12.07.2015 Views

sat - Albas

sat - Albas

sat - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

FAQERUBRIKAnumri 8 i revistës “GRUPsat”, nëntor 201124812152224263235424651545860bla-bla-bla3... 2... 1... start... sa neBusulla na drejton për në ...TercinaxhunglaInspektorTinikavaletiSOFITPyet Semin&EninLoja filloiiFORMULA1Nënë TerezaNjë ditë ndryshe nga të tjerat!Grupsat DOSSIERtmerr dhe gallateFace paintingtmerri vazhdonVlorë10 të frikshmitRumania+ +Jeta e natës VITAMINA... sa mirë që kemiDR. LUZIN !+Revistë e përmuajshmeBotim i Albas GroupIdeuan dhe realizuan rubrikat:Semela MEROSofiana FILIPIInes POSHNJARIKryeredaktore:Rudina ÇUPIRedaktore:Sevi LAMIBashkëpunëtorë:Mirela TËROVAXhemazije RIZVANIMarsela BEBAAres FILTOGrafika:Ledia KOSTANDINIEva KUKALESHIFotograf:Albert CMETADepartamenti i marketingutNë Shqipëri:Semela MEROEdvina DEDENë Maqedoni:Driton AJRULLAINë Kosovë:Besir ZYBERI© Albas, Tiranë 2011Albas GroupNë Tiranë: Rr. Budi, Pall.“Classic Construction”, zyra nr. 2Tel/Fax: ++ 355 4 2379184e-mail: albas_tr@yahoo.comNë Tetovë: Rr.Ilindenit, nr.105Tel: 044 344047e-mail: albas_te@yahoo.comNë Prishtinë: Rr.Eqrem Çabej, nr.141Tel: 038 5457139e-mail: albas_pr@yahoo.come-mail:revistagrupsat.albas@gmail.comfacebook: GRUPsat ALBASShtypur në shtypshkronjën:GRUP-sat • 1

Përshëndetje grupsa,Vini re ndonjë ndryshim në studio? Eh, si mundtë ishte ndryshe...! Nuk mund t’i mungoninstudios sime ngjyrat kuq e zi të flamurit tonë.Jemi apo nuk jemi në prag të festave të nëntorit!Dhe, si mendoni, e kujt mund të ishte kjo idegjeniale për ta ndryshuar të gjithë studion merastin e festave? Regjia, si gjithmonë në të tillaraste, ia lë çdo gjë në dorë gazetares më mefantazi e simpatike, që për ngjyra ia kalon dhekavaletit të Sofit.Hej, grupsa, ju pëlqejnë syzet e mia meflamur? Mua më pëlqejnë shumë festate nëntorit dhe ato i pres me padurim.Historia ka qenë një nga lëndët e mia tëparapëlqyera (prandaj dhe më pëlqenshumë t’u tregoj histori të tjerëve... Meqëra fjala... e morët vesh që Doktor Luzika frikë nga fantazmat dhe fle me dritëndezur dhe me dy arushë të vegjël!!!Shshshsht... mos ia thoni njeriu që juathashë unë). Fillojmë me lajmet atëherë,se regjia u nevrikos!BTrevjeçarja Safron Plexher (Saffron Pledger) nga Britania ka bërë testin einteligjencës, nga i cili ka dalë se koeficienti i saj i inteligjencës (IQ) është 140, qëdo të thotë se është 40 pikë më shumë se mesatarja britanike.Vajza tani di të shkruajë, të lexojë, të numërojë deri në 50 dhe madje, të kryejëmbledhje e zbritje, edhe pse nuk ka ndjekur asnjë kurs apo shkollë. Babai isaj, Deni Plexher (Dany Pledger), i cili ka fituar disa herë në kuicin britanik“Countdown”, thotë me krenari se ajo i ka ngjarë atij. E gjithë Britania ështëmrekulluar nga inteligjenca e kësaj vajze kaq të vogël.Regjia, ju lutem, më bëni një plan tëparë. Sa më pëlqen kur të gjitha kameratpërqëndrohen tek unë! Eh... më pëlqenobjektivi i kamerës! Kështu titullohet dhekronika në vazhdim. E lexojmë së bashku!BlaMë pëlqen objektivi!Po të mund të fliste, këtë do të thoshteedhe qenushi Bu (Boo), i cili është bërëqenushi më i dashur i internetit. Tashmëai është 5 vjeç dhe është i racës “Volpinoi Pomerianës”. Ai nuk e ka fare problem tëdalë në kamera, madje e ka qa qejf, saqëi lejon pronarët ta veshin në mënyra tëçuditshme. Duke parë suksesin, pronarëtjanë të gatshëm të botojnë një libër, i ciliflet për jetën e qenushit të tyre e që do tëtitullohet: “Bu: Jeta e qenushit më tëlezetshëm në botë”.Blanë studion e Urdit2 • GRUP-sat

13... 2... 1...startPA K H I S T O R IFORMULA 1e ka origjinën te garat me motorë të GrandPrix-it Evropian rreth viteve ’20 dhe ’30.Gjatë kësaj kohe ishin bërë përpjekje për tazyrtarizuar këtë garë, por ishin pezulluar përshkak të luftës. Ajo u zyrtarizua pas Luftëssë Dytë Botërore, në vitin 1947, me garëne parë pas kësaj periudhe, por që ende nukbënte pjesë në një kampionat. Kampionatii parë i garave për makina u zhvillua nëSilverstone, qytet në Britaninë e Madhe, më1950. Ai u ndoq nga kampionati i parë përkonstruktorët e makinave më 1958.GRUP-sat • 5

Për ju dhe baballarët tuaj: KALENDARI I GARAVE!Në mënyrë që mos humbi as edhe një! Datat, vendet dhe pistatFORMULA 1 QANTAS AUSTRALIAN GRAND PRIX (Melburn - Australi)FORMULA 1 PETRONAS MALAYSIA GRAND PRIX (Kuala Lumpur - Majalzi)FORMULA 1 UBS CHINESE GRAND PRIX (Shanghai – Kinë)FORMULA 1 DHL TURKISH GRAND PRIX (Stamboll - Turqi)FORMULA 1 GRAN PREMIO DE ESPAÑA SANTANDER 2011 (Katalunja – Spanjë)FORMULA 1 GRAND PRIX DE MONACO 2011 (Monte Karlo - Monako)FORMULA 1 GRAND PRIX DU CANADA 2011 (Montreal - Kanada)FORMULA 1 GRAND PRIX OF EUROPE (Valensia – Spanjë)FORMULA 1 SANTANDER BRITISH GRAND PRIX (Silverston - Angli)FORMULA 1 GROSSER PREIS SANTANDER VON DEUTSCHLAND 2011 (Nyrburgring - Gjermani)FORMULA 1 ENI MAGYAR NAGYDÍJ 2011 (Budapest - Hungari)FORMULA 1 SHELL BELGIAN GRAND PRIX (Spa-Frankorçamps – Belgjikë)FORMULA 1 GRAN PREMIO SANTANDER D’ITALIA 2011 (Monxa - Itali)25 - 27 Mars08 - 10 Prill15 - 17 Prill06 - 08 Maj20 - 22 Maj26 - 29 Maj10 - 12 Qershor24 - 26 Qershor08 - 10 Korrik22 - 24 Korrik29 - 31 Korrik26 - 28 Gusht09 - 11 Shtator1. Sebastian Vetel (Sebastian Fetel) - Red Bull Racing2. Mark Weber (Mark Veber) - Red Bull Racing3. Lewis Hamilton (Luis Hamilton) - McLaren Mercedes4. Jenson Button (Xhenson Baton) - McLaren Mercedes5. Fernando Alonso (Fernando Alonso) - Ferrari6. Felipe Massa (Felipe Masa) - Ferrari7. Michael Schumacher (Majkëll Shumaker) - Mercedes8. Nico Rosberg (Niko Rosberg) - Mercedes9. Bruno Senna (zëvendësuesi i Robert Kubican-it) - Renault10. Vitaly Petrov (Vitali Petrov) - Renault11. Rubens Barrichello (Rubens Barikelo) - Williams12. Pastor Maldonado - Williams13. Adrian Sutil - Force India14. Paul di Resta - Force India15. Kamui Kobayashi (Kamui Kobajashi) - Sauber16. Sergio Perez (Serxho Peres) - Sauber17. Sebastien Buemi - Toro Rosso18. Jaime Alguersuari (Haime Alguersuari) - Toro Rosso19. Heikki Kovalainen (Haki Kovalainen) - Team Lotus20. Jarno Trulli (Harno Truli) - Team Lotus21. Daniel Ricciardo (Daniel Ricciardo)- HRT22. Vitantonio Liuzzi (Vitantonio Liuci) - HRT23. Timo Glock (Timo Glok) - Virgin24. Jerome d’Ambrosio (Xherome d’Ambrozio) - VirginFORMULA 1 SINGTELSINGAPORE GRAND PRIX (Singapor)23 - 25 ShtatorFORMULA 1JAPANESE GRAND PRIX(Suzuka - Japoni)07 - 09 TetorFORMULA 1 KOREAN GRANDPRIX (Jeongam - Korea)14 - 16 TetorFORMULA 1 AIRTEL GRANDPRIX OF INDIA (Nju Delhi - Indi)28 - 30 TetorFORMULA 1 ETIHAD AIRWAYSABU DHABI GRAND PRIX(Yas Marina Circuit) 11 - 13 NëntorFORMULA 1 GRANDE PRÊMIOPETROBRAS DO BRASIL 2011(Sao Paulo) 25 - 27 NëntorGRUP-sat • 7

Nënë T..Përshëndetjegrupsa!Unë quhem Gonxhe Bojaxhiu.Kam lindur në Shkup, më 26 gusht të vitit 1910. Në atë kohë Shkupiishte qytet i Shqipërisë, kur ajo ishte pjesë e Perandorisë Osmane.Babai im quhej Kolë, por ai nuk jeton më. Unë jetoj me nënën time,Dranen, kam një vëlla, Lazërin dhe një motër, Agen.Unë kam shumë ëndrra e dëshira: kur të rritem dua të bëhemmësuese, dua të shkruaj dhe të recitoj poezi dhe tëkompozoj e të luaj muzikë... Dua t’i bëj të gjitharealitet!Pa dyshim, ju keni dëgjuar të flitet për Nënë Terezën. Ajo ështëhumanistja e njohur shqiptare. Kur ishte 18 vjeçe, Gonxhja ubashkua me urdhrin “Motrat e Loretos”, u bë murgeshë dhe moriemrin “Tereza”. Më 26 shtator 1928 ajo u largua nga Shkupipër në Dublin (kryeqyteti i Irlandës) dhe u kthye në vendin e sajvetëm për një vizitë të shkurtër që bëri në Tiranë në vitin 1991.Më 1929 u dërgua të jepte mësim në një shkollë vajzash në Kalkuta të Indisë. Shpejt vuri re se në rrugët e Kalkutës kishte mjaftnjerëz të sëmurë dhe të uritur, që kishin nevojë për ndihmë. Ajo vendosi të linte “Urdhrin* e Loretos” dhe të jetonte si murgeshë e pavarur.Tereza e zëvendësoi veshjen e murgeshave me sarin e me sandalet, veshje e thjeshtë e grave indiane, dhe u vu në shërbim të njerëzvenë nevojë. Në fillim ajo bëri një kurs infermierie. Bënte vizita në shtëpitë e njerëzve të varfër dhe filloi t’u mësonte fëmijëve të vegjël si tëkujdeseshin për higjienën vetjake. Nisma e saj gjeti mbështetje më të madhe nga sa mendonte ajo. Njerëzit filluan ta quanin “Nënë Terezae Kalkutës”, kur ajo themeloi urdhrin e ri të murgeshave “Misionaret e Bamirësisë” më 1951. Vajza të reja bashkoheshin me urdhrin e ri,ndërsa njerëz të tjerë dhuronin ushqime, mjekime, ndërtesa dhe para në ndihmë të kësaj nisme.* Urdhër – bashkësi fetare (e kishës katolike), anëtarët e së cilës jetojnë sipas disa rregullave të rrepta dhe zhvillojnë një veprimtari të organizuar në shumë vende.8 • GRUP-sat

ereza. sa neNë vitin 1979 Nënë Terezës iu dha çmimi“Nobel” për Paqen. Në atë çast, dikush nga salla e pyetiNënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur nëShkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutëdhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë.Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.“Nobel” për Paqen5 shtator 1997Nënë Tereza u nda nga jeta në moshën87-vjeçare, duke lënë pas një numër të madhveprash të mira, ku mund të përmendimhapjen e shumë jetimoreve, shtëpive përnjerëzit në nevojë, spitaleve, shkollave, tëcilat në ditët tona drejtohen nga pasuesit ekësaj gruaje shpirtmirë. Ajo gjithmonë do tëkujtohet si murgesha me trup të vogël, porme zemër të madhe.Saktësisht një vit pas vdekjessë saj, një grua indiane qëvuante nga kanceri, MonikaBesra, tregon se u shërua ngasëmundja kur murgeshat e“Misionareve të Bamirësisë”që kujdeseshin për të, i vunënjë medaljon të Nënë Terezësmbi stomak dhe filluan tëluteshin. Kjo ndodhi cilësohetsi mrekullia e parë e NënëTerezës, prandaj më 19 tetor2003 Papa Gjon Pali i Dytëdrejtoi Lumturimin e saj.GRUP-sat • 9

Jetaështë mundësi, kape atë!është e bukur, adhuroje!Jeta është ëndërr, jetoje!Jeta është sfidë, përballu me të!Jeta është lojë, luaje!Jetaështë detyrë, plotësoje!Jeta është e shtrenjtë, vlerësoje!Jeta është pasuri, ruaje!Jeta është dashuri, shijoje!Jeta është mister, zbuloje!Jetaështë dhimbje, sfidoje!Jeta është këngë, këndoje!Jeta është tragjedi, shmange!Jeta është fat, kape!Jeta është aventurë, kujdes!Jeta është shumë e çmuar, duaje!Jeta është luftë, mësohu dhe me të!Jeta është jetë, lufto për të!Le të përshëndetemi menjë buzëqeshje, pasiBUZËQESHJA ështëFILLIMI I DASHURISË.E dimë shumë mirë se punët që bëjmë nukjanë më shumë se një pikë uji në oqean.POR NË QOFTË SE AJO PIKËUJI NUK ËSHTË ATJE,OQEANIT I MUNGON DIÇKA.E DJESHMJA IKU.E NESËRMJA ENDE S’KAARDHUR.KEMI VETËM TËSOTMEN.L E T ’ I A F I L L O J M Ë !GRUP-sat • 11

Dita Botërore e Kafshëve - 9 tetorGrupsa,redaksia e revistës suaj mendoitë bënte një vizitë në një vend tëveçantë, ku trajtohen miqtë tanëmë të mirë, kafshët. Ne ju kemifolur shumë për ta në rubrikën“Mirë se vini në xhungël”.Kafshët janë të pranishme nëjetën tonë, edhe pse nuk ndodhqë të gjithë të kemi një të tillë nështëpi. Por në shumë raste atakanë nevojë për ne. Pikërisht këtëpo mundohen të bëjnë pjesëtarëte organizatës rinore ARA - “AnimalRights in Albania” (Të drejtate Kafshëve në Shqipëri). Kjoorganizatë mundohet t’u gjejëstrehim të përkohshëm kafshëve,të cilat kanë më shumë nevojë.Një ditë ndryshe nNË DATËN 9 TETOR 2011, TE DIGAPRANË LIQENIT ARTIFICIALTË TIRANËS U ZHVILLUAAKTIVITETI “DITA BOTËRORE EKAFSHËVE”, NGA ARA. ATJENE TAKUAM PJESËTARËT EORGANIZATËS DHE U BËMËDISA PYETJE.12 • GRUP-sat

Drejtoresha quhet PEZANA REXHA. Ajokontrollon mbarëvajtjen e veprimtarisë së kësajorganizate. Ajo është në dijeni për kafshët qëhyjnë, ato që duan kujdes të veçantë, ato qëdo të adoptohen, këshillon dhe udhëzon tëinteresuarit që do të adoptojnë kafshët etj.Sidoqoftë, ajo nuk punon e vetme, ka edheshumë të tjerë që e ndihmojnë.ga të tjerat! ENABLERINA dhe OLSI DOKU janëveterinerët e organizatës. Ata punojnëme pasion dhe kujdesen që kafshëttë kenë shëndet e higjienë sa më tëmirë, të vaksinohen dhe të jenë gatipër t’u adoptuar. Ata thonë se nuk karëndësi se çfarë race është qeni apomacja, të gjithë janë kafshë që kanënevojë për dashuri dhe ngrohtësi,njëlloj, pa dallim nga njëri-tjetri.BULKU është vajza qëmerret me kafshët që vijnë në qendërdhe mban kontakte të vazhdueshmeme adoptuesit. Ajo e publikon fotote kafshëve në Facebook (rrjetshoqëror në internet), me emrinAnimal Rights in Albania NOW, nëmënyrë që sa më shumë njerëz tëkenë mundësi të ndërgjegjësohendhe të vendosin të ndihmojnë kafshëtnë nevojë. Nëse ju fëmijë doni tëadoptoni një qenush apo mace duhettë shkoni në qendër të shoqëruarnga prindërit, pasi të jeni të bindurse keni kushtet e përshtatshme përtë mbajtur një kafshë shtëpiake, sidhe të flisni vazhdimisht me Enën përt’i treguar se si është kafsha që keniadoptuar. Nëse ju silleni keq, atëherëorganizata mund t’jua marrë atë.Përveç pjesëtarëve që përmendëm, ka edhe shumë vullnetarë, siEVA SHALËSI dhe ODETA SHTREPI. Të gjithë vullnetarëti duan shumë kafshët dhe organizata i pranon ata krahëhapur.Kushdo që mund të japë ndihmesën e tij, është i mirëpritur. Kjo do tëthotë që dhe TI mund të bëhesh pjesëtar i saj!Organizata ndodhet në rrugën “Hoxha Tahsin”, 200 m mbi optikën “Roma”.Çdo i interesuar mund të shkojë atje të marrë kafshën që i përshtatet, dukendihmuar kështu edhe organizatën, edhe kafshët në nevojë. Ata ju mirëpresin!GRUP-sat • 13

Nëhyrje të Vlorës gjendetlaguna* e Nartës dheishulli i Zvërnecit. Ishullilidhet me pjesën tjetër të tokësme një urë të vjetër druri. Nëkëtë ishull ndodhet Manastirii Shën Mërisë, i ndërtuar nëshek. X. Këtu bëhet festëçdo vit, më 15 gusht. Kohëmë parë banorët e fshatravepërreth niseshin me varkë drejtmanastirit mbrëmjen e 14 gushtitpër ta kaluar natën në ishull. NëManastir ndodhet varri i MarigoPosios, qëndistares së flamuritshqiptar, që u ngrit në Vlorë.Narta dhe ZvërneciNarta dhe ZvërneciVlonjatëtu kanë gjetur emra mjaft interesantë shesheve dhelagjeve të qytetit të tyre. Mjafton të përmendim lagje, siKulaçi“Kulaçi”, “Kali Trojës”,“Uji i Ftohtë”, “Orizi”,“Tri Racat”, “Skela”, “L-ja” etj.“Uji i Ftoht딓Uji i Ftohtë” është njëra prej lagjeve më të bukura të Vlorës. Pranë bregut të detitshtrihet rruga kryesore, nga njëra anë e së cilës ndodhen ndërtesat e banimit dhe nga ana tjetërplazhet e pushuesve. Sa herë kaloj aty më duket sikur jam në Los Anxhelos... është vërtet një vendshumë i bukur! Në këtë lagje, pranë Tunelit, buzë detit, ndodhet edhe burimi i Ujit të Ftohtë.16 GRUP-sat

Një nga ndërtesat më të njohura në Vlorë është “Kali i Trojës”.Ai është një pallat si gjithë tëtjerët: në katet e para ka dyqanedhe në ato të sipërmet banojnënjerëz. Këtë emër të çuditshëme ka marrë nga koha kur undërtua, sepse kati i parë ula të ndërtohej në fund, pasipërfunduan katet e sipërme tëbanimit. Dukeshin vetëm kolonatdhe pallati ngjante si një kalë.Më pas, kati i parë u përfunduadhe u bënë dyqane, por emri“Kali i Trojës” nuk do të harrohetasnjëherë!2 legjendavlonjateLegjenda e JonitGrupsa, paska një legjendë përmua! Ose më saktë, për emrin tim.Në fakt, legjenda bën fjalë për një vajzë tëbukur ilire që quhej Jona. Burri i saj kishtemërguar përtej detit. Jonën e kishte marrëmalli për të dhe priste që ai të kthehej. Ajorrinte përditë e hidhëruar mbi një shkëmb,derisa një ditë, rrëshqiti dhe ra në det.Deti mori ngjyrën e syve të Jonës,ndërsa shkuma e detit mori ngjyrëne bardhë të fustanit të saj.JonufriNë brigjet e Vlorës, pranë Ujit tëFtohtë, është një vend që quhetJonufër. Emri i këtij vendi nukvjen nga emri Jon, por nga emrii piktorit të madh nga Berati,Onufri. Sipas disa dokumentevetë shekullit XVI-XVII, Onufri kaqëndruar në këtë vend, madje atyka qenë edhe kisha e tij. Sot në tëndodhen vetëm rrënojat, ndërsa,po të gërmohet, mund të zbulohenthemelet. Atje Onufri punonteikona për 40 shtete të Evropës.17

Sheshi i Flamurit është sheshi më i rëndësishëmi qytetit të Vlorës. Këtu Ismail Qemali, bashkë me atdhetarë të tjerë shpallënPavarësinë e Shqipërisë dhe ngritën flamurinmë 28 Nëntor 1912. Në këtë shesh ndodhet një monument i lartë,kushtuar kësaj ngjarjeje të madhe.28 Nëntor 1912Xhamia e VlorësPranë qendrës së qytetit ndodhetXhamia e Vlorës, e cila quhet ndryshe“Xhamia e Muradies”. Është ndërtuar nëvitin 1541 nga Sulltan Sulejmani.Teatri “Petro Marko”ndodhet në qendërtë qytetit të Vlorës.Është ndërtuarnë vitin 1977. Mbanemrin e shkrimtarittë madh PetroMarko, i cili ka lindurnë Dhërmi, një ngarrethinat e Vlorës.18 • GRUP-sat

Kur të jeni në Vlorë, mos harroni tëvizitoni muzetë e saj. MuzeuHistorik,MuzeuEtnografikdhe Muzeu iPavarësisëKombëtare ruajnëvlera dhe janë pjesë e rëndësishme ehistorisë së vendit tonë.Vlora, si qytet historik, dallohet për kalatë e shumta. Mundtë përmendim Kalanë e Skelës, të Gjon Boçarit (në fshatin Tragjasë), tëHimarës, të Kropishtit, të Porto Palermos (ose ndryshe të Ali Pashës), tëKaninës etj. Një pjesë e këtyre kalave janë të shkatërruara, ndërsa pjesatjetër vizitohet shpesh nga turistët.Kalaja e Kaninës është e vendosur në njëkodër në lindje të qytetit të Vlorës, në lartësinë 391 metra. Mendohet tëjetë ndërtuar rreth shekullit III para erës sonë.Kalaja e Porto Palermos ështëe vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogëltë Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormës). Kalaja ndodhetjo larg fshatit Qeparo dhe ka formë trekëndore. Lartësia e mureve arrin në20 m. Ajo ndodhet mbi një ishull rreth 30 metra larg bregut dhe lidhet metë me anë të një rripi të ngushtë me gurë. Ndryshe quhet Kalaja e AliPashës, megjithëse thuhet se nuk është ndërtuar nga ai.Qyteti i lashtë i Amantiasndodhet në juglindje të Vlorës, pranë fshatit Plloçë. Dikur ai ishtevendbanim i fisit ilir të amantëve. Tani nga ky qytet kanë mbetur vetëmrrënojat e tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.Në jug të qytetit të Vlorës gjendet qyteti i Orikumit,i cili ka qenë një nga portet më të lashta të bregdetit të Vlorës, ithemeluar në shek. VI-V p.e.s. Orikumi ishte kantier i rëndësishëm detarpër ndërtim e riparim anijesh. Në shek. II p.e.s. Orikumi u godit nga njëtërmet i fuqishëm dhe u shkatërrua, duke e humbur rëndësinë e tij.KaninaKalaja e Porto PalermosGRUP-sat • 19

Ishulli i Sazanitështë ishulli më i madh i Shqipërisë dhe ndodhet pranëqytetit të Vlorës. Në ishull nuk ka banorë, veç marinarëve qëzbarkojnë për të kontrolluar nëse gjithçka është në rregull.Sazani shërben si vendbanim për 7 lloje amfibësh, 3 prejtë cilëve janë specie të rralla. Atje gjenden edhe 15 llojezvarranikësh, 13 prej të cilëve janë gjithashtu të rrallë. Sado t’i bëhet qejfi Noelit kur t’ia tregoj këtë!Gadishulli iKaraburunitështë gadishulli më i madh i Shqipërisë. Ashtu si Sazani, aiështë i pabanuar dhe është kthyer në zonë ushtarake. Nëanën perëndimore të Karaburunit rritet breshka e madhee ujit dhe foka-murg e Mesdheut, si dhe pemët e lisit. Nëanën lindore gjejmë më shumë pisha, shkurre dhe kullota.Gadishulli i Karaburunit dhe ishulli i Sazanit janë pjesëe Parkut Kombëtar Ujor Karaburun-Sazan.Veçori e këtij parku janë rrënojat e anijeve të mbyturagreke, romake dhe anijeve të Luftës së Dytë Botërore.Fauna nënujore është mjaft e pasur. Pamjet që ofron kypark janë mbresëlënëse, me shkëmbinj që bien thikë mbidet dhe shpellat gjigante. Në plazhe dhe shpella gjendenmbishkrime të gdhendura nga marinarët që datojnë qënga shekulli VI para erës tonë.Parku Kombëtarndodhet rreth 40 km në jug të qytetit të Vlorës.Përveç ajrit të pastër dhe ushqimit të shijshëm, nëLlogara ka edhe disa lloje kafshësh, si: dhelpra ekuqe, ujku, dreri brilopatë, kaprolli, ketri i kuq, vidra,rrëqebulli etj. Po ashtu, gjenden drurë të llojevetë ndryshme, kryesisht pisha. Një ndër pishat mëtë rëndësishme është Pisha flamur. Ajo ngjanporsi flamur që valëvitet. Ka marrë këtë formëpër shkak të erës që ka fryrë vazhdimisht në njëdrejtim.20 • GRUP-sati Llogarasë*koloni – zonë ose qytet nën zotërimin e një shteti tjetër*lagunë – ngjan me një liqen me ujë të kripur, që ndahet nga deti nga një rrip ingushtë toke.

Ekipi i futbollit të qytetit të Vlorës ështëFlamurtari, i themeluar më 23 mars 1923.Familjet më tëpërmendura vlonjate:NotaIsarajPanajajaMeziniAgalliuSharrajGorishtiÇiliHysoFjalor vlonjatgjiton – fqinjxhixhivalle – guaskëgurie – gurë të vegjëlpellgaçe – pellg i vogëlkaposh – gjelbidon – shishe ujidët – detvapor – anijesallator – kastraveckaki – hurmëbostan – shalqiprakalidhe – çikorekum – rërëdisa Gatimekarakteristikevlonjate- qengji i pjekur në hell- revania e pjekur- përsheshi- kulaçi- arapashi- byreku me qumësht dhe vezë (yrsheku)Përbërësit:Revania epjekur• 1/2 kg niseshte• 1/2 kg sheqer• 1 litër ujë• 100 g gjalpë të shkrirë• 1 vezë• vanilje• 5 fara karafili• 200 g bajame të qëruara dhe të skuqura• pak sheqer pudër dhe pak kanellë për ta spërkaturPërgatitja- Në një tas të madh hedhim ujin dheniseshtenë dhe e trazojmë mirë, që tëbëhet masë e njëtrajtshme.- Hedhim në një tenxhere gjalpin dhesheqerin. I trazojmë vazhdimisht nëzjarr të ulët me lugë druri, derisa tëshkrijë sheqeri dhe masa të marrëngjyrë gështenjë të errët.- Hedhim ngadalë edhe përzierjen që kemi përgatitur, ujin me niseshte, duke u kujdesur të mosbëhet kokrra-kokrra. Shtojmë vanilje, karafil dhe bajame, duke e trazuar vazhdimisht, derisae gjithë masa e përgatitur të marrë ngjyrë të bukur gështenjë dhe shkëputet lehtë nga anët etenxheres.- Lyejmë me vaj ose gjalpë një tepsi. Shtrojmë revaninë, e sheshojmë mirë me anën e pasmetë një luge. Rrahim një të verdhë veze dhe e lyejmë sipërfaqen e sipërme.- E lemë të piqet për rreth 20- 30 minuta në furrën e nxehur më parë në temperaturën 180 0 , derisa të mpikset dhe të marrë ngjyrë.- Në rast se na pëlqen, e spërkatim lart me pak sheqer pudër dhe kanellë.JU BËFTË MIRË!GRUP-sat • 21

upsatFestat kombëtare 28-29 nëntorDita ePavarësisëFesta kombëtare e shqiptarëve është 28 Nëntori,ditëlindja e shtetit shqiptar. Për gati 500 vjetshqiptarët ishin nën sundimin e PerandorisëOsmane. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali, sëbashku me shumë atdhetarë të tjerë shqiptarë,u mblodhën në Vlorë në një Kuvend. Në këtë kuvendshqiptarët i shpallën botës dëshirën e tyre të zjarrtëpër të qenë të lirë dhe të pavarur nga PerandoriaOsmane. Që prej asaj dite shqiptarët kanë shtetin etyre. Kjo datë përkon me ngritjen e flamurit kuq e zi nëqiellin e Krujës nga Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, nëvitin 1443. Dita e Pavarësisë quhet ndryshe edhe Ditae Flamurit. Shpallja e Pavarësisë është një ngjarje eshënuar, e cila festohet nga të gjithë shqiptarët, kudoku janë nëpër botë.Flamuri i ShqipërisëFlamuri i shqiptarëve është i kuq, me një shqiponjë të zezë me dy krerë (koka) në mes. Flamurii shqiptarëve ka historinë e vet. Shqiponjën me dy krerë e përdori në flamur heroi ynë kombëtar,Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në vitet 1444-1468, kur bashkoi fisnikët shqiptarë kundër pushtuesveosmanë. Flamuri që ngriti Ismail Qemali në Vlorë ishte i ngjashëm me atë të Skënderbeut. Atë epunoi patriotja dhe qëndistarja Marigo Posio, natën përpara Shpalljes së Pavarësisë. Nga viti 1912,deri sot, flamuri ka ndryshuar disa herë.Dita eÇlirimit tëShqipërisë22 • GRUP-sat29 Nëntoringa pushtuesit italianë dhe gjermanë është dita që kujton një ngjarje tjetër tërëndësishme në historinë e shqiptarëve, Ditën e Çlirimit. Më 7 prill 1939 Shqipëriau pushtua nga Italia fashiste. Në shtator të vitit 1943 ushtria italiane u largua ngaShqipëria dhe vendin e saj e zunë pushtuesit gjermanë. Shqiptarët luftuan gjatë dheme të gjitha forcat për të çliruar atdheun e tyre nga këta pushtues. Pësuan shumëdëme dhe bënë shumë sakrifica për atdheun e tyre. Më 29 Nëntor 1944 përpjekjet etyre u shpërblyen me çlirimin e gjithë vendit.

DOSSIER:Gjergj KastriotiSkënderbeuështë Heroi Kombëtar i popullit shqiptar. Lindi në vitin 1405. Ishte djali më ivogël i princit Gjon Kastrioti dhe gruas së tij Vojsavës. Kur ishte ende fëmijë,i ati e dërgoi peng te Sulltani (udhëheqësi i osmanëve). Gjergji tregoi aftësi tërralla si komandant ushtrie. Sulltani i dha titullin “Skënder” dhe më pas morititullin “Bej”. Ai nuk e harroi kurrë atdheun e tij. Në vitin 1443, gjatë Betejës sëNishit (Serbi), i mori sekretarit të Sulltanit një dokument me vulën e Sulltanit.Sipas dokumentit Skënderbeu emërohej sundimtar i kështjellës së Krujës.Me këtë dokument ai hyri në Krujë, dëboi forcat osmane dhe ngriti flamurin efitores më 28 nëntor 1443. Princat shqiptarë u bashkuan me Skënderbeun. Atafituan me dhjetëra herë ndaj osmanëve. Megjithëse Skënderbeu vdiq në vitin1468, shqiptarët i qëndruan pushtimit osman edhe për 10 vjet të tjerë.IsmailQemaliLindi më 16 janar të vitit1844, në Vlorë, në njëfamilje të pasur. Ishteudhëheqës i shquari Lëvizjes KombëtareShqiptare dhekryeministri i parë iShqipërisë së pavarur.Gjatë jetës së tij uaktivizua në disa lëvizjepatriotike shqiptare. Moripjesë në përpjekjet përhartimin e një alfabetitë përbashkët të gjuhësshqipe dhe për formimine një shoqërie kulturoreshqiptare. Vitet e fundit tëjetës i kaloi duke punuarnë dobi të çështjesshqiptare, megjithëseishte në mërgim*. U ndanga jeta më 24 janar1919, në Itali.*në mërgim – larg atdheutGRUP-sat • 23

TercinaPerlat e kuqePerlat e kuqe, të kuqe, të kuqejanë në një varëse porsi lulëkuqeMë shkojnë me fustanin, a të pëlqen?Jam si lulëkuqe, a e ndien?Keti PaskoKlasa III, “Drita e Diturisë”Bota e libraveMe padurim, kurnjë libër të ri blejshpejt e shfletojaromën e historisë ndiej.Sapo filloj të lexoj,Shumë emocione kam.Më duket vetja,porsi Piter Pan,i vogël, çamarrokdhe shumë guximtar!Jonid BregasiKlasa IV, shkolla “Jakov Xoxa”, FierNa erdhi pranveraShkëlqen dielli,dita zgjatet.Çelin lulet ngjyra-ngjyradhe gjelbërim ka pafund.Piqen frutat, pemë më pemëzogu këndon e thotë “Fëmijë naerdhi pranvera!”.Sara BubaPaqjaLe të japim ngrohtësiqë gjelbërimi të pushtojë botën!Le të japim ngrohtësi,që së bashku të fluturojmë drejt reve,aty ku fluturon ai pëllumb i bardhësimbol i paqes tonë.Le të rritim atë degëz ulliriqë paqja të mos marrë fund.RaselaMësueseMësuesen sa shumë e dua!Ajo është e shtrenjtë për mua.Kur diçka unë s’e kuptoj,nga ajo shpejt e mësoj.Kur e shoh të dëshpëruarmendoj: ç’të bëj për ta ndihmuar?T’i jap një tufë me lule? T’i jap një dhuratë?E gjeta: do t’i jap një puthje të gjatë!Kevin ShehuKlasa IV, shkolla “Fan S. Noli”, Vlorë24 • GRUP-sat

Viteve të fëmijërisëPranverajonëShumë e bukur është pranverase për shumti e festoj.Se sa herë që vjen ajotë gjithë fëmijët gëzojnë.Lajmëtarët mezi presinqë pranvera të afrojëe gëzimin që tanifëmijëve t’ia dhurojmë.RaselaDetiDeti kaltërosh,i mbushur me peshq,i bukur, i kthjellët,i kripur, i qetë.Mban plot anije,mbi shpinën e gjerë,të vogla, të mëdha,në dimër e në verë.Kevin ShehuKlasa IV,shkolla “Fan S. Noli”,VlorëNë fillim të javës, një ditë që më dukej e bukur, u ngrita nga krevati, hodhanjë vështrim në dritare dhe mendova me vete: ‘’Oh, ç’ditë e mrekullueshme!Ia vlen të bëjmë një shëtitje më këmbë nëpër qytet!Vrapova shpejt për në kuzhinë te babai që po lante enët dhe i kërkovatë dilnim një shëtitje. Ai për mua është si një rezervuar i madh që i gjen nëçast përgjigjet për pyetjet e panumërta që unë i bëj. Në shëtitje unë mësojshumë prej tij, për ndërtesat madhështore, për lagjet e reja dhe për historinëqë fshihet pas çdo godine antike…Papritur, pas disa hapash, m’u shfaq para syve një rrugicë e njohur. Nukmë kujtohej fare prej nga e njihja këtë qoshe. Instinktivisht lexova tabelën meemrin e rrugës ‘’Rehavat Jeciat Evropa’’. Diçka filloi të zgjohej brenda meje.Doja të dija diçka më shumë, ndaj tërhoqa babanë për dore në drejtim tërrugicës dhe për pak çaste çdo gjë u kthjellua: ‘’Kjo është rruga ku banonteMirjami, kujdestarja ime e kohës së fëmijërisë,’’ - mendova. Unë desha shumëtë dija se ku ndodhej kujdestarja ime, e pse jo, ta përqafoja edhe njëherë.- Ku është tani Mirjami, baba?Një plakë shumë e dashur që na dëgjoi, iu përgjigj pyetjes sime duke natreguar për të. Fatkeqësisht ajo nuk jetonte më. Teksa plaka më tregontehistorinë, ndieja se faqet m’u qullën menjëherë. Ajo më zgjati albumin qëkishte mbajtur Mirjami ditën e fundit.Unë, natyrisht, e doja atë album ta mbaja në kujtim të Mirjamit, por babai nukishte kurrsesi dakord.- Ai album është pjesë e familjes së Mirjamit dhe unë do bëj gjithçka të gjejdikë nga kjo familje, që të vijë e ta marrë, - premtoi ai.U përshëndetëm me plakën bujare dhe morëm rrugën për në shtëpi. Kurmbërritëm, unë u futa në dhomën time, mbulova kokën dhe në heshtje iadhashë të qarit.Pas disa javësh, babin e morën në telefon. Ishte një grua me emrin Nurit, njëe afërme e Mirjamit. Babai e vuri celularin të dëgjohej në të gjithë dhomën.Dëgjova se si ajo na falënderonte për albumin e gjetur dhe se do të vinte tëna vizitonte atë të shtunë.Mirjami nuk u kishte lënë trashëgimi familjarëve ndonjë thesar me të holla dheas shtëpi. I vetmi thesar ishin këta fëmijë që ajo kishte rritur me aq dhembshuridhe lumturi në emër të jetës…Isha e bindur se edhe vetë Mirjami, lart në qiell, buzëqeshte e lumtur qëshihte vocërrakët e dikurshëm të kthyer në folenë e saj.Mbylla sytë të flija, por gjumi nuk me zinte. Prisja me padurim të shtunën...Or-Zoi SolomoniKlasa V, shkolla ‘’Neve ba Midbar”, Beersheva, IzraelGRUP-sat • 25

Tmerr dhe gGjenikushështëfantazma26 • GRUP-sat

Në datën 31 tetor në shumë vende festohet Hallouini(Halloween) ose në shqip “Festa e shpirtrave”. Kjo festë kalindur në Irlandë dhe Skoci mijëra vjet më parë, për nder tëtë vdekurve dhe botës së nëntokës.Keltët kishin vetëm dy stinë: verën dhe dimrin. Data31 tetor mbahej si fundi i verës e njëkohësishtsi dita e fundit e vitit të vjetër. Nata e 31 tetoritnuk i përkiste as vitit të vjetër, as vitit të ri. Ajokonsiderohej një natë e frikshme, një natë ku zotërontekaosi. Thuhej se këtë natë, shpirtrat e të vdekurve dilninnga varret dhe kërkonin të hynin në trupat e njerëzve. Qëtë mbanin larg shpirtrat e këqij, ata visheshin me kostumeshtrigash, fantazmash dhe lloj-lloj gjërash të frikshme,bënin zhurmë dhe ndiznin zjarre.Me kalimin e kohës popullsia kelte u kthye në popullsi tëkrishterë, por tradita e “Festës së shpirtrave” nuk u zhduk.Ajo u zëvendësua me “Ditën e të gjithë shenjtorëve”. Sipastraditës së vjetër krishtere, njerëzit trokisnin në dyert eshtëpive dhe luteshin për personat që kishin shkuar nëbotën tjetër. Gjithashtu ata shkëmbenin ëmbëlsira.Festa e shpirtrave”zhvillohet kryesisht nëIrlandë, Angli dhe SHBA,por kohët e fundit kjo festëtërheqëse është përhapurnë shumë vende të botës,madje edhe në vendin tonë.Festimet moderne të kësajfeste ndryshojnë paksa ngatradita e keltëve.28 • GRUP-sat

Në ditët tona, njerëzit nuk maskohen vetëmsi personazhe të frikshme, por ndonjëherëu pëlqen të vishen edhe si Majkëll Xheksoniapo Merilin Monroja, si rrepa apo si bletë, sidoktorë apo si mësues.Fëmijët trokasin derëmë derë për të marrë ëmbëlsira,duke drejtuar pyetjen “Trick, or treat?”(Ëmbëlsirë apo rreng?). Zakonisht, arrijnët’i mbushin qeset që mbajnë me vete plot mekaramele dhe çokollata, por, nëse nuk uahapin derën ose nuk i qerasin, atapunojnë rrengje “të pafajshme”.hallouinihallouiniNë Meksikë, natën e 31 tetorit festohet“Dita e të vdekurve” (“Dia de los Muertos”).Në këtë ditë të veçantë familjet vizitojnë varrete të afërmve, i pastrojnë ato dhe u çojnë atjeushqime dhe pijet e tyre të preferuara. Më pasfesta zhvendoset në qytet, ku bëhen paradanga njerëz të veshur si skelete.Një ndër figurat më tradicionale të “Festës sëshpirtrave” është kungulli-ndriçuesXhek (Jack-O-Lantern). Sipas një legjendeirlandeze, Xheku ishte një burrë që nuk mundtë hynte në parajsë, sepse kishte bërë shumëprapësi dhe, nuk mund të hynte as në ferr, sepsei kishte punuar disa herë rrengje djallit. Ai ishte idënuar të endej nëpër tokë me një qiri në dorëqë i ndriçonte rrugën. Irlandezët gdhendin rrepëndhe brenda vendosnin një qiri, si për të kujtuarGRUP-sat • 29

Loja e mollëveështë një nga aktivitetet kryesore që zhvillohen për “Festën eshpirtrave”. Edhe romakët e lashtë i përkujtonin të vdekurit më31 tetor dhe nderonin perëndeshën Pomona, simbol i së cilës ishinmollët. A doni ta provoni edhe ju? Merrni një tas të madh dhembusheni me ujë. Hidhni në të disa kokrra molle. Pjesëmarrësit nëlojë duhet të nxjerrin mollët nga tasi pa përdorur duart, por vetëmgojën. Kujdes, nëse shtyn mollën me gojë drejt anës së enës për takapur me thjesht, dënohesh!macja e zezëËMBËLSIRA TRADICIONALEE “FESTËS SË SHPIRTRAVE”janë mollët e sheqerit. Megjithatë fëmijët mbledhin lloje tëndryshme ëmbëlsirash nga vizitat që bëjnë shtëpi më shtëpi.Të jeshsupersticiozdo të thotë të besosh në shpjegime pakose aspak shkencore të dukurive qëndodhin. Shumë njerëz supersticiozëmendojnë se është fat i keq nëse macja ezezë të pret rrugën apo nëse hap çadrëne shiut brenda në shtëpi; dhe se është fati mirë kur bie mbi ty glasa e zogjve... edhepse kjo duket shumë e shpifur!30 • GRUP-satNë vendin tonë është zakon: kur macjae zezë u pret rrugën, njerëzit bëjnëdy hapa prapa ose ndryshojnë rrugën,sepse mendojnë se macja ezezë paralajmëron se do tëndodhë diçka e keqe. Porndryshe është në Japoni, kubesojnë se macja e zezëështë fatsjellëse. Macja ezezë gjithashtu besohetse është shoqëruesee shtrigave dhe emagjistarëve. Grupsatnuk janë paragjykues(supersticiozë): çdokafshë, pavarësishtnga ngjyra, duhet taduam.ShtrigatShtrigat janë vajza dhe gra që vishen me rrobatë errëta (p.sh. me lejla ose me të zezë) dhembajnë kapele qesharake me majë. Ato mbajnëgjithmonë me vete një fshesë me bisht të gjatë, metë cilën fluturojnë natën në qiell. Shoqet e ngushta tështrigave janë macet, sidomos ato të zezat. Shtrigatjanë “kuzhiniere” të shkëlqyera“të magjive: atopërgatisin shurupe magjike me ngjyra të ndryshmenë kazanin e tyre të madh. Të gjithë mendojnë seshtrigat janë të këqija, por kjo nuk është e vërtetë.Ka edhe shtriga të mira, si për shembull Glinda,Shtriga e Mirë e Veriut, për të cilën kemi dëgjuar te“Magjistari i Ozit”.

Ngjyrat mbizotëruesetë festës janëe zeza dheportokallia.lakuriqi i natësEdhe lakuriqi i natës është figurë kryesoree festës së shpirtrave. Në mitologji, kjokafshë lidhej me botën e nëntokës dhe mevampirët. Mendohet se Drakula, vampirimë i njohur, ishte i aftë të shndërrohej nënjë lakuriq nate trupmadh. Dhe,... meqëpërmendëm vampirët...Njeriu-ujkKeni dëgjuar ndonjëherëpër njerëzit-ujq? Atajanë njerëz që shndërrohennë ujqër çdo natë me hënëtë plotë. Kur shndërrohen,ata bëhen shumë tëfrikshëm, ndërsa kur janënë gjendjen e tyre normalemund të jenë shumë tësjellshëm e të dashur, sipër shembull, profesoriRemus Lupin, që i ofronteçokollatë Harry Potter-it(Herri Poterit) sa herë që etakonte!VAMPIRËTVampirët ngjasojnë shumë me njerëzit, por i dallojmënga ngjyra e zbehtë e fytyrës dhe dhëmbët e qenit memajë. Ata nuk hanë ushqimet e shijshme që gatuan nënaNeta, por preferojnë të pinë gjak. Jo të gjithë vampirëtjanë të këqij, për shembull, vampirët grupsa, në vendtë gjakut, pinë lëng domateje! Shokët e ngushtë tëvampirëve janë lakuriqët e natës. Nëse bëheni shok menjë vampir, mos i kërkoni të bëni një udhëtim me anije,pasi vampirët nuk e kanë shumë qejf ujin.I ke frikë merimangat? Nësejo, atëherë qenke vërtet trim! Kamerimanga të padëmshme, porka edhe merimanga të dëmshme.Bëni kujdes nëse ju pickon njëmerimangë, pasi edhe ju mund tëktheheni në Njeri-Merimangë, siç indodhi Piter Parkerit!GRUP-sat • 31

Materialetbojëra të posaçmepër lëkurësfungjerpenelaenë me ujëpecetaPara se të filloni pikturën, kontrolloni fytyrën efëmijës që të mos ketë puçrra, plagë apo vende tëskuqura (të irrituara).Nuk ka nevojë për të vënë ndonjë krem para se tëpërdoren ngjyrat.Fytyra duhet të jetë e pastër dhe e thatë. Nëseflokët janë të gjatë, vendosni një rreth, që të mos jupengojnë dhe të mos bëhen pis.E keni menduar se si do të shfaqeni për festën e Hallouinit?Ende jo? Mos jeni paska vonë? Unë do t’ju sugjeroj disa “hilera”që dhe ju të ngjani të frikshëm, po shumë... shumë të frikshëm...aq sa shokëve tuaj do t’u ngrihen qimet përpjetë!!NoeliFace1.Do të përpiqem të tregoj se si të pikturojmë happas hapi fytyrën. Duke e parë si veprohet, ti e ketë thjeshtë ta praktikosh edhe vetë te motra, vëllai,shoku apo shoqja jote apo edhe në fytyrën tënde.Pirati i pamëshirshëm2.Tani jeni gati për të gjetur thesarin! Kërkim të mbarë!1. Me një penel pak të trashë ngjyrosni me të kuqepjesën e ballit për të bërë shallin e piratit.2. Prisni pak sa të thahet ngjyra e kuqedhe vizatoni mbi të disa pika të bardha. Më pasngjyroseni njërin sy me bojë të zezë për të bërëfashën. Bëni shumë kujdes gjatë kësaj faze, qëpeneli të mos dëmtojë syrin.3. Merrni një laps të zi dhebëni konturet e shallit, vizatoni njëvetull të trashë, disa mustaqe të holladhe mjekrrën. Për të treguar që ju jeninjë pirat jo dosido, por që keni kaluarshtatë dete, mund të pikturoni në fytyrëedhe shenjat e plagëve.3.

paintingShtrigae vogëlEgi1. 2.1. Me një penel të hollë ngjyrosni me jeshile qepallat e syve.Mund t’i thoni mamit t’iu ndihmojë, pasi ajo është mjeshtre për t’u lyer!2. Pasi boja të jetë tharë, vendosini xixa jeshile dhengjyrë floriri për t’i dhënë një efekt më të magjishëm syve tuajprej shtrige.3. Me lapsin e zipikturoni dy vetulla qesharake.Po sikur të vizatoni edhe njëmerimangë të zezë, a nuk dotë ishte e frikshme??Tani jeni gati për të fluturuar mefshesën tuaj magjike!3.GRUP-sat • 33

1FOTOT E TMERRIT!2Fotot fituese tëkonkursit të zhvilluarnga grupsat në faqene tyre në332 34 • GRUP-sat

Mirëserdhët! Ju po tregoheni shumë të guximshëm që keni kthyer faqen, ju përgëzoj.Pasi lexuat rreth traditës së kësaj dite, le t’ju tregoj një traditë po aq të rëndësishme;tregimin e historive të frikshme. Një grup miqsh ose familjarësh, mblidhen së bashku dhetregojnë historitë më të frikshme e të tmerrshme. Përveç fantazisë duhet edhe që venditë jetë i ndriçuar nga një dritë e dobët, mundësisht me qirinj. Për të rezistuar deri nëfund duhet të nënshtroni frikën tuaj.Ja ku po ju tregoj dhe unë një histori!36 •a GRUP-sat“MINë verën e vitit 1985, një djalë12-vjeçar i quajtur Ani ishteulur në verandë dukengrënë mëngjes me familjen e tij, kurpapritur, kavanozi me reçel që qëndrontepërballë tij lëvizi disa centimetra nga vendi imëparshëm, duke i habitur të gjithë. Prindërite djalit dhe motra e tij 7-vjeçare mbetën pafjalë, ndërsa Ani, me një buzëqeshje, pëshpëriti:“Mjaft, Toni!”.Mamaja e tij nuk i hiqte dot sytë nga kavanozi dheashtu e habitur pyeti Anin:- Si arrite ta bëje atë?- Nuk e bëra unë mami, - tha Ani, - “E bëri Toni.”- Kush? - pyeti babai i Anit, i cili po lexonte gazetën.- Fantazma që rri në papafingo. - u përgjigj Ani dhe vazhdoi të hante mëngjesin.- Si? Çfarë fantazme bir? - Babai i Anit u intrigua shumë nga përgjigja.Ani duhet të jepte shumë shpjegime dhe u përgjigj: “Shiko baba, fantazma vjen çdo natënë dhomën time. Ai më tregon shumë histori interesante. Unë mund të shoh përtej tij, pasiështë transparent, edhe pse rrethohet nga një dritë e bardhë e zbehtë. Nuk më kujtohet mirëse nga cili shtet është dhe as mbiemrin s’ia mbaj mend, por emri i tij është Toni”.Prindërit e Anit nuk dinin ç’të bënin, të qeshnin apo të shqetësoheshin. Klara, motra e Anit,qeshi dhe tha: “Ani, mos na trego përralla. S’ka asnjë fantazmë në papafingo apo në dhomëntënde. Babi, mos i jep më lekë për në shkollë, se ky gënjen”.Atë natë babai i Anit, tek po shkonte për të pirë ujë në kuzhinë, dëgjoi një bisedë që vinte nga dhomae djalit.Në fillim babai mendoi se Ani po fliste në gjumë, por kur pa nga dera e tij, vuri re një hije të ndriçuarashtu siç e kishte përshkruar Ani në mëngjes. I frikësuar, ai mori Anin dhe e çoi te dhoma e tij. Mamaja eAnit u zgjua dhe babai i tregoi: “E pashë e dashur, vërtet ka një fantazmë!”.

FAMILJESI IKU”Të dy prindërit morën Klarën në dhomë dhe atë natë fjetën të gjithë bashkë.Prindërit, sidoqoftë, nuk fjetën aspak rehat.Të nesërmen ata të gjithë shkuan te një prift, i cili quhej At’ Pjetri. Pasi ishpjeguan çfarë kishte ndodhur, ai tha:- Vërtet që kanë ndodhur disa gjëra të vështira për t’u shpjeguar dhe unëi kam shënuar të gjitha në bllokun tim. Si fillim desha t’ju pyesja zotëri, kur jupatë se në shtëpinë tuaj kishin hyrë njerëz për t’u vjedhur, vutë re se ata nukkishin marrë asgjë.- Po, është e vërtetë, - tha babai i Anit. - Nuk e kuptuam pse kishin hyrë dhenuk kishin marrë gjë.- E thjeshtë! Fantazma i frikësoi hajdutët dhe ata vrapuan e harruan tëmerrnin gjërat që donin të vidhnin.Më pas, At’ Pjetri u kthye nga mamaja e Anit: “Ju kujtohet zonjë kur desh iudogj kuzhina? Ju vajtët e morët kovën me ujë dhe kur u kthyet, zjarri ishte fikur.Ishte pikërisht fantazma që e fiku”.Mamaja e Anit nuk tha asnjë fjalë. Më pas prifti i tha Klarës: “A e mbanmend që para dy ditësh u pengove? Do ishe vrarë shumë, nëse nuk do tëkishte ndihmuar fantazma”. Klara, duke qeshur, pohoi me kokë. Ani po ndihejshumë i kënaqur që At’ Pjetri po e mbështeste.Si përfundim, prifti i përzemërt filloi duke u thënë prindërve: “Fantazma equajtur Toni, që jeton në shtëpinë tuaj është një mik i vërtetë. Të tilla fantazmanuk zbohen, pasi janë të dashura dhe ndihmojnë në çdo vështirësi që keni”.Ani, Klara dhe prindërit e tyre u kthyen në shtëpi dhe e pranuan Tonin si njëmik të veçantë, por edhe të dashur e të mirë.GRUP-sat • 37

Fundi i kësaj historie ishte i lumtur. Pyetja ime është:a dini ç’janë faNë fillim edhe unë mendoja se ishin e njëjta gjë,por e zbulova të vërtetën.Fantazmë është përfytyrimi i hijes së një tëvdekuri. Kjo fjalë vjen nga greqishtjaqë do të thotë “të shfaqesh”. Në të vërtetë kadisa lloje fantazmash, njëra më e veçantë se tjetra.A doni t’i njihni?Po1. FantazmaSUBJEKTIVE:këto lloje mundt’i shohë një personi vetëm dhe askushtjetër.2. FantazmaOBJEKTIVE:nëse ndjeniemocione të ndryshmenë prani të këtyrefantazmave mos ufrikësoni, është puna etyre. Përveç kësaj atamund të shihen ngashumë persona.3. Fantazma tëSHNDRITSHME:Ju kujtohet Toni te historia e mëparshme?Ai ishte një fantazmë e shndritshme. Figurae këtyre fantazmave është e zbehtë, porrrethohen nga një dritë e bardhë.4. Fantazma qëFLASIN:Me këto fantazma nemund të flasim me pak fjalëose fjali të shkurtra.5. Përveç fantazmave qënuk njohim:ka nga ato të PERSONAVE tanë të dashur qëtashmë kanë vdekur.38 •a GRUP-sat

antazmat?o shpirtrat?Tani i kthehemi pyetjes rreth shpirtrave.A janë ata të ardhur nga bota e të vdekurve përtë komunikuar me të gjallët? Janë vetëm krijime tëimagjinatës njerëzore? Apo janë të shpjegues ngaPARAPSIKOLOGJIA?Parapsikologjia është një shkencë që ngashekulli XIX dhe XX që kërkon të zbulojë nëseshpirtrat ekzistojnë dhe arsyet përse vinë të navizitojnë. Emri i kësaj shkence vjen nga greqishtjadhe do të thotë “para” – pranë, “psiko” – shpirt dhe“logos” – shkencë.Shumë të dhëna për praninë e shpirtrave navijnë nëpërmjet fotove që shohim, por me zhvillimine kompjuterëve dhe aparateve fotografikë ështëshumë e thjeshtë të krijosh foto të rreme. Ashtu siçka edhe njerëz, të cilët nuk e besojnë ekzistencën etyre dhe mundohen të gjejnë një arsye për çdo fakt.Sidoqoftë, ka ende njerëz që besojnë në praninëe shpirtrave në jetët tona, të cilët kërkojnë t’uatregojnë të gjithëve këtë të vërtetë.6. Fantazma të OBJEKTEVE:këto lloj fantazmash janë objekte, tëcilat shfaqen e zhduken sipas dëshirës së tyre.Mund të jenë: makina, anije, hotele, shtëpifantazma.Për fantazmat kuptuam disa gjëra.GRUP-sat • 39

Kureshtja dhe fantazia e njerëzve ka vazhduar për kohëtë tëra dhe është shumë e pranishme nëpër filma vizatimorë. Nëse ato jupëlqejnë do t’ju tregoj për disa filma të cilët do t’ju argëtojnë shumë dhemadje mund të mësoni rreth tyre.Mosnters, Inc.Ky është një film i cili tregon për jetën e krijesave nga të cilat nekemi frikë gjatë natës. Te ky film ato nuk janë të tmerrshëme,por vetëm pamja e tyre është e tillë. Gogoli dhe përbindëshat etjerë kanë frikë si ne. Filmi tregon miqësinë e cila mund të lindëmidis fëmijëve dhe këtyre krijesave. Ky film jep një mësim shumë të mirë nga i cilikuptojmë se nuk duhet t’i gjykojmë të tjerët vetëm nga pamja e jashtme.Winnie the PoohEmbani mend arushin e dashur qëha shumë mjaltë, Uinin? Ai dheshokët e tij në filmin “Frankenpooh”kthehen në personazhe të frikshmedhe kalojnë nëpër shumë aventura në gjetje tëmjaltit. Kjo histori do t’ju frikësojë dhe argëtojë nëtë njëjtën kohë.SAddams Family40 • GRUP-satNëse familja juaj apo e ndonjëshokut tuaj duket e çuditshme,atëherë nuk keni njohur familjenAdams. Në këtë film vizatimorvihet në lojë një familje amerikane, nëpërmjetsituatash të frikshme. Shtëpia e tyre ështëembushur me kurthe dhe vende të rrezikshme.Pjesëtarët e familjes duken shumë shpesh tëçmendur. Sidoqoftë ata nuk e kuptojnë se tëtjerët i shohin si të çuditshëm dhe të frikshëm.“Familja Adams” është shfaqur në fillim nëgazetën “The New Yorker”, më pas si filmvizatimor me episode dhe si film me personazhenjerëzorë.

SpongeBobSquarePants – HalloweenSfungjerBob PantallonKatrori,quhet në shqip, sfungjeri mëi famshëm që jeton në botënnënujore. Festa e shpirtravezhvillohet edhe në këtë film. SfungjerBobido të kërkojë një kostum sa më të frikshëmndërsa Planktoni do hartojë një plan që tësundojë botën. Mos i humbisni aventurate frikshme të personazheve të veçanta tëSfungjerBobit.Scooby-DooSkubi-Du ështënjë film vizatimorku një grupadoleshentëshbashkë me qenin e tyre, icili flet, dalin në kërkim të sëvërtetës. Në çdo vend që atavizitojnë ndodhet një fantazmëapo një përbindësh i frikshëm,por në të vërtetë ata janënjerëz të maskuar që duantë arrijnë qëllimet e tyre tëpista duke frikësuar njerëzit.Është pikërisht kjo që duan tënxjerrin në pah personazhetkryesore të Skubi-Dusë. Filmie ka marrë emrin nga qeni,i cili është shumë i dashur, ipëlqen shumë të hajë dhe mbitë gjitha, ai dhe shoku i tij më ingushtë Shaggy(Shegi), kanëjashtëzakonisht frikë nga çdogjë edhe pse në fund ata kapinkriminelët.CasperFantazmat janë të frikshme, por jotë gjitha. Këtë do të tregojë edheKasperi, i ashtuquajturi edhe “fantazmamiqësore”. Kasperi ishte njëfëmijë shumë i mirë dhe i dashur. Prindërit edonin shumë dhe e mbështetnin në çdo gjë.Një ditë ai u sëmur dhe fatkeqësisht, vdiq.Kasperi u kthye në fantazmë por nuk i pëlqentetë frikësonte njerëzit. Ai mundohej, por nukkënaqej. Për këtë arsye ai vendos të bëhetmik i njerëzve dhe gjatë gjithë kohës ështënë kërkim të miqësisë së vërtetë. Filma rrethKasperit ka pasur shumë. Ideja e parë ështëmarrë nga një roman i titulluar “Fantazmamiqësore” e më pas u shfaq si film vizatimorme episode. Sidoqoftë nuk mbaron me aq, kaedhe filma me personazhe njerëzore të cilëtkanë Kasperin personazh kryesor.GRUP-sat • 41

Mirë se vini nëE gjenidot si jammaskuar?Grupsa, ju e dini që unë i dua shumë kafshëtdhe kam dëshirë që edhe ju t’i doni e të kujdesenipër to. Në këtë numër do t’ju flas për kafshët mëtë frikshme. Secila prej tyre ka nga një cilësi që nabën t’ia mbathim me të katra nga frika. Pra, jo vetëmpersonazhet e trilluara na frikësojnë. Në botën tonë kaende shumë gjëra nga të cilat mund të kemi frikë.xhungëlKANDILI KUTIE fillojmë me një kafshë që jeton në botën eujërave. Është pikërisht KANDILI KUTI.Ky kandil, përveçse është i frikshëm ngapamja, ka një helm i cili shkrin lëkurën.Trupi i tij është i përbërë nga 5 000 thumbaplot me helm dhe është i aftë të shohë meanë të 24 syve. Ai duket si i përbërë ngaxhelatina, por nuk duhet t’i afroheni dheas ta prekni. Për fat të mirë, ai jeton nëthellësinë e oqeaneve.MAMBAE ZEZËPo për gjarpërinjtë, çfarë mendoni? Ka disa njerëz të cilët nuk i kanë frikë, madje atamendojnë se janë kafshë magjepsëse. Por as këta njerëz nuk mund të mos kenë frikënga MAMBA E ZEZË. Mambat e zeza mund të arrijnë gjatësinë deri në 4,3 m. Lëkurae tyre është e zezë nga koka dhe përgjatë shpinës, ndërsa poshtë gojës dhe përgjatëstomakut kanë ngjyrë më të çelët. Ato jetojnë në Afrikë dhe e mbrojnë shumë territorin etyre. Fatmirësisht ato frikësohen kur ndiejnë lëvizje dhe nuk sulmojnë. E kundërta ndodhnëse i ngacmojmë. Në këtë rast ato sulmojnë me shumë shpejtësi, duke lëshuar një helmtë fuqishëm dhe shumë rrallë të shërueshëm.42 • GRUP-sat

10UJKU I MURRMËE dini cili është qeni më i fuqishëm në gjithë botën?Është UJKU I MURRMË. Dhëmbët e tij janëtë fuqishëm. Pëlqen të gjuajë kafshë të mëdha, sidreri. Kohët e fundit ky ujk po rrezikon zhdukjen.Ai është shumë i rrezikshëm, prandaj mos shkonivetëm nëpër pyje të dendura.të frikshmitARINJTËPOLARËNga veriu i Amerikës ngjitemi në Artik (Detin e Veriut). Aty gjenden ARINJTËPOLARË, me gëzof të bardhë dhe me pamje shumë të butë. Fotot e tyre ivendosin në shumë reklama ndërgjegjësuese ndaj ngrohjes globale. Mos ugënjeni nga pamja e tyre e butë prej përtacësh. Në të vërtetë janë grabitqarë tëpamëshirshëm. Janë të egër dhe të rrezikshëm. Mënyra më e mirë është t’i shihnivetëm në fotografi ose nëpër kopshte zoologjike.GRUP-sat • 43

MbretiZhytemi përsëri në det për t’u njohur me grabitqarëtmë të frikshëm të gjithë ujërave: PESHKAQENËTE BARDHË. Ata arrijnë gjatësinë 6 m dhe peshënmaksimale 2267 kg. Nuk sulmojnë njerëzit, pasi ushqimii tyre janë peshqit më të vegjël. Nëpër filma dalinshumë të frikshëm dhe, në të vërtetë janë, por në rasteshumë të rralla ndodh të kafshojnë njerëz. Sidoqoftë,kafshimi i tyre është nga më të rrezikshmit. Dhëmbët etyre janë tmerrësisht të mprehtë. Nëse një dhëmb u bie,ai rritet brenda ditës.TARENTULAKthehemi në tokë. Mendohet se TARENTULAështë nga merimangat më të frikshme që ekzistojnë.Vërtet pamja e tyre të rrëqeth mishin. Ato kanë ngjyrëkafe, kokën në formë violine dhe kanë 6 sy. Përveçpamjes, ato më të rrezikshëm kanë helmin. Një pickimi këtyre merimangave dhe lëkura mund t’ju bjerë.44 • GRUP-sat

LUANI nuk është aq miqësor sa te filmi.Në vitin 1898 në Kenia, këta mishngrënësishin shkaktarë të vdekjes së 135 njerëzve.Por, pas kësaj, situata u përmbys. Ata tanijanë në rrezik. E gjeni se nga cili? Nga vetënjeriu. Tashmë ata janë drejt zhdukjes dhejanë banues të kopshteve zoologjke. Kjonuk është aspak e drejtë, por, nëse ata janëprapa një kafazi apo një xhami, jemi shumëmë të sigurt se sa t’i shohim në një fushë tëhapur të savanave.luanMUSHKONJANga bota e insekteve do të veçojMUSHKONJËN. Vërtet në vendintonë ajo nuk është aq e rrezikshme,por në vende të tjera ajo ështëvdekjeprurëse. Pickimet e saj tëvazhdueshme nga një njeri te tjetri, ngakafshët te njerëzit, përhapin sëmundjetë ndryshme, njëra prej të cilave ështëmalaria. Është mirë të përdorni kremraapo spraje mbrojtëse, pasi pickimet etyre, përveçse janë të bezdisshme, janëedhe të dëmshme.KROKODILIEmri i kafshës që do t’ju përmendtani do t’ju frikësojë vërtet:KROKODILI. Në të vërtetë jo tëgjithë krokodilët duhen pasur frikë.Më të rrezikshmit janë ata që jetojnënëpër ujërat e kripura. Përgjithësishtjanë agresivë dhe ushqehen memishin e njeriut. Nëse dua të takojnjë krokodil, do të shkoj në veri tëAmerikës, pasi atje krokodilët janë tëqetë.LAKURIQI I NATËSKafsha e fundit e frikshme që do t’ju përmend ështëLAKURIQI I NATËS. Kjo kafshë ushqehet megjak, ndaj sapo përmendim emrin e saj, na vijnë ndërmend vampirët. Pamja e lakuriqëve ngjason me njëmi me krahë. Dalin më së shumti natën, ndërsa ditënflenë. Nuk i ngacmojnë njerëzit, por e mira është tëmos keni të bëni me ta.Tashmë po e mbyll këtë artikull, duke shpresuar që ju të keni mësuar diçka më tepërpër botën e madhe të kafshëve.GRUP-sat • 45

Dita14PoloniaSapo u nisëm me Pinin për në aeroport, por jemi vonë, shumë vonë.- Pini, po e humbën avionin, ti e ke fajin! E gjete tëbisedoje me shokët e tu pikërisht kur po dilnim ngashtëpia, sikur nuk i takoje dot kur të ktheheshim!Pini: Ham, sa i nxehur qenka inspektori, ham!- Po edhe unë kam qejf të rri pak me shokët e mi...Çekia Më në fund, tani jemi në avion. Mezi e gjetëmSllovakiaavionin, në fillim mendova se ishim ngatërruar,por tani jemi ulur dhe mezi po pres të bëj njëgjumë të mirë derisa të arrijmë në aeroportin e Çekisë.HungariaNuk jua thashë? Lea ndodhet në Çeki, shoqja ime, EraSlloveniaRumaniaKasneci më ndihmoi ta zbuloja se cilit vend i përkisninKroaciafotografitë që Lea kishte fshehur te mumia e Zagrebit.BosnjaPara se të nisesha, lexova disa informacione për PragënSerbiadhe mendoj se Lea do të jetë aty!BullgariaKosovangaÇekiaMaqedoniaShqipëria12PRAGA është qyteti më i madh iRepublikës Çeke, si dhe kryeqyteti i saj.Kështjella e Pragës është kështjella më emadhe në botë.AEROPORTI I PRAGËS është aeroporti mëi mirë i Evropës Qendrore dhe Lindore.Kur zbritëm nga avioni, dëgjuam që gjithë njerëzitflisnin një gjuhë që më kujtonte italishten. Banorëte Republikës Çeke flasin çekisht dhe kjogjuhë ngjason më shumë me sllavishten.Këtu ka diçka që nuk shkon, edhePini duket pak i hutuar... Oh, tanido të nisemi për tek kështjellae Pragës. Shoh njëautobus që shkruan“Castle” – do tëthotë “kështjellë”në anglisht. Edini, gjatë verëskam bërë kursanglishteje,prandaj e di.Nuk keni për ta besuar çfarë na ndodhi!46 • GRUP-sat

në RumaniInspektorTiniDrakulaShkrimtari britanik Bram Stokerkrijoi në vitin 1897, në romanin etij, mitin e vampirit Drakula. Shumëhistorianë besojnë se Stoker ufrymëzua për personazhin e Drakulësnga një udhëheqës rumun i shekullitXV, Vlad Tepes. Vladi sundoi në Vllahimë shumë se 600 vjet më parë dhethuhet se ka qenë shumë mizor mearmiqtë e tij, ndaj e quante veten“Drakul”, që në rumanisht ka kuptimet“dragua” dhe “djall”. Kështjella që povizitojnë inspektor Tini dhe qenushiPini ndodhet pranë qytetit Sigishoara(Sighishoara), një qytet shumë ibukur, i cili është edhe qyteti i lindjessë Vladit. Kjo kështjellë është ndërobjektet e vizituara më shumë ngaturistët në gjithë Rumaninë.Autobusi na çoivërtet në kështjellë,vetëm se jo nëkështjellën e Pragës,por në Kështjellën eDRAKULËS!GRUP-sat • 47

Pini, ne nuk jemi në Çeki, por në njëvend tjetër të Evropës, jemi në Rumani.1Kryeqyteti iRumanisë ështëBukureshti.Qyteti e ka marrë emrin nga bariu i quajtur Bukur(në rumanisht do të thotë “i gëzuar”), i cili kullostetufën e vet të deleve buzë lumit Dambovicë, dukeluajtur në flaut e duke pirë verë. Të gjithë banorët edonin shumë bariun, ndaj i vunë qytetit emrin e tij.Kohë më parë, Bukureshti quhej edhe “Parisii Lindjes” dhe, si për ta pohuar këtë, edhe nëBukuresht gjendet “Harku i Triumfit”.3Rreth 750 000 karroca2VerëratNë rrugët e Rumanisë, sidomos në ato larg qyteteve të mëdha, krahas makinave moderne,sheh mjaft karroca të tërhequra nga kuajt – numërohen rreth 750 000 në gjithë vendin.Rumania mban numrin 10 nëlistën e 12 vendeve prodhuesetë verërave më të mira në botë.4LEIRumunët i kanë aq qejf luanët,sa monedhën që përdorin e kanëquajtur “Lei” dhe do të thotëpikërisht “luan”.Ndërtesa e Parlamentit renditet e dyta në listën Pallati krenohet me 12katet, 1100 dhomat, hollin egjatë 100 metra, katër katetnëntokësore, duke përfshirëkëtu edhe një bunkershumë të madh bërthamor.e ndërtesave më të mëdha në botë nisur ngaParlamenti 5 sipërfaqja (pas Pentagonit amerikan).48 • GRUP-sat

8Kopshti Botanik dhe Kopshti Çishmixhiu (Cimigiu) janë vendet kryesore kufëmijët shkojnë në fundjavë për t’u argëtuar ose për të bërë piknik me familjet e tyre.76Popullsia e Rumanisëpërbëhet 90% nga rumunë,7% hungarezë dhe 2% romë.Flamuri iRumanisëpërbëhet nga ngjyrat: blu, të verdhë dhetë kuqe, që përfaqësojnë respektivishtkrahinën e Transilvanisë, Moldavisë dheVllahisë.KopshtiBotanikdhe9KopshtiDelta e Danubit 2është delta e dytë më e madhenë Evropë dhe ofron kushteshumë të mira për zhvillimin ellojeve të ndryshme të florësdhe faunës.ÇishmixhiuDelta e Danubit1Jasoni - Hero i mitologjisë greke, i cili u nis në kërkim të Bashkës së Artë së bashku me shokët e tij, Argonautët dhe anijen Argo.2Delta e lumit - vendi ku lumi derdhet në det, liqen ose lumë tjetër. Formohet nga depozitimi i sedimenteve (grumbullimi imaterialeve) që lumi merr me vete gjatë rrjedhjes.GRUP-sat • 49

10KonstancaKonstanca ështëqytet rumun nëbrigjet e Detit tëZi. Në mitologjinëgreke thuhet seJasoni 1 e vizitoikëtë qytet pasimori Bashkën eArtë.11Timishoara (Timishoara) është qyteti i dytë mëi madh i Rumanisë, një qytet shumë i bukur qënjihet me emrin “Vjena e vogël”, për shkak tëqëndrimit të gjatë nën sundimin e PerandorisëHabsburge.TimishoaraPini,ekskursioniynë nëRumanimbaron këtu.Duhet tëkapim pahumbur mëshumë kohëavionin përnë Çeki.Atje na pretLea...50 • GRUP-sat

i S O F I TOh, grupsa!Tani që ka ca kohë që shkolla kafilluar, nuk di se çfarë të bëj më parë.Përveç kësaj nuk i mbaj dot mend të gjitha.Jo vetëm unë, por edhe shoqet e mia kanë të njëjtatvështirësi. Ato m’u lutën që të krijoja diçka me të cilën atomund të kujtoheshin për punët e tyre më të rëndësishme. Njëditë, kur arrita në shtëpi, pashë vëllanë tim që kishte mbledhurshumë tapa shishesh, si ato të birrës dhe aty më lindi një ide.BRETKOSA KUJTUESEMos u çuditni, kjo bretkosë do t’ju kujtojë sa herë të kenivizitën te dentisti apo orarin e ndryshuar të kursit. Do t’jukujtojë datën e provimit dhe ditëlindjen e mamit, që të mosharroni t’i bëni dhuratë.Çfarë ju duhet? S’ka asgjë për t’u shqetësuar, pasijanë materiale shumë të thjeshta për t’u gjetur.Nisuni të gjeni:- një copë bukë peshku, 35 x 11 cm- tapa shishesh si ato të birrave- gjilpëra të vogla me kokë- karton me ngjyrë të blertë 300 g/m 2- letër kalk- lapustila: të zi dhe jeshil të errët- bojëra akrilike: jeshile të errët dhe të kaltër- vinovilPasi i mblodhët të gjitha materialet, vendosini në tavolinën. Fillojmë pahumbur kohë me hapin e parë:1 Copën e bukëpeshkut ngjyroseni me bojë të kaltër, ndërsa tapat eshisheve ngjyrosini me jeshile të errët dhe vendosini në një cep që tëthahen.GRUP-sat • 51

2 Në hapin e dytë kemi pak më shumë punë, prandajbëni kujdes.Me ndihmën e një të rrituri mundohuni të vizatoni një bretkosë siajo në figurë. Më pas priteni formën e saj me gërshërë dhe melapustilin e zi bëni sytë, gojën dhe gjymtyrët e përparme. Për tabërë bretkosën më interesante, me lapustilin jeshil të errët bëni disanjolla mbi të sipas dëshirës. Me ta mbaruar, ngjiteni bretkosën nëpjesën e sipërme të bukëpeshkut.3 Mos mendoni se harruam tapat? Hapi i tretë:Tapave të thara do t’u ngjitim rrathë të bardhë për sytë, të prerë ngaletra kopjative. Me lapustilin e zi vizatojmë bebet e syrit dhe gojën ebuzëqeshur. Prisni nga kartoni jeshil këmbët për tapat e shisheve,në mënyrë që të krijoni edhe bretkosa më të vogla.4 Çfarë na mbeti për hapin e katërt?Me anë të vinovilit ngjitni gjilpërat e vogla me kokë në brendësi tëtapave. Pasi të jenë ngjitur më së miri, ngulini, tapat me gjilpëra,brenda bukëpeshkut. Disa mund t’i vendosni sipër, disa në mes edisa poshtë.Me këtë hap përfundon Bretkosa kujtuese. Ajo çfarë mbetetështë të vendosni letra si në figurë me ndodhitë tuaja më tërëndësishme. Ju mund t’i ndërroni çdo javë sipas dëshirës. Më nëfund! Tani nuk do t’i harrojmë më gjërat që kemi për të bërë.Ayla Miçiedhe unëbëj ARTKejsi MerkajKeithi Mici52 • GRUP-sat

Keti PaskoJurgen ShkreliMarta ShkreliRasela ÇarçaniDarti XhelilajSerena HykaGRUP-sat • 53

Rishihemi përsëri grupsa të dashurnë një numër të veçantë. Unë ju kamfolur për veprimtaritë që ju bëjnëmirë, sa i rëndësishëm është dielli esi të mbroheni nga ai, si dhe shumëinformacione të tjera që kanë tëbëjnë me aktivitetin tuaj gjatë ditës.Po gjatë natës? Në të vërtetë ju flinidhe mendoni se dita ka mbaruar meaq, por ç’ndodh në trupin tuaj do tazbuloni duke lexuar më poshtë.Jeta e natRingarkojmë bateritëE gjithë energjia që harxhojmë gjatë ditës ka nevojë të ringarkohet gjatënatës. Një të tretën e jetës sonë e kalojmë në gjumë. A e dini, se njënjeri me moshë 80-vjeçare ka kaluar rreth… 26 vjet në gjumë!Jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët kanë nevojë për gjumë.Noeli kishte lexuar se kafsha më gjumashe është luani,pasi arrin të flejë 20 orë në ditë. Pas tij vjen koala, ose siçthuhet ndryshe dembeli, e cili kalon në gjumë 18-19 orë. Qentëdhe macet, zakonisht arrijnë të flenë rreth 12 orë. Por jo të gjithakafshët janë gjumashe, përkundrazi, gjirafa duket se nuk kanevojë për gjumë, ajo fle vetëm dy orë në ditë.+ +VITAMINA... sa mirë që kemiDR. LUZIN !+54 • GRUP-sat

Fazat e GJUMITQë në fillim përmenda se, nëse ne na duket se s’bëjmë asgjë, në të vërtetë trupi dhe truri ynë përgatiten përnjë proces, gjumin. Gjumi është shumë i nevojshëm për ciklin tonë jetësor. Duhet patjetër të flemë tetë orë,në mënyrë që të organizmi ynë të funksionojë mirë gjatë ditës. Kjo na ndihmon që të nesërmen të shkojmëmirë në shkollë, të kemi fuqi të bëjmë detyrat, si dhe të luajmë.Gjumi, ky pushim i nevojshëm për trupin, ka disa karakteristika. Çdo gjë në trupin tonëngadalësohet, si: presioni i gjakut, rrahjet e zemrës, frymëmarrja bëhet më e qetë dhe i gjithëtrupi pushon. Truri, përkundrazi, vazhdon të punojë. Ai kontrollon se si flemë dhe na vë nëgjumë.ës1Faza joREMQë në momentin që biem në shtrat,fillojmë të dremitim. Muskujt qetësohen,frymëmarrja jonë ngadalësohet, sëbashku me rrahjet e zemrës. Namerr gjumi, edhe pse jemi ende tëvëmendshëm ndaj zhurmave dhe çdogjëje përreth. Më pas biem tamam nëgjumë, por ai është aq i lehtë, saqë çdozhurmë apo lëvizje mund të na zgjojë.2Faza REMKjo fazë ndodh kur ne biem në gjumë të thellë. Rrahjet ezemrës rriten shumë dhe sytë tanë lëvizin me shpejtësi.Emri REM vjen nga anglishtja “Rapid Eyes Movement” qëdo të thotë “lëvizje e shpejtë e syve”, karakteristikë kryesorepër këtë fazë. Të gjitha informacionet që ka mbledhur trurigjatë ditës, shfaqen gjatë natës në formën e ëndrrave.GRUP-sat • 55

Çfarë do të thotë të ëndërrosh?Ëndërrimi është një proces i mrekullueshëm, i cili ndodhduam apo nuk duam ne. Kjo sepse të gjitha gjërat qëbëjmë apo kujtimet që grumbullohen në tru, gjatë natësngatërrohen me njëra-tjetrën, prandaj edhe ëndrratndonjëherë duken të pakuptimta. Ëndrrat që arrijmë t’imbajmë mend kur zgjohemi ndodhin në fazën REM.ËNDRRATJu ka ndodhur të jeni zgjuar gjatë natëstë frikësuar dhe të keni vrapuar te krevati i prindërve? Të gjithëve naka ndodhur. Kur jemi shumë të shqetësuar, nëse jemi sëmurë apokemi parë ndonjë film të frikshëm, mund të shohim makthe në vend tëëndrrave të bukura. Makthi është një ëndërr e keqe, e cila mund të namërzitë shumë ose të na frikësojë, por nuk duhet të harrojmë se kjo nukka ndodhur prej vërteti, ekziston vetëm në gjumë dhe në fantazinë tonë.Madje, pas zgjimit nga ëndrra e keqe, nuk do ta shohim më atë, edhenëse na zë gjumi përsëri.Jo të gjithë flemë njësoj, secili ka karakteristikat e veta dhe disa kanëzakone të çuditshme. Unë do t’ju tregoj disa:* Lagia ekrevatitKjo ndodh zakonisht te fëmijët.Ata nuk kanë mësuar akoma sesi të kontrollojnë urinimin, prandajndodh të lagin krevatin. Deri nëmoshën 4 -vjeçare kjo është njësjellje shumë normale, por edhenëse përsëritet ndonjëherë nëmoshë më të madhe, nuk kemi psetë shqetësohemi.56 • GRUP-sat

* Të flasësh nëgjumëE folura në gjumë ndodh. Sipasshkencëtarëve vjen si pasojë ekalimin nga faza joREM në fazënREM. Kur fëmija apo i rrituri “ngec”në mes të të dyja fazave, atëherëfillon të flasë. Ky zakon mund tëtrashëgohet nga prindërit. Në tëvërtetë nuk është shqetësues, pormund t’u prishië punë atyre qëkanë sekrete që duan t’i mbajnë tëfshehura.* Ecja në gjumëShumë fëmijë ose të rritur mund tëçohen e të lëvizin nëpër shtëpi gjatëgjumit. Kjo ndodh në fazën më tëthellë të joREM-it dhe gjatë kalimitnë REM. Ecja mund të ndodhë çdo60-90 minuta dhe zgjat rreth 15-20minuta. Nëse shihni një pjesëtar tëfamiljes, i cili ecën në gjumë, mos iflisni, pasi mund të zgjohet shumë itrembur, ngaqë nuk e kupton çfarë pondodh. Mund t’ia tregoni ndodhinë tënesërmen në mëngjes.* Kërcitja edhëmbëveRreth 88% e njerëzve kërcasindhëmbët kur flenë. Edhe kjo, ashtusi e folura dhe ecja në gjumë, ndodhzakonisht në fazën më të thellë tëjoREM-it dhe gjatë kalimit në REM.Por mund të ndodhë në të gjithafazat e gjumit. Ky nuk është problemi madh, por mund të dëmtojë paksadhëmbët.* GërhitjaNjë nga arsyet pse unë nuk flija më meprindërit, kur isha i vogël, ishte sepse babaiim gërhiste shumë. Kur u bëra doktor,vendosa të kuptoja pse babai im bënte aqshumë zhurmë. Zbulova se gërhitja ndodhgjatë frymëmarrjes me gojë të hapur nënjë pozicion të tillë që bën të lëvizë atëkambanën në fund të gojës, dhe tejzate zërit. Edhe gjuha, kur ulet më poshtë,shkakton gërhitjen. Të gjithëve mund t’undodhë të gërhasin dhe kjo ndodh në çdofazë të gjumit.GRUP-sat • 57

Semi: Përsh...Apshuuuuuuuu! Më falni grupsa, por më ka zënëgripi. Sot jam pak më mirë, ndaj vendosa të vij në redaksi dhe t’upërgjigjem letrave tuaja. Të them të drejtën më kishte marrë mallit’ju takoja, por dhe të dilja nga shtëpia. Unë nuk mund të rri shumëgjatë në krevat, aq më tepër kur mendoj që letrat tuaja janë nëdorën e Enit. Hahaha, bëj shaka!Eni: Na shkriu, apo jo grupsa? Si tha? Letrat i kishte lënë në duarte mia...? Po më mirë në të miat, se sa në të tuat, o Sem, që nukkujdesesh as për veten. Ik vizitohu! Po të duash të lë unë një orarte Dr. Luzi, vetëm ik... se do të na ngjitësh gripin!Semi: Mirë, mirë, do të iki të vizitohem menjëherë sa të mbarojmëme letrat, por do të vish dhe ti bashkë me mua... sepse unë kamfrikë nga ajo gjilpëra e madhe e Dr. Luzit.Eni: Po ju grupsa, keni frikë? Jo! As unë, vetëm Semi ka. Hahahaha,bëj shaka! Patjetër që do të të shoqëroj! Miqtë për këtë janë!Më do vetëm ta ndihmoj!Përshëndetje Semi dhe Eni,Kam një kushëri që më ngacmon gjithmonë, ndërsa vëllanë tim e do shumë.Jam munduar shumë herë të flas me të, por nuk merr asnjëherë seriozisht.Mendoj se nuk më do fare. Sa herë që ka ndonjë problem, vrapon tek unë. Ju lutem,më ndihmoni me ndonjë këshillë.Me respekt Hana Kajtazi58 • GRUP-sat

“Lojë” apo nevojë???Skandaaaaaal!! Unëdhe shoqet e miakemi zbuluar një gjëtë tmerrshme: dy shoqettona të klasës na kanëvjedhur kartonët me ngjyraqë kishim blerë për këndine klasës. I dëgjuam kurpo flisnin me njëra-tjetrën.Çfarë duhet të bëjmë??Shoqet e klasësT’u marrësh të tjerëvegjërat pa leje është gabim.Megjithatë, ka një ndryshim:tjetër është t’i marrësh gjërat për“lojë”, për të bërë shaka, dhe tjetërTë gjithë jemi të ndryshëm, ndaj nuk shprehemitë gjithë në të njëjtën mënyrë. Fakti që tëngacmon përherë, nuk do të thotë se nuk të do.Ka shumë njerëz që nuk i tregojnë ndjenjat me fjalë,por i tregojnë me veprime, edhe pse mund të mos jenëtë përshtatshme. Pse nuk mendon se ai vjen tek ty kurka nevojë, sepse e di që ti do ta ndihmosh ta zgjidhëproblemin, pasi ti e dëgjon dhe e këshillon më mirë sekushdo tjetër...? Njësoj siç bën Eni me mua. Edhe nengacmohemi përherë, por kjo nuk do të thotë që nukjemi shokë të ngushtë e, aq më tepër, që nuk e duamnjëri-tjetrin. (Semi)Hana, ne çunat e kemi pak vështirë t’i shprehimndjenjat, se jemi të turpshëm, sidomos me vajzat. Medjemtë e kemi më të thjeshtë, për shkak të gjërave tëpërbashkëta që na lidhin, ashtu siç mund të kesh edheti ndonjë shoqe që ka turp të rrijë me çunat... Kështuqë, mos mendo keq për kushëririn tënd. ;) (Eni)është t’i marrësh sepse nuk ke mundësi për t’i blerë. Unë mendojse ju duhet të flisni me shoqet tuaja dhe t’i kërkoni arsyet psekanë bërë këtë veprim. Nëse ato nuk kanë para për të blerëmateriale shkollore, atëherë ju mund t’i ndihmoni duke u dhuruar,me radhë, nga një mjet. Nëse nevoja nuk është arsyeja për tëcilën ato jua kanë marrë kartonët, atëherë thojuni atyre se ju nuke pranoni sjelljen e tyre dhe flisni me mësuesen dhe prindërit.(Semi)Ahhh, ç’jeni ju gocat!... Veshët i keni aq të gjata, sa nuk jushpëton asgjë. Megjithatë, bëni kujdes, se ndonjëherë ato qëdëgjoni “prapa derës” nuk janë ashtu siç duken! Prandaj unë dot’ju këshilloja që kur të përballeni me shoqet, të mos i akuzoni,por kërkojuni në mënyrë shoqërore “pse-në” e veprimit. (Eni)GRUP-sat • 59

GAzmorePapagalli jeshilNjë ditë, drejtorit të spitalit të të çmendurve i ikën ngakafazi që mbante në zyrë, dy papagaj. Ai filloi të bërtistedhe njëri nga pacientët vrapoi pas papagajve. Pas pak,ai u kthye te zyra e drejtorit me një papagall në dorë:Drejtori bërtiti:- Unë kisha dy, jo vetëm këtë të kuqin.- Eeeeh, ai jeshili ende nuk është pjekur! – u përgjigjpacienti.Vizitë nëLondërNjë ditë një djalë shkon të vizitojëLondrën. Atje takon një angleze. Aie pëlqeu shumë dhe i tha:- I LOVE YOU!- I LOVE YOU TOO! – ia ktheuvajza e huaj.- I LOVE YOU THREE! – nxitoi t’ithoshte djali.Në katine 100Një ditë dy djem që kishin dalëpër herë të parë jashtë shtetit,marrin dhomë në katin e 100-tëtë një hoteli. Tek po rrinin nëdhomë u kujtohet të blejnë njëgazetë. “Shko ti!” e “Shko ti!”,“Jo unë!”, “Pse jo ti?”... Më nëfund ata zbritën bashkë dhe eblenë gazetën.Teksa po e shfletonin, nëtarracë fryu erë dhe gazetau ra poshtë. Përsëri filluantë grindeshin se kush do tamerrte gazetën. Më në fund,vendosin ta lexonin me dylbi.Kur kamerieri hyri në dhomë, uçudit dhe i pyeti:- Çfarë po bëni?- Po lexojmë gazetën që na karënë poshtë.- Por... si i shfletoni faqet?- Njëherë zbres unë, njëherë ky.Foto gazmoreFoto gazmore60 • GRUP-sat

Tryeza eshtruar!Në një restorant shumë të njohur dheshumë të shtrenjtë të qytetit ka ardhurnjë kamerier i ri. Është hera e parë qëai punon, ndaj ka vështirësi në shtrimine tryezës. Gjatë organizimit të një darkenë restorant shefi i kamerierëve i tërhoqivërejtje, duke i thënë se pjata, piruri,thika dhe luga vendosen si në rastin f.A gjeni dot se sa vende ka shtruar siçduhet kamerieri?Bashkoni pikat dhezbuloni figurën.Gjeni objektet qëjanë fshehur nëfigurë.GRUP-sat • 61

Në figurë ka disa kuadrate të njëjta. Gjejini1 Kryeqyteti i Sllovenisë është:a) Beogradi b) Zagrebi c) Lubjana2 Pyjet tropikale ndodhen në zonën:a) ekuatoriale b) subropikale c) tropikale3 Lumi më i gjatë në Evropë është:a) Danubi b) Duero c) Vollga4 Cili është planeti më afër Tokës?a) Hëna b) Mërkuri c) Marsi5 Cili është autori i librit “Harry Potter”?a) Xh. Barri b) S. Lagerlef c) J. K. Roulling6 Si i thonë në anglisht fjalës vaskë?a) bathroom b) batub c) shofer7 Si shkruhet saktë?a) lagjia apo b) lagjja8 Noeli ka qejf:G-kuica) ekskursionet b) kafshët c) pikturat9 Si quhet Polici i “Portokallisë”?a) Florjan Binaj b) Besart Kallaku c) Romir Zalla10 Kush ka shpikur Iphone-in?a) Stiv Xhobsi b) Njutoni c) Bill GejtsiNdihmoheni piratin tëgjejë rrugën.ENIGMA për t’uzgjidhurTa kalosh lumin apo mos e kalosh... Kjoështë çështja!Një fermer dëshiron të kalojë lumin dhe të marrë me vete një ujk,një dhi dhe një lakër. Varka që ai ka është aq e vogël, sa mund tëmarrë vetëm fermerin dhe njërin prej tyre (ujkun, dhinë, lakrën).Nëse ujku dhe dhia qëndrojnë vetëm në breg, ujku e ha dhinë.Nëse dhia dhe lakra qëndrojnë vetëm, atëherë dhia e ha lakrën.Si mund t’i kalojë fermeri ujkun, dhinë dhe lakrën në anën tjetërtë lumit?62 • GRUP-sat

Horoskopi iWALT DISNEYHirushja, Borbardha, Piter Pani apo Mbreti Luan... Cili personazh iDiznejit je? Zbuloje nëpërmjet shenjave të horoskopit.Dashi Të lindurit që i përkasin kësaj shenje janë tipa aventurierë shumë energjikë, tëguximshëm dhe entuziastë. Shpeshherë ata janë aq të përqendruar te vetja sa, nëse ndonjëgjë nuk shkon ashtu siç duhet, ata marrin zjarr, duke u treguar impulsivë, nevrikë edhe tëpadurueshëm. Personazhet e Diznejit me të cilët ngjajnë janë: Xhasmina, Arieli, Mushuja,Esmeralda dhe Mogli.Demi Të lindurit eshenjës së Demit janë të qetëdhe të duruar, zemërbutë dhetë dashur, këmbëngulës dhetë vendosur. Por shpeshherëata mund të bëhen xhelozëdhe posesivë, kokëfortëdhe nervozë. Personazhete Disnejit që përshtaten mësë miri me ata të shenjës sëDemit janë: Dasti Daku dheBalluja.Gaforrja Të lindurit e shenjës sëGaforres janë të ndeshëm dhe shumë të dashur.Karakterizohen nga intuita dhe imagjinata.Por ndonjëherë, humori i tyre mund të ndryshojëshumë shpejt... sidomos kur dikush u prek gjëratqë i duan shumë. Personazhet e Diznejit me tëcilët ngjajnë janë: Borëbardha, Xhepetoja, RosakuDonald.LuaniJanë gjithmonë të gatshëm t’indihmojnë miqtë e tyre të lindurite shenjës së Luanit, në çfarëdosituate që ata mund të ndodhen,pasi janë shumë bujarë. Po ashtu,ata i karakterizon entuziazmi dheimagjinata. Por, ndonjëherë..,mund ta teprojnë me sjelljen e tyreprej Bos-i. Bisha, Megara, Simbajanë emrat e personazheve tëDiznejit me të cilët ngjajnë.BinjakëtAta që i përkasinshenjës së Binjakëvepërshtaten shumëshpejt më të gjitha situatat.Kanë shumë qejf të flasindhe të komunikojnë meshokët dhe shoqet. Shpeshi quajnë intelektualë, pasiu pëlqen shumë të lexojnëlibra. Ndonjëherë janëshumë sipërfaqësorë dhetë paqëndrueshëm, dinakëdhe kureshtarë. Personazhete Diznejit që u përshtatenmë shumë janë: E Bukura,Aladini, Pinoku dhe Liza.VirgjëreshaJanë shumë modestë dhe të turpshëm tëlindurit e shenjës së Virgjëreshës. Njihen sitipa praktikë, por edhe shumë inteligjentë. Upëlqen t’i diskutojnë gjërat dhe t’i analizojnëato, tamam si të ishin problemamatematike. Megjithatë, ndonjëherëe teprojnë me dëshirën përt’i bërë gjërat në mënyrëtë përkryer! PersonazhetDiznejit me të cilat kanëtipare të përbashkëta janë:Bernardi, Uendi, Flora,Iooja.GRUP-sat • 63

PeshorjaTë lindurit e kësajshenje janë shumëdiplomatikë, janë tiparomantikë, të thjeshtë dhepaqësorë. Por ndonjëherëjanë aq të pavendosur, sa nuk edallojnë se nga anon më shumëpeshorja. Duhet të bëjnë kujdes ndajrrengjeve që u organizojnë shokët,pasi janë mjaft naivë dhe besojnë metë parën! Emrat e personazheveqë ngjajnë me të lindurit ekësaj shenje janë: Xhindi,Bianka, Pumba dhe Xhani.wALT DISNEYBricjapiTë lindurit e shenjës së Bricjapit janëshumë praktikë dhe të kujdesshëm,ambiciozë dhe kanë disiplinë, janë tëduruar, por dhe të rezervuar. Megjithatë,ka raste që mund të mërzite aqshumë, sa i shikoni gjërat bardhë e zi.Personazhet e Diznejit me të cilët kanëpërputhje janë: Tiana, Gaforia Sebastiandhe Mufasa.PeshqitAkrepiJu të akrepit jeni shumë të vendosur,keni intuitë dhe jeni mjaft tëndjeshëm. Shokët tuaj kënaqen nëpraninë tuaj, pasi jeni mjaft entuziastëdhe energjikë. Megjithatë, edhe jundonjëherë bëheni xhelozë, inatçinj,kokëfortë. Personazhet e Diznejit qëju ngjajnë janë: Tinkerbelli, Mulani,Pokahontasi dhe Sher Kani.ShigjetariTë lindurit e shenjës sëShigjetarit janë optimistë,të ndershëm, kanë humor.Flasin aq bukur, sa të lënëpa fjalë, tamam si të ishinfilozofë të lashtë. Por edhe këta,ashtu si dhe të lindurit e shenjave tëtjera, kanë defekte: tregohen të pakujdesshëmndaj gjërave, të papërgjegjshëm dhe ka raste,edhe shumë sipërfaqësorë. Personazhet eDiznejit që u ngjajnë janë: Pongoja, Trampidhe Robin Hudi.UjoriJanë tipa të shoqërueshëm, humanistë, tëdrejtë, origjinalë, të pavarur të lindurit e kësajshenje. Kanë shumë fantazi, ja pse njëpjesë e kohës u humbet dukebërë shpikje. Megjithatë,ndonjëherë janë tëpaparashikueshëm, të ftohtëdhe të shkëputur. Personazhet eDiznejit me të cilët ngjanë janë:Basili, Merlini, Bagera dhe Rafiki.Të ndjeshëm dhe me fantazi, intuitivë dhe simpatikë -kështu mund të përshkruhen ata që i përkasin shenjës sëPeshqve. Por ka raste kur janë aq ëndërrimtarë, sa harrojnëtë zbresin me këmbë në tokë. Shpeshherë edhe i qortojnëpër vullnetin e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për mësimet.Personazhet e diznejit me të cilët kanë ngjashmëri: Piter Pani,Herkuli, Aurora, Hirushja dhe Kuazimodoja.64 • GRUP-sat

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!