeve serbe, të cilat ishin stacionuar përreth.

Sot, mullinj të cilët duhet të jenë nën mbrojtje si trashëgimi

kulturore, janë lënë në harresë dhe shkatërrim, ndërkohë që vetëm

një vazhdon të jetë ende aktiv, në mesin e fshatit (pjesën e anës së

quajtur Razore e të tjerë po i hanë harresa e kohës).

51

Mullinjët dhe “valavica” për përpunimin e qilimave, pëlhurave etj...

Dhe e tërë kjo ekonomi e fshatit u shkatërrua me ardhjen e

komunizmit, gjatë dekadave të shekulli XX. Si rezultat i kësaj dhe

shkak i vështirësive për mbijetesë filloi mërgimi, shpërngulja e

ngadalshme dhe e vazhdueshme e popullsisë.

Mirësinë, zemërgjerësinë dhe dashurinë ndaj vëllait njeri, Binça e

tregoi gjatë gjithë kohës dhe historisë së saj, kështu viteve të 70 me

të madhe pranoi banorë nga fshatrat për rreth si Stubëll,

Vërnakollë, Terziaj… që shpërnguleshin me të madhe e

vendoseshin në Binçë, për shkak të kushteve më të mira jetësore,

por edhe shkaku i ruajtjes së fesë e besimit kristian-katolik. Tashmë

ka shumë familje të ardhura aty, të cilat u janë adaptuar kushteve

dhe rrethanave të reja. Që nga edukimi i të parëve, banorët e këtij

fshati ishin dhe janë të përshpirtshëm e kombëtar. Një rol të madh

në këtë drejtim, natyrisht se luajtën meshtarët dhe motrat e nderit

gjatë historisë, kështu që këtë rrugë dashurie që nga kohërat më të

lashta, ndjekin edhe bijtë dhe bijat e familjes Sopi, të cilat dhanë

shumë meshtar e motra nderi që shërbejnë anë a mbarë Kosovës

dhe në diasporë. Meshtar i parë nga ky fshat ishte biri i kësaj

famullie, i persekutuar në Anadolli me prindër, atëherë ishte ende

52

fëmijë, Don Mark Sopi (1838-1888) si dhe disa motra nderi nga

familja Sopi, të cilat shërbyen dhe shkrinë jetën e tyre në shërbim

të Zotit dhe vëllait e motrës njeri, anë e mbarë botës së atëhershme.

Ato ishin rregulltare të motrave të Shën Viçencit, ato ishin;

m. Julianë Sopi, lindur me 15. 06. 1866, në Binçë nga i ati Ndue

dhe Katarinë Sopi, lind. Rexhepit. Kushtet i dha me 25. 12. 1885.

Vdiq me 17. 08. 1891. mesiguri në Turqi.

m. Suzanë Sopi, lindur me 19. IV. 1868. në Binçë nga i ati Zef

Sopi dhe nëna Stojë e lindur Dekes. Kushtet i pati me; 25. 12.

1885. Për në Francë udhëtoi vitin 1939.

m. Dominikë Sopi, lindur me; 25. III. 1864. në Binçë nga i ati

Ndue dhe Katarinë Sopi, lind. Rexhepit. Kushtet i pati me; 3. 10.

1887. Vdiç në Konstantinopojë dmth. Stambolin e sotshëm, në

Turqi me 15 .07. 1890.

m. Agatë Sopi, lindur me; 8. 04. 1875 në Binçë nga i ati Zef dhe

Stojë Sopi, l. Dekes. Kushtet për rregullatri i pati me; 15. 01. 1898.

Vdiq në Kokush me 4. 11. 1924.

m. Elizabetë Sopi, lindur vitin 1878 në Binçë nga i ati Ndue dhe

Katarinë Sopi, lind.Rexhepi. Kushtet i pati me; 25. V. 1898. Vdiq

me 3. IV. 1967 me siguri në Turqi.

m. Elizabetë Sopi, lindur me; 24. IV. 1878. në Binçë nga i ati Zef

dhe Stojë, l.Dekes.Kushtet i pati me 29. IV.1901. Vdiç me; 23. IV

1940. në Izmir.

m. Martë/Magdalenë/Sopi, lindur me; 8. II. 1888. në Binçë nga i

ati Zef dhe Katarinë, l.Rexhepit. Është pagëzuar me; 11.II po këtë

vit të lindjës. Kungimin e parë e mori vitin 1898. Kushtet i pati

me; 13. IV. 1909. Veproi vitin 1910 në Konstatinopojë (Stambol),

me 1915 në Bebek, me 1920 në Syri, me 1928 në Smirnë, prapë

vitin 1941 në Bebek kurse vitin 1941 u pensionua. Vdiq në shkurt

të vitit 1969 me siguri në Turqi.

Fatkeqësisht, deri më tani, fati i këtyre motrave të nderit, pra jeta

dhe veprimtaria e tyre është shumë pak apo aspak e zbardhur.

53

g/ Thirrejt meshtarake dhe rregulltare;

Kjo bashkësi famullitare ka dhënë shumë thirrje meshtarake dhe

rregulltare. Rrugën e dashurisë dhe flijimit për të mirë të vëllait dhe

motrës njeri, e ndjekën edhe shumë të tjerë, si i ndjeri ipeshkvi

Imzot Mark Sopi ipeshkëv (1938-2006), Don Damjan Kurti, i cili

shërben në Durrës, Don Franë Sopi(Pejë), Don Viktor Sopi

(Ferizaj dhe drejtor i Caritasit kombëtar të Kosovës), Don Lenc

Sopi (Klinë), don Lush Sopi (Novosellë), Dr.don Mikel Sopi

(misionar në CH), Don Marjan Marku (Velezhë), Don Tomë Pjetri

(Mali Zi), Don Igzidor Llukiqi (Selezian, Prishtinë), Don Herbert

Berisha (Stubëll) Atë Shtjefen Dodes, jezuit. Po ashtu, nga kjo

famulli kanë fituar thirrjen shenjte edhe më se 25 murgesha, prej të

cilave 10 janë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”, 3 françeskane, 3 të

Shën Filip Nerit, 2 të Shën Vinçencit dhe 2 baziliane, të cilat

shërbejnë nëpër të gjitha viset shqiptare dhe në shumë shtete tjera

evropiane. Madje edhe jashtë kontinentit, si në Amerikë e gjetiu.

Në Binçë, famullitar i tanishëm është Don Albert Demaj, kurse për

ndihmës e ka meshtarin Don Kolë Zefi, i cili njëkohësisht

përkujdeset edhe për besimtarët e Peshterit (famullia e Prishtinës),

kurse në kuvendin e motrave BDH “Shën Pali” në Binçë shërbejnë

6 motra nderi.

Mirëpo, ajo që brengosë famullinë e Binçës, është plaga të cilën e

kemi përmendur disa herë më lartë, pra shpërngulja, migrimi i

madh i popullsisë në shtetet tjera perëndimore, gjatë decenieve e

sidomos viteve të fundit. E gjithë kjo ndodh për shkak të kushteve

dhe rrethanave socialo-ekonomike. Famullia e Binçës (Kabsh-Viti)

ka një mërgatë anë e mbarë Europën si Zvicër, Gjermani, Itali,

Kroaci, pastaj në shtetet skandinave, në Suedi, Danimarkë e

Finlandë, Francë, Austri, Slloveni…Madje ka edhe në kontinentet

e tjera, në Amerikë e gjetiu…Është kjo plagë, të cilën mundohem

disi ta përballojmë e shërojmë, duke mbajtur lidhje e kontakte sado

të mundimshme mes diasporës dhe vendlindjes, përkatësisht

famullisë.

54

Formimi i Këshillit të Diasporës

Më 22 korrik 2008, në lokalet e Kishës famullitare në Binçë, me

iniciativën e famullitarit tonë Don Albertit, në të cilin takim ishin të

pranishëm edhe Këshilli i Kishës, u mbajt një takim me

bashkatdhetarët tanë. Ky takim, ashtu siç u theksua nga shumica e

të pranishme, ishte i pari i këtij karakteri në këtë famulli, në të cilin

morën pjesë mbi 40 persona.

Pasi përshëndeti të pranishmit, prezantoi aktivitet e famullisë, ai

kërkoj që bashkatdhetarët e shumtë, ta ndjejë veten, ashtu siç duhet,

pra si në shtëpinë e tyre. Prandaj, duam që të jeni pjesë përbërëse e

famullisë sonë në jetën pastorale dhe gjithçka tjetër që bëhet këtutheksoi

Don Alberti. Ai ndër të tjera informoi se pranë Kishës,

përveç Këshillit të famullisë, është edhe Këshilli i të rinjve, me të

cilët është formuar Shoqata e të rinjve, që mbanë emrin e ipeshkvit

tonë të ndjerë Imzot Mark Sopi. Ai pastaj tha se është duke u

punuar që të hapet uebseitin e famullisë, si dhe të nxjerrët një

revistë – fletushkë e famullisë. Dëshira e vetme e jona është që të

angazhojmë të rinjtë dhe fëmijët e famullisë në punë intelektuale

dhe të kemi një lidhje më të ngushtë bashkëpunimi me ju besimtarë

të dashur që jetoni në diasporë, por që mendjen dhe zemrën e keni

këtu në Kosovë-shtoi Don Alberti. Për këtë arsye, me Këshillin e

Kishës këtu, e kemi pa të udhës të formojmë edhe Këshillin e

Kishës sonë për diasporë-vazhdoi ai. Me këtë rast, iu japim fjalën

që të shprehni mendimet dhe dëshirat tuaja: çka ne mund të bëjmë

për ju dhe për famullinë tonë Don Alberti pastaj prezantoj para të

pranishmeve idetë që kishte në agjendën e shpejt, siç ishte një

shëtitje me fëmijët që jetojnë jashtë dhe një festë për mërgimtarët.

Pasi që të gjithë u pajtuan me propozimin e famullitarit, me vota u

zgjodhën këta besimtarë – këshilltarë: Zvicër: Anton Zefi, Ali

Llukes dhe Bekim Zejnullahu. Për Hamburg: Gjon Tuniqi, për

Frankfurt; Albert Sedaj dhe Mynih; Afrim Azizi. Për Suedi; Sarë

Zefi.

Pas kësaj u vendosë që festa e mërgimtarëve të bëhet të premten e

fundit të korrikut.

55

Në gusht e patëm edhe një takim me besimtarët tanë nga Italia, me

të cilët u vendosë të formohet një këshillë i cili do të organizoi një

takim në Itali, me të gjithë besimtarët, në të cilin do të ftohet të

merr pjesë edhe famullitari.

Kështu, në tetor të vitit 2008 në sallën e Misionit në Turgau u bë

një takim me besimtarët tanë në Zvicër, ku këshilli i kishës u

zgjerua me anëtarë të rinj: Luz Sopi. Augustin Marku, Tomë Zefi,

Viktor Gjoni, Dol Zefi, Leonard Simani, Ivica Koliq.

Pastaj në Lecco (Itali) me 25. X. 2008 u organizua takimi me

besimtarët tanë. Me këtë rast u zgjodhën këta këshilltarë: David

Doda, Jakë Gashi, Rafaell Simani dhe Joakim Llukiqi.

Në këto takime, u vendosë që për familje në fond të famullisë të

paguhen 100 franga ose 60 euro.

Mërgimi dikur dhe sot

Mërgimi, është një dukuri, e cila e ka përcjell njerëzimin gjatë tërë

historisë dhe vazhdon deri në ditët tona. Mirëpo, tani me përmasa

biblike, të ekzodusit të më se dyqind milion njerëzve, pothuaj

gjithnjë në lëvizje, në kërkim të ndonjë vendstrehimi më të sigurt,

të punësimit, të përmirësimit të kushteve jetësore. Shkaktarë të

mërgimit janë faktorë të shumëfishtë, si: gjendja politike,

ekonomike, vërshimet, tërmetet, diktaturat, lufta, thatësia,

ndryshimet klimatike, sëmundjet e ndryshme…

Për ne shqiptarët, mërgimi është një varrë e kahershme dhe e ditëve

tona. Qysh në kohën e sundimit turko-otoman, ndodhi mërgimi i

arbëreshëve të Italisë, i arvanitëve në Greqi, i arnautëve në Turqi, i

arbanasëve në Kroaci e kudo gjetiu… dhe vazhdon deri më sot. Pas

asaj periudhe të zezë, kemi Kosovën, në të cilën diktatura serbe,

sidomos gjatë viteve 1981 1999-detyron mijëra shqiptarë të marrin

rrugën e mërgimit. Po ashtu, Shqipëria u ballafaqua keq me këtë

problem pas shthurjes së komunizmit dhe varfërisë së skajshme.

56

Të gjitha këto sfida dhe rreziqe, i kemi përballuar vëllazërisht dhe

bashkërisht, me duresë, qëndresë, strategji paqësore jodhunore, me

bashkëpunim, bamirësi dhe solidaritet të lartë, me ndjenjën e thellë

se jemi një si në të mira, ashtu edhe në të vështira. Mërgimtarët

tanë, tani gjenden në një gjendje mjaft të vështirë, ndoshta edhe më

të ndërlikuar se para apo pas Luftës së vitit 1999, sepse atëherë së

paku kishin arsye të jetonin dhe të punonin në botën e jashtme, të

kontribuonin në rezistencën tonë paqësore dhe luftarake, ta

ndihmonin njëri-tjetrin për të mbijetuar. Tani, kur fatbardhësisht

më nuk ka rreziqe jete, diktaturë, dhunë, sundim të huajve,

mërgimtarët tanë disi janë të tronditur dhe të hutuar, me dilema të

mëdha në mendje dhe në shpirt: çka të bëjnë tani Të kthehemi apo

të vazhdojmë të jetojmë dhe të punojmë në botën e jashtme Çka

do të ndodh në të ardhmen, me fëmijët tanë, me rininë tonë A do

të kthehen apo do të mbesin gjithnjë jashtë, të huaj, mërgimtarë

Disa prej tyre edhe do të ktheheshin, por fëmijët dhe rinia tashme

janë “përshtatur” kushteve të jetës dhe të punës në botën e jashtme.

Në anën tjetër, Kosova ende nuk ofron kushte të mira dhe të sigurta

për punësim, për investime.

Kjo gjendje shpirtërore, krijon një lloj ndarje të brendshme, krijon

mosbesim, dyshim, frikë, shqetësim, mërzi, deri diku edhe

depresion, mos të them dëshpërim, sepse shumica kanë pritur që

pas çlirimit nga diktatura serbe shumëçka do të ndërrohet dhe do të

përmirësohet shpejt dhe mirë, e kjo ka ndodhur vetëm p j e s ë r -

isht dhe shumë ngadalë.

Njëri prej mërgimtarëve tanë një herë më tha: A thua për ne

shqiptarët ka ndonjë vend të mirë në botë Dhe shtoi, me mjaft

ironi dhe me shumë mallëngjim: Tani na mbyti pagjumësia dhe

malli!

Disa prej mërgimtarëve tanë janë integruar mjaft mirë në shoqëritë

e reja, të tjerët fatkeqësisht ende janë të “tretur” nëpër rrugët e

botës, nuk e gjejnë më askund vetveten dhe kështu krijojnë halle

për vete dhe për të tjerët. Shumë dukuri negative të botës së sotme

postindustriale, si droga, prostitucioni, alkoolizmi, kriminaliteti i

organizuar, terrorizmi, shfrytëzimi i fuqisë së punës, gjejnë “lëndën

e parë” edhe te mërgimtarët shqiptarë, sepse është elementi më i

brishtë, i pambrojtur dhe shumë i “përdorueshëm” për keq.

57

Këto të liga, tashmë janë të pranishme gati kudo, pra, edhe tek ne

dhe ndër ne, e mënyrat për t‟u mbrojtur ende janë të pakta dhe të

mangëta.

Kisha Katolike, si Mësuese dhe Nënë e besimtarëve, ka pasur dhe

ka një kujdes të posaçëm ndaj mërgimtarëve. Udhëzimi “Erga

migrates caritas Christi” I Këshillit Papnor për Pastoral të

Mërgimtarëve dhe të Udhëtarëve, Vatikan 2004, është një

paraqitje e mire dhe një sintezë e bukur për ballafaqimin e shumë

çështjeve të hapura lidhur me mërgimtarët. Dokumenti ka katër

pjesë: Mërgimi, shenjë e kohës dhe kujdesi i Kishës (fq. 11-41),

Mërgimi dhe pastorali i pranimit(fq. 42-70), Veprimtarët në

pastoralin e bashkësisë (fq. 71-92) dhe Strukturat e dërgimit

misionar (fq. 93-99), me 104 numra, me hyrje dhe përfundim si

dhe me Rregulloren j u r i d i k o – p a s t o r a l e (fq.101-116).

Edhe Kisha Katolike në Kosovë, sipas shembullit dhe udhëzimeve

të Kishës së përgjithshme, është përpjekur të vihet në shërbim të

mërgimtarëve tanë në Europë dhe në SHBA, që barinjtë tanë të jenë

së bashku me grigjën e shkapërderdhur. Pastorali, liturgjia,

katekeza, çdo veprimtari baritore ndër mërgimtarët i misionarëve

dhe murgeshave shqiptare ka dy shtylla bartëse: fenë dhe kombin,

ruajtjen dhe kultivimin e mirëfilltë të trashëgimisë fetare dhe

kulturore, ndihmon dukshëm në ruajtjen e identitetit tonë fetar dhe

kombëtar, si dhe në procesin e integrimit në rrethe dhe vende të

reja.

58

MISIONET TONA NË BOTË

Kësaj radhe, po i përmendim misionet tona katolike në Europë dhe

në Amerikë e Australi:

Në Zvicër; Don Marjan DEMAJ (Luzern); Don Mikel SOPI (Arau)

dhe Don Franë KOLA (Sirnach).

Në Gjermani: Atë Marjan LORENCI OFM

Në Austri: Don Pren KOLA (Austri dhe Çeki)

Në Kroaci: Don Agim QERKINI (Kroaci dhe Slloveni)

Në Amerikë: Don Anton KÇIRA, Rochester Hills, Detroit;

Don Ndue GJERGJI,Beverly-Hills, Detorit dhe në

Australi; Atë Ambroz UKAJ OFM.

59

MIGRIMI – PLAGË SHUMËSHEKULLORE

60

ZVICRA DHE MËRGATA

E FAMULLISË BINÇËS

Zvicra është e vendosur në sistemin e vargmaleve të larta të alpeve.

Shpesh, në literaturën gjeografike përmendet si shtet alpin. Alpet

Zvicerane përbëjnë tërësinë gjeografike më të rëndësishme, në të

cilën rrallë kund në botë ekzistojnë ndryshime aq të mëdha në

hipsometrinë, në një sipërfaqe relativisht të vogël. Alpet shtrihen në

një gjatësi prej 300 km dhe gjerësi 80-120 km.

Kryeqyteti i Zvicrës është Bern-i, dhe sipas të dhënave statistikore

nga viti 2007, Zvicra ka 7.554.661 banorë nga të cilët 20,6 % janë

të huaj. Një pjesë e madhe të "të huajve" e përbëjnë shqiptarët.

Grupet më të mëdha etnike në Zvicër janë gjermanët 65 %,

francezët 18 %, italianët 10 %, retro romanët 1 %, dhe të tjerët 6 %.

Të gjithë popujt me një numër të konsiderueshëm të banorëve dhe

emigrantëve në Zvicër janë: gjermanë 63,7 % (gjuha e tyre është

zyrtare), francezë (gjuha e tyre është zyrtare) 20,4 %, italianë

(gjuha e tyre është zyrtare) 6,5 %, serbo-kroatë 1,5 %, shqiptarë

1,3 %, portugezë 1,2 %, spanjollë 1,1 %, anglezë 1 %, retro romanë

(gjuha e tyre është zyrtare) 0,5 % dhe të tjerë 2,8 %. Kurse sa i

përket besimit, religjionit, besimet fetare më të përhapura në Zvicër

janë : katolikë romakë 41,8 %, protestantë 35,3 %, myslimanë

4,3 %, ortodoksë 1,8 %, krishterë tjerë 0,4 %, besime tjera 1 %, të

pa përcaktuar 4,3 % dhe ateistë 11,1 %.

61

a/ Ekonomia e Zvicrës

Zvicra ballafaqohet me shumë probleme, në radhë të parë me

mungesën e lëndëve të para për industri, me kushte jo të volitshme

natyrore, në të cilin relievi malorë përfshinë 2/3 e sipërfaqes së

shtetit me klimë të ashpër dhe me dendësi të vogël të popullsisë,

sidomos në kompleksin malor të Alpeve. Edhe pse Zvicra ka

kushte të kufizuara të zhvillimit ekonomik, ajo për të ardhura

nacionale të përgjithshme për kokë të banorit, me 44.350 dollarë,

është pas Luksemburgut, në vendin e dytë në botë. Është befasuese

fakti se si ka arritur një zhvillim të tillë në një ambient jo aq të

volitshëm. Pa dyshim, faktorët shoqërorë, janë ata më esencialë të

cilët kanë ndikuar në transformimin e rrethit gjeografik. Nëpërmjet

kuadrit kualifikues të punëtorëve, Zvicra ka mundur të zhvilloi

industrinë precize që nuk ka pretendime të mëdha në lëndët e para.

Me ndërtimin e rrugëve, tuneleve, urave, hoteleve, vendet për

pushime rekreacion, çdo pjesë e saj, pa marrë parasysh lartësinë,

mund të vizitohet. Turizmi dhe roli transit i saj, janë dy shtylla të

rëndësishme të ekonomisë. Intensifikimi, ka gjetur mbështetje në

potencialin energjetik të shfrytëzuar prej lumenjve. Mirëpo, për një

zhvillim kontinuel të ekonomisë, pa dyshim ka influencuar statusi i

saj neutral prej vitit 1815. E kursyer prej shkatërrimeve të dy

luftërave botërore, papasur për pasojë fuqinë tërheqëse të kapitalit

të jashtëm, i cili ka kërkuar siguri në investimet e veta. Bazën

ekonomike e bën industria, e cila karakterizohet për konceptimin e

kapitalit sipas degëve. Kështu, në industrinë e aluminit është

monopoli Alusisse, në industrinë e makinave – Orlikon, në

industrinë ë orëve – Longine dhe Omega etj. Vlera e prodhimtarisë

industriale është dyfishuar në periudhën e fundit, sidomos zhvillim

më intensiv kanë shënuar industria kimike, e makinerisë, e orëve

dhe elektronika. Ekonomia Zvicerane hynë në ekonominë më

stabile në botë. Llogaritur sipas produktit të brendshëm Bruto, ajo

zë vendin e 19 në botë, ndërsa llogaritur sipas produktit të

brendshëm Bruto për kokë banori arrin madje vendin e katër.

Punëdhënësi më i madh është sektori shërbyes me vendin e tij

tregtar dhe financiar. Përkrah këtyre segmenteve ekonomike, edhe

turizmi dhe industria janë degë te rëndësishme të ekonomisë

zvicerane.

62

Shqiptarët në Zvicër

Shqiptarët në Zvicër përbëjnë 1,3 % të popullsisë së përgjithshme

të Zvicrës, që donë të thotë janë rreth 98 210 banorë, (mirëpo sot

nuk duhet harruar faktin se shumë bashkëatdhetar tanë kohëve të

fundit kanë fituar shtetësin zvicërane, që në fakt me këtë ata tashmë

numërohen e njihen si zvicëran e që numëri i tyre sillet rreth 40.000

shqiptarë me shtetësi zvicërane, plus mbi 140. 000 me shtetësi

kosovare etj..., kështu që sot mund të themi lirisht se në Zvicër

jetojnë diku rreth 200.000 shqiptarë) të cilët janë të vendosur

përgjatë tërë territorit të Zvicrës, pavarësisht është ajo pjesë

gjermane, franceze apo italiane. Forma e tashme federative e

sistemit Zvicëran daton nga viti 1848 dhe e ndan sipërfaqen e

Zvicrës në 26 njësi administrative të quajtura "kantone”. Vendosja

e shqiptarëve në territorin zviceran, është thuajse e regjionalizuar

nga banorë të regjioneve të atdheut. Shkak i një regjionalizimi të

këtillë, janë vetë emigrantët e parë të viteve 1970, të cilët pas vete

tërhoqën banorë të rrethit të vendlindjes së tyre dhe kështu u

vendosën në një regjion të njëjtë edhe në Zvicër me një lëvizje

shumë të vogël. Popullatën shqiptare në Zvicër tani përfaqëson

gjenerata e dytë dhe e tretë, e cila është gjenerata e parë e lindur në

këtë vend.

Mërgata e famullisë sonë në Zvicër

- Një famulli në vete!

Sipas numrit të besimtarëve tanë, të cilët gjinden në Zvicër, lirisht

mund të konstatojmë se në këtë shtet kemi, thënë kushtimisht, një

famulli në vete. Në këtë shtet, nga famullia e jonë e kemi migrimin

më të hershemin në diasporë. Largimi i njerëzve tanë, nga famullia

e jonë, e në kërkim të kushteve më të mira filloi ka fundi i viteve të

60-ta. Shkaqet dhe arsyet ishin të mëdha dhe të ndryshme. Ishin

këto vite të rënda për tërë popullin shqiptar, të cilat vështirësi e

rreziqe, në veçanti i ndjeu edhe famullia e jonë nën regjimin e egër

serb në krye me Rankoviqin (atëherë ministër i punëve të

brendshme të Serbisë). Pas persekutimeve të shumë familjeve,

maltretimeve, rrahjeve, torturave, shpërnguljeve masive nga trojet

shumshekullore, vrasjeve e plaçkitjeve, me pretekst, kinse të

63

kërkimit të armëve, edhe në famullinë tonë u krijua gjendje e

vështirë politiko-ekonomiko-sociale. Papunësia ishte e madhe,

varfëria e skajshme, kurse mundësia për punësim në vendin tonë

ishte minimale, dhe këtë pasojë sidomos e ndjente popullata e

famullisë Binçës. Një arsye pse ndodhte kjo ishte e para se ishin

shqiptar dhe nuk iu përkulën regjimit barbarë serbo-sllav komunist

dhe e dyta se ishin shqiptar katolik. Dihet botërisht fakti se

katolicizmi, në përgjithësi krishterimi e luftoi pa ndërpre

komunizmin si ideologji e patenzot, qfarë ishte edhe shteti i

atëhershëm Jugosllavë. Thuajse i tërë fshati, me përjashtim të disa

familjeve, që nga lufta e Dytë botërore ishte në mjerim. Mirëpo

shpresat ishin të paktë dhe gjendja vinte duke u rënduar në

përgjithësi. Gjatë këtyre viteve, në kërkim të kushteve sadopak më

të mira filloi edhe shpërngulja, apo dyndja e popullsisë brenda

territoreve të Kosovës nga vendet rurale, kështu që nga Malësia e

Karadakut, përkatësisht nga Terziaj, Stubëlla, Vërnakolla,

Selishta... filloi vendosja e shumë familjeve në famullinë tonë, në

Binçë dhe fshatin Kabash. Kështu që sa rritej famullia për nga

numri aq më shumë rritej edhe varfëria. Duke mos parë e mos patur

zgjidhje dhe rrugëdalje tjetër, besimtarët tanë zgjedhën rrugën e

gyrbetit, dhe atë për në Zvicër.

Ndër të parët që morri këtë rrugë për në Zvicër, nga famullia jonë

ishte Lush (Dedë) Zefi i cili me familjen e tij qe shpërngulë nga

Terziaj në Binçë, vitin 1960. Ky njeri punëtor, i zellshëm dhe i

ndershëm, ishte punësuar në Zvicër në një ndërmarrje të

ndërtimtarisë që quhej “Zender”. Pasi u tregua i zellshëm e

mjeshtër i mirë, në ndërkohë pronari i firmës në të cilën punonte

edhe vet ai u interesua edhe për disa punëtorë nga vendi i cili vinte

ky njeri i vyeshëm. Kështu që pasi firma ishte në lulëzim dhe

nevoja për punëtorë ishte e madhe, iu drejtua z. Lushit që të

ndërmarrë diç e t‟i dilte në ndihmë me punëtorë, të rekrutojë aq sa

ishte e mundur fuqi punëtore e të sjellë në këtë firmë, përkatësisht

në Zvicër. Kjo në të vërtetë, ishte shumë e mirëseardhur për

banorët e varfër të famullisë, Kosovës sonë. Pa humbur kohë,

thuajse menjëherë pas pakë ditësh, me rastin e vizitës së familjes së

tij në Kosovë, Lush Zefi ju paraqit famullitarit të atëhershëm,

punëtorit të zellshëm e bariut të mirë, famullitarit të famullisë së

Zemrës Krishti në Shkup, Dr. Don Gaspër Gjini-it, me të cilin

kishte miqësi të ngushtë, e njoftoji për kërkesën e punëdhënësit të

64

tij në Zvicër z. Zender. Më pas, ai e organizoi një takim-vizitë të z.

Zender në Shkup me famullitarin e famullisë Don Gaspër Gjinin.

Ky atë shpirtëror dhe bari i urtë, duke njohur gjendjen e rënd

ekonomiko-sociale të popullësisë së këtyre anëve, vendosi dhe u

morën vesh që qysh në pranverë të vitit 1970, ta vizitoi dhe t‟ia

prezantoi famullinë e Binçës dhe Stubllës mikut të tij nga Zvicëra,

z. Zender-it.Vizituan Binçën, ku udhëhoqi edhe një meshë të

shenjte, dhe menjëherë në përfundim të meshës shenjt, nga altari iu

prezantoi popullit të famullisë së Binçës mikun e tij, mysafirin nga

Zvicëra dhe qëllimin e ardhjes së tij, me këto fjalë: “Besimtarë të

dashur, ky njeri është një mik i imi nga Zvicra, është një biznesmen

dhe pronar i një firme ndërtimore të madhe dhe shumë të

suksesshme që gjendet në një qytet me emrin Wängi të Kantonit

Turgau, në Zvicër. Këtij zotëriu i nevojiten punëtorë, fuqi punëtore.

Duke e ditur që këtu ka parë njerëz punëtorë e të ndershëm cilët i

nevojiten, ai është këtu. Kështu që në bashkëpunim e marrëveshje

me mua, kemi vendosë të rekrutojmë punëtorë nga famullia e

Binçës dhe rrethina. Të interesuarit mund të na lajmëroheni fill pas

meshe.

Këtë ofertë dhe këtë mundësi, natyrisht e pritën me shumë kënaqësi

shumë njerëz dhe familje që vetëm e vetëm të sigurojnë bukën e

gojës dhe sadopak të përmirësojnë gjendjen e rënd sociale në

familjet e tyre shumëantarshe. Atë ditë, pasi nevojat ishin të mëdha

kurse edhe më i madh besimi në Don Gaspërin, menjëherë u

lajmëruan për shkuarje në Zvicër, për punë të përkohshme 17

persona, në mesin e të cilëve ishin; Luz /Dedë/ Zefi, Fitor /Dedë/

Zefi, Mikë /Dedë/ Zefi, Ali /Mikë/ Zefi, Sebë /Tade/ Sopi, Zef

/Tade/Sopi, Ton /Shefk/ Matiq-i, Sarë/Sylë/Ahmeti-Nikolla, Lush

Nikolla /Toki i Jahisë/ , Nue /Tov/ Nuiqi, Shefk Toma /Shefki

keqës/, Zef Toma, Marjan /Shefk/ Simani, Gjergj /Shefk/ Simani,

Qeshk/... Këtij grupi të parë iu bashkuan edhe disa besimtar nga

famullia e Stubllës; Lush Uka, Jakë Uka, Filip Uka, Dodë Uka...

Ja kështu filloi shkuarja e besimtarëve tanë për në botën e jashtme,

mërgim, përkatësisht në Zvicër nga famullia e jonë e dashur, por

me shpresë se do përfitojnë pak materialisht sa për ta rregulluar

gjendjen e rënd ekonomike e të kthehen së shpejti në vendlindje...

65

a/ Rrethanat e reja të krijuara në Kosovëpamundësi

për kthim në vendlindje!

Në fillim nga famullia e jonë në Zvicër për punë të përkohshme, siç

cekëm më lart, shkuan vetëm kryefamiljarët. Mirëpo, hapësirën e

ish-Jugosllavisë komuniste Titiste e në veçanti Kosovën filluan ta

mbulojnë re të zeza, atëherë filluan edhe emigrimet familjare. Që

nga vitet e 80, kur filluan kërkesat e shqiptarëve për barazi, dhuna,

përndjekjet, vrasjet u intensifikuan edhe më shumë, kështu që

mërgimtarët tanë duke parë rrezikun në të cilën gjinden familjarët e

tyre në Kosovë, filluan t‟i tërheqin dhe t‟i marrin në Zvicër, ku

tashmë shumica e tyre kishin të rregulluar statusin e qëndrimit.

Përkundër faktit se kishin përmirësuar dukshëm gjendjen materiale

në vendlindje, ata detyrohen të lënë të gjitha ato kushte të krijuar

me shumë mund, ndjerës e gjak për vite të tëra dhe të shpërngulen

të tërë me familje. Kështu thuajse, ato u detyruan të boshatisën

vendlindjen, fshatin dhe famullinë e dashur të tyre. Që nga vitet e

tetëdhjeta gradualisht numri i mërgimtarëve tanë rritej me të

madhe..., ndërkaq kulminacioni i boshatisjes së famullisë sonë,

filloi disa vite para shpërthimit të luftës së fundit në Kosovë, gjatë

vitit 1998. Tashmë shumë familje ishin të vendosura në këtë shtet

që i pranoi miqësisht e përzemërsisht. Prindërit vazhdonin me punë

të rënda fizike, kurse fëmijët e tyre ndiqnin rrugën e tyre, por një

numër i mirë i tyre edhe vazhdoi shkollimin me sukses, duke u

aftësuar dhe profesionalizuar në shumë lëmi të ndryshme. Kështu,

mund të themi se të parët tanë erdhën në këtë shtet, për të qëndruar

sa të jetë e mundshme më shkurt, por ja ashtu ishte fati, e tashmë

pas tridhjetë vite “mbetën” - punojnë e jetojnë këtu, ku një numër i

mirë i këtyre merren suksesshëm edhe me biznese të ndryshme

afariste.

b/ Integrimi i mërgatës sonë në shoqëri Zvicerane!

Ndonëse të parët e famullisë sonë që emigruan në këtë shtet, në

fillim e patën jetën shumë të vështirë, duke punuar gjitha punët më

të rënda, pastaj duke jetuar në vetmi e larg familjes dhe atdheut, të

66

askapitur e mallëngjyer, ndërsa për rinin, dhe fëmijët e tyre,

gjendja dhe rrethanat ishin dhe janë më të favorshme dhe tërësisht

ndryshe.) Shumica nga ta, gjenerata e dytë këtu, edhe pse

emigruan të rinj dhe fëmijë, tashmë gjenerata e tretë veç është e

lindur në Zvicër. Kjo bënë të mundshëm që integrimi i tyre në

kulturën, traditën e zakonet zvicerane, të jetë dukshëm më i lehtë

dhe ndoshta as që mund të flitet për integrim më. Ata tanimë njohin

mirë gjuhën, shoqërohen me popullatën vendase...

Shkollohen e punësohen në punë të ndryshme, njësoj sikur edhe

moshatarët e tyre zviceran. Madje viteve të fundit, mjaft emigrant

tanë, arritën të marrin edhe shtetësinë e këtij shteti, gjë që ju krijon

natyrshëm përparësi dhe barazi, në gjitha sferat e jetës dhe në jetën

e përgjithshme shoqërore...

Mirëpo, sado është i mirë dhe nevojshëm integrimi në shoqërinë në

të cilën jeton, po aq i madh është edhe rreziku nga asimilimi. Këtë

rrezik, gjithnjë e hetojnë patriotët dhe atdhedashësit, kështu që vite

me radhë në Zvicër, veprojnë e punojnë shumë shoqata e shoqëri

shqiptare, pikërisht për të bërë çmos dhe thuajse të pamundshmen,

në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës, traditës, gjuhës e qenien tonë

kombëtare. Për këtë qëllim, ata organizojnë mbrëmje, koncerte nga

shoqëri kulturore të ndryshme, mësime plotësuese të gjuhës shqipe,

etj...

Por, prapë mund të thuhet se e gjitha kjo që bëhet, sigurisht se nuk

mjafton, pa një përkujdesje më të madhe dhe të sinqertë nga

institucionet, ngase tashmë kemi shtetin tonë-Kosovën, e cila duhet

të jap maksimumin e mundur, në ruajtje të kësaj mërgate, e cila në

të gjitha mënyrat e format, përgjatë gjitha viteve i kontribuoi lirisë

dhe pavarësisë së shtetit.

67

Besimtarët tanë në Zvicër, të bashkuar për ditën e Shna Ndout, pajtor i famullisë

Duke parë nevojën e besimtarëve katolik dhe mbarëshqiptarë, për

gjëra shpirtërore dhe të sferave tjera, Ipeshkvnia e jonë dërgon në

fund të viteve të tetëdhjeta edhe bariun shpirtëror dhe kombëtar në

Zvicër, të cilët kanë për detyrë mbikëqyrjen, ruajtjen dhe

trashëgimin e fesë, gjuhës dhe kulturës sonë shqiptare E gjithë kjo

bëhet në funksion etnik, pa dallim feje. Në këtë mënyrë fillon

themelimi i qendrës apo misionit, e cila përkujdesen intensivisht

për grigjën e madhe në diasporë.

c/ Misioni Katolik Shqiptar në Zvicër!

Që nga fillimi i ardhjes së besimtarëve tanë në Zvicër, ipeshkvi i

atëhershëm i administraturës apostolike të Prizrenit /Kosovë/ i

ndjeri Imot Nikë Prela kujdesej për këtë grigjë duke dërguar herë

pas here meshtar nga Kosova për takim e kremtim të meshës në

gjuhën shqipe. Mirëpo edhe mungesa e meshtarëve në fillim e

bënte të vetën. Mirëpo, më vonë, kur u pa se është e pamundur të

lihet i gjithë ai numër i madh i besimtarëve, numri i të cilëve rritej

çdo ditë, atëherë vendosi të dërgoi priftin për përkujdesje. Kështu

që misionar i parë në Zvicër, të cilin e kërkonin vazhdimisht

besimtarët e famullive tona, ishte Don Aleksandër Kola, i cili me

një angazhim e punë të palodhshme shumëvjeçare, arriti t‟i bashkoi

e tuboi rreth një sofre të gjithë besimtarët e famullive tona të

68

Binçës, Stubllës, Gjakovës..., shkurt të Ipeshkvnisë sonë dhe

shqiptarët pa dallim feje. Ai dha një kontribut të çmueshëm, ishte

gjithnjë dhe për çdo kënd në dispozicion me këshille e ndihma

tjera. Don Alaksandër Kola qëndroj në Zvicër deri në vitin 1999.

Në vitin 1999, ipeshkvi i ndjerë Imzot Mark Sopi, duke parë

nevojën e madhe të besimtarëve tanë të cilët tashmë ishin

konsoliduar dhe shtuar në numër të madh e të shpërndarë anë e

mbarë shtetit Zvicëran, ai për zëvendësim të Don Aleksandër Kolës

dërgoi Don Marjan Markun. Ai duke parë numrin e madh të

besimtarëve menjëherë filloi riorganizimin e Misionit Katolik

Shqiptar i cili ishte i vetëm me seli në Lucern, pra nga një mision i

organizoj dhe dy misione tjera, nga një meshtarë organizoj ardhjen

edhe të dy meshtarëve tjerë: të Don Marjan Demaj dhe më vonë të

don Mikel Sopit, po ashtu të katër motrave të nderit. Qëllimi i

misioneve është ruajtja dhe kultivimi i fesë, gjuhës dhe traditës.

Kështu që lirisht mund të themi se barra më e madhe në organizim

dhe struktuimim e misionit shqiptar i ra Don Aleksandrit dhe Don

Marjan Marku-t, i cili ishte gjithnjë në ditë të vështira e të mira me

popull, në çdo aktivitet humanitar, kulturor, sportiv...

Ky riorganizim i misionit në tre qendra u bë për arsyje të kryerjës

së punëve në mënyrë sa më efektive. Tanimë, falë angazhimit dhe

punës së palodhshme të Don Marjan Markut, sot kemi Misionin

Katolik Shqiptar në Zvicër me seli në Aargau, ku shërben Don

Mikel Sopi, pastaj në Thurgau, ku shërben Don Franë Kola dhe në

Luzern, ku shërben Don Marjan Demanj. Mirëpo, një punë të mirë

dhe të madhe ka bërë Don Aleksandër Kola dhe pastaj meshtarët

tjerë pas tij duke regjistruar besimtarët e famullive tona, po ashtu

edhe të famullisë sonë me qëndrim në Zvicër. Nga famullia e jonë

numri më i madh i besimtarëve është i koncentruar në qendrën,

misionin katolik në Thurgau. Më poshtë po sjellim edhe numrin e

besimtarëve nga famullia e jonë, sipas statistikave në dispozicion.

Pra, nga famullia jonë e Binçës kemi në Zvicër gjithsej 193 familje

me afër 1000 anëtarë; Ja regjistri i familjeve sa vijon;

1. Simon /Shin/ Azizi Kabash

2. Palë/Sahit/Azizi Kabash

3. Florentin/Zizk/Azizi Kabash

4. Nikollë/Zef/Ballabani Binçë

5. Fatmir/Shukri/Beka Viti

69

6. Fitor/Simon/Gjoni Viti

7. Valentin/Fitor/Gjoni Viti

8. Qeshk/Sarë/Gjergji Binçë

9. Franë/Qeshk/Gjergji Binçë

10. Nikollë/Gjergj/Gjergji Binçë

11. Ton/Nikollë/Gjergji Binçë

12. Zef/Gjergj/Gjergji Binçë

13. Viktor/Zef/Gjergji Binçë

14. Engj/Zef/Gjergji Binçë

15. Bozhë/Sarë/Gjergji Binçë

16. Gjergj/Nue/Gjergji Binçë

17. Agim/Gjon/Dodes Kabash

18. Robert/Gjon/Dodes Kabash

19. Nikollë/Sarë/Dodiq Binçë

20. Kolë/Zef/Dokiq Kabash

21. Igzidor/Kolë/Dokiq Kabash

22. Lazër/Kolë/Dokiq Kabash

23. Robert/Kolë/Dokiq Kabash

24. Zef Dokiq Kabash

25. Luigj/Sarë/Ferizi Kabash

26. Albert/Fin/Ferizi Binçë

27. Dodë/Gjergj/Gashi Kabash

28. Anton/Dodë/Gashi Kabash

29. Nikollë/Dodë/Gashi Kabash

30. Dedë/Tush/Gashi Kabash

31. Bernard/Dedë/Gashi Kabash

32. Nue/Dedë/Gashi Kabash

33. Kristë/Pashk/Gashi Kabash

34. Tomë/Kristë/Gashi Kabash

35. Vilson/Kristë/Gashi Kabash

36. Gjon/Stanisllav/Gashi Kabash

37. Robert/Stanisllav/Gashi Kabash

38. Kolë/Stanisllav/Gashi Kabash

39. Nikollë/Adolf/Gega Binçë

40. Daniell/Prenk/Gega Binçë

41. Zef/Viktor/Gega Binçë

42. Eduard/Nue/Gega Binçë

43. Nikollë/David/Gega Binçë

44. Marjan/Lush/Idrizi Kabash

70

45. Zef/David/Idrizi Kabash

46. Gjin/Gjergj/Idrizi Kabash

47. Bozha Joziç Kabash

48. Shin /Rasim/Kameri Kabash

49. Vitor/Shin/Kamberi Kabash

50. Palush/Shin/ Kameri Kabash

51. Leonard/Shin/ Kameri Kabash

52. Vilhem/Jozef/Koliq Binçë

53. Palë/Palush/Koliq Binçë

54. Ivica/Vink/Koliq Kabash

55. Oliver/Nikollë/Koliq Kabash

56. Kolë/Gjergj/Llukes/ Kabash

57. Robert/Kolë/Llukes Kabash

58. Shtjefen/Kolë/Llukes Kabash

59. Ilir/Kolë/Llukes Kabash

60. Ali/Marjan/Llukes Kabash

61. Besnik/Qeshk/Llukes Kabash

62. Fatmir/Qeshk/Llukes Kabash

63. Marta/+Gjon/Llukes Kabash

64. Luz/Marjan/Llukes Kabash

65. Nikollë/Luz/Llukes Kabash

66. Izak/Gjergj/Llukes Kabash

67. Viktor/Laz/Llukiq Kabash

68. Nikollë/Viktor/Llukiq Kabash

69. Nikollë/Gjon/Llukiq Kabash

70. Zef/Anton/Llukiq Kabash

71. Nikolë/Ton/Lutiq Kabash

72. Josip/Ton/Lutiq Kabash

73. Dodë/Nikollë/Lutiq Kabash

74. Engj/Luigj/Marku Kabash

75. Adrian/Engj/Marku Kabash

76. Emanuell/Luigj/Marku Kabash

77. Lenc/Nue/Marku Binçë

78. David/Nue/Marku Binçë

79. Avgustin/Zef/Marku Binçë

80. Bernard/Nue/Marku Binçë

81. Zef/Shan/Marku Binçë

82. Zef Marku Binçë

83. Nikollë Marku Kabash

71

84. Ton/Sylë/Martini Kabash

85. Bozhë/Tade/Maliqi Kabash

86. Egzon/ë/Tade/Maliqi Kabash

87. Ton/Shef/Matiq Binçë

88. Agron/Ton/Matiq Binçë

89. Zef/Shefk/Matiq Binçë

90. Nue Munishi Kabash

91. Gjergj/Nue/Munishi Kabash

92. Franklin/Nue/Munishi Kabash

93. Nikollë/Nue/Munishi Kabash

94. Zef/Kolë/Munishi Kabash

95. Jozef/Nue/Munishi Kabash

96. Augustin/Zef/Nikolla Kabash

97. Palë Nue Binçë

98. Zef/Tade/Sopi Binçë

99. Dedë/Zef/Sopi Binçë

100. Benjamin/Dedë/Sopi Binçë

101. Pashk/Zef/Sopi Binçë

102. Isak/Zef/ Sopi Binçë

103. Pjetër/Zef/ Sopi Binçë

104. Dol/Zef/ Sopi Binçë

105. Manuel/Mikë/ Sopi Binçë

106. Ilir/Mikë/ Sopi Binçë

107. Anton/Mikë/ Sopi Binçë

108. David/ Dodë/-Sopi Binçë

109. Robert/David/-Sopi Binçë

110. Bruno/Dodë/-Sopi Binçë

111. Luigj/Dodë/-Sopi Binçë

112. Anton/Luigj/-Sopi Binçë

113. Nikollë/Anton/Nujiq Binçë

114. Gabriell/Nikollë/-Sopi Binçë

115. Gabriell/Lukë/Sopi Binçë

116. Ilir/Zef/ Sopi Binçë

117. Odisej/Sebë/Nujiq Kabash

118. Franjo/Frok/Periq Binçë

119. Nue/Gjergj/Paliq-i Binçë

120. Palë/Fitore/Pjetri Kabash

121. Robert/Isak/Rama Binçë

122. Zef/Kenc/Ramaj Kabash

72

123. Augustin/Zef/Ramaj Kabash

124. Nikollë/Zef/Ramaj Kabash

125. Vilson/Zef/Ramaj Kabash

126. Mark-Markush/Fatmir/Simani Kabash

127. Marjan/Fatmir/Simani Kabash

128. Simon/Shefk/Simoni Kabash

129. Nue/Simon/Simoni Kabash

130. Bartolome/Shefk/Simoni Kabash

131. Robert/Bartolome/Simoni Kabash

132. Bozhë/Bartolome/Simoni Kabash

133. Leonard/Simon/Simoni Kabash

134. Anton/Sylë/Simoni Kabash

135. Nikollë/Simon/Simoni Kabash

136. Simon/Ligj/Sebaj Binçë

137. Nue/Bozhë/Simonoviq Kabash

138. Januz/Hasip/Sinani Kabash

139. Bafti Sinani Kabash

140. Kasmir/Bafti/Sinani Kabash

141. Kolë/Bafti/Sinani Kabash

142. Ilir/Bafti/Sinani Kabash

145. Paul/Sebë/Sopi Binçë

145. Luigj/Sebë/Sopi Binçë

146. Augustin/Sebë/Sopi Binçë

147. David/Noc/Stepani Binçë

148. Augustin/Zef/Toma Kabash

159. Gabriell/Nue/Toma Kabash

150. Ermenton/Nue/Toma Kabash

151. Lush/Nikollë/Toma Kabash

152. Ilir/Lush/Toma Kabash

153. Nue/Lush/Toma Kabash

154. Adrian/Lush/Toma Kabash

155. Pjetër/Viktor/Toma Kabash

156. David/David/Tomiç Kabash

157. Smilan/David/Tomiç Kabash

158. Marjan/David/Tomiç Kabash

159. Valentinë-Nue/David/Tomiç Kabash

160. Dritë/Qeshk Llukes/Uka Kabash

161. Gjon/Llukë/Uka Kabash

162. Gjergj/Gjon/Uka Kabash

73

163. Jakë/Llukë/Uka Kabash

164. Ronald/Jakë/Uka Kabash

165. Leonard/Shefk/Uka Kabash

166. Robert/Shefk/Uka Kabash

167. Ernest/Shefk/Uka Kabash

168. Zef/Shefk/Uka Kabash

169. Besnik/Zef/Uka Kabash

170. Matush/Lazër-Shukri/Ukiç Viti

171. Nue/Luz/Zefi Binçë

172. Robert/Nue/Zefi Binçë

173. Gjergj/ Mark/Zefi Binçë

174. Adrian/Gjergj/Zefi Binçë

175. Gjon/Mark/Zefi Binçë

176. Izidor/Gjon/Zefi Binçë

177. Isak/Zef/Zefi Kabash

178. Dile/Tush-Fitor/Zefi Viti

179. Anton/Zef/Zefi Binçë

180. Nue/Anton/Zefi Binçë

181. Ali Zefi Binçë

182. Bozhë/Gjin/Zefi Binçë

183. Tomë/Gjin/Zefi Binçë

184. Gabriell/Tomë/Zefi Binçë

185. Emanuell/Tomë/Zefi Binçë

186. Pjetër/Gjin/Zefi Binçë

187. Oliver/Kolë/Zefi Binçë

188. Luz/Mark/Zefi Binçë

189. Dol/Luz/Zefi Binçë

190. Myrtë/Elmaz/Zejnullahu Kabash

191. Bekim/Myrtë/Zejnullahu Kabash

192. Agim/Myrtë/Zejnullahu Kabash

193. Aleksander /Sebë/ Sopi Binçë

74

d/ Me shpresë në një të ardhme të lumtur!

Edhe pse vite të tëra këto familje janë larg vendlindjes, si rezultat i

gjendjes së mirë ekonomike që shumica posedojnë dhe afërsisë së

shteti Zviceran me Kosovën, bashkatdhetarët tanë gjithnjë e më

shumë janë në lidhje me vendlindjen, ku viteve të fundit, që nga

bërja e Kosovës shtet i pavarur, ndërtojnë edhe më me të madhe.

Pra, vizitojnë fshatin-famullinë për çdo vit gjatë pushimeve verore

e festave të ndryshme, me të gjithë familjen ku dhe organizojnë

takime e ndeja të ndryshme.

Këshilli i famullisë Binçës në Zvicër, me rastin e vizitës së famullitarit Don Albert Demaj/2009/

Për të gjitha këto virtyte pozitive që kultivojnë njerëzit tanë atje,

për afërsinë dhe lidhjen me famullinë-vendlindje, përkujdeset

Misioni Katolik në Zvicër, si dhe famullitari i famullisë në Binçë,

Don Albert Demaj që tashmë ka organizuar dhe formuar edhe

këshillin e famullisë së Binçës për Zvicër. Në të vërtetë, ky këshill

kontribuon shumë në bashkimin e mërgatës sonë këtu. Në veçanti,

duhet cekur këtu punën e shumë veprimtarëve tanë, të cilët punuan

pa përtesë për famulli, siç ishin i ndjeri Gjon Lukës dhe shumë

aktivistë të tjerë, si janë: z. Anton Zefi, z. Palë Azizi, z. Ali Lukes,

z. Tomë Zefi, z.Viktor Gjoni, z.Leonard Simani, z. Dol Zefi etj.

kurse tash shumë aktiv dhe i palodhshmi z. Luigj (Luz) Sebë-Sopi.

75

MIGRIMI – PLAGË SHUMËSHEKULLORE

76

GJERMANIA DHE MËRGATA E JONË!

Zyrtarisht Republika Federale e Gjermanisë, ndodhet në pjesën

qendrore të Evropës. Sipërfaqja e përgjithshme e Gjermanisë është

357,021 km 2 , 349,223 km2, nga kjo është tokë kurse 7,798 km2

është ujë. Vija bregdetare e Gjermanisë është 2,389 km e gjatë.

Gjermania është shteti i shtatë në Evropë dhe i 63-ti në botë sipas

sipërfaqes. Relievi dallon nga Alpet e larta në jug e deri tek

bregdeti i Detit të Veriut (Nordsee) në veriperëndim dhe Deti

Baltik (Ostsee) në verilindje. Në mes, shtrihen rrafshnaltat pyjore të

Gjermanisë qendrore dhe ultësirat e Gjermanisë veriore. Gjermania

përshkohet nga disa lumenjtë kryesorë të Europës si Rine, Danubi

dhe Elba. Për shkak të pozitës së saj në qendër të Europës,

Gjermania ndan kufij me më shumë vende se cilido shtet tjetër në

Europë. Fqinjët e saj janë Danimarka në veri, Polonia dhe

Republika Çeke në lindje, Austria dhe Zvicra në jug, Franca dhe

Luksemburgu në jugperëndim dhe Belgjika dhe Holanda në

veriperëndim. Territori i Gjermanisë mbulon 357,021 km² dhe

ndikohet nga klimat mesatare sezonale. Me mbi 83 milion banorë,

Gjermania ka numrin më të madh të popullsisë në Evropë dhe është

shtëpi për numrin e tretë të migrantëve ndërkombëtarë.

Si një shtet-komb modern, vendi fillimisht u bashkua mes Luftës

Franko-Prusiane më 1871. Pas Luftës së dytë Botërore, Gjermania

u nda në dy shtete të veçanta përgjatë vijave të okupimit nga

Aleatët më 1949. Dy shtetet prapë u ribashkuan më 1990.

Gjermania perëndimore ishte anëtare themeluese e Komunitetit

Europian më 1957, që më vonë u bë Bashkimi Evropian më 1993.

Gjermania është pjesë e zonës Schengen, pa kufij dhe ka adoptuar

valutën Evropiane, euron më 1999.

Gjermania është Republikë parlamentare federative prej

gjashtëmbëdhjetë shtetesh (gjermanisht: Länder). Kryeqyteti dhe

qyteti më i madh është Berlini, e më pas si qytete të mëdha pasojnë

, Hamburgu, Munichu, Frankfurti, Stuttgarti, Hanoveri, Dortmundi,

Essen, Duisburg, Bochum, Köln etj.

77

Gjermania është anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO-s, G8-ës,

dhe G4-ës, dhe ka nënshkruar Protokollin Kyoto. Është ekonomia e

tretë në botë për nga Bruto prodhimi vendorë (BPV) dhe

eksportuesi më i madh në botë i të mirave më 2007.

Politika

Siç vumë re, Gjermania është republikë federale, parlamentare,

reprezentative demokratike. Shteti ndahet në 16 njësi shtetërore të

quajtura "lender". Këto njësi shtetërore ndahen në 439 distrikte

(Kreise) dhe qytete (kreisfreie Städte, 2004) . Gjermania është një

federatë dhe njësit shtetërore të saj kanë kompetenca të barabarta

ndërmjet veti dhe po ashtu kanë përfaqësuesit e tyre në dhomën

federative. Fuqia legjislative federale është Bundestagu dhe

Bundesrati (Këshilli Federal), që së bashku formojnë një trup unik

legjislativ që nuk mund të krahasohet me asnjë sistem tjetër.

Bundestagu zgjidhet përmes zgjedhjeve direkete, megjithatë mban

përfaqësim proporcional. Anëtarët e Bundesratit përfaqësojnë

qeveritë e 16 federatave gjermane dhe janë anëtarë të kabinetit

shtetëror. Qeveritë federative kanë të drejtë t'i ndërrojnë

përfaqësuesit e tyre në çdo kohë. Ka presidentin, Presidentin

Federal, dhe është kreu i shtetit, i "investuar" kryesisht për

përgjegjësi dhe fuqi përfaqësuese. Ai zgjidhet nga

Bundesversammlung (konventa federale), një institut i përbërë prej

anëtarëve të Bundestagut dhe një numër i barabartë me delegatët e

shteteve federative. Zyrtari i dytë më i lartë në presidencën

Gjermane është Bundestagspräsident (presidenti i Bundestagut), i

cili zgjidhet nga Bundestagu dhe është përgjegjës për udhëheqjen e

seancave ditore. Zyrtari i tretë më i lartë është kreu i qeverisë ose

Kancelari, i cili nominohet nga Bundespräsident (presidenti) pasi

të jetë zgjedhur nga Bundestagu dhe ushtron fuqi ekzekutive

shtetërore , ngjashëm me rolin e një Kryeministri në demokracitë

parlamentare. Kancelari mund të largohet nga një "mocion i

mungesës së besimit" konstruktiv nga Bundestagu, i cili, më pas

zgjedhë një pasues.

78

Feja

Krishterimi është feja dominuese në Gjermani, me mbi 53 milion

besimtarë (64%). Feja e dytë më e madhe është Islami më 3.3

milion besimtarë (4%). Myslimanët, shumica janë Sunitë dhe

Alevitë nga Turqia, por gjithashtu ka një numër të vogël Shiitësh, e

ndjekur nga Budizmi dhe Judaizmi, secila me rreth 200,000

besimtarë (reth 0.25%). Hinduizmi ka rreth 90,000 besimtarë

(0.1%). Të gjitha komunitetet e tjera fetare në Gjermani kanë më

pak se 50,000 (ose më pak se 0.05%) besimtarë. Rreth 24.4 milion

Gjermanë (29.6%) nuk kanë fe të regjistruar ose janë të pafe.

c/ Gjuha

Gjermanishtja është gjuha zyrtare dhe më e folur në Gjermani.

Gjuhët e njohura minoritare vendase zyrtare në Gjermani janë

gjuha daneze, gjuha sorbiane, gjuha romany dhe gjuha frisiane. Ato

mbrohen zyrtarisht nga ECRML. Gjuhët më të përdorura imigrante

në gjermani janë gjuha turke, gjuha polake, gjuhët ballkanike si ajo

serbishtja, kroatishtja, shqipja dhe gjuha ruse.

Përreth Botës, gjermanishtja flitet nga rreth 100 milion folës amtarë

dhe gjithashtu rreth 80 milion e flasin si gjuhë të huaj ose të dytë.

Gjermanishtja është gjuha kryesore për rreth 90 milion njerëz

(18%) në Bashkimin Evropian. 67% e qytetarëve gjermanë

pretendojnë të jenë në gjendje të komunikojnë në së paku një gjuhë

të huaj dhe 27% në së paku dy gjuhë të huaja.

d/Ekonomia

Gjermania është ekonomia kombëtare më e madhe në Evropë, dhe

e treta për nga BPV-ja në botë. Rritja më 2007 ishte 2.4% dhe është

paraparë të mbajë këtë nivel në vitet në vijim. Qysh nga koha e

Industrializimit, vendi është bërë "motor", novator dhe përfitues i

një ekonomie edhe më të globalizuar. Eksporti i të mirave "Made in

Germany" është një nga faktorët kryesorë në pasurinë e vendit.

Gjermania është eksportuesi më i madh në botë me $1.133 trilion të

79

eksportuara më 2006 (janë të përfshirë shtetet e Eurozonës) dhe

gjeneron një tepricë tregtar prej €165 bilion. Shumica e produkteve

të vendit janë në inxhinieri, veçanërisht në automobila, makineri,

metale, dhe të mira kemikale. Gjermania, është prodhuesja më e

madhe e turbinave të erës dhe teknologjisë për energji solare në

botë. Panairet më të mëdha ndërkombëtare tregtare dhe kongrese

mbahen çdo vit në disa qytete Gjermane si Hanover, Frankfurt dhe

Berlin. Ky shtet, është një avokat i fortë i integrimeve më të afërta

politike dhe ekonomike Evropiane, dhe politikat e saj komerciale

vendosen vazhdimisht e më shumë nga marrëveshjet mes anëtarëve

të Bashkimit Europian (BE) dhe legjislacionit të BE-së për një treg

të përbashkët. Gjermania përdor monedhën e zakonshme

Europiane, euron, dhe politikat e saj monetare vendosen nga Banka

Qendrore Europiane në Frankfurt. Pas ribashkimit të Gjermanisë

më 1990, standardet e jetesës dhe të ardhurat vjetore,

konsiderueshëm më të larta në ish shtetet perëndimore Gjermane.

Modernizimi dhe integrimi i ekonomisë së Gjermanisë Lindore,

vazhdon të jetë një proces afatgjatë i paraparë për vitin 2019, me

transfere vjetore nga perëndimi në lindje që arrijnë thuajse $80

bilion. Shkalla e përgjithshme e papunësisë ka rënë në mënyrë

ngadalshme nga viti 2005 dhe ka arritur shkallën më të ulët në 15

vjet në Qershor 2008 me 7.5%. Përqindja po arrin nga 6.2% në ish-

Gjermaninë perëndimore dhe 12.7% në ish-Gjermaninë lindore.

Qeveria aktuale menaxhon një politikë fiskale restriktive dhe ka

ulur punët e zakonshme në sektorin publik, duke pasur për qëllim

një buxhet federal të balancuar më në vijim. Për shkak të pozitës

qendrore në Europë, Gjermania është një qendër e rëndësishme

transportimi. Kjo pasqyrohet në rrjetet e saja të dendura dhe

moderne transportuese. Ndoshta më e famshmja është rrjeti i

autostradave të gjëra (Autobahn) që radhitet i treti në gjatësinë e

përgjithshme dhe ka mungesë të limitit të shpejtësisë në pjesën më

të madhe të rrugëve. Gjermania ka themeluar një rrejt policentrik të

trenave me shpejtësi të madhe. InterCityExpress ose ICE po

dominon në shërbimin e qyteteve kryesore Gjermane, në

destinacionet për vendet fqinje. Shpejtësia e trenit dallon nga

160 km/h tek 300 km/h dhe është kategoria shërbyese më e

avancuar në Deutsche Bahn. Lidhjet ofrohen në intervale 30-

minutëshe, një ore ose dy-ore dhe kështu mund të themi se ky vend

ka një infrastrukturë shumë të zhvilluar e moderne.

80

e/ Edukimi, Shkenca dhe Kultura

Përgjegjësia për mbikëqyrjen e arsimit në Gjermani është detyrë e

shteteve federale individualisht, ndërsa qeveria ka vetëm një rol të

vogël. Çerdhet e fëmijëve, jo të detyrueshme, parashihen për çdo

fëmijë mes tre dhe gjashtë vjeç, pas së cilës shkollimi është i

detyrueshëm për së paku nëntë vjet. Shkollimi fillor zakonisht

zgjat katër vjet dhe shkollat publike nuk shtresëzohen në këtë nivel.

Për dallim nga kjo, shkollimi i mesëm përfshin katër lloje

shkollash të bazuara në aftësinë e nxënësit, siç vendoset nga

rekomandimet e mësimdhënësit. Gjimnazi përfshin fëmijët më të

aftë dhe përgatit nxënësit për studime universitare, ky zgjat tetë ose

nëntë vjet, varësisht nga shteti (njësia federale); Realschule ka një

theks më të madh nxënësit me aftësi mesatare dhe zgjat gjashtë

vjet, në Hauptschule përgatit nxënësit për studime vokacionale,

dhe Gesamtschule ose shkalla gjithëpërfshirëse kombinon të tri

qasjet e tjera. Për t‟u pranuar në ndonjë universitet, nxënësit e

shkollës së mesme duhet të kalojnë provimin Abitur, ngjashëm me

"Advanced Level" ose "A-level" në Britani të madhe. Sidoqoftë,

studentët që kanë një diplomë nga një shkollë vokacionale,

gjithashtu mund të konkurrojnë për pranim. Një sistem i veçantë i

quajtur Duale Ausbildung lejon studentët me trajnim vokacional të

mësojnë në ndonjë kompani ose shkollë publike. Shumica e

universiteteve gjermane janë publike dhe paguajnë detyrimin ndaj

shtetit nga €50–500 për semestër nga secili student. Cekim këtu se

më 2007, 3 universitete gjermane u radhitën mes 100 më të mirave

në botë, dhe 11 në 200 më të mirat.

Kultura:

Gjermania historikisht quhet "Das Land der Dichter und Denker"

(vendi i poetëve dhe mendimtarëve). Nga viti 2006, ajo e quan

veten Vendi i ideve. Kultura gjermane filloi shumë më herët se

ngritja e Gjermanisë si shtet-komb dhe u përhap në të gjithë botën

gjermanfolëse. Nga rrënjët e saja, kultura në Gjermani ka marrë

formë nga rrymat kryesore intelektuale në Evropë, si fetare edhe

sekulariste. Në Gjermani, Shtetet federale janë përgjegjëse për

institucionet kulturore. Në Gjermani ka 240 teatro, qindra orkestra

81

simfonike, mijëra muze dhe mbi 25,000 librari në të gjithë 16

shtetet. Këto vende vizitohen nga mbi 91 milion njerëz në vit, të

cilët vizitojnë muzetë Gjermane çdo vit. Në vit, 20 milion shkojnë

në teatro dhe opera. Një 3.6 milion tjetër dëgjojnë orkestrat e

shkëlqyera simfonike. Gjermania ka disa nga kompozitorët e

muzikës klasike më të mëdhenj të botës, përfshirë Ludwig van

Beethoven, Johann Sebastian Bach, me bijtë e tij që po ashtu

ishin muzicient, Johannes Brahms dhe Richard Wagner. Pastaj,

ka piktor të shumtë dhe prestigjioz të rrymave të ndryshme, siç

janë: Hans Holbein the Younger, Matthias Grüneëald, dhe Albrecht

Dürer ishin artistë të rëndësishëm të Reneseancës, Caspar David

Friedrich i Romanticizmit, dhe Max Ernst i Surealizmit e shumë të

tjerë gjatë historisë e periudhave të ndryshme. Këtu mund të cekim

edhe filozofët dhe filozofinë e tyre jetësore, kështu që ndikimi

gjerman në filozofi është historikisht i rëndësishëm dhe shumë

filozofë të njohur Gjerman ndihmuan në formimin e filozofisë

perëndimore qysh nga Mesjeta. Kontributet e Gottfried Leibniz në

racionalizëm, themelimi i idealizmit klasik gjerman nga

Immanuel Kant, Georg Ëilhelm Friedrich Hegel, Friedrich

Ëilhelm Joseph Schelling dhe Johann Gottlieb Fichte, pastaj

formimi i teorisë komuniste nga Karl Marx dhe Friedrich Engels,

kompozimi i pesimizmit metafizik nga Arthur Schopenhauer,

zhvillimi i Perspektivizmmit nga Friedrich Nietzsche, punimet e

Martin Heidegger mbi Being, dhe teoritë sociale të Jürgen

Habermas, ishin veçanërisht ndikuese në gjithë historinë e ideve

botërore, sidomos perëndimore. Mos të harrojmë këtu edhe

shkencëtarët e mëdhenj siç ishte Albert Einstein dhe Max Planck,

puna e të cilëve ishte vendimtare në themelimin e fizikës moderne.

E shumë matematicient, historianë, biolog e njerëz të profileve të

ndryshme me renome dhe famë botërore në lëmit e tyre.

Ja, pra në këtë shtet të madh demokratik, shtet të fort ekonomik, me

një industri e ekonomi të madhe e të zhvilluar, me një kulturë të

lashtë dhe pasur, jetojnë e bashkëpunojnë edhe shumë shqiptarë

bashkatdhetarë tanë, nga të gjitha trojet tona etnike shqiptare vite

me radhë…

82

Diaspora shqiptare në Gjermani

Diaspora shqiptare (kosovare) në shtetin gjerman është mjaft e

hershme. Diku kah fundi i viteve të pesëdhjeta, atëherë shteti

jugosllav nënshkruan marrëveshje me shtetin gjerman për dërgim të

fuqisë punëtore në Gjermani si kompensim i dëmshpërblimit dhe

dëmeve të bëra në ish Jugosllavisë në Luftën e dytë Botërore. Kjo

politikë, ishte e menduar mirë nga ana e ish pushtetarëve të shteti

komunist Jugosllavisë. Me siguri se duke parë gjendjen e rënd

ekonomike të Kosovës, kjo i shkoi përdore pushtetarëve të

atëhershëm që të ngashënjejnë popullatën e varfër nga Kosova për

të migruar (kinse me punë të përkohshme) në këto shtete. Sipas

mendimit tim kjo ishte ide moderne për ta zbrazur Kosovën nga

shqiptarët gradualisht dhe për ta mbushur me kolonizator serbë, në

veçanti. Pse e them këtë, për arsye se shteti demokratik (që nuk

ishte Jugosllavia) nuk pretendon të largoj njerëz nga shteti i vet, por

mundohet që atyre t‟iu siguroi punë e jetës në shtetin e vet. Këtij

qëllimi, thuajse edhe ia arritën serbo-sllavia, sepse me tu shpall kjo

informatë nëpër „byrotë“ për punësim, ato zyret e atëhershme për

punë sociale nëpër qendrat e qytet e Kosovës, vazhdoi lajmërimi

„vullnetar“ i shumë shqiptarëve për të kërkuar dhe gjetur fatin dhe

kafshatën e gojës në „gyrbet“ për vete dhe familjarët e tyre. Kështu

që, viteve të 60-ta, numri i të paraqiturve nëpër këto zyra, ishte i

madh. Kështu edhe filloi me të madhe migrimi dhe punësimi i

shqiptarëve nga Kosova në Gjermani. Më pas, dihen rrethanat në

Kosovë, në të cilën kohë, të rinjtë me të madhe detyrohen të

vazhdojnë të ikin, të largohen nga Kosova për shkak dhunës që

bëhen ndaj tyre. E gjithë kjo ndodhi pas proceseve politike e

shoqërore, ku rinia ishte vetëdijesuar dhe doli me kërkesat e

njohura të tyre për liri e barazi të Kosovës me republikat tjera. Në

atë kohë Kosova ishte me status të krahinës autonome nën

juridiksionin e republikës Serbisë, të ish- Jugosllavisë, kjo periudhë

që zgjati me decenie, por aq zgjati edhe „kërkimi“ për t‟u larguar e

shpëtuar nga ky shtet që udhëhiqej nga Beogradi. Gjatë këtyre

viteve, gjendja e vështirë ekonomike dhe politike në ish-Jugosllavi

tensionohej. Dhe kjo më më së shumti hetohej në Kosovë, ku edhe

filloi dhuna dhe shkatërrimi i këtij shteti, aq më tepër zbrazej

Kosova. Kështu që migrimin më të madh nga Kosova për në shtetin

gjerman, e kemi aty nga fillimi i viteve të shtatëdhjeta dhe të viteve

83

të tetëdhjeta. Mirëpo largimi nuk kishte të ndalur, ndërsa ai do të

intesifikohet me fillimin e luftërave në ish-jugosllavi 1991-96 ,

Slloveni, Kroaci e Bosnjë dhe Hercegovinë. Të njëjtin rrezik e

hetonin dhe ndjenin, madje edhe përjetonin ditë e më shumë, vetë

shqiptarët e Kosovës, të cilëve tashmë iu kishte marrë edhe ajo pak

autonomi e vitit 1974, e njohur si Kushtetuta e 74-ës. Ndërkaq

kulminacioni i migrimit më të madh drejtë këtij shteti ndodh nga

vitet e 90 dhe tërë këtë decenie. Kjo ndodhi me ndihmën e atyre që

atëbotë ishin strehuar, fillojnë me të madhe ti marrin, tërheqin të

gjithë familjarët nga Kosova. Mirëpo, lufta në Kosovë, sidomos

vitet 1997-1999, detyruan mijëra njerëz të ja mësyjnë këtij vendi.

Kur analizohen gjitha këto rrjedha, mund të thuhet se politika e

spastrimit të Kosovës me decenie arriti qëllimin, sepse sot mund të

flitet për një migrim masivë të popullit shqiptarë. Nga Kosovës,

Dardania antike, edhe pse mungojnë statistika zyrtare e të sakta,

mendohet se kanë emigruar mbi 500.000 mijë shqiptarë. Vetëm në

Gjermani mendohet se numri mundë të arrij në 200.000 mijë e më

tepër.

Shqiptarët këtu e si gjithkund kanë arritur të integrohen mirë në

shoqërinë gjermane. Përveç integrimit, si domosdo për t‟iu

adaptuar rrethanave, ata bëjnë punë të madhe në ruajtjen e

identitetit të tyre kombëtarë, si ruajtje të gjuhës, traditës, kulturës,

etj. Në Gjermani sipas statistikave zyrtare ka më se 35 shoqëri e

shoqata shqiptare të profileve të ndryshme, të cilat janë të

regjistruara zyrtarisht në këtë shtet dhe shquhen për veprimtari të

ndryshme. Mërgata shqiptare në Gjermani, ndoshta ishte më aktivja

(pas asaj të Amerikës) në ndihmën dhe kontributin e dhënë për

çështjen kombëtare, lirinë dhe jetësimin e shtetit të Kosovës.

Këtij migrimi nuk mundi t‟i shpëtoi që është e kuptueshme as

komuna e Vitisë, në këtë rast as fshati Kabash dhe Binçë,

domethënë famullia e jonë e dashur dhe martire. Dhe që nga kjo

periudhë, kemi mërgatën tonë në Gjermani, të shpërndarë nëpër

tërë këtë shtet të madh.

84

Mërgata më e hershme, ajo e viteve

e 70-ta e famullisë sonë

“Morëm rrugën e gyrbetit për një kafshatë bukë”

Këto fjalë e dëgjuar shpesh dhe në raste të shumëllojta: “morëm

rrugën e gyrbetit” apo shpeshherë edhe “ai mësymë gyrbetit”, u

dëgjuan nga më të moshuarit tanë, cilët qysh viteve të shtatëdhjeta,

ja mësyren këtij vendi. Nga atëherë, një numër sot e asaj dite

mbetën në gjermani me familje, ndërsa një numër tjetër sot janë

pensioner të Gjermanisë në Kosovë, ndërsa disa nga ta më nuk janë

më në mesin tonë, kanë ndërruar jetë. Shumica e atyre që morën

rrugën për në Gjermani, në shtetin më të pasur dhe më të madhin

të Europës, shkuan për të siguruar kafshatën e gojës për familjarët

e tyre që të shumtën gjendeshin në vështirësi të mëdha sociale.

Mënyrat e shkuarjes së tyre për Gjermani e gjetiu në perëndim

ishin të ndryshme. Kuptohet se në atë kohë kishte vështirësi që të

sigurohen edhe vet mjetet financiare për ta mbuluar udhëtimin (gjë

që sot shumëkujt mund t‟ i duket kjo ndoshta edhe qesharake), por

në realitet ashtu ishte në atë kohë - tregojnë të moçmit tonë.

Udhëtimet bëheshin zakonisht me trenat (akropolisi i famshëm, i

cili mbante vijën Athinë-Munich), mirëpo edhe me autobusët, të

cilët nuk ishin të shpeshtë . Kuptohet dita e ditës thuajse çdo njeri

që dilte në gjermani, pas një kohe të shkurtër tërheqte dikë tjetër,

familjar, farefis, miqësi, fqinjë o mik pas veti. Kjo ndodhte për

shumë arsye, por edhe ngase vetëm në këtë mënyrë e së bashku,

hiqnin mallin për të afërmit, mallëngjimin për familjen e atdheun

dhe bashkatdhetarët e tyre të cilët nuk gjendeshin edhe aq shumë në

perëndim, shikuar dhe krahasuar me vitet që do vijojnë dhe sot.

Mund ta mendojmë se nuk e kanë pasur lehtë në shtet të huaj e në

fillim të panjohur, në një mentalitet dhe kulturë krejt tjetër, nga ajo

e jona shqiptare. Përveç këtyre llojeve të pengesave, ishin të

natyrshme edhe pengesat tjera, të karakterit gjuhësor, ngase ishte

problemi i njohjes së gjuhës gjermane. Shumë nga njerëzit tanë

dëshmojnë e thonë, se nuk dinim gjë tjetër por vetëm të punojmë.

Brezi i parë që jetonte e punonte në Gjermani, nuk e kisht aspak

idenë se çfarë do të thotë të me qenë mirë, me pas me vete gruan,

fëmijët, etj. Kjo për faktin se atëkohë mbretëronte një botëkuptim

krejt tjetër, tradicional (edhe ai rreth marrëdhënies familjare burrë-gruafëmijë).

85

Nga e majta; +Filip/Gjon/Sopi, +Zef Koliqi, +Ali Koliqi,

Nue/Gjin/Sebaj-Sopi/Köln-Gjermani 1971/

Sipas kësaj, një duhet të punoi e dërgoj para në familje. Një gjë e

cila ata i bënte të jetonin të vetëm ishte edhe ideja se po punonin

pak e do kthehemi në vendin tonë, ku do bëhet mirë një ditë.

Ata kryenin punët më të rënda, të cilat kuptohet se vështirë i bënin

vendasit sidomos kur tashmë kishte hyrë në “modë” që këto punë

do i bënin, siç i quanin atëherë edhe shqiptarët, pra jugosllavët. Jeta

e tyre ishte e vështirë, punonin tërë ditën, thuajse gjithë në

ndërtimtari në fillim, më pas përgatitja, larja, ushqimi. Ata banon

nëpër banesa kolektive me nga një dhomë të vogël, në të cilët punët

gjithë i bënin vet. Punonin dhe dërgonin para në familjet e tyre.

Mirëpo, sa shkonte koha, numri që lëshonte vendin, fshatin, rritej

gjithë e më shumë, ndërkohë që mundësia për punësim në Kosovë

86

zvogëlohej, apo ishte një ëndërr. Kësisoj rritej numri i

“gyrbetqarve” e zvogëlohej i banorëve të fshatit që atëherë edhe

dukshëm ndjehej, sepse fshati nuk kishte edhe qa shumë familje.

Atëherë, thuajse që të gjithë punonin punë sezonale, dhe numri i të

shkuarve-ardhurve në gjermani, e vende tjera europiane, varironte

dhe ndërrohej gjithnjë. Disa shkonin e vazhdonin të punonin,

ndërkohë që disa punonin ndonjë sezonë dhe ktheheshin në

vendlindje. Qyteti i preferuar i tyre në fillim, ishte Munich-u. Në

fakt, ky qytet gjeografikisht iu konvenonte bashkatdhetarëve e

bashkëfshatarëve tanë, me që është qyteti më i afër i Gjermanisë

me Kosovë. Dhe më këtë, atyre ju mundësohej me lehtë të vizitonin

familjen. Nga të parët që dolën në “gyrbet”, numri ishte i madh, por

mund të cekim e t‟i sjellim vetëm disa emra, si përshembull: +Ali

Koliqi, +Filip /Gjon/ Sopi, Gjin Zefi, Luz Zefi, Nue /Mëhill/Sopi,

Bozhë /Mëhill/Sopi, Nue/Gjin/Sebaj-Sopi, Sebë/Gjon/Simani-Sopi,

Sebë /Tade/Sopi, David /Tade/ Sopi, +Ton/Tade/Sopi, Zef

Ballabani, Nue Gjergji, Frok Gjergji, Qeshk Gjergji, Lush Tuniqi,

Nue /Frrok/ Marku, Gjergj /Gjon/ Sopi, Qeshk Tuniqi, Franë

Dodiqi, Brank/Didi/dhe Fatmir/ Nikollë/ Marku. Sarë /Franë/ Toma

e shumë e shumë të tjerë nga Binça, si dhe nga Kabashi si psh. Nue

Dokiqi, Ali Dokiqi, Zef Dokiqi, +Shefk Toma, Zef Zefi,

Dedë/Kenc/ Ramaj, Nue/Kenc/Ramaj, Shin Llukiqi, Nue /Luz/

Llukiqi, +Tush Koliqi, Nue/Tush/ Koliqi, Vink /Tush/ Koliqi,

Viktor /Mark/ Toma, Tomë /Jakë/ Nujiqi, +Prenk Sedaj, Ali

/Hasim/ Gjoni /Viti/. Numri është edhe më i madh. Kishte asosh që

shkonin ndonjë vite dhe më pas e lenin. Për aq sa të mira materiale

na solli ky gyrbet, mund lirisht të themi se na solli edhe aq dëme

shpirtërore (tashmë gati edhe kombëtare), sepse fëmijët rriteshin pa

përkujdesjen fizike dhe prezencën e babës (thuajse të gjithë këta

veçse ishin të martuar). Me kohë filloi edhe tërheqja e anëtarëve

tjerë graduale, e që solli pasoja edhe më të mëdha, të cilat po i

përjetojmë dhe ndiejmë edhe më shumë ndoshta. Kjo pikërisht për

faktin se gjatë këtyre viteve famullia jonë ka vazhduar të zbrazur,

duke u përgjysmuar. Kështu që nga ato vite, domethënë pas 30 e

më tepër, kur shumica shkuan për të fituar pak, ndodhi e kundërta.

Shumica ngelën me të gjithë familjet e tyre, sepse situata dhe

rrethanat historike e bërën të vetën, ngase realiteti në Kosovë ishte

tepër i rënd.

87

Misioni i parë Katolik Shqiptar në Europë

Për ta zbutur sado pak dhimbjen për atdhe dhe për t‟i ndihmuar atij

me kohë u formuan shumë shoqata, të cilat vazhduan të

përkujdesen për mërgatën shqiptare. Një nevojë të këtillë në ruajtje

të kulturës, traditës dhe asaj shpirtërore te njeriut tonë, e ndjeu edhe

Ipeshkvnia e jonë, e cila përmes françeskanit Pater Hil Kabashi

(tashmë ipeshkvë për veriun e Shqipërisë), të cilin e dërgoi me

mision në Gjermani. Ai misionar bëri thuajse të pamundshëm. Pas

shumë mundimeve dhe sakrificave, por edhe me ndihmën e

besimtarëve tanë atje e në veçanti me aktivitetet paraprake për

themelim të z. Pjetër Mjedës, hapi Misionin Katolik Shqiptar, i cili

tani numëron 26 vjetorin e themelimit. Në Gjermani, atëherë,

shqiptarët katolik për ta themeluar misionin, zgjodhën qytetin e

Shtuttgartit, që njëherësh ishte një çerdhe për shqiptarët e asaj

kohe. Kjo qendër e kulturës shqiptare, ishte edhe Misioni i parë

shqiptar që vepron në shtetet e Europës. Misioni zyrtarisht u

themelua më 12 shkurti i vitit 1984. Që nga atëherë, në Mision

shërbyen edhe Patër Anton Ndua, kurse sot shërben Patër Marjan

Lorenci, i cili mbanë meshë e viziton së paku njëherë në muaj

qytete anë e mbarë Gjermanisë, aty ku janë të vendosur besimtarët

tanë, si: Hamburg, Munich, Koln, Dortmund, Frankfurt, Koblenz

etj…Kështu që sot, duke filluar nga aty ku shkuan më të moçmit

tanë, pra në Munich, në jugun e Gjermanisë, e deri në Hamburg,

krejt në veri të Gjermanisë, ka shqiptar, besimtarë të famullisë

sonë. Nëpër gjitha këto vende të Gjermanisë, kemi edhe familje të

shkapërderdhura nga famullia e jonë Binça (Kabash-Vit)/.

Besimtarët e famullisë sonë sot, në Münich e rrethinë,

si dhe në qytete tjera!

Në këtë qytet të madh e të bukur të Gjermanisë, që nga vitet e 70

kemi disa familje, të cilat vazhduan dhe vazhdojnë të jetojnë e

punojnë këtu, kuptohet tashmë pas e gjithave që ngjau në Kosovë

fund viteve të 90, me gjithë familjet e tyre.

Në Münich dhe rrethinën e saj, si dhe në qytete tjera, sot kemi këto

familje nga famullia e jonë:

88

1. David /Liman/Tahiri Binçë

2. Marjan/David/Tahiri Binçë

3. Gjon/David/Tahiri Binçë

4. Dedë/Kenc/Ramaj Kabash

5. Frok/Dedë/Ramaj Kabash

6. Regan/Dedë/Ramaj Kabash

7. Nue/Kenc/Ramaj Kabash

8. Marian/ Nue/Ramaj Kabash

9. Karter/Nue/ Ramaj Kabash

7. Afrim Azizi Kabash

8. Shin/Luz/Llukiqi Kabash

9. Manuell/Shin/Llukiqi Kabash

10. Robert/Nue/Gjergji Binçë

11. David/Tade/ Sopi Binçë

12. Albert/David/ Sopi Binçë

13. Robert/David/Sopi Binçë

14. Luigj/Nue/Nikolla Binçë

Frankfurt;

1. Albert /Prenk/ Sedaj Kabash

2. Benjamin /Prenk/ Sedaj Kabash

3. Nikollë /Nue /Ahmeti Binçë

4. Zef /Sarë/ Bekaj Kabash

5. Andre /Nue/ Nuiqi Kabash

6. Leonard /Andre/ Nuiqi Kabash

7. Sebastian /Nue/ Nuiqi Kabash

8. Tomë /Jakë /Nuiqi Kabash

9. Emanuell /Tomë/ Nuiqi Kabash

10. Fatmir /Tomë/ Nuiqi Kabash

11. Zef /Nue/ Nuiqi Kabash

12. Kristë /Zef/ Nuiqi Kabash

13. Jeronim /Zef/ Nuiqi Kabash

14. Anton /Jeronim/ Nuiqi Kabash

89

15. Gjon /Viktor/ Nuiqi Kabash

16. Bernard /Viktor/ Nuiqi Kabash

17. Sebë /Gjon/ Simani-Sopi Binçë

Koblenz:

1. Gjergj /Gjon/ Sopi Binçë

2. Nikollë /Gjergj/ Sopi Binçë

3. Franë /Dodë/ Sopi Binçë

4. Albert /Franë/ Sopi Binçë

5. Franë /Dedë/ Dodiq Binçë

6. Leonard /Franë /Dodiq Binçë

7. Marjan /Franë / Dodiq Binçë

8. Zef /Nue /Koliqi Kabash

9. Mark /Zef/ Koliqi Kabash

10. Sebë /Nue/ Koliqi Kabash

11. Daniell /Sebë/ Koliqi Kabash

12. Gjergj /Nue / Koliqi Kabash

13. Albert /Gjergj/ Koliqi Kabash

14. Pjetër /Gjergj/ Koliqi Kabash

15. Tomë /Nue/ Koliqi Kabash

16. Gjon Suliqi Kabash

17. Shtefan /Milazim/ Syla Kabash

18. Prenk/ Lush /Gegaj Kabash

19. Damjan /Zef /Dokiqi Kabash

29. Isa Zefiqi Kabash

21. Sebastian Zefi Kabash

22. Robert Idrizi Kabash

23. Gjon /Mikë/ Koliqi Kabash

Düsseldorf

1. Robert /Gegë/ Gegaj Binçë

2. Vilson /Gegë/ Gegaj Binçë

3. Zef Mitroviqi Binçë /Kroaci/

4. Kolë /Sarë/ Ferizi Kabash

90

Neuss;

1. Markush/Ton/Dodiqi Binçë

2. Neki/Ton/ Dodiqi Binçë

3. David/Ton/Dodiqi Binçë

Kassel;

1. Brank-Didi/Nikollë/Marku Binçë

2. Fatmir/Nikollë/Marku Binçë

3. Marjan/Shan/Marku Binçë

4. Alojz/Nikollë/Marku Binçë/Kroaci/

5. Viktor/Zef/Marku Binçë

Bochum,

1. Franë Ukiqi Binçë

Diaspora e famullisë së Binçës në Hamburg!

Në Hamburg të Gjermanisë e rrethinë ka vite të tëra ku nga

famullia e Binçës (Komuna e Vitisë) ka disa dhjetëra familje e

individ, të cilët punojnë dhe jetojnë në harmoni e dashuri

vëllazërore mes veti dhe me të tjerët, në një kompaktësi e shembull

të pashoq. Punojnë të gjithë, punë të ndershme. Ata me ndjerës e

gjak, ashtu sikurse shumë mërgimtarë tanë, flijohen për mirëqenie

të familjes së ngushtë e gjerë. Këta gjithnjë janë dhe ishin në

shërbim e dobi të famullisë e shtetit tonë, Kosovës.

91

Në Hamburg kemi diku afër dyzet (40) familje, me mbi 130 e

më shumë anëtarë (persona) nga famullia jonë (nuk është ky numër

zyrtar por i përafërt sipas parallogaritjës sime)! Nga të parët,

shembullin e të cilit e ndjekën shuam të tjerë, në Gjermani është

Gjon Tuniqi, i cili erdhi këtu që nga vitet e tetëdhjeta. Pastaj tij

erdhën gjithë një nga një (duke menduar të fitojnë pak e prapë të

kthehen në vendlindje). Mirëpo, gjendja gjithnjë e më e vështirë

politike e më vonë edhe ekonomike në Kosovë, bëri që këta të vijnë

përkohësisht e ja tash e atëherë (afër tridhjetë viteve) të mbesin

atje, të ndërtojnë jetën atje! Kështu që sot lirisht mund te themi se

këtu kemi një grup apo edhe pse jo bashkësi të vogël, e cila është e

organizuar dhe shumë e dobishme.

Kështu janë të bashkuar gjithnjë /Hamburg-2009/

Na gëzon fakti se edhe përkundër vendosjes dhe qëndrimit të gjatë

të këtyre familjeve në Hamburg, prapëseprapë, duke jetuar këta të

gjithë së bashku, pra shumë anëtarë të familjes, deri më sot ruajtën

qenien e tyre identifikuese anëtarë, kombëtare dhe të gjitha traditat

92

tona shumë shekullore shqiptare, pra gjuhën, komunikimin, shkrimleximin

(edhe pse gjeneratat e reja, fëmija vijojnë mësimet nëpër

shkolla gjermane). Por, them falë kompaktësisë dhe komunikimit

(vizitave të përditshme, ndejës mes veti, ndarjes së të mirës e të

keqes mes veti, sikur të ishin një familje ), ata ruajtën gjithë atë çka

është e mirë dhe shqiptare. Me shembullin, jetën, dhe punën e

këtyre mrekullohen edhe vet gjermanët, para të cilëve gjithë këta

gëzojnë respekt, nderë dhe autoritet të madhe. Kanë miqësi me

familjet vendase, edhe pse shqiptar (mirëpo këtë aftësi ka populli

ynë), kanë arritur shpejtë te integrohen në jetën, kulturën dhe

shoqërinë gjermane, mirëpo duke mos harruar gjuhën, kulturën e të

parëve të tyre. Dhe sot ashtu sikurse erdhën,e mbetën shqiptar, të

mirë e të ndershëm, lirisht mund të them shembull për diasporën

tonë kudo që ndodhet. Mbase, pse jo është një model i mirë edhe

për popujt tjerë.

Shumica e këtyre më se 90 % duke ndjekur shembullin dhe

punën e Gjon Tuniqit dhe tashmë merren me gastronomi, ku një

numër i mirë i këtyre kanë edhe lokalet e veta afariste, pra,

Restauronte, etj. Të gjithë janë, duke ju falënderuar piksëpari Zotit

dhe punës së tyre, mjaft të suksesshëm në punë e biznes.

Me sjelljet, mirëpritjen, dashurinë dhe bamirësinë e këtyre, vite

me radhë, janë të njohur shumë bashkatdhetar tanë në diasporë e

vendlindje, sidomos me mirësinë, bujarinë, kujdesinë dhe dashurinë

e tyre ndaj të varfërve, ky komunitet ka kontribuar pamasë. Për

këtëbashkësi, mbesin gjithmonë mirënjohëse shumë familje dhe

shumë persona, të cilët kanë jetuar e jetojnë ende në kushte të

vështira ekonomike në Kosovë e gjetiu. Pra, këta ndjekën edhe

shembullin e organizimit dhe bamirësisë së Gjonit, i cili shquhet

për këto dhunti.

Të gjithë kanë qenë dhe gjithnjë janë aktiv në të gjitha sferat e jetës

(veçanërisht aty ku e kërkon nevoja për dhënien e ndonjë ndihme,

materiale etj). Mund të thuhet me plotë gojën se e kanë pasur dhe e

kanë përjetuar të gjithë nevojtarët, gjithnjë zemrën dhe dorën e

hapur. Lirisht them se nuk ka person i cili iu është drejtuar këtyre

për ndihmë e qe nuk ka has në mirëkuptim e dashuri të tyre.

Gjithnjë, kur e ka kërkuar nevoja dhe pavarësisht ku, këta iu kanë

përgjigj thirrjes për të ndihmuar, pa bërë farë dallimi, kombëtar,

fetar, racore etj. Por, me gëzim e dashuri kanë ndihmuar dhe

vazhdojnë të ndihmojnë aq sa dinë dhe mundën..

93

Moto e jetës së këtyre duket se është: "ORA ET LABORA" (Lutu

e puno). Nga goja e tyre shpeshherë dëgjojmë këto fjalë: "Ne

falënderojmë Zotin për të gjitha të mirat që na i ka dhënë, për

shëndet,pasuri etj...Mirëpo, ai këtë na ka dhuruar t´na sprovoj a

jemi egoist apo i ndihmojmë nevojtarit vëllait e motrës njeri në

nevojë. Kështu që thonë:“Kemi, por gjithnjë edhe për të tjerët,

sepse po nuk iu japim është e mundur, ashtu qysh na ka i dhënë

Zoti, ne, edhe t´na i merr..." Ja, pra, këtu edhe shprehet edukimi i

këtyre vërtetë ungjillor: Ndihmoj atij që ka nevojë! Apo: Mos ta

dijë dora e majtë çka dha e djathta. Por, së fundi këta i motivon

edhe vet shembulli i baballarëve e nënave tona si dhe shembulli i

bijës sonë shqiptare, humanistes së lumes Nënë Tereza, ashtu

sikurse edhe vetë Jezu Krishti, i cili i motivon, inspiron, nxitë e

shtyn që çka do të bëjnë, të bëjnë në Lavde e nderë të Atit qiellor e

në dobi të të varfëritë kudo ka nevojë. Vlen të ceket edhe një traditë

e bukur e besimtarëve tanë në Hamburg. Me iniciativën e disave,

për çdo vit me 15 gusht, herë në një familje e herë në tjetrën, ata

me devotshmëri kremtojmë festën e Zojës Madhe (Të ngriturit e

Zojës në qiell, që kremtohet në shenjtëroren në Letnicë). Për këtë

festë të madhe, mblidhen nga të gjitha familjet nga një, dy e më

shumë anëtarë (sipas mundësisë edhe të gjithë, sepse numri nuk

është i kufizuar) ku bisedohet, më pas lutet rruzarja bashkë dhe në

fund shtrohet edhe dreka e përbashkët familjare me këtë rast.

94

Me rastin e vizitës së famullitarit tonë don Albert Demaj (Hamburg-2009)

95

Nga statistikat e mia personale kam arritur të regjistroj të gjithë

(këto familje me numër të anëtarëve në kllapa). Këta anëtarë të

famullisë sonë të Binçës, të cilët tashmë e shumë vite jetojnë e

punojnë këtu në Gjermani (Hamburg e rrethinë), janë si në vijim:

a) Ja regjistri është sa vijon:

1. Lush Tuniqi (1) Binçë

2. Nue /Lush/ Tuniqi (3) Binçë

3. Gjon /Lush/ Tuniqi (4) Binçë

4. Luz /Lush/ Tuniqi (6) Binçë

5. Igzidor /Gjon/ Tuniqi (4) Binçë

6. Marjan /Nue/ Tuniqi (5) Binçë

7. Qeshk /Nue/ Tuniqi /4/ Binçë

8. Nue /Gjin/ Sebaj-Sopi (1) Binçë

9. Jozef /Nue/ Sebaj -Sopi (4) Binçë

10. Marjan /Nue/ Sebaj-SOPI /Rostock/ Binçë

11. Kolë /Nue/ Sebaj-Sopi (5) Binçë

12. Pjetër /Nue/ Sebaj-Sopi (5) Binçë

13. Leonard /Nue/ Sebaj-Sopi (3) Binçë

14. Luz /Nikollë/ Zefi (2) Binçë

15. Gjon /Luz/ Zefi (5) Binçë

16. Marie /Kolë/ Zefi (1) Binçë

17. Avgustin /Viktor/ Gegaj (1) Binçë

18. Domenik /Viktor/ Gegaj (4) Binçë

19. Marjan /Sebë/ Gegaj (4) Binçë

20. Gjergj /Sebë/ Gegaj (2) Binçë

21. Pjetër /Bozhë/ Sopi (7) Binçë

22. Palë /Bozhë/ Sopi (5) Binçë

23. Gjergj /Toki/ Nikolla (2) Binçë

24. Zef /Seferin/ Tuniqi (6) Binçë /Kroaci/

25. Isak /Liman/ Zefi (Tahiri) (6) Binçë

26. Domenik /Marjan/ Llukiqi (1) Kabash

27. Arben /Bozhë/ Gashi (3) Kabash

96

28. Gabriell /Shefk/ Lukiqi (3) Kabash

29. Robert Andreiq (2) Kabash /Kroaci/

30. Qeshk /Seferin/ Tuniqi (3) Binçë /Kroaci/

31. David /Qeshk/ Tuniqi (4) Binçë /Kroaci/

32. Augustin /Zef/ Dodiqi /3/ Binçë

33. Sarë – Gjelinë Joziç (5) Kabash /Kroaci/

34.Robert /Frok/ Periqi /3/ /rrethina e Hanoverit/ Binçë

35. Gjon /Frok/ Periqi /5/ /rethina Hanoverit/ Binçë

36. Noc Periqi /2/ /rrethina e Hanoverit/ Binçë

Sipas kësaj statistike, kemi 36 familje me diku rreth 130

anëtarë, të cilët jetojnë e punojnë në Hamburg e rrethinë të ngushtë

të saj!

Për diasporën në Gjermani, këshilltar të famullisë sonë janë: Gjon

(Lush) Tuniqi-Hamburg dhe Albert (Prenk) Sedaj-Frankfurt-

Koblenz.

Tashmë, siç mund të vërejmë nga kjo paraqitje, pra edhe në

Gjermani kemi një mërgatë të madhe nga famullia e jonë. Por është

për t‟na brengosur fakti se edhe pranë shumë shoqërive, shoqatave

e mësimeve plotësuese për ta mësuar historinë, kulturën e gjuhën

shqipe, fëmijët e familjeve tona tregojnë shumë pak interesim për

të vijuar mësime plotësuese në shqip. Ndoshta, faji më i madh është

tek prindërit e tyre, të cilët nuk tregojnë aspak interesim lidhje me

këtë çështje me shumë rëndësi. Kjo është brengosëse dhe mund të

na kushtoj shumë në të ardhmen, kuptohet nëse nuk ndërmerret diç

rreth parandalimit të kësaj dukurie dhe mosinteresimi të pazakontë.

PS. Në statistikat nga Hamburgu, në kllapa është i shënuar numri i

anëtarëve të familjes përkatëse, me ngjyrë cekën personat që

posedojnë lokale afariste me këtë rast restaurante.

97

MIGRIMI – PLAGË SHUMËSHEKULLORE

98

MËRGIMTARËT E

FAMULLISË SONË NË ITALI !

(Mërgatë relativisht e re, por numerikisht e

madhe e besimtarëve tanë në Itali)

Viteve të fundit, sidomos vitet e para luftës së fundit, gjatë luftës

më tepër, si dhe pas luftës në Kosovë, Italinë e vërshoi një numër i

madh i bashkëkombëseve tanë dhe ndër ta, një numër i madh i

bashkëfshatarëve nga famullia e jonë, Binça. Kështu, mund të

themi e konstatojmë se mërgata e jonë në Itali është një ndër

mërgatat më të reja në shtetet e bashkësisë evropiane, por me një

numër të konsideruar familjesh, të cilat janë gjithnjë në rritje. Ajo

që e dallon këtë mërgatë, është fakti se shumica e familjeve janë

kryesisht janë familje (qifte) në moshë mesatare apo edhe të re. Më

herët nuk kemi pasur shumë bashkëfshatar në këtë shtet, me siguri

si shkak ka qenë edhe ekonomia jo edhe aq e fortë e stabile e Italisë

përgjatë vite. Mirëpo, me hyrjen e këtij shteti në bashkësinë

europiane, si dhe me zhvillimin e hovshëm ekonomik të këtij shteti,

ky vend u bë shtet joshës për shumë njerëz të shteteve tjera e

sidomos edhe për shqiptarët nga gjitha hapësirat tona, po edhe

besimtarë tanë nga famullia e jonë e Binçës. Mund të konstatojmë,

nga të dhënat që posedojmë se edhe në Itali tashmë kemi një

mërgatë të konsiderueshme, të shëndosh e të vyeshme, e cila

gjithnjë shkon e shumohet. Kjo ndodh edhe për arsye se martesat

bëhen mes djemve e vijëzave nga vendlindja et.

Itali është shtet i cili i pëlqen bashkëkombësve e me këtë rast

bashkëfshatarëve tanë, sepse ata në këtë shtet integrohen shumë

lehtë, pikërisht për atë se ndoshta kemi mjaft ngjashmëri për kah

karakteri e mentaliteti me popullin italian. Madje, ka shumë

mendime që thonë, e këto edhe i dëgjojmë nga bashkëfshatarët tanë

se jemi gati të ngjashëm për kah temperamenti (mentaliteti) me

99

italianët. Një element i fuqishëm që shkon në favor të kësaj është

edhe ajo se gjuha jonë ka kemi mjaft ngjashmëri me italishten, fakt

ky që që e përshpejton integrimin e tyre në shoqërinë italiane.

Në këtë shtet kemi një numër të madh shqiptarësh, të cilët migruan

këtu në mesjetë pas vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj

Kastriotit-Skënderbeu. Ky emigrim ndodhi si shkaku i rrezikut nga

asimilim që vinte nga Perandoria Otomane. Ky migrim ndodhi në

mesjetë dhe etape të ndryshme dhe në mënyrë të organizuar. Këta

shqiptar përbëjnë një bashkësi thuajse tashmë autoktone në jug të

Italisë, përkatësisht në Kalabri e Sicili, të cilët ndryshe njihen me

emrin Arbëres. Ky komunitet asnjëherë nuk i shëkputi lidhjet me

gjakun, gjuhën, vequritë dalluese shqiptare. Që nga vendosja e tyre

në këtë shtet, ata kontribuuan, duke dhënë njerëz të mëdhenj deri

edhe në papë, Papë Albanin, Kelmenti IX/. Dashtë Zoti që edhe

bashkëkombësit tanë, besimtarët e famullisë sonë të marrin

shembull nga këta shqiptarë-arbëresh, se si duhet të ruajnë gjuhën,

kulturën, etnosin, traditën dhe së fundi qenien e tyre kombëtare

shqiptare.

a/

Itali është shtet në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin

Apenine. Pjesë e këtij vendi janë dhe ishujt në Detin Mesdhe, Sicili

dhe Sardenja. Në Alpet e larta në veri të saj gjendet kufiri me

Francën, Zvicrën, Austrinë dhe në brigjet e Adriatikut kufizohet me

Slloveninë. Në brendësi të këtij shteti gjenden dy shtete të vogla :

Vatikani dhe San Marino.

Italia numëron diku rreth 60 milion banorë dhe ka një sipërfaqe

prej 301,338 km² nga e cila 294.020 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë

tokë ndërsa 7.210 km 2 ujë. Vija bregdetare e Italisë është 7.600 km

e gjatë ndërsa kufiri tokësor 1.932,2 km i gjatë. Kryeqyteti i Italisë

është Roma. Qytete të mëdha janë: Roma, Milano, Napoli, Torino,

Palermo, Padova, Bari etj... Sa i përket sistemit politikë, Italia është

republikë parlamentare, më në krye me kryetarin e shtetit dhe

kryeministrin. Është interesante, edhe pse e dimë se ky shtet u

ndërtua në themelet e perandorisë Romake, ajo arriti të shpallë

pavarësinë e saj me bashkimin e gjitha provincave ekzistuese

vetëm qysh me 17 Mars 1861. Kurse në OKB u pranua me14

Dhjetor 1955.

Sa i përket kulturës, ky shtet-popull i ka dhënë kulturës europiane e

botërore me qindra vite njerëz, artist dhe vepra të mëdha si në

100

lëmin e artit pamorë, ashtu edhe të atij mendor. Ti cekim vetëm

disa figura të ndritshme në artin figurativ, si: Michelangelo-n,

Leonardo da Vinci, Donatello, Frau Angelic. Përveç kësaj, në

literaturë Italia ka dhënë një letrat siç është Dante Alighieri, vepra

më e madhe e të cilit, Divina Commedia, konsiderohet vepra më e

madhe e krijuar në Europë gjatë Mesjetës. Nga ky vend kemi

shkrimtar dhe poet siç janë: Giovani Boccaccio, Alessandro

Manzoni, Francesko Petrarca, dhe më pas filozofë të rëndësishëm,

si: Giordano Bruno, Niccolo Machiaveli, etj.

Gjuhë zyrtare e këtij shteti është italishtja, mirëpo në regjione të

ndryshme fliten edhe gjuhë tjera si psh. në kufi me Zviceran

gjermanishtja apo në Trieste sllovenishtja, ndërkaq kah kufiri me

Francën, frëngjishtja. Këtu mund dhe vlen të përmendim se edhe

Italia ka një diasporë shumë të madhe e të përhapur nëpër Europë e

botë si në Gjermani, Zvicër, Austri, Francë...pastaj Amerikë,

Argjentinë, Brazil e gjetiu por që me fanatizëm kanë vazhduar dhe

vazhdojnë ta ruajnë identitetin e tyre fetaro-kombëtar, për decenie

të tëra.

Sa i përket besimeve, religjionit, diku mbi 90% e popullatës janë të

besimit të krishterë-katolik tradicionalisht. Pra diku rreth 52 milion

janë katolik, më pas rreth 1.200.000 rtodox, protestant diku rreth

600.000, Mysliman rreth 1. 200.000 (të shumtën ardhacak,

emigrant nga shtetet e kontinentit afrikan dhe aziatike). Në këtë

vend ka budista, me një numër rreth 200.000, hindus rreth

110.000, kurse të deklaruar që nuk besojnë, pra që nuk i përkasin

asnjë konfesionit janë diku rreth 4 milion.

b/ Të marrim mësim nga Arbëreshët, në ruajtje

të identitetit fetar e kombëtar!

Në këtë shtet të hapur ndaj botës dhe kulturave tjera, me një pasuri

të larmishme të besimeve kulturave të ndryshme, një demokraci të

madhe, jetojnë e punon një numër i konsiderueshëm i besimtarëve

nga famullia e jonë. Pra, edhe pse po integrohemi shpejt në këtë

shoqëri, duhet të kemi kujdes e të mos asimilohemi, pasi që

ekziston ky rrezik ekziston dhe është permanent. Në ruajtje e

kultivim të gjuhës e traditës sonë të lashtë dhe afirmim të kësaj

kulture, në Itali viteve të fundit janë bërë hapa të guximshëm e të

101

nevojshëm, duke u hapur disa shoqata tona kulturore, artistike,

humanitare dhe edukative-mësimore. Kjo ndoshta i mungon

mërgatës nga famullia e jonë, e cila nuk ka arritur ende të

konsolidohet sa duhet. Edhe pse jetojnë të gjithë thuajse të

koncentruar në një rrethinë, siç është rrethina e Milanos, në veri të

Italisë, përkatësisht në qytetin Lecco, prapë duhet bëhet më shumë

në bashkëpunim dhe kultivim të ruajtjes së qenies dhe kulturës nga

kanë ardhur.

Gjithnjë të tubuar në festa të përbashkëta

Kohën e fundit një interesim dhe angazhim të mirë janë duke

shfaqur të tubuar rreth këshillit të famullisë së Binçës, dega në Itali,

e që u formua me iniciativën e Don Albert Demajt dhe me dëshirën

e madhe të bashkëfshatarëve tanë të cilët janë duke bërë shumë në

lidhje të marrëdhënieve mes veti, sidomos mes diasporës në CH e

D, dhe famullisë nga vijnë, pra Binçës. Vullneti ekziston, ndërkohë

që puna po jep gjithnjë e më tepër fryt, por siç shprehen edhe vet

ata, iu mungon edhe një meshtar shqiptar me ndonjë qendër

misioni. Kjo do të ndihmonte shumë në gjitha aspekte te jetës dhe

102

ata shpresojnë se me këtë të gjitha më pas, do shkojnë më mirë.

Këta nuk hezitojnë ta japin kontributin e tyre çdo herë që e kërkon

nevoja për vendlindje. Vendlindjen e vizitojnë si zakonisht shpesh

e në veçanti të gjitha familjet i shohim dhe takojmë gjatë pushimit

veror në Kosovë, pasi që këtë iu mundësojnë edhe kushtet

materiale. Ajo për çka kanë emigruar, të krijojnë kushte ekonomike

më të mira, ju ka mundësuar të jenë në gjendje të mire ekonomike

jetësore dhe kështu nuk e harrojnë asnjëherë vendlindjen, mbesin

emocionalisht e shpirtërisht të lidhur me ta. Mirëpo, si duhet të

sillet mërgata e famullisë sonë në këtë shtet, kanë shembullin më të

mirë nga vetë bashkëkombësit tanë, të cilët që decenie me radhë

jetojnë në ketë vend, në Kalabri e Sicili, tash e më tepër se 500 vite

dhe kanë arritur ta mbajnë, ruajnë dhe kultivojnë me fanatizëm,

gjitha ato të mirë nga atdheu i tyre, Shqipëria amë. Pra, vetëm të

bashkuar mund të ballafaqohemi me të gjithat sfidat që i sjellë

koha. Të bashkuar mund dhe duhet të jemi pasi që këtë na

mundëson edhe potenciali njerëzor që kemi këtu në këtë shtet të

dashur dhe zemërgjerë për gjithë neve. Pra, këtu paraqesim numrin

e familjeve nga famullia e jonë, sipas regjistrit që posedojmë;

1. Albert Martini Kabash

2. Adriani B. Toni Kabash

3. Alberti Nuhisë Kabash

4. Albert Azizi Kabash

5. Anton Llukiqi Kabash

6. Anton Dodes Kabash

7. Augustin Gashi Kabash

8. Bekim Marku Kabash

9. Benjamin Azizi Kabash

10. Benjamin Dodiqi/i/ Sarës T.D Binçë

11. Bernard Ferizi Kabash

12. Besimi Manit Viti

13. Çeshk Dodës Kabash

14. Damjan Markoviqi Kabash

15. David Dodiqi Binçë

16. Dedë Gashi Lu. Kabash

17. Domenik Dodiqi Binçë

18. Robert Azizi Kabash

19. Fatmir Mustafa Kabash

103

20. Fatmir Dokiqi Kabash

21. Fatmir Tuniqi Binçë

22. Fatmir Simani Kabash

23. Florin Gashi Kabash

24. Forman Gashi Kabash

25. Franë Llukiqi Kabash

26. Franë Dodës Kabash

27. Franklin Azizi Kabash

28. Frok Azizi Kabash

29. Gazmend Mustafa Kabash

30. Gjelë Mustafa Kabash

31. Gjoni i Franës Sahitit Binçë

32. Hil Mustafa Kabash

33. Igzidor Simani Kabash

34. Isak Paliqi Binçë

35. Jakov Gashi Kabash

36. Jakov Azizi Kabash

37. Joakim Llukiqi Kabash

38. Kristë Ramaj Kabash

39. Kristë Gega Binçë

40. Kristë Gjergji Binçë

41. Kastriot Gashi Lu. Kabash

42. Kastriot Gashi La. Kabash

43. Gazmend Gashi Kabash

44. Kolë Tuniqi Binçë

45. Lefaer Simani Kabash

46. Leonard Dokiqi Kabash

47. Leonard Azizi Kabash

48. Leonard Ramaj Binçë

49. Leonard Ukiqi Viti

50. Leonard Idrizi Kabash

51. Leon Kola Binçë

52. Lazi Milazimit Kabash

53. Llukë Stepani Binçë

54. Manuel Gegaj Kabash

55. Marjan Paliqi Binçë

56. Marjan /Andre/ Sopi Binçë

57. Marjan Dodes Kabash

58. Marjan Idrizi Kabash

104

59. Martin Stepani Kabash

60. Mark Gega Binçë

61. Nue Ferizi Binçë

62. Nue Marku L.S Kabash

63. Nikollë /Nue/Llukiqi Binçë

64. Nikollë Dokiqi Kabash

65. Nikollë Stepani Kabash

66. Nikollë Toma/Gj.Nik.Voc/ Kabash

67. Oliver Marku Kabash

68. Petrit Dodes Kabash

69. Pashk Gjergji Binçë

70. Robert Paliqi Binçë

71. Syl Martini Kabash

72. Florin Marku L.LI. Kabash

73. Tomë Stepani Kabash

74. Tomë Mitroviq Binçë

75. Viktori i Sarës N.Anj. Binçë

76. Vilson Ferizi Binçë

77. Vink Gashi Kabash

78. X. Jozef Marku Kabash

79. Zef Ferizi Kabash

80. Zef Dodes Binçë

81. Zefi Milazimit/Syla/ Kabash

82. Zef Ferizi Binçë

83. Manuel Idrizi Kabash

84. Franklin Simani Kabash

85. Nikollë Dodiqi Binçë

86. Mikë Ramaj

87. Nikollas /Zef/ Marku Binçë

Pra, nga ky regjistër (me mungesë të disa mbiemrave) dërguar nga

këshilltarët e famullisë Binçës, dega në Itali, përkatësisht i

përpiluar në mënyrë alfabetike nga z. Joakim Llukiqi dhe David

Dodiqi, këshilltar, shohim që këtu në Itali edhe pse kemi një

mërgatë të re, ajo është numerikisht mjaft e madhe.

105

MIGRIMI – PLAGË SHUMËSHEKULLORE

106

Mërgimtarët e famullisë Binçës në

Skandinavi!

Thuajse sikur në të gjitha shtetet perëndimore, po ashtu edhe në

shtetet skandinave si në Suedi, Danimarkë, Finlandë… kemi disa

familje nga famullia e jonë që jetojnë e punojnë atje. Në shtetet

Skandinave, në përgjithësi diaspora shqiptare është e hershme,

kështu menjëherë pas demonstratave dhe trazirave të vitit 1981, me

të madhe fillojnë së pari rinia e pastaj edhe familje të tëra me

lëshua, me braktisë Kosovën, për t‟u strehuar atje si dhe anë e

mbarë Europës e gjetiu, që vetëm e vetëm të sigurojnë kafshatën e

gojës, por edhe shpëtojnë kokën, pasi rrethanat ishin tej mase

dramatike, trazirat e më vonë edhe luftërat në hapësirën e ish

Jugosllavisë dhe në Kosovë. Kështu që, migrimet në Skandinavi

datojnë që nga ajo periudhë. Mirëpo, një numër të madh të atyre

emigrantë, shtetet Skandinave, e në veçanti Suedia në bashkëpunim

me ish-presidentin gjakpirës të Serbisë S. Milosheviqin dhe

qeverinë e tij, në vitet e ‟90 patën kthyer mbi 35.000 emigrantë që

shumë nga, të cilët nuk mund gjetën ndonjë vend tjetër për strehim,

sot janë edhe të vrarë e masakruar në luftën e fundit që ndodhi në

Kosovë!

Besimtarët nga famullia e jonë arritën në këto shtete tashmë viteve

të fundit, pikërisht pas përfundimit të luftës në Kosovë, dhe atë në

kërkim të kushteve më të mira për jetesë. Kështu që tash kemi edhe

në këto shtete disa familje, të cilat janë integruar mirë në bashkësitë

e shteteve përkatëse ku vazhdojnë të jetojnë e punojnë, por si çdo

kund, edhe këta këtu me mallëngjim kujtojnë vendlindjen e tyre

Kosovën, të cilën nuk e harrojnë dhe thuajse çdo vit vazhdojnë ta

vizitojnë sa herë që iu jepet mundësia! Pasi në këto shtete mërgata

e jonë është e re, besojmë se do të dinë të organizohen, ta

kultivojnë dhe ruajnë atë më të vlefshmen që është kombëtare, pra

traditat shumëshekullore shqiptare e mbi të gjitha gjuhën, që të mos

asimilohen.

107

Shtetet Skandinave, e sidomos shteti suedez, pasi patë bërë kthimin

thuajse të dhunshëm të shqiptarëve më herët, tashmë viteve të

luftës dhe menjëherë të pasluftës u tregua më mirëpritëse dhe

pranoi një numër të mirë të shqiptarëve, në mesin e tyre edhe disa

familje nga famullia e Binçës, cilët kërkuan qëndrim aty.

a/ SUEDIA

Suedia është monarki kushtetuese në Evropën Veriore. Shteti

kufizohet me Norvegjinë në perëndim, Finlandën në veri-lindje dhe

me Danimarkën në jug-perëndim. Sipërfaqja e përgjithshme e

Suedisë është 449,964 km 2 , dhe 410,934 km 2 të kësaj sipërfaqeje

janë tokë ndërsa 39,030 km 2 ujë. Kryeqyteti i Suedisë është

Stokholm, pastaj qytete më të mëdha i kemi Goteborg, Malmo,

Uppsala, Linkoping etj...

Gjuhë zyrtare është suedishtja, e më pas, suedezët dhe shtetet tjera

skandinave i japin rëndësi shumë të madhe gjuhës angleze, e cila

thuajse është gjuha e dytë e tyre. Suedezët kanë sistemin e

mbretërisë dhe mbret është Carl XVI Gustaf , kurse edhe pse janë

pjesë e bashkimit evropian ata ruajtën deri më sot valutën e tyre,

pra krunën suedeze.

Suedezët janë me prejardhje nga fiset gjermane, të cilat fise

populluan Skandinavinë në periudhën e neolitit. Në vitin 2004 për

herë të parë Suedia ka kaluar numrin e popullsisë prej 9 milionëve.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Suedia është bërë vend

i imigrimeve. Sot rreth 12% e popullsisë është e lindur jashtë

vendit, dhe se çdo i pesti banorë nuk ka prejardhje suedeze. Më së

shumti ka të ardhur nga Finlanda, nga ish Jugosllavia, Iraku, trojet

shqiptare dhe nga vendet tjera skandinave. Pjesa dërmuese e

popullsisë jeton në jug të vendit për shkak të kushteve klimatike më

të favorshme dhe tokës pjellore. Të ardhurat kombëtare kalojnë

40.000 dollarë për kokë të banorit, pra radhitet ndër vendet e para

në botë. Sa i përket shtimit të popullsisë, Suedia nuk tregon shkallë

të rritjes së popullsisë.

Për kulturën e shqiptarëve në Suedi përkujdeset shteti suedez dhe

disa shoqata të mërgimtarëve.

108

Pasi Suedia është me hapësirë të gjerë si shtet e në anën tjetër ka

pak banorë, edhe besimtarët tanë janë të shkapërderdhur gjithkah

nëpër Suedi dhe familjet larg njëra tjetrës, por gjithnjë shihet se ata

mundohen që të afrohen mes veti, si shpirtërisht ashtu edhe

fizikisht. Ata kanë kontakte të rregullta mes veti dhe me familje

shqiptare tjera.

Famullia e jonë e Binçës në Suedi ka këto familje cilat kryesisht

janë vendosur pas vitit 2000 e këndej.

Nga famullia e jonë kemi këto familje me anëtarë të tyre;

1. Luz Nikolla (2 antarë), Binçë

2. Robert /Luz/ Nikolla (6), Binçë

3. Gjon /Luz/ Nikolla (6), Binçë

4. Valentin /Luz/Nikolla (4), Binçë

5. Sarë /Gjin/ Zefi (4), Binçë

6. Nikollë /Sarë/ Zefi (3), Binçë

7. Agim /Gjin/ Zefi (5), Binçë

8. Frok /Lazër/ Dokic (3), Kabash

9. Gjon /Sarë/ Gjergji (4), Binçë

10. Palë /Gjin/ Simoni-Sopi (5), Binçë

11. Nina Simoni (1), Binçë

12. Dile /Gjin/ Sinani (1), Binçë

13. Nikollë Pjetri (1), Binçë

14. Zef /Kolë/ Kolic (5), Binçë

15. Isak /Gjon/ Gega (7), Binçë

Këshilltar i famullisë së Binçës për Suedi është, Sarë Zefiç.

109

DANIMARKA

Danimarka apo mbretëria daneze është një shtet në pjesën

Veriore të Evropës. Kryeqyteti i saj është Copenhagen. Në

Danimarkë jetojnë 5.2 milion banorë. Ka 122 banorë në km2 dhe

është popullsia homogjene, me që 97% të popullsisë e përbëjnë

danezët. Danimarka, me sistemit e saj është Mbretëri, dhe

mbretëreshë është Margrethe II. Gjuha zyrtare është danishtja.

Edhe pse është anëtare e BE-së, kjo mbretëri ende ruan valutën e

saj monetare që quhet Krone.

Sipërfaqja e përgjithshme e Danimarkës është 42,394 km 2 , dhe

43,094 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 700 km 2 ujë. Vija

bregdetare e Danimarkës është 7,314 km e gjatë. Përpos vendit amë

të përshkruar më lartë, si pjesë e Mbretërisë Daneze janë vendet me

autonomi të gjerë Groenlanda dhe Ishujt Faroe, të cilat janë anëtare

të NATO-s, por jo edhe anëtare të Bashkimit Evropian siç është

Danimarka. Danimarka është e rrethuar nga deti verior dhe ka

fqinjë Norvegjinë dhe deti lindor dhe si fqinjë ka Suedinë, ndërsa

në jug të saj kufizohet me Gjermaninë, ka marrëdhënie të mira

fqinjësore edhe pse pika interesante në historinë e Danimarkës

merren luftërat në Gjermaninë veriore për një rajon me popullsi të

përzier. Danimarka me sipërfaqen e saj ndodhet në 406 ishujt të

shpërndarë. Ishulli më i madh është Zeland (dan.: Seeland; rreth

7.000 km²), pastaj vijnë Nordytland (dan.: Vendsyssel-Thy; 4.685

km²) dhe Fynen (dan.: Fünen; 3.000 km²) etj...

Danimarkës i mungojnë burimet energjetike dhe të lëndëve të para

për zhvillimin e shpejt të industrisë. Por , kushtet më të mira

natyrore në krahasim me shtetet tjera të Europës Veriore, i kanë

dhënë impuls afirmimit të bujqësisë mirëpo konkurrenca në

prodhimin e drithërave që sjell tregu botëror, tepricat që ofron ky

treg me çmime të ulëta e detyrojnë Danimarkën të orientohet në

blegtori. Kjo degë ka përparësi, ngase të gjitha shtetet që e

rrethojnë janë deficitare për prodhime blegtoral. Pra, edhe në këtë

shtet të bukur dhe të pasur nordik, jetojnë besimtarë nga famullia e

jonë, famullia e Binçës, të cilët kryesisht u vendosën këtu vitet të

pasluftës së Kosovës. Në Danimarkë kemi këto familje;

110

1. Nikollë /Gjin/ Simoni-Sopi (8 antarë), Binçë

2. Isak /Ton/ Kristiq (6), Binçë

3. David /Zef/ Gega (3), Binçë

4. Mika /Gaspër/ Markoviq (1), Kabash

5. Igzidor /Zef/ Marku(4) Binçë

c/ Finlanda

Republika Finlandeze apo Finlanda ndodhet në pjesën më veriore

të Evropës. Kryeqyteti i Finlandës është Helsinki. Shteti "nordik"

në veri-perëndim ka dalje në Detin Baltik, në jug të saj gjendet gjiri

i Finlandës, i cili e ndanë atë nga Estonia ndërsa gjiri Botnia

(Bothnia) gjendet në perëndim të vendit. Kufiri tokësor i vendit të

ftohtë, përshkohet nga Suedia, Norvegjia dhe Rusia që gjendet në

pjesën lindore të kufirit. Finlanda ka një sipërfaqe prej

337,030 km², në të cilin shtet jetojnë diku mbi 5 milion banorë,

ndërsa 33,672 km 2 ujë. Vija bregdetare e Finlandës është 1,250 km

e gjatë. Gjuhë zyrtare është finlandishtja dhe suedishtja. Monedha e

Finlandës është euro. Finlanda është Republikë parlamentare.

Thuajse si gjitha shtetet skandinave, edhe Finlanda është shtet

karakteristik me ishujt e saj, ajo përbëhet nga një numër i madh

ishujsh (35000). Klima është polare dhe e ftoftë. Natyra në këtë

hapësirë është shumë e bukur. Me 337,030 km² Finlanda është

shteti i pestë për nga madhësia në Evropë, por me 5.2 milion

banorë dhe me dendësi prej 15 banorësh në 1 km katrorë, është një

ndër shtetet e fundit të Europës. Mund të cekim se Finlanda ka një

ekonomi të tregut të lirë dhe atë tejet të industrializuar.

Në këtë shtet të bukur nordik, gjithashtu kemi disa familja nga

famullia e jonë, të cilat u vendosën fill pas përfundimit të luftës në

Kosovë. Për momentin nuk posedojmë një numër të saktë të

familjeve dhe anëtarëve të tyre që jetojnë atje, por, më poshtë po ju

paraqesim ato familje që kemi në regjistër, e këta janë;

1. Palush Zefi. (2 antarë) Kabash

2. Florim Zefi (3). Kabash

3. Sarë Zefi (1). Kabash

111

MIGRIMI – PLAGË SHUMËSHEKULLORE

112

Republika e Austrisë

Austria është një shtet federativ në Europën qendrore, me një

sistem qeverisës parlamentar. Austria kufizohet në veri me

Gjermaninë, pastaj vijnë Republika Çeke e Sllovakia në lindje,

ndërsa në jug dhe perëndim kufizohet me Slloveninë, Italinë,

Zvicrën dhe Lihtenshtajnin. Popullsia e Austrisë arrin numrin në

8,150,836 mijë banorë. Kryeqyteti i Austrisë është Vjena, cila i

kalon 1,6 milion banorë (2,2 milion banorë bashkë me rrethinat).

Popullsia e qyteteve të tjera të mëdha janë Grac (250 mijë banorë),

Linz (189 mijë banorë), Salzburg (150 mijë banorë), Insbruk, ky

qytet universitar, i njohur shumë herët për shqiptarët, në të cilin

shumë bashkëkombës tanë morën dekada me radhë njohuri dhe

tituj në lëmi të ndryshme (117 mijë banorë). Sipas informacionit të

botuar nga Statistika e Austrisë (për vitin 2001) në këtë shtet

jetojnë rreth 710,926 me kombësi të huaj. Nga këta, 124,392 flasin

gjermanisht si gjuhën e tyre amtare (kryesisht imigrantë nga

Gjermania, disa nga Zvicra dhe Provinca e Bolzanos-Bozen, (Itali).

Ndërkaq të tjera grupe etnike dhe linguistike janë serbë (135,376),

kroatë (105,487); turq (123,417); 25,155; shqiptarë (24,446);

polakë, hungarezë, rumunë etj. Gjuhë zyrtare është gjermanishtja, e

cila flitet nga 88.6% e popullsisë. Në të vërtet, në Austri flitet një

dialekt i gjuhës gjermane që ndryshon shumë nga gjuha zyrtare.

a/Alemanishtja (flitet në Vorarlberg si dhe në pjesë të Tirolit),

b/Bairischen flitet në pjesën tjetër të vendit (7 milionë banorë)

Pakicat kombëtare të vendosura në Austri, siç janë Sllovenët,

Kroatët dhe Hungarezët kanë të drejta të shkollimit në gjuhen e tyre

si dhe në zyre administrative lokale. Kroatishtja dhe Sllovenishtja

janë gjuhë zyrtare lokale, në njësit federale Steiermark dhe

Kärnten.

Austria ndahet në nëntë njësi territoriale federale

(gjer.:Bundesländer). Njësit administrative federative janë:

/B/ Burgenland, /K/ Kärnten, /NÖ/ Niederösterreich,

/OÖ/ Oberösterreich, /S/ Salzburg, /St/ Steiermark, /T/ Tirol,

/V/ Vorarlberg, /Ë/ Ëien.

113

Austria është një vend kontinental malor dhe sipërfaqja e

përgjithshme e saj përbëhet nga 82,444 km 2 tokë dhe 1,426 km 2

ujë, ndërsa gjithsej ka sipërfaqe prej 83, 870 km2. Në pjesën

perëndimore dhe jugore të Austrisë mbizotëron tereni shkëmborë i

Alpeve. Pjesa tjetër e vendit në lindje dhe veri, është kryesisht e

rrafshët me pyje e fusha. Austria nuk ka dalje në det, ndërsa lumi

më i gjatë që përshkojnë atë, është Danubi në veri të vendit.

Austria ka kushte shumë të mira natyrore, mirëpo ekonomia e sajë

nuk ka shënuar ndonjë rritje deri vonë, për arsye se territori i sotëm

i Austrisë një kohë të gjatë ka qenë në kuadër të shtetit të

dikurshëm të Austru-Hungarisë, i cili në radhë të parë, ka pasur

funksionin administrativ e jo edhe ekonomik. Mirëpo, pas luftës së

Dytë Botërore, në vitin 1948, filloi një proces i ri i zhvillimit

ekonomik. Tash mund të flasim për një shtet stabil dhe të fortë

ekonomikisht, ku përparim të dukshëm ka bërë në lëmin e turizmit

në veçanti, për çka duhet theksuar zhvillimin e turizmit dimëror.

Më 1995 Austria hynë në Bashkimin Europian dhe më 1999 futë në

tregun e vetë, euronë si monedhë shtetërore.

Diaspora shqiptare në Austri

Edhe në këtë shtet të Europës qendrore, qysh se herët kemi të

pranishëm shqiptar. Dhe pjesëmarrja e shqiptarëve në jetën e

përgjithshme të kulturës ka një traditë. Ndër personalitete më të

dalluara ishin Aleksandër Moisiu, Martin Camaj, dr.Kristë

Maloku, etj. Duke parë nevojën e bashkatdhetarëve tanë që nga

kohërat e hershme, kemi një organizim të mirë të shqiptarëve. Si

rezultat i këtyre zhvillimeve, kështu më 27 dhjetor të vitit 1904 u

formua në Vjenë Shoqëria “Dija” dhe komiteti i saj, i kryesuar nga

Gjergj Pekmezi. Ajo ndiqte qëllime kulturore, merrej me botimin e

përhapjen e librave shqip dhe pranonte në radhët e saj gjithë

shqiptarët, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë. Një numër më të

madh të bashkëkombësve tanë në këtë shtet, numri i të cilëve ishte

në rritje, e hasim që nga vitet e 60 - ku shumë nga këta vinin për të

punuar përkohësisht dhe me qëndrim të përkohshëm. Përndryshe,

organizimi strukturorë i shkëmbimit kulturorë ka filluar më 1966,

me themelimin e Shoqatës Austriake-Shqiptare. Numri më i

madh i shqiptarëve të ardhur në këtë shtet, kuptohet se janë ato

114

vitet e paraluftës. Në fillim sikur çdo kund, shumica jetonin pa

familje, por me kohë, duke parë se proceset politikë në Kosovë

ishin të vështira, edhe ata filluan t‟i familjet e tyre.

Duke njohur Austrinë si shtet ku mund të themi edhe lindi e u

zhvillua kultura Europiane, në shumë drejtime, muzikë, artë etj.,

përgjatë shekujve të shumtë. Këtij shteti në këtë lëmi kontribut të

madh i dhanë dhe po i japin shumë bashkatdhetar tanë, nga të cilët

mund t‟i veçojmë si kontribuues në promovimin dhe avancimin e

tyre dhe kulturës Austriake në përgjithësi, si; Lindita Arapishkrimtare,

Ardita Statovci-pianiste, Suela Cana-soprane, Dritan

Luca-Tenor në operën e qytetit të Vienës, Edison Pashko –

Violonçelist, Linda Kazani – soprane, në teatrin shtetëror të

Klagenfurtit, Shkumbin Brestovci-piktor, Saimir Pirgu-tenor, solist

në operën shtetërore të Ëienës, Sokolin Asllanaj – bariton

(Klagenfurt) Eno Peci –balerin dhe shumë emra të tjerë të

rëndësishëm për kulturën shqiptare dhe austriake.

Për përkujdesjen, ruajtjen dhe kultivimin e traditës sonë kombëtare

pranë shumë shoqatave, shqiptarët si vend takim kanë edhe Misioni

Shqiptar Katolik, me qendër në Vjen, i cili tubon rreth vetës të

gjithë shqiptarët pa dallim feje dhe punon me përkushtim në

ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, traditës dhe kulturës sonë

kombëtare në përgjithësi. Në këtë mision për vite me radhë

shërbyen Don Marjan Marku, i cili tani famullitar në Velezhë të

Prizrenit, pastaj Don Izak Dodes, tani famullitar në Klinë, ndërsa

tash këtë mision në Austri e kryen Don Pren Kola.

115

Besimtarët shqiptar gjatë meshës së Pashkëve; 04.04.2010, Vjenë

Mërgimtarët e famullisë së Binçës (Kabash-

Viti) në Austri

Edhe nga famullia e jonë, diku kah fillimi i viteve të 70, në Austri

kishim një numër personash, të cilët punon përkohësisht. Mirëpo,

ata shkaku i kërkimit të kushteve më të mira, apo përfitimit më të

madh, ndërruan vendin dhe dolën disa në Gjermani, disa tjerë në

Zvicër (ku vazhduan e vazhdojnë të punojnë e jetojnë, tashmë siç

kemi parë më herët në ato shtete). Por, ka disa familje të cilat

vazhduan jetën e tyre në Austri, e të cilëve gradualisht iu

bashkëngjiten familje tjera të ardhura.

116

Me rastin e dy vjetorit të pavarësisë së Kosovës;17. II. 2010, Vjenë

Nga këta bashkëfshatar tanë, mund të veçojmë për kah puna e tij

intelektuale z. Vilson (Dodë) Marku, i cili është në doktoraturë dhe

është asistent në Universitetin e Grazit.

Numri i përgjithshëm i besimtarëve nga famullia jonë është sa

vijon;

1. Prenk Pjetri Kabash

2. Gjon /Prenk/Pjetri Kabash

3. Nue /Prenk/Pjetri Kabash

4. Daniell /Prenk/ Pjetri Kabash

5. Nue /Shefk/Toma Kabash

117

6. Jozef-Zef/Nue/Toma Kabash

7. Agim/Nue/ Toma Kabash

8. Vilson/Dodë/Marku Kabash

7. Gabriel/Dodë/Marku Kabash

8. Kristë Toma Kabash

9. Leonard/Sarë/Sopi Binçë

10. Albert/ Nazli/ Ajvazi Kabash

11. Marjan/Hetë/ Nikolla Kabash

MIGRIMI – PLAGË SHUMËSHEKULLORE

118

REPUBLIKA FRANCEZE DHE

PREZENCA E SHQIPTARËVE KËTU

Franca është shtet që gjendet në Europës perëndimore, është i

përbërë nga Franca metropolitane dhe nga departamentet e

përtejdetit (Departaments d'Otremer). Parisi është kryeqytet i

Francës dhe qyteti më i madh në këtë shtet. Francë, është edhe

njëri nga themeluesit e Bashkimit Europian kështu që kuptohet se

është në Euro zonë dhe hapësirën Shengej.

Franca ka një hapësirë të madhe territoriale është 547,030 km 2 nga

e cila 545,630 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,400 km 2

ujë. Vija bregdetare e Francës është 3,427 km e gjatë.

Franca kufizohet në veri me Belgjikën, ne veri-lindje me

Luksemburgun, në lindje me Gjermaninë, Zvicrën dhe Italinë kurse

në jug me Spanjën, Andorrën dhe Monakon. Ajo laget në jug-lindje

nga deti Mesdhe, në perëndim nga oqeani Atlantik dhe në veriperëndim

nga kanali i La Manshit (Manche), i cili nga frëngjishtja

përkthehet (mënga) shkaku i hapësirës së ngushtë që ka ajo dhe që

ndanë Britaninë e Madhe nga Franca, si dhe nga ngushtica Pa dë

Kale (Pas de Calais), që ndan Francën nga Anglia dhe bashkon La

Manshin me Detin e Veriut.

Franca, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë ka gjithsej 62, 370,

800 mil. banorë dhe radhitet në vendin e 20 –të në botë. Ndërsa në

vendin e 47 –të për nga sipërfaqja. Tri e katërta e popullsisë së

Francës jeton në qytete. Pjesa dërmuese e popullsisë janë francezë.

Por ekzistojnë edhe pakicat si: Flamanët, Bretanjët, Baskët,

Katalonët, Korzakët. Nuk ka shënime për pakicat sepse ky term në

Francë pothuajse deri vonë ishte i panjohur. Pakicat me kalimin e

kohës, pothuajse krejtësisht janë asimiluar. Vonë nën presionin e

Unionit Europian Franca iu ka kushtuar vëmendje pak më të madhe

pakicave kombëtare dhe etnike.

119

Në Francë gjuhë zyrtare është frëngjishtja, por ekzistojnë edhe disa

gjuhë lokale si gjuha baske, bretonje, katalone, flamane, gjermane

etj. Megjithatë gjuha frënge mbetet gjuhë e vetme zyrtare. Sa i

përket religjionit, feja katolik është religjioni kryesorë në Francë,

ku 80% e popullsisë deklarohen si katolik, kurse rreth 5% e

popullsisë deklarohen se i përkasin religjionit islam. Protestant janë

2 % e popullsisë, ndërsa hebrenj janë gjithsej 1% e popullsisë së

Francës.

Republika Franceze ka sistem unitar gjysmë-presidencial me tradita

të forta demokratike, ka parlamentin i cili është legjislaturë dydhomëshe,

e formuar nga Asambleja kombëtare (Assemblée

Nationale) dhe Senati.

Franca ka Presidentin e Republikës, i cili zgjidhet me vota, për një

mandat 5 vjeçar dhe është Kreu i Shtetit, dhe ka qeverinë, e cila

drejtohet nga kryeministri, të cilin e cakton Presidenti. Mund të

cekim se Franca deri në vitin 2005 mbante vendin e 5-të si fuqi

ekonomike botërore, pas Shteteve të Amerikës, Japonisë,

Gjermanisë dhe Anglisë.

Shqiptarët në Francë

Edhe në Francë, ashtu sikurse në shumë shtete demokratike

evropiane, kemi prezencë të shqiptarëve qysh në kohëra të

hershme, mirëpo një prezencë më të madhe e idenfifikojmë në këtë

shtet, me keqësimin e gjendjes politike në ish Jugosllavi, pra diku

që nga vitet e 80. Në këtë shtet, me një hapësirë të madhe

territoriale, shqiptarët i kemi të shkapërderdhur anë e mbanë.

Ardhja e shqiptarëve në këtë shtet është më masive diku para luftës

së fundit në Kosovë dhe gjatë kohës së luftës. Në këtë kohë Franc i

pranoi për strehim me shumë dashamirësi. Ndërkaq shumica e tyre

edhe vazhduan të jetojnë dhe punojnë tash e ca vite këtu. Viteve të

fundit shihet një interesim më i madh i migrimit në këtë shtet, të

cilin e vlerësojnë si më liberal, për sa i përket marrjes të drejtës për

t‟u strehuar dhe jetuar. Shqiptarët, si gjithkund, edhe këtu u treguan

mjaft aktiv dhe atëherë kur kërkoj nevoja qenë të bashkuar dhe i

dolën në ndihmë trojeve, përkatësisht shteti nga kanë ardhur,

Kosovës. Franca, edhe pse tradicionalisht ishte mike e shteteve

sllave, përkatësisht Serbisë, mirëpo duke iu falënderuar

120

veprimtarëve të mëdhenj shqiptarë, patriotizmit dhe përkushtimit të

tyre për çështjen e përgjithshme kombëtare, si Ismail Kadare e

shumë të tjerëve dhe falë punës, angazhimit dhe senzabilizimit të

drejtë rreth çështjes sonë, arritën të ndryshojnë bindjen e shtetit i

cili përkrahu dhe vazhdon ta përkrahë Kosovën në çdo aspekt. Për

të qenë sa më prezent në jetën shoqërore të këtij shteti, shqiptarët

kanë formuar shoqëri e shoqata të ndryshme humanitare,

kulturore...thuajse në të gjitha qytetet ku janë të përqendruar ata, si

Lion, shoqata “Rugova”, pastaj “Iliria” e shumë të tjera. Në këtë

mënyrë, ata kanë dhënë kontribut të pamohueshëm në ruajtje të

gjuhës, traditës, kulturës me një fjalë identitetit të tyre kombëtar.

Famullia e jonë e Binçës (Kabash-Viti) edhe në këtë shtet ka disa

familje, të cilat gjetën strehim aty menjëherë pas luftës në Kosovë

dhe ata janë si në vijim:

1. Dedë/Zef/Dokiqi Kabash

2. Lush /Nazli/Ajvazi Kabash

3. Agim/Lush/Marku Kabash

4. Burim/Palë/ Marku Kabash

Një ndër familjet nga famullia e jonë /familj.Dokiqi/ tash e ca vite

jeton e integruar mirë në shoqërinë françeze

121

MIGRIMI – PLAGË SHUMËSHEKULLORE

122

KROACIA

(shtet mike e shqiptarëve)

Republika e Kroacisë është një vend në jug të pjesës qendrore të

Evropës, buzë Deti Adriatik. Kryeqytet i Kroacisë është Zagrebin.

Që nga shpallja e pavarësisë nga RSFJ-a, nga federata e cila doli

me pasoja të mëdha, luftë, ky shtet i ndodhur në tokat ilire, ka

synuar dhe tani është kandidate për anëtarësim në Bashkësinë

Europiane.

Përndryshe, Kroacia kufizohet në veri nga Hungaria dhe me kufirin

e saj me Serbin dhe Malin e Zi, në veri-lindje dhe në jug-lindje,

këto dy shtete e rrethojnë Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa pjesa

më e madh e kufirit në jug përshkohet nga bregdeti dalmatë në

Adriatik, ndërkaq në veri-perëndim të Kroacisë ndodhet Sllovenia.

Në Republikën e Kroacisë janë të njohur në veri rajoni kroatë dhe

në jugë rajoni dalmatin, në të cilën ndodhet edhe qyteti arbëreshë

Zara dhe disa vendbanime tjera të banuara nga arbëreshët apo nën

ndikimin e kulturës së tyre.

Kroacia shtrihet në sipërfaqe 56.538 km2, dh ka rreth 4,5 milion

banorë. Kroatët bëjnë elementin kryesor me 90%, serbët me 4,4%,

myslimanët me 1,3 %, hungarezët me 0,5%, sllovenët me 0,5 dhe të

tjerët me 8,1 5.

Për sa i përket sistemit politik, është republikë parlamentare, e cila

ka kryetarin më pas kryeparlamentarin dhe kryeministrin. Sa i

përket përbërjes fetare, në këtë shtet mbi 90% e popullatës i takon

besimit katolik, tradicionalisht.

Kroacia sa i përket zhvillimit të saj, mund të themi se është në

zhvillim të sipër në të gjitha resurset dhe ka një industri mjaftë të

zhvilluar. Përveç kësaj, ka edhe bujqësi dhe blegtori të zhvilluar

(Sllavoni)/ sepse këtë edhe ia mundësojnë dhe ofrojnë kushtet e

mira natyrore, ashtu sikurse klima e përshtatshme e Mesdheut dhe

kontinentale. Por kohëve të fundit shumica e të ardhurave të këtij

shteti orientohen kah turizmi.

123

a/ Prezenca e shqiptarëve në shtetin Kroat që

nga kohërat më të lashta

"Këto troje, janë të fisit të Dalmatëve të Ilirisë, e këtu në Zarë

gjithmonë ka pasur shqiptarë. Në vitin 1437, kemi disa familje

bujare shqiptare, por edhe në vitet e mëvonshme dhe sidomos në

vitin 1602, kemi pasur 200 banorë shqiptarë si dhe familje bujare,

në krye guvernatorin shqiptar, Pal Gjinin. Pra, ne këtu, që kur jemi

vendosur, kemi vazhduar një traditë të moçme, të të parëve tanë",

rrëfente Gioseppe Pino Gjergja (basketbollist dhe trajner i njohur).

Këtë të vërtetë historike e dinë dhe rrëfejnë që të gjithë banorët me

origjinë shqiptare.

b/ Ardhja dhe vendosja e arbëreshëve në këto

troje

Në vitin 1721, nga fshatrat rreth Liqenit të Shkodrës, Brisk,

Shestan Ljajre, u shpërngulën 32 familje shqiptare, me 227 frymë

dhe u vendosën në paralagjen e Zarës, që u quajt Borgo Erizzo,

sipas providurit gjeneral për Dalmaci e Shqipëri, Nikola Erizzo.

Shkaqet e shpërnguljes duhet shikuar në prizmin e ngjarjeve të

kohës dhe rrethanave politiko-shoqërore. Luftërat e shumta,

sëmundjet, plaçkitjet, ftesa e të rinjve shqiptarë për rekrut në

ushtrinë turke, kushtet e rënda ekonomike, varfëria e madhe,

trysnia e ushtruar nga ana e Perandorisë, që të ndërrojnë fenë si dhe

pazarllëqet e dëmshme në kurriz të shqiptarëve, për interesa të

caktuara në mes të Venedikut, sllavëve dhe disa personaliteteve

kishtare, ishin të mjaftueshme që ata të largoheshin nga Shqipëria.

Iniciator kryesor për këtë shpërngulje ishte kryeipeshkvi i Zarës,

Visk Zmajeviqi. Është mjaft indikative një marrëveshje sekrete në

mes Zmajeviqit, përfaqësuesve sllavë dhe Venedikut e vitit 1713,

në të cilën vendoset që të shpërngulen shqiptarët e rreth Liqenit të

Shkodrës dhe të Shqipërisë Veriore. Tokat e të shpërngulurve do

t„u ndaheshin serbëve, ndërsa shqiptarët do të vendoseshin në Zarë,

në afërsi të Pulës dhe qytete të tjera bregdetare dalmatinase. Deri

diku, ky plan edhe është realizuar, por për fat të mirë jo në tërësi.

124

Në këtë kuadër duhet shikuar edhe shpërngulja e Kelmendasve në

vitin 1737, në Srem (rrethina e qytetit Vinkovci dhe Osjek).

Përveç shpërnguljes së vitit 1721, kemi edhe tri shpërngulje të tjera

të rëndësishme, të shqiptarëve në Arbëresh, por edhe vendbanimet

përreth Zemunik dhe Plloqe, në vitet 1726, 1727 dhe 1733. Pos

këtyre shpërnguljeve, kemi edhe disa të tjera, por që janë më të

vogla. Numri i familjeve të shpërngulura është me qindra, kurse

frymët janë me mijëra. Në të gjitha shpërnguljet, të shpërngulurit

ishin shqiptarë. Këtë e cekim, sepse disa studiues kishin pretendime

të thoshin të kundërtën, duke mbrojtur aso pikëpamjesh, sipas të

cilave në mesin e tyre ka pasur edhe të kombësive tjera sllave. Këtë

e thoshin nga shkaku i mbiemrave të tyre, të cilët përfundonin me

mbrapashtesat iq dhe viç, gjë që nuk është e vërtetë. Në Arbnesh,

çdoherë pa asnjë rezervë, ata pohojnë përkatësinë e tyre kombëtare

shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre e flasin gjuhën shqipe, e cila,

për fat të keq, është në zhdukje e sipër. Kjo është një shqipe e

dialektit të vjetër, gegë arkaik. Në Arbnesh, deri më ditët e sotme,

janë ruajtur shumë toponime, mikrotoponime dhe antroponime

shqiptare, si dhe emrat e rrugëve: "Mbretëresha Teuta", "Gjegj

Kastrioti Skënderbeu", "Gjergj Fishta", "Josip Rela", etj...

Këtu duhet përmendur edhe kontributin e madh të arbëreshëve në

çdo aspekt që i kanë dhënë Shqipërisë, si me rastin e përgatitjes dhe

shpalljes së shtetit shqiptar me 1912.

Sikur arbëreshët në Itali që i dhanë këtij shteti shumë dhe atë në të

gjitha fushatë, njerëz me famë botërore, gjithashtu edhe arbëreshët

e Zarës, shtetit kroatë dhe më gjerë i dhanë shumë emra të njohur,

siç janë, politikaj, muzicient, këngëtarë, sportistë, shkencëtarë e

shkrimtar. Përmendim disa nga ta; prof. Leonardo-Nardi Bajalo,

pedagog sportiv, Familja Deshpali (Valter, Maja dhe Pavle)

familje muzicientës të njohur në botë, Josip Gjergja politikan e

diplomat, Tomislav dhe Vedran Ivçiq, këngëtar, dr. Albino Joviq,

mjek-kardiolog i njohur, prof. Aleksandër Stipqeviç, ilirologhistorian

dhe letrarë, prof. Josip Vladoviq Rela, autorë i romanit

"Nita" shqip, Ivan Prengja, argjipeshkëv i Zarës e shumë e shumë

personalitete tjera që kanë një peshë të madhe jo vetëm për

kulturën kroate, por edhe për atë shqiptare në përgjithësi.

125

Shqiptarët në Kroaci

Prezenca e shqiptarëve në shtetin kroat, siç e cekëm edhe më lartë

ka një histori të lashtë, mirëpo kjo traditë e ardhjes së shqiptarëve

në Kroaci do të vazhdoi në forma të ndryshme edhe në ditët e

sotme. Gjersa ishte Kroacia ende republikë në kuadër të ish shtetit

Jugosllav, shumë shqiptar këtu gjetën strehim dhe punësim, pasi që

edhe siguria, standardi dhe të ardhura ishin më të mira se sa në

Kosovë. Kjo bëri që gjatë gjithë kohës shqiptarët kërkonin kushte

më të mira të jetës dhe siguri (kudo nëpër botë), por edhe në këtë

shtet mik të shqiptarëve, i cili gjithnjë ishte i hapur dhe zemërgjerë

për ta. Sidomos këtë shtet e vërshuan shqiptarët e anës së Hasit të

Kosovës, përkatësisht shqiptarët e fshatit Zym, të cilët njihen për

kah puna e tyre si mjeshtër në bukëpjekje. Pikërisht këta hapën

shumë furra, në të cilat edhe punësuan shumë shqiptar nga të gjitha

trojet shqiptare të ardhur në Kroaci. Kështu që sot në Kroaci,

përveç pakicave tjera si serb, hungarez dhe boshnjak, jetojnë edhe

15.082 shqiptarë ose 0,34% e popullsisë së përgjithshme të

Kroacisë. Kontributi i shqiptarëve në Kroaci, dhënë këtij shteti, në

çdo aspekt, madje edhe gjatë luftës së fundit të vitit 1991 mes

Serbisë, është i padiskutueshëm. Mirëpo, këta kurrë nuk e harruan

as prejardhjen dhe vendin e tyre, Kosovën, të cilën në të gjitha

periudhat e ndihmuan pandërprerë aq sa ditën dhe mundën,

sidomos i dolën Kosovës në ndihmë gjatë luftës së fundit 1997-99.

Gjatë këtyre viteve shumë nga shqiptarët që gjendeshin në Kroaci u

mobilizuan në UÇK dhe sidomos ushtarak e ish shtetit jugosllav,

oficer e ushtarë, të cilët kishin dezertuar nga ish armata jugosllave.

Këtë shtëpinë dhe mbrojtën, strehimin e parë e kishin gjeten në

Kroaci. Këtë pranuan, ndihmuan shqiptarë të dëbuar nga Kosova

dhe u ndihmuan shumë. Në Kroaci, në afirmimin e kësaj vetëdije të

përkatësisë etnike, rol të madh luajtën shumë shoqata dhe shoqëri

të ndryshme kulturore, arsimore, humanitare të formuara që me

kohë në këtë shtet mik e zemërgjerë për gjithë ne.

126

Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci dhe roli i tij

Siç cekëm më lart, në Kroaci gjithmonë kishim prezent shqiptar,

kështu që për përkujdesjen e tyre duhej ishte dikush. Këtë obligim

dhe nevojë e pa edhe Ipeshkvnia e Kosovës, kështu që vite me

radhë, që nga vitet e shtatëdhjeta, dërgonte herë pas here nga

ndonjë meshtar që takoheshin me besimtarët tanë atje. Në

përkujdesje dhe lidhje me familjet shqiptare, ishin të angazhuar vite

me radhë,madje edhe vetë studentët e teologjisë, të cilët ishin jo të

paktë që studionin në Zagreb e gjetiu. Për të pasur një aktivitet sa

më të mirë dhe me efektiv, janë angazhuar edhe studentë të tjerë të

ndryshme që e kemi të njohur, ngase atje studiuan e specializuan

shumë të rinj tanë. Integrimi i familjeve shqiptare në shoqërinë

kroate nuk ishte edhe i vështirë, sepse shqiptarët, kanë një përparësi

të madhe, ngase që nga fillimi njihnin gjuhën e tyre, kulturën dhe

mentalitetin me të cilën u rritëm në ish shtetin jugosllav. Mirëpo, sa

shkonte koha e gjendja keqësohej në Kosovë, aq më tepër rritej

numri i atyre që emigronin nga Kosova drejtë Kroacisë. Kështu që,

duke parë nevojën e madhe të tyre, ipeshkvi i atëhershëm Imzot

Nikë Prela, vendosi të dërgoi dhe themeloi një mision, qendër të

shqiptarëve në Zagreb. Këtë mision e udhëhiqte meshtari shqiptar

nga Kosova që kishte obligim shpirtëror e kombëtar në ruajtje që

qenies kombëtare në mesin e besimtareve tanë, don Dodë Gjergji,

tani Ipeshkës i Kosovës. Në këtë mision, Don Doda shërbehu për

vite të tëra. Ndërkaq punët e tij e pasoi dhe e vazhdoi, gjithashtu

me mjaft devotshmëri dhe efekte të dukshme, Don Ndue Ballabani,

të cilën qendër e bëri vatër të arsimit, të kulturës, të edukimit dhe

afirmimit të çështjes së Kosovës.

Bashkatdhetarët tanë gjatë meshës në gjuhën shqipe, në Zagreb(Kroaci)

127

Lirisht mund të themi se Misioni Katolik Shqiptar, luajti rol të

madh me decenie, duke qenë një njëfarë forme “ambasadë” e

paemëruar e Kosovës në Kroaci. Shqiptarët nga Kosova, të

shumtën në këtë shtet, u vendosën para fillimit të luftës në Kosovë

(tashmë sa vite Kroacia kishte fituar mëvetësinë e saj/). Mënyra

emigrimit ishte më e lehtë, sepse besimtarët tanë dhe shqiptarët

gjetën strehim dhe ndihmë nga familjarët e tyre dhe shteti kroat.

Edhe nga famullia e jonë e dashur Binça (Kabash-Viti) qysh herët e

sidomos viteve të fundit, përkatësisht gjatë viteve të nëntëdhjeta, do

të kemi shumë njerëz që ja mësyejnë Koracisë. Këtu, është në

interes të përmendim se mërgim të madh (me keqësimin e situatës

politike në Kosovë) pati edhe nga ana e besimtarëve kroatë nga

Kosova, siç ishte shpërngulja masive dhe kolektive e kroatëve nga

famullia e Janjevës, Letnicës, Vërnakollës, Binçës. Largimi i tyre u

përjetua keq nga shqiptarët, madje edhe për faktin se ata e ndjenin

ende vendlindje të tyre Kosovën dhe shqiptarë bashkëvendës të

tyre, me të cilët ndanë decenie e shekuj me radhë fatin e

përbashkët.

Diaspora e famullisë Binçës (Kabash-Viti) në Kroaci

Në Kroaci, qysh viteve të shtatëdhjeta takojmë shqiptarë-besimtar

të famullisë sonë. Ndër nga të parët i vendosur në këtë shtet ishte

edhe një intelektual dhe veprimtar i madh human tashmë i ndjeri -

+Anton (Gaspër ) Simoni-Sopi, i cili banonte në Osjek, e që

ndihmoi shumë studentët shqiptar e në momente të caktuara edhe

Kosovën, me ndihma humanitare nën ombrellën e shoqatës

humanitare bamirëse “Nënë Tereza” të degës së themeluar atje. Ky

njeri, vite të tëra, ishte edhe në pozita të larta shtetërore në Kroaci

dhe me autoritetin e tij bëri shumë në afirmimin e çështjes sonë

kombëtare. Pastaj nuk duhet harruar as kontributin e Kristë (Sebë)

Sopi e të shumë bashkëvendësve tjerë të famullisë sonë.

Më vonë, aty kah fundi i viteve të shtatëdhjeta, kemi edhe disa

familje të shpërngulura atje, përkatësisht afër Vinkovcit, siç është

familja e +Gjergj (Simon) Sebaj-Sopi, pastaj, në Zagreb (Goricë)

kah fundi i viteve të 70-ta familjet; +Filip /Gjon/ Sopi, +Tomë

(Filip) Sopi, +Mikë /Nue/Sopi, Jozef (Cekli) /Nue/ Sopi, Igzidor

128

Nue/ Sopi, +Ali Koliqi, +David Llukiqi, Luz Llukiqi, Mark Zefi,

Filip Zefi e shumë të tjerë. Një fatmirësi e këtyre besimtarëve tanë

ishte edhe përkushtimi i meshtarit nga Binça, pra Don Frok Zefiqit,

bir i famullisë tonë, i cili vite me radhë, për dy decenie shërben në

Kishën kroate. Ai ka dhënë një kontribut të madh, për të cilin duhet

theksuar atë si intelektual dhe kombëtar i paepur u mundua shumë

në zbardhjen, ruajtjen dhe kultivimin e ndjenjës kombëtare të

besimtarëve tanë anë e mbarë Kroacisë. Ky prift dhe veprimtar i

madh, ka botuar edhe disa libra mbi ipeshkvin Mikel Suma dhe

Klementasit e shpërngulur në Kroaci. Shqiptarët e famullisë sonë

në një numër më të madh i hasim kah fundi i viteve të nëntëdhjeta,

aty para kur ishte fillimi i luftës së Kosovës. Fillimisht pati një

largim individual, pastaj ai filloj të zgjerohet. Së pari zakonisht

shkonte njëri, pastaj tërheqtë dikë dhe kështu numri i atyre që u

larguan drejtë këtij vendi është bërë i madh. Ashtu sikur emigrimet

tjera, edhe ky nuk pati ndonjë karakter tjetër, përpos për t‟i

shpëtuar më të keqes. Ndërkaq për dallim nga vendet tjera, këto

ndjenja e emigrimit ishte më e butë, ngase disi kishin idenë se duke

qenë në një shtet jo larg Kosovës, ata ushqenin shpresat se do

ktheheshin me të përmirësuar gjendja në famulli-Kosovë, mirëpo

fatkeqësisht shumë nga ta shkuan atëherë dhe ngelën, pra mbetën

në Kroaci, edhe pse tanimë kanë kaluar dhjetë vite pas luftës.

Bashkëfshatarët tanë në të shumtën e rasteve janë të koncentruar në

qytetin Zagreb (Dubravë) dhe afër qytetit Dugo Sellë. Neve, në

vazhdim do të paraqesim, sipas statistikave që posedojmë, numrin e

familjeve të famullisë sonë që jetojnë e punojnë në Kroaci. Dhe

këta janë:

1. Ali/Gjin/Simoni-Sopi Binçë

2. Tomë/Ali/Simoni-Sopi Binçë

3. Zef/David/Llukiqi Binçë

4. Ali/David/Llukiqi Binçë

5. Gjon/Luz/Llukiqi Binçë

6. Sarë/Luz/Llukiqi Binçë

7. Gjergj/Luz/Llukiqi Binçë

8. Fatmir/Luz/Llukiqi Binçë

9. Zef/Filip/Gjorgjeviqi Binçë

10. Ton/Zef/Gjorgjeviqi Binçë

11. Nue/Martin/Kristiqi Binçë

129

12. Frok/Ton/Kristiq Binçë

13. Ali/Ton/Kristiq Binçë

14. Nue/Tush/Koliqi Binçë

15. Kolë/Filip/Sopi Binçë

16. Nue/Filip/Sopi Binçë

17. Viktor/Ali/Koliqi Binçë

18. Pjetër/Ali/Koliqi Binçë

19. Jozef/Nue/Sopi Binçë

20. Igzidor/Nue/Sopi Binçë

21. Kristë/Sebë/ Sopi Binçë

22. Mark Zefi Binçë

23. Filip Zefi Binçë

24. Palush Toma Kabash

25. Aleksander Toma Kabash

26. Dedë/Seferin/Tuniqi Binçë

27. Jozë/Dedë/Tuniqi Binçë

28. Nikollë/Dedë/Tuniqi Binçë

29. Zef Mitroviqi Binçë

30. Tomë/Zef/Mitroviqi Binçë

31. Franë/Zef/Mitroviqi Binçë

32. Marjan/Nue/Llukiqi Binçë

33. Lenc/Nue/Llukiqi Binçë

34. Zef/Viktor/Toma Kabash

35. Nikollë/Zef/Toma Kabash

36. Anton/Zef/Dokiqi Kabash

37. Mil/Nue/Koliqi Binçë

38. Nue/Ahmeti/-Nikolla Binçë

39. Gjelil/Nue/Nikolla-Daki Binçë

40. Sarë/Ahmeti/-Nikolla Binçë

41. Besnik/Sarë/Nikolla Binçë

42. Gazmend/Luz/ Nikolla Binçë

43. Nikollë/Shan/Uka Viti

44. Mikë/Nue/Stoshiqi Binçë

45. Frrok Mitroviqi Binçë

46. Franë/Gjergj/ Sebaj Binçë

47. Nikollë/Gjergj/Sebaj Binçë

48. Vink/Gjergj/ Sebaj Binçë

130

Këtu vlen të përmendim edhe një numër të madh të shpërngulurve

viteve të paraluftës, nga famullia e jonë e Binçës, mirëpo që e

mbanin veten e tyre si kroatë të ardhur në famullinë tonë nga

Vërnakolla, nga Letnica, mirëpo të cilët qëndruan me vite të tëra në

mesin tonë e që tash jetojnë në Kroaci. Ato janë familjet e

Andreviqëve (Kabash), Joziqve (Kabash), Tuniqve (Kabash-

Binçë), Llukiqve (Kabash) dhe Koliqve (Kabash).

Do të ishte shumë me interes që edhe kjo bashkësi jo e vogël, të

mbajë dhe kultivojë marrëdhënie të mira, të afërta me atdheun e

tyre, me famullinë e tyre të dashur. Tanimë për këtë janë krijuar

edhe shanset më të mira, që nga shpallja së mëvetësisë së shtetit

tonë Kosovës. ku u rritën dhe edukuan në frymë atdhedashurie.

Kësaj mërgate të famullisë sonë i është eksponuar më tepër rreziku

i asimilimit të shpejt, kjo madje edhe për faktin se kemi shumë

martesa të përziera me popullatën vendase. Prandaj lypset

angazhim më i madh, punë më përkushtuese, në mënyrë që t‟i

afrojmë sa më tepër me mërgatën tonë dhe famullinë. Dhe doemos

për hir të së vërtetës dhe gjeneratave që vijnë këtu duhet cekur një

fakt dhe të vërtetë. Duke parë situatën e rëndë dhe rreziqet e para

luftës në Kosovë, shumë besimtarë e të rinj nga bashkësia e jonë

dhe për rreth nesh e më gjerë, për t‟i ikur më të keqes, ka ndodhur

që edhe përfitime tjera, në dokumente janë paraqitur si kroat, vetëm

e vetëm për ta arritur shtetësinë (dokumentet). Në të vërtetë ata janë

shqiptarë. Por ligjet kroate ishin të tilla dhe sot shumë shqiptar tanë

që jetojnë në Kroaci e ndoshta edhe shtete tjera evropiane,

posedojnë dokumente dhe të deklaruar kroat. Kroacia e ka ligjin e

ngjasim me atë të Amerikës apo Gjermanisë dhe të disa shteteve

tjera, sipas të cilëve me marrjen e shtetësisë automatikisht je

qytetar i kombit përkatës. E vërteta me këtë fenomen është e

dhimbshme, mirëpo duket vlerësuar faktin se shumica e atyre që

kanë këtë status gjithmonë në shpirt e zemër dhe me tërë qenien,

kanë qenë dhe janë shqiptarë.

131

MIGRIMI – PLAGË SHUMËSHEKULLORE

132

Republika e Sllovenisë

Sllovenia, është një vend bregdetar pranë Alpeve në Europën

Jugore. Në perëndim, kufizohet me Italinë, Detin Adriatik në jugperëndim

të saj ndodhet Kroacia, ndërsa Hungaria në lindjeperëndim

dhe Austria në veri. Në një sipërfaqe prej afro 20 256

km 2, ku vija bregdetare e Sllovenisë është 46.6 km e gjatë ndërsa

vija kufitare tokësore është 1,334 km e gjatë, në këtë republikë

jetojnë diçka më shumë se 1, 95 milion banorë. Me sipërfaqen dhe

numrin e banorëve, hyn në grupin e shteteve të vogla të Europës.

Për kryeqytet ka Lublana (Ljubljana) ndërsa gjuha zyrtare

shtetërore është gjuha sllovene, sllovenishtja, mirëpo zonat kufitare

flasin me të madhe edhe gjuhët tjera, varësisht nga shteti fqinjë si

psh Austria-gjermanishtja, Italia-italishtja apo përgjatë kufirit me

Kroacinë-kroatishtja. Pjesa më e madhe e popullsisë janë slloven

(88%), ndërsa nacionalitetet tjera janë kroatët me rreth 3 %, serbët

2% etj.

Sllovenët erdhën në këto pjesë, diku pas pjesës së dytë të shekullit

VI apo VII. Qendër e tyre në fillim ishte hapësira që në gjermanisht

quhet Bërthama (Kern), ku edhe e krijojnë një lloj principate e cila

nga shekulli i XIII-të i bashkohet parisë austriake të quajtur

Habsbug. Më 1918 sllovenët bashkohen me popujt e sapo krijuar,

serbët e kroatët dhe shpallin Mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene.

Nga 1929 shtetin e krijuar e thërrasin Jugosllavia.

Më 1945, pas mbarimit të luftës së dytë botërore, Sllovenia së

bashku me 5 republikat e tjera ishte një ndër themelueset e Shtetit

të Ri, të quajtur Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë

(shkurt RSFJ), anëtare e të cilit mbeti deri në shkatërrimin e tij më

1 maj 2004. Tani Sllovenia është anëtare e Bashkësisë Europiane

(BE) dhe anëtare e Këshillit të NATO-s.

Është një vend i pasur me pyje, më së shumti nxjerrën xehet e

qymyr gurit dhe hekurit. Ndërsa më e zhvilluar është industria e

letrës dhe e metaleve të ngjyrosura.

133

Diaspora shqiptare në slloveni

Edhe në republikën e Sllovenisë, ashtu sikurse në shumicën e

vendeve, kemi një mërgim të hershëm të shqiptarëve, sidomos nga

trevat e Kosovës. Këtu shqiptarët janë prezentë thuajse menjëherë,

diku pas luftës së Dytë Botërore, domethënë që nga koha e krijimin

e shtetit Jugosllavë, në të cilin shtet bënin pjesë si njësi përbërëse,

sllovenia si republikë ndërsa shteti i Kosovës, si krahinë autonome.

Nga atëherë, gjendja e rëndë ekonomike dhe më vonë, edhe

politike, i detyroi shqiptarët të kërkojnë dhe gjejnë kushte më të

mira jetese në këtë shtet, i cili që nga fillimi dallohej për nga

standardi jetësor, në krahasim me njësitë tjera të ish federatës

Jugosllave. Në fillim, kishim një numër të vogël të punëtorëve

krahu në slloveni, mirëpo keqësimi gjithnjë e më i keqi gjendjes

politike në Kosovë, bëri që numri i shqiptarëve atje të rritej, ndërsa

sot, sipas të dhënave statistikore, në slloveni numri i shqiptarëve

është 6.228 që është nxjerrë në bazë të 0.31% të shqiptarëve nga

numri i përgjithshëm i banorëve në Slloveni. Shumica e

shqiptarëve, të cilët emigruan, me kohë tërhoqën edhe familjet e

tyre në këtë shtet dhe tani janë të integruar mirë. Por, nëse nuk

punohet më tepër me ta, ekziston një rrezik i madh i asimilimit të

shpejt apo i shkrirjes së tyre. Duhet të theksojmë se në slloveni

kemi edhe mjaft shqiptarë të suksesshëm në biznese të ndryshme,

të cilët në kohën e pasluftës në Kosovë sollën mjaft kapital dhe

firme sllovene cilët po ndihmojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë

kosovare.

Mërgimtarët e famullisë sonë në Slloveni!

Nga famullia e jonë qysh herët patë disa të rinj, të cilët në kërkim të

kafshatës së gojës dhe jetës më të mirë, shkuan në këtë shtet, ku

kanë mbetur edhe sot e asaj dite, me gjithë familjet e tyre. Në

fillim, këta njerëz të dëshmuar si punëtorë të mirë, bënin punët më

të rënda, duke punuar nëpër miniera të ndryshme, ndërtimtari e në

veçanti punësimi më i madh i tyre ishte në fabrikën e njohur

sllovene atëherë e tashmë në “Gorenje”, fabrikë e teknikës së

bardh.

134

Numri më i përqendruar i anëtarëve të famullisë sonë sillet në

qytetin industrial slloven Velenje e Celje dhe rrethinën e saj.

Nga të dhënat, të cilat i posedojmë të parët që erdhën në këtë shtet

datojnë që nga vitet e 70-ta dhe në slloveni tashmë kemi këto

familje nga famullia e jonë e për të cilët shpirtërisht vite me radhë

kujdeset Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci, përkatësisht meshtari

misionar i kësaj qendre:

1. Jozė /Fitor/ Gjergji Binçë

2. Ndue/ Fitor/ Gjergji Binçë

3. Nue /Sarė/ Gega Kabash

4. Gjergj / Sarė/ Gega Kabash

5. Zef/Jakė/Gega Kabash

6. Marjan/Jakė/Gega Kabash

7. Kolė /Jakė/ Gega Kabash

8. David/Jakė/ Gega Kabash

9. Simon/Tush/ Gashi Kabash

10. Tade /Tush/ Gashi Kabash

11. Fatmir/Lush/Marku Kabash

135

MIGRIMI – PLAGË SHUMËSHEKULLORE

136

SHTETET E BASHKUARA TË

AMERIKËS

Për këtë shtet është e zakonshme shpesh të përdorët edhe shkurtesa

SHBA apo në gjuhën angleze USA (United States of America),

republika federale shtrihen në pjesën qendrore të Amerikës

Veriore, e cila shtrihet që nga Atlanta në lindje e deri në oqeanin

Paqësor në perëndim. Përmes vijës tokësore kufizohet me Kanatën,

në veri dhe me Meksikën në jug. Kufirin detar e ndanë me Rusinë

në perëndim dhe posedon një numër të madh tokësh anë e mbarë

botës. Shteti formohet me bashkimin e 50 shteteve, të cilat shtete

kanë autonomitë e veta lokale, kuptohet në pëlqim me kushtetutën

federale.

SHBA – të kanë një sipërfaqe prej 9. 826.630 km2 dhe sipas

statistikave të vitit 2009 ka 306. 933. 580 milion banorë, që për

kah numri i banorëve është shteti i tretë në botë (pas Kinës dhe

Indisë). Kryeqyteti i SHBA-ve është Uashington-i, kurse qyteti më

i madh në këtë shtet është Neë York. Gjuhë zyrtare me kushtetutë

nuk kanë, por de fakto është gjuha angleze.

Shtetasit e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, në të shumtën i

quajnë amerikanë. Shtetet e Bashkuara, kanë një histori të lashtë e

të bujshme, këtu banorët e parë përmendën qysh para 20.000

vjetëve. Mirëpo, si kontinent e kah morr rrugën e gjithë bota e në

veçanti në fillim europianët u zbulua qysh vonë, edhe atë e zbuloi

Kristofor Kolumbo, në vitin 1492, i cili lundroi deri në Amerikë

dhe me këtë edhe filloi kolonizimi evropian. Ky mendoi se zbuloi

rrugë të re për në Indi, mirëpo zbuloi Amerikën, kontinent të ri. Në

hapësirën, trojet, e SHBA-ve të tashme, atëherë jetonin rreth 1. 5

milion Indian. Deri në mesin e shekullit 18. u themeluan 13 koloni,

të cilat arritën mëvetësinë e saj me shkëputjen nga kolonia e

Mbretërisë së Bashkuar me 04 prill 1776, dhe pikërisht me këtë

datë Kongresi shpalli Deklaratën e pavarësisë. Kështu, pra

amerikanët nën udhëheqjen e George Uashington-it përfundimisht

mposhtin ushtrinë angleze. Dhe trembëdhjetë kolonitë u shpallën

Shtete të Bashkuara të Amerikës. Vitin 1787 u aprovua Kushtetuta,

kurse për kryetar të parë u zgjodhën Georg Uashingtoni, i cili këtë

detyrë kreu deri më 1797.

137

a/ Përbërja e shtetit dhe politika

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë rregullim shtetëror

presidencial, kjo është demokracia federale, pushteti ekzekutiv

përbëhet nga kryetari dhe kabineti i tij. Pushteti ligjdhënës është

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili përbëhet nga

Dhoma e Përfaqësuesve (House of Representatives) dhe Senati

(Senate). Përfaqësuesit dhe senatorët janë të ndarë nëpër bashkësitë

e shteteve. Në Dhomën e Përfaqësuesve, çdo shtet ka përfaqësues

të vetin varësisht nga numri i banorëve të atij shteti nga i cili vjen,

kurse në Senat çdo shtet e prezantojnë nga dy senator. Numri i

përfaqësuesve në Dhomën e Përfaqësueseve është 435, kurse

Senatin momentalisht e përfaqësojnë 100 senator. Pushteti

ekzekutiv dhe ai gjyqësor, përbëhet nga kryetari dhe kabineti i tij,

kuptohet të plotësuar me shërbime shtetërore tjera. Në krye të

shtetit është presidenti (i tashmi është Barack Obama dhe me radhë

i 44 i cili kryen detyrën nga viti 2009). Presidenti në Amerikë është

njëkohësisht president shteti dhe qeverie, kjo domethënë se ka dy

shërbimet, detyrat në një person. Presidenti i Amerikës po ashtu

është edhe urdhërdhënësi suprem i forcave të armatosura të SHBA-ve.

SHBA-të me gjithë potencialin njerëzor, natyror, ekonomik,

ushtarak, kulturor, etj., janë super fuqi botërore në të gjitha sferat

në botë dhe një nga shtet absolutisht më me ndikim në botën.

b/ SHBA-së „Tokë e premtuar“ për Shqiptarë

Që nga zbulimi i Amerikës, për çdo njeri, ky shtet ishte tërheqës,

kështu që migrimi i njerëzve nga kontinente e shtete të ndryshme

nuk pushoi asnjëherë. Njerëz ane e kënd botës, pa reshtur

vërshonin e vërshojnë Amerikën, apo ta quajmë kushtimisht „tokën

e premtuar“. Pikërisht shkaku i pasurisë së saj natyrore, gjatë

historisë, për interesa të ndryshme përfitimesh, u zhvilluan edhe

lufta të ashpra mes kolonive të shteteve të ndryshme europiane, si

psh: Spanjës, Francës, Anglisë, etj.

Mirëpo, sot Amerika njihet dhe është shteti më demokratik në

rruzullin tokësor. Ata mburrën me plotë të drejtë që janë shteti i

parë në botë që pati kushtetutën e saj në formë të shkruar.

Në këtë „tokë të premtuar“- Amerikë flitet se që nga kohërat e

138

hershme diku kah mesi i shekullit XIX filluan të arrijnë edhe shqiptarë,

në mënyrë më të organizuar, nga trojet e shqipes, përmes rrugëve e

kanaleve të ndryshme ilegale dhe të rrezikshme, rrugë të cilat zgjatnin

edhe me muaj e ndoshta vite. Madje për shumë kjo rrugë mund të ishte

edhe tragjike. Migrimi më masiv i shqiptarëve për në Amerikë

intensifikohet kah fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, kurse

migrimi më masivë ndodhë kah mesi dhe fundi i shekullit të kaluar,

migrim ky që u bë si shkak i shumë rrjedhave jo të mira dhe shumë

ngjarjeve tragjike që përfshinë trojet shqiptare si në Shqipëri, Mal të Zi,

Kosovë, Maqedoni, etj.

Këtë dukuri të migrimit të hershëm të shqiptareve në Amerikë, ndoshta

më së miri e ilustrojnë dhe dëshmojnë e shumë emra e mbiemra shqiptarë

dhe shumë familje të mëdha e autoriteteve sot amerikane. Madje në

mesin e të cilëve ka njerëz me renome, të rëndësishëm e me famë si

politikan, kongresmen, njerëz të shkencës, kulturës e biznesit. Me këtë

shihet se shqiptarët, qysh moti arritën besimin, simpatinë dhe dashurinë e

banorëve vendas, me kontributin e tyre të madh dhënë këtij shteti mik dhe

të dashur të shqiptarëve. Pas një mërgimi më masiv që ndodhi kah fundi i

shek. XIX, u ndie nevoja e madhe që të fillojnë e të organizohen

shqiptarët në këtë shtet, një për të mirën e vetës së tyre dhe më pas, edhe

për t‟iu ardhur në ndihmë trojeve shqiptare në gadishullin ballkanik.

Tashmë kah fundi shekullin e XX, lirisht mund të themi se në SHBA

kishim një koloni shqiptare. Mendohet se në këtë shtet sot jetojnë diku

afër 500.000 mijë shqiptar të ardhur nga gjitha trojet etnike shqiptare, si

dhe një numër shumë i madh i tyre, po ashtu me prejardhje shqiptare,

mirëpo të cilët tashmë vetëm pranojnë (janë të vetëdijshëm) se kanë

prejardhje shqiptare, por që nuk e ndiejnë veten shqiptar. Zhvillimet e

dhimbshme në trojet shqiptare, gjatë periudhave të ndryshme, kërkonin

ndihmën e bashkatdhetarëve tanë dhe të miqve të tyre. Në këtë drejtim,

kontribut të madh dhanë e vazhdojnë të japin shumë njerëz patriot e

kombëtar, siç ishte edhe Fan Noli, e shumë figura të tjerë. Që të mbahet

dha vazhdohet me kultivuar ruajtjen e çdo gjëje shqiptare në Amerikë, që

t‟i ndihmohet vendit në forma të ndryshme,në vitin 1909 themelohet

federata panshqiptare „Vatra“, e cila deri më 1919 kishte arritur të

ndërtonte 72 degë anë e mbanë SHBA-së dhe Kanadasë, si dhe të botonte

gazetën me emrin „Dielli“. Gjithashtu kjo organizatë, botonte edhe një

revistë mujore që u quante „Adriatic Reëier“.

Shqiptarët e Amerikës njihen për kontributin e madh të tyre dhënë gjatë

gjitha periudhave shtetit shqiptar dhe trojeve shqiptare, në përgjithësi. Një

kontribut të pamohueshëm, patriot dhe dijetar të mëdhenj dhanë e dhe me

rastin e përgatitjes dhe shpalljes së shteti shqiptar, më 1912.

139

Statuja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbe në Detroit (Miçigen)

Mirëpo, në veçanti duhet qartësuar se mërgimtarët shqiptar në Amerikë

dhanë ndihmesë të madhe në internacionalizimin e çështjes së Kosovës,

më pjesëmarrje te vazhdueshme në protesta, të cilat organizoheshin në

shumë qytete të Eeropës, SHBA dhe vendeve të tjera. Ata bënë presion

moral e politikë në strukturat udhëheqëse dhe në sencibilizim të opinionit

ndërkombëtar për zgjedhjen e drejtë të çështjes kosovare. Gjitha këto

aktivitete të bujeshmë dhe me peshë për shqiptarët ane e kënd, u arritën

edhe me ndihmën e madhe që dha Liga Qytetare Shiptaro-Amerika, në

krye me kongresistët amerikanë me prejardhje shqiptare siç janë:

DioGuardi, pastaj figurat e njohura si Tom Lantosh, Bob Dole. Me

ndihmën e pakursyer të tyre dhe shumë miq të tyre kongresmen dhe

njerëz të jetës politike, u senzibilzua në përgjithësi opinioni botëror e

amerikan lidhur me çështjen e Kosovës. Prandaj shumë suksese në

Kosovë, lidhen direkt me këtë komunitet. Me një rast DioGardi pati

thënë: „Ju shqiptarë në Ballkan, mos keni frikë. Trimi i mirë me shok

shumë në Uashington e plotë motra e vëllezër në Amerikë!“. Në të

vërtetë, kjo u vëretua se ishte një thënie e saktë dhe u dëshmua, madje në

çastet më të rënda, të luftës. Pikërisht në këtë konteskt nuk duhet assesi

të harrojmë edhe mërgimtarë tanë nga SHBA-të, të cilët ishin të shumtë

dhe vullnetarisht u rreshtuan në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

dhe luftuan më heroizëm të pashoq për çlirimin e vendlindjes deri në

fitore. Të rinjtë shqiptarë nga ky shtet, fluturuan si shqiponja të vërteta,

për tu shndërruar në vendlindje në luaj kundër armikut. Në këtë kauzë të

fuqishme dhe luftë, një numër i madh i tyre ranë heroikisht duke mbrojtur

140

vendin, lirinë, demokracinë. Këtë kujtohen me pietet dhe

përgjithmonë do të mbetën zemrat e shqiptarëve. Dhe po ashtu në

epiqendër e të gjitha aktiviteteve kombëtare qëndron i pa lëkundur

famullitari i Kishës Shqiptare Shën Pali, në shtetin e Miçigenit,

Don Anton Kqira, i përndjekur politik viteve të 70 –ta nga pushteti

serbo-sllav në Kosovë.

c/ Misioni Katolik Shqiptar në Amerikë, çerdhe e

aktiviteteve kombëtare

Gjatë viteve të 80, u ndie nevojë e madhe që të kemi edhe një

meshtar shqiptar nga Kosova për shqiptarët e besimit katolik dhe të

shqiptarëve në përgjithësi, pa dallim feje. Kështu që, shkuarja e

Don Anton Kçirës në këtë shtet, ishte e mirëpritur dhe

mirëseardhur, ngase ishte një shkarje në momente të duhura,

sidomos për Kosovë. Pse e themi këtë, sepse me vendosjen e këtij

meshtari të zellshëm patriot, faktikisht shqiptarët tanimë fituan një

atë shpirtëror e patriot, një „ambasadë“, që ishte njëherësh një

çerdhe e ruajtjes, kultivimit dhe organizimit të ndihmës për

shqiptarët anë e mbarë trojeve shqiptare. Dhe sidomos kjo ndihmë

drejtohej kah Kosova, e cila nëpër shume vite u gjend në udhëkryq

dhe kohë pa kohë. Në këtë qendër, u pritën me qindra e mija

personalitete të profileve të ndryshme të jetës politike, shoqërore,

kulturore e patriotike. Nga ai vend, merrnin udhëzime, ndihmë dhe

përkrahje morale e financiare për veprimtari të mëtutjeshme për

çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Kisha e Shën Palit në Detroit (Miçigen)

141

Me rastin e 30 vjetorit të themelimit të kësaj qendre, Kishe, në

Miçigen kështu shprehet Don Ndue Gjergji, ish famullitar i

përkushtuar i famullisë Binçës për 18 vite me radhë, të të tjera, ai

thotë: në qershor të vitit 1977, para 30 vjetësh u hap për herë të

parë Kisha „Zoja Pajtore e Shqiptareve” nga i ndjeri Don Prek

Ndervashaj, i pari prift katolik shqiptarë që shërbimin fetar e bëri

në gjuhën shqipe për besimtarët katolik shqiptarë të Michiganit. Ka

filluar me 200 familje anëtare te kishës... Mirëpo, pranë kësaj

Kishe, ngadalë u mblodhën besimtaret katolik shqiptar, për t‟u

kthyer në një qendër atdhetare e kulturore, ku filloi të festohej festa

e flamurit, me pas të organizohej festivali i kulturës dhe traditës, në

të cilin tubohen shqiptarët e të tre besimeve pa dallim... Këtu

takohen njerëzit, bisedojnë e çmallen me njeri tjetrin.

Kisha „Zonja Pajtore e Shqiptareve”, u shndërrua në vite jo thjesht

në një objekt kulti, por në një institucion të rëndësishëm të ruajtjes

së kulturës dhe traditave shqiptare”. Michingani, është një prej

shteteve federale, ku me se shumti janë të përqendruar shqiptarët.

Aktivitete me rastin e 30 vjetorit të Kishës Pajtore e shqiptarëve

Në këtë shtet, janë të ndërtuara qindra kisha katolike dhe kisha

ortodokse - ndërsa dy kishat shqiptare katolike që ngrihen në

qytetet Varren afër Detroitit dhe Southfield, i kanë dhënë

Michinganit një vlerë dhe rëndësi të madhe, objekte këto që po

ngjallin një interes të veçantë nga turistë vendas e të huaj.

142

c/ Besimtarët e famullisë sonë në Amerikë – „Jo

shkrirje, por integrim në shoqërinë amerikane“!

Mërgata e famullisë sonë në këtë shtet demokratik, siç mund ta

kuptojmë nga kjo paraqitje, ka një histori të lashtë. Në Amerikë,

nga famullia e jonë, qysh pas Luftës së Dytë Botërore, shkuan disa

besimtarë tanë për të kërkuar fatin e kushte më të mira të jetës.

Ndër ta ishte edhe Gaspër (Simon) Sopi mirëpo, pas shtatë viteve

pune, ai prapë u kthye në fshat ku vazhdoi dhe jetoi deri në vdekje.

Pra, ky shtet për besimtarët tanë qysh nga ajo kohë, mbeti jo i

panjohur. Atje kishte migruar qysh herët një bijë e Binçës /e

martuar për një burr me emrin Zef nga Stubëlla cilët pas vete lanë

vetëm një vajzë e cila qe martuar për amerikanë/ nga familja Sopi,

pikërisht Lizë /Andre/ Nuja-Sopi u vendos në Amerikë diku kah

fundi i viteve të 30-ta. Duke parë varfërinë dhe disa probleme

nacionale /shqiptaro-serbe/ në fshat, rrugën e saj e ndoqën qysh

viteve të 50 edhe dy familje nga Binça, të cilët ishin ngatërruar me

disa serb e që qenë të dëtyruar të shpërnguleshin në Shkup e nga

aty u shpërngulën për Amerikë, ishin këto familja e Franë

/bashkëshortja Natalje/ Sopi dhe Nikë Sopi / Nika është ende gjallë

dhe jeton diku në Qikago/. Më vonë kjo bijë /Liza/ e famullisë sonë

mori një besimtarë tonë pikërisht vitin 1969 ende djal të ri, pra

Viktor Ballabani-n /tashmë i ndjerë, humbën jetën së bashku me

grua tragjikisht, mirëpo pas vete lanë dy vajëza Gloria dhe

Leonorën/ për të punuar atje, ky i cili falë ndershmërisë dhe punës

së sukseshme në mërgim joshi edhe të vëllaun e vet më të madh

Serafin Ballabani, i cili s'bashku me familje pas një kohe saktësisht

vitin 1976 migëroi në Amerikë, kuptohet atëherë në mënyrë thuajse

të fshehtë. Më pas, me përkeqësimin e gjendjes së përgjithshme

politike në Kosovë dhe sidomos tensionet e mëdha përgjatë

viteve1988/89, bënë që atje të migrojnë edhe disa familje tjera nga

famullia e jonë. Kështu që tash kemi disa familje të cilët kanë

gjetur veten e tyre dhe vazhdojnë të jetojnë e punojnë në këtë shtet

të fuqishëm dhe të largët.

143

Mërgimtarët e famullisë sonë në SHBA

Besimtarët tanë, jetojnë në harmoni dhe dashuri vëllazërore mes

veti, por edhe me shqiptarë të tjerë, nga viset tjera të trojeve

shqiptare dhe kësi soji janë për të gjithë shembull i mirë. Shqiptaret

atje janë gjithsesi të integruar mirë në shoqëri. Në kontakte me ta,

gjithnjë përsërisin se kanë një nostalgji dhe me mallëngjim kujtojnë

vendlindjen, vitet e hershme në famulli, të cilën e vizitojnë thuajse

për çdo vit. Me mirësinë, dashurinë dhe mikpritjen e këtyre janë të

takuar shumë bashkëkombës tanë, të cilët patin rastin të vizitojnë

ata dhe SHBA –të, gjë që kohëve të fundit pati mjaft. Mund të

konstatojmë pa mëdyshje se diaspora shqiptare në përgjithësi në

Amerikë, është diaspora më kompakte e jonë që ekziston. Falë

angazhimit, hapjeve të shumë qendrave kulturore dhe të Kishës

atje, këta ruajtën dhe vazhdojnë të ruajnë gjitha traditat tona

shqiptare, gjuhën, kulturën, identitetin, etj. Në këtë ideal sublim,

ata kanë përkrahje nga meshtarët shqiptarë, siç u shpreh edhe vet

me një rast lidhje me integrimin dhe ruajtjen e vlerave tona,

meshtari Don Ndue Gjergji: „Komunitetet shqiptare të stabilizuara

prej dekadash tradicionalisht kanë ruajtur më mirë zakonet dhe

gjuhën shqipe, shpesh duke krijuar një mikrokozmos shqiptar në

Shtetet e Bashkuara!“ për të vazhduar më tutje: “ kjo prirje, nuk e

ka penguar procesin e integrimit në shoqërinë amerikane. Nuk

144

mendoj se kjo pengon. Kisha me thanë se na duhet të zhvillojmë

brendapërbrenda, atë që është e jona, mos të humbin vlerat, gjuhën,

traditën. Kjo, nuk kisha me thanë se pengon aspak integrimin në

shoqërinë amerikane, përkundrazi bile e mundëson atë. Asimilimi

nuk është i mirë. Por, edhe Kisha shumë qartë e bukur thotë „Të

ruhen vlerat kombëtare, të ruhen vlerat e çdo kulture, çdo tradite.

Kjo vetëm na ndihmon, për një integrim më të mirë – jo shkrirje,

por integrim në shoqërinë amerikane."

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numërojmë këto familje nga

famullia e jonë e Binçës (Kabash-Viti):

1. Serafin Ballabani Binçë

2. Nikollë /Serafin/ Ballabani Binçë

3. Franë /Serafin/Ballabani Binçë

4. Luigj /Zef/ Ballabani Binçë

5. Ali /Luigj/ Marku-Berisha Kabash

6. Luigj /Luz/ Zefiqi Binçë

7. Dodë /Fatmir/ Gega Kabash

8. Pashk /Jakë/Gega. /Jeton në Canada/ Kabash

/ Dëshiroj të ceki se në Amerikë kohën e fundit kemi edhe disa bija

nga famullia e jonë të cilat janë të martuara këtu; Jacintë /Sarë/

Bekaj-Pjetri, Antoneta/Gjon/ Zefi-Saylor, Maria /Gjon/ Files-

Lathrop, Manuella /Andre/ Nuiqi etj./

Thashtë Zoti e gjithë shqiptarët këtu në Amerikë, të dinë të ruajnë

dhe kultivojnë vlerat tona tradicionale shqiptare, të lashta e të mira

dhe kurrë mos ta harrojnë vendlindjen e tyre, e cila i lindi dhe e cila

gjithnjë i thërret dhe pret. Në këtë mënyrë, edhe ne pastaj me

mburrje e krenari, do të mundim të brohorisim e themi: „Mos te

kemi frikë, sepse kemi bijtë e bijat tona në Amerikë!“

145

NË SHËRBIM TË FESË DHE

KOMBIT SHQIPTARË

Vlerësime nga të tjerët mbi personalitetet e famullisë sonë

Binçë (Kabash-Viti), të cilët kontribuuan në çështjen e kombit

dhe fesë;

IMZOT MARK SOPI

(1938-2006)

Jeta dhe veprimtaria

Në një dimër të acartë, në fshatin e lashtë dhe martirë, të varfër

materialisht, por bujar e të pasur në shpirt, rrëzë të malit karadak,

në një familje të ndershme, me vlera të larta kombëtare dhe fetare,

pikërisht nga pasardhësit e Martirëve të Karadakut, në Binçë të

Vitisë, u lindë Imzot Mark Sopi, me datën 26 shkurt 1938, nga

prindërit Mhill dhe nëna Marie. Edhe kjo familje, ashtu si dhe

shumë familje tjera të Binçës, me jetë dhe në praktikë dëshmoi

edukimin e tyre fetaro-katolike. Edhe pse ishte mot i ftohët dhe

kohë e acartë, lindja e kësaj foshnje ngrohu zemrat e familjes Sopi

dhe miqve e dashamirëve të kësaj familje. Që në fëmijëri, Imzot

146

Mark Sopi u tregua si fëmijë inteligjent, i shkathët, i heshtur, por i

zellshëm dhe gjithnjë i gatshëm për t‟iu ndihmuar

bashkëmoshatarëve të vet. Qysh si fëmijë, ai ishte gjithnjë aktiv në

Kishë, kur vinte ndonjë prift për të mbajtur meshën e shenjtë, e të

cilit me kënaqësi iu gjendej në ndihmë në ministrim. Qysh në atë

kohë, njerëzve menjëherë iu binte njerëzve në sy përshpirtërija e tij

e tij e madhe.

Shkollën fillore e përfundoi në vendlindja. Dhe atëherë kur pritej

vetëm dita se kur do e fejojnë e martojnë, sikur ishte zakon me

gjithë bashkëmoshatarët e tij, atëherë ai gjithë atë dëshirë e vullnet

të madh i cili shndriti për vite, po që e mbajti të fshhtë gjatë në

zemrën dhe shpirtin e vet, e shpalli publikisht dhe tha

vendosshmërisht: “Dëshiroj të bëhem meshtar”. Ky lajmë i

hamendi prindërit, kështu që ata për të qenë sa më të sigurt në

vendimin e tij, në fillim i kundërshtuan, jo se nuk dëshironin që biri

i tyre të ndjek rrugën e Jezu Krishtit, mirëpo dëshironin të jenë sa

ma të sigurt në vendimin e tij, sepse i ati i tij gjithnjë thoshte: “Bir,

me shkuar në rrugë të meshtarisë është lehtë, por të qëndrosh e të

bëhesh meshtar i vërtetë, nuk është edhe lehtë”. Kështu, gjatë gjithë

kësaj kohe “sa e vonoi” baba i tij, nëna Mari si një nënë dhe grua

shumë e përshpirtshme, tërë kohën lutej me rruzare në dorë që Zoti

ta drejtoi e t‟i ndihmoi atij, në vendimin dhe dëshirën e shprehur

për t‟i shërbyer Zotit dhe Njeriut. Dhe së fundi, kur e panë se

Marku i ri, gjithnjë e më tepër forconte vendimin e tij këmbëngulës

dhe të pathyeshëm, ata edhe e përcollën birin e tyre për rrugën e

meshtarisë, duke ia kushtuar popullit, Shna Ndout dhe vetë Jezu

Krishtit. Me siguri se në këtë vendim dhe rrugë ndikuan edukimi

fetar familjar, pastaj meshtarët misionar, të cilët vinin në Binçë si

dhe vetë biri i kësaj famullie, atëherë meshtar, i ndjeri Mark Sopi

(+1888). Për këtë meshtarë dinte shumë mirë edhe Imzoti Mark

Sopi kush ishte ai.

“Ora et labora” (lutu e puno)

Pas një beteje të arsyeshme dhe dilemave normale që vinin për

shkak të besimit që kishin, me këmbëngulësin e tij, ia arriti të niset

në rrugëtmin e gjatë për t‟u bërë prift. Erdhi koha kur si djali i

pjekur u përcoll për mësime, për rrugën e meshtarisë. Pas

përfundimit të shkollës fillore, mësimet i vazhdoi në seminarin

147

dioçezan në Pazin (Kroaci). Nuk ishte lehtë për një të ri, të linte të

gjitha e të shkojë larg vendlindjes, larg familjes e larg më të

dashurve të tij. Por, ja ideali i tij, i simbolizuar me vetë Jezu

Krishti, ishte më i fortë se të gjithë. Pas përfundimit të suksesshëm

të gjimnazit klasik, ku la përshtypje shumë të mira (si në

përshpirteni dhe mësime), tek eprorët e të kolegët e vetë, ai

vazhdon shkollimin, pra fakultetin filozofiko-teologjik në Zagreb,

ku edhe i kreu dy vitet e para të filozofisë. Edhe këtu motoja e tij

ishte “lutu e puno”. Me këtë moto e qëllim, duke parë punën dhe

aftësitë e tij, ipeshkvi i kohës e dërgon për vazhdimin e studimeve

në fakultetin teologjik, në “Pontificia Universitas Urbaniana” në

Romë, pikërisht në këtë fakultet me vlera të shumëfishta, ku më

parë patën studiuar klerik e patriot të shquar shqiptar, rrugën e të

cilëve me krenari e dinjitet do ta ndjek edhe ky vet. Me sukses të

shkëlqyeshëm përfundoi edhe teologjinë, ku u magjistra edhe atë

pikërisht në temën “Martirët e Karadakur 1846-48” , si i të cilëve

ishte edhe vetë ai. Këtu, përgjatë studimeve, pati rastin dhe

mundësin, si meshtari i parë kosovar, të njihte të Lumturën Nënëb

Tereza, të cilën shpesh e shoqëroi dhe nga e cila drejtpërdrejt u

njoftua në lidhje me jetën dhe veprimtarinë e saj, si bijë e popullit

martir shqiptar. Gjitha këto ishin një mësim, përvojë dhe forcë e

fuqishme, për rrugën dhe jetën, e cila do ta priste në Kosovë ( e

Shqipëri më vonë) si meshtar të ri dhe me plotë ambicie.

Jeta meshtarake

Kosova, si vend i varfër kishte nevoja të shumëfishta. Mirëpo,

nevoja më e madhe në atë kohë ishte edhe për meshtar, për ata të

cilët do e zbusin mjerimin në popull, për ata që do forcojnë

popullin në fe, shpresë e dashuri ndaj Zotit dhe të afërmit. Kurse,

për këtë mision, ishte tashmë i përgatitur dhe pajisur me vetë Jezu

Krishtin, i ardhshmi Imzot Mark Sopi, si xhakon i ri, i cili do

shugurohet në vitin 1967. Ndërkaq si meshtar do të shugurohet me

29 qershor 1968, në Kishën e Shën Jeronimit (Ilir) në Romë, pas të

cilit akt të shenjtë, me shpejtësi e padurim kthehet në Kosovën e tij

martire, e cila do ta priste me padurim, ngase Kisha ishte shumë e

varfër, si materialisht, po ashtu në aspektin shpirtëror, sepse

mungonin meshtarët, me një fjalë, thuajse mungonte çdo gjë. Pra,

Imzot Mark Sopi që në fillim e veprimtarisë meshtarake, hasë në

148

vështirësi, në kryqe e vuajtje, mirëpo me shpesë në Zotin ai përvjeli

krahët dhe filloi punën në vreshtën e Zotit, pra në Ipeshkëvnin

Shkup-Prizren. Menjëherë, me të kthyer nga Roma, po ato ditë ai

emërohet kapelan e famullitar në Ferizaj, vetëm pak kohë më vonë,

pra në vitin 1969, emërohet edhe sekretar i të ndjerit Imzot Nik

Prelës dhe me përkushtim kreu këto detyrë, deri momentin kur

emërohet në vitin 1974 famullitar i ri në Zllakuqan. Ishte kjo prapë

sprovë, sepse kjo famulli atëherë numërohej si famullia më e

madhe në Ipeshkëvni, mirëpo sprovat nuk kishin të ndalur. Si

meshtar i ri, menjëherë fillon punën e vet përveç asaj pastorale

edhe në ndërtime. Ndërton pa kursye veten shumë Kisha, kapela e

konaqe. Gjithnjë shihej aty ku e kërkonte nevoja dhe besimtari.

Nuk ndalej, duke mbajtur mësime në fshatra të largëta e të varfër

(ku ishte e vështirë të depërtoi këmba e njeriut). Mirëpo, Don

Marku atëherë asnjëherë nuk e ndjehu lodhjen, ai kur nuk u ndal

misionin e tij, që t‟iu sillte të gjithëve Jezu Krishtin. Këtu, me

vetëflijim të pashoq qëndroi përplot 17 vite dhe la gjurmë të

pashlyeshme në zemrat e të gjithë besimtarëve, të atyre anëve, pa

dallim feje e kombi, për të gjithë ishte baba, vëlla...këshilltar,

ngushëllues e mësues i vërtet. Fryti i punës dhe jetës së tij bëri, që

shumë të rinj e të reja nga famullia e tij e Binçes, të ndjekin rrugën

e meshtarisë, rregulltarisë, emra të shumtë që sot janë meshtarë e

motra, që veprojnë anë e mbarë Kosovës dhe Shqipërisë. Në jetën e

tij të bujshme, ai bëri punë të shumta, pastorale, intelektuale,

patriotike, humanitare, etj. Vite me radhë ishte bashkëpunëtorë i

revistës fetare-kulturore “Drita”, ku në vazhdimësi shkroi mbi

“Baca Kolë dhe famullitari”, ku pasqyronte jetën e një meshtari dhe

komunikimin e tij me besimtar. Këto tekste më vonë u botuan edhe

si përmbledhje, libër. Në këtë libër Don Marku rrahu edhe shumë

tema tjera, siq është ajo mbi martirët, e cila gjithashtu më vonë do

të botohet edhe si doracak, etj. Shembulli dhe jeta e tij meshtarake,

ishin edhe model për një numër të konsiderueshme të kandidatëve

për meshtarë nga famullitë tona, të Binçës e Stubllës e gjetiu, për

një numër të madh priftërinjës, të cilët sot punojnë e veprojnë në

vreshtën e Zotit, me përkuhstim, duke përmbushur binomin e

trashëguar, për Fe dhe Atdhe. Për të cilin mision, Imzot Mark Sopi

ka kontribuar shumë.

149

Prapë nga fillimi...

Dhe në vitin 1991, pas hapjes së Shqipërisë e rënjes së ideologjisë

dhe diktaturës së egër 50 vjeçare të kuminizëm-ateizmit, ky si

meshtar tashmë pak edhe në moshë, nuk ngurroi dhe me vetdëshirë

kërkoi dhe shkoi në Shqipërinë e mjerueshme, për t‟i ndihmuar

vëllait e motrës njeri në nevojë. Vitet e para ishin tmerrësisht të

vështira, nevojat ishin të mëdha, ndërsa varfëria në çdo lëmi e

skajshme. Menjëherë i besohet famullia e Milotit, me shumë filiale.

Edhe këtu, qysh menjëherë i përfitoi zemrat e njerëzve dhe me

flijm të paparë, filloi punën e vetë, tashmë sikur të ishte thuajse

meshtar në moshë të re. Pra, Zoti i do t‟i jep forcë e fuqi dhe nuk

ndalej natë e ditë së bashku me vëllain e tij meshtar Don Damjan

Kurti-n, pikërisht si dy apostuj në ungjillëzimt dhe përhapje të fesë

e shpëtim të shpirtrave. Në Shqipëri kishte etje e uri për fe e

mësime fetare. Ai ju dha shumë, besim dhe forcë, dashuri dhe

devotshmëri.

Në Shqipëri, ai ishte edhe kryetar i Caritasit, i cili gjendej në

qytetin e lashtë, në Durrës. Këtu shërbeu në lutje e heshtje por pa

reshtur dhe pa u ndalur fare

për katër vite, pikërisht deri ditën kur Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali

II do ta emëron ipeshkëv dhe ia beson jo tashmë ndonjë famulli,

por ipeshkëvnin e Kosovës.

150

“Per Crucem ad Lucem”

Ishte kjo motoja e tij në përzgjedhje për detyrën e cila iu besua, pas

shugurimit, pra misionit të tij të ri, si ipeshkëv, si bari, në krye të

Kishës martire të Kosovës, e cila përjetonte situatat më dramatike

në kohën moderne. Nuk qe kjo moto e rastësishme, mirëpo ai

zgjodhi këtë duke analizuar të gjithë jetën dhe veprimtarinë e vet,

një jetë e cila ishte e karakterizuar nga fjalët shumë domethënëse:

“Nëpërmjet Kryqit deri tek Drita”. Dhe pikërisht kjo edhe ishte jeta

e tij, edhe si ipeshkëv. Atë e pritën shumë punë, shumë angazhime,

u zgjodh ipeshkëv në kohë pa kohë, kur Kosovës i kanosej rreziku

dhe mbi te shfaqeshin e fluturonin retë e erërat e zeza, Kosova

kërcënohej me luftë, me dëbim të popullsisë. Papa Gjon Pali II me

6 janar të vitit 1996 e shuguron ipeshkëv në Bazilikën e Shën

Pjetërit në Romë, së bashku edhe me 13 ipeshkëv tjerë. Edhe nga

Kosova, edhe nga Shqipëria, besimtarë të shumtë të popullit

shqiptar nga anë e mbarë bota, patën kënaqësinë të jenë

pjesëmarrës të drejtpërdrejt gjatë këtij shugurimi, kurse të tjerët në

pamundësi për të udhëtuar këtë kënaqësi e ndoqën pranë ekraneve

televizive. Ishte kënaqësi e veçante dhe nderë për Kishën e

shumëvuajtur të Kosovës. Për Kosovën dhe Kishën Katolike të saj,

ishte një lajm tepër i mirë, sepse tashmë ndoshta pas qindra vitesh,

në krye të kësaj Kishe do të vije pikërisht një shqiptar edhe atë bari

dhe birë i këtij populli, i kësaj ipeshkvnije. Ishte i vetëdijshëm për

rrethanat, e dinte se nuk do ta ketë aspak lehtë, mirëpo si

151

gjithmonë, filloi misionin e vet në heshtje, me uratë e libra në dorë,

me urtësi dhe veprime të matura në çdo hap të jetës së tij.

Vizitonte thuajse çdo famulli, përkrahte bijtë e tij meshtarë, iu jepte

zemër e i forconte në fe e shpresë, për një të ardhme më fatlume

për Kishën dhe popullin shqiptar kudo ishte ai. Ishte në çdo famulli

i mirëpritur dhe mirëseardhur, me të gjithë në harmoni e dashuri

vëllazërore, dhe të gjithat i pranonte me qetësi dhe heshtje.

Ndihmonte skamnorët, të cilët edhe vet personalisht i vizitonte

shpeshherë.

Në shërbim të Zotit dhe kombit...

Gjatë viteve të shërbimit të tij, Kosova përjetoi dramat më të

mëdha. Situata politike gjithnjë keqësohej në vend. Filloi edhe lufta

definitive e shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi nga

zgjedha serbe.

Gjatë luftës, ai gjithnjë qëndroi pranë meshtarëve dhe besimtarëve,

duke i forcuar e duke u lutur për gjithë popullin që të shpëtoj e dal

nga lufta si ngadhënjyes dhe me sa më pak dëme. Gjithnjë ngriti

zërin kundër padrejtësive dhe vrasjeve e gjenocidit që ushtrohej në

popullin shqiptar. Por, e keqja ishte e madhe dhe lufta e bëri të

vetën. Kosova doli nga lufta me shumë të vrarë, shumë të zhdukur

e me shumë dëme materiale. Pas luftës, kishte nevojë populli për

një fjalë të mirë, për ndonjë këshill, për ndërtime e rindërtime dhe

edhe për bukë. Në te shumëkush gjeti babain, ngushëlluesin dhe

ndihmëtarin në nevoja materiale. Nuk pati njeriu që nuk e përjetoi

mirësinë, dashurinë, afërsinë dhe ndihmën e tij të pakursyer.

Lirisht mund të themi se nuk ka masë që mund të dijë për ndihmat

që mori e ofroi gjatë kohës së paslufte e, të cilat kaluan nëpër duar

të tija dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Ndihmoi në ndërtim e

rindërtim të godinave institucionale si ambulanca, shkolla, çerdhe e

shtëpi. Ndihmoi organizata të ndryshme, si veteranët e invalidët e

luftës si dhe familjet e tyre, ndihmoi familjet me fëmijë bonjak e

shumë e shumë të tjerë deri. Madje, ai ndihmoi edhe shoqëritë e

ndryshme kulturo-arsimore, me një fjalë mund të themi u zotua dhe

zbatoi në përpikëri urdhrin e Zotit; Duaje dhe ndihmoj vëllait në

nevojë, skamnorit, të sëmurit.

152

Për atdhe...

Sikur që i doli zot popullit, grigjës së tij para luftës, gjatë luftës po

ashtu veproi edhe pas luftës, kur Kosova kishte nevojë për urti. Se

sa kishte autoritet dhe besim ndërkombëtar, tregojnë edhe faktet që

shpeshherë ftohej në konferenca e mbledhje të ndryshme, për të

dëshmuar mbi përvujtërinë, mirësinë, dashurinë dhe tolerancën

ndërshqiptare e ndërnacionale, si dhe aftësitë që ka populli shqiptar

për të qeverisur me vetveten. Këtu shkëpusim deklaratën e tij në

kongresin amerikan, para kongresmenve (ku ishin së bashku me të

madhin Dr. don Lush Gjergjin) me 15-2 maj 2005, ku para

autoriteteve të mëdha politiko-fetare e kulturore, dëshmoj gojarisht

mbi të vërtetën e Kosovës. Shkurtimisht shkëpusin disa detaje në

pyetje e përgjigjet që Imzot Marku ju bënë me 18 maj, ora 10.30

min;

Një nga kongresmenët: Imzot Marku, a keni frikë nga

fundamentalizmi islamik në Kosovë

Imzot Mark Sopi: Jo, nuk kemi frikë!

Një tjetër pyetës: A ka fundamentalizëm islamik në Kosovë

Imzot Marku Sopi: Jo! Mund të jetë ndonjë individ apo grup!

Kongresist: A kini frikë prej myslimanëve shqiptar

Imzot Mark Sopi: Jo, sepse ata janë vëllezërit tanë!

Një kongresist: A meriton Kosova të ketë pavarësinë

Imzot Mark Sopi: PO! Kjo është zgjidhja më e mirë!

Ja edhe kjo dëshmi publike botërore, dëshmoi se për te i gjithë

populli shqiptar është vëlla dhe një, pa asnjë dallimi, popull të cilit i

shërbeu deri në momentin e fundit të jetës së tij.

Në vrullin e punës...

Dhe pikërisht atëherë kur ishte në vrullin e punës, ku me gëzim

ecte për të marr leje dhe për të filluar ndërtimin e Katedrales së

Kosovës në Prishtinë, që ishte një ëndërr e tij dhe shumë njerëzve,

Zoti dëshiroi ndryshe dhe pati plane tjera me te...

153

Edhe përse nuk u dha askurrë, duket se trupi i tij tashmë ishte

lodhur, zemra e tij e madhe dhe bujare rrahte një ditë me të shpejtë

dhe papritmas përjetoi infarkt, i cili ia pushoi gjitha vuajtjet, gjitha

përpjekjet e planet e tij. Po, Zoti deshi dhe Imzot Mark Sopi ndërroi

jetë pikërisht atë ditë me 11 janar 2006, në moshën 67 vjeçare.

Sa kishte respekt në popull e gjetiu, tregoi edhe përcjellja e fundit

për amshim. Ceremonia mortore u zhvilluan në Prizren, aty ku edhe

shërbeu si ipeshkëv, kurse me dëshirën e tij, dhe të familjes,

varrosët në Binçë dhe trupi i tij pushon përjetësisht në Kishën e

Shën Ndout.

Testamenti më i mirë i tij që e la, ishin fjalët e Imzot Mark Sopi-t

gjatë meshës së Krishtlindjes 2005 në Prishtinë, kur iu drejtuat

gjithë besimtarëve dhe popullit të Kosovës me fjalët; JU DUA TË

GJITHVE!

Kjo porosi është mësim, ishte një motivim për gjithë në që të

jetojmë në paqe e të duam njeri tjetrin!

Këtu në Kishën e “Shna Ndout”- Binçë pushon për amshim trupi i

ipeshkvit Imzot Mark Sopi /1938-2006/

Vilson (Zef) MARKU,

Revista e famullisë Binçës “Shën Antoni i Padovës” Viti II, nr.III, 2009/

154

Mbi veprimtarinë shkencore,

kulturore dhe pedagogjike – arsimore

Shënime biografike

Prof. Dr. Engjëll Sedajt

/1943 – 2006/

Engjëll Sedaj, ka lindur në Kabash të Vitisë më 14 korrik të vitit

1943, në një familje e cila në këtë fshat kishte zbritur nga Stublla e

Epërme. Ishte fëmija i gjashtë i prindërve të tij, Jak dhe Magdalena

Sedaj (Sopi). Pas mbarimit të shkollës fillore në Kabash dhe Viti,

ndoqi mësimet në gjimnazin klasik në Pazin të Kroacisë, të cilin e

kreu në vitin 1962. Studioi filozofinë në Fakultetin Teologjik në

Zagreb (5 semestra) dhe filologjinë klasike në Fakultetin Filozofik

në Shkup, ku diplomoi në vitin 1971.

Studimet pasuniversitare (ligjëratat) i ndoqi në Degën e Letërsisë

155

Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku në vitin 1980

mbrojti tezën e doktoratës me temë “Homeri te Shqiptarët”.

Disa herë ka qëndruar në Romë dhe në universitete të tjera të

Italisë për kërkime shkencore, por edhe për të ndjekur ligjërata nga

latinishtja mesjetare te prof. Renzo Avesani.

Karrierën e tij si mësimdhënës e filloi në vitin 1968. Një kohë

punoi në Gjimnazin e Ferizajt, kurse nga viti 1971 punoi pa

ndërprerë në Fakultetin Filozofik (Filologjik) të Universitetit të

Prishtinës, ku ligjëroi lëndën Gjuhë Latine.

Veprimtaria Filologjike

Veprimtaria profesionale dhe shkencore e dr. Engjëll Sedajt është

tejet e gjerë dhe e pasur. Shkrimet e para i botoi në vitin 1970 – 71

dhe prej atëherë vazhdimisht është i pranishëm në organet tona

shkencore e letrare, duke trajtuar tema pak të njohura ose edhe të

panjohura nga e kaluara kulturore, e sidomos tema historike –

letrare dhe gjuhësore shqiptare dhe antika greko romake. Në jetën

kulturore dhe shkencore në Kosovë, por dhe jashtë saj, është i

pranishëm edhe në forma të tjera, siç janë: pjesëmarrja në tubime

shkencore (në më se 50 sish), hartimi i teksteve shkollore e

universitare, organizimi i manifestimeve kulturore e të tjera. Duke

filluar nga viti 1974 e deri në fund të viteve ‟80 ka marrë pjesë

rregullisht në të gjitha kongreset e filologëve klasikë të ish –

Jugosllavisë (gjithsej pesë) dhe ka botuar dhjetëra punime në

revistën “Živa Antika” (Antika e gjallë) (organ i shoqatës së

filologëve klasikë të ish – Jugosllavisë), me anë të të cilave

dëshmoi formimin e tij shkencor si filolog klasik dhe ndihmoi në

ndriçimin e atyre vlerave shpirtërore e kulturore shqiptare, të cilat

konfirmojnë lidhjet e ngushta historike – kulturore të Shqipërisë me

Evropën dhe përkatësinë evropiane të shqiptarëve si komb.

Publikimet

Lista e punimeve të dr. Engjëll Sedajt është e gjerë dhe e

larmishme. Shikuar nga pikëpamja sasiore ajo ngërthen më se 350

njësi bibliografike, gjë që do të thotë se për 30 e sa vjet të punës së

tij aktive kërkimore – shkencore ai ka botuar mesatarisht mbi

156

dhjetë punime në vit. (Lista e plotë e punimeve të tij të botuara deri

në fund të vitit 2000 gjendet në veprën Etnokultura në peshojë,

“Buzuku”, Prishtinë 2000).

Ndër punimet e tij më të rëndësishme, të botuara fillimisht në

faqet e periodikut dhe të përfshira më vonë edhe në librat e botuar,

mund të përmenden: Drevni Pelazgi i njihov odnos prema

Albancima ... (te Latina et Graeca, VI, Zagreb, 1975, (Drevni

Pelazgi (Pelasti) u studijama M. Budimira (Antička stud., SANU,

Bgd., 1987), Legjenda për Polifemin dhe elementet historike të saj

(Gjurm. Alb. SSHH, 17 – 1987), Akili në marrëdhëniet greko –

barbare (Jeta e Re, 5 – 6/1975), Të dhëna për jetën e Buzukut dhe

titullin e veprës së tij (Përparimi, 6/1985), “Meshari” në

përgatitjen e E. Çabejt (Jeta e Re, 1/1988), Poezitë origjinale dhe

të përkthyera të Gj. Buzukut (te Meshari i Gj. Buzukut, Ulqin,

1995), Aspekte homilike të Çetës së Profetëve (Gjurmime Alb.

SSHEF, 19 – 1989), Poezitë origjinale dhe të përkthyera të P.

Bogdanit (Studime filologjike., 1/1990), Petar Bogdani u očima

njegovih savremenika (Živa antika XXXIV, 1-2, 1984), Sibile u

Četi proroka P. Bogdanija (Živa antika, posl. izd. br. 9, 1989),

Gjergj Fishta dhe veprat e tij letrare (Hylli i Dritës, 1/1993),

Gjergj Fishta dhe Homeri (Gjurm. Alb. SSHH, 21 – 1992) e të

tjera, punime këto që flasin qartë për profilin shkencor të E. Sedajt.

Autorë të tij të preferuar, pos Bogdanit, për të cilin ka botuar rreth

20 punime dhe Buzukut, me veprën e të cili është marrë po ashtu

bukur shpesh, mund të konsiderohen edhe Mikel Maruli, Martin

Segoni, Ndre Bogdani, Nikollë Keta, Jeronim de Rada, Konstantin

Kristoforidhi, Gjergj Fishta, etj. Interesimi i vazhdueshëm, për këta

korifenj të kulturës shqiptare flet për faktin se si një filolog klasik

mund të ta vërë dijen e tij në shërbim të kulturës kombëtare. Përveç

punimeve të përmendura dhe shumë artikujve, trajtesave dhe

vështrimeve të tjera, pjesa dërrmuese e të cilave trajtojnë çështje të

filologjisë klasike, të letërsisë së vjetër shqipe, të letërsisë së

Rilindjes Kombëtare, të identitetit kulturor dhe fetar të shqiptarëve

e të tjera të ngjashme, Engjëll Sedaj ka botuar edhe këto vepra:

Homeri në letërsinë dhe kulturën shqiptare (Rilindja, Prishtinë

1984), Etnomini Arbëresh – Shqiptar (Instituti Albanologjik i

Prishtinës, Prishtinë 1996), Tradita dhe letërsia (autorë dhe vepra)

(Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë 1997), Papa

157

shqiptar Klementi XI – Albani & Kuvendi i Arbërit (“Buzuku”,

Prishtinë 1998), Bibla dhe përkthimet e saj në gjuhën shqipe

(Dardania Sacra”, Prishtinë 1999), Etnoklutura në peshojë

(“Buzuku”, Prishtinë 2000), etj.

Për veprën e tij Homeri në letërsinë dhe kulturën shqiptare,

që është teza e tij e doktoratës, është thënë se mund të shërbejë si

model për studimin krahasues edhe të poetëve të tjerë të mëdhenj

botërorë si Virgjili, Dante, Shekspiri, Gëte e të tjerë, kurse studimi

monografik Etnonimi Arbëresh – Shqiptar, një qasje

interdisiplinare çështjes kapitale të emrit etnik të shqiptarëve, është

vlerësuar si një kontribut në shkencat albanologjike dhe është

nderuar me Çmimin Kombëtar “28 Nëntori” nga Ministria e

Kulturës dhe Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë.

Ndërkaq, për veprën Bibla dhe përkthimet e saj në gjuhën shqipe

është thënë se “një vademekum i përkthimit të Biblës në gjuhën

shqipe dhe i receptimit të saj në kulturën shqiptare”.

Një punë me vlerë të madhe për kulturën shqiptare, E. Sedaj ka

bërë me përgatitjen e botimit kritik të veprave të autorëve klasikë

shqiptarë, si Fjalori latinisht – shqip (1635) i Frang Bardhit, Çeta e

Profetëve I e Pjetër Bogdanit (të botuara te “Rilindja” në vitin

1983, përkatësisht 1990), vepra këto të cilat nëpërmjet

transkriptimit në grafin e sotme, por edhe shënimeve e shpjegimeve

të shumta, janë bërë më të afërta për lexuesit dhe posaçërisht për

nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit e gjuhës dhe letërsisë

shqipe. Veç kësaj ai ka përkthyer nga latinishtja në shqip traktatin

poetik Letër Pizonëve të Horacit, të mbiquajtur më vonë Arti

poetik, disa nga relacionet e Pjetër Bogdanit, një numër të madh

vargjesh të Mikel Marulit, kurse nga italishtja veprën Parime të

estetikës të De Radës e të tjera.

Lista e punimeve të dr. Sedajt, si thamë, është e gjatë, kurse

problematika e tyre e gjerë dhe komplekse – ajo shtrihet nga

mitologjia greke, e gjer tek problemet e gjuhës së sotme shqipe.

Edhe pse në mesin e tyre ka edhe përkthime, shkrime me karakter

informativ e polemik, intervista e reagime të ndryshme, megjithatë

mund të thuhet se punimet e E. Sedajt paraqesin një kontribut të

rëndësishëm në filologjinë shqiptare. Pa punën kërkimore të këtij

filologu filologjia shqiptare dhe veçanërisht ajo që merret me

mesjetën shqiptare dhe me antikën greko – romake, do të ishte më e

158

varfër si për nga përmbajtja e tematika, ashtu edhe për nga

rezultatet. Njeri me formim filologjik dhe njohës i disa gjuhëve

klasike e moderne Engjë Sedaj ka pasur fatin të merret me vepra e

autorë që qëndrojnë në themel të çdo kulture nacionale, siç janë:

Bibla, Iliada, Homeri, Hesiodi, Platoni, Virgjili, Horaci, Ovidi,

Ciceroni, etj. Fati ka dashur që itinerarin e tij shkencor të filluar ma

baballarët e letërsisë dhe të kulturës evropiane ta vazhdojë me etërit

e kulturës shqiptare, siç janë Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani e të

tjerë, jetës dhe veprës së të cilëve ai ua ka kushtuar faqet më të

mira të krijimtarisë së tij. Me letërsinë shqipe dhe veçanërisht me

atë që quajmë “letërsi e vjetër shqipe” ose “letërsi biblike”, E.

Sedaj është marrë kryesisht në plan krahasues, domethënë në

përqasje me letërsinë antike greko – romake. Njohuritë e tij nga

mitologjia antike, që është, siç dihet, djep i kulturës evropiane, por

edhe nga letërsia dhe filozofia antike, ai i ka shfrytëzuar për të

ndriçuar rrjedha, dukuri dhe probleme të letërsisë shqipe, duke

hetuar përkime, analogji e ndikime, gjithsesi të frytshme, që, sipas

tij, janë rezultate të përhershme me gjedhen klasike.

Mund të thuhet se për një njeri që dëshiron të lërë gjurmë të

përhershme në shkencë, ky është një fat. Dhe kur jemi këtu të themi

se fati deshi që gjatë një vizite në Itali në vitin 1985, E. Sedaj t‟i bie

në gjurmë gravurës së Muzeut Roverian të Grotaferratës afër

Romës, në mbishkrimet e të cilit, që supozohet të jenë të fundit të

shek. XV ose fillimit të shek. XVI, hasen edhe disa fjalë (Castrioti,

Alberia, Morea), që mund të deshifrohen si fjalë shqipe, gjë që

mund të konsiderohet si një zbulim shkencor i llojit të vet. (Shih:

Prof. Dr. Engjëll Sedaj, Mbishkrimet shqipe në gravurat e Muzeut

Roverian të Grotaferratës në Itali, në Shqipja Arbërore, Prishtinë

2002, f. 117 – 126).

Tekste shkollore dhe universitare

Si mësimdhënës, me përvojë të gjatë pune në arsim, në fillim në

shkollë të mesme e më vonë në Universitet, profesor Sedaj është

marrë edhe me hartimin e teksteve shkollore nga fusha e vet e

specializimit – gjuha latine. Kështu ai është autor i teksteve

shkollore: Gjuha latine për kl. I dhe II Gjimnaz, Gjuha latine për kl.

III dhe IV AMO, tekste latine (tekst universitar), Gjuha latine

(mjekësi, veterinari, bujqësi) etj., të cilat janë botuar e ribotuar

159

shumë herë dhe janë në përdorim edhe sot e kësaj dite në shkollat e

Kosovës. Përveç teksteve të latinishtes, që kanë ruajtur një rol në

ngritjen e cilësisë së mësimdhënies nga kjo lëndë, ai ka përgatitur

për botim (si lekturë shkollore) edhe Sibilat e Bogdanit, Eneidën e

Virgjilit, fejtonin Olimpi grek (Mite dhe legjenda greke),

Antologjinë e lirikës greke dhe Letërsia romake (në dorëshkrim), si

dhe vepra të tjera të kësaj natyre, me rëndësi për edukimin estetik e

shpirtëror të brezit të ri, por edhe për arsimin dhe shkollën shqipe

në përgjithësi.

Veprimtaria kulturore

Në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, me

Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe revistën “Shkëndija”,

Engjëll Sedaj inicoi dhe koordinoi punën për themelimin e

manifestimit kulturor “Takimet e Dom Mikelit”, duke marrë

përsipër barrën kryesore të organizimit të këtij manifestimi tashmë

tradicional. Falë punës dhe angazhimit të tij në cilësinë e kryetarit

të Këshillit Organizues, por edhe faktorëve vendës (këtu kam

parasysh, në radhë të parë, famullinë e Stubllës), këto takime

arritën ta ruajnë kontinuitetin, pra të mbahen rregullisht, edhe në

rrethanat e okupimit, kurse materialet e tyre të botohen në tre

vëllime: Takimet e Dom Mikelit I, II, III (1992, 1994, 1996), botime

këto që paraqesin një kontribut të çmueshëm në ndriçimin e të

kaluarës historike të Malësisë së Karadakut si trevë me interes të

veçantë etnokulturor.

Në kohë të fundit, me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm

dhe në radhë të parë të Fondacionit Shkencor “Dardania Sacra”, dr.

Engjëll Sedaj i hyri edhe një projekti tjetër serioz: botimit të

revistës shkencore me të njëjtin emër, “Dardania Sacra” (deri tani

kanë dalë gjithsej 6 numra), rreth së cilës ai ka arritur të mbledhë

një numër të madh bashkëpunëtorësh, krijues të fushave të

ndryshme të dijes dhe të shkencës jo vetëm nga Kosova, por edhe

nga mbarë hapësira shqiptare.

160

Veprimtaria politiko – shoqërore

Në periudhën pas vitit 1990, domethënë pas legalizimit të

sistemit pluralist në ish vendet socialiste, Engjëll Sedaj u angazhua

edhe në jetën politike – shoqërore. Edhe pse njeri i shkencës dhe i

letrave klasike, ai nuk ka mundur të qëndrojë pasiv në situatën e

vështirë që u krijua në Kosovë në vitet ‟90 dhe t‟i sodisë me

indiferencë vlimet politike e shoqërore në hapësirën shqiptare, në

dekadën e fundit të shekullit që lamë pas. Edhe pse njëri prej

themeluesve të Partisë Shqiptare Demokristiane, një kohë edhe

anëtar i kryesisë së saj, Engjëll Sedaj nuk ka vepruar pothuajse

asnjëherë prej pozitash të ngushta, e aq më pak fanatike, partiake,

siç ka ndodhur, mjerisht, me disa intelektualë të tjerë shqiptarë si

në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. Edhe kur ka bërë punë me

karakter thjesht partiak, siç është revista Kumtari (organ i PSHDKsë),

kryeredaktor i së cilës ka qenë dhe monografia Partisë

Shqiptare Demokristiane, e botuar në Hamburg të Gjermanisë në

vitin 1992, ai është nisur nga dëshira që t‟i kontribuojë zgjidhjes së

çështjes së Kosovës dhe demokratizimit të shoqërisë shqiptare në

përgjithësi.

Shikuar nga ky aspekt, mund të thuhet se E. Sedajn, si krijues

dhe njeri e stolisin edhe disa nga vlera të tjera, të cilat e vlen të

vihen në pah me këtë rast. Duke punuar vite me radhë në të njëjtin

institucion dhe duke u marrë me probleme pak a shumë të njëjta,

siç është studimi i trashëgimisë letrare e kulturore, më ka ndodhur

të shfaqë mospajtimin tim me ndonjë pikëpamje a vlerësim të

kolegut tim për çështje të ndryshme letrare, historike, kulturore e

edhe shoqërore. Më ka ndodhur, madje, të shkëmbej me të edhe

replika të zjarrta, ndonjëherë edhe me zë të lartë e temperaturë

emocionale. Mirëpo, kurrë nuk ka ndodhur që kolegu im Engjëll

Sedaj të më mbajë mëri për këtë, e aq më pak t‟i ndërpresë

marrëdhëniet dhe komunikimin me mua ose me kolegë të tjerë, që

për çështje të ndryshme mund të mendojë ndryshe nga ai. Kjo

tregon se E. Sedajn, pos dashurisë dhe respektit për njerëzit, e stolis

edhe toleranca për mendimin e tjetrit, që është veti e çdo njeriu të

qytetëruar e të pajisur me kulturë, por edhe kusht sine qua nin, për

t‟u marrë me punë shkencore.

Tjetra. Dihet se E. Sedaj si studiues dhe intelektual ka disa

rezerva, të cilat herë – herë i ka bërë publike, lidhur me procesin e

161

unifikimit të gjuhës letrare shqipe, në të vërtetë lidhur me aktin

final të këtij procesi, Kongresin e Drejtshkrimit të mbajtur në

Tiranë në vitin 1972, të cilit i parapriu Konsulta Gjuhësore e

Prishtinës e ‟68-tës, nuk po merremi tani me faktin se a është i

drejtë ky qëndrim apo jo, gjë që, tekefundit, është çështje e

bindjeve a edhe kapriceve personale. Tjetërkund e kam fjalën.

Profesor Engjëll Sedaj ka të drejtë të mendojë ndryshe nga

ç‟mendoj, fjala vjen, unë apo dikush tjetër për këtë çështje. E drejta

e të menduarit ndryshe është thelbi i demokracisë dhe si e tillë edhe

e drejtë e patjetërsueshme. Mirëpo, një gjë është evidente. Kurrë

nuk e kam parë e as dëgjuar kolegun tim të nderuar Sedaj të flasë

apo të shkruajë ndryshe pos në gjuhën standarde. Kjo tregon se ai,

ndryshe nga disa të tjerë, e respekton marrëveshjen që është në

fuqi, rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe kjo sjellje e

bënte atë të përgjegjshëm e serioz në punën e tij.

Nuk po zgjatem më shumë me shembuj të tillë a të ngjashëm,

por po konkludoj se Engjëll Sedaj ishte intelektual me formim solid

shkencor, i kulturuar e tolerant në jetë dhe në shkencë dhe si i tillë

njeri me të cilin mund të punohet e të bashkëpunohet.

Tërë jetën, dr. Engjëll Sedaj punoi pa ndërprerë. Jeta e tij ishte e

mbushur me punë, libra, revista, dorëshkrime, dokumente ... net të

tëra me libër e laps në dorë apo edhe pranë kompjuterit, ai sikur i

përmbahej asaj thënies latine: Nulla dies sine linea (Asnjë ditë pa

një vijë), prandaj bilanci i punës së tij krijuese është i pasur, kurse

rezultatet të pamohueshme.

Përfundim

Rruga jetësore e profesor Engjëll Sedajt ishte e qetë, por me

përmbajtje, kurse veprimtaria e tij shkencore e profesionale e gjerë

dhe e shumanshme. Ajo paraqet një kontribut të çmueshëm për

filologjinë shqiptare dhe sidomos për studimet krahasuese si

disiplinë shkencore.

Nga punimet dhe veprat e tij të botuara (monografi, studime,

tekste shkollore, artikuj, recensione, përkthime letrare e shkencore,

etj.), por edhe nga aktiviteti i zhivilluar jashtë studios, mund të

konstatohet se Engjëll Sedaj është marrë deri në fund të jetës së tij :

I: Me studime filologjike krahasuese; II. Me studime të letërsisë së

162

vjetër shqipe; III. Me studime të letërsisë antike greko – romake;

IV. Me hartimin e teksteve shkollore dhe universitare; V. Me

veprimtari kulturore e shkencore dhe VI. Me veprimtari politike –

shoqërore e publicistike.

Duke iu qasur punës me seriozitet e vendosmëri, ai ka arritur

rezultate të lakmueshme në secilën nga këto lëmi dhe ka tërhequr

vëmendjen e opinionit dhe të studiuesve eminentë shqiptarë si R.

Qosja, M. Xhaxhiu, Sh. Osmani, M. Hysa, Th. Gjika, A. Plasari, I.

Fortino etj., të cilët kanë dhënë vlerësime të larta për veprën e tij.

Natyrisht se e gjithë kjo nuk arrihet lehtë. Puna krijuese dhe

shkencore, sikurse edhe ajo pedagogjike – arsimore, kërkon

vullnet, durim, përpjekje, sakrifica, përkushtim dhe doemos edhe

energji të pashtershme. Ajo e do njeriun të tërë. I vetëdijshëm për

kët Engjëll Sedaj si studiues, si profesor, si përkthyes, si publicist

etj. ia ka falur kohën dhe energjitë e veta punës së tij shkencore

filologjike, punës së tij me studentë në procesin mësimor, punës së

tij si përkthyes dhe interpretues i teksteve të vjetra, punës së tij si

mbrojtës i vlerave kulturore, me një fjalë punës së tij krijuese dhe

shkencore në përgjithësi, që, krahas dhimbjeve, sjell në jetë edhe

gëzime. Prof.dr Engjëll Sedaj, ndërroi jetë me 03.06. 2006.

Prof. Dr. Agim Vinca (Prishtinë)

163

JETA DHE VEPRIMTARIA

Gjon (Qeshk) Lluka

(1963-2002)

Gjoni jetoi pak (vetëm 38 vjet), një jetë e shkurt, por thellësisht dhe

me përgjegjësi të trefishtë; personale, familjare dhe fetarokombëtare.

Personale: ai e dinte mirë se kush ishte dhe kush

dëshironte të ishte, me identitete dhe personalitete të formuar dhe

orientuar kah të tjerët. Familjare; ai krijoi familjen vetë, mirëpo ajo

e prejardhjes dhe familja e tij ishin në harmoni të plotë dhe në

bashkëjetesë vërtetë shembullore, për të dëshmuar dhe vërtetuar se

brezat e ndryshëm mund të kuptohen nëse nderohen dhe

dashurohen. Fetaro-Kombëtare: ishte njeri i Zoti dhe si i tillë,

164

doemos edhe i popullit, kështu që nuk mund të jetonte vetëm për

vete, për familjen e tij, por pati në mend dhe në zemër Kishën dhe

popullin tonë me shekuj të përbuzur dhe të robëruar. Si shumë të

rinj mërgimtarë sprovoi dhembjen, mallin për afrim dhe vëllazërim

të të gjithë shqiptarëve.

Mu për këtë, krahas angazhimit personal dhe familjar, ai dha një

kontribut të spikatur në shumë fusha të jetës shoqërore në mërgatën

e Zvicrës.

Gjoni ishte njeri i gatshëm për planifikim dhe për veprim,

gjithmonë në të mirë dhe në dobi të Kosovës. Dhe në këto tri

fushëveprime s‟di se ku ishte më i mirë dhe më i suksesshëm. I ri,

por me plotë urti dhe mençuri kudo dhe sido, i palodhur dhe

buzëqeshur në çdo rrethanë, optimist për kah natyra dhe

përcaktimi, njeri vërtetë urë mes brezave, kontrasteve, konflikteve

të ndryshme. Zoti i kishte dhuruar shumëçka, e ai ato nuk i mbajti

në vete dhe për vete, por i vuri në shërbim të Zotit dhe popullit

(Shih; Dr.don Lush Gergji; „Gjon Lluka njeri dhe atëdhetar i

devotshëm“, Prishtinë 2002, fq. 5-6)

Gjoni u lind me 26 nëntor 1963 në Stubëll, fshat që ndodhet afër

Vitisë. Rrjedh nga një familje atdhetare. Prindërit e tij Qeshku dhe

nëna Ageja, i takojnë brezit i cili mbi supe mbarti tërë barrën e

kohës gjatë sundimit, të diktaturës dhe të ideologjisë komuniste në

ish Jugosllavi. Pasi familja Llukës u shpërngul në Kabash, pra

famullia e Binçës, Gjoni këtu fillon hapin e parë në shkollë, pra

katër klasët e para të shkollës fillore i ndoqi në Kabash, kurse katër

të tjerat në Viti. Më pas vazhdoi gjimnazin po ashtu me sukses dhe

si nxënës i dalluar si në mësime, ashtu edhe në sjellje. Për këtë,

edhe ishte i pranuar dhe dashur nga të gjithë bashkëmoshatarët e tij

si dhe profesorët e gjimnazit në Viti.

Demonstratat e vitit 1981, Gjonin e gjejnë në bankat e shkollës së

mesme, përkatësisht në vitin e tretë drejtimi i Elektroteknikës në

Viti. Ishte pjesëmarrës aktiv i tyre dhe në mënyrë energjike

shprehte revoltën ndaj shtypjes së organizuar që i bëhej popullit

shqiptar. Pa kryerjes së shkollës së mesme, ashtu si shumë

bashkëvendës të tjerë, duke mos pare perspektivën e rinisë

shqiptare në ish-Jugosllavi qe detyruar që të marrë rrugën e

gyrbetit, me lot në sy e zemër të thyer, sikundër parandiente se kjo

rrugë do jetë e kobshme dhe e mallkuar për te. Kështu, për shkak të

represionit të vazhdueshëm serb në Kosovë dhe aktivitetit të tij

165

kombëtar, Gjoni qysh në moshën e re u detyrua që të sakrifikoj

shkollimin e lartë dhe të vendoset në Zvicër ku edhe vazhdon

aktivitetet e tij të palodhshme për çështjen kombëtare.

Aktivitetet partiake e të tjera, ishin pjesë e jetës së Gjonit

Aktivitetet i tij të shumëfishta, me miq e dashamirë, aktivist të tjerë

kombëtar në Zvicër filluan me tubimin e të rinjve në klubet

sportive. Në klubin e parë fudbollistik që vet e formuan me emrin

„Liria“, krijuan kushte për anëtarësimin e shumë të rinjve. Më pas

organizoheshin manifestime të ndryshme kulturore, sportive,

nëpërmjet të cilave realizoheshin edhe shumë detyra në planin

kombëtar. Pasi kërkohej nevoja për formimin e ndonjë partie

politike, Gjoni me disa bashkatdhetar, vazhduan aktivitetet për

formimin e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK).

Dhe si anëtar i degës në Kantonin e Thurgau, qysh se në Kuvendin

e parë, pas një kohe të shkurtër nga kryesia e PSHDK-së në Zvicër

propozohet dhe zgjidhet kryetar i degëve, për të punuar me gjithë

vëllezërit tanë tjerë në diasporë si Gjermani, Austri, Slloveni,

Kroaci etj….Ishte i palodhshëm në angazhimin konkret, si dhe

realizimin e obligimeve të qeverisë së republikës së Kosovës, për

grumbullimin e mjeteve të fondit të tre përgjindëshit. Më pas,

kishte shumë takime me njerëz të rëndësishëm nga politika

zvicerane e gjetiu, të cilët i bindi mbi çështjen e drejtë të luftës së

popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi. Edhe pse larg

Kosovës, me shpirt punoi dhe veproi për të mirën e popullit të saj.

Një ndër aktivitete të fundit të jetës së tij, ishte organizimi i

simpoziumit „2000 vjetori i krishterimit te shqiptarët“ që u mbajt

në Zvicër.

Dhe atëherë kur e prisnin si gjithmonë me dashuri e me padurim të

madh të vij në mesin tonë, që të na gëzoi si gjithmonë me

organizime të ndryshme kulturore, sportive, etj., gjatë pushimeve

verore në vendlindje, për të cilën vuajti e bëri çmos, që vetëm e

vetëm ajo ta gëzoj lirinë e pavarësinë, ky këtë nuk e shijoi gjatë,

sepse pikërisht gjatë kohës së pushimeve që kishte planifikuar të

bëjë në Mal të Zi, pikërisht në Ulqin, na erdhi lajmi mbi humbjen e

një jete të madhe. Ai humbi jetën tragjikisht. Dhe ja, se si e

komentojnë mjetet e informimin ato ditë, kur lajmi për humbjen e

166

Gjonit jehoi dhimbshëm në gjithë Kosovën dhe më gjerë.

Aziz Zuka, gazetar nga Bota sot, më 1 gusht 2001, shkruan: „ Në

Ulqin ku ishte vendosur për të kaluar pushimet para se të arrinte në

shtëpi në Kabash të Vitisë, pikërisht në datën kur kishte vendosur

që të kthehet në shtëpi, me 26 korrik, valët e detit e rrëmbyen jetën

e Gjon Llukës nga Kabashi i Vitisë, kryetar i degëve të PSHDK-së

për Zvicër dhe veprimtar i dalluar i kësaj partie….Gjatë luftës dha

kontribut të madh në grumbullimin e ndihmave financiare për

Kosovën…/Më tepër mbi jetën dhe veprimtarinë e Gjon Llukës,

shih librin; „Gjon Lluka njeri e atdhetar i devotshëm“, Prishtinë

2002/

Pikturë murale në Kishën e Shna Ndout-Binçë/Gjergj Kastrioti dhe Nënë Tereza

167

DHE PËR FUND...

Në rend të parë, e falënderoj Zotin për mundësinë dhe forcën që ma

dha, për të punuar dhe qitur në dritë, një vepër të këtillë shumë të

mirëpritur dhe të nevojshme për ne dhe famullinë tonë.

Një falënderim i madh, gjithsesi i takon Don Albert Demajt,

famullitar, i cili, me angazhimin e tij, me punën e palodhshme dhe

të pashoq, bëri çmos të formoj këshillat e famullisë, nëpër mbarë

mërgatën tonë kudo gjendët nëpër botë, që vetëm e vetëm të jemi

edhe pse fizikisht larg njëri- tjetrit, shpirtërisht të qëndrojmë

bashkë. Në këtë drejtim, ai ka dhënë një kontribut të shumëfishtë,

sidomos edhe me hapjen e ueb faqes së famullisë, me të cilën gjë,

na mundoi që të jemi më të bashkuar, madje të gjithë të kudo

ndodhur.

Nuk është punë e lehtë të mbledhësh ditë e natë të tëra, emra të

familjeve, kudo gjinden, të cilët siç e shohim në këtë përmbledhje,

të themi kushtimisht, janë të shpërndarë anë e mbarë botës. Mirëpo,

dua të theksoj se për këtë punë, pata mbështetjen dhe ndihmën e

pakursyer, si dhe frymëzim, edhe nga besimtarët (këshilltarët e

famullisë sonë), të cilët i falënderoj nga zemra. Ndërsa, në veçanti

do të përmendja z. Luigj (Sebë) Sopin, këshilltar në Zvicër, pa

ndihmën e të cilit, vështirë se kisha mund ta realizoja këtë vepër.

Gjithashtu dua të falënderoj për statistikat mbi numrin e familjeve

tona në shtetet përkatëse: z. Zef (Kolë) Koliqi, në Suedi, z. David

(Dodë) Dodiqi dhe z. Joakim (Kolë) Llukiqi , në Itali, z. Albert

(Prenk) Sedaj, Franfkfurt-Koblenz të Gjermanisë, si dhe z.Luigj-

Gjigji, /Nue/ Nikolla, në Münich të Gjermanisë, pastaj Dedë /Zef/

Dokiqi e z. Lush Ajvazi në Francë, Ali /Luigj/ Markun-Berisha, në

Amerikë etj.

168

FOTO ALBUMI I FAMULLISË DIKUR DHE SOT

Binça viteve të 70-ta

Në këtë shtëpi /Tade Andre Sopi/Gjon Sopi/Mhill Sopi/ thuhej

mesha shenjt dikur, deri pas luftës Dytë Botërore

169

Fillimi i ndërtimit /puna në themele/ të Kishës së “Shna Ndout”-

Binçë /1972/ i pari nga e majta Brank /Didi/ Marku, Ton Kristiq,

në mes Luigj/Simon/Sebaj,Viktor/Zef/Marku dhe Anton /Zef/Zefi

Grupi i të parve nga bashkëatdhetarët tanë në Zvicër, vitet e 70-ta

170

Bashkëatdhetarët tanë në Zvicër viteve të 70-ta, Marjan Llukes,

Dedë Zefi, Sebë Sopi…

Fshati Binçë-2010 /fotografuar nga pjesa e quajtur Razore/

171

Mbrendia e Kishës „Shna Ndout“ në Binçë-2010 /pamje nga hyrja kryesore/

172

Kisha e ,,Shna Ndout``- Binçë 2010/pamje nga dalja kryesore/

Kupolla e Kishës

173

Shtëpia e lashtë mbi 200 vjeçare e Simon Markut nga Binça

Mbrendia e shtëpis Simon Markut,

174

Kalaja e Binçës e cila ruan në veti shumë mshehtësi, është ende e

pagërmuar

Binça-2010

175

Pamje nga lumi “Morava e Binçës” /2010/

176

“Valavicat” te pjesa e quajtur Tamiankë /2010/

Një pejsazh nga vendi i quajtur „lumi i madh“/3km mbi fshat-2010/

177

Lumi „Morava e Binçës“

Në rrënjët e këtij bregu /hyjra në fshatin Binçë nga ana e lagjës

Shushk/deri vonë egzistonin furrat për përpunimin e gëlqerës/

178

Shtëpia famullitare( majtas),Kisha shna ndout dhe Kuvendi i Shën Palit-BDH – Binçë 2010

179

Kapela dhe Varresat e famullisë Binçës diku afër 700-800 m. larg

fshatit, në lagjen Shushk. /Kapelën e ndërtoi me vetkontribut, me

ç’rast edhe bëri zgjerimin e varresave, besimtari i zellshëm i

famullisë sonë z. Lush Tuniqi/

Pamje nga fshati Kabash /famullia e Binçës/ 2010

180

Famullia e Binçës /Kabash-Viti/ e rrethuar me Malet e Karadakut

/Malet e Zeza/, përndryshe zonë kufitare Kosovë-Maqedoni

/largësia e vijës ajërore diku rreth 6 Km/

Pamje nga fshati Kabash

181

Kabashi dhe Vitia /rrafshi i anamoravës/

182

Pamje nga Binça/pa pjesën e quajtur Razore që gjindet në anën e

majt, matan lumit Morava që ndanë fshatin/ me fushat pjellore të

saja e më lartë shihet qyteti Vitia - 2010

Kisha kushtuar „Zemrës Krishtit“ dhe Qendra pastorale në Viti-2010

183

Antarët eshoqatës rinore Imzot Mark Sopi dhe Kori i famullisë – Binçë 2010

Fshati Binçë -2010

184

Biografi e shkurtër

Marjan Sebaj – Sopi

U lind në Binçë, më 01 mars 1967, nga prindërit

Ndue dhe Gjyle Sebaj (e lindur Gjergji ). Shkollën

fillore, katër klasë i kreu në Binçë, kurse katër klasat

tjera në Viti, gjersa gjimnazin klasik në Suboticë të

Vojvodinës. Studime teologjike i vazhdoi në Rijekë.

Por, Marjani, pas dy viteve të studimeve filozofikoteologjike,

përjetoi një fatkeqësi të rëndë

komunikacioni (1987) me pasoja të rënda për tërë

jetën. Marjani vazhdon studimet teologjike në

mënyrë private në Binçë, të cilat edhe i përfundon

me sukses në vitin 1996. Ai u mor me një sërë

aktivitetesh, sidomos me të rinjtë dhe me shkrime. Ishte bashkëpunëtor i

revistës për të rinj “Shpresa”, që botohej në Prishtinë, “Rrezja”, më

Bishtazhin, bashkëpunëtor i revistës “Zvonik” nga Subotica, i revistës “

Bashkësia jonë ”(Gjakovë). Është edhe bashkëpunëtorë i revistës

“Drita”, e përmuajshme fetare-kulturore, Prizren etj. Po ashtu u mor edhe

me përkthime. Përktheu nga kroatishtja librat e dr. Dom Lush Gjergjit: “

Zëri i heshtjes” , “ Jeta, shërbimi, dashuria” dhe “ Dashuria nuk

dashurohet” Pastaj përktheu, përpunoi dhe përshtati librin e Stjepan

Balloban-it "Krishterimi, Kisha dhe Politika". “ Jeta e shën Gjon

Pagëzuesit” (J. Gullemin), shkroi dhe me sukses shfaqi dramën:"Per Fe

dhe atedhe" (Vrasja e Pater Luigj Palaj-t, nga serbo-malazezet me 1913),

si dhe dramën jetën dhe veprimtarinë e motrës se nderit, të ndjerës m.

Otilia Krämer ("Një jete ne shërbim te të tjerëve") etj.. Priten të botohen

edhe përkthimet e përmbledhjeve të qarkoreve të “Bijave të dashurisë

Hyjnore” (Nënës Franciskë Lechner) me titull; “Mbi të gjitha është

dashuria” dhe “Rrugës së Nënë Franciskë” si dhe përmbledhja mbi

Jetën dhe veprimtarinë e Nënës Franciskë , “Gjitha për Zotin, për të

varfër dhe për shoqërinë tonë”. Po ashtu edhe përkthimi “Kuizi

Biblik”etj. Vitin 2006 botoi librin e tij me titull “Flijimi Ngadhnjyes”

memoare /Shoqata HEKAS “Nikë Prela” Ferizaj‟2006/.

Tash na gëzon edhe me një vepër tjetër shumë të rëndësishme për ne, pra,

“Migrimi-Plagë shumëshekullore”.

Marjani jeton dhe vepron, vite me radhë në Rostock të Gjermanisë, por

duke mos e harruar askurrë vendlindjen, pra, duke na gëzuar herë pas

here, me vepra të këtilla, me të cilat ai na kthehet në Kosovën e tij të

dashur dhe martire.

Don Albert Demaj

Binçë‟ 2010

185

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!