Qershor 2008Kisha dhe jeta7Patriarku ekumenik në homelinë e tij mbi tëgjitha ka kujtuar “gëzimin dhe emocionin” përpraninë e Atit të Shenjtë në Kostandinopojë, përFestën e Patronit në përkujtim të Shën AdresëApostull, në nëntor 2006.Sot “kemi arritur afër jush – ka vazhduar –duke kthyer nderin dhe dashurinë, duke festuarsëbashku me Vëllain tonë të zgjedhur në tokëne Perëndimit... Apostujt e Shenjtë Pjetri, vëllai iAndreut, dhe Pali – këta dy kolona të mëdha dheqendrore të ngritura drejt qiellit, e të gjithë Kishës,të cilët – në këtë qytet historik, - i kanë bërë edhenjë dëshmi të zjarrtë të zjarrtë Krishtit dhe ku ikanë dhënë shpirtin e tyre Zotit me martirizimin,njëri nëpërmjet kryqit dhe tjetri përmes shpatës,duke e shenjtëruar”.Bartolomeo I ka kujtuar si “të dyja Kishat,duhet të nderojmë me shumë zell atë që ka dhënënjë dëshmi kaq të madhe të Hyjnisë së Krishtit”.Kështu që duke iu referuar Dialogut teologjikmidis dy Kishave, që vazhdon pavarësishtvështirësive, Patriarku ka thënë: “Dëshirojmëme të vërtetë dhe lutemi shumë për këtë; që këtovështirësi të kalohen dhe që problemet të jenë mëtë pakta, dhe sa më shpejt të jetë e mundshme,për të arritur objektin e dëshirës përfundimtare,në lavdi të Hyjit”.Në fund Patriarku ekumenik ka kujtuar: “Shenjtëri,kemi shpallur vitin 2008, ‘Vitin e ApostullitPal, kështu si bëni edhe Ju bëjeni ditën e sotme ederi vitin e ardhshëm, në përmbushjen e dymijëvjetëve nga lindja e Apostullit të Madh”, dhee ka përfunduar duke iu besuar ndërmjetësisësë Apostujve të Shenjtë, sepse “Hyji Tre herë iShenjtë” t’i japë “të gjithë bijve kudo në botëne Kishës Ortodokse dhe Romake-Katolike, këtumbi tokë ‘bashkimi e fesë dhe bashkimin i ShpirtitShenjtë’ në ‘lidhjen e paqes’ ndërsa atje lart, ‘jetëne amshuar dhe mëshirën e madhe”.Papa Benedikti XVI e ka filluar homelinëduke kujtuar se “që nga kohët më të lashta Kishae Romës kremton solemnitetin e Apostujve tëmëdhenj Pjetrit dhe Palit si një festë e vetme nëtë njëjtën ditë, më 29 qershor.Nëpërmjet martirizimit të tyre, janë bërëvëllezër; sëbashku janë themeluesit e Romës së retë krishterë... Gjaku i martirëve nuk ngjall hakmarrje,por pajtim... ajo paraqitet si forca e dashurisëqë e tejkalon urrejtjen dhe dhunën, duke themeluarkështu një qytet të ri, një bashkësi të re...Për virtyt të martirizimit të tyre, Pjetri dhe Palijanë në një raport reciprok me njëri-tjetrin përgjithmonë. Një imazh i preferuar i ikonografisësë krishterë është përqafimi i të dy Apostujve nërrugën e tyre drejt martirizimit. Ne mund të themi:se vetë martirizimi i tyre, në thellësinë më tëmadhe, është realizimi i një përqafimi vëllazëror.Ata vdesin për të vetmin Krisht dhe, në dëshminëpër të cilën japin jetën, janë një gjë e vetme”.Duke përshkruar shkrimet e Besëlidhjes sëRe që përshkruajnë takimin e dy Apostujve dhebashkimin e tyre “në dëshmi dhe në mision” nëUngjillin e vetëm të Jezu Krishtit, Benedikti XVIka nënvizuar se duke qenë se janë takuar dy herënë Jeruzalem, Pjetri dhe Pali në fund të udhëtimittë tyre arrijnë në Romë.“Pali arriti në Romë si i burgosur – ka rikujtuarPapa -, por në të njëjtën kohë edhe si qytetarromak që, pas arrestimit në Jeruzalem, ai ia kishtereferuar këtë edhe perandorit dhe për këtë arsyee çoi në një gjykatë romake. Por duke iu referuarnë një kuptim akoma më të thellë, Pali ka shkuarvullnetarisht në Romë”.Në fakt për Palin, Roma përfaqësonte një etapëpër rrugën drejt Spanjës, “d.m.th – sipas konceptittë tij për botën – drejt cepit ekstrem të tokës”, përtë përmbushur misionin e marrë nga Krishti qëtë çonte Ungjillin deri në kufijtë më ekstrem tëbotës. Përveç të tjerash “vajtja në Romë bën pjesënë universalitetin e misionit të tij si i dërguari i tëgjithë popujve...Vajtja në Romë është për të një shprehje ekatolicizmit të misionit të tij. Roma duhet t’iabëjë të dukshme fenë të gjithë botës, duhet tëjetë vendi i takimit në një besim të vetëm”.Por edhe Pjetri shkoi në Romë, duke ia lënëkështu “vendin e të parit të Kishës së krishterëjudaike,Jakobit, të voglit, për t’iu përkushtuarmisionit të vërtetë të tij: ministerit për bashkimine Kishës së vetme të Hyjit e formuar nga judenjdhe paganë...Ecja e shën Pjetrit drejt Romës, si përfaqësuesi popujve të botës, qëndron sidomos nën fjalën‘një’: detyra e tij është të krijojë bashkimin e tëkrishterëve, të Kishës së formuar nga judenjtëdhe paganët, të Kishës së gjithë popujve. Kyështë misioni i përkohshëm i Pjetrit: të bëjëqë Kisha të mos të identifikohet kurrë me njëkomb të vetëm, me një kulturë të vetme ose menjë shtet të vetëm. Të jetë gjithmonë Kisha e tëgjithëve. Që të bashkojë njerëzimin përtej çdokufiri dhe, përmes ndarjeve të kësaj bote, ta bëjëtë pranishme paqen e Hyjit, forcën pajtuese tëdashurisë së tij”.Papa ka nënvizuar gjithashtu se sot falëteknikës, rrjetit botëror të informacioneve, lidhjevepër interesat e përbashkëta, në botë ekzistojnë“mënyra të reja bashkimi, por që shpërthejnëedhe kontraste të reja.Në mes të këtij bashkimit të jashtëm, e bazuartek gjërat materiale, kemi më shumë nevojë përbashkimin e brendshëm, që vjen nga paqja e Hyjit– bashkim i të gjithë atyre që janë bërë vëllezër emotra në sajë të Jezu Krishtit.Ky është misioni i përkohshëm i Pjetrit dhedetyra e veçantë e besuar Kishës së Romës.”Duke iu referuar bashkëvëllezërve ArqipeshkvijMetropolit të ardhur në Romë për të marrëpallio-n, Papa ka shpjeguar se pallio e shenjtë“na kujton Bariun që merr mbi shpatulla delen ehumbur, që e vetme nuk e gjen dot rrugën drejtshtëpisë, dhe e sjell tek vathë.Etërit e Kishës kanë parë në këtë dele imazhine të gjithë njerëzimit, të të gjithë natyrës njerëzore,që ka humbur dhe nuk e gjen më dot rrugën drejtshtëpisë... Kështu pallio bëhet simboli i dashurisësonë për Krishtin Bari dhe të të dashurit tonëbashkë me Të... bëhet simbol i thirrjes për tëdashur të gjithë me forcën e Krishtit dhe në përKrishtin, derisa të mund të gjejnë Atë dhe në Tëvetveten”.Një domethënie e dytë e pallio-s, është vënënë dukje nga Papa: “Askush nuk është Bari vetë.Jemi në pasardhësinë e Apostujve vetëm falë tëqenurit në bashkimin të kolegjit, në të cilën gjenvazhdimësinë e tij kolegji i Apostujve.Bashkimi, “ne-ja” e Barinjve bën pjesë në tëqenurit Bari, sepse grigja është vetëm një, Kisha evetme e Jezu Krishtit. Dhe në fund, kjo “me” çonedhe në bashkim me Pjetrin dhe me pasardhësine tij si garanci e bashkimit.Kështu pallio na flet për katolicitetin e Kishës,të bashkimit universal të Bariut dhe grigjës.Dhe na çon në apostullimit: në bashkim mefenë e Apostujve, mbi të cilën është e themeluarKisha”.Papa e ka përfunduar homelinë duke iu kthyershën Palit dhe misionit të tij: “Kur bota në bashkimine saj do të jetë bërë liturgji e Hyjit, kur nërealitetin e saj do të jetë bërë adhurim, atëherëdo të ketë arritur qëllimin e saj, atëherë do të jetëshëndoshë e mirë.Ky është objektivi i fundit i misionit apostoliktë shën Palit dhe të misionit tonë. Në këtë ministertë tillë Zoti na thërret. Të lutemi që, derisa Ai tëna ndihmojë ta zhvillojmë në mënyrë të drejtë, tëbëhemi liturgë të vërtetë të Jezu Krishtit”.