08.07.2017 Views

Histori 7

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

TEMATIKA 1:

QYTETËRIMET

NË FILLIMET E

HISTORISË MODERNE

Figura dhe personalitete

Johan Gutenberg

Françesko Petrarka

Dante Aligeri

Kristofor Kolombi

Vasko de Gama

Ferdinand Magelani

Galileo Galileu

Ameriko Vespuçi

Sulejmani i Madhërishëm

Uilliam Shekspiri

Nikolla Koperniku

Isak Njutoni

Rembrandi

Zhan de la Fonten

Koncepte dhe terma:

Humanizëm, Rilindje,

zbulimet e mëdha gjeografike,

“Bota e Re”, koloni, perandori

koloniale, skllavëri, skllavëri

moderne, reformacion,

kundëreformacion, Koncili i

Trentos.

Ndryshimet në qytetërimet botërore

në fillimet e historisë moderne

• Rilindja evropiane ndikoi me frymën e saj në art, kulturë si element i

qytetërimit perëndimor.

• Italia - qendra e Rilindjes dhe qytetërimit evropian.

• Evropa drejt “Botës së Re” me përfitime të ndërsjellta në qytetërimet

botërore.

• Ndryshimet fetare në Evropë. Doktrina protestante dhe reforma

katolike, element tjetër i qytetërimit perëndimor.

• Perandoria Osmane dhe zgjerimi në territoret evropiane, në funksion

të përfitimeve të ndërsjellta.

5

1

Humanizmi

dhe Rilindja

Lojërat e fëmijëve, 1560 Autori i kësaj pikture është një prej

piktorëve të Rilindjes Pieter Bruegel Plaku. Sot kjo pikturë gjendet në një

prej muzeumeve të Vjenës.

Para leximit: Shikoni me vëmendje pikturën: Çfarë tregon ajo?

- Identifikoni veprimet e ndryshme në foto?

- A kanë ngjashmëri këto lojëra fëmijësh me lojërat e sotme?

- A ka elemente fetare kjo pikturë?

Pyetje kyçe: Si ndikoi Rilindja në të ardhmen e shoqërisë njerëzore?

Fjalë kyçe: Humanizmi, Rilindja

1. Humanizmi dhe Rilindja Evropiane

Gjatë mesjetës deri në shek.XIII jeta dhe kultura ishin të fokusuara kryesisht

në kishën dhe fenë. Gjatë shekullit XIV fuqia e kishës filloi të bjerë.

Mendohet se janë dy shkaqet kryesore të rënies së fuqisë së Kishës:

a. Rënia e sëmundjes së murtajës gjatë mesjetës, vrau më shumë se gjysmën

e popullsisë së shumë vendeve. Kisha ishte e pafuqishme për ta ndaluar atë. Kjo

çoi në zhgënjimin e tyre dhe nxitjen e tyre për të kërkuar shpjegime të tjera përtej

atyre fetare.

b. Arsyeja e dytë për rënien e Kishës ishte rritja e ekonomisë së tregut.

Përmes tregëtisë filloi të grumbullohej sasi e madhe e të ardhurave. Qeveritë

6

filluan të jenë më të interesuara për rritjen e të ardhurave sesa për Kishën.

Kjo rënie e kishës ishte arsyeja kryesore e zhvillimit të një filozofie të re gjatë

shekullit XIV, humanizmit. Tashmë njerëzit u bënë më pak të interesuar për jetën

e përtejme dhe shenjtorët duke filluar të mendojnë për veten e vet dhe jetën reale.

Njerëzit u përqendruan më shumë në studimin e progresit njerëzor dhe

natyrës njerëzore, pra në idenë e humanizmit.

Tashmë njerëzit iu përkushtuan punës për një jetë më të mirë si dhe studimit

të dukurive jetësore.

Artistët e shek. XIV studiuan artin dhe kulturën e vjetër greke dhe romake.

Humanistët do të jenë ata që do të sjellin më pas lindjen e një lëvizjeje që do

të quhej Rilindje, e cila u zhvillua gjatë shekujve XV-XVI.

Ndryshimet që ndodhën gjatë kësaj periudhe, ishin të frymëzuara nga arti dhe

kultura e vjetër greke dhe romake, aq sa u duk sikur Evropa kishte rilindur vërtet.

2. Ku lindi për herë të parë Rilindja Evorpiane?

Rilindja Evropiane filloi në pjesën veriore të Italisë. Qyteti toskan i Firences,

është konsideruar vendlindja e Rilindjes. Gradualisht, lëvizja u përhap nga Italia

në pjesë të tjera të Evropës.

Ishin disa arsye pse Rilindja filloi në Itali:

a. Pozicioni gjeografik: Qytet-shtetet italiane ishin të pozicionuara në

detin Mesdhe dhe prej kohësh ishin kthyer në qendra tregëtie për shkëmbimin e

mallrave, por edhe të ideve të reja.

b. Vendi i dijetarëve: Italia ishte qendra e ish-perandorisë romake. Në të

jetonin një numër i madh artistësh dhe dijetarësh.

c. Italia ishtë shumë e pasur dhe të pasurit ishin të gatshëm të shpenzonin

para për të mbështetur artistët dhe gjenitë e tyre.

Idetë e Humanizmit dhe Rilindjes, pas Italisë, u përhapën edhe në vende të

tjera të Evropës si në Francë, Angli, Gjermani, Holandë. Rol shumë të rëndësishëm

në këtë drejtim pati shpikja e makinerisë për shtypjen e librave nga gjermani

Johan Gutenberg.

3. Zhvillimi i artit dhe kulturës gjatë Rilindjes

Shumë prej ideve të reja të Rilindjes u pasqyruan në art. Periudha e Rilindjes

karakterizohet nga një zhvillim shumë i madh i pikturës, arkitekturës dhe

skulpturës. Veçori thelbësore e Rilindjes ishte ndërrimi i subjekteve.

Edhe pse artistët e Rilindjes vazhduan të realizonin piktura fetare, ata filluan

të përdorin edhe subjektet e tjera, duke përfshirë mitologjinë greke dhe romake,

subjekte historike dhe portretet e individëve. Një nga ndryshimet më të mëdha

në art, ishte pikturimi dhe gdhendja e subjekteve reale, pra ashtu si ata duken

në jetën reale. Ata gjithashtu u përqendruan në detajet e jetës së përditshme.

Gjatë Rilindjes, në pikturë u përdorën teknika të reja si perspektiva, proporcioni,

7

dritëhijet.

Karakteristikë e arkitekturës në Rilindje, qenë përdorimi i kolonave, harqeve,

kupolave, ruajtja e simetrisë etj., duke zëvendësuar në këtë mënyrë profilet

e parregullta të ndërtesave mesjetare. Në fushën e letërsisë, u shquan shumë

shkrimtarë si Shekspiri, Servantesi etj.

Fjalor

Propocioni- Është një teknikë që u përdor për herë të parë në pikturë gjatë

Rilindjes, dhe ka të bëjë me paraqitjen e objektit në tri dimensione: lartësi, gjerësi

dhe thellësi duke dhënë iluzionin se disa objekte janë më larg së të tjerët

Perspektiva- Teknikë e përdorur në pikturë gjatë Rilindjes ku paraqitet

objekti pa deformime dhe me madhësi të saktë kur krahasohen me njëri-tjetrin

Dritëthije- teknikë e cila përdor dritën dhe hijet për t’i dhënë më shumë

dramacitet dhe perspektivë pikturave.

Pas leximit

- Cilat janë shkaqet e rënies së

autoritetit të kishës gjatë shekullit

XIV?

- Në cilën periudhë u zhvillua

humanizmi dhe Rilindja Evropiane?

- Ku lindi për herë të parë Rilindja

Evropiane dhe pse?

8

Fig. 5 Hartë e Evropës gjatë Rilindjes

Fig. 2 Rafaelo Santi (Skenë nga rënia

e zjarrit në një qytet)

Veprimtari

Vëzhgoni pikturën e

mësipërme.

- Cilat nga teknikat e

përdorura në pikturë gjatë

Rilindjes janë përdorur nga

autori?

- Përshkruani

përmbajtjen e pikturës?

- A është kjo pikturë

pasqyrim i ideve humaniste të

kohës? Argumentoni pse?

• Qarko në hartë vendet në të cilat u përhapën idetë e Rilindjes italiane.

Në cilin prej këtyre vendeve do të doje të jetojë sot? Pse?

2

Punojmë me burime

Veçoritë e Rilindjes Europiane

Burime historike quhen të gjitha tekstet, objektet dhe faktet nga të

cilat historiani mund të fitojë njohuri për të kaluarën. Burimet kanë rëndësi

të veçantë për historinë, sepse i japin asaj informacione të ndryshme për

ngjarjet e së shkuarës. Burimet ndahen në burime materiale, burime

figurative, burime gojore dhe burime të shkruara.

Burimi 1

Vdekja e Zezë

Vdekja e zezë ose murtaja që u quajt më vonë, mbërriti në Evropë nga deti në

tetor 1347, kur 12 anije gjenoveze tregtare u ankoruan në portin siçilian të Mesinës,

pas një udhëtimi të gjatë nëpër Detin e Zi. Njerëzit që u mblodhën në port për të

përshëndetur anijet, u takuan me një surprizë të tmerrshme. Shumica e marinarëve

në bordin e anijeve kishin vdekur dhe ata që ishin ende gjallë ishin të sëmurë

rëndë. Gjatë pesë viteve në vazhdim sëmundja misterioze, “Vdekja e Zezë”, do të

vrasë më shumë se një të tretën e popullsisë së kontinentit evropian.

Veprimtari:

- Vëzhgoni me vëmendje hartën. Duke ndjekur shigjetat identifikoni vendet

ku u përhap sëmundja.

- Duke njohur zhvillimin e mjeteve të transportit sot, sa kohë mendon se do

t’i duhej kësaj sëmundje të përhapej në ditët tona?

- A mendoni se lutjet që njerëzit e dëshpëruar i drejtonin zotit i shëruan ata?

- Si ndikoi kjo sëmundje në zhvillimin e Humanizmit evropian?

Fig.1 Përhapja e sëmundjes Fig.2 Si ndiheshin këta njerëz gjatë kësaj periudhe?

9

Burimi 2

Punojmë me terma

Termi: Njeriu i Rilindjes i referohet një personi i cili është një ekspert i

talentuar në shumë fusha. Gjeni të Rilindjes si:

Leonardo da Vinçi (1452-1519) ishte një piktor mjeshtër, skulptor, shkencëtar,

shpikës, arkitekt, inxhinier dhe shkrimtar, astronom, biolog, gjeolog, fizikan,

muzikant, filozof etj.

Mikelanxhelo (1475-1564) ishte gjithashtu një piktor, skulptor dhe arkitekt,

poet, inxhinier, teolog etj.

Galileo Galilei (1564-1642) ishte shkencëtar, matematikan, astronom,

fizikant dhe filozof.

Këta personalitete ishin shembuj të vërtetë të këtij termi.

- Bëj një kërkim në internet dhe identifiko

nësë ka të tillë gjeni sot?

Kuriozitete për Rilindjen:

• Artistët dhe arkitektet shpesh do t’u

duhej të konkurronin për një punë para një

komisioni,

• Baleti u shpik në Rilindjen italiane

gjatë shekujve XV dhe XVI.

• Violina e parë, u shpik gjatë Rilindjes

italiane nga Andrea Amati në 1555.

• Mikroskopi dhe teleskopi, u shpikën

gjatë Rilindjes.

Fig.12 Leonardo da Vinçi

• Ora e parë mekanike, u shpik gjatë

fillimit të Rilindjes. Më pas është përmirësuar

nga Galileo, i cili shpiku lavjerrësin në vitin 1581. Ky zbulim, bëri që orët të ishin

më të sakta.

• Metoda shkencore është zhvilluar më tej gjatë Rilindjes. Galileo, me anë

të eksperimentit do të kontrollonte dhe analizonte të dhënat për të provuar apo

hedhur poshtë teoritë e tij.

Apliko:

- Bazuar në informacionin e dhënë, shkruaj një ese për ndikimin që pati

Rilindja në jetën e shoqërisë njerëzore gjatë shekujve XIV-XVI.

Burimi 3

Argëtimi dhe fëmijët gjatë Rilindjes

Rilindja ishte një kohë e ndryshimeve të mëdha në mënyrën se si janë trajtuar

fëmijët. Në fillim të Rilindjes, fëmijët janë trajtuar si të rritur të vegjël. Ata duhej

10

të vepronin, flisnin dhe visheshin si të rriturit. Prej tyre pritej të fillonin sa më parë

të punonin dhe në përgjithësi nuk përkëdheleshin nga prindërit. Mosha 7-8 vjeç

konsiderohej si një moshë e përshtatshme për fëmijët që të fillonin punën. Gjatë

Rilindjes, njerëzit fituan më shumë kohë të lirë dhe pasuri, kështu ata filluan t’i

trajtojnë fëmijët e tyre ndryshe. Fëmijët e pasur filluan të trajtoheshin me dashuri

dhe kishin kohë të lirë për të luajtur dhe gëzuar fëmijërinë e tyre. Shkolla ishte

kryesisht për të pasurit. Fëmijët e pasur, sidomos djemtë, shkonin në kolegje ose

kishin një mësues privat.

Gjatë leximit:

- Lexoni pjesën “Argëtimi dhe fëmijët gjatë

Rilindjes” dhe përshkruaj me fjalët e tua jetën e

fëmijëve gjatë Rilindjes.

- Shkruani një axhendën e veprimeve tuaja

gjatë ditës nëse do të kishe jetuar në atë kohë.

- Kur mendoni se do t’ju pëlqente të jetonit,

gjatë periudhës së Rilindjes apo në ditët tona? Pse?

Figura të shquara në fushën e Rilindjes

Johan Gutenberg

Burimi 4

Shpikja më e rëndësishme e Rilindjes dhe

ndoshta në historinë e botës, ishte shtypshkronja. Ajo u shpik nga gjermani Johan

Gutenberg rreth 1440. Johannes Gutenberg, ka lindur në Gjermani rreth vitit

1389. Dokumenti i parë i shtypur, është një poemë gjermane. Fama e vërtetë e

Gutenbergut erdhi nga shtypja e Biblës. Brenda një kohe relativisht të shkurtër u

shtypën rreth 200 kopje. Sot nga ky libër, i quajtur Bibla e Gutenbergut, gjenden

vetëm 12 kopje. Sot një e tillë shitet me një shifër prej rreth 30 milion $.

Veprimtari:

• Si ndihmoi shpikja e Gutenbergut në përhapjen e ideve të Rilindjes?

• Imagjinoni nëse kjo shpikje nuk do të ishte bërë. Përshkruani botën sot

nëse do të mungonte informacioni.

Detyrë për orën pasardhëse:

Kërkoni nga interneti informacione dhe foto të humanistëve shqiptarë të

shekujve XIV-XVI. Sillini në klasë për zhvillimin e veprimtarisë “Humanistët

shqiptarë”.

Literaturë e sugjeruar:

https://sq.wikipedia.org/wiki/,

http://sq.radiovaticana.va/storico/2011/05/08/venediku_dhe_kultura_

humaniste_shqiptare/alb-485450

https://www.shqipëria.com/Letërsia-shqiptare-në-shek.-XVI-XVII.240/

11

3

Veprimtari praktike

Humanistët shqiptarë

Koha: 1 orë mësimore

Rezultatet e të

nxënit:

- Identifikon

humanistët shqiptarë.

- Vlerëson

veprimtarinë dhe

kontributin e tyre në

shkallë kombëtare dhe

ndërkombëtare.

Burimet:

Fletë udhëzuese,

materiale nga interneti,

foto të humanistëve

shqiptarë.

Në prag të pushtimit

osman Shqipëria kishte

arritur një shkallë zhvillimi

pothuajse të njëjtë me

vendet fqinje (shek.XV).

Humanistët shqiptarë ashtu

si humanistët evropianë,

adhuronin kulturën antike

greko-latine. Në qendër të

veprave të tyre është njeriu,

i cili sipas tyre qëndron

mbi fatin dhe është i aftë

të kalojë çdo vështirësi.

Humanistët shqiptarë si:

Marin Barleti, Dhimitër

12

Fig. 1 Historia e Skënderbeut (Marin Barleti)

Frengu, Marin Beçikemi, Leonik Tomeu, Mikel Maruli, Maksim Marioti,

Gjon Buzuku, Gjon Gazulli ishin produkt i kulturës humaniste të Rilindjes

italiane duke dhënë ndihmesën e tyre në zhvillimin e letërsisë humane.

Ata punuan njëkohësisht me humanistët evropianë si Tomas Mori, Erasmi

nga Roterdami, të cilët e kanë vlerësuar veprimtarinë mendore dhe shkencore

të Marulit, Beçikemit dhe humanistëve të tjerë.

Hapi I

Ndahet klasa në grupe dhe çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II

Sistemohet materiali i grumbulluar nga detyra e dhënë nga mësuesi në

orën paraardhëse.

Hapi III

Bazuar në materialet e grumbulluara për jetën dhe veprën e humanistëve

shqiptarë identifiko:

• Periudhën në të cilën kanë jetuar.

• Vendin ku e kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre.

• Veprimtarinë e tyre.

• Rëndësinë e veprës së tyre.

• Krahaso kohën e veprimtarisë së humanistëve shqiptarë me atë të

humanistëve të shquar evropianë. Në çfarë përfundimi arrin.

Hapi IV

Ndërtohet një tabelë për humanistët dhe veçoritë e tyre dhe bëhet

plotësimi i saj

Veprimtari të sugjeruara: krijohet një album me foto të humanistëve

shqiptarë.

Humanistët

shqiptarë

Periudha kur

kanë jetuar

Vendlindja

Vendi ku kanë

zhvilluar

veprimtarinë

Veprimtaria

Marin Barleti

Rreth viteve

1450-1513

Shkodër Itali Historia e

Skënderbeut,

Rrethimi i

Shkodrës

Hapi V

Diskutohet për rezultatet e veprimtarisë

13

4

Evropa drejt njohjes

së “Botës së Re”

rruga tokësore rruga detare

Fig. 1 Rruga e mëndafshit dhe erëzave para bllokimit nga pushtimi

osman 1453. Ky bllokim nxiti evropianët të kërkonin rrugë të reja

detare për në Lindje.

14

Para leximit

Ndërto lidhje

Ndiqni me vëmendje dy linjat e rrugëve tregtare deri në vitin 1453.

- Cilat kontinente përfshinin këto linja?

- Cili ishte vendi evropian që mbante lidhjet me këtë rrugë?

- Cilat janë vendet në të cilat kalojnë ato?

- Pse evropianët ishin të interesuar për tregti me këto vende?

Pyetje kyçe: Pse lindi nevoja per zbulimet e medha gjeografike?

Fjalë kyçe: Bota e Re, zbulimet gjeografike

1. Arsyet që nxitën zbulimet e mëdha gjeografike.

Periudha mes shekujve XV-XVIII, është njohur si Epoka e Zbulimeve

Gjeografike. Kishte disa arsye që ndikuan në ndërmarrjen e udhëtimeve nga

kontinenti evropian, të cilat çuan në zbulimet e mëdha.

- Dëshira për t’u pasuruar ishte arsyeja kryesore që nxiti këta udhëtime.

Evropianët ishin të magjepsur nga mallrat e Lindjes si mëndafshi kinez,

pambuku indian, gurët e çmuar, parfumet etj. Prej kohësh tregtarët e qytetshteteve

italiane, sidomos të Gjenovës dhe Venecias, zhvillonin tregti me

vendet e Lindjes. Mallrat e Lindjes, më pas tregtarët italianë i shpërndanin në

Evropë me çmime shumë të larta. Kjo nxiti tregtarët e vendeve të tjera evropiane

si britanikë, francezë, portugezë, spanjollë, hollandezë etj., të kërkonin

rrugë të tjera për në Lindje dhe të vendosnin vetë kontaktet me këta vende.

- Pasi pushtuan Kostandinopojën, qendrën e Perandorisë Romake të

Lindjes, pushtuesit osmanë bllokuan rrugët për tregtarët evropianë. Kështu

evropianët filluan të kërkonin rrugë të tjera për tregti me Lindjen.

- Arsyeja fetare. Evropianët ëndërronin të përhapnin besimin e krishterë

në vendet e Azisë dhe Afrikës.

- Rilindja çliroi mendjet e njerëzve nga idetë mesjetare duke rrënjosur

sidomos tek të rinjtë, dëshirën për aventura të guximshme me shpresën për t’u

bërë të famshëm.

- Librat e botuara gjatë shek.XV për udhëtimet e zbuluesve të mëparshëm

si Marko Polo, jepnin një informacion të dobishëm në lidhje me rrugët tregtare

por njëkohësisht zgjonin edhe kureshtjen dhe dëshirën e lexuesve për të

eksploruar vende.

- Zhvillimi i tekonologjisë. Evropianët kishin arritur të përsosnin

teknikën e ndërtimit të anijeve, u përsos kompasi i marinarit, filloi përdorimi

i hartave të lundrimit etj.

2. Zbulimet e para gjeografike.

Shteti i parë që filloi të investojë për zbulime gjeografike ishte

Portugalia.

Portugezët u përpoqën të eksploronin bregdetin perëndimor të kontinentit

afrikan. Në vitin 1487 portugezi Bartolome Diaz arriti në skajin më jugor të

Afrikës, i cili do të quhet nga mbreti portugez, Kepi i Shpresës së Mirë.

Disa vite më vonë, në vitin 1497, portugezi Vasko de Gama do të vazhdojë

udhëtimin e lënë në mes prej Diaz duke lundruar në brigjet lindore të Afrikës

dhe më pas përmes Oqeanit Inidan do të mbërrijë në brigjet përëndimore të

Indisë.

Në vitin 1492, italiani Kristofor Kolombi, do të niset nga Spanja në

drejtim të perëndimit, përmes oqeanit Atlantik. Ai mendonte se duke udhëtuar

në drejtim të perëndimit, duke qenë së toka është sferike do të mbërrinte në

15

Indi. Kolombi kreu katër udhëtime nga Spanja në ishujt e Kubës dhe Haitit,

duke menduar se kishte arritur në Indi.

Disa vite më vonë rreth vitit 1501, një tjetër italian, Ameriko Vespuçi pas

dy udhëtimeve të bëra në drejtim të perëndimit, do të shkruante se territoret

e zbuluara prej Kolombit ishin pjesë të një kontinenti të ri, të cilin ai do ta

quante “Bota e Re” dhe që në vitet në vazhdim për nder të tij do të quhet

Amerikë.

Një tjetër lundërtar ishte portugezi, Ferdinand Magelani, në vitin 1519

do të shkojë në kërkim të asaj që Kolombi nuk mundi ta bëjë në vitin1492.

Ai u nis nga Spanja me pesë anije, me qëllim mbërritjen në Indi duke ecur në

drejtim të Perëndimit. Ky udhëtim, ishte lundrimi i parë rreth botës dhe provoi

përfundimisht formën sferike të Tokës.

Fjalor

Bota e Re – ky term i referohet tokave të zbuluara në perëndim gjatë

epokës së zbulimeve të mëdha gjeografike.

Pas leximit:

Diskuto dhe puno në dyshe

- Cilat ishin arsyet që nxitën zbulimet e mëdha gjeografike?

Pas zbulimit të rrugëve të reja për në Lindje, qytet-shtetet italiane e

humbën fuqinë e mëparshme si qendra të tregtisë me Lindjen.

- Cilat vende do të kthehen tashmë në qendra të kësaj tregtie? Argumento

mendimin.

Arsyeto

- A mendon se shpikja e shtypshkronjës ishte një ndër arsyet që nxitën

zbulimet gjeografike? Diskuto në grupe dhe argumento mendimin.

16

Fig. 2 Katër udhëtimet e Kristofor Kolombit

Fig. 3 Udhëtimet e Ameriko Vespuçit

Kristofor Kolombit iu deshën 33 ditë për të arritur në ishujt e Karaibeve

(Haiti).

Bazuar në shkallën e hartës së botës që keni në shkollë, llogarit se sa

është distanca në km mes Spanjës dhe Haitit.

(Për kureshtje: Sot fluturimi nga Spanja në Haiti zgjat afërsisht 7 orë e

30 minuta)

Arsyeto:

- Ku qëndron rëndësia e udhëtimeve të Ameriko Vespuçit?

Fig. 4 Udhëtimi i Magelanit

- Ndiq linjën e kuqe në hartë dhe përshkruaj, udhëtimin e Magelanit.

Cila ishte idea e tij kur nisi udhëtimin?

- Ku qëndron rendësia e udhëtimit të tij?

17

5

Evropa drejt njohjes së

“Botës së re”. Rrjedhojat e

zbulimeve gjeografike

Para leximit

Interpreto foton! Si mendon se ndihen personazhet e kësaj fotoje?

Imagjino veten nëse do të ishe një ndër lundërtarët në udhëtimin e

Kolombit. Si do të ndiheshe pasi të zbrisje në tokën e re? Cila është gjëja e

parë që do të shkonte në mendje?

Pyetje kyçe: Ku qëndron

rëndësia e zbulimeve të mëdha

gjeografike?

Fjalë kyçe: Perandori

koloniale, skllavëri moderne,

kolonizatore.

18

Fig.1 Mbërritja e Kristofor Kolombit në

Botën e Re.

1. Perandoritë koloniale

Zbulimi i Kolombit do të

pasohej nga pushtuesit spanjollë,

të cilët ishin të vendosur për të

shfrytëzuar Botën e Re. Shumë

shpejt do të lindnin perandoritë e

para koloniale. Amerika e Jugut,

Meksika dhe Amerika Qendrore do të kolonizohet nga Spanja, Brazili nga

Portugalia dhe në shekullin XVII, Franca dhe Anglia do të themelojnë kolonitë

e tyrë në Amerikën Veriore.

Më pas këta shtete i zgjeruan kolonitë e veta edhe në Afrikë dhe Azi,

Australi.

Zbulimet gjeografike nxitën rivalitetin për zgjerim të territoreve të

pushtuara në mesin e fuqive evropiane dhe çuan në luftëra të shumta koloniale

midis këtyre pushteteve. Luftëra të tilla pati mes portugezëve dhe hollandezëve,

spanjollëve dhe francezëve, francezëve dhe anglezëve.

2. Rrjedhojat sociale dhe ekonomike të zbulimit të “Botës së Re”

Gjatë shekullit XVI, pushteti tregtar u zhvendos nga qendrat tregtare

mesdhetare të tilla si Venecia, Gjenova në vendet e bregdetit Atlantik: Anglia,

Spanja, Franca, Portugalia dhe Holanda. Këto vende zhvilluan me shpejtësi

flotat e tyre tregtare.

Zbulimi i Botës së Re solli takimin e dy qytetërimeve krejt të ndryshëm

nga njëri-tjetri. Të dy grupet, evropianët dhe amerikanët, u njohën me bimë

dhe kafshë që ata kurrë nuk i kishin parë më parë.

Eksplorimet sollën njohuri të reja në fushën e gjeografisë dhe provuan se

shumë besime të vjetra ishin të gabuara. Ato nxitën zhvillime në shumë fusha

duke përfshirë kartografi, lundrim, ndërtim të anijeve, teknologji ushtarake,

studim të florës dhe faunës. Eksplorimet, veç zbulimit të vendeve të reja, ishin

një përpjekje për të shpjeguar ndryshimet që ekzistojnë në të gjithë sipërfaqen

e tokës.

Shumë evropianë, me shpresën për një jetë më të mirë filluan të emigrojnë

drejt “Botës së Re”.

Fig. 2. Shkëmbimet

e produkteve bimore

dhe shtazore mes dy

qytetërimeve

3. Rënia e qytetërimeve amerikane dhe lindja e skllavërisë.

Qytetërimet e Amerikës së Jugut si actekët në Meksikë dhe inkasit në

Peru, kishin një kulturë shumë të zhvilluar në sistemet e shkrimit, kalendarët,

matematikë, astronomi, arkitekturë, punimet e metaleve. Kishin të zhvilluar

bujqësinë dhe lundrimin. Këto popuj kishin krijuar perandori të mëdha me

qytete, me rrugë të shtruara dhe ndërtime madhështore.

Me hyrjen e eksploruesve evropianë, jeta në dy kontinentet amerikane

do të ndryshojë krejtësisht. Ata do të shkatërronin qytetërimin e tyre dhe do të

vrisnin një pjesë të madhe të popullsisë. Në Botën e Re, evropianët sollën me

vete edhe sëmundje të ndryshme të cilat filluan të përhapen me shpejtësi në

banorët vendas, duke shkaktuar vdekjen e pothuajse 90% të gjithë popullsisë

së kontinentit.

Pakësimi i popullsisë vendase do të nxisë kolonizatorët të blinin skllevër

nga Afrika për të punuar në bujqësi dhe miniera. Kjo çoi në lindjen e tregtisë

së skllevërve e cila shumë shpejt do të kthehet në tregtinë më fitimprurëse në

botë.

Misionarët e fesë së krishterë do të përhapin besimin e krishterë në

popullsinë vendase.

19

Fjalor

Perandori koloniale - Vendosja e sovranitetit të një shteti mbi territore të

tjera të jashtme dhe grupe të ndryshme etnike.

Skllavëri -Mungesa e çdo lirie dhe e çdo të drejte, varësia e plotë nga

dikush, robëri.

Pas leximit:

- Çfarë periudhe kohore është

përfshirë në këtë grafik?

- Çfarë ka ndodhur me

popullsinë vendase amerikane gjatë

kësaj periudhe? Cilat ishin shkaqet?

- Cilat ishin rrjedhojat pozitive

dhe negative të zbulimeve të mëdha

gjeografike.

- Si i vlerësoni këto rrjedhoja

për të ardhmen e njerëzimit.

Vendos lidhje

- Vendos në dy kolona bimët dhe

kafshët që u njohën nga shkëmbimet

e qytetërimit evropian me atë

amerikan.

Evropianët nga amerikanët

Fig. 3 Rënia e numrit të

popullsisë vendase amerikane pas

zbulimeve të mëdha gjeografike

Amerikanët nga evropianët

- Cilat prej bimëve ose kafshëve që evropianët njohën në kontinentin

amerikan, mbillen ose rriten sot në vendin tonë?

- Çfarë pëlqen më shumë prej tyre?

- Si e imagjinon tavolinën evropiane pa këto lloj produktesh?

Arsyeto

Një nga rrjedhojat e zbulimeve gjeografike ishte emigrimi i shumë

evropianëve drejt kontinentit të ri.

- Cilat ishin shkaqet që këta evropianë filluan të emigrojnë?

- Cilat ishin shtresat e popullsisë të cilat mendon se emigruan?

- Nëse do të jetoje në atë kohë, a do të dëshiroje të emigroje edhe ti?

Argumento pse.

20

Veprimtari praktike

Marko Polo 6Rezultatet e të nxënit:

- Përshkruan rrugën e ndjekur nga Marko Polo në drejtim të Kinës.

- Vlerëson rëndësinë që pati për Evropën, udhëtimi i Marko Polos.

Burime: Enciklopedi, materiale nga interneti, skema e përgatitur nga

mësuesi, histori të Marko Polos.

Burimi 1

Marko Polo ka lindur në Venedik më 15

shtator 1254. (studiues të ndryshëm mendojnë se

vendlindja e tij mund të jetë edhe Kroacia). Babai

i tij ishte një tregtar që kishte vënë një pasuri të

madhe nga tregtia me vendet e Lindjes së Afërt.

Në vitin 1271 Marko Polo së bashku me babain

dhe xhaxhain e vet u nisën për në Azi, duke

përshkuar “Rrugën e Mëndafshit” (tokësore).

Udhëtoi në Palestinë, Kurdistan, Armeni, Irak,

Iran, Afganistan, Tibet dhe arriti në Kinë. Gjatë

qëndrimit në Kinë i vizitoi pothuajse të gjitha viset Fig.1 Marko Polo

e saj. Pastaj u kthye në Venedik, duke kaluar nëpër

Indonezi, Sri Lankë, Iran, Irak, Kurdistan dhe Armeni.

Pas 24 vjetësh, në vitin 1295 ata do të kthehen në Venecia, pasi kishin

udhëtuar rreth 24 000 km.

Në vitin 1290 vetë Marko Polo do të shkruajë librin e vet me titull “Mbi

shumëllojshmërinë e Botës”. Në këtë libër, Marko e përshkruan Kinën si

një ”…vend jashtëzakonisht të pasur me metale të çmuara, gurë të çmuar,

mëndafsh të shkëlqyer dhe plot erëza nga më të çuditshmet të shijshme dhe

mjaft të vlefshme si dhe me qytete të mbuluara me ar”. Pas leximit të librit

të tij shumë evropianë ishin të gatshëm të përballen me rreziqe të mëdha, me

qëllimin e zbulimit të rrugëve të reja tregtare për të siguruar pasuri përrallore

në Lindje.

Marko Polo nuk ishte evropiani i parë që arriti në Kinë, por ai ishte i pari

që udhëtoi mespërmes Azisë në rrugë tokësore dhe la një kronikë të detajuar të

përvojës së tij. Libri i tij do të frymëzojë shumë eksplorues të tjerë në vitet e

21

shekujt në vazhdim dhe do të jetë arsyeja kryesore e zbulimit të “Botës së Re”

Libri i tij pati një vlerë të madhe për historianët kinez, pasi i ndihmoi ata

të kuptojnë më mirë disa nga ngjarjet më të rëndësishme të shek,XIII.

Me zbulimet e tij është dëshmuar se Azia nga lindja nuk përfundon me

pyje të pashkelura dhe me moçale, siç mendonte Ptolemeu, por bregdeti i saj

është i përshtatshëm për anije.

Fig.2 Shënime me dorë të bëra nga Kristofor

Kolombi në një botim latinisht të librit Polo-s

Burimi 2

“Unë besoj së ishte

vullneti i Perëndisë që ne të

ndërmerrnim udhëtimin tonë,

në mënyrë që të njohim gjërat

që janë në botë, pasi që, siç

kemi thënë në kapitullin e parë

të këtij libri, asnjeri tjetër nuk

ka hulumtuar aq shumë botën

si Marko, biri i Nikolo Polos,

shtetas i madh dhe fisnik i qytetit të Venecias”. Marko Polo (shkëputur nga

libri i tij “Udhëtimet e Marko Polos”)

Burimi 3

Historia e Markos ka frymëzuar

aventurierë të panumërt duke i bërë

të vendosur të dalin jashtë dhe të

shohin botën. Dy shekuj pas vdekjes

së Markos, Kristofor Kolombi u nis në

drejtim të perëndimit përtej Atlantikut

me shpresën për të gjetur një rrugë të

re për Orientin. Me vete kishte edhe

një kopje të librit të Polos.

https://en.wikipedia.org/wiki/

The_Travels_of_Marco_Polo

Fig. 4 Udhëtimi i Marko Polos

nëpër Azi

Burimi 4.

Teksa javët kalonin në këtë udhëtim të gjatë e të ngadalshëm drejt Kinës,

dy murgjit që shoqëronin vëllezërit Polo së bashku me Markon 17 vjeçar,

filluan të frikësoheshin gjithnjë e më shumë. Kur mbërritën në Armeni, ata

dukeshin të paralizuar nga terrori. “Ne nuk do të shkojmë më tej” - tha njëri

prej tyre, “ky udhëtim është një çmenduri! Nga ta dimë që në Kinë ka qytete,

rrugë dhe njerëz të civilizuar”. Nikolo Polo u përgjigj me përbuzje: “Vëllai

im dhe unë kemi qenë në Kinë” i siguroi ai murgjit. “Ne i kemi parë qytetet,

22

ugët dhe njerëzit me sytë tanë! Pas tetë vjetësh u kthyem në Venecia! Çfarë

provash kërkoni më shumë?”

http://www.lookandlearn.com/blog/18784/marco-polos-transcontinental-journey-to-the-court-of-kubla-khan/

Hapi I

Ndahet klasa në grupe dhe çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II

Bëhet leximi i materialeve të dhëna në tekst.

Hapi III

Bazuar në burimet e dhëna në tekst, grupet mund të punojnë sipas këtyre

drejtimeve.

• Periudhën në të cilën ka jetuar Marko Polo.

• Cilat janë kontinentet që përshkoi ai për të shkuar në Kinë? Po vendet

në të cilat kaloi?

• Duke përdorur shkallën e hartës së Euroazisë, gjej distancën në

kilometër Venecia - Shangdu (qytetit ku gjendej pallati i Kublai Khan).

• Pse evropianët u nxitën të kërkonin rrugë të reja për në Azi?

• Rëndësinë që pati udhëtimi i tij në forcimin e lidhjeve të Evropës me

Azinë.

• Rëndësinë që pati libri i tij për zbulimet gjeografike të mëvonshme si

dhe në zbulimin e Botës së Re.

• Të plotësohet në hartën memece të Euroazisë, rruga e vajtjes dhe e

kthimit të tij nga Kina.

• Duke ditur shkallën e hartës së Euroazisë që keni në klasë, llogaritni sa

kilometra është nga Venecia në pallatin e Kublai Khanit, sot qyteti Shangdu

në Kinë.

Hapi V

Bëhet prezantimi i punës.

Detyrë

Për orën pasardhëse, Zbulimi i Australisë të mblidhen informacione, foto

dhe materiale për popullsinë vendase të Australisë (Aborigjenët), për zbulimin

dhe kolonizimin e saj nga evropianët. Burime: Interneti.

Adresa të sugjeruara:

http://www.bota.al/2015/08/australia-misteret-e-qoshes-se-botes/

https://sq.wikipedia.org/wiki/Historia_e_Australis%C3%AB

https://www.border.gov.au/Citizenship/Documents/albanian-non-test.

23

Veprimtari praktike

Zbulimi i Australisë 7Koha: 1 orë mësimore

Rezultatet e të nxënit:

- Përshkruan veçoritë e jetës së banorëve vendas të kontinentit e

Australisë.

- Identifikojnë vitin e zbulimit dhe të ardhjes së evropianëve në këtë

kontinent.

- Përshkruan mënyrën e kalimit të Australisë në një koloni britanike.

- Vlerëson ndikimin e evropianëve në jetën e banorëve vendas.

Burimet:

Hartë e kontinentit australian, burime nga interneti, enciklopedi, fletore

pune.

Kur Marko Polo u kthye nga Kina në Venedik, ai fliste për një tokë të

pasur në ar e perla që gjendej prapa (në jug) të ishujve Java. Evropiani i parë

që ka zbritur në tokën australiane ishte holandezi Willem Jansz në vitin 1606

, vit i cili merret si viti i zbulimi të Australisë.

24

Zhvillimi i veprimtarisë

Hapi I

Ndahet klasa në grupe dhe çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II

Lexohet burimi i dhënë në tekst dhe më pas sistemohet materiali i

grumbulluar nga detyra e dhënë nga mësuesi në orën paraardhëse.

Hapi III

Bazuar në materialet e grumbulluara për zbulimin dhe kolonizimin e

Australisë si dhe informacionin e dhënë në tekst secili grup mbledh të dhëna

për:

Grupi I

- Jetën e banorëve vendas në kontinentin Australian.

Grupi II

- Zbulimin e Kontinentit Australian.

Grupi III

- Kthimi i kontinentit në koloni britanike dhe rrjedhojat e kolonizimit.

Grupi IV

- Kapiteni Xhejms Cook.

Hapi V

Diskutohet për rezultatet e veprimtarisë.

Veprimtari të sugjeruara:

Mund të krijohet një album nga secili grup në lidhje me temen e vet.

Fig 1 Mbërritja ë kapitenit James Cook në Australi 1770

25

8

Punojmë me burime

Tregtia e skllevërve

Rreth viteve 1500-1900 evropianet rrëmbyen me forcë miliona

njerëz nga e gjithë Afrika Perëndimore dhe Qëndrore, duke i dërguar

ata përtej Atlantikut, në dy Amerikat, në kushtet e një mizorie të

madhe.

Informacionet e sjella për këtë temë, janë marrë nga dokumente

origjinale të cilat gjenden sot në muzeun internacional të skllevërve në

qytetin e Liverpulit në Britaninë e Madhe. Për më shumë informacion

mund të gjeni në adresën:

http://www.liverpoolmuseums.org.uk/ism/slavery/

Fig. 1 Rruga trekëndësh e bërë

nga tregtarët e skllevërve

26

Burimi 1

Tregtia e transatlantike e skllevërve

në përgjithësi ka ndjekur një rrugë

trekëndësh:

Tregtarët niseshin nga portet evropiane

drejt bregut perëndimor të Afrikës. Atje

ata blinin njerëzit në këmbim të mallrave

duke i ngarkuar më pas në anije. Udhëtimi

përmes Atlantikut zgjaste në përgjithësi 6-8

javë. Pasi arrinin në Amerikë, afrikanët që

i kishin mbijetuar udhëtimit nxirreshin për

shitje për të punuar si skllevër për pronarët

evropianë. Anijet më pas ktheheshin në

Evropë të ngarkuara me mallra si sheqer,

duhan, oriz, pambuk etj të prodhuara si rezultat i punës së detyruar të

skllevërve.

Pas leximit

- Identifikoni në hartë pikën e nisjes dhe të mbërritjes së udhëtimit të

anijeve të skllevërve.

- Cila ishte rruga e bërë nga tregtarët evropianë të skllevërve afrikanë?

- Cilat ishin produktet që ata blinin dhe tregtonin?

Burimi 2

Mbërritja dhe shitja e skllevërve

në Amerikë

Më në fund, në mbërritëm në

ishullin e Barbados. Shumë tregtarë

dhe plantatorë (mbjellës) u ngjitën

në bord. Ata na ndanë në grupe dhe

filluan të na kontrollonin me kujdes.

Më pas, ata na përcollën për tek oborri

Fig.2 Ankandi i skllevërve

i tregtarëve, ku na mbyllën të gjithëve

së bashku si dele në vathë. Mënyra sesi

ata na shisnin ishte: Fillimisht ata jepnin një sinjal, më pas blerësit vraponin

përnjëherësh për tek oborri në mënyrë që të shihnin sllevërit. Në fund, secili

blerës bënte zgjedhjen e vet në bazë të grupit që pëlqente më tepër. Në këtë

mënyrë, të gjithë familjarët dhe miqtë ndahen nga njëri-tjetri dhe shumica nuk

arrijnë të shihen kurrë më.

Pjesë nga ditari i ish-skllavit Olaudah Equiano i cili shkroi autobiografinë

e tij në vitin 1789.

Pas leximit

- Çfarë ndodhte me robërit afrikanë pasi ata mbërrinin në Amerikë?

- Cila ishte mënyra e shitjes së tyre? Me çfarë do ta krahasonit shitjen e

skllevërve?

- Imagjinoni sikur të ishit ju në pozicionin e një skllavi. Cilat do të ishin

ndjenjat tuaja në këto momente?

Burimi 3

Keqtrajtimi i skllevërve nga pronaret (pjesë nga ditari i ish-skllavit)

Fig. 2 Foto e bërë në vitin 1863.

Një skllav i rrahur me kamxhik

nga mbikqyrësi i tij.”Unë kam

qëndruar për 2 muaj në shtrat

pas rrahjes nga mbikqyrësi im”.

27

Ishte mëse e zakonshme që skllevërit njiheshin me inicialet e zotëruesit

të tyre. Nëse ne bënim ndonjë ”faj” qoftë edhe të vogël, torturoheshim duke na

vendosur qafore hekuri, ose duke na ngulur vida në gishtërinjtë e këmbës. Unë

nuk kisha parë kurrë më parë një zezak të rrihej derisa kockat e tij të thyheshin

vetëm e vetëm sepse kishte harruar ujin në zjarr të zihej më shumë se sa duhej.

Gjithë kjo padrejtësi ndaj nesh dhe gjithë ato vuajtje ishin të patolerueshme

por ne përsëri heshtnim.

Ndërto lidhje

- Cila ishte mënyra e trajtimit të skllevërve nga zotëruesit e tyre?

- Edhe pse trajtoheshin në mënyra nga me çnjerëzoret skllevërit përsëri

heshtnin. Identifiko disa nga shkaqet të cilat mendon se ishin arsyet e kësaj

heshtjeje. Diskutoi më pas me shokun e bankës.

- Përpilo një listë me rrugët qeë mendon se duhet të ndiqnin skllevërit

për t’i shpëtuar skllavërisë.

Burimi 4

Në vitin 1865 Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratoi

amendamentin e 13-të, i cili ndalonte skllavërinë dhe sigronte se “ as skllavëria,

as robëria e pavullnetshme përveë rasteve të ndëshkimit për krime të ndryshme,

nuk do të ekzistojë më në SHBA”. Por ajo nuk mbaroi me kaq. Sot me shumë

se 36 milionë njerëz në të gjithë botën, vazhdojnë të jenë të robëruar. Termi

“trafikim i qënieve njerëzore” nuk është gjë tjetër veçse skllavëria moderne.

Ajo është procesi i kontrollit të një personi me qëllim për ta shfrytëzuar

atë nëpermjet përdorimit të forcës, mashtrimit apo detyrimit. Edhe pse kjo

skllavëri është e paligjshme kudo në botë, ajo u sjell shfrytëzuesve rreth 150

miliard $ fitime në vit.

Informacioni i përket një organizate që lufton skllavërinë moderne End

Crowd https://endcrowd.org/why-slavery/

Gjyko

- Cili është mesazhi që ju përcjell fotoja e

mësipërme?

- Diskutoni në klasë rreth formave të

skllavërisë në ditët tona. Cili duhet të jetë reagimi

i qeverive dhe organizatave ndërkombëtare për të Fig.3 Skllavëria moderne

eliminuar këtë plagë shekullore të njerëzimit?

- A mendoni se denoncimi i akteve të skllavërisë është hapi i parë dhe i

fundit që duhet ndjekur për të penguar këtë skllavëri? Argumento përgjigjen

duke dhënë rrugë dhe forma të tjera për të shmangur përgjithmonë skllavërinë

e qenieve njerëzore.

28

Fig. 1 Evropianët në brigjet afrikane.

9Koha: 1 orë mësimore

Veprimtari praktike.

Zbulimi i kontinentit të Afrikës

Rezultatet e të nxënit:

- Identifikon shkaqet që ky kontinent u eksplorua më vonë nga evropianët,

sesa kontinentet e tjerë.

- Përshkruan veçoritë e jetës në kontinent.

- Vlerëson rrjedhojat që pati zbulimi i kontinentit për evropianët.

Burimet:

Fletore pune, hartë e kontinentit afrikan, materiale nga interneti,

enciklopedi, skemë e përgatitur nga mësuesi.

Burimi 1

“Toka jonë është çuditërisht e pasur dhe e frytshme dhe prodhon të gjitha

llojet e perimeve në sasi të madhe. Tek ne ka shumë misër indian si dhe sasi

të mëdha të pambukut dhe duhanit, ananas etj. Ne kemi edhe erëza të llojeve

të ndryshme, veçanërisht piper dhe një shumëllojshmëri të frutave të shijshme

që unë kurrë nuk i kam parë në Evropë. Bujqësia është punësimi ynë kryesor,

dhe të gjithë, madje edhe fëmijët dhe gratë, janë të angazhuar në të kështu që

në të gjithë e kemi zakon punën që në vitet tona të hershme”.

Burimi 2

“Sjelljet tona janë të thjeshta, lukset tona janë të pakta. Veshja e të dy

gjinive është gati e njëjtë. Ajo në përgjithësi përbëhet nga një copë e gjatë

basme, e cila përfundon lirshëm rreth trupit. Ajo është lyer zakonisht me

ngjyrë blu që është ngjyra jonë e preferuar. Përveç kësaj, gratë tona mbajnë

stoli prej ari në krahët dhe këmbët e tyre.

Pjesë nga ditari i një ish skllavi: Olaudah Equiano, i cili shkroi

autobiografinë e tij në 1789

http://www.liverpoolmuseums.org.uk/ism/slavery/

29

Burimi 3

Afrika edhe pse ishte shumë pranë Evropës, ka kaluar shumë vonë nën

kontrollin e saj. Arsyet kanë të bëjnë me pengesa të ndryshme gjeografike dhe

mjedisore të cilat kishin zvogëluar përpjekjet e evropianëve për të depërtuar në

kontinentin e errët. Erërat e Atlantikut e bënin më të lehtë që anijet të shkonin

nga Lindja në Perëndim sesa nga veriu në jug. Shkretëtira e Saharasë në

veri pengonte depërtimin e evropianëve nga toka. Vija bregdetare e Mesdheut

ishte pushtuar nga shoqëritë arabe dhe osmane të cilat ishin shumë të forta

dhe kishin sprapsur sulmet evropiane për shumë shekuj me rradhë. Një pjesë

e bregdetit perëndimor të Afrikës, e cila nuk është e shkretë popullsia lokale

kishte krijuar imunitet ndaj sëmundjeve të shumta të përhapura në këte zonë.

Do te duheshin shekuj përpjekje shkencore për parandalimin dhe trajtimin e

sëmundjeve të kësaj zone gjer sa evropianët të ndihen të sigurt për të hyrë në

kontinent. Një tjetër pengesë për evropianët ishin shoqëritë afrikane që kanë

ekzistuar në pjesën më të madhe të kontinentit. Afrika ishte një kontinent

me popullsi të dendur dhe me shumë shoqëri të fuqishme dhe jo të veçuara

tërësisht nga pjesa tjetër e botës. Kulturat arabe në veçanti kishin sjellë

përparime teknologjike dhe kulturore. Kjo do të thotë se evropianët nuk do të

gjejnë afrikanë të lehtë për t’u dominuar, sic ndodhi me pjesët e tjera të botës.

Burimi 4

Tregtarët e parë të cilët lundruan përgjatë bregdetit të Afrikës Perëndimore

ishin portugezët gjatë shekullit XV. Më pas holandezët, britanikët, francezët

dhe skandinavët do të vazhdojnë eksplorimin e brigjeve të Afrikës. Ata ishin

të interesuar fillimisht vetëm për tregti me këtë kontinent. Vendbanime dhe

porte u ndërtuan vetëm përgjate bregdetit të kontinentit. Sendet e çmueshme

të tilla si ari, fildishi dhe erëzat, veçanërisht piperi ishin shumë të kërkuara

prej tyre. Që në kontaktet e para me kontinentin, tregtarët europianë rrëmbyen

dhe blenë afrikanë për shitje në Evropë. Kjo vazhdoi deri në shekullin XVII

kur pronarët e plantacioneve në kontinentin Amerikan filluan të kërkojnë

gjithnjë e më shumë skllevër për të punuar në plantacionet e tyre. Përsa i përket

brendësisë së kontinentit, ka pasur pak interes nga europianët. Eksplorimi i

brendshëm evropian i Afrikës fillon në fund të shekullit XVIII.

Burimi 5

Evropianët kishin neveri për të shpenzuar çdo kohë shtesë në bregdetin

afrikan. Nëse ata mundnin, ndoshta do ta kishin shmangur krejtësisht atë. Ata

preferonin që skllevërit të ishin të gatshëm dhe duke pritur për ta për t’i marrë

direkt, në mënyrë që të minimizonin kohën e tyre në bregdetin afrikan dhe

maksimizonin fitimet e tyre duke përdorur mjetet e tyre në mënyrë më efikase.

Ata me të vërtetë nuk duan të shkojnë dëm dhe të hyjne në sherr për gjetjen e

30

skllevërve të tyre në një pjesë të panjohur dhe armiqësore të Botës.

http://www.britishempire.co.uk/maproom/zebracarriage.htm

Burimi 6

“Të nderuar zotërinj/ zotëri

Kapiteni John Burrow ka ardhur këtu në ditën e katërt të muajit maj me

një ngarkesë të lehtë. Ngarkesa përmbante veshje, shufra hekuri, pëlhura dhe

pajisje të tjera të cilat janë të vlefshme për tregtinë tonë.

Pas tetorit ne do ta furnizojmë kapitenin Burrow me 450-460 skllevër.

Unë shpresoj se anijet e tij do të mund t’i mbajnë 450 ose 460 skllevër. Unë

mendoj se ju ndërkohë mund ta përgatisni një ngarkesë për ne para se ai të

vijë tek ju. Unë nuk do ta mbaj gjatë atë këtu dhe mendoj se ai do të arrijë në

Liverpul rreth ditës së 15-të ose 20-të të muajit mars. Mund të na dërgoni kripë,

gota të mëdha si dhe rruaza të rrumbullakta të gjelbra, të verdha dhe të bardha.

Por sidomos kripë dhe gota... Unë miku yt i dashur, Egboyoung Offeong

23 korrik 1783”

Letër e një agjenti afrikan Egoboyong Offeong. Kjo letër gjendet në

muzeun e Liverpulit (Angli).

Zhvillimi i veprimtarisë

Hapi I

Ndahet klasa në grupe dhe çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II

Lexohen burimet e dhëna në tekst dhe materialet e mundshme të

grumbulluara nga nxënësit nga detyra e dhënë në orën paraardhëse. Sistemohet

materiali i grumbulluar.

Hapi III

Bazuar në informacionin e dhënë në tekst për zbulimin dhe kolonizimin

e Afrikes secili grup mund të punojë në këto drejtime:

Grupi I:

Punohet me burimin 1, 2, 3, dhe më pas u përgjigjet pyetjeve të tilla si:

Cilat ishin pasuritë e Afrikës? Cila ishte mënyra e jetesës? Cilat ishin veshjet

e banorëve? Cilat ishin karakteritikat e afrikanëve si popull?

Grupi II:

Punon me burimin 4, 5, 6 dhe tregon se cilat ishin shkaqet që evropianët

filluan vonë eksplorimin e Afrikës dhe identifikon dy fazat e këtij eksplorimi.

Grupi III

Shkruan një ese me titull:

“Rëndësia e zbulimit të Afrikës në zhvillimin e shoqërisë”

Hapi V

Diskutohet për rezultatet e veprimtarisë.

31

10

Ndryshimet

fetare në Evropë

Gjatë shekullit VI, Kisha

Katolike do t’u japë mëkatarëve në

këmbimb të shmangies apo zvogëlimit

të mëkateve indulgjenca. Ato ishin

copa të cilat u jepeshin mëkatarëve

në këmbim të lutjes, agjerimit,

shërbimit ose peligrinazhit. Gjatë

periudhës së Mesjetës filloi shitja e

indulgjencave kundrejt të hollave.

Indulgjencat ishin të shkruara

në gjuhën latine. Në Evropë në

periudhën e mesjetës, kjo gjuhë ishte

privilegj i priftërinjve, ndërkohë

që pjesa më e madhe e popullsisë

Fig.1Tregu i shitjes së indulgjencave

nuk e njihte këtë gjuhë. A ju duket

e drejtë blerja e indulgjencave nga

besimtarët, pa e ditur përmbajtjen e tyre?

- A ju duket e drejtë shitja e indulgjencave?

- A praktikohet sot kjo shitje nga kisha katolike?

32

Pyetje kyçe: Cili ishte qëllimi i Reformacionit?

Fjalë kyçe: Reformacion, indulgjenca, luteranë.

1. Lindja e reformacionit

Autoriteti i kishës katolike kishte filluar të bjerë që në shekujt e fundit të

mesjetës. Me përhapjen e ideve të reja humaniste pakënaqësia ndaj mënyrës

se si drejtohej kisha u rrit akoma edhe më shumë. Klerikët bënin një jetë

shumë luksoze. Ato përdornin fuqinë që u jepte kisha për interesat e veta dhe

jo për të mirën e popullit. Priftërinjtë kishin lënë pas dore detyrën e tyre dhe

kujdeseshin vetëm për pronat e veta. Kisha kishte filluar të shiste pozicione

të larta fetare duke ua dhënë ato atij që ofronte më shumë, kështu shumë

priftërinj të ishin të paarsimuar. Taksat që paguante populli për kishën ishin

shumë të larta. Kulmi korrupsionit të kishës, ishte shitja e indulgjencave.

Shumë njerëz të pakënaqur nga veprimet e kishës, u vunë në kërkim të

mënyrave për të ndryshuar dhe reformuar kishën. Lëvizja që filloi për këtë

qëllim u quajt Reformacion. Idetë për reformimin e kishës, u përhapën me një

shpejtësi të madhe në të gjithë Evropën.

2. Tezat e Martin Luterit

Jo të gjithë klerikët bënin një jetë të korruptuar. Kishte edhe nga ata që

ishin kundër veprimeve të kishës. Një prej tyre ishte murgu gjerman Martin

Luteri. Në vitin 1517, ai hartoi një listë me 95 teza dhe i vendosi në derën e

kishës së qytetit Vytenberg. Këto teza ishin një listë e deklaratave që shprehnin

shqetësimet e Luterit rreth disa praktikave të kishës si shitja e indulgjencave

dhe në përgjithësi për doktrinën e kishës. Kjo është ngjarja që shënon fillimin

e Reformacionit.

Luteri hodhi poshtë autoritetin e Papës. Ai sugjeroi së vetëm Bibla duhet

të jetë udhërrëfyes për jetën e krishterë.

Ai propozonte se njerëzit mund të komunikojnë me Zotin drejtpërdrejt

duke lexuar dhe kuptuar biblën dhe jo nëpërmjet priftërinjëve. Priftërinjtë

mund të martoheshin.

Luteri këmbënguli se kisha duhet të përdorë gjuhën e popullit dhe

jo latine siç ishte praktikë në traditën katolike romake. Si rezultat, Luteri

udhëhoqi meshën e parë në gjuhën gjermane, madje përktheu edhe Biblën në

gjermanisht.

Me anë të këtyre tezave Luteri protestonte kundër korrupsionit të kishës

dhe më pas kërkonte reformimin e saj. Ky është edhe shkaku që të gjithë

përkrahësit e tij në vitet në vazhdim do të njihen me emrin protestantë. Por

shumë të tjerë mbetën besnikë ndaj Kishës Katolike. Kjo çoi në ndarjen e

kishës në dy grupime të mëdha të krishtera, në kishën protestante dhe në atë

katolike.

Në Gjermani protestantët do të njihen me emrin Luteranë. Luterantët do

të mbështeteshin nga princat gjermanë që kundërshtonin perandorin Karlin V

i cili ishte përkrahës i kishës katolike.

Fjalor:

Reformacion- Lëvizja e shekullit XVI, që

synonte reformimin e Kishës Katolike dhe që

përfundoi me formimin e Kishës Protestante.

Fig.2 Martin Luter

Pas leximit:

- Cilat ishin shkaqet e rënies së autoritetit

të kishës katolike gjatë shekujve të fundit të

mesjetës?

33

- Cila ishte përmbajtja e ideve të Martin Luterit?

- Cili është qëndrimi juaj në lidhje me tezat e Luterit? A ju duken të

drejta pikëpamjet e tij? Argumentoni qendrimin.

Fig.3 Kopje e një indulgjence që kushtonte

lirë (është e shkruar në gjuhën latine).

Në emër të të gjithë shenjtorëve

dhe me mëshirën ndaj jush, unë ju

çliroj juve prej të gjitha mëkateve

dhe gabimeve dhe ua fal të gjitha

ndëshkimet për 10 ditë.

Xhon Tetzel

- Vëreni veten në rolin e një

bleresi indulgjencash. Listo disa

nga arsyet që do t’ju nxisnin juve

të blinit indulgjenca.

- Cila do të ishte rruga më e drejtë e ndjekur nga kisha për të ndihmuar

besimtarët në larjen e mëkateve?

- Ilustrojeni me një karikaturë shitjen e indulgjencave.

Arsyeto

- Pse Luteri i vendosi tezat e tij në derën e kishës së qytetit Vytenberg?

- A mendon se ky ishte vendi më i mirë për t’i publikuar ato? Pse?

Argumento mendimin.

- Cilat janë rrugët që do të ndiqje sot për të publikuar një ide tënden?

- Martin Luteri ishte një prift gjerman. A mendon se qëllimi i tij kur

hartoi 95 tezat ishte krijimi i një kishe të re? Argumento mendimin.

Fig. 3 Martin

Luteri duke

vendosur

listën me 95

tezat e tij në

derën e kishës

së qytetit

Vytenberg

34

11

Ndryshimet fetare në

Evropë. Përhapja e

protestantizmit

Fig. 1 Mbreti i Anglisë Henri VIII

Henri VIII kërkonte të divorcohej nga gruaja e tij pasi kishte

vetëm vajza. Ai kishte frikë se pa një trashëgimtar kombi i tij mund të

fillonte prapë një luftë civile. Pasi iu mohua e drejta për shkurorëzim

nga Papa, ai bindi Parlamentin për të deklaruar shkëputjen e kishës

së Anglisë nga Kisha Katolike dhe për të vendosur veten në krye të

Kishës së Anglisë. Menjëherë pas kësaj ai do të divorcohet gruaja e

tij. Në vitet në vazhdim ai u martua edhe tre herë të tjera dhe do të

ketë vetëm një djalë, Eduardin VI.

- A ju duket e drejtë zgjidhja që bëri Henrit VIII? Argumentoni

mendimin.

Pyetje kyçe: Cila ishte përhapja që mori protestantizmi në Evropë?

Fjalë kyçe: Kisha anglikane, puritanë, kalvinistë, hugenotë.

1. Protestantizmi në Angli

Brenda një kohe të shkurtër idetë e Luterit, falë edhe përdorimit të

35

shtypshkronjës morën një përhapje të madhe. Kisha protestante u përhap nga

Gjermania në Francë, Zvicër, Danimarkë, Angli, Holandë, Suedi, Danimarkë,

Norvegji dhe Finlandë.

Në Angli përhapja e protestantizmit ndryshonte nga vendet e tjera. Këtu

ishte vetë mbreti që përqafoi idetë e reja dhe u vu në krye të lëvizjes. Ishte

mbreti Henri VIII i cili bëri disa veprime me të cilat Anglia filloi të mos i

bindej më autoritetit të Papës. Në vitin 1536 kisha angleze u shkëput nga

varësia e Papës. Parlamenti krijoi një kishë të re angleze. Mbreti shpallet

kryetar i kishës, e cila do të marrë emrin kisha anglikane. Të gjithë ata që

kundërshtuan kishën anglikane u ekzekutuan. Në Angli protestantët njiheshin

me emrin puritanë. Kisha anglikane bëri të vetat shumë ide të protestantizmit

por njëkohësisht ruajti edhe disa nga mësimet katolike të cilat refuzoheshin

nga protestantët.

2. Protestantizmi në Zvicër

Në Zvicër kisha protestante u

quajt kalviniste për nder të francezit

Xhon Kalvin. Ai ishte mbështetës i

Luterit dhe idetë e tij gjetën përkrahje

në popull. Kalvini ashtu si dhe

Luteri, vlerësonte rolin e Biblës. Në

qendër të ideve të Kalvinit ishte roli i

Perëndisë në shpëtimin e besimtarëve.

Ai theksonte se besimtarët ishin

parapërcaktuar për shpëtim që para

se të lindnin. Sipas tij Perëndia

dërgoi Jezu Krishtin të vdiste për

të larë mëkatet e shenjtorëve, por

jo mëkatet e atyre që nuk besonin.

Pra njeriu, duhet të besojë tek zoti

Fig. 2 Xhon Kalvin lindi në Francë. dhe të bëjë një jetë larg shthurjes,

Në vitin 1509 u largua nga Franca për shpërdorimit të të ardhurave dhe të

shkak të përndjekjeve që po i bëheshin punojë shumë në mënyrë që të fitojë

për shkak të ideve të tij protestante dhe gjatë jetës mbështetjen e Zotit.

u vendos në Gjenevë të Zvicrës.

Mësimet e Kalvinit do të

përhapen në Francë ku protestantët

do të njihen me emrin hugenotë, në Skoci ku do të njihen me emrin

presbiterianë.

36

Pas leximit:

- Cila ishte përmbajtja e mësimeve të Kalvinit?

Fig. 3 Evropa pas Reformacionit

- Pse në Angli përhapja e protestantizmit ndryshonte nga Gjermania?

Ndërto lidhje:

- Vëzhgo me vëmendje hartën. Identifiko vendet në të cilat nuk pati

përhapje të protestantizmit.

- Cfarë solli për besimin e krishterë, reforma protestante?

- Sa do të jetë numri e grupimeve të krishtera pas reformacionit në

Evropë?

Plotëso tabelën:

- Vendos në tabelë idetë e Luterit dhe të Kalvinit

Idetë e Luterit

Idetë e Kalvinit

- A kanë të përbashkëta? Po dallime?

37

12

Reforma Katolike

Galileo Galilei ishte

një matematikan, fizikan,

astronom dhe filozof italian.

Më 3 korrik 1633, ai u akuzua

rëndë nga kisha katolike në

lidhje me teorinë e tij sipas së

cilës, Dielli është në qendër të

Fig.1 Gjyqi i Galileos

universit dhe Toka lëviz rreth

tij. Kisha katolike i cilësoi

mendimet e tij në kundërshtim

me Shkrimin e Shenjtë dhe se ai duhet të betohej se do të hiqte dorë nga ato

mendime në këmbim të jetës. Ai u dënua me burgim të përjetshëm, që më pas

u ndryshua në arrest shtëpie. Veprat e tij do të cilësohen heretike dhe u ndalua

botimi i tyre. Thuhet se pasi u detyrua të mohojë mendimet e tij ai murmuriti

frazën e famshme “E megjithatë ajo lëviz”.

Ndërto lidhje:

- Imagjino veten në vendin e Galileos. Çfarë qëndrimi do të mbaje para

një gjyqi që në këmbim të faljes të kërkon të mohosh idetë tua? Argumento

qëndrimin.

- A ishte Galileo një hero? Arsyeto përgjigjen.

Pyetje kyçe: Cili ishte qëllimi i Reformacionit Katolik.

Fjalë kyçe: kundërreforma, Koncili i Trentos, Urdhri Jezuit, inkuizicion,

Papa Pali III.

1. Reforma katolike

E alarmuar nga përhapja që po merrte protestantizmi, kisha katolike

filloi përpjekjet për të rigjallëruar kishën dhe për ta pastruar atë nga abuzimet

dhe korrupsioni. Kjo reformë është quajtur kundërreforma ose reformacioni

katolik.

Disa nga drejtimet e kësaj lëvizje ishin:

- Krijimi i urdhrave fetarë. Më i rëndësishmi mes tyre ishte Urdhri i

38

Jezuitëve i krijuar në vitin 1534 nga spanjolli Injac Lojola. Anëtarët e tij i

ishin dedikuar rindërtimit të jetës së kishës, përmes zhvillimit të arsimit dhe

përpjekjeve për të rifituar besimtarët e humbur. Ata hapën kolegje në Evropë e

jashtë saj duke ndikuar në kthimin e kristianizmit në një forcë udhëheqëse në

tokat e sapozbuluara në Hemisferën Perëndimore, Azi dhe ishujt e Paqësorit.

- Koncili i Trentos. U thirr nga Papa Pali III në vitin 1545 në Trento

të Italisë. Në këtë Koncil (Këshill) u denoncuan si herezi të gjitha parimet e

protestantizmit. U ripohua roli i Papës si zëvendësi i Krishtit në tokë. U kërkua

nga klerikët të hiqnin dorë nga korrupsioni dhe jeta luksoze duke u lidhur më

shumë me besimtarët. Klerikët duhej të ishin të gjithë të arsimuar. Ata nuk

duhej të martoheshin. Ceremonitë kishtare duhet të vazhdonin të ishin shumë

të rëndësishme. Theksoi respektin që duhet të kishin besimtarët për kishën.

Vetëm ajo mund të bënte shpjegimin e Biblës, e cila duhej të vazhdonte të

ishte në latinisht. Dënoi shitjen e indulgjecave.

- Gjyqi i Inkuizicionit romak i themeluar nga Papa Pali III në vitin 1545.

Qëllimi i tij ishte dënimi i heretikëve.

- U hartua lista e librave të ndaluar të cilët nuk duhet të shiteshin,

bliheshin apo mbaheshin. Këto libra mblidheshin dhe digjeshin në qendër të

qyteteve. Ata që mbanin libra të tillë dënoheshin si heretikë.

2. Pasojat e reformacionit dhe kundërreformacionit

1. Që para shek. XVI, krishtërimi ishtë ndarë në dy degë: Lindja ortodokse

dhe Perëndimi katolik. Reformacioni i shekullit XVI do të sjellë ndarjen e

mëtejshme të Perëndimit katolik në dy grupime, ai katolik dhe ai protestant.

2. Të dyja reformat ndikuan në zhvillimin e arsimit në Evropë. Protestantët

nëpërmjet thirrjes që u bënin besimtarëve për të lexuar Biblën, duke i nxitur

ata të arsimoheshin. Katolikët me përpjekjet e tyre për hapjen e shkollave

katolike.

3. Në vendet protestante u mohua autoriteti i Papës, ndërsa në vendet

katolike u kufizua kontrolli i kishës në çështjet politike.

4. Të dyja reformat e bënë më demokratike jetën e njeriut duke bërë që

çdo njeri të bëjë zgjedhjet e veta në jetë i pakushtëzuar nga besimi.

5. Persekutimi fetar ishte një efekt i padëshirueshëm i Reformimit. Luftëra

të shumta fetare dhe civile do të shpërthejnë në Evropën Qëndrore, Veriore

dhe Perëndimore duke shkaktuar një numër të madh viktimash. Katolikët

përndiqnin protestantët dhe protestantët përndiqnin katolikët.

Fjalor:

Heretikë- Konsideroheshin të gjithë ata që mendonin ndryshe nga

mësimet e kishës katolike Inkuizicion- Inkuizicioni është një grup i

institucioneve në sistemin gjyqësor të Kishës Katolike Romake qëllimi i të

39

cilit ishte të luftonte herezinë. Filloi gjatë shekullit XII në Francë.

Pas leximit:

- Listoni vendimet e Koncilit të Trentos.

- A ka pika të përbashkëta në vendimet e Koncilit të Trentos me idetë e

protestantëve?

- Argumentoni mendimin.

- Një nga drejtimet e veprimtarisë së urdhrave fetare ishte hapja e

kolegjeve që merreshim me edukimin e nxënësve jo vetëm me mësime fetare

por edhe me kulturë të përgjithshme. A mendoni së ishte i domosdoshëm

arsimimi i klerikëve? Argumentoni mendimin.

- Bëj një kërkim në lidhjë me marrëdhëniet mes tre kishave, në ditët

tona. A vazhdojnë akoma konfliktet mes tyre. Diskuto kërkimin me shokun e

bankës.

40

Fig.3 Evropa pas reformave fetare

Kisha protestante Kisha katolike Kisha ortodokse

Detyrë

Për orën pasardhëse: Veprimtari praktike “Gjendja fetare e popullsisë

shqiptare gjatë shek. XVI-XVII” të mblidhen informacione, foto dhe materiale

për: Besimet fetare në vendin tonë, përhapja e këtyre besimeve para dhe pas

vendosjes së pushtimit osman, marrëdhëniet mes popullsive të besimeve të

ndryshme fetare. Burime: Interneti.

Adresa të sugjeruara:

http://historia.shqipedia.org/wiki/Krishterimi_n%C3%AB_

Shqip%C3%ABriria.com/perandoria/kreu3.php, https://sq.wikipedia.org/

wiki/Feja_n%C3%AB_trevat_shqiptarë.

13

Veprimtari praktike

Gjendja fetare e

shoqërisë shqiptare

gjatë shekujve XVI-XVII

Koha mësimore: 1 orë

Rezultatet e të nxënit:

- Tregon ndryshimin e strukturës fetare të popullsisë shqiptare pas

vendosjes së sundimit osman.

- Identifikon monumente fetare si pjesë të trashëgimisë sonë kulturore.

- Vlerëson tolerancën fetare të shoqërisë shqiptare.

Burime:

Materiale nga interneti, fletore pune, skeme e përgatitur nga mësuesi,

foto të monumenteve fetare.

Burim

“Këta njerëz, që jetojnë midis të krishterëve dhe muhamedanëve dhe që

nuk ua kanë marrë dorën mosmarrëveshjeve fetare, deklarojnë se nuk janë

aspak në gjendje të gjykojnë se cili besim është më i miri. Por, për hir të së

vërtetës, ata i ndjekin me maturi të dy besimet. Shkojnë në xhami të premteve

dhe në kishë të dielave, duke nxjerrë si pretekst se në ditën e gjykimit do të

kenë mbrojtjen e profetit të vërtetë; mirëpo, se kush na qenka ky profet, nuk

janë në gjendje ta përcaktojnë”.

Pjesë nga shkrimi i një vëzhgueseje të huaj në Stamboll, 1717 në lidhje

me shqiptarët.

Shkëputur “Historia Popullit Shqiptarë”. “Ndryshimet në strukturën

fetare të popullit shqiptar, përhapja e fese islame (shek.XV-XIX)”.

Zhvillimi i punës

Hapi I

Ndahet klasa në grupe dhe çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

41

Hapi II

Lexohet burimi i dhënë në tekst dhe më pas sistemohet materiali i

grumbulluar nga detyra e dhënë nga mësuesi në orën paraardhëse.

Hapi III

Bazuar në materialet e grumbulluara për besimin fetar të popullsisë

shqiptare gjatë shekujve XVI-XVII,

Grupet mund të punojnë sipas këtyre drejtimeve:

Grupi I

- Ndryshimi i strukturës së popullsisë shqiptare pas vendosjes së pushtimit

osman. Rrugët që u ndoqën nga Perandoria Osmane për të përhapur besimin

islam.

Grupi II

- Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse para pushtimit osman dhe gjatë

pushtimit.

Grupi III

- Marrëdheniet mes popullsisë së tre besimeve fetare në territoret

shqiptare në periudhën e shekujve XVI-XVII dhe sot.

Grupi IV

- Montazh me foto të monumenteve fetare që i përkasin shekujve.XVI-

XVII si pjesë të trashëgimise sonë kulturore.

Hapi V

Diskutohet për rezultatet e veprimtarisë.

Veprimtari të sugjeruara:

Mund të vizitohet një monument fetar që gjendet në zonën tuaj

dhe të diskutohet rreth tij. (Koha kur është ndërtuar, cilit besim i përket,

karakteristikat e tij).

42

14

Perandoria osmane

dhe Europa

Perandoria Osmane në 1683

Principata Osmane 1300

Blerjet, 1300-1359

Blerjet, 1359-1451

Blerjet, 1451-1481 (Mehmed II)

Blerjet, 1512-1520 (Selim I)

Blerjet, 1520-1566 (Sulejmani i Madhërishëm)

Blerjet, 1566-1683

Fig. 1 Hartë e Perandorisë Osmane e vitit 1683 http://www.euroatlas.com

Para leximit:

Shiko me vëmendje hartën. Mbështetur edhe mbi informacionin e marrë

në klasën e gjashtë, diskutoni mbi Perandorinë Osmane?

- Identifiko vendet e Ballkanit që osmanët kishin pushtuar.

- Kur kur erdhën turqit në Shqipëri?

- Pyesni kur e pushtuan turqit qytetin tuaj?

Pyetje kyçe: Pse Perandoria Osmane pas pushtimeve në Evropë u

shndërrua në Perandorinë më të madhe të kohës?

Fjalë kyçe: Perandori, zgjerime territoriale, trashëgimi.

43

1. Përpjekjet për zgjerimin e Perandorisë.

Nga vitet 1345-1402-Perandoria osmane duke përdorur mekanizma të

ndryshëm politikë si: marrëveshjet, martesat për hir të aleancave, kolonizimi

i territoreve me turq të ardhur nga Azia e Vogël, marrja me forcë e tokave dhe

shpërndarja e luftëtarëve të tyre, zgjeron hapësirat e saj duke hyrë në brendësi

të Evropës. Në vitin 1390 ajo arriti të shndërrohej në Perandori. Në kohën kur

Perandoria drejtohej nga sulltan Mehmeti i Parë (1413-1421), shteti Osman

fillon të rimëkëmbet, rindërtohet dhe rifillon zgjerimet territoriale në Ballkan

dhe Azinë e Vogël. Përpjekjet për zgjerimin e Perandorisë u bënë edhe në

pellgun e Mesdheut. Pushton Qipron që ishte nën kontrollin e Venedikut dhe

për gati tre vjet përballet me Lidhjen e Shenjtë, një aleancë e Venedikut, Papës

dhe Spanjës. Lufta përfundoi me disfatën e ushtrisë osmane.

Në shekullin e XVI, Perandoria i rikthehet synimeve për hapësira

territoriale. Kulmi i pushtetit ottoman arriti me zgjerimet territorale në Evropë

gjatë sundimit të sulltan Sulejmanit (1520-1566). Falë aftësisë së Sulejmanit

të Parë për të kombinuar veprimet ushtarake me veprimtarinë diplomatike,

Perandoria osmane u shtri në tre kontinente: Azi, Afrikë dhe Europë. Ndaj

dhe evropianët e quajtën sulltan Sulejmanin të “Madhërishëm”, ndërsa

në Turqi u quajt Sulltan Ligjëvënësi. Rifillimi i luftës me Austrinë nuk po

i sillte asnjë rezultat, ndaj

Perandoria osmane ndërpreu

ekspansionin në Evropë, duke

rishikuar marrëdhëniet me

Austrinë. Tashmë, luftërat e

kishin varfëruar ekonomikisht

dhe shteruar “energjitë”

Perandorisë.

44

Fig. 2 Sulltan Sulejmani Fig.3 Piri Reis

ishte gjeograf dhe përpilues hartash

2. Qytetërimi Osman

Grumbullimi i pasurive

të medha nga luftërat, kërkesat

e monarkut për të hyjnizuar pushtetin e tyre nëpërmjet pasqyrimit të së

bukurës, ndihmuan në zhvillimin e artit dhe kulturës. Shkenca otomane mori

zhvillim gjatë sulltanatit të Mehmetit II. Në shekullin e XVI disa dijetarë

dhanë kontribute origjinale në shkencë, kjo periudhë njihet si periudha më e

gjallë e historisë turke. Mehmeti II inkurajoi dijetarët e kohës për të prodhuar

vepra në fushat e tyre. U përkthye në gjuhën arabe nga studiues grekë, libri

“Gjeografia e Ptolemeut”. Në 1445 sulltani mori në pallatin e tij humanistë

italianë të jepnin mësime mbi historinë romake dhe evropiane. Mirim Çelebi

ishte astronomi dhe matematikani i njohur i kësaj periudhe, që dha kontribut në

fushën e shkencave natyrore. Piri Reis ishte një nga emrat më të rëndësishëm

në historinë detare të botës. Në vitin 1521 ai botoi “Libri i Detit”. Dijetarët

hebrenj, të cilët kishin emigruar në vendet osmane, sollën përparimet evropiane

në astronomi dhe mjekësi. Arritje kishte edhe në fushën e arkitekturës dhe

kaligrafisë. Arkitektura osmane u ndikua nga arti pers, bizant dhe grek. Kjo lloj

arkitekture u pasqyrua në ndërtimin e godinave fetare, hamameve, bezistenit

e ndërtesave publike. Krahas arkitekturës u zhvillua dhe piktura. Miniaturat

osmane u përdorën për të ilustruar dorëshkrimet, ambjentet e xhamive. Në

kohën e sulltan Sulejmanit u zhvilluan punimet e artizanatit si; qilima, sixhade,

qeramika, punimet në porcelan, punimet e arit, fildishit e metaleve të çmuara

të zbukuruara me elementë të pikturës. Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX, u

zhvillua letërsia osmane e ndikuar nga letërsia franceze. Lindi poezia osmane

ose divani. Arritje u shënuan edhe në fushën e kaligrafisë.

Fjalor:

Sulltan- vjen nga arabishtja që

do të thotë sundimtar i plotëfuqishëm,

konsiderohej sundimtar absolute me

të drejta hyjnore.

Divan- Përmbledhje poezish me

një radhitje të veçantë nis me një lutje

drejtuar Allahut dhe mbaron si ode

drejtuar sulltanit ose sundimatareve

vendore.

Fig.4 Pjatë e punuar në fajancë Fig.5

Nënshkrim kaligrafik

Kaligrafi- stil mjeshtëror të shkruari me gërma dore. Arti i të formuarit

bukur të shkronjave të dorës.

Pas leximit:

Diskuto dyshe

- Vlerëso ndikimin që patën pushtimet në Perandorinë osmane dhe

Evropë?

- Parashtro arsyhet pse Perandoria osmane nuk mund të vazhdonte

ekspansionin?

- Ndërto një tabelë me arritjet në art, kulturë, mjekësi, letërsi, shkencë,

arkitekturë dhe në jetën e përditshme në Perandorinë osmane.

Arritjet në: Veçoritë

• Pikturë •

• Letërsi •

• Arkitekturë •

• Shkencë •

• Jetën e përditshme •

Mendim kritik

Kush ndikoi

në zhvillimin e

qytetërimit osman?

45

15

Burimi 1

Punojmë me burime

Kultura materiale dhe

shpirtërore në Shqipëri

Fig.1 Kulla e Sahatit ndërtim

shek. XVII në qytetin e Beratit

Mbi veprat e çuditshme dhe të

papara ndërtimi

Brenda në Pazar gjendet një vepër e

çuditshme, e paparë- kjo është kulla e sahatit,

e lartë me krye e drejtuar nga qielli, e pajisur

me një kambanë të madhe të ardhur nga

Ardeli. Ka një kambanë brenda së cilës mund

të hyjnë 10 veta. Në kohën e drekës bie 10

herë. Zëri i saj dëgjohet prej një largësi e deri

në një ditë rrugë. Kjo nuk mund të përshkruhet

aq dhe sa që mund të kallëzohet, por është

e domosdoshme të shikohet në vend, sepse

është një sahat me të vertetë i çuditshëm.

Evlija Çelebi “Sejahatmanes” Vëll VII

Veprimtari:

- Vlerëso ndikim që pati arkitektura osmane në arkitekturën shqiptare?

- Përpiquni të ndani faktin nga trilli në veprën e E. Çelebisë.

- Përcakto rolin e veprës së Çelebiut në përshkrimin e qyteteve të

Shqipërisë?

- Përpiquni të bëni ndryshime në disa të dhëna në përshkrimin e tij

ngazëllues.

Burimi 2

Ushqimi dhe pijet në Shqipëri (rreth vitit 1810)

Ushqimi kryesor i këtyre njerëzve janë buka e grunjtë ose bukë e elbit,

ose gatesa më me misër të pjekur ose të zier, djathi i bërë me qumësht dhie,

pilafi me gjalp, peshku, vezët, peshku i tharë, ullinjtë dhe perimet. Gjatë

festive të vegjlit delet theren po ashtu dhe pulat që gjenden me shumicë kudo,

46

por sasia e mishit është shumë e vogël se pjesa tjetër e dietës. Ata pinë verë

si muamedanët ashtu dhe të krishterët dhe një pije alkolike të fortë të nxjerrë

nga rrushi e elbi, të quajtur raki, që ngjason me uiskin. Pjesën më të madhe të

qumështit e përdorin për të bërë djathë. Uji i ftohtë është pija që përdorin më

shumë. Kafenë e gjen në shumë shtëpi edhe ndonjëherë verën e klasit të lartë

të sjellë nga Italia, ose likeret e prodhuara në Korfuz.

Broughton f.130-131

Veprimtari

- Krahaso ushqimin gjatë shekullit XIX

me atë sot. Ç’dallim vini re?

- Veço disa prej gjellëve që vijnë nga

kjo periudhë dhe që gatuhen ende në qytetin

tuaj?

-Veço atë që keni ngrënë kohët e

fundit?

Fig 2 Duke konsumuar ushqim

Burime 3

Gratë e Beratit janë të gjitha të mbuluara. Ato përdorin një veshje të prerë

pas trupit të përbëra nga cohë blu e errët ose peliçe që janë të hijshme dhe

myselina e hollë e tyre që mbulon fytyrën, rregullohet aq mirë nga pjesa e re

dhe e bukur e popullsisë femërore, sa tiparet e tyre mund të dallohen lehtë.

Shënime udhëtimi nga Edward Lear, 1851

Fig.3 Veshje nga Shqipëria e Jugut

Fig.4 Veshje e gruas në Turqi

Veprimtari

- Mendoni se veshja ka patur rol shoqëror në Perandorinë Osmane?

- Diskuto mbi veshjet e grave shqiptare dhe ato në Perandorinë

Osmane.

- A ruhen ende sot elemente të veshjes mesjetare?

- Ju pëlqejnë veshjet tradicionale shqiptare? Do të kishit dëshirë të kishit

në shtëpi një veshje të zonës suaj?

47

Burime 4

Mbi shkollat skjaruese, analizuese të kuptimeve të Kuranit.

Ka shkolla ku fëmijët mësojnë abetaren fetare në gjuhën arabe. Medresetë

janë më të përparuarat, nuk ka të tjera ku mund të mësohet leximi i pjesshëm i

kuraneve dhe ku përgatiten hafëza. Në çdo xhami gjenden pedagogë vullnetarë

(myderiz), ku lexohen e prehen shumë gjëra nga të gjitha dijet. Gjen shumë

nxënës (dija është në zemrën e rinisë).

Evlija Çelebi “Sejahatmanes” Vëll. VIII.

Fig. 5 Duke u zhvilluar një orë mësimi Fig. 6 Fëmijë të familjes sulltanore

Veprimtari:

- A merrnin shkollim vajzat në mesjetë?

- Vlerëso përparësitë dhe vështirësitë e fëmijëve për t’u arsimuar në atë

kohë.

- Identifiko shkollat në Shqipëri gjatë mesjetës dhe kush vinte në to?

- Veço dy lëndë që zhvilloheshin në këto shkolla dhe cila lëndë mendoni

se kishte rëndësi?

- Rendit disa nga lëndët që sot kanë më shumë përparësi në shkollë.

Argumento.

- Diskutoni mbi arsimin sot?

Detyrë për orën pasaardhëse:

Kërkoni nga interneti informacione dhe foto mbi arkitekturën, pikturën,

kulinarinë, veshjet, zakonet e traditat shqiptare. Sillini në klasë për zhvillimin

e veprimtarisë “Ndikimi i kulturës osmane në kulturën shqiptare”.

48

16

Veprimtari praktike

Ndikimi osmane në

kulturën shqiptare

Rezultatet e të nxënit:

• Identifikon ndikimin e kulturës osmane në kulturën shqiptare.

• Liston veçoritë e kulturës materiale dhe shpirtërore shqiptare.

• Pasqyron ndërthurjen e elementit vendas me atë osman në arkitekturën

shqiptare.

• Vlerëson raportet ndërmjet dy kulturave dhe bashkjetesën kulturore.

Burime

Fjalor enciklopedik, Historia e popullit shqiptar, internet

Për 500 vjet shqiptarët u munduan të ruanin identitetin e tyre, gjuhën,

zakonet, traditat . Bashkëjetesa e gjatë midis dy vendeve, la gjurmë në kulturën

materiale dhe shpirtërore. Në mjaft qytete shqiptare u ndërtuan banesa, tregje,

çesma, shkolla sipas modelit osman. Në fushën e kulinarisë ende sot shqiptarët

bakllavanë turke e kanë embëlsirën që konsumojnë në festa e ditë të veçanta.

Intelektualët shqiptare zhvilluan gjatë periudhës osmane aftësitë krijuese.

Nezim Berati është shkrimtari i pari që shkruajti divanin shqip me alfabet

turko-arabë.

Hapi I

Ndahet klasa ne grupe dhe çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II

Sistemohet materiali i grumbulluar nga detyra e dhënë nga mesuesi në

orën paraardhëse.

Hapi III

Bazuar në materialet e grumbulluara për jetën artin, arkitekturën, traditat,

zakonet, gatimet, veshje, artizanat, identifiko:

- Elementët e arkitekturës në ndërtimet mbrojtëse, veprat publike, tipet

e ndërtesave të kultit dhe banesave popullore.

- Jep disa fjalë turke që ende vazhdojnë sot të përdoren .

- Sillni disa vjersha të nxjerra nga letërsia e bejtexhinjve dhe recitojini

në klasë.

49

- Jep disa qytete në Shqipëri ku ende ndihet ndikimi osman.

- Jep disa emra gjellësh që janë pjesë e guzhinës në familjen tënde .

- Analizo secilën kulturë dhe bashkëjetesën midis tyre. Në çfarë

perfundimi arrini?

Hapi IV

Ndertohet nje tabele në të cilën të jepen fushat ku kultura osmane ka

ndikuar në kulturën shqiptare dhe të behet plotesimi i saj.

Ndikimi i kulturës

osmane në

arkitekturë

veshje,

pikturë

kulinari

Zakone, tradita

Shkrim

Tiparet

Veprimtari të sugjeruara: krijohet një album me foto nga kultura materiale

dhe shpitërore shqiptare .

Hapi V

Diskutohet për rezultatet e veprimtarisë.

50

17

Shoqëria, arti

dhe kultura në

shek. XVI-XVII

Fig. 1 Pikturë ku pasqyrohet shoqëria evropiane. Salloni është hapur, i

rrethuar me shtylla me harqe. Muzikantë që argëtojnë, njerëz që luajnë

bilardo, zonja me qen.

http/www. sphillipkay.files.wordpress.com

Para leximit:

Shiko me vëmendje pikturën: Çfarë tregon ajo?

- Përcakto shtresat sociale që i përkasin njerëzit në foto?

- Veço disa elementë të Rilindjes që shihni në këtë foto?

- Rendit disa ndërtime arkitekturore të këtij stili sot në Shqipëri?

Pyetje kyçe: Si ndikoi Rilindja në shoqërinë europiane të shek. XVI-

XVII?

Fjalë kyçe: Fisnikëri feudale, borgjezi tregëtare, popullsi qytetare,

shkencë, art, kulturë.

1. Shoqëria Evropiane në shek. XVI-XVIII

Idetë e Rilindjes dhe përparimet shkencore u pasqyruan edhe në shoqërinë

evropiane. Shoqëria e re sociale, u mbështet mbi cilësi dhe vlera të reja si:

51

espektimi i të drejtave dhe lirive të individit, drejtësinë, tolerancën, barazinë,

dëshirën për punë dhe për një jetë me të mirë. Struktura e shoqërisë evropiane

dhe mënyra e jetesës pësoi ndryshime. Në Evropë dominonte shoqëria rurale

në të cilën pjesën më të madhe e zinte fshatarësia, ndërkaq po rritej aristokracia

fisnike dhe popullsia qytetare. Tashmë kishte lindur një shtresë e re, borgjezia

tregëtare, bankierët, sipërmarrësit e ndërmarrjeve, ndërsa në borgjezinë e

vogël, bënin pjesë mjeshtrit, artizanët, pronarët e dyqaneve dhe të shërbimeve.

Edhe pozita dhe roli i gruas në shoqërinë Evropiane kishte ndryshuar. Gratë

filluan të tregonin interes për letërsinë, muzikën, apo t’i binin pianos.

2.Arritjet në art dhe kulturë

Gjatë shek. XI-XIV arti, kultura, arsimi e besimi ishin në ndikimin

e kishës, ndërsa gjatë shek. XVI dhe XVII ishte rritur besimi në studimet

shkencore dhe vlerësimin e natyrës. Arti i shek. XVII e vinte theksin te

përsosmëria, rregulli, eleganca, formaliteti. Teknika në pikturë ndryshoi, u

përdorën bojrat e vajit. Në këtë periudhë ndeshim portretin, portrete në grup,

peisazhin dhe detaje nga jeta reale në qytete. Krijimtaria artistike identifikohet

me Rembrandin, Vernerin.

Në ndërtimet arkitekturore u fut një stil barok, që i jepte ndërtesës

elegancë dhe madhështi. Skluptorët vërtet kopjonin modelet e statujave grekoromake,

por futën elementë jetësorë. Statujat u përdorën për zbukurimin e

qyteteve, ndërtesave të shtresave të pasura, godinave shtetërore. Leonardo

da Vinçi, Mikelanxhelo, Buonaroti, Mikel Maruli, Tomeu, realizuan vepra

madhështore arkitekturore.

Zhvillime pati në muzikë. Opera dhe baleti ishin popullorë. Spikati në

mënyrë të veçantë Zhan Baptist Luli. Arritjet e kësaj periudhe ruajnë vlerën e

tyre edhe në ditët tona.

52

Fig 2 Rembrandi, Portret fig. 3 Ndërtim arkitekturor i bërë nga Andrea Aleksi

3. Mendimi shkencor dhe human

Zbulimet gjeografike rritën interesin për të njohur botën, por edhe për

kërkimin shkencor. Dijetarët treguan interes për çështje të pranuara nga

njerëzimi prej vitesh. Ata filluan të publikonin teori të reja, mbështetur në

arritjet e botës antike dhe të dijetarëve myslimanë, duke hedhur poshtë metodat

e mëparshme dhe përfundimet e arritura prej tyre. Ndaj dhe shekulli i XVII

ishte një periudhë shumë e rëndësishme për zhvillimin e shkencës. Nikolla

Koperniku (1473-1543) rrëzoi idenë e që planeti tokë ishte i palëvizshëm.

Galileo Galileu (1562-1642) provoi saktësinë e teorisë së re astronomike të

Kopernikut (sistem, i cili kishte vendosur diellin në qëndër të sistemit diellor).

Isak Njutoni (1642-1727) shënoi arritje në fushën e astronomisë me ligjin e

gravitetit. Nëpërmjet studimeve të mjekëve Migel Serveti (1511-1553) dhe

Uilliam Harvel (1578-1665) u arrit të njihej anatomia e njeriut. Arritje kemi

edhe në fusha të tjera, mbështetur mbi eksperimentin. Zbulimet shkencore

të shek. XVI–XVII shërbyhen si bazë e revolucioneve industriale. Këto

përparime u bënë shtysë për zhvillimet në shkencat humane. Shkrimtarët si

Migel Servantesi (1547-1661), Uilliam Shekspiri (1564-1616), Lope de Vega

(1562-1635), Erasmi i Roterdamit, Martin Luteri, Marin Barleti, Pal Engjëlli,

me veprat e tyre përçuan vlerat humaniste të Rilindjes dhe i dhanë një zhvillim

të ri mendimit human. Servantesi shënoi lindjen e romanit modern, Migel de

Montenje krijoi një formë të re të letërsisë, esenë. Në Francë lindën tragjedianët

me të mëdhenj të shek. XVII. Molieri shënjestroi disa vese të shoqërisë së

kohës si: degjenerimi, hipokrizia, babëzia, kopracia.

Sistemi heliocentrik është rizbuluar nga Nikolla Koperniku në vitin

1543. Ky hyn në zbulimet më të mëdha, rrëzoi idenë që planeti tokë ishte i

palëvizshëm, që dielli sillet rreth tokës, ide që kisha e kishte mbajtur për më

shumë se 1400 vjet.

Fig. 6 Nikolla Kopernik

Fjalor

Astronomi- shkencë që merret me studimin e trupave qiellore në hapësirën

kozmike.

53

Ese- një shkrim i shkurtër për të shprehur mendimet dhe opinionet.

Pas leximit:

Pikë kontrolli

Pas leximit të materialeve të dhëna, ndërto diagramën ku të vendosni

arritjet në Evropë gjatë shek. XVI-XVII.

Art

Rilindja

2. Skico diagramën e shoqërisë evropiane.

Fisnikëria

Shoqëria

Europiane

3. Ndërtoni një tabelë ku të vendosni emrat e shkencëtarëve, artistëve,

shkrimtarëve, dramaturgëve duke i renditur sipas viteve kur zhvilluan

aktivitetin, fushat që u bënë të njohur dhe nga vinin.

Gjyko

Vlerëso se si do të ishte jeta juaj nëse nuk do të ndodhte ky revolucion

mendor?

Sot a kemi inovacione që kontribojnë në cilësinë e jetës tuaj. Jeni

shembuj.

54

18

Punojmë me burime

Zhvillimet në Europë

gjatë shek. XVI- XVII

Burimi 1

Isak Njutoni (1642–1727) hodhi bazat e mekanikës

klasike, optikës dhe matematikës. Zbuloi ligjin e

gravitetit (ligji i rëndesës së sendeve) shënoi kulmin e

arritjeve shkencore në fushën e astronomisë. Bibla ishte

pasioni më i madh i Njutonit. Shkroi më shumë për fenë

se sa për shkencën dhe matematikën. Njutoni llogariti

datën e kryqëzimit të Jezus Krishtit. Ka pasur interes

ndaj alkimisë (në kthimin e metalit bazë në ar). Studimet

i ka mbajtur të fshehta kur ishte gjallë, sepse bërja e

arit dhe argjendit ishte krim sipas ligjit të vitit 1404.

Isak Njutoni

Legjendë Molla e Njutonit

I riu Isak, ishte ulur në kopshtin e familjes në Woolsthorpe, kur një mollë

ra mbi kokën e tij! Shkencëtari menjëherë kuptoi fuqinë e gravitetit, e cila e

çoi atë dalë-ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme, për të formuluar teorinë

e forcës universale të rëndesës (një version është dhe që molla i ra në kokë).

Historia u popullarizua nga Volteri, gjithsesi shaka apo legjendë urbane, nuk

ka rëndësi! Molla ra mbi kokën e Isakut dhe ndryshoi botën … Shkolla “King”

në Grantham që Njutoni ndoqi mesimet, e mban pemën në oborrin e saj.

Veprimtari:

- Vlerësoni rolin e shkencës gjatë shek XVII?

- Përcakto rolin që pati molla në një zbulim kaq të madh shkencor?

- A keni një iPhone-t, iPod apo një adresë facebooku? Diskutoni rreth

këtyre arritjeve?

- A mund ta quajmë Steve Jobs themeluesin e kompanisë Apple një

Njuton apo Galile të ditëve të sotme?

- Sillni emrat e disa shpikësve sot? Diskuto me shokun mbi arritjet e

shkencës sot.

55

Burimi 2

Rembrandi lindi në Holandë më 15 korrik 1606.

Në vitin 1631 Rembrandi u zhvendos në qytetin e

Amsterdamit, ku filloi të pikturoj portrete të njerëzve

në mënyrë profesionale, sepse ende kamerat nuk

kishin dalë. U quajt piktori i portretit. Ka bërë 40

autoportrete dhe portrete familjare. Ai pikturoi

edhe skena biblike dhe peizazhin. Është piktori

i dritë hijes, për të krijuar humor. Sot Rembrandi

konsiderohet një nga artistët më të mëdhenj në

histori. Numri i pikturave të tij shkon mbi 600.

Fig. 2 Autoportret i

“Piktorit i ra në sy një lypës që sillej rrotull në

Rembrandit 1659 http//

lagjen hebre, duke nxjerrë në pah zhelet e tij, e duke

www.ilibrarian.net/art/

mbledhur pare të vogla derë më derë, që e bënte me

një zell. Rembranti zuri ta skiconte lypësin... Një i

panjohuri mori vizatimin e, duke e mbajtur në dorë shtoi: Ky është një vizatim

i mbrekullueshëm! Rrallë kam parë diçka të tillë. A mund ta di emrin tuaj?”

Gledis Shmit “Rembrandti” f.606

Veprimtari:

-Vlerëso kontributin e Rembrandit që e rendit ndër piktorët më të

mëdhenj në histori?

-Veço një element që futi për herë të parë piktori?

- Shqyrto një vepër arti të Rembrandit në aspektin e ngjyrës, formës dhe

cilësisë.

- Identifiko piktorë shqiptar me famë botërore? Diskuto me shokun rreth tyre.

- A do të kishit dëshirë të bëheshit të famshëm? Si mund të bëhesh i tillë?

56

Burimi 3

Uillim Shekspir(1564-1616) u lind në qytetin anglez të Stratford-upon-

Avon. Në shkollë ai mori njohuri lidhje me

poezinë, historinë dhe njohuri në gjuhët

greqisht dhe latinisht. Ka shkruar mjaft vepra

si: “Hamleti”, “Makbethi”, “Mbreti i Lir”,

në të cilën zbërtheu shthyrjen e shoqërisë

mesjetare dhe vlerat e reja të humanizmit.

Shekspiri u bë i famshëm edhe për poezitë e

tij. Poemat e tij më të famshme ishin “Venus”

dhe “Adonis”. Ai gjithashtu shkroi poezi të

quajtura sonete. Shekspiri është konsideruar

Fig. 4 Uillim Shekspir nga shumë njerëz si shkrimtari më i madh i

gjuhës angleze. Nëpërmjet veprat e tij, ai është përzgjedhur për futjen e rreth

3.000 fjalëve në gjuhën angleze.

Fakte interesante rreth Uilliam Shekspirit

-Aktori kryesor dhe ylli i shumë dramave të Shekspirit ishte Richard

Burbage.

-Ai shkroi 37 drama në jetën e tij. Disa studiues mendojnë se ai ka shkruar

rreth 57, por 20 nga veprat e tij mendohet të kenë humbur.

-Dy nga veprat e tij janë për Mbretëreshën Elizabeta I dhe Mbretin James I.

Veprimtari:

- Identifiko tiparet e shoqërisë angleze të shek. XVII.

-Vlerëso kontributin e Shekspirit në pasqyrimin e shoqërisë mesjetare.

-Veço një dialog që ju pëlqen më shumë nga veprat e Shekspirit dhe

silleni në klasë?

-Parashtro mendimet e tua dhe diskuto me grupin mbi shoqërinë shqiptare sot?

Burimi 4

Zhan de la Fonten (1621- 1695) ka lindur në Francë. Quhet poeti kombëtar

i Francës, njeri ndër krijuesit më prodhimtarë në botë, që shkroi pothuaj në të

gjitha gjinitë, por shkëlqeu veçanërisht me fabulat e mrekullueshme, të cilat e

vunë në radhët e fabulistëve më të mëdhenj të botës.

Veprimtari:

-A do t’i lexoni përsëri fabulat e La Fontenit? Në rast se po, pse?

-Vlerëso aktualitetin e mesazhit që përcjell fabula.

-Bëni një ese në klasë me rreth 15-20 rreshta rreth mesazhit të fabulës.

Gjykoni mbi burimet e mësipërme.

- Rendit të përbashkëtat mes shkrimtarëve dhe shkencëtarve të Rilindjes

së shek. XVII?

- Mos vallë ishte rastësi që Rilindja dhe Humanizmi lindën në Europë?

Sillni argumentet dhe kundër argumentet tuaja.

- Jep vendet ku u realizuan te rejat shkencore.

Burimet: interneti në webin: http//www.ilibrarian.net/art/ http://

wwwfotolibra.com/gallery/1020; https //www.botimeshqip.com

Detyrë për orën pasardhëse:

Kërkoni nga interneti informacione dhe foto mbi artin ikonografik

të Onufrit, Shpatarakut, Selenicës, kulturën dhe arsimin në Shqipëri gjatë

mesjetës. Sillini në klasë për zhvillimin e veprimtarisë: Aspekte të artit,

kulturës dhe arsimit në Shqipëri gjatë shekujve XVI-XVII.

57

58

19-20

Projekt

Aspekte të artit, kulturës

dhe arsimit në Shqipëri gjatë

shekujve XVI-XVII

Koha: 2 orë mësimore

Rezultatet e të nxënit:

• Zhvillon aftësitë dhe shprehitë e kërkimit historik.

• Zhvillon aftësitë e të punuarit në grup.

• Zhvillon aftësinë e punës me dokumenta historike.

Burimet: Materiale nga interneti, Historia e Popullit Shqiptar, 2007,

Fjalori Encikolpedik Shqiptar, 2008.

Ora e parë

Hapi I

Nxënësit njihen me informacionin historik dhe ndahet klasa në grupe.

Çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II

Sistemohet materiali i grumbulluar nga detyra e dhënë nga mësuesi në

orën paraardhëse.

Hapi III

Për realizimin e projektit mësuesi prezanton për secilin grup temat.

Gr.1 Tiparet e pikturës mesjetare shqiptare. Arti ikonografik i Onufrit

Kostandin Shpatakut, David Selenicës etj.

Gr.2 Tiparet e arkitekturës në Shqipëri dhe kështjellave mesjetare.

Gr. 3 Arsimi dhe letërsia gjatë Rilindjes.

Hapi IV

Cakto detyrat e pjesëtarëve të grupit.

Hapi V

Harto grafikun e punës deri në takimin tjetër.

Projekt

Ora e dytë

Rezultatet e të nxënit:

Përshkruan veçori të arsimit, letërsisë dhe objekteve të arkitekturës dhe

pikturës.

Vlerëson rolin e këtyre veprave dhe objekteve në njohjen e të kaluarës

historike.

Hapi I

Prezantoni punimet në klasë.

Hapi II

Tregoni rrugët e ndjekura për hulumtimin ose përzgjedhjen e materialit.

Hapi III

Jepni vështirësitë e kënaqësitë gjatë përgatitjes së veprimtarisë.

Hapi IV - Shqyrtoni

Nga materialet e grumbulluara nxirrni:

1. Cilët janë dy kodikët që sot janë pasuri kombëtare dhe botërore?

2.Cilat janë ndërtimet gjatë mesjetës dhe qytetet mesjetare?

3. Cilat ishin të veçantat dhe të përbashkëtat e artit të Onufrit me artin

evropian?

4. Ndërtohet një tabelë në të cilën të jepen fushat ku të vendosen piktorët,

kështjellat, qytete mesjetare, xhamitë, llojet e librave.

Piktorët

shqiptarë

kështjellat

Qytetet

mesjetare

xhamitë llojet e librave Mendimi im

Hapi V

Diskutohet për rezultatet e veprimtarisë.

Fjalor

Ikonastase- ndarje prej druri e gdhendur dhe e zbukuruar me figura

shenjtorësh midis dy ambjenteve; absidës dhe naosit në bazilikat kristiane.

Kodikë- libra me përmbajtje fetare të shkruara në pergamenë. Në Shqipëri

gjenden Kodiku i Purpurt dhe Kodiku i Artë.

Veprimtari të sugjeruara:

Mund të realizohet një prezantim i përbashkët në Power point bazuar në

materialet fotografike të grumbulluara dhe të shfaqet në klasë.

Mjete: video projektor, laptop, fletë palosje, portofol.

59

Test vetëvlerësues

A. Cila nga alternativat e mëposhtme është e saktë?

1. Humanizmi lindi gjatë shekullit:

a. XIII

b. XIV

c. XV

d. XVI

2. Rilindja

a. Ishte një rikthim në kulturën e periudhes së Mesjetës.

b. Ishte një rikthim në kulturën e vjeter greke dhe romake.

c. Ishte një perpjekje për përhapjen e besimit katolik në gjithë botën.

d. Ishte një përpjekje për të reformuar kishën katolike.

3. Bota e Re

a. Ishin tokat që u zbuluan në perëndim të kontinentit evropian.

b. Ishin tokat që u zbuluan në lindje të kontinentit evropian .

c. Ishin tokat në jug të kontinentit evropian.

d. Ishin tokat në veri të kontinentit evropian.

4. Reformacioni kishte si qëllim:

a. përhapjen e besimit katolik në botë.

b. rikthimin në kulturën e vjetër greke dhe romake.

c. reformimin e kishës katolike.

d. krijimin e një kishe të re.

5. Viti që shënon fillimin e reformacionit është:

a. 1517

b. 1534

c. 1536

d. 1545

6. Koncili i Trentos vendosi

a. Bibla duhet të shkruhej në gjuhën e cdo vendi

b. Ceremonitë fetare nuk ishin shume të rëndësishme

c. Shitja e indulgjencave duhet të vazhdonte.

d. Priftërinjtë nuk duhet të martoheshin

60

7. Në kohën e sulltan Sulejmanit Perandoria

a. Arriti ekspansionin më të madh

b. U shtri vetëm në kontinentin europian

c. Nuk vlerësoi marrëdhëniet diplomatike

d. Fitoi me Lidhjen e Shenjtë.

B. Cila nga alternativat e mëposhtme është e gabuar?

1. Sipas ideve të humanizmit

a. Njerëzit duhet të mendojnë më shumë për jetën reale

b. Duhet të mendojnë më shumë për jetën e përtejme

c. Duhet të jenë të arsimuar

d. Duhet t’i perkushtohen punës për një jetë më të mirë

2. Luteri

a. Ishte kundër autoritetit të Papës

b. Njerëzit duhet ta lexojnë vetë biblën

c. Kërkonte reformim të kishës katolike

d. Besimtarët mund të komunikojnë me Zotin nëpërmjet priftërinjve

3. Ne Koncilin e Trentos u kërkua

a. Klerikët të hiqnin dorë nga korrupsioni

b. Priftërinjtë nuk duhet të martoheshin

c. Vetëm kisha mund të bënte shpjegimin e Biblës

d. Ceremonitë fetare nuk ishin të domosdoshme

4. Reformacioni dhe kundërreformacioni

a. Sollën zhvillimin e arsimit në Evrope

b. E bënë më demokratike jetën e njeriut duke bërë që cdo njeri të bëjë

zgjedhjet e veta në jetë i pakushtezuar nga besimi.

c. Sollën një periudhë paqeje në botë

d. Sollën ndarjen e kishës katolike në dy grupime të mëdha: Protestantë e

Katolikë.

5. Zbulimet gjeografike sollën rrjedhoja pozitive për shoqërinë:

a. Evropianët dhe amerikanët, u njohën me bimë dhe kafshë që ata kurrë

nuk i kishin parë më parë.

b. Ndihmuan njerëzit të kuptojnë më mirë planetin në të cilin jetonin

c. Rënuan qytetërimet e vjetra amerikane

d. Cuan në zhvillimin e mëtejshëm të shkencës së gjeografisë

6. Në kohën e Mehmetit II

a. U zhvillua shkenca e dhe historia.

b. U përkthye në gjuhën arabe libri “Gjeografia e Ptolemeut”.

c. Në pallatin e sulltanit, të mësohej historia romake dhe europiane.

d. U ndërtua xhamia e Mehmet Pashe Qypërliut, kryeveziri me origjinë

shqiptare

7. Gjatë shekullit të XVI-XVII

a. Zbulimet shkencore shërbyen si bazë e revolucioneve industrial.

b. Firence ishte vendlindja e Marin Barletit.

c. Feja dhe shkenca ishin kundërshtar me njëri-tjetrën.

d. Galileo Galileu zbuloi se toka është e rrumbullakët.

61

TEMATIKA 2:

koha e

ndryshimeve

thelbËsore

Figura dhe personalitete

Luigji XIV

Mbretëresha Elisabeta I

Xhon Loku

Oliver Kromuelli

Mbreti Xhejmsi II

Mbreti William dhe

Mbretëresha Mari

Viktor Hygo

Oto Fon Bismakut

Sulltan Selimi III

Honore de Balzak

Mbretëresha Viktoria

Abraham Linkoln

Napolon Bonoparti

Ali pashë Tepelena

Koncepte dhe terma:

Absolutizëm, iluminizëm,

parlamentarizëm, monarki

parlamentare, pashallëk,

Revolucion i Lavdishëm,

industrializim, luftë për

pavarësi, kushtetutë, liri,

nacionalizëm, bashkim

kombëtar, shtet i pavarur,

revolucion industrial,

kolonialiazëm.

Koha e ndryshimeve thelbësore lidhet me

• absolutizmi në Francë dhe parlamentarizmi në Angli

• iluminizmi – shekulli i arsyes

• Revolucioni industrial bëri të mundur revolucionin bujqësor

komponentë të qytetërimit perëndimor.

• Revolucionet: anglez, amerikan, francez dhe dokumentet kushtetuese,

ndikuan në sigurinë dhe mirëqënien e shoqërisë evropiane.

• Nacionalizmi dhe krijimi komb-shteteve të reja.

• Pozitë vleresuese ka qytetërimi shqiptar brenda qytetërimit botëror.

62

1

Ndryshimet në kulturën

politike dhe në ekonominë

europiane

Franca gjatë mbretërimit të Luigjit XIV

Para leximit:

- Mbështetur në hartën e

Evropës dhe njohuritë e marra

në klasën e gjashtë, identifikoni

mbretëritë europiane.

- Përcakto kohën kur

lindën monarkitë absolute?

- Sistemoni njohuritë

tuaja mbi monarkinë franceze,

veço mbretin që vendosi një

pushtet absolut?

Fig. 1 Evropa në shekullin XVII

Pyetje kyçe: Pse periudha 72 vjeçare e Luigjit të XIV, njihet në histori si

më absolutiste?

Fjalë kyçe: absolutizëm, autoritet, përqendrim pushteti.

1. Absolutizmi në Francë

Pas vdekjes së Luigjit të XIII, i biri ishte vetëm 5 vjeç, ndaj drejtimin e

vendit e mori kardinali Rishelje dhe më pas kardinali Mazarini. Pas vdekjes

së Mazarinit, në fron u ngjit Luigji i XIV, i cili menjëherë hoqi postin e

kryeministrit dhe Përfaqësinë e Përgjithshme nuk e mblodhi asnjëherë duke

vendosur një pushtet absolut. Absolutizëm do të thotë kur parlamenti, qeveria,

pushteti gjyqësor, juridik, ushtarak dhe administrativ përqendrohen në duart e

një njeriu të vetëm, të monarkut. Pushteti i tij nuk kufizohej dhe kontrollohej

nga asnjë pushtet tjetër i qeverisjes. Mbreti e mbështeste legjitimitetin e

pushtetit në “të drejtën hyjnore” dhe përgjigjej vetëm para Zotit. Luigji i XIV

e justifikonte pushtetin e tij absolut me shprehjen “Shteti jam unë”.

Franca u kthye në vendin më absolutist në Evropë. Për këtë ndikuan disa

veçori. Së pari, në Francë sistemi feudal ishte më i zhvilluar se në shtetet e

63

tjera. Së dyti, aristokracia fisnike ndihej shumë e fuqishme në krahinat ku

kishte ndikim ekonomik. Së treti, lufta 100 vjeçare me Anglinë i dha pushtetit

të mbretërve trajta absolute. Së katërti, u zvogëlua fuqia e familjeve të mëdha

aristokrate në krahinë, duke i detyruar të nënshtroheshin ndaj monarkisë. Së

pesti, monarku vuri nën kontroll të plotë pasurinë e vendit, ushtrinë, taksat,

drejtësinë, kontrollonte pakicat fetare, krijoi një fisnikëri e re, një aparat

shtetëror burokratik.

64

Fig.2 Lugji XIV duke vizituar Akademinë e Shkencave ( v.1671) Fig. 2

Luigji XIV (1638-1715)

2. Shoqëria franceze gjatë sundimit të Luigjit XIV

Shtresat e priviligjuara në Francë ishin oborrtarët, kleri, fisnikët, të cilët

zinin vetëm një përqind të popullsisë. Shtresa e tretë borgjezia, fshatarët

dhe të varfërit e qytetit, përballonin gjithë barrën për mbajtjen e pushtetit,

ndërsa Luigji XIV shpenzonte shuma të mëdha për jetën luksoze të tij dhe

të fisnikërisë së tij. Pallati i Versajës ishte vendi ku plotësoheshin tekat dhe

dëshirat e familjes mbretërore, të oborrtarëve dhe administratës civile e

ushtarake. Veshjet e oborrtarëve ishin tepër të çmueshme, sjellja e tyre dhe

ballot e oborrit, filluan të kopjoheshin nga mbretërit e Evropës. Për shkëlqimin

që e rrethonte, Luigji XIV u quajt “ Mbreti Diell”. Këto e çuan Francën drejt

krizës ekonomike dhe drejt revolucionit Francez.

3. Qeverisja e Luigjit XIV

Luigji XIV qeverisi për shtatëdhjetë e dy vjet shtetin e Francës, më shumë

se çdo mbret tjetër francez. Gjatë mbretërisë së tij, Franca u bë dominuese dhe

model kulture për të gjithë Evropën bashkë me Anglinë. Ekonomia franceze

u zhvillua duke u mbështetur në prodhimin vendas kryesisht në eksportin e

mallrave dhe më pak në import. U zhvillua industria e ndërtimit të anijeve,

sistemi rrugor ishte më i miri i kohës. U ngrit një ushtri dhe një flotë të madhe

në shërbim të monarkut, e cila kërkonte shpenzime të mëdha. U zhvillua arti,

kultura, muzika, teatri dhe sporti. Akademia e Shkencave ishte nën kujdesin e

drejtëpërdrejtë të mbretit. Parisi u bë qendra e mendimtarëve më të mëdhenj

si: Volteri, Ditëro, Rusoi, Monteskie. Ai mbajti rreth vetes figura të mëdha

artistike dhe intelektuale të kohës së tij si Molieri, piktori Karlo Bruni,

kompozitorin Xhon Baptiste, të cilët i përdori për propogandimin e arritjeve

kulturore dhe imazhin e mbretërisë. Kultura franceze mori përhapje në Europë.

Me ndërtimin e Pallatit të Versajës Luigji XIV, kërkonte t’i tregonte botës

forcën, pasurinë dhe madhështinë e Francës.

Fjalor

Monarki - është një formë e qeverisjes ku pushtetit ushtrohet nga një

person i vetëm. Monarku ushtron pushtetin e tij gjatë gjithë jetës ose deri në

dorëheqjen e tij që quhet “abdikim”.

Absolutizëm - është autoriteti i një personi për të mbajtur dhe për të

ushtruar fuqinë e tij.

Autoritet - E drejta për të ushtruar një pushtet, forca detyruese për t’iu

bindur një organi të pushtetit.

Fig. 3 Pallati i Versajës

Oborri mbretëror u shpërngul në Versajë në vitin 1682. Pallati kishte

2000 dhoma të zbukuruara me statuja e piktura

dhe rrethohesh me parqe e shatërvane madhështore. Aty u vendosën

ministrat, gjykata dhe institucionet më të rëndësishme kulturore.

Pas leximit:

Puno dhe diskuto dyshe

Mbre

1. Rendit karakteristikat e Francës gjatë

Diell

monarkisë së Luigjit të XIV?

2. Listo tiparet për të cilat Luigji XIV u quajt

“Mbreti i Diellit”?

3. Mendoni se shpenzimet dhe jeta luksoze e

oborrit mbretëror ishte një nga arsyhet që e futën Francën në krizë?

Imagjino nëse do të ishit në postin e mbretit të një vendi:

Cila do të ishte politika që do të ndiqnit?

Mendim kritik:

Pse Luigji XIV hoqi postin e kryeministrit sapo mori pushtetin dhe

identifikoi veten me shtetin?

65

2

Ndryshimet në kulturën

politike dhe në ekonominë

evropiane

Monarkia Kushtetuese në Angli

66

Fig. 1 Karta e Madhe e Lirive” Mbreti Xhon duke nënshkruar “Kartën e

Lirive”

Para leximit:

Mbështetur në njohuritë e marra në klasën e gjashtë.

- Risillni në kujtesë përmbajtjen e Kartës së Madhe të Lirive?

- Vlerëso roli i mbretit në këtë dokument?

Pyetje kyçe: Pse parlamentarizmi anglez u bë modeli më i mirë i

përfaqësimit qytetar në Europë?

Fjalë kyçe: parlamentarizëm, ndarje e pushteteve.

1. Periudha e Elisabetës

Mbreti Xhon nënshkroi në vitin 1215 Kartën e Madhe të Lirive, e cila

mbronte individin nga ana ligjore dhe fiskale. Tetëdhjetë vjet më pas, këshilli

i përbërë nga feudalët dhe qytetarët e pasur u quajt parlament. Anglia ishte

i vetmi vend ku monarkia absolute ruante raporte të mira midis mbretit dhe

parlamentit. Mbretëresha Elisabetë nuk doli mbi ligjin, sepse nuk kishte

autoritet për të kaluar as edhe një ligj të vetëm pa miratimin e parlamentit.

Parlamenti në Angli funksiononte i ndarë në dy dhoma; Dhoma e Lordëve, e cila

përbëhej nga aristokratët dhe peshkopët dhe Dhoma e Përfaqësuesve. Mbretërit

e dinastisë Tudor mendonin se nuk mund të qeverisnin pa parlament.

Me forcimin e parlamentit, ndarja e pushtetit të mbretit dhe parlamentit,

u bë edhe më qartë. Parlamenti hartonte ligje, të cilët nënshkruheshin nga

mbreti dhe më pas hynin në fuqi. Gjatë periudhës së Elisabetës I, u kaluan

438 ligje. Parlamenti këshillohej me Mbretëreshën. Gradualisht parlamenti

në Angli po merrte formën e parlamentit të sotëm, po kthehej në vendin e

përfaqësimit me anë të votës, vendi i debateve politike dhe i kontrollit ndaj

qeverisë. Gjithsesi, parlamenti ishte larg të qenit organ përfaqësues, sepse të

drejtën e votës e kishte një aristokraci e pakët në numër, edhe parlamentarët

nuk ndjenin përgjegjësi ndaj votuesve. Me ardhjen e dinastisë Stjuart, vendi

u qeverisë sipas “të drejtës hyjnore të mbretit”. Lufta midis monarkisë dhe

parlamentit vazhdoi deri në vitin 1689, kur konflikti midis mbretit Karli I dhe

parlamentarëve e çoi Francën në luftë civile.

Fig.2 Momente nga votimi. Fig.3 Ngazellimi i fituesit

Foto nga William Hogarth bërë më 1755 dhe gjendet në një prej

muzeumeve të Londrës.

- Përshkruani fotot e mësipërme.

- Krahasojini ato me votimet sot.

- A gjeni të përbashkëta me votimet në ditët e sotme?

2. Jeta e shoqërisë angleze

Gjatë periudhës së Elisabetës I, ekonomia u zhvillua dhe Anglia cilësohej

si fuqia më e madhe tregtare. Ndryshime ndodhën edhe në shoqërinë angleze,

e cila përbëhej nga shtresa e fisnikërisë, paria, borgjezia tregtare, punëtorët

dhe fshatarët. Jeta e përditshme e shoqërisë gjatë epokës Elizabetiane ishte

shumë e vështirë për shumicën e shtresave shoqërore, por jo për shtresat e

larta të cilat argëtoheshin në sallone, merreshin me sport, gjueti, aktivitete

të preferuara në kohën e lirë. Kujdesi mjekësor ishte i ulët. Të varfërit

kuroheshin me ilaçe tradicionale. Murtaja që ra në Londër në vitet 1603, 1636

dhe 1665 shfarosi një pjesë të konsiderueshme të popullsisë duke shkatërruar

Londrën. Edhe pse gjatë mbretërimit të Elisabetës arsimi u zhvillua, atë e

merrnin vetëm gratë që vinin nga shtresa e fisnikërisë. Gratë e klasës së ulët

67

nuk mund të arsimoheshin, pasi ato duhet punonin dhe të qëndronin në shtëpi

për të mbajtur familjen. “Gratë ishin shumë të zonja, - shprehej një tregtar i

cili dëshironte t’ia linte biznesin e tij gruas, - sepse ajo ishte më në gjendje

për t’a drejtuar atë.”

68

Fig. 3 Jeta e përditshme gjatë periudhës së Elisabetës

Pas leximit:

Pikë kontrolli

Diskuto dyshe

1. Identifikoni tipare të përbashkëta dhe të veçanta të mbretërive në Angli

dhe Francë.

Diskutoni ato në grupe.

2. Argumento pse Anglia është atdheu i parlamentarizmit.

3. Ndërto funksionimin e parlamentit gjatë monarkisë kushtetuese.

4. Veço vlerat e parlamentarizmit anglez.

Mendimi kritik

Nëse gruaja nuk do të ishte e zonja në familje mendoni se shoqëria do të

ishte e zhvilluar?

3

Punojmë me burime

Iluminizmi

Fig. 1 Figurat e iluminizmit Evropian Fig. 2 Duke lexuar encikolpedinë

1. Iluminizmi

Iluminizmi ishte një lëvizje kulturore dhe idesh që lindi në Angli dhe

Francë në shekujt XVII-XVIII, e më vonë u përhap në gjithë Evropën.

Iluministët goditën shoqërinë dhe monarkinë feudale, dogmën fetare, e cila

mbyste lirinë. Iluminizmi u ndikua nga zhvillimet në shkencat e natyrës dhe

kërkimi shkencor. “Shoqata Mbretërore e Londrës” organizonte biseda me

karakter shkencor.

2. Idetë iluministe

Britaniku Xhon Loku shënon fillimet e iluminizmit Evropian. Ishte

mbështetës i të drejtave të njeriut dhe lirisë. Ai shprehej: “Aty ku sundon ligji

ka edhe liri. Natyra i ka falur njeriut të drejtën për të jetuar, për të qenë i lirë

dhe për të patur pronë. Të gjitha këto garantohen nga qeveria, kur ajo dështon,

njerëzit duhet të krijojnë një qeveri të re”,

Parisi u bë qendra e mendimtarëve të kohës. Monteskie ishte kundërshtar

i ashpër i monarkisë absolute dhe mbrojtës i idesë së parlamentarizmit

dhe ndarjes së pushteteve. Sipas Monteskie, kur të njëjtët njerëz ushtrojnë

qeverisjen në tre hallkat e pushtetit, mundësia e korrupsionit dhe abuzimit

është më e madhe.

Volteri ishte mbrojtës i lirisë së mendimit, ideve, besimit dhe shtypit.

Rusoi ishte përkrahës i “shoqërisë ideale” dhe të “qeverisë legjitime”

69

që synonte “të mirën e përbashkët”. Por ai ishte edhe për drejtimin nga një

udhëheqës i aftë.

Burimi 1

Volteri ishte një shkrimtar që prodhoi vepra pothuajse në çdo formë

letrare, duke përfshirë drama, poezi, romane, ese dhe veprave historike dhe

shkencore. Ai shkroi më shumë se 20.000 letra dhe më shumë se 2.000 libra

dhe pamflete. Ai ishte një avokat i hapur i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe

ndarjes së kishës nga shteti, pavarësisht censurës së kohës. Si një polemist

satirik, ai shpesh kritikonte intolerancën, dogmat fetare dhe institucionet

franceze të kohës së tij. Ai mbronte idenë e “qeverisë iluministe”, e cila

lufton paditurinë, plogështinë, mban nën kontroll klerin dhe nxit mendimin

shkencor.

70

Fig. 3 Iluministët shfaqin idetë e tyre

Fig.4 Volteri

Thënie të Volterit

- “Unë nuk pajtohem me atë

që keni për të thënë, por do ta

mbroj deri në vdekje të drejtën tuaj

që ta thoni atë.”

- Çohu në këmbë, thuaji

mendimet e tua, deklaroje të

vërtetën tënde, që të gjithë të mund

ta ndajnë, ji i guximshëm, shpalle

atë kudo: Jetojnë vetëm ata që guxojnë.

- Sovran është quajtur një tiran i cili nuk njeh ligje përveç tekave të tij.

Volteri kundër klerit dhe fisnikërisë

“Korporatat fetare gjithmonë e më shumë se të tjerët, janë munduar t’i

japin vetes të drejtën e ndyrë, t’i kthejnë njerëzit në skllevër, ta zgjerojnë këtë

të drejtë jashtë kufijve të tanishëm dhe ta shfrytëzojnë atë me një ashpërsi

të veçantë. Unë nuk e di se kush prej tyre është më i dobishëm për shtetin:

nëpunësi i pudrosur që di me saktësi se në çfarë ore ngrihet mbreti e në çfarë

ore shtrihet, i cili merr çfarëdo lloj pamjeje, sipas nevojës përpara eprorit të

vet, apo tregtarit që pasuron vendin e tij duke i marrë urdhrat nga qeveria.

Veprimtari:

-Pse Volteri mbronte fort të vërtetën?

- Interpreto idenë e Volterit mbi lirinë e shtypit.

- Parashtro idenë tënde mbi të vertetën, ç’është e vërteta për ty?

- Diskuto rreth “lirisë së mendimit”. Mendon se ti e shpreh lirisht

mendimin?

- Interpreto modelin social shoqëror që parashtronte Volterit.

Burime 2

“Natyra i ka falur njeriut të drejtën për

të jetuar, për të qenë i lirë dhe për të zotëruar

pronë. Të gjitha këto garantohen nga qeveria.

Nëse ajo dështon njerëzit duhet të krijojnë një

qeveri të re.”

Veprimtari:

- Interpreto këshillën e Xh. Lokut mbi

të drejtat e njeriut që duhet të garantohen nga

qeveria. Diskuto çfarë duhet bërë nëse ato nuk Fig. 4 Xhon Loku (1632-1704)

përmbushen.

- Parashtro gjykimin tënd mbi bashkëpunimin e qeverisë me qytetarin

dhe ku duhet të bashkëpunojnë?

- Përcakto detyrimet që duhet të ketë bashkia juaj. Veço disa nga të drejtat

e qytetarit.

- Parashtro të drejtat dhe detyrimet e tua si nxënës.

- Konkludo me shokun nëse të drejtat e tua respektohen.

Fjalor

Iluminizëm - Lëvizje, rrymë ideologjike, politike e shoqërore në Evropë

në shekujt XVII-XVIII, që shprehte idetë e synimet e borgjezisë përparimtare

dhe që drejtohej kundër feudalizmit, fesë e kishës; ndriçim.

Pas leximit: Pikë kontrolli Puno dhe diskuto dyshe

1. Plotëso tabelën e mëposhtme.

Filozofët Vendlindja Idetë Rëndësia sipas

mendimit tim

Francë Pushteti buron

nga populli dhe

jo ngaZoti

2. Vlerëso idetë e Monteskjesë mbi ndarjen e pushteteve si bazë e

demokracisë.

3. Bëj kërkim për vendin tonë nëse ka raste kur pushteti është mbajtur

gjatë nga një person i vetëm.

Detyrë për orën pasardhëse:

Kërkoni në internet dhe albumin “Rilindja Shqiptare”, informacione

mbi Rilindjen Shqiptare dhe foto të rilindasve iluministë: NaumVeqilharxhi,

Pashko Vasa, Jani Vreto, Hoxha Tahsimi, Naim e Sami Frashëri dhe pjesë nga

veprat e tyre. Sillini në klasë për zhvillimin e projektit: Rilindja Shqiptare.

71

4

Veprimtari praktike

Rilindja shqiptare

Koha mësimore: 1 orë

Rezultatet e të nxënit:

- Identifikon rilindasit iluministë shqiptarë.

- Përshkruan veprimtarinë e tyre.

- Vlerëson ndikimin e iluminizmit evropian në Rilindjen Kombëtare

Shqiptare.

Burimet:

Fletë udhëzuese, materiale nga interneti, foto të rilindasve shqiptarë,

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Ndriçim Kulla, “Antologji e Mendimit Shqiptar

1870-1945”, Historia e Popullit Shqiptar. Botimi 2002.

Idetë iluministe nga Anglia e Franca u përhapën kudo në Europë. Në vitet

30-40 të shek. XIX ato u përhapën edhe në Shqipëri. Përkrahësit shqiptarë

të këtyre ideve u vunë në krye të një lëvizje ideore e cila u quajt Rilindje

Kombëtare.

72

Zhvillimi i veprimtarisë:

Hapi I

Ndahet klasa në grupe dhe çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II

Sistemohet materiali i grumbulluar nga detyra e dhënë nga mësuesi në

orën paraardhëse.

Hapi III

Për realizimin e projektit mësuesi i prezanton temat për grupet e punës.

- Roli që kanë luajtur Naim dhe Sami Frashëri në Lëvizjen Kombëtare

Shqiptare.

- Kontributi i Naum Veqilharxhit në lëvrimin e gjuhës shqipe.

- Roli i Jani Vretos dhe Hoxha Tahsimit në lëvizjen letrare.

- Nikimin e iluminizmit evropian në lindjen dhe zhvillimin e Rilindjes

Kombëtare.

Hapi IV

1. Ndërtohet një tabelë në të cilën të vendosen ideologët e Lëvizjes

Kombëtare Shqiptare, veprat e tyre dhe të bëhet plotesimi i saj.

Iluministët

shqiptarë

Periudha kur kanë

jetuar

Vendlindja

Vendi ku kanë

zhvilluar

veprimtarinë

Veprat e tyre

Sami Frashëri 1850-1904 Frashër,Përmet Turqi "Shqipëria ç'ka qenë,

ç'është e ç'do të jetë"

Hapi V

Diskutohet per rezultatet e veprimtarisë

Veprimtari të sugjeruara: Mund të organizohet edhe një fotomontazh në

të cilin të pasqyrohet jeta dhe vepra e secilit prej ideologëve shqiptarë.

73

5

Veprimtari praktike

Monarkët e ndriçuar

Koha mësimore: 1 orë

Rezultatet e të nxënit:

• Njeh reformat evropianizuese të Pjetrit të Madh.

• Vlerëson ndikimin që patën reformat e Pjetrit të Madh në shndërrrimin

e Rusisë në një perandori të madhe.

Burimet:

Fletë udhëzuese, materiale nga interneti, foto të Pjetrit të Madh.

Një pjesë e monarkëve ishin kundërshtarë të vendosur të monarkisë

absolute. Qeverisja e tyre u mbështet në reforma me përmbajte iluministe.

Zhvillimi i veprimtarisë:

Hapi I: Ndahet klasa në grupe dhe çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II: Sistemohet materiali i grumbulluar nga detyra e dhënë nga

mësuesi në orën paraardhëse.

Hapi III: Bazuar në materialet e grumbulluara për Pjetrin e Madh të

Rusisë identifiko:

- Çfarë synonin reformat e Pjetrit të Madh?

-Pse Pjetri i Madh nuk mundi të konsolidonte politikën e jashtme të

Rusisë?

- Cilat ishin vizionet e Pjetrit të Madh për Rusinë?

- Pse ai është quajtur njeriu me mendje gjeniale?

- Pse Pjetri e quante veten baba të popullit të tij?

Hapi IV: Ndërtoni një tabelë ku të renditen reformat e Pjetrit të Madh.

Diskutoni në klasë ndikimin që pati politika e tij në formimin e Perandorisë

së madhe Ruse.

Hapi V: Të krijohet një album me foto nga jeta dhe vepra e Pjetrit të

Madh.

Fjalor:

Car- titull i sundimtarit të Rusisë.

Evropianizim- ndryshime që ndodhin në një vend

sipas modelelit të shteteve perëndimore evropiane.

74

Pjetri i Madh

6

Revolucioni i Parë

Industrial

Imagjinoni veten nëse do të jetonit në një vend ku mungonin ushqimet

dhe veshjet në treg. Si do të ndiheshit? Si do të ishte jeta juaj?

Shpikje të bëra gjatë rëvolucionit të parë industrial

Viti Ngjarja Shpikësi

1712 Makina me avull Tomas Nwcomen

1730 Meçiku vetëlëvizës Xhon Këjt

1764 Makina tjerrëse Xheni Xhejms

Hargreaves

1769 Vënia në punë e makinës Arkrajt

tjerrëse me anë të ujit

1785 Tezgjahu mekanik Edmond Kertrajt

1769 Motorri me avull i

Xhejms Vat

përmirësuar

1780 Furnalta për përzierjen e Henri Kort

hekurit dhe pëtëzimin e tij

1794 Makina që ndante boçen e Eli Ehitney

pambukut nga farat.

1800 Anija e parë me avull Robert Fulton

1804 Lokomotiva e parë me avull Richard

Trevithick

Pyetje kyçe:

Çfarë solli për

shoqërinë revolucioni

i Parë Industrial?

Fjalë kyçe:

Revolucion industrial,

makina me avull,

anija me avull,

lokomotiva me avull

Fig.1 Makina me

avull e Xhejms Wat

(Steam Engine)

Fig. 2 Makina tjerrëse

Xheni (Spinning Jenny)

Fig.3 Lokomotiva

e parë me avull

Richard Trevithick

1. Origjina e revolucionit industrial

Gjatë shekullit XVII popullsia në Evropë ishte rritur mjaft. Rritja e

popullsisë kërkonte më shumë prodhime. Por prodhimi ishtë i kufizuar për

shkak të veglave artizanale në të cilat çdo proçes i punës bëhej me dorë. Ishte

pikërisht nevoja gjithmonë e në rritje për prodhime, ajo që nxiti zhvillimin e

75

Revolucionit të Parë Industrial.

Ky revolucion i cili përfshiu përiudhën mes shekujve XVIII-XIX, u

shoqërua me ndryshime të mëdha në bujqësi, prodhim, miniera, transport,

teknologji, si dhe me nje ndikim të madh në kushtet social-ekonomike dhe

kulturore të shoqërisë së asaj kohe. Revolucioni bëri kalimin nga puna më

dorë në punën e mekanizuar.

Revolucioni i Parë Industrial filloi në Britaninë e Madhe pas vitit 1750.

Dega e industrisë që u prek e para nga këto transofrmimë të reja ishte

industria tekstile. Prodhimet e pëlhures prej leshi dhe pambuku ishin bërë

shumë të kërkuara në tregjet evropiane, duke e bërë tregtinë e tyre shumë

fitimprurëse. Por veglat primitive më anë të të cilave prodhoheshin pëlhurat

nuk po i përballonin kërkësat për këtë prodhim. Për këtë arsye prodhuesit të

cilët kishin grumbulluar një pasuri të konsiderueshme do të fillojnë të nxisin

shpikjen e formave dhe mënyrave për rritjen e prodhimit.

Kishte një sërë faktorësh që kontribuan në rolin e Britanisë si vendlindja

e revolucionit industrial.

- Britania kishte depozita të mëdha të qymyrit dhe mineralit të hekurit,

të cilat do të ishin shumë të nevojshme për funksionimin e makinës me avull.

- Kishte një popullsi të madhe të grumublluar nëpër qytete sidmos pas

revolucionit bujqësor, e cila do të shërbente si fuqi punëtore e gatshme për të

punuar në fabrika.

- Kishte një sistem qeverisës të qëndrueshëm.

- Si një fuqi e madhe koloniale, kolonitë e saj shërbenin si një burim i

lëndëve të para.

- Britania kishte një bankë qendrore dhe institucione të tjera financiare

të cilat ishin të gatshme për të financuar shpikjet e bëra nga shkencëtarët.

76

Gjatë leximit

- Pse Revolucioni I Industrial filloi në Britaninë e Madhe?

2. Rrjedhojat e Revolucionit të Parë Industrial

Revolucioni industrial solli një shumëllojshmëri dhë vëllim të madh të

mallrave të prodhuar në fabrika me çmime të arsyeshme duke përmirësuar jetën

për shumë njerëz, sidomos për klasat e mesme dhe të larta. Ai rriti jetëgjatësinë

dhe përshpejtoi rritjen e klasës së mesme. Ai i dha fund dominimit të bujqësisë në

jetën e shoqërisë njerëzore duke u bërë nxitës i shumë ndryshimeve të rëndësishme

ekonomike, politike dhe sociale. Me shpikjet e veta ky revolucion e bëri jetën

më të lehtë dhe i hapi rrugën zhvillimit të mëvonshëm të shoqërisë njerëzore.

Mëgjithatë jeta për klasat e varfëra vazhdoi të jetë e vështirë. Pagat

nëpër fabrika ishin të ulëta dhe kushtet e punës shumë të vështira. Fabrikat

ishin të mëdha, plot pluhur, me ndriçim të dobët, plot papastërti dhe lagështi,

pa ventilim dhe te rrëzikshme për jetën e punëtorëve. Punësimi i grave dhe

fëmijëve ishtë i zakonshëm dhe shumë i kërkuar, pasi paguheshin shumë më

pak se meshkujt. Oraret e punës normalisht zgjasnin 12-14 orë në ditë. Nuk

kishtë një ligj për pagën minimale të punës dukë bërë që pronarët të abuzonin

me pagat e punëtorëve. Numri i popullsisë në qytete u rrit me një shpejtësi të

madhe dhe askush nuk pati kohë për t’u kujdesur për pasojat e kushteve në to.

Ata ishin të papastër, pa kanalizime dhe të parregulluar. Shumë shpejt efektet

e këtyre kushteve johigjienike do të shkaktojnë rishfaqjen e sëmundjeve

epidemike si tifo, kolera ëtj.

Fjalor:

Revolucion- një ndryshim i madh dhe me ndikim të gjerë në mënyrat e të

menduarit dhe të sjelljes

Pas leximit:

- Në tabelën e mëposhtme vendos tre efekte pozitive të revolucionit

industrial dhe tre negativë.

efektet pozitive

Efektet negative

- A mendon se qeveritë e asaj kohe duhet të ndërhynin për të përmirësuar

jetën e punëtorëve nëpër fabrika? Argumentoni çdo mendim tuajin.

Arsyeto

Me gjithë efektet negative që kishte, Revolucioni Industrial ishtë shumë

i rëndësishëm për shoqërinë. Ndikimet pozitive të tij sot në botë janë më të

mëdha se ato negative.

- Cili është mendimi juaj rreth këtij konstatimi?

- Arsyeto mendimin.

Gjyko

“Përmes përdorimit të duhur të shkencës dhe teknologjisë, një cilësi më

e frytshme e jetës mund të arrihet”

Shprehja e mësipërme është një nga pikëpamjet botërore gjatë viteve të

Revolucionit të Parë Industrial.

- Cili është mendimi juaj rreth kësaj pikëpamjeje të kohës?

- A është ajo aktuale edhe për ditët tona? Argumento përgjigjen.

Detyrë për orën pasardhëse:

Kërkoni nga interneti informacione dhe foto të shpikjeve të bëra gjatë

Revolucionit I Industrial si dhe të shpikësve të tyre.

77

Veprimtari Praktike

7Ndërtimi i një fotomontazhi ku pasqyrohet ndryshimi që pësoi Evropa

në zhvillimin industrial, bujqësor dhe në komunikacionin tokësor dhe detar.

Koha mësimore: 1 orë

Rezultatet e të nxënit:

- Identifikon shpikjet e bëra gjate Revolucionit I Industrial

- Identifikon shpikësit e mëdhenj të kësaj periudhe

- Vlerëson rëndësinë që sollën këto shpikje për të ardhmen e shoqërisë

njerëzore.

Burimet:

- Fletë udhëzuese, materiale nga interneti, foto të shpikësve dhe shpikjeve

të bëra. Revolucioni Industrial ishte një revolucion shumë i rëndësishëm për

shoqërinë. Edhe pse ai ka pasur shumë ndikime negative, ndikimet pozitive

sot në bote jane më të mëdha se ndikimet negative. Në tregjet tona nuk do të

kishte mjaftueshëm ushqime dhe veshje, nëse nuk do të ishin shpikur makinat.

Qëllimi kryesor i një revolucioni është ndryshimi, që zakonisht është pozitiv

dhe në një afat të gjatë. Pa ndryshimet e sjella nga revolucioni industrial,

njerëzit do të ishin ende duke jetuar në një botë me rroba të shtrenjta dhe

pa kompjuter. Revolucioni solli ndryshime të mëdha në shoqeri për shkak të

fluksit të shumë ideve të reja, ndryshimit të mentalitetit dhe shpikjeve duke

bërë që industria të jetë kjo që është sot.

Zhvillimi i Veprimtarisë

Hapi I

Ndahet klasa në grupe dhe çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II

Sistemohen fotot dhe materiali i grumbulluar nga detyra e dhënë nga

mësuesi në orën paraardhëse.

Hapi III

Bazuar në fotot dhe materialet e grumbulluara për shpikësit dhe shpikjet

e bëra gjatë Revolucionit të Parë Industrial, secili grup do të realizojë një

fotomontazh me foto të shpikjeve të bëra dhe shpikësve të tyre duke shpjeguar

edhe rolin që pati secila prej këtyre shpikjeve në zhvillimin e ardhshëm të

shoqërisë njerëzore.

Hapi IV

Prezantohet nga grupet puna e bërë dhe zgjidhet fotomontazhi i përgatitur

më bukur..

78

8-9 Ekskursion

Vizitë në një fabrikë

të shekullit XXI

Rezultatet e të nxënit:

- Zhvillon aftësinë e vëzhgimit të punës në një fabrikë.

- Zhvillon aftësinë për të vlerësuar shoqërinë në të cilën jeton krahasuar

me shek.XVIII-XIX.

- Identifikon karakteristikat e objekteve industriale në ditët tona.

- Pasqyron vështirësitë e punës në fabrika sot.

- Krahason punën në fabrika sot me atë në kohën e revolucionit

industrial.

- Zhvillon aftësinë e të kuptuarit të rëndësisë që ka e shkuara në kuptimin

e të tashmes dhe në prespektivën e së ardhmes.

Burimet:

- Fletë udhëzuese, materiale nga interneti,

Numri i orëve mësimore : 2 orë

Njohuritë kryesore lëndore të cilat do të përvetësohen gjatë zhvillimit të

ekskursionit:

Tematika II. Tema 2.3: Revolucioni i Parë Industrial

Ora e parë

Vendi i zhvillimit: Në fabrikë

Zhvillohet vizita në fabrikë dhe mbahen shënim përgjigjet e pyetjeve të

caktuara dhe pyetje të tjera që mund të lindin gjatë vizitës në fabrikë.

Disa prej vëzhgimeve apo intervistave që mund të bëhen gjatë vizitës në

fabrikë:

- Si është ndriçimi në fabrikë?

- Cili është niveli i ndotjes së ajrit në fabrikë?

- A janë të rrezikshme makineritë që përdoren prej punëtorëve?

- Sa është orari i punës gjatë një dite?

- Sa ditë në javë punohet?

79

- A paguhen punëtorët në rastet kur mungojnë në punë për shkak të

sëmundjeve apo aksidenteve të ndryshme?

- Cila është mosha më e re në fabrikë, po më e vjetër?

- Cila është gjendja e ambienteve të fabrikës?

Ora e dytë:

Vendi i zhvillimit: Në klasë

Bëhet sistemimi i vëzhgimeve dhe intervistave të bëra me punëtorët dhe

drejtuesit e fabrikës gjatë vizitës. Bëhet krahasimi i fabrikave sot me ato në

kohën e revolucionit.

- Si kanë ndryshuar kushtet e punës gjatë shek.XVIII-XXI?

- Cilat janë problemet që janë evidentuar në fabrikë ?

- Cilat janë format që mendoni se punëtorët duhet të përdorin për të

përmirësuar problemet e evidentuara?

- Përpiquni të hartoni një letër drejtuar qeverisë ose organeve drejtuese

të fabrikës në lidhje me problemet e hasura?

80

10

Revolucioni Anglez

1295 Lindi parlamenti 1642-1649 Lufta civile 1688 Revolucioni i

Lavdishëm

1215 Karta e

Madhe e Lirisë

1628 Peticion i

së drejtës

1653-1658 Kromuelli

“Lordi Protektor”

1689 Karta e

të drejtave

Fig.1 Është praqitja e tij e parë në parlament. Kromuelli u shpall

“Mbrojtës”, “Protektor”. Regjimi që vendosi ishte autoritar, diktatorial.

Pikturë nga David Wilkie Wynfield

Para leximit:

-Mendoni se rrethanat politike në Angli kërkonin një njeri me cilësitë e

Kromuellit?

-Bëni portretin fizik të Kromuelllit.

-Si e mendoni diktatorin? Përshkruani një diktator.

81

Fjali kyçe: Pse revolucioni në Angli u quajt i lavdishëm?

Fjalë Kyçë: Revolucion i Lavdishëm, ligji mbi të drejtat, Monarki

Kushtetuese

1. Anglia në prag të revolucionit

Karli I u përpoq të vendoste monarkinë absolute, duke hyrë në

konflikt të hapur me parlamentin. Parlamenti miratoi “Peticionin mbi të

drejtat”, duke shënuar përpjekjen e parë për ta kaluar epërsinë nga mbretit

tek parlamenti. Nga viti 1629-1640 Karli I sundoi pa parlament, duke

e çuar vendin në luftë civile. Në krye të ushtrisë së parlamentit u vu

lideri republikan Oliver Kromuelli. Ai shpërndau parlamentin dhe vendosi

republikën. Kromuelli qeverisi vetëm me mbështetjen e ushtrisë. Më 1658

Kromuelli vdiq. Pasuesi i tij, nuk kishte aftësitë dhe nuk gëzonte mbështetjen

e ushtrisë. Kështu vendi u zhyt në kaos politik. Anglezët të lodhur nga

regjimi ushtarak, kërkuan të rivendosej monarkia, ku mbreti të qeveriste

së bashku me parlamentin. Parlamenti vendosi në fronin mbretëror, Karlin

e II. Në kohën e tij lindën dy grupime opozitare. Shkaqet që çuan në

largimin e mbretit ishte fetare dhe politike.

Fig. 3 Mbreti Xhejmsi II Fig. 4 Grusht shteti ndaj Xhejmit II 1688

Mbreti Xhejms ishte një katolik besnik.

Ai vendosi në postet të larta dhe në ushtri

njerëz të besimit katolikë. Kjo u pa me

shqetësim nga protestantët. Konflikti fetar

u ndoq nga një konflikt politik. Mbreti herë

pas here i kundërvihej parlamentit. Ai besonte

në të drejtën hyjnore të mbretërve. Kriza

e monarkisë britanike, rriti pakënaqësinë

e përgjithshme dhe mbështetja e mbretit

Xhejms II ra shpejt.

82

Fig. 5 Mbretëresha Mari dhe

mbreti William III

Në vitin 1688 largimi i Xhejms II në Francë, me synimin për një qeverisje

më të mirë u quajt abdikim. Ndaj dhe parlamenti ftoi në fronin e Anglisë,

vajzën e Xhejmsit, Mari dhe burrin e saj William. Ky kalim i pushtetit u bë

pa gjakderdhje, pa konflikt ushtarak, ndaj u quajt i Revolucion i Lavdishëm.

Revolucioni i Lavdishëm rrëzoi absolutizmin dhe i hapi rrugën krijimit të një

monarkie kushtetuese, ku mbreti u zgjodh nga parlamenti. Pas revolucionit u

aprovua dhe akti i të drejtave të njeriut. Revolucioni i Lavdishëm i hapi rrugën

demokracisë parlamentare dhe stabilitetit fetar.

2. Karta e të drejtave

Mbreti William dhe

Mbretëresha Mari ranë dakort të

hartonin një ligj mbi të drejtat.

. Më 1689 u hartua Karta e të

Drejtave ose Bill of Rights.

Sipas së cilës: Mbreti dhe

mbretëresha nuk mund të merrnin

asnjë vendim pa miratimin

e parlamentit, nuk mund të

mblidhnin taksa, të rrisnin numrin

e ushtrisë në kohë paqeje, të

ngrinin gjykatën speciale pa

pëlqimin e parlamentit. Nuk Fig.6 Ligji mbi të drejtat (Bill of Rights)

mund të ndërhynin në diskutimet

e anëtarëve të parlamentit, nuk

lejoheshin ndërshkimet fizike. Ligji mbrontë liritë dhe të drejtat e individit

dhe kufizonte kompetencat e kurorës. Por ligji, kufizonte të drejtën e votës dhe

nuk garantonte lirinë e fjalës dhe shtypit.

Karta e të Drejtave pati një ndikim të madh në kolonitë e Amerikës së

Veriut dhe në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Anglia u shndërrua në një

monarki parlamentare. Parlamenti nuk mund të rrëzonte mbretin dhe mbreti

nuk mbretëronte pa miratim e parlamentit. Ministrat përgjigjeshin vetem para

parlamentit. Ky sistem demokratik, filloi të përhapej edhe në vendet e tjera.

Fjalor:

monarki parlamentare- kur mbreti njeh dhe respekton parlamentin, i cili

drejton vendin mbi bazën e kushtetutës që ai aprovon.

Pas leximit:

- Kujt kohe i përkasin këto foto?

- A kanë lidhje këto dy piktura me njëra-tjetrën? Bëj lidhjen midis tyre.

- Kush është subjekti i tyre?

83

Fig.7 Gjatë votimit

Mendim kritik

Pse pushteti i Xhejmsit II ishte absolutist?

Pikë kontrolli

1. Kërko në fjalor kuptimin e fjalës revolucion, Nga ndryshon nga

togfjalëshi Revolucioni i Lavdishëm. Jep gjykim tënd.

2. Plotëso tabelën. Krahaso dy dokumentet: Karta e Lirive (1215) dhe

Ligjit mbi të drejtat (1689).

Karta e madhe e Lirive

Kufizonte pushtetin e mbretit

Ligji mbi të drejtat

Mbreti & mbretëresha nuk mund të

merrnin asnjë vendim pa miratimin e

parlamentit

-Çfarë emri tjetër mund t’i vemë dokumentit?

-Cila është rëndësia e tyre?.

-A kanë elementë të përbashkët dokumentet?

3. Identifiko konfliktin e mbretërve anglezë me parlamentin.

84

11

Punojmë me burime

Revolucioni i lavdishëm

Fig. 1 Oliver Kromuell (1599 – 1658) Fig.2 O. Kromuelli duke shpërndarë

parlamentin 1653

Burime 1

Lindi në Angli dhe zuri një vend të veçantë në historinë angleze. Midis

viteve 1653 dhe 1658 ai ishte “Zoti mbrojtës i Komonuelthit me fuqi monarku

edhe pse nuk kishte kurorë. Ishte anëtar i Parlamentit dhe kërkonte që vendi

të sundohej me drejtësi. Ai ishte një njeri me shumë aftësi, politikan i aftë,

udhëheqës i talentuar ushtarak, që kanë ndihmuar në karrierën e tij politike.

Oliver Kromuell u vu në krye të kalorësisë së Ushtrisë Parlamentare, duke

kontribuar në luftën civile në 1642-1646. Bashkëkohësit e tij vënë në dukje

karakteristika e tij: ishte i rreptë i matur, me veshje pak të çrregullt. Ideali

i tij i tolerancës fetare, ishte ndoshta shumë i avancuar për kohën, sepse u

pa me dyshim nga bashkëkohësit e tij. https://en.wikipedia.org/wiki/Oliver_

Cromwell

Pjesë nga fjalimi i Oliver Kromuellit i mbajtur në Dhomën e

Përfaqësuesve më 20 prill 1653

Ka ardhur koha për mua të bëj diçka që duhet ta kisha bërë shumë kohë

më parë: t’i jap fund qëndrimit tuaj në këtë detyrë, të cilën e keni ç’nderuar

duke përçmuar të gjitha virtytet. Ju jeni një grup militantësh, armiq të

mirëqeverisjes, një bandë mjerane mercenarësh, që do të këmbenin Atdheun

e tyre për një pjatë grosh. Ashtu si Juda, ju do të tradhëtonit Zotin tuaj për

dy qindarka. Kush prej jush nuk do të flakte ndërgjegjen e tij në këmbim të

parave? A ka mbetur këtu ndonjëri të cilit i intereson e mira e Kromuelth-

85

it? Populli ju kishte zgjedhur për të venë në vend drejtësinë, por tani jeni ju

padrejtësia!.

Për atë Zot, ikni!

Veprimtari:

Çfarë ndodhi pas fjalimit të Oliver Kromuellit në parlament?

- Shkruani një përmbledhje të shkurtër të fjalimit për t’ja përcjellë dikujt

tjetër.

A mund ta përshkruash me fjalët e tua parlamentin Britanik mbështetur

në përshkrimin e Kromuellit?

- Pëshkruaj me pak fjalë parlamentin shqiptar.

- Veço një deputet në parlamentin shqiptar. Çfarë vlerësoni tek ai?

Burime 2

Xhejmsi II ishte një njeri kompetent, serioz dhe punëtor. Por ai ishte

edhe i paduruar, arrogant, nuk e kontrollonte veten, kishte pak interes për

artin dhe shkencën. Biografët e tij mendojnë se ishte dhe pak frikacak. Në

fund të jetës së tij, ai shkruajti një memorie për të birin, të cilin e këshillonte

si të qeveriste Anglinë, duke vënë theksin te organizimi i katolicizmit. Vdiq

nga një hemorragji celebrare, më 16 shtator 1701. U bë personazh në romanin

“Njeriu që Qesh” të Viktor Hygoit.

Enciklopedia Kombëtare, vëll.l XI

86

Fig. 3 Mbretit Xhems II duke u larguar në Francës Fig.4 Mbretit Xhems II

Veprimtari:

Mbështetur në informacionet e marra dhe materialin fotografik, mësuesja

mund të realizojë edhe Lojën me role.

Një nxënës do të luajë rolin e Xhejmsit II do të përshtatet në veshje, do

të flasë dhe do të komunikojë e do të veprojë si ai.

Një pjesë e klasës do të jetën qytetarët protestantë, të cilët duhet të

tregojnë pakënaqësinë ndaj tij deri në largim!

Më pas nxënësit diskutojnë mbi rolet e tyre.

Fig.5 Mbreti Wiliam duke nën shkruar ligjet e “Aktit të Tolerancës” 1689

Burime 3

Kushti që iu vu Mari dhe William Orange, princi i Holandës, ishte

aprovimi i Kartës së të Drejtave. Ky ligj ose Akti i Tolerancës e shkëputi

Anglinë nga absolutizmi dhe e afroi me konstitucionalizmin.

Sipas dokumentit monarku nuk mund të hyjë në luftë pa aprovimin e

Parlamentit, që do të thotë monarku nuk mund filloi një luftë të dhunshme vetë

kur Parlamenti e miraton paraprakisht. Parlamenti mori të drejtën të emëronte

pasardhësin e monarkut në fron. Jo gjithmonë monarku mund të ishte nga ajo

familje. Akti i Tolerancës lejonte lirinë e besimit, por vetëm për protestantët,

sepse donte ta mbante Anglinë sa më larg katolicizmit. Asnjë monark në Angli

nuk mund të ishte katolik.

Kjo kartë i kufizonte shumë të drejtat e mbretit. Ky dokument ishte një

hap përpara për parlamentarizmin në Angli.

Veprimtari:

- Parashtro risitë e Aktit të Tolerancës? Ndërtoni një poster ku të shkruhet

ky dokumenti dhe vareni në klasë.

- Mendoni se u veprua mirë apo keq që mbreti Xhejms abdikoi?

- Çfarë ndikimi kishte largimi i tij nga Anglia?

Gjykoni mbi burimet e mësipërme

- Pse u kërkua zbutja e absolutizmit në Angli?

- Mbreti andikoi apo u dëbua? A ka ndryshim midis tyre. Diskutoni.

- Pse u pa me frikë përhapja e katolicizmit në Angli (kujto mësimin10).

- Bëj kërkim për dokumentet kushtetuese në Angli.

Detyrë për orën pasaardhëse:

Kërkoni nga interneti informacione dhe foto mbi pashallëkun e Shkodrës,

drejtuar nga familja Bushatlli dhe pashallëkun e Tepelenës drejtuar nga

Ali pashë Tepelena. Sillini në klasë për zhvillimin e projektit “Pashallëqet

shqiptare”.

Burime:

http://en.wikipedia.org/wiki

87

12

Projekt

Pashallëqet shqiptare

Mahmud Pashë Bushatlliu

Ali Pashë Tepelena

Koha: 1 orë mësimore

Rezultatet e të nxënit:

• Identifikon themeluesit dhe drejtuesit e pashallëkut të Shkodrës dhe

Janinës.

• Përshkruan jetën e përditshme në pashallëqet shqiptare (Shkodrës dhe

Janinës)

• Vlerëson rolin diplomatik të Ali Pashë Tepelenës në diplomacinë

evropiane.

Burimet:

Fletë udhëzuese, materiale nga interneti.

https://sq.wikipedia.org/wiki/Pashall%C3%ABku_i_Shkodr%C3%ABs

http://historia.shqiperia.com/perandoria/kreu4.php

https://sq.wikipedia.org/wiki/Pashall%C3%ABku_i_Janin%C3%ABs

Irakli Koçollari “Policia sekrete e Ali Pashës”, “ Ali Pasha dhe Shqipëria

në arkivat Britanike” , Histori e Popullit Shqiptar I, Botimi 2002.

Në gjysmën e dytë të shek. XVIII familje të pasura feudale shqiptare

u fuqizuan politikisht dhe filluan të mendonin për shkëputje nga pushteti

qëndror. Në Shkodër, Berat, Janinë e Kosovë u krijuan pashallëqe. Por ato që

luajtën një rol të rëndësishëm në krijimin e shtetit të pavarur shqiptar ishin:

pashallëku i Shkodrës dhe Janinës.

88

Zhvillimi i Veprimtarisë

Hapi I

Nxënësit njihen me informacionin historik dhe ndahet klasa nëgrupe dhe

çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II

Sistemohet materiali i grumbulluar nga detyra e dhenë nga mësuesi në

orën paraardhëse.

Hapi III

Për realizimin e veprimtarisw mësuesi i prezanton secilit grup temat.

Gr.1.Aspekte të jetës së përditshme në pashallëqet shqiptare (Shkodra,

Janina).

Gr.2.Marrëdhëniet diplomatike të Pashallëqeve shqiptare me Shtetet e

MëdhaEvropiane. (Angli, Francë, Rusi)

Gr. 3. Organizimi i pashallëqeve si shtet brenda shtetit osman.

Hapi IV

Prezantoni punimet në klasë.

Hapi V

Diskutoni deklaratën e Ali Pashë Tepelenës bërë gjeneralit francez,

Betje, në shkurt të vitit 1808. “…nuk do të lëshojmë Butrintin asnjë pëllëmbë

të tokës shqiptare pa luftë…francezët nuk do të kalojnë në vendin tim veçse

mbi një valë gjaku…”

- përgjigjen e Aliut dhënë djemëve të tij”…kur unë nisa këtë rrugë, nuk

pieta njeri, prandaj dhe tani të vijë pas meje kush të dojë, dhe i vetëm unë do

të vazhdoj luftën”.

Veprimtari të sugjeruara

Krijohet një album me foto nga pashallëku i Janinës dhe i Shkodrës si

dhe drejtuesve të tyre.

89

13

Revolucioni Amerikan

Para leximit

Vëzhgo me vëmendje hartën.

- Identifikoni emrat e 13

kolonive amerikane.

- Në cilën pjesë të

kontinentit të Amerikës së

Veriut janë përqendruar këto

koloni?

- Cili është shkaku i një

vendosjeje të tillë?

Pyetje kyçe: Pse Revolucioni

amerikan pati rëndësi për

vendet e tjera të botës?

Fjalë kyçe: Koloni, Deklarata

e Pavarësisë, Kushtetuta

amerikane, Revolucioni

amerikan.

Fig. 1: 13 kolonitë amerikane.

1. Krijimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Gjatë shekullit XVII Britania e Madhe do të krijojë në brigjet e oqeanit

Atlantik në Amerikën e Veriut 13 kolonitë e saj. (Kujto mësimin: Rrjedhojat e

zbulimeve gjeografike).

Në shekullin XVIII kolonitë ishin zhvilluar shumë ekonomikisht. Këto

koloni tregëtonin shumë pak me njëra-tjetrën. Shumica e mallrave dhe

shërbimeve të nevojshme për jetesë, prodhoheshin në Britani. Këto mallra

shiteshin në kolonitë me çmime të vendosura nga anglezët.

Pas luftës mes Britanisë dhe Francës (1756-1763) marrëdhëniet mes

Britanisë dhe kolonive amerikane u acaruan. Edhe pse lufta u fitua nga Britania,

shpenzimet për luftën kishin qenë shumë te mëdha. Për të zëvendësuar humbjet

e shkaktuara nga lufta, parlamenti britanik vendosi që kolonitë të paguajnë

një taksë të quajtur taksa e pullës. Vendosja e kësaj takse revoltoi kolonistët.

Kolonistët kishin bindjen se nuk mund të paguanin një taksë të vendosur nga

parlamenti britanik, ndërkohë që në këtë parlament nuk kishte përfaqësues të

kolonive amerikane. Kolonistët vendosen të mos blinin më mallra britanike

90

duke filluar kështu një varg protestash.

Në shtator 1774 në Filadelfia u mblodh Kongresi I Kontinental, ku morën

pjesë përfaqësuesit e të gjitha kolonive me përjashtim të Gjorgjias. Ata i

dërguan një peticion mbretit George III për shfuqizimin e ligjeve për kolonitë

amerikane, në të kundërt ata do të bojkotonin blerjen e mallrave britanike. Por

nuk morën asnjë përgjigje dhe kështu filluan bojkotin.

Në maj të vitit 1775 thirret Kongresi II Kontinental. Këtu morën pjesë të

gjitha kolonitë. Ky kongres në 14 qershor 1775 krijon Ushtrinë Kontinentale

me Xhorxh Uashingtonin si Komandant të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Më 4 korrik 1776 Kongresi miratoi Deklaratën e Pavarësisë duke

deklaruar krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikes si shtet të pavarur

nga Britania. Kjo ditë festohet sot si Dita e Pavarësisë në SHBA. Parimet e

paraqitura në Deklaratë premtonin të udhëhiqnin Amerikën dhe vendet e tjera

drejt një bote të re, drejt lirisë.

2. Fillimi i Revolucionit

Parlamenti anglez e hodhi poshtë Deklaratën e Pavarësisë dhe kështu

në vitin 1776 filloi lufta mes SHBA-së dhe Britanisë, e cila zgjati rreth 7

vjet. Kjo luftë ka hyrë në histori me emrin Revolucioni Amerikan. Ushtria

amerikane drejtohej nga Xhorxh Uashington. Gjatë viteve të luftës, Kongresi

vendosi që vendi kishte nevojë për një flamur për të përfaqësuar kolonitë e

bashkuara. Më 14 qershor 1777, Kongresi i Dytë Kontinental miratoi me anë

të një rezolutë Flamurin Amerikan. Kjo ditë festohet sot si Dita e Flamurit në

Shtetet e Bashkuara. Ushtria amerikane në këtë luftë u mbështet edhe nga disa

shtete evropiane si Franca, Spanja etj. Në betejën e Jorktaunit (1781) ushtria

britanike u thye nga ushtria amerikane dhe u detyrua të dorëzohej.

Në vitin 1783 u nënshkrua traktati i paqes mes dy vendeve. Britania

e Madhe njohu pavarësinë e 13 kolonive pra edhe të shtetit të ri, SHBAsë.

Revolucioni i filluar nga amerikanët më 4 korrik 1776 do të bëhet burim

frymëzimi për të gjithë popujt e tjerë në vitet në vazhdim, që jetonin nën barrën

e shtypjes dhe injorancës, për të kërkuar të drejtat e tyre, për të përmbysur

pushtetin e tiranëve dhe për të shpallur triumfin e barazisë ndaj pabarazisë.

Në 17 shtator 1787 nënshkruhet Kushtetuta e cila e shpall SHBA-në

Republikë Federale.

Fjalor:

Bojkotim- Tërheqje nga marrëdhëniet tregtare apo shoqërore me (një

vend, organizatë ose person) si një masë dënimi apo proteste.

Pas leximit:

- Cili është shkaku i fillimit të Revolucionit Amerikan?

- Kur filloi revolucioni dhe sa zgjati ai?

- Si përfundoi Revolucioni Amerikan?

- Cila është rëndësia e këtij revolucioni?

91

Me vendim të Parlamentit britanik, duke

filluar nga vjeshta e vitit 1765, dokumentet ligjore

dhe materialet e shtypura (gazeta, vepra, dokumente

ligjore, lirbra etj) duhet të mbajnë një vulë (pullë)

të taksave. Shpërndarësit e caktuar do të mblidhnin

tatimin në këmbim të vulës. Kjo taksë duhej të

paguhej vetëm me para britanike dhe jo me paratë që

përdoreshin në kolonitë.

- A ka të drejtë qeveria e një vendi të vendosë

Fig.3 Model i një pulle

taksa për shtetasit e vet? Argumentoni mendimin.

- Cili është shkaku që kolonitë e vlerësonin të

padrejtë pagimin e taksave të vendosura nga Parlamenti britanik?

Situatë:

- Imagjinoni sikur shkolla juaj merr disa vendime të cilat janë kundër

nxënësve. Cila do të ishte përmbajtja e tyre?

Vendim për mjedisin e shkollës

Vendim për ushqimin në shkollë

Vendim për pushimet e shkollës

Nxënësit nuk duhet të largohen nga shkolla

pa pastruar klasën dhe gjithë ambientet e

tjera. Ky pastrim do të zhvillohet çdo ditë

mbas mësimit dhe do të zgjasë 60 minuta.

(Shembull)

- Si do të ndiheshit pas vendimeve të tilla? Diskutoni në grupe.

- Cilat do të ishin rrugët që mendoni se do të ndiqnit për të kundërshtuar

këto vendime?

Fig. 4 Flamuri amerikan i

miratuar në 14 qershor 1777.

Numëroni yjet dhe

shiritat në këtë flamur. Çfarë

simbolizojnë ata?

Fig.5 Dorëzimi i ushtrisë

angleze pas betejës së

Jorktaunit.

- Përshkruani pamjen

92

14

Punojmë me burime

Deklarata e Pavarësisë

Fig. 1 Duke hartuar Deklaratën e Pavarësisë

Më 11 qershor 1776 Kongresi Kontinental emëroi Benjamin Franklin,

John Adams, Robert Livingston, Roger Sherman dhe Thomas Jefferson, për

të shkruar një dokument ku të shpjegohej se pse amerikanët po deklaronin

pavarësinë e tyre. Anëtarët vendosën se Thomas Jeffrson duhet të shkruante

draftin e parë.

Deklarata e Pavarësisë u miratua në 4 Korrik 1776. Me anë të saj deklarohet

shkëputja e 13 kolonive amerikane nga Britania e Madhe. Aty listoheshin të

gjitha të këqiat që mbreti kishte bërë për kolonitë dhe se kolonitë kishin të

drejta dhe duhet të luftonin për t’i arritur ato.

Në vitet në vazhdim presidenti Abraham Linkoln do ta konsiderojë këtë

deklaratë si gurin e themelit të filozofisë së tij politike.

Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka frymëzuar

shumë dokumente të ngjashme në vende të tjera gjatë shekujve XVIII-XIX.

93

Ajo do të përhapet në Vendet e Ulëta, më pas në Karaibe, Amerikën Latine,

Ballkan, Afrikën Perëndimore dhe Evropën Qendrore.

Burimi 1

Pjesë nga Deklarata e Pavarësisë

“….. se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë; se nga krijuesi i tyre

u janë dhënë të drejta të caktuara të patjetërsueshme, ndër to edhe e drejta për

jetë, liri dhe e drejta për të kërkuar dhe gjetur lumturinë; se për sigurimin e

këtyre të drejtave, njerëzit kanë formuar qeveritë, pushteti ligjor i të cilave

rrjedh nga autorizimi i atyre që qeverisen; se është e drejtë e popullit të heq

apo ndryshojë atë formë qeverisjeje, e cila është në kundërshtim me këto

qellime dhe të vendosë një qeveri të re, si dhe ta ndërtojë atë mbi një bazë të

tillë, ta organizojë formën e pushtetit të saj në mënyrën që atij i duket më e

përshtatshme për garantimin e sigurisë dhe lumturisë së tij….”

Pas leximit:

- Për çfarë flet kjo pjesë e

Deklaratës?

- Cila është përmbajtja e saj në

lidhje me të drejtat e njeriut?

- Cila është përmbajtja e saj në

lidhje me qeveritë?

- Kur popujt kanë të drejtë të

rrëzojnë qeveritë e tyre?

- A është aktuale edhe për ditët

tona kjo deklaratë? Argumentoni

përgjigjen tuaj.

Deklarata e Pavarësisë u

nënshkrua nga 56 anëtarë të Kongresit

Kontinental.

Burim

Jo të gjitha kolonitë u pajtuan që

në fillim me shpalljen e pavarësisë.

Disa donin të prisnin derisa kolonitë të kishin siguruar aleanca të forta me

vendet e huaja. Në raundin e parë të votimit Karolina e Jugut dhe Pensilvania

votuan kundër ndërsa New York dhe Delawarë zgjodhën të mos votojnë. Më

pas Karolina e Jugut, Pensilvania dhe Delawarë zgjodhën të votojnë” pro”

deklaratës. Kjo do të thotë se marrëveshja për shpalljen e pavarësisë u arrit me

12 vota dhe i abstenim (New Yorku zgjodhi të mos votojë)

Si mendoni:

- Cili është shkaku që disa koloni donin të prisnin derisa kolonitë të

kishin siguruar aleanca të forta me vendet e tjera të botës?

94

Fig. 1 Kopje e Deklaratës së Pavarësisë

4 korrik 1776

Burim

Para se amerikanët të ishin amerikanë, ata ishin britanikë. Para se

amerikanët të qeverisnin veten e tyre, ata qeveriseshin nga një mbret i largët

britanik. Para se Amerika të ishte një shtet i pavarur ajo ishtë një koloni e

varur. Para se amerikanët të pretendonin te drejta të barabarta, ata ishin objekt

i tiranisë britanike. Të gjitha këta transformime i solli Deklarata e Pavarësisë

e vitit 1776.

https://www.monticello.org/site/jefferson/legacy-declarationindependence

- Ku qëndron rëndësia e Deklaratës së Pavarësisë?

Fig. 2 Deklarata e Pavarësisë së shtetit shqiptar

Detyrë:

Informohuni ( Pyesni prindërit, të afërmit, kërkoni në internet)

- Kur u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së shtetit të ri shqiptar?

- Sa ishte numri i firmëtarëve të saj?

- Cila ishte përmbajtja e deklaratës?

- Cila ishtë rëndësia e Deklaratës së Pavarësisë?

- A mendoni se parimet e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA kanë ndikuar

në deklaratën tonë të pavarësisë?

95

15

Punojmë me burime

Kushtetuta amerikane

Në 17 shtator të vitit 1787,

nga delegatët e Konventës

Kushtetuese në Filadelfia, të

kryesuar nga George Washington,

do të nënshkruhet Kushtetuta e

SHBA-së.

Kjo Kushtetutë është ligji më

i lartë juridik në SHBA. Qëllimi

kryesor i Kushtetutës ishte krijimi

i një qeverie të fuqishme për

të drejtuar vendin. Kushtetuta

fillimisht përbëhej nga hyrja dhe

shtatë nene. Për të siguruar një

qeverisje sa më demokratike,

kushtetuta sanksiononte ndarjen e

pushteteve në tri hallka: Pushteti

Ligjvënës i cili ushtrohet nëpërmjet

Kongresit që përbëhet nga dy

dhoma (Senati dhe Deputetët);

Fig. 1 Kopja origjinale e Kushtetutës Pushteti Ekzekutiv, që ushtrohet

së SHBA-së

nga Presidenti që zgjidhej në çdo

4 vjet me të drejtë rizgjedhjeje.

Pushteti Gjyqësor që drejtohej nga

Gjykata e Lartë. Sipas kushtetutës SHBA shpallej Republikë dhe presidenti i

parë i saj ishte George Washington.

Republika do të ishte Federale, që do të thotë se pushteti do të ndahej

mes qeverisë qëndrore dhe qeverive të shteteve.

Kushtetuta hyri në fuqi më 4 mars 1789. Që nga kjo ditë dhe deri sot,

ajo ka pësuar vetëm 27 ndryshime. Dhjetë ndryshimet e para kanë të bëjnë me

Kartën e të Drejtave ( Bill of Right 1789). Sipas Kartës së të Drejtave garantohej

me ligj e drejta e jetës dhe barazisë, e drejta e besimit, e shprehjes, e shtypit, e

tubimit, e mbrojtjes, e drejta e pronës, e gjykimit me juri, e peticionit etj.

Kushtetuta e SHBA-së ishte e para kushtetutë e llojit të vet dhe ka

ndikuar shumë në kushtetutat e vendeve të tjera.

Ndryshimet e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, ndryshe nga ato

96

të bëra në shumë kushtetuta në mbarë botën, janë të bashkangjitura në fund

të dokumentit. Me shtatë nene dhe njëzet e shtatë amendamente, ajo është

Kushtetuta më e shkurtër që vazhdon të jetë në fuqi.

12 shtetet që nënshkruan kushtetutën: Delwere, Maryland, Virginia,

Karolina e Veriut, Karolina e Jugut, Georgia, New Hampshire, Massachusetts,

Connecticut, New York, New Jersey, Pensylvania

Fig.2 Firmosja e Kushtetutës

Pas leximit:

- Kur u nënshkrua dhe kur hyri në fuqi Kushtetuta e SHBA-së?

- Cila ishte përmbajtja e kushtetutës në lidhje me ndarjen e pushteteve?

- Sa ndryshime ka pësuar kushtetuta që nga nënshkrimi i saj?

- Cili është shteti që nuk e ka nënshkruar kushtetutën?

- Para se të merrte postin e Presidentit, cili është posti i parë i

Washingtonit?

Burim: Hyrja e Kushtetutës së

SHBA-së

Ne populli i Shteteve të Bashkuara,

në mënyrë që të formojmë një Bashkim

të përsosur, të vendosim drejtësi, të

sigurojmë qetësinë e brendshme, të

sigurojmë mbrojtjen e përbashkët, të

sigurojmë mirëqënien e përgjithshme

dhe për të siguruar bekimin e lirisë për

veten dhe pasardhësit tanë, vendosim

të miratojmë këtë Kushtetutë për

Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fig.3 George Washington Presidenti

i parë i Republikës së SHBA-së

Burim: Karta e të Drejtave

Neni I

- Kongresi nuk do të miratojë

97

asnjë ligj që pengon respektimin e fesë, ushtrimin e lirë të saj, që kufizon

lirinë e të folurit, shtypit, apo të drejtës së popullit për t’u mbledhur në mënyrë

paqësore dhe të kërkojë nga Qeveria zgjidhjen e ankesave të tij.

Evidento:

- Sipas hyrjes së Kushtetutës, cili është qëllimi i Kushtetutës së SHBA-së?

- A respektohen të drejtat e përmendura në Kartën e të Drejtave sot në

SHBA? A ka vende ku mendon se këto të drejta shkelen? Nëse po, cilët janë

këto vende?

Burim

Hyrja e Kushtetutës së Shqipërisë

Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë,

me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera

universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik

e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e

tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe

të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen,

mirëqënien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të

popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë

se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër

vlerat më të larta të njerëzimit, VENDOSIM KËTË KUSHTETUTË.

Informohuni (Pyesni prindërit, mësuesen, të afërmit, kërkoni në

internet):

- Në cilin vit është miratuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë?

- Cila është rruga që u ndoq në vendin tonë për miratimin e

kushtetutës?

Gjyko:

- A ka ngjashmëri hyrja e kushtetutës sonë me atë të SHBA-së? Cilat

janë këto ngjashmëri? Po dallime?

- A mendoni se kjo përmbajtje është pjesë e realitetit tonë sot? Argumento

përgjigjen.

Detyrë për orën pasardhëse:

- Kërkoni nga interneti informacione rreth rolit të Abraham Linkolnit në

respektimin e lirive dhe te drejtave themelore të njeriut. Sillini në klasë për

zhvillimin e veprimtarisë “ Respektimi i të drejtave të njeriut”

Literaturë e sugjeruar:

https://archive.org/stream/lincol00kall/lincol00kall_djvu.txt

https://sq.wikipedia.org/wiki/Abraham_Lincoln

http://www.telegrafi.com/abraham-linkoln-historia-e-njeriut-qe-lindine-nje-kabine-druri-per-tu-bere-nje-nga-presidentet-me-te-medhënj-te-shba/

98

16

Lufta Civile në SHBA

Fig. 1 Puna në plantacionet e pambukut.

Popullsia skllave në Shtetet e Bashkuara është rritur pesë herë gjatë

gjysmës së parë të shekullit të XIX. Deri në vitin 1860, numri i skllevërve në

SHBA kishte arritur në mbi 4 milion. Më shumë se gjysma e tyre punonin në

plantacionet e pambukut në shtetet e Jugut. Këto plantacione siguronin dy të

tretat e furnizimit të pambukut në botë, duke u siguruar fitime shumë të mëdha

plantatorëve dhe duke e bërë ekonominë e Jugut shumë të varur nga puna e

skllevërve.

Para leximit:

- Përshkruani foton e mësipërme. Çfarë ju bie në sy në këtë foto?

Pyetje kyçe: Cilat ishin arsyet që çuan në fillimin e Luftës Civile?

Fjalë kyçe: Luftë Civile, industrializim, plantacione.

1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të Luftës Civile.

Pas miratimit të Kushtetutës së vitit 1787, SHBA mori një zhvillim të

madh ekonomik dhe social. Lindën dhe u zhvilluan degë të reja të industrisë.

U zhvillua transporti rrugor, lumor dhe hekurudhor. U rrit shumë numri i

popullsisë. Në vitin 1860 numri i popullsisë arriti në 31 milion banorë nga 13

milion që ishte në vitin 1830. U krijuan shtete të reja në perëndim.

Veçori e këtij zhvillimit, ishin dallimet që ekzistonin mes Veriut dhe

Jugut. Në shtetet e Veriut të SHBA-së ishte zhvilluar industria dhe tregtia.

Industrializimi i Veriut kishte tërhequr një numër të madh emigrantësh

99

evropianë duke çuar në ndërtimin e qyteteve të mëdha në veri. Në këto shtete

ishte e ndaluar skllavëria. Verioret kërkonin heqjen e skllavërise pasi kishin

nevojë për krahë të lirë pune.

Në shtetet e Jugut mbizotëronte ekonomia agrare që bazohej tek

plantacionet dhe puna e skllevërve. 80% e popullsisë së Jugut ishte e punësuar

në bujqësi ndërkohë që në veri, me bujqësi merrej vetëm 40% e popullsisë.

Në plantacione kultivohej kryesisht bima e pambukut e cila pas revolucionit

industrial kishte filluar të kërkohej shumë në Angli.

Veriu kërkonte vendosje të taksave të larta doganore për prodhimet

industriale angleze në mënyrë që të nxisnin prodhimin vendas. Shtetet e Jugut

ishin kundër taksave të larta doganore me Anglinë. Ata përpiqeshin të rrisnin

gjithmonë e më shumë numrin e skllevërve duke rritur në këtë mënyrë fitimet e tyre.

Veriorët kërkonin që territoret perëndimore të populloheshin sa më shpejt

në mënyrë që të ktheheshin në ferma për furnizimin me produkte bujqësore

për zonat industriale. Shtetet e Jugut nga ana e tyre kërkonin që në perëndim

të zgjeronin plantacionet e tyre.

2. Zhvillimi i Luftës Civile

Me zgjedhjen e Abraham Linkolnit në vitin 1860 si president, i njohur

për pikpamjet e tij kundër skllavërisë, marrëdhëniet mes Veriut dhe Jugut u

ashpërsuan mjaft. Në vitin 1861, 11 shtete të Jugut u shkëputen nga SHBA-ja

duke formuar Konfederatën e Shteteve të Jugut. Po në këtë vit kjo Konfederatë

i shpalli luftë Veriut duke e çuar vendin në një Luftë Civile.

Gjatë viteve 1861-1862, Jugu kishte pasur disa fitore. Në vitet në vazhdim

ushtria e Veriut do të korrin një varg fitoresh. Lufta Civile vazhdoi deri në

vitin 1865 dhe përfundoi me fitoren e shteteve të Veriut.

Ishin një varg arsyesh që kjo luftë u fitua nga Veriu. Veriu kishte prodhim

të madh, ushtri të madhe, paisje dhe furnizime shumë të mira për të fituar

luftën.

Fitorja e Veriut në këtë luftë solli bashkimin e vendit dhe i hapi rrugën

zhvillimit ekonomik dhe konsolidimit të SHBA-së si shtet.

Fjalor:

Plantacione- Sipërfaqe të mëdha toke ku mbillet kryesisht një kulturë e

vetme.

Pas leximit identifiko:

- Cila ishte gjendja e SHBA-së në prag të Luftës Civile?

- Sa zgjati Lufta Civile?

- Cilat janë arsyet që kjo luftë u fitua nga Veriu?

- Çfarë solli Lufta Civile për SHBA-në?

100

Plotësoni tabelën e mëposhtme:

Në kolonën “Veriu” vendosni veçoritë e zhvillimit dhe interesat e Veriut

përballë veçorive të zhvillimit dhe interesave të Jugut të SHBA-së. Në kolonën

“Mendimi im” vendosni mendimin tuaj rreth kërkesave të secilit dhe se si i

vlerësoni ju këto kërkesa, të drejta apo të gabuara.

Veriut Jugut Mendimi im

- Cilat prej këtyre kërkesave i vlerësoni si vendimtare për të ardhmen e

SHBA-së? Argumentoni pse.

Në fitoren e Veriut ndihmuan edhe dy ligje të shpalluara nga Presidenti

Linkoln.

- 1862 u shpall ligji mbi homstedin, sipas të cilit çdo qytetar i SHBA

kishte të drejtën të kishte një ngastër toke në perëndim për të cilën paguante

vetëm 10 dollarë për t’u regjistruar dhe pas pesë vjetësh qëndrimi në të, fitonte

të drejtën të kthehej në pronar të saj.

- 1862 u miratua vendimi për heqjen e skllavërisë në të gjithë SHBA.

- Gjyko:

- Pse këto dy ligje ishin ndër shkaqet që ndihmuan në fitoren e Veriut

ndaj Jugut?

Fig. 2 Flamuri i Konfederatës së Shteteve të Jugut

Fig. 3 Lufta Civile

Detyrë për orën pasardhëse: Kërkoni nga interneti informacione rreth

rolit të Abraham Linkolint në respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të

njeriut. Sillni në klasë për zhvillimin e veprimtarisë “Respektimi i të drejtave

të njeriut”

Literaturë e sugjeruar:

https://archive.org/stream/lincol00kall/lincol00kall_djvu.txt

https://sq.wikipedia.org/wiki/Abraham_Lincoln

http://www.telegrafi.com/abraham-linkoln-historia-e-njeriut-qe-lindine-nje-kabine-druri-per-tu-bere-nje-nga-presidentet-me-te-medhënj-te-shba/

101

17

Veprimtari praktike

Respektimi i të

drejtave të njeriut

Koha: 1 orë mësimore

Rezultatet e të nxënit:

- Pasqyron kontributin e Linkolnit në zhdukjen e skllavërisë dhe në

bashkimin e kombit amerikan.

- Evidenton veprimtarinë e Linkolnit për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave

të njeriut

- Vlerëson kontributin e veprës së Linkolnit në respektimin e lirive dhe

të drejtave të njeriut në botë.

Burimet:

- Fletë udhëzuese, materiale nga

interneti, foto të Linkolnit.

“Përpjekja për liri duhet të vazhdojë

gjithnjë. Kauza e lirisë nuk duhet të

pushojë në mbarimin e një viti ose në

mbarimin e një shekulli. Në të drejtën e

tyre për të jetuar të lirë e të lumtur, të

gjitha racat janë të barabarta. … Gjithë

njerëzimi duhet të jetë i lirë”.

Abraham Linkoln

Hapi I

Ndahet klasa në grupe dhe çdo grup

zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II

Sistemohet materiali i grumbulluar

nga detyra e dhënë nga mësuesi në orën paraardhëse.

Hapi III

Bazuar në materialet e grumbulluara për jetën dhe veprën Abraham

Linkolnit në drejtim të respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut,

grupet mund të punojnë sipas këtyre drejtimeve:

102

Grupi I

- Veçori karakteristike të figurës së Abraham Linkolnit si burrë shteti.

Grupi II

- Roli i Abraham Linkolnit në eleminimin e skllavërisë dhe në bashkimin

e kombit amerikan.

Grupi III

- Kontributi i Linkolnit si aktivist në drejtim të respëktimit të lirive dhe

të drejtave të njeriut.

Grupi IV

- Ndihmesa që dhanë idetë dhe politika e Linkolnit në zhvillimet e

vendeve të tjera në fushën e të drejtave të njeriut.

Hapi V

Bëhet prezantimi i punës së bërë.

Diskutohet për rezultatet e veprimtarisë.

Krijohet një album me foto dhe thënie të Linkolinit për respektimin e

lirive dhe të drejtave të njeriut.

103

18

Revolucioni Francez

Para leximit

Kujto mësimin “Franca gjatë mbretërimit

të Luigjit XIV”.

- Interpreto karikaturën.

- Çfarë përfaqëson secili prej personazheve

të karikaturës së mësipërme?

Pyetje kyçe: Pse ngjarjet e zhvilluara në

periudhën e viteve 1789-1799 njihen si periudha

e Revolucionit Francez?

Fjalë kyçe: Monarki kushtetuese,

Republikë, Direktorat, Deklarata e të Drejtave të

Njeriut dhe të Qytetarit, “Liri, Barazi, Vëllazëri”.

1. Kriza e shoqërisë franceze në

prag të revolucionit

Deri në fund të shekullit XVIII, Franca

ishte monarki absolute. Mbreti Luigji XVI

kishte në dorë pushtetitn ekzekutiv, legjislativ

104

Fig. 1 Karikaturë: Shtresat e

popullsisë para Revolucionit.

http://www.historywiz.com/

triumph3rdestate.html

dhe gjyqësor. Shoqëria franceze gjatë kësaj periudhe ishte e ndarë në tri

shtresa. Në shtresën e parë përfshiheshin klerikët, në të dytën, fisnikët dhe në

shtresën e tretë bënin pjesë fshatarët, punëtorët dhe borgjezia.

Dy shtresat e para kishin privilegje të mëdha. Ata mbanin poste të larta

në institucionet shtetërore, në ushtri dhe nuk paguanin taksa.

Shtresa e tretë ku bënin pjesë tregtarë, zejtarë, borgjezët, punëtorët dhe

fshatarët ishte e zhveshur nga pushteti politik dhe paguanin taksa. Nga 25

milion banorë që kishte Franca në këtë periudhë, 23 jetonin në fshat. Kjo

shtresë paguante gjysmën e të ardhurave për taksat e shtetit.

Kjo pabarazi mes shtresave kishte nxitur një pakënaqësi të madhe në

popull dhe ishte një ndër shkaqet e shpërthimit të revolucionit francez.

Shkak tjetër i shpërthimit të revolucionit ishte kriza financiare, e cila

erdhi si rezultat i shpenzimeve të mëdha të bëra nga oborri mbretëror si dhe

për mbajtjen e ushtrisë. Këta shpenzime kishin boshatisur arkën e shtetit.

Ndikimi i ideve iluministe ishte një tjetër shkak që nxiti fillimin e

revolucionit francez.

Tre fazat e Revolucionit Francez:

- Faza I, 1789-1792: Gjatë kësaj faze,

Franca u kthye nga një monarki absolute në

monarki kushtetuese.

- Faza II, 1792-1794: Rrëzohet

monarkia dhe Franca shpallet Republikë,

krijohet Komiteti i Shpëtimit Publik i

drejtuar nga Robespieri.

- Faza III, 1794-1799: Rrëzohet

Robespieri dhe zgjidhet një organ i ri

Direktorati.

Fig.2 Mbreti Luigji XVI

2. Fillimi i revolucionit (1789-1799)

Për shkak të krizës financiare, mbreti Luigji XVI u detyrua të vendos

taksa edhe për dy shtresat e para. Këto dy shtresa nuk ranë dakort me pagesën

e taksave, gjë që do të detyrojë mbretin në maj 1789 të thërrasë Përfaqësinë e

Përgjithshme, e cila nuk ishte thirrur që nga viti 1614. Përfaqësuesit e shtresës

së tretë kërkuan zbatim të reformave të thella në drejtim të qeverisjes por

kjo ra në vesh të shurdhër. Për këtë arsye ata shpallën formimin e Asamblesë

Kombëtare.

Luigji XVI u përpoq ta shpërndajë Asamblenë, por populli i Parisit doli

në mbrojtje të saj. Në 14 korrik 1789 një numër i madh banorësh të Parisit,

sulmuan kështjellën burg të Bastijes, simbol i urryer i absolutizmit, liruan

të burgosurit dhe ngritën flamurin trengjyrësh (të bardhë, të kuq dhe blu)

të revolucionit. Revoltat vendosën një organ të ri qeverisjeje në vend. Ato

rrëzuan regjimin e vjetër absolutist dhe vendosën një regjim të ri. Këto ngjarje

shënuan fillimin e revolucionit francez i cili u zhvillua në tri faza. Data 14

korrik është sot festa kombëtare e Francës.

Fig.3 Sulmi mbi Bastijë 14 korrik 1789 Fig.3 Flamuri i ngritur në 14 korrik 1789

105

3. Deklarata e të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit

Në gusht 1789 Asambleja Kombëtare shpalli fundin e feudalizmit duke

detyruar dy shtresat e para të hiqnin dorë nga privilegjet. Po në gusht kjo

Asamble do të miratojë Deklaratën e të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit,

sipas modelit amerikan.

Deklarata shpallte se qëllimi i qeverisjes ishte t’i shërbente popullit dhe

të mbronte liritë dhe të drejtat

e shtetasve të vet. Deklarata

mbronte liritë dhe të drejtat e

njeriut, lirinë e fjalës, të shtypit,

të besimit, të pronës dhe barazinë

përpara ligjit. Parimi i kësaj

deklarate ishte: “Liri, Barazi,

Vëllazëri”. Parimet e deklaratës

do të jenë në themel të të gjitha

ngjarjeve që do të zhvillohen

gjatë revolucionit.

Fig.4 Deklarata e të Drejtave të Njeriut

dhe Qytetarit.

Fjalor:

Karikatura- ilustrim

humoristik që tepron ose

shtrembëron thelbin e thjeshtë të

një personi ose sendi për të krijuar

një ngjashmëri identifikuese të

lehtë pamore.

Pas leximit:

- Cilat ishin shkaqet e fillimit

të Revolucionit Francez?

- Cila ishte përmbajtja e

Deklaratës së të Drejtave të

Njeriut dhe Qytetarit.

- Mbështetur në përmbajtjen

e Deklaratës së të drejtave, si e shpjegoni përmbajtjen e parrullës franceze

“Liri, Barazi, Vëllazëri”?

Ndërto lidhje:

Deklarata nuk u njihte grave të drejtën për të votuar.

- A mendoni se kjo pikturë e përcjell përmbajtjen e saj? Argumentoni

mendimin.

Varfëria është prindi i revolucionit. Aristoteli

- Shkruani një ese të shkurtër me temën e mësipërme.

106

19

Revolucioni Francez

Përmbysja e regjimit

absolutist

Para leximit:

- Krahaso karikaturën e

mësipërme me fig. 1 të mësimit të

kaluar.

- A kanë ato ngjashmëri me

njëra-tjetrën?

- Çfarë ka ndryshuar në

pamjen e mësipërme?

Pyetje kyçe: A i realizoi

Revolucioni Francez, parimet e

Deklaratës së të Drejtave të Njeriut

dhe të Qytetarit?

Fjalë kyçe: Monarki

kushtetuese, jakobinët, zhirordinët,

terrori i kuq, terrori i bardhë,

Direktoriati.

1. Rrëzimi i monarkisë

absolute dhe vendosja e

monarkisë kushtetuese

Pas fitores së revolucionit,

Asambleja Kombëtare miratoi dhe

zbatoi disa reforma të cilat i dhanë

Fig. 1 Shtresat pas revolucionit

http://www.historywiz.com/

triumph3rdestate.html

fund feudalizmit. U hoq bujkërobëria dhe privilegjet për dy shtresat e para, u

bë konfiskimi dhe shitja e pronave të kishës dhe fisnikëve të larguar nga vendi,

u hoq e drejta feudale. U vendos që peshkopët dhe priftërinjtë të zgjidheshin

me vota nga populli. Shumë fisnikë u larguan nga Franca.

Në fund të vitit 1791, u shpall Kushtetuta e Francës. Kjo kushtetutë e

shpalli të rrëzuar monarkinë absolute dhe vendosi monarkinë kushtetuese.

Sipas kushtetutës pushteti ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor nuk do të ishin

më në dorën e mbretiti por do të ishin të pavarur.

107

2. Faza e dytë e revolucionit francez. Shpallja e Republikës

Në situatën e krijuar mbreti Luigji XVI tentoi të arratisej nga vendi

bashkë me familjen por u kap dhe u burgos. Veprimi i mbretit u cilësua si

tradhëti ndaj vendit. Monarkitë evropiane të shqetësuara nga ngjarjet do të

lëshojnë një deklaratë ku këmbëngulej kthimi i Luigjit XVI në fron.

Gjatë kësaj kohe në gjirin e Asamblesë Kombëtare do të shquhen dy

grupe, zhirordinët dhe jakobinët. Jakobinët ishin për kthimin e Francës në

republikë, ndërsa zhirordinët ishin për monarki kushtetuese.

Pas deklaratës së monarkive evropiane, në 20 prill 1792 Franca do t’i

shpallë luftë Austrisë dhe Prusisë. Në nxitjen e popullit për luftë do të shquhen

tre figura të shquara të grupit të jakobinëve si Dantoni, Marati dhe Robespieri.

Ata dolën me thirrjet: “Atdheu në rrezik”, “Liri, Barazi, Vëllazëri”, duke

zgjuar në popull ndjenjat e nacionalizmit francez.

Pas betejës në Valmi 20 shtator 1792 ushtria franceze theu ushtrinë

austriako-prusiane. Një ditë më vonë në 21 shtator 1792, Asambleja Kombëtare

shpalli rrëzimin e monarkisë dhe shpalljen e Francës Republikë. Më 21 janar

1793, mbretit iu pre koka në gijotinë.

108

Fig.2 Dita e fundit e monarkisë Fig. 3 Maksimilian Robespieri

3. Vendosja e regjimit të terrorit

Pas shpalljes së republikës, Franca do të futet në krizë për shkak të

trazirave të shaktuara nga ushtritë e shteteve evropiane si dhe nga organizimi

i një lëvizje kundërrevolucionare brenda Francës. Jakobinët do të krijojnë

Komitetin e Shpëtimit Publik duke lënë pasdore parimet e kushtetutës. Në

krye të komitetit u vendos Robespieri. Ata do të ndjekin politikën e “terrorit

të kuq” duke ekzekutuar në gijotinë të gjithë kundërshtarët e revolucionit.

Edhe Dantoni, mik i Robespierit do të ekzekutohet në gijotinë sepse do të

kundërshtojë politikën e terrorit. Gjatë kësaj periudhe do të arrihet fitorja

kundër ushtrive të huaja monarkiste si dhe do të shtypen kryengritjet pro

monakisë.

Në korrik të vitit 1794, zhirordinët do të rëzojnë diktaturën jakobine.

Robespieri bashkë me përkrahësit e tij do të ekzekutohen në gijotinë. Për

drejtimin e vendit u zgjodh një organ i ri Direktorati.

Fjalor:

Gijotinë- Është një aparat i projektuar për kryerjen e dënimit me vdekje

dhe konsiston në prerjen e kokës së të akuzuarit.

Pas leximit:

- Pse thuhet se Asambleja Kombëtare i dha fund feudalizmit në Francë?

Identifiko masat e marra prej saj në këtë drejtim.

- Cfarë solli vendosja e monarkisë kushtetuese?

- Kur u shpall Republika?

Arsyetoni

Gjatë Fazës II të revolucionit francez, filloi zbatimi i një programi

të ashpër “në mbrojtje të Republikës”. Të gjithë ata që dyshoheshin për

veprimtari kundër revolucionit dënoheshin. Vetëm brenda një viti (1793-1794)

u ekzekutuan në gijotinë, duke u quajtur “armiq të Francës” më shumë se 25

mijë vetë.

- A mendon se gjithë këto ekzekutime kanë qenë të nevojshme për

mbrojtjen e Republikës franceze?

- A e cënojnë ato Deklaratën e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit?

Argumentoni mendimin.

- A mund të quhet demokratike një qeveri që e bazon pushtetin e vet në

përdorimin e dhunës dhe terrorit? Argumentoni mendimin.

Gjykoni: Shoqëria detyrohet të mbrojë vetëm qytetarët paqësorë,

qytetarët e vetëm të Republikës janë republikanët. Monarkistët dhe

komplotistët janë vetëm të huaj, ose, më mirë, armiqtë.

Maksimilian Robespier

- Cili është mendimi juaj për deklaratën e mësipërme?

109

20

Revolucioni Francez

Epoka e Napoleon

Bonapartit

Para leximit:

- Interpretoni foton e mësiperme.

- Çfarë karakteristikash të kalorësit ju

përcjell kjo foto?

Pyetje kyçe: Cilat ishin rrjedhojat e

politikës së Napoleon Bonapartit?

Fjalë kyçe: Konsull i Parë, Perandor,

Kodi i Napoleonit, Lidhja e Shenjtë.

1. Politika e Napoleon Bonapartit

Për shkak të vështirësive ekonomike

dhe politike si dhe paaftesisë së Direktoratit

për të zgjidhur këto vështirësi në Francë do të Fig. 1 Napoleon Bonaparti

këtë persëri ndryshim në formën e qeverisjes

së vendit. Napoleon Bonaparti, një gjeneral

ushtarak i shquar do të thirret për të drejtuar vendin. Në vitin 1799, Napoleoni

kthehet në Francë dhe pasi përmbys Direktoratin e shpall veten Konsull i Parë.

Kjo ngjarje shwnon fundin e revolucionit francez.

Edhe pse Napoleoni e përqendroi pushtetin në duart e tij, ai i vazhdoi

reformat e revolucionit që mbështetnin lirinë, barazinë dhe vëllazërinë. Nën

drejtimin e tij u hartua i ashtuquajturi Kodi i Napoleonit, i cili u garantonte

njerëzve barazi para ligjit, të drejtën e votës, garantonte lirinë e fesë dhe

mbrojtjen e pronës private.

Reforma të rëndësishme u zhvilluan në sistemin arsimor. Gjatë sundimit

të tij u ngrit Universiteti i Francës. Ai vendosi sistemin e bursave për ata që

nuk kishin mundësi të paguanin për arsimim duke u dhënë kështu mundësinë

edhe të varfërve të arsimohen.

Ai nuk njohu liritë e njeriut, të drejtën e shtypit dhe pengoi opozitën.

Ai përkrahu zhvillimin e industrisë, bujqesisë dhe tregtisë. Krijoi Bankën

Kombëtare.

110

2. Pushtimet e Napoleonit

Në vitin 1804 me anë të një referendumi ai e shpalli veten Perandor i

Francës.

Për të realizuar ambiciet e tij ushtarake, Napoleoni bëri shumë luftëra.

Qëllimi i tij ishte sundimi i Evropës.

Gjatë viteve 1805-1811, Napoleoni arriti të vinte nën kontroll pjesën më

të madhe të Evropës. Në vendet e pushtuara ai filloi punën për të përhapur idetë

e Revolucionare te Francës dhe kulturës franceze. Arritja e tij më e madhe

ishte kodifikimi i ligjit. Kodet e Napoleonit ishin të lehtë për t’u kuptuar dhe

shpjeguar. Në vendet e pushtuara ai kishte urdhëruar kryerjen e reformave

për modernizimin e shoqërisë të tilla si: kufizimi i privilegjeve të fisnikërisë

dhe klerit, heqjen e bujkrobërisë, zhvillimin e arsimit publik, vendosjen e

tolerancës fetare.

3. Rënia e Napoleon Bonapartit

Dy ishin vendet që Napoleoni nuk arriti dot t’i nënshtrojë: Anglia dhe

Rusia .

Për të nënshturar Anglinë, në vitin 1806, Napoleoni shpalli “bllokadën

kontinentale”. Vendet evropiane të cilat ishin nën kontrollin e Francës duhet

të ndërprisnin marrëdhëniet tregtare me Anglinë. Por kjo politikë nuk rezultoi

e suksesshme për Francën.

Në vitin 1812 ushtria franceze sulmoi Rusinë. Dimri i ashpër rus,

mungesa e ushqimeve dhe sulmet e njëpasnjëshme të ushtrisë ruse e detyruan

Napoleonin të tërhiqej.

Fig.2

Pushtimet e

Napoleonit

deri në vitin

1812

111

Kjo disfatë u dha zemër shteteve evropiane dhe i nxiti ato për të bashkuar

forcat kundër Napoleonit. Në betejën e Lajpcigut të vitit 1813 ushtritë e

koalicionit evropian ku bënin pjesë forcat prusiane, austriake, ruse dhe suedeze,

i shkaktuan disfatë ushtrisë së Napoleonit. Në mars të vitit 1814 Napoleoni

hoqi dorë nga froni dhe u internua në ishullin e Elbës prej të cilit do të arratisej

në vitin 1815. Ai do të zbarkojë në Francë të cilën do ta sundojë edhe për

100 ditë të tjera. Përsëri vendet evropiane u bashkuan kundër Napoleonit në

betejën e Vaterlosë në vitin 1815. Në këtë betejë Napoleoni u thye për herë të

dytë dhe do të internohet në ishullin e Shën Helenës.

Fjalor

Koalicion- Një bashkim i përkohshëm mes njerëzve, partive apo kombeve

për një qëllim të caktuar.

Pas leximit

Ndërto lidhje:

Vëzhgoni hartën

- Cilat ishin vendet të cilët nuk ishin pushtuar nga Franca?

- Cilat vende përfshiheshin në Pushtimet Franceze?

- Cilat ishin vendet të cilat nuk u pushtuan dot prej Napoleonit?

- Cilat ishin dy betejat që shënuan fundin e Napoleonit?

Fig.3 Beteja e Austerlitzit. 1805. Perandoria Franceze shpartalloi

Koalicionin (Britani, Suedi, Rusi).

Arsyeto:

- Çfarë shpresonte të arrinte Napoleoni me anë të luftës në Evropë?

- A mund të realizoheshin qëllimet e Napoleonit nëpërmjet luftës?

Argumentoni përgjigjen.

- Ishte Napoleoni një udhëheqës i aftë për Francën? Argumentoni

përgjigjen.

- A do t’ju pëlqente të jetonit në Francë gjatë kohës së Napoleonit? Pse?

112

Detyrë

Shkruani nje ese te shkurter me temë: Napoleon Bonaparti, hero apo tiran.

21

Evropa pas rënies së

Napoelon Bonapartit

Kongresi i Vjenës

Fig.1 Karikaturë britanike. Ceremoni për internimin e parë të Napoleonit

në ishullin e Elbës.

Para leximit

- Krahasoni foton e mësipërme me fig. 1 në mësimin 20.

- A kanë elemente të përbashkëta këto dy foto?

- Cilat janë ndryshimet mes tyre?

- Shkruani një mesazh të shkurtër rreth asaj ç’ka ju përcjell kjo foto.

1. Kongresi i Vjenës

Pas humbjes përfundimtare të Napoleonit, shtetet fituese (Rusia, Prusia,

Austria dhe Britania e Madhe), ranë dakord të takohen për të zgjidhur

çështjet që lindën si rezultat i politikave agresive të Francës nën drejtimin e

Napoleonit. Qëllimi ishte rimëkëmbja e Evropës dhe kthimi i saj në gjendjen

113

e para revolucionit francez. Për këtë arsye u thirr Kongresi i Vjenës punimet e

të cilit zgjatën nga viti 1814-1815. Në këtë kongres u vendos:

Rikthimi në pushtet i të gjitha familjeve mbretërore të cilat ishin

përmbysur ose larguar nga fronet gjatë luftërave të Napoleonit si në Spanjë,

Portugali, Holandë, Sardenjë, Francë. Vendosja e një paqeje të qëndrueshme

në Evropë, Rregullimi i kufijve që ishin ndryshuar nga Napoleoni.

Franca u kthye në kufijtë e periudhës para ardhjes së Napoleonit në

pushtet.

Zvicra rifitoi pavarësinë.

Holanda dhe Belgjika u bashkuan në një shtet të vetëm dhe formuan

Mbretërinë e Vendeve të Ulëta.

Prusia mori territore në lindje të Francës.

Rusia u zgjerua në drejtim të perëndimit duke marrë territore polake dhe

Finlandën.

Anglia dyfishoi kolonitë e saj.

Austria mori pjesën veriore të Italisë (shtetet italiane të Lombardisë dhe

Venedikut).

U krijua Konfederata Gjermane me 39 shtete. Italia mbeti e copëtuar në

8 shtete.

2. Lidhja e Shenjtë

Në shtator të vitit 1815 u krijua “Lidhja e Shenjtë” me qëllim ruajtjen

e hartës së re të Evropës të krijuar nga Kongresi i Vjenës. Propozimin për

krijimin e saj e bëri Cari i Rusisë. Vendet anëtare në Lidhje ishin Austria,

Prusia, Rusia. Anglia fillimisht nuk e nënshkroi pjesëmarrjen në Lidhje.

Ajo ishte një aleancë e vendeve evropiane për të mbrojtur bashkësinë

kristiane, drejtësinë dhe paqen. Sipas saj nëse një nga qeveritë e vendeve

anëtare në Lidhje kërcënohej, anëtarët e saj duhet t’i ofronin mbështetje të

gjithanshme.

Fig. 2 Kongresi i Vjenës

114

Fig. 3 Evropa pas Kongresit të Vjenës

Ndërto lidhje:

- Krahasoni hartën e Evropës gjatë pushtimeve të Napoleonit (fig. 2

mësimi 20) me hartën e mësipërme. Cilat janë ndryshimet që pësoi Evropa

pas vendimeve të Kongresit të Vjenës?

- Çfarë ndodhi me Francën pas Kongresit? Po me Rusinë, Gjermaninë

dhe Austrinë?

Gjyko:

- Cilat ishin vendimet e Kongresit të Vjenës?

- Si i gjykoni vendimet e këtij Kongresi?

- A ju duken të drejta ndryshimet që pësoi harta e Evropës në Kongres?

Argumento mendimin.

- Një nga synimet e krijimit të Lidhjes së Shenjtë ishte ruajtja e hartës së

re të Evropës? Pse do të ishte i nevojshëm një vendim i tillë?

115

Test vetëvlerësues

A. Cila nga alternativat e mëposhtme është e saktë?

1. Absolutizmi në kohën e Luigjit XIV:

a.u mbështet mbi të “Drejtën Hyjnore”

b.mbi një aparat shtetëror jo burokratikë.

c.Familjet e mëdha aristokrate vazhdonin të kishin ndikim.

d.Nuk arriti në vinte nën kontroll gjykatat dhe institucionet kulturore.

2. Iluminizmi lindi gjatë shekullit:

a.XVI b.XVII

c.XV d. XVIII

3. Në epokën e Elisabetës raportet e mbretit me parlamentin ishin:

a.Të mira

b.Shumë të mira

c.Të këqija

d.Nuk kishte fare parlamente.

4. Në Revolucionin e Lavdishëm:

a. froni u zëvëndësua pa luftë

b. monarkia vazhdonte të ishte e fuqishme.

c. u shkaktua gjakderdhje

d. nuk u miratua “Ligji mbi të Drejta”

5. Revolucioni I Industrial:

a. rriti jetëgjatësinë përshpejtoi rritjën e klasës së mesme

b. Përshpejtoi rritjen e klasës së mesme

c. Solli dominimi të bujqësisë në jetën e shoqërisë njerëzore

d. E bëri jetën më të lehtë.

6. Më 4 korrik 1776:

a. U mblodh Kongresi I Kontinental.

b. Miratohet Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së.

c. U miratua flamurin Amerikan

d. Krijohet Ushtria Kontinentale.

116

7. Në shoqërinë franceze të para revolucionit:

a. Shtresa e parë dhe e dytë e popullsisë paguante taksa.

b. Shtresa e tretë kishte të drejtë të merrte pjesë në qeverisjen e vendit

c. Shtresa e tretë paguante taksa

d. Punëtorët dhe borgjezia bënin pjesë në shtresën e dytë.

B. Cila nga alternativat e mëposhtme është e gabuar?

1. Gjatë qeverisjes së gjatë të Luigjit XIV:

a. Ekonomia u zhvillua duke u mbështetur në prodhimin vendas.

b. Akademia e Shkencave nuk kontrollohej nga mbreti.

c. U ndërtua Pallati i Versajës.

d. Sistemi rrugor ishte më i miri i kohës.

2. Iluminizmi u mbështet:

a. mbi arsyen.

b. ndarjen e pushteteve.

c. lirinë e mendimit.

d.ishte kundër “shoqërisë ideale”.

3. Anglia u quajt atdheu i parlamentarizmit sepse:

a.Parlamenti miratonte ligje.

b.Mbreti respektonte parlamentin.

c. të drejtën e votës e kishin të gjithë.

d. deputetët nuk ndjenin përgjegjësi para votuesit.

4. Ligji mbi të Drejtat në Angli përmbante:

a. kufizimin e të drejtës së mbretit për vendosjen e taksave.

b. mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të individit.

c. lejonte ndërshkimet fizike.

d.e drejta e votës ishte e kufizuar.

5. Britania e Madhe ishte vendlindja e Revolucionit I Industrial

sepse:

a. Britania kishte depozita të mëdha të qymyrit dhe mineralit të hekurit.

b. Kishte një sistem qeverisës të paqëndrueshëm.

c. Kishte një popullsi të madhe të grumublluar nëpër qytete sidomos pas

revolucinit bujqësor.

d. Ishte një fuqi e madhe koloniale.

6. Kodi i Napoleonit, garantonte:

a. Barazi para ligjit.

b. Të drejtën e votës.

c. Lirinë e fesë.

d. Lirinë e shtypit.

7. Gjatë Luftës Civile në SHBA

a. Veriu kërkonte vendosje të taksave të larta doganore për prodhimet

industriale angleze.

b. Jugorët përpiqeshin të rrisnin numrin e skllevërve.

c. Shtetet e Veriut kërkonin që në Perëndim të zgjeronin plantacionet.

d. Shtetet e Veriut kërkonin të hiqej skllavëria.

117

23

Jeta dhe nacionalizmi

në Europën e

shekullit XIX

Nacionalizmi dhe romantizmi (1850-1870)

Para leximit:

Kujtoni njohuritë e marra në klasën

e gjashtë mbi shtet-kombin.

- Cilat janë tiparet që karakterizojnë

shtet-kombin?

- Diskutoni mbi rëndësinë që kanë

këto tipare për një shtet.

Fig. 1 Tiparet e shtet-kombit

Pyetje kyçe: Pse kombet dhe

nacionalizmat në vende të ndryshme

të Evropës lindën dhe u përhapën në

rrethana dhe kohë të ndryshme?

Fjalë kyçe: nacionalizëm, shtetkomb,

atdhe, revolucion.

1. Nacionalizmi

Në klasën e gjashtë keni mësuar se gjatë shek. XIII-XIV u zhduk copëzimi

dhe u krijuan shtete unike (të bashkuar). Në këto territore të bashkuara, mbreti

vendosi autoritetin e tij duke krijuar shtetin-komb. Kongresi i Vjenës i ndau

kufijtë e Evropës sipas intersave të Anglisë, Rusisë, Prusisë dhe Austrisë pa

marrë parasysh interesat e popujve të tjerë. Italia, Gjermania mbetën të ndara

në shtete e principata. Shume popuj mbetën nën sundimin e perandorive të

mëdha si ato të Austro-Hungarisë, Turqisë, Rusisë etj. Në të gjithë Evropën

nisën të përhapeshin idetë dhe lëvizjet nacionaliste. Në Itali e Gjermani

lëvizjet nacionaliste kërkonin bashkimin e vendit. Popujt që gjendeshin

nën sundimin e Perandorise Austro-Hungareze, Ruse, Turke etj., kërkonin

shkëputje nga perandoritë dhe krijim të shteteve të pavarura. Nacionalizmi

mblodhi njerëz të shtresave të ndryshme sociale e kulturore, të cilët ndanin një

trashëgimi të përbashkët dhe një dëshirë për të jetuar së bashku. Është dashuri

për Atdheun.

118

2. Romantizmi

Nacionalizmi u frymëzua nga

romantizmi. Romantizmi ishte një

lëvizje intelektuale e kulturore e

shprehur nëpërmjet letërsisë, artit

dhe kulturës. Lindi gjatë shek.

XVIII dhe në gjysmën e parë të

shek. XIX. Romantikët u shkëputën

nga idetë iluministe dhe idealizuan

të kaluarën, traditat kulturore,

dashurinë për natyrën, duke i lënë të

lira emocionet dhe pasionin. Artistët

dhe poetët romantikë idealizuan

personazhe reale si Napoloni,

Fig .2 Intelektualë duke biseduar mbi

nacionalizmin

Kromuelli apo dhe Robin Hud. Përfaqësuesit më të shquar të romantizmit në

letërsi janë; Xhorxh Bajroni, Vëllezërit Grim, Viktor Hygoi etj. Në Shqipëri

vlerësohen Naim Frashëri, Jeronin De Rada etj. Kompozitorët romantikë

janë: Frederik Shopen, Riçard Vagner, Franc

List, Mendelson, Xhyzepe Verdi. Ata muzikën

e tyre u kthye në art popullor dhe motovi i jetës.

Bethoveni krijoi “Simfoninë e 9”, e cila ishte një

vepër sa dramatike aq dhe shpërthyese. Në pikturë,

romantikët u frymëzuan nga dashuria për natyrën.

Ata krijuan peisazhe. Josef Uilliam Turner në Angli

dhe Eugen Delakrua në Francë u quajtën piktor i

peizazhit.

Fig. 3 Ludvig van

Bethoven (1770-1827)

Fig. 4 Frederik

Shopen (1810-1849)

3. Romantizmi dhe lëvizja kombëtare

Revolucioni Francez dhe luftrat e Napoleonit

nuk krijuan atë shoqëri që iluministët parashtruan,

por përkundrazi shoqëria përjetoi vuajtje dhe

shkatërrim. Romantikët u shkëputën nga iluministët

dhe vunë në qëndër të lëvizjes së tyre lirinë. Çdo

komb duhet të jetë i lirë, ndaj dhe romantikët

mbështetën nacionalizmin, që ndihmoi në luftën e

popujve për pavarësi kombëtare dhe hodhën idenë

e barazisë dhe lirisë së popujve. Romantikët morën

pjesë në lëvizjet kombëtare evropiane.Xhorxh

Bajroni ishte një prej tyre. Me veprën e tij, i këndoi

luftës për pavarësi të popujve të Ballkanit. Çezare

Augusto Deti mori pjesë në lëvizjen kulturore dhe

politike për bashkimin e Italisë.

119

Fjalor

Shtet-komb- është shteti që identifikohet si atdheu i një kombi të

caktuar.

Nacionale- kombëtare

Nacionalizmi- është besnikëri e njerëzve të thjeshtë që luftojnë për

një atdhe të përbashkët, një gjuhë të përbashkët, ideale, vlera dhe tradita të

përbashkëta.

Pas leximit:

- Cilat ishin shkaqet e lindjes së lëvizjeve nacionaliste?

- çfarë kërkonte Italia dhe Gjermania? Po popujt që ishin nën sundimin

e perandorive?

2. Shkruani një ese në lidhje me dashurinë për atdheun.

3.Përgatisni një listë të vlerave që mbronin romantikët.

Fig.5 Hartë e Evropës e shek. XIX v. 1848-1871

Ndërto lidhje:

Vëzhgoni hartën

- Vendosni përkrah flamurit që njihni emrin e vendit të cilit i përket ai

flamur.

120

24

Jeta dhe nacionalizmi

në Europën e

shekullit XIX

Lëvizjet nacionale në Gjermani

Fig. 1 Fuqitë evropiane në Kongresin e Vjenës

Para leximit:

- Përshkruani foton.

- Çfarë janë duke bërë personazhet në foto?

- Pse mendoni se autori i ka paraqitur në këtë mënyrë?

- Çfarë vendosi Kongresi i Vjenës për Gjermaninë?

Pyetje kyçe: Pse Bismarku ndoqi rrugën e luftës për bashkimin e

Gjermanisë?

Fjalë kyçe: nacionalizëm, bashkim kombëtar, Oto Fon Bismarku.

1. Shkaqet e lëvizjes nacionaliste

Edhe pas Kongresit të Vjenës, Gjermania vazhdonte të ishte një shtet i

copëtuar dhe i dobët, përballë shteteve të bashkuara si Franca, Britania apo

Perandoria Ruse. Kjo rriti presionin e popullit për bashkimin e gjermanisë në

një shtet të vetëm. Gjatë vitit 1848 në qendrat kryesore të Evropës shpërthyen

një varg revolucionesh. Shkak i shperthimit të tyre ishte kriza ekonomike si

dhe vështirësitë politike të shkaktuara nga përpjekjet e qeverive për të rikthyer

në pushtet regjimet e vjetra. Revolucioni i 1848 që shpërtheu në Berlin,

kërkonte të realizonte bashkimin kombëtar dhe shpalljen e kushtetutës. Edhe

pse revolucioni u përhap në shtetet e tjera gjermanike ai dështoi.

121

Fig.2 Lufta franko-prusiane Fig.3 Oto Fon Bismarku

Përshkruaj foton

- Pse Franca u detyrua të lëshojë krahinat më të pasura?

- Çfarë dëmesh i shkaktoi kjo luftë Francës?

2. Projekti i Bismarkut

Konfederata Gjermane përbëhej nga 38 shtete. Pas Perandorisë Austriake,

Prusia ishte shteti i dytë më i fuqishëm. Ardhja në krye të Prusisë në vitin

1862 të kancelarit Oto Fon Bismarkut, risolli projektin për bashkimin e

Gjermanisë. Bismarku ishte njeri i zgjuar dhe mjaft i vendosur në përpjekjet e

tij për bashkimin e Gjermanisë. Ai mendonte të realizonte së pari, bashkimin

monetar, që do të thotë përdorimin e një monedhe të vetme. Së dyti, të realizonte

bashkimin shtetëror. Të hartohej një kushtetutë, e cila do të sanksiononte

Perandorinë e bashkuar. Së treti, nëpërmjet luftrave dinastike. Por bashkimi i

Gjermanisë u kundërshtua nga mbreti i Prusisë, Frederik Vilhelmi IV, edhe në

Prusi po zhvillohej nacionalizmi, kryesisht ai kulturor, i cili u bë frymëzues i

gjithë nacionalizmit.

122

Fig.5 Gjeneralë dhe princa gjermanë në sallën e pallatit e Versajës që

përshëndesin perandorin gjerman Vilhelmi I.

3. Bashkimi i Gjermanisë

Fig.5Hartë në të cilën jepen fazat e bashkimit të Gjermanisë 1860-1871

Në përpjekjet e tij për bashkimin e Gjermanisë, Bismarku kishte shumë

kundërshtarë. Gjithsesi ai nisi të zbatojë planin e bashkimit të Gjermanisë siç

e kishte parapërgatitur. Danimarka ishte kundërshtari më i lehtë, ndaj në vitin

1864 së bashku me Austrinë, i shpallën luftë Danimarkës. Provincat daneze

të Holshtenjit dhe Shlezvigut, shumica me popullsi gjermane u ndanë midis

Austrisë dhe Gjermanisë. Dy vjet më vonë, Prusia hyri në luftë me Austrinë.

Austria u detyrua të pranojë hegjemoninë e Prusisë në Gjermani. Vetëm katër

shtete të jugut, të cilat përkraheshin nga Franca, të cilat mbetën jashtë shtetit

të bashkuar Gjerman. Më 1870 Prusia provokoi luftë me Francën dhe në vitin

1871 lufta përfundoi me disfatën e Francës, e cila u detyrua të lëshojë krahinat

e Alsasë-Lorenës, zona të pasura me minerale. Me Gjermaninë u bashkuan

dhe katër shtete të Jugut.

Më 18 janar 1871, në pallatin e Versajës, mbreti i Prusisë Vilhelmi

I u shpall Perandor (kajzer) i Gjermanisë, e cila u quajt Perandoria e II e

Gjermansië.

Fjalor

Kancelar- kryeministër në Prusi. Ende në Gjermani vazhdon të përdoret

ky term.

Pas leximit:

- Bëj një përshkrim të shkurtër mbështetur në fig. 4.

- Portretizo Bismarkun.

-Si e kuptoni togfjalëshin “Bismarku ishte arkitekti i bashkimit të

Gjermanisë”. Argumento.

Puno dhe diskuto dyshe

1. Cili ishte projekti i Bismarkut për bashkimin e Gjermansië?

2. Pse Bismarku zgjodhi rrugën e luftës për bashkimin kombëtar? Cilat

ishin pengesat?

3. Parashtro argumentet tua pse nacionalizmi kulturor u bë frymëzuesi i

nacionalizmit evropian?

4. Bëj një kronologji të etapave që kaloi bashkimi i Gjermanisë.

123

25

Jeta dhe nacionalizmi

në Europën e

shekullit XIX

Lëvizjet nacionale në Itali

124

Fig.1 Italia e copëtuar

Para leximit:

- Vëzhgo hartën

- Çfarë vendosi Kongresi i Vjenës për territoret italiane?

- A ishin të drejta vendimet e këtij kongresi për Italinë?

Pyetje kyçe: Pse bashkimi i Italisë nuk mund të realizohej pa mbështetje

nga jashtë?

Fjalë kyçe: bashkim, Xhuzepe Garibaldi, konti Kavur.

1. Italia në prag të bashkimit

Italia ishte një vend i copëtuar, i ndarë në tetë shtete. Mbretëria e Sardenjës

kishte një ekonomi më të zhvilluar se shtetet e tjera, ndaj dhe ajo u vendos

në krye të lëvizjes për çlirim dhe bashkimin kombëtar. Figurat qendrore të

kësaj lëvizje ishin Xhuzepe Garibaldi dhe konti Kamilio Kavuri, kryeministër

i Sardenjës, i cili hartoi edhe projektin e bashkimit të Italisë. Ata ishin të

bindur se vetëm nëpërmjet luftës mund të realizohej bashkimi i Italisë. Në

luftën për bashkim kombëtar i duhej një aleat dhe kjo ishte Franca. Italia e

kishte mbështetur Francën në luftë kundër Rusisë.

Për realizimin e bashkimit së pari duheshin çliruar rajonet veriore nën

sundimin austriak dhe ato jugore nën sundimin e burbonëve. Së bashku me

Francën hyjnë në luftë me Austrinë. Lëvizjet kombëtare u drejtuan edhe

kundër mbretërive që kërkonin të rikthenin regjimet e vjetra. Kërkesa për

bashkim doli si dëshirë në ndjenjë e fortë nacionaliste. Ajo u mbështet nga

pamfletisti nacionalist Mazzini, që me pamfletet e tij, frymëzoi kryengritjet

kundër Austrisë.

Fig.2 Konti Kamilo Kavur Fig.3 Viktor Emanueli II Fig.4 Xhuzepe Garibaldi

2. Bashkimi i Italisë

Rruga drejt bashkimit të Italisë ishte e gjatë. Ajo zgjati 11 vjet (1859-

1870) dhe u zhvillua në disa faza. Faza e parë, fillon në vitin 1859 kur

mbretëria e Sardenjës në aleancë me Francën i shpalli luftë Austrisë. Lufta u

fitua nga ushtria italo-franceze. Të gjitha shtetet e Italisë Veriore dhe Qendrore

u bashkuan me mbretërinë e Sardenjës, duke lënë jashtë Venedikun.

Garibaldi ishte heroi më popullor, i cili grumbulloi shumë përkrahës

nga rradhët fshatare. Lufta e tij ishte një luftë guerile. Së bashku me 1000

vullnetarë nga Gjenova arriti në ishullin e Sicilisë. Kjo përbënte edhe fazën e

dytë të bashkimit.

Në gusht 1860 nisi faza e tretë për çlirimin e Italisë Jugore.Më 17 mars

1861, u çlirua Sardenja, dhe u shpall Mbretëria e Italisë me mbret Viktor

Emanuelin II. Më pas shtetit Italian iu bashkua edhe Venediku e Roma. Roma

u bë dhe kryeqyteti i Italisë së bashkuar.

Fjalor:

Pamflet- Shkrim i shkurtër satirik, me temë aktuale. Mazarini ishte

pamfletist i njohur.

Pas Leximit:

- Cili shtet italian luajti rolin kryesor në bashkimin e Italisë në një shtet

të vetëm? Argumentoni përgjigjen.

- Cilat ishin rrugët që duhet të ndiqeshin për bashkimin e Italisë?

- Cilët ishin dy figurat kryesore qe luajtën rolin kryesor në bashkimin e

vendit?

125

Fig.5 Duke festuar bashkimin e Italisë

Shikoni me kujdes foton

- Pse Garibaldi tërhoqi kaq shumë vullnetarë? Mendoni se ishte një lider

popullor?

- Çfarë i bashkonte Garibaldin dhe Kontin Kavur?

Ndërto lidhje:

- Analizo hartën e

bashkimit të Italisë

- Pse edhe liderët italianë

mendonin se bashkimi mund të

bëhej vetëm me luftë?

- Përcakto rrugën e bërë

nga Garibaldi (me shigjetë të

kuqe).

- Shpjegoni bashkimin e

Italisë me fjalët tuaja.

Legjendë

Territore të Sardenjës të

çliruara, 1860

Territore të pa përfshira 1866

Mbretëria e Sardenjës, 1858

Territoret e aneksuara nga Austria, 1859

Territore të pa aneksuara, 1870

Lëvizjet e Garibaldit, 1860

126

-Bëj një kronologji të etapave që kaloi bashkimi i Italisë.

26

Jeta dhe nacionalizmi

në Europën e

shekullit XIX

Lëvizjet nacionale në

Perandorinë Habsburge

Para leximit:

- Çfarë u vendos në

Kongresin e Vjenës për

Austrinë?

Fjali kyçe: Pse

krijimi i shteteve

kombëtare u arrit

nëpërmjet lëvizjeve për

çlirim kombëtar?

Fjalë kyçe: lëvizje

kombëtare, perandori

shumëkombëshe, monarki

dualiste

Fig.1 Italia e copëtuar

1. Perandoria Habsburge dhe problemi kombëtar

Në Perandorinë Habsburge bënin pjesë rreth 20 shtete si; austriakët,

hungarezët, gjermanët, pokalët, sllavët, italianët. Kjo perandori quhej Perandori

shumëkombëshe. Secili shtet dallohej nga gjuha, kultura, besimi, trashëgimia

historike, ndaj dhe secili prej tyre kërkonte të kishte shtetin kombëtar.

Perandoria ndiqte një politikë të pabarabartë kombëtare dhe fetare. Edhe

zhvillimi ekonomik i tyre ishte i ndryshëm në rajone të ndryshme. Lëvizjet

kombëtare në këto vendeve, u ndeshën me masat e ashpra të Perandorisë

Habsburge dhe politikën e gjermanizimit të Perandorisë.

127

Fig.2 Revoltat në Vjenë

Fig.3 Revoltat në Hungari të drejtuara

nga Lajosh Kushuti

2. Lëvizjet kombëtare në Perandori

Në vitin 1848 Perandoria u përfshi në lëvizje nacionale. Përhapje në

Perandorinë Habsburge patën edhe idetë e revolucionit Francez. Dëshira për

krijimin e shtetit kombëtar ishte kërkesë parësore e vendeve të Perandorisë.

Madje u krjiuan dhe organizata patriotike të fshehta, përballë dhunës që

përdori perandoria.

Lëvizjet morën trajtën e revolucionit ku kërkohej çlirimi nga bujkërobëria

dhe detyrimet që rridhnin prej saj. Hartimi i një kushtetutë, përdorimi i gjuhës

amëtare si gjuhë administrative krahas gjuhës zyrtare që ishte gjuha gjermane,

liria e shtypit, ishin kërkesat kryesore të këtyre lëvizjeve. Vjena u përfshi e

para nga revoltat mbarëpopullore. Perandori Ferdinandi I u detyrua të pranojë

disa kërkesa të kryengritësve. Qytetarët kërkonin që krahas gjuhës gjermane

të përdorej dhe gjuha çeke. Në Hungari në revoltat të drejtuara nga Lajosh

Kushuti kërkohej; e drejta për vetëqeverisje, të drejtën e votës për burrat dhe

liri të shtypit. Perandoria përdori dhunën ndaj kërkesave të tyre kombëtare.

Popujt serbë, kroatë, rumunë, gjermanë dhe italianë, gjithashtu kërkonin të

realizonin kërkesat e tyre kombëtare.

3. Ndryshimet politike në Perandori

Të ndodhur përballë revoltave në rritje, perandoria Habsburge rishikoi

politikat e saj. Me ardhjen e Franc Jozefit si perandor u shpall “akti i

emancipimit”. Ndryshime ndodhën edhe në mënyrën e administrimit

të provincave. Pas disfatës me Prusinë më 1867, Hungaria u njoh si shtet

bashkësundues me Austrinë. Kështu lindi Perandoria Austro-Hungareze, e

cila drejtohej nga perandori i Austrisë dhe që ishte edhe mbret i Hungarisë.

Kompromisi i vitit 1867 për një monarki dualiste austro-hungareze, kënaqi

vetëm interesat e hungarezëve, por aspak të kombeve të tjera. Pakënaqësia u

rrit te kroatët, serbët, rumunët, sllovenët, polakët dhe gjermanët, që kërkonin të

realizonin të drejtat e tyre kombëtare. Lëvizjet nacionale të popujve dobësuan

Perandorinë Austro-Hungareze.

128

Fjalor

Monarki dualiste- monarki

e dyfishtë, me dy njësi shtetërore

të dallueshme dhe një Sovran të

përbashkët. Perandoria Austro-

Hungareze do të qeverisej nga

perandori i Austrisë, i cili do të

ishte edhe mbret i Hungarisë

Pas leximit

Puno dhe diskuto dyshe

1. Rendisni popujt që bënin

pjesë në Perandorinë Habsburge.

2. Plotësoni tabelën me kërkesat e popujve të Perandorisë. Në krah

vendosni llojin e kërkesave (ek, pol.) dhe diskutoni me shokun për kolonën

mendimi im

Kërkesat e popujve

Fig.4 Franc Josef I duke hyrë në

Krakov 1880

Mendimi im

3. Argumento pse u rrit pakënaqësia e popujve të tjerë pas kompromisit

1867?

4. Vëzhgo më vëmendje dy figurat e mësipërme. Figura e parë tregon

flamurin e perandorisë Habsburge, ndërsa figura e dytë tregon flamurin e

Perandorisë Austro-Hungareze pas krijimit të monarkisë dualiste. Përshkruaj

të dy flamujt e mësipërm. Diskutoi ato me shokun e bankës.

- Çfarë simbolizon flamuri?

- Pse duhej të ndryshonte flamuri kur u krijua Perandoria e re Austro-

Hungareze? Diskutoni.

- Cilat janë ndryshimet që pësoi flamuri i Perandorisë Habsburge?

- Bëj një kerkim mbi flamurin Austrisë dhe Hungarisë sot.

Fig. 5 flamuri perandorisë Habsburge 1749 Famuri austro-hungarez v.1890

129

27

Lëvizjet kombëtare në

Ballkan gjatë shek. XIX

130

Fig.1 Hartë Ballkanit v. 1878-1912

Para leximit:

- Cilat janë shtetet që bëjnë pjesë në gadishulin e Ballkanit sot?

- Në ç’pjesë të Gadishullit të Ballkanit gjendet vendi ynë?

- Nën sundimin e cilës perandori gjendej gadishulli në shek. XIX?

Fjali kyçe: Lëvizja e popujve të Ballkanit ishte vendimtare shkatërrimin

e Perandorisë.

Fjalë kyçe: lëvizje çlirimtare, shtete të pavarura, pretendime territoriale

1. Ndryshimet në Ballkan

Perandoria osmane gjatë shek. XIX u përball me kundërshtinë e popujve

jo turkë dhe të Fuqive të Mëdha. Perëndimi i shqetësuar për të ardhmen e

vendeve nën sundimin osman, mbështeti lëvizjet çlirimtare në Ballkan. Rritja

e nacionalizmit në Evropë, nxiti luftën për pavarësi të popullit grek, i cili

kishte qenë pjesë e Perandorisë Osmane që nga shekulli XV. Në vitin 1822

nisi lëvizja për shtetin e pavarur grek. Dhe në vitin 1833 Fuqitë e Mëdha e

njohën pavarësinë e Greqisë. Në Greqi u vendos monarkia parlamentare.

Për krijimin e shtetit kombetar edhe Sërbia u përfshi në lëvizjet çlirimtare.

Në vitin 1815 kryengritja u udhëhoq nga Millosh Obrenoviç. Stambolli vendosi

të hyjë ne bisedime me udhëheqësin serbë, Obrenoviç, duke i dhënë titullin

Knjaz (princ). Në fillim u arrit një autonomi e pjesshme, më pas u hodhën bazat

e shtetit kombëtar serb. U hartua kushtetuta. Në vitin 1882, Serbia u shpall

mbretëri dhe më pas, u vendos monarkia parlamentare. Lëvizja reformatore

për krijimin e shtetit të pavarur bullgar, u drejtuan nga personalitete të njohura

bullgare si Vasil Levski e Kristo Botevi. Lëvizja Kombëtare Bullgare luftonte

Fig.2 Lufta për pavarësi në Rumani Fig. 3 Lufta për pavarësi në Bullgari

për gjuhën, arsimin kombëtar dhe krijimin e një kishe të pavarur bullgare. Këto

lëvizje nxitën krenarinë kombëtare. Fuqitë e Mëdha vendosën në traktatin

e Shën Stefanit, krijimin e një Bullgarie të madhe. Ndërsa në Kongresin e

Berlinit, Bullgaria nda në dy pjesë territoriale. Më 1879 u krijua Principata

Autonome Bullgare, ndërsa në vitin 1908, Bullgaria u njoh shtet i pavarur.

Në vitin 1859 u formua Provinca e Bashkuar e Vllahisë

dhe Moldavisë. Në të dyja krahinat e Rumanisë u mbajtën

zgjedhjet, ku u hodh ideja për bashkim. Të dy principatat

zgjodhën një princ të vetëm. U formua Rumania si shtet i

ri kombëtar. Pavarësia Rumanisë iu njoh nga Kongresi i

Berlinit në qershor të vitit 1878. Rumania u shpall monarki.

Pas Kongresit të Berlinit u njohën të pavarur edhe Mali i

Fig.4 Vasil

Levski

Zi, Maqedonia. Territoret e Bosnjes dhe Hercegovinës

u shkëputën nga Perandoria osmane në vitin 1878 dhe u

pushtuan nga ushtritë austro-hungareze. Kjo situatë vazhdoi

deri në Luftën e Parë Botërore.

- Çfarë i bashkon këto tre portrete?

- Kundër kujt drejtohej lufta e tyre?

Fig.5 Milosh

Obrenoviç

prin i Sërbisë

Fig.6

Luftëtarë grek

2. Lëvizja kombëtare shqiptare

Lëvizjet kombëtare dhe krijimi i shteteve nacionale edhe

për Shqipërinë, nuk mund të zhvilloheshin larg ndikimit të

Fuqive të Mëdha. Ndikimi i Evropës në lëvizjet nacionale në

Serbi, Greqi, Rumani etj., përcaktoi fatin e tyre. Por ndryshe

nga këto vende, Shqipëria nuk u mbështet nga Evropa.

Ajo mbajti një qëndrim indiferent ndaj çështjes shqiptare.

Në këto kushte shqiptarët e drejtuan luftën e tyre në dy

drejtime: ndaj Perandorisë osmane dhe çlirimit kombëtar

si dhe ndaj nacionalizmit agresiv të fqinjëve. Ishte kjo një

veçori e lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që e dallonte atë nga

qëndresa e popujve të Ballkanit kundër zgjedhës osmane.

Lëvizja kombëtare në Shqipëri u intesifikua në vitet

1881- 1912. Programi kombëtar nga një lëvizje autonomiste

131

u shndërrua në lëvizje për pavarësi.

Lëvizja kombëtare shqiptare vlerësohet

për rolin e saj në dobësimin e pushtetit

osman në Ballkan, duke i hapur rrugë

shkatërrimit përfundimtar të saj.

Burime

Memorandum dërguar

Fig..7 Çeta patriotike në Shqipërinë kryeministrit të Anglisë Disrael

e Jugut v.1900

“…Dikur Evropa, e verbër dhe e

përçarë, e braktisi atë (Shqipërinë) duke

e lënë të mbështetej në forcat e veta dhe

pas luftërash të gjata e të lavdishme ajo u shemb; por Evropa e shek. XIX

nuk do të bjerë në të njëjtin gabim dhe do të marrë parasysh shërbimet që ky

popull i ka bërë qytetërimi evropian.”

Shkodër, 13 qershor 1878 marrë në Akte të Rilindjes Kombëtare

Shqiptare, f.27

Pas leximit

Puno dhe diskuto dyshe

- Argumento arsyhet e lëvizjes nacionaliste greke.

- Cila ishin detyrat e Lëvizjes Kombëtare Bullgare?

- Kur dhe kush i njohu si shtete të pavarura Rumaninë, Bullgarinë, Malin

e Zi dhe Maqedoninë?

-.Analizo veçoritë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Plotësoni dhe diskutoni në klasë:

Lëvizja Kombëtare në:

Përbashkëtat

132

Shqipëri

Bullgari

- Ndërto një kronologji mbi lëvizjet nacionale në Ballkan.

-.Pse Evropa qëndroi indiferente ndaj çështjes shqiptare?

Detyrë për orën pasardhëse:

Kërkoni informacione mbi Rilindjen Shqiptare dhe foto të Abdyl Frashërit,

Ymer Prizrenit, Ali Pashë Gucia, Bajram Curri, Isa Boletini. Sillini në klasë

për zhvillimin e projektit: “Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare në Shqipëri gjatë

shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.

Literature e sugjeruar: www.shqiperia.com

www.wikipedia.com

albumi Rilindja Kombetare Shqiptare, Historia e Popullit Shqiptar,

28

Veprimtari praktike

Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare në Shqipëri

gjatë shek. XIX dhe fillimit të shek. XX

Koha: 1 orë mësimore

Rezultatet e të nxënit:

• Identifikon rilindasit që luftuan për një Shqipëri të pavarur.

• Vlerëson rolin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në zgjimin kombëtar dhe

luftën antiosmane.

• Vlerëson rolin e kryengritjeve në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.

Burimet:

Fletë udhëzuese, materiale nga interneti, Fjalori Enciklopedik Shqiptar,

Historia e Popullit Shqiptar Vëll II, Botimi 2002

Lëvizja Kombëtare Shqiptare gjatë shek. XIX u rrit, në kushtet kur

Perandoria Osmane ishte në krizë dhe Fuqitë e Mëdha po ndërhynin për

copëtimin e tokave shqiptare. Të ndodhur përballë rrezikut të zhdukjes si

komb, atdhetarët shqiptarë, nisën një lëvizje me përmbajtje politike, kulturore,

ekonomiko-shoqërore. Ajo synonte të formonte shtetin kombëtar. Në krye të

këtyre përpjekjeve u vunë Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Ali Pashë Gucia,

Bajram Curri, Isa Boletini etj.

Hapi I Nxënësit njihen me informacionin historik dhe ndahet klasa në

grupe dhe çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II Sistemohet materiali i grumbulluar nga detyra e dhënë nga

mësuesi në orën paraardhëse.

Hapi III Për realizimin e veprimtarisë caktohen për secilin grup temat

e poshtëshënuara.

Gr. 1. Roli I Ymer Prizrenit në Lidhjen e Prizrenit për bashkimin dhe

çlirimin kombëtar.

Gr. 2. Mbështetur në thënien e Jeronin de Radës “Dita e Arbërit

erdhi”, identifikoni rolin që luajtën kryengritjet shqiptare në pavarësinë e

Shqipërisë.

Gr. 3. Rolin që luajtën shkollat dhe shtypi shqip në zgjimin kombëtar.

Hapi IV Prezantoni punimet në klasë.

Hapi IV Shqyrtoni

Nga materialet e grumbulluara nxirrni:

1. Figurën e Abdyl Frashërit si udhëheqës politik.

2. Figurën e Ali Pashë Gucisë, Bajram Currit, Isa Boletinit në çlirimin

kombëtar.

3. Shqiptarët e Kosovës në përpjekje për pavarësi.

Hapi V Diskutohet për rezultatet e veprimtarisë.

133

29

Perandoria Osmane

dhe tkurrja e saj

Reformat në

Perandorinë Osmane

134

Fig. 1 Luft antiosmane e popujve të shtypur

Para leximit:

- Në rast se Turqia do t’i jepte më shumë të drejta popujve të Ballkanit,

mendoni se do të ngriheshin në kryengritje? Diskutoni.

Fjali kyçe: Cilat janë perpjekjet e Perandorisë për të dalë nga kriza?

Fjalë kyçe: tanzimat, reformë, krizë.

1. Rrudhja e Perandorisë

Shekulli XVI është shekulli që shënon kulmin e zgjerimit të Perandorisë

Osmane. Gjatë këtij shekulli ajo shtrihej në tri kontinente: Azi, Evropë dhe

Afrikë.

Shekulli XVII shënon fillimin e rënies së Perandorisë. Në vitin 1683

ushtria turke, në përpjekje për të pushtuar Vjenën do të thyhet nga forcat

austriake të ndihmuara edhe nga forca të tjera evropiane.

Gjatë shekullit të XVIII kufijtë e Perandorisë Osmane fillojnë të tkurren.

Sulltani u detyrua t’i lëshonte Austrisë territoret e Hungarisë deri në lumenjtë

Danub e Sava. Në fillim të shek. XIX, Ballkani përfshihet në lëvizje çlirimtare.

Greqia, Serbia, Rumania dhe Bullgaria fitojnë pavarësinë. Perandoria i humbet

territoret në veri të Afrikës, (Tunizi, Algjeri, Marok), pasi ato pushtohen nga

Franca, ndërsa Egjipti e Sudani pushtohen nga Anglia. Libia u pushtua nga

Italia. Në shek. XIX dhe fillimi i shek. XX, Perandoria Osmane ishte përfshirë

nga një krizë, por ishte lufta ruso-turke e vitit 1768-1774 që nxorri më në pah

dobësitë e kësaj Perandorie.

2. Përpjekjet e Perandorisë për daljen nga kriza

Kriza që përfshiu Perandorinë ishte politike, ekonomike dhe ushtarake.

Kriza erdhi nga:

1.Paaftësia e Perandorisë të qeveriste popullsitë shumëkombëshe.

2. Përfshirja e Ballkani në lëvizjet çlirimtare.

3.Rritja e konkurrencës ekonomike me vendet e Evropës.

4. Kriza brenda institucioneve turke, korrupsioni i brendshëm, intrigat,

“keqqeverisja” dhe dobësia e sulltanëve.

5. Disfatat ushtarake, ku një rol luajti dhe Shqipëria.

Në këto kushte, sulltan Selimin III (1789-1807) bëri përpjekje të shpëtonte

Perandorinë me disa reforma: Riorganizoi ushtrinë, kërkoi të reformonte

shtetin osman sipas modelit europian. Ai ftoi oficerët francezë të ndihmonin

për të modernizuar ushtrinë osmane, ndërsa oficerët turq i dërgoi në Evropën

Perëndimore për tu specializuar.

Fig. 2 Sulltan Mahmuti II

Fig. 3 Sulltan Selimi III

Edhe sulltan Mahmuti II (1807-1839) u përpoq t’i thellonte reformat e

ndërmarra nga Selimi III. Së pari, ai zhduku karakterin ushtarak të shtetit. Së

dyti, ndau pushtetin civil nga ai ushtarak. Së treti, krijoi një administratë të

përqendruar. Së katërti, krijoi një ushtri të rregullt me rrogë, por që barrën e

mbajtjes së ushtrisë, ia ngarkoi qytetarëve, me anë të taksave të larta. Reformat

e bëra ishin të pa mjaftueshme për ta nxjerrë vendin nga kriza. Prandaj, një

komision i përbërë nga Mustafa Reshit Pasha, hartoi një projekt me emrin

Tanzimat. Miratimi i reformave të Tanzimatit ishte përpjekje për të dalë nga

135

kriza dhe për të ndërtuar një shtet sipas modeleve evropiane. Sipas reformave;

Të gjithë nënshtetasit e të gjitha kombësive janë të barabartë para ligjit. Taksat

do të mblidheshin nga administrata. U organizua ushtria. Shërbimi ushtarak i

detyrueshëm për katër vjet dhe shërbimi rezervist shtatë vjet. U hartuan ligje

mbështetur në modelin francez. Do të zhvillohej arsimi dhe kultura.

Reformat e Tanzimatit nuk patën jetë të gjatë. Këto reforma shqiptarëve

nuk i dhanë të drejtën e shkollimit në gjuhën amëtare dhe në administratë

të përdorej gjuha shqipe. Kjo nxiti zhvillimet e mëtejshme të vendeve nën

sundimin e Perandorisë osmane.

Fjalor

Sulltan- Tanzimat (shumës)- reforma të moderuara që kërkonin të

ndalonin shthyrjen e sistemit feudal turk.

Reformë- Ndryshim i thellë që bëhet nga qeveria për të zgjatur e mbajtur

pushtetin e vet pa prekur themelet e shtetit ekzistues.

Pas leximit:

- Cila është ngjarja që shënon fillimin e rënies së Perandorisë Osmane?

- Në cilin shekull fillon tkurrja e Perandorisë?

- Cilat ishin shkaqet e krizës së Perandorisë Osmane?

Puno dhe diskuto dyshe.

1. Plotëso tabelën:

- Veço tre reforma që nxitën

lëvizjet çlirimtare në Ballkan.

Reformat

e sulltan

Selimit III

Reformat e

sulltan

Mahmuti II

Reformat e

Tanzimatit

136

Fig. 4 Shqiptari Mustafa Reshit Pasha

Fig. Mehmet Qypërliut, kryeministër në

Perandorinë osmane

- Shqiptari Mustafa

Pasha ishte ideatori i

reformave të Tanzimatit.

Bëni një kërkim mbi

shqiptarët e suksesshëm

në Turqi.

- Argumento pse

reformat e Tanzimatit

nuk mundën ta shpëtonin

Perandorinë Osmane?

30

Perandoria Osmane

dhe tkurrja e saj

Rënia e Perandorisë

Fig. 1 Parlamenti Osman

Para leximit:

- Çfarë mendoni se janë duke diskutuar parlamentarët duke ditur gjendjen

e Turqisë?

- Mendoni se reformat e ndërmarra e nxorrën Perandorinë nga kriza?

Fjali kyçe: Pse reformatorët nacionalistë nuk ndalën dot rënien e

Turqisë?

Fjalë kyçe: opozitë, turqit e rinj, kushtetutë.

1. Lëvizja reformatore e Turqëve të Rinj

Reformat e Tanzimatit nuk patën jetë të gjatë. Gjendja e Perandorisë po

rëndohej nga absolutizmi, despotizmi i sulltan Habdyl Hamitit. Administrata

ishte e paaftë dhe e korruptuar. Shteti po rrezikonte të shpërbëhej. Në këto

rrethana, në fund të shekullit të XIX, në Turqi lindi një lëvizje e drejtuar

nga një opozitë liberale, ndaj pushtetit të Sulltan Abdyl Hamitit II. Ata

krijuan në Selanik më 1899 Komitetin “Bashkim e Përparim”, anëtarët e tij

u quajtën “Turqit e Rinj”. Ata ishin të shkolluar në perëndim dhe kërkonin

të ndërtonin një shtet perëndimor, të dallueshëm nga Perandoria Osmane.

Rishpallën kushtetutën, e cila u siguronte të drejta të gjithë kombësive jo

137

turke të Perandorisë (bullgarë, shqiptarë, çifutë, armenë, arabë, maqedonas),

e cila ishte një paketë me hapësira, për të gjithë shtetasit, lehtësira fiskale etj.

Më 21 korrik 1908, Turqit e Rinj përmbysën regjimin e Abdyl Hamitit dhe

erdhën në pushtet. Por Turqit e Rinj nuk e mbajtën premtimin. Ata u përpoqën

të otomanizonin popujt e pushtuar, duke shpallur gjuhën turke si gjuhë zyrtare

të Perandorisë. Kjo nxiti nacionalizmin ndër popujt e pushtuar, të cilët rritën

përpjekjet për të fituar lirinë e pavarësinë e tyre.

Fig.2 Xhonturqit duke nënshkruar kushtetutën Fig.3 Reformat e ndërmarra

nga Turqit e Rinj

138

Burim

Turqia kurrë s’ka dhënë të drejta përveç se kur ia kanë marrë duke i

thyer turinjtë me grusht.

Kush thotë se Turqia u ndryshua, u ndërrua e u përmirësua, e ka gabim!

Turqia s’është tjetër veç ajo Turqi e mongoltë, ajo Turqi e tatartë, ajo që prishi,

përmbysi, dogji, poqi, rrëmbeu, grabiti, theu, rrëzoi, gremisi e dërmoj çdo farë

sendi që bie erë dritë e qytetërim! Të tjerët si: Grekër, Bullgarë, Armenë,

Arabë, Shamas e Kurdë e kupëtuan dhe po përpiqen të forcojnë kombësitë e

tyre, me arsim, mjeshtëri, tregëti e industri.

Gazeta “Liri e Shqipërisë“,Sofje, nr.20, 21 vjeshtë e I-rë , 1911

- Pse autori i shkrimit mendon se të drejtat mund të fitohen vetëm me

luftë?

- Veço sjelljet e ushtrisë turke me vendet e pushtuara?

2. Rënia e Perandorisë Osmane

Pas vdekjes së Sulejman Ligjvënësit, filloi rënia graduale e Perandorisë

osmane.

Përqendrimi i pushtetit në duart e sulltanit, bëri që zhvillimi i Perandorisë

të varej nga aftësitë e sulltanëve. Jo të gjithë ishin të aftë dhe të përkushtuar,

duke e futur sistemin feudalo-ushtarak në krizë. Me tkurrjen e ekspansionit

ushtarak, Perandoria, pati një rënie në zhvillimin ekonomik, si rezultat edhe

i zvogëlimit të fitimeve nga luftërat. Reformat e ndërmarra nga sulltanët, nuk

e nxorrën vendin nga gjendja në të cilën ishte zhytur. Kjo rriti nacionalizmin

turk, por dhe nacionalizmin ndër popujt e kësaj Perandorie. Fuqitë e Mëdha

po mbështetnin kryengritjet e këtyre popujve për lirinë dhe pavarësinë e tyre.

Ndërkaq edhe Turqit e Rinj që erdhën në pushtet për të ndërtuar një shtet

evropian, ecën në atë rrugë të paraardhësve të tyre, duke e çuar vendin drejt

greminës.

Fjalor

Opozitë liberale- pjesa më përparuar që kërkon të sjellë ndryshimet

politike në një vend

Despotizëm- ushtrim i pushtetit absolut në mënyrë mizore, me dhunë.

Pas leximit:

Burim

Perandoria Osmane është një shtëpi e vjetër, e kalbur dhe gati në të rënë.

Ajo mbahet me purteka dhe askush nuk mund ta dijë se sa do të qëndrojë në

këmbë. Po nëse ndokush do të përpiqet ta riparojë atë dhe të lëvizë diçka,

qoftë edhe vetëm një tullë, ajo do të shëmbet menjëherë.

Edith Durham nga libri “Brengat e Ballkanit”

-.Pse Edit Durham e krahasonte Perandorinë me një shtëpi të kalbur gati

në të rënë?

- Krahasoni perandorinë e kohës së Sulejmanit të madhërishëm me atë që

përshkruan Durhami.

- Plotëso tabelën mbështetur në njohuritë e marra mbi sulltanët në

Perandorinë osmane.

Sulltanët mendimi im

Sulejmani i

Madhërishëm

139

Fig.4 rënia e perandorisë Osmane 1683-1914

Legjendë

Shtrirja deri në v.1683

Shtrirja deri në 1914

Ndërto lidhje:

Vëzhgoni hartën

- Cilat ishin vendet që u shkëputën nga Perandoria?

- Cilat vende vazhdonin të përfshiheshin në Perandorinë osmane deri në

vitin 1683?

- Në cilat vende nuk mundën të depertonin ushtritë osmane?

Detyrë për orën pasaardhëse:

Kërkoni nga interneti informacione dhe foto mbi pjesëmarrësit në

revolucion grek dhe rolin e shqiptarëve në këtë revolucion. Sillini në klasë për

zhvillimin e veprimtarisë Shpërbërja e Perandorisë dhe dhe krijimi i shteteve

nacionale në Ballkan.

Materiale të sugjeruara: Fjalori Enciklopedik Shqiptar, 2008; Historia

e Popullit Shqiptar Vëll II, Botimi 2002; Historia e arsimit dhe e mendimit

pedagogjik shqiptar, vëll I, Tiranë 2003.

140

31

Veprimtari praktike

Shpërbërja e Perandorisë dhe krijimi

i shteteve nacionale në Ballkan

Rezultatet e të nxënit:

• Njeh pasojat e revolucionit grek e serb.

• Ndryshimet në Ballkan në procesin e krijimit të shteteve të reja.

Burimet:

• Fletë udhëzuese, materiale nga interneti, foto nga revolucioni grek,

revolucioni serb, Kollokotronit, Boçarit, Millosh Obrenoviç, Karagjorgjeviç,

hartë e Ballkanit pas Kongresit të Berlinit.

Shek. XIX hapi një epokë të re në luftën për krijimin e shteteve kombëtare

në Ballkan. Në vitin 1822 filloi lëvizja për pavarësi në Greqi dhe më 1804

edhe në Serbi. Revolucionet në Greqi dhe Serbi kontribuan në shpërbërjen e

Perandorisë Osmane dhe krijimin e shteteve të reja në Ballkan.

Hapi I Ndahet klasa ne grupe dhe çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II Sistemohet materiali i grumbulluar nga detyra e dhënë nga

mësuesi në orën paraardhëse.

Hapi III Bazuar në materialet e grumbulluara për revolucionin grek e

serb, identifiko dhe diskuto:

- Luftën e popullit grek për pavarësi.

- Kryengritjet serbe të drejtuara nga Karagjorgjeviçi dhe Obrenoviçi.

- Pjesëmarrjen e vullnetarëve të ardhur nga Evropa në mbështetje të

revolucionit grek.

- Ndryshimet që ndodhën në Ballkan dhe harta e shtetet e reja ballkanike

që u krijua në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

- Rolin e figurave shqiptare në revolucionin grek.

Hapi IV Ndërtohet një tableë në të cilën të jepen shtetet dhe vitin kur e

fituan pavarësinë. Diskuto pse Shqipëria dhe Bullgaria e fitoi pavarësinë më

1912?

Hapi V Diskutohet për rezultatet e veprimtarisë

Literaturë e sugjeruar:

Petrika Thëngjilli, “Shqipëtarët midis lindjes dhe perëndimit“ IV, Irakli

Koçollari “Arvanitasit”

Detyre për orën pasardhëse:

Kërkoni nga interneti informacione dhe foto mbi hapjen e shkollave

shqip dhe të Pandeli Sotirit, Kostandin Kristoforidhit, Babë Dudë Karbunarës

etj. Sillini në klasë për zhvillimin e veprimtarisë: Hapja e shkollave shqipe.

141

32

Veprimtari praktike

Hapja e shkollave shqipe

Koha mësimore: 1 orë

Rezultatet e të nxënit:

• Identifikon figura të patriotëve shqiptarë të cilët luajtën një rol të

rëndësishëm në zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe.

• Pasqyron hapat e parë të zhvillimit të arsimit në gjuhën shqipe në zonën

ku jeton.

• Vlerëson rolin e hapjes së shkollës së parë shqipe (në Korcë e në

Prizren) në forcimin e frymës kombëtare.

• Të vlerësojë rolin e shkollës shqipe në forcimin e frymës kombëtare

dhe në krijimin e sistemit arsimor kombëtar shqiptar.

Burimet:

Fletë udhëzuese, materiale nga interneti, Fjalori Enciklopedik Shqiptar,

2008; Historia e Popullit Shqiptar Vëll II, Botimi 2002; Historia e arsimit dhe

e mendimit pedagogjik shqiptar, vëll I, Tiranë 2003.

Burim

….Ju lutem, Zotëri, në rast se keni Evetare nga ato që keni dërguar, të na

dërgoni sa më shumë sepse bashkëatdhetarët kërkojnë vazhdimisht të gjejnë

142

Shkolla shqipe e vashave në Korçë 1891.

akoma nga ato Evetare, pasi ato që dërguat, u shpërndanë menjeherë….

Letra e Athanas Paskalit nga Korça

Hapi I

Ndahet klasa në grupe dhe çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II

Sistemohet materiali i grumbulluar nga detyra e dhënë nga mësuesi në

orën paraardhëse.

Hapi III

Punohet në mënyrë vetjake ose në grup duke ndjekur këtë radhë

veprimesh

Bazuar në materialet e grumbulluara për arsimin dhe shkollat shqipe

identifiko:

- Evidento kohën kur u hapën shkollat e para shqipe.

- Numrin e alfabeteve që qarkullonin në Shqipëri.

- Figura të arsimit shqip në vend dhe në zonën tuaj.

- Trego rolin e shkollave të para shqipe në zhvillimin e arsimit në vendin

tonë si dhe në forcimin e ndjenjës kombëtare.

- Përshkruaj lindjen dhe zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe në zonën

ku jeton?

Hapi IV

1. Ndërtohet një tabelë ku të renditen shkollat shqipe, mësuesit dhe

qytetet ku u hapën këto shkolla.

Shkollat shqipe

Korçë

Mësuesit e

shkollës shqipe

Hapi V: Të krijohet nje album me foto nga jeta dhe veprat e Rilindasve

shqiptarë, ose realizimi i një fotomontazhi ku të pasyrohet historiku i shkollës

tuaj.

Hapi VI: Bëhet diskutimi dhe vlerësimi i përfundimeve të punës.

Literaturë e sugjeruar:

Detyrë për orën pasardhëse:

Kërkoni nga interneti informacione dhe foto për Shqipërinë e viteve

1912-1913. Sillni në klasë hartën e Konferencës së Ambasadorëve në Londër

për zhvillimin e veprimtarisë Shqipëria në vitet 1912-1913

Literaturë e sugjeruar: Historia e Popullit Shqiptar Vëll II, Materialet të

grumbulluara në internet.

143

33

Veprimtari praktike

Shqipëria në vitet 1912-1913

Koha mësimore: 1 orë

Objektivat Në fund të orës nxënesi të jetë i aftë që:

• Të vlerësojë rolin që luajti Ismail Qemali në Shpalljen e Pavarësisë.

• Të njohë rëndësinë që kishte Shpallja e Pavarësisë për bashkimin

kombëtar.

• Të njohë kontributin e shqiptarëve në historinë e shtetit shqiptar.

• Rolin që luajtën vendimet e Konferencës së Londrës për Shqipërinë.

• Ndikimin e Konferencës së Ambasadorve në Londër në ndryshimin e

hartës së Ballkanit.

Shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912, përbën një nga ngjarjet më të

mëdha në historinë tonë kombëtare. Ajo ishte kurorëzimi i luftës së shqiptarëve

kundër zgjedhës së huaj, për mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë dhe formimin

e shtetit shqiptar. Me vendimet që Kuvendi i Vlorës Shqipëria u shpall shtet i

pavarur. Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 29 korrik 1913 e njohu

shtetin Shqipëtar, por nën kontrollin ndërkombëtar.

144

Burime

Vendimi i Kuvendit të Vlorës

“Pas fjalëve të tha zoti Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi

ezikun e madh në të cilën ndodhet Shqipëria, të gjithë delegatët me një za të

venduan që Shqipëria me sot të bahet me vehte, e lirë e mosvarme”

Hapi I

Ndahet klasa në grupe dhe çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II

Sistemohet materiali i grumbulluar nga detyra e dhene nga mesuesi në

orën paraardhëse.

Hapi III

Bazuar ne materialet e grumbulluara per shtetit e pavarur shqiptar dhe

Konferencën e Ambasadorve në Londër identifiko :

Gr.1 Rolin e Ismail Qemalit si udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare

Shqiptare dhe si kryeministri i parë i Shqipërisë së pavarur.

Gr.2 Rolin që luajti Qeveria e Vlorës në bashkimin e trojeve shqiptare.

Gr.3 Ndikimin e Konferencës së Londrës në ndryshimin e hartës së

Ballkanit.

Gr.4 Njohjen e shtetit të pavarur shqiptar, korrik 1913.

Hapi IV

I.Ndertohet nje hartë e Shqipërisë

me kufijtë e Konferencës së Londrës.

-Cilat qytete perfshiheshin në

kërkesat e I. Qemalit?

-Pse shtetet e Ballkanit e tkurren

kaq shume Shqiperinë?

-Cilat ishin synimet e tyre?

Diskutoni.

II.Shëno emrat e firmëtarëve të

aktit të pavarësisë dhe qarko firmëtarët

e rrethit tuaj.

145

34

Industrializimi dhe

qytetërimi botëror:

Revolucioni i Dytë Industrial

Shpikje të bëra gjatë Revolucionit II Industrial

Viti Shpikja

Shpikësi

1867 Dinamiti Alfred Nobel

1876 Telefoni Graham Bell

1879 Llampa elektrike Tomas Edison

1884 Mitralozi Hiram S. Maxim

1885 Makina Benz Karl Benz

1892 Gjeneratori elektrik Nikola Tesla

1892 Motorri Diezel Rudolf Diezel

1900 Traktori Benjamin Holt

1901 Fshesa me korent Hubert C. Booth

1903 AEOROPLANI Wilbur dhe Orville Wright

(Rait)

1908 Makina Ford model T Henry Ford

1913 Frigoriferi Alexander Twining

SHBA, James Harrison

Australi

Para leximit:

Mendoni tre sende të cilat i përdorni çdo ditë. Si do të ishte jeta nëse nuk

do të ishte bërë shpikja e tyre?

Cilat janë disa nga shpikjet të cilat i konsideron si më të rendësishme për

jetën e shoqërisë njerëzore?

Bëni një përshkrim të shkurtër me temë: Jeta ime pa i-Phone.

Pyetje kyçe: Si ndikoi Revolucioni II Industrial në zhvillimin e ardhshëm

të shoqërisë njerëzore?

Fjalë kyçe: Revolucioni II Industrial, çelik, energji elektrike, transport,

komunikim.

146

1. Zhvillimi i industrisë gjatë Revolucionit II Industrial

Revolucion II Industrial përfshiu periudhën rreth viteve 1870-1914.

Fig.1 Makina e parë Benz

Fig. 2 Prodhimi i çelikut me metodën Besemer

Gjatë kësaj periudhe industria pësoi ndryshime të mëdha. Gjatë Revolucionit

II Industrial filluan të përdoren burime të reja të energjisë të cilat çuan në

zhvillimin e transportit dhe komunikimit.

Shpikja e metodës Besemer (1850) lejoi prodhimin e çelikut me çmim

të ulët. Rënia e çmimit të çelikut çoi në rritjen e menjëhersheme të rrjetit të

hekurudhave.

Përmirësimi i dinamos elektrike (motorri që shndërronte energjinë

mekanike në energji elektrike) në vitin 1876 si dhe ndërtimi i Centralit të parë

elektrik në vitin 1882 çoi në rritjen e prodhimit dhe përdorimit të energjisë

elektrike. Energjia elektrike zëvendësoi avullin si burim kryesor të energjisë.

Energjia elektrike u përdor në transport dhe komunikim. Në vitin 1863,

energjia elektrike filloi të aplikohej në sistemet hekurudhore nëntokësore në

Britani. Deri në fund të shekullit, shumica e trenave në Britani punonin me

energji elektrike. Përdorimi i energjisë elektrike çoi në rritjen e prodhimit të

mallrave të përdorimit të përditshëm.

2. Zbulimet në shkencë dhe teknologji

Revolucioni II Industrial njihet ndryshe si Revolucioni i Teknologjisë.

Shpikja e motorrit me djegie të brendshme i cili punonte me naftë e rriti

kërkesën për naftë duke çuar në lindjen e industrisë së naftës.

Prodhimi i gomës, fijeve sintetike, plehërave artificiale, dinamitit çoi në

lindjen e industrisë kimike. Në saj të shpikjes së dinamitit filluan të ndërtohen

tunelet e para të cilët shkurtuan shumë distancat. Në vitin 1876 u zbulua

telefoni, i cili së bashku me telegrafin rritën komunikimin mes njerëzve.

Shpikja e motorit me djegie të brendshme, Diesel do të bëhet baza e

lindjes së industrisë së prodhimit të automobilave. Në vitin 1901 u prodhua

vetura e re e quajtur Mercedes. Filloi ndërtimi i anijeve transoqeanike.

Arritje të mëdha pati edhe në mjekësi. Shkencëtarët Mari dhe Pjer Kyri do

të zbulojnë në vitin 1898, radiumin, elementin radioaktiv që luftonte tumoret.

Me rëndësi ishte zbulimi i mikrobit që shkaktonte sëmundjen e tuberkulozit,

tifos dhe tërbimit. U zbuluan rrezet X me anë të të cilave bëhej lokalizimi i

sëmundjeve në trup.

147

Pas leximit:

- Cila ishte periudha gjatë të cilës u zhvillua Revolucioni II Industrial?

- Cilat ishin shpikjet kryesore të Revolucionit II?

Fig.3 Hartë e rrjetit hekurudhor në SHBA

Vëzhgo:

Krahasoni hartën e vitit 1860 me atë të vitit 1890 në SHBA.

- Cili është shkaku i rritjes së rrjetit hekurudhor në vitin 1890?

- Cilat janë rrjedhojat pozitive të kësaj rritjeje?

- Bëni një ese të shkurtër me fjalën e urtë: Nevoja është e ëma e

shpikjes.

148

Fig.4 Hartë e rrjetit hekurudhor në vitit 1860 SHBA e vitit 1890

35

Zhvillimet shoqërore

gjatë Revolucionit II

Industrial

Fig. 1 Rrugë e Nju Jorkut në vitin 1903

Para leximit:

- Përshkruani foton e mësipërme.

- Çfarë ju bie në sy në këtë foto?

Pyetje kyçe: Cilat ishin rrjedhojat e ndikimit të Revolucionit të Dytë

industrial në shoqëri?

Fjalë kyçe: urbanizim, sindikata, greva, demonstrata.

1. Rrjedhoja të Revolucionit II Industrial

Një rrjedhojë e rëndësishme e Revolucionit të Dytë ishte urbanizimi.

Nga viti 1850 deri në vitin 1900 popullsia e Evropës u dyfishua. U rrit numri

i qyteteve me popullsi të madhe

Shpikjet e bëra në makineri, metoda dhe teknika të prodhimit të mallrave

krijuan një botë krejtësisht të re. Tashmë prodhoheshin më shumë mallra dhe

brenda një kohe të shkurtër, duke sjellë uljen e çmimit të produkteve. Shpikjet

sollën avancime në arkitekturë, bujqësi, transport dhe komunikim. Rritja e

numrit të fabrikave solli rritje të numrit të vendeve të punës dhe kjo do të çojë

në përmirësimin e cilësisë së jetës. Shpikjet në fushën e mjekësisë përmirësuan

shumë kujdesin për shëndetin duke rritur në këtë mënyre jetëgjatësinë.

149

Ndryshimi i mjeteve të transportit bëri që udhëtimet të ishin më të lira më të

shpejta dhe më të rehatshme. Qytetet u rritën dhe ofronin më shumë mundësi

për punë. Kjo bëri që shumë njerëz të ishin të suksesshëm në jetë. Shpikjet

e reja në fushën e teknologjisë përmirësuan shumë jetën e njerëzve. Telefoni

lejoi njerëzit të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Tërheqja nëpër qytete e emigranteve për një jetë më të mirë, shkaktoi

mbipopullim te tyre duke çuar në krijimin e lagjeve të varfëra. Nga ana tjetër

industrializimi shkaktoi ndotje të mjedisit, problem që vazhdon të rritet edhe

në ditët tona. Makineritë zëvendësuan punën e njeriut duke rritur papunësinë

tek njerëzit që ishin të pakualifikuar. Produketet e shpikura ndryshuan mënyrën

e jetesës duke çuar në lindjen e shumë sëmundjeve si diabeti, kanceri etj.

2. Problemet shoqërore të Revolucionit II industrial

Gjatë Revolucionit II industrial vazhdoi të punohej me orare të zgjatura,

me kushte jo të përshtatshme duke shkaktuar në shumë raste sëmundje dhe

vdekje. Mungonte një legjislacion që të mbronte të drejtat e punëtorëve.

Për të plotësuar kërkesat e tyre punëtorët filluan të organizoheshin në

sindikata dhe parti politike të punëtorëve. Në protestat që organizoheshin nga

punëtorët si grevat dhe demonstratat ata do të kërkonin rritje të pagave, ulje të

orareve të zgjatura të punës, sigurim të jetës, shërbim shëndetësor, përmirësim

të kushteve të punës etj. U bënë përpjekje për organizimin e punëtorëve në

shkallë ndërkombëtare. U krijua Internacionalja I dhe II e punëtorëve (1864,

1889), të cilat synonin bashkimin e partive politike të punëtorëve. U shpall

dita e 1 Majit si Dita Botërore e Punëtorëve.

Lëvizjet e punëtorëve detyruan shumë qeveri në botë të merrnin masa

për përmirësim të jetës së punëtorëve. Për herë të parë në Gjermani do të

miratohet legjislacioni për punëtorët. U zvogëlua orari i punës, u vendosën

pensionet për të moshuarit, u vendosën shpërblimet në raste aksidentesh në

punë. Arsimi fillor u bë i detyrueshëm dhe u përmirësua kujdesi shëndetësor.

Fjalor:

Greva- refuzimi për të punuar i punonjësve si një formë e protestës, në

një përpjekje për të fituar lëshime nga punëdhënësit e tyre.

Demonstrata- marshime publike ku protestohet për një problem të

caktuar.

Legjislacion- një ligj apo grup ligjesh të sugjeruara nga qeveria dhe të

aprovuara nga parlamenti.

Urbanizim- Procesi i rritjes graduale të popullsisë në qytete.

Pas leximit:

- Krahasoni dy fotot e mësipërme. Ç’mendim keni për ndryshimin mes

tyre?

- Çfarë ndryshime solli Revolucioni II Industrial për këtë qytet?

150

Fig. 2 Londra në vitin 1890 Fig. 3 Londra sot

Në tabelën e mëposhtme jepet popullsia e Londrës dhe Berlinit gjatë

shekullit XIX.

- Me sa banorë është rritur popullsia e Londrës gjatë shek.XIX, po e

Berlinit?

- Cilat janë shkaqet e kësaj rritjeje të popullsisë?

Qytetet/Popullsia Viti 1800 1850 1900

Londër 860 000 1 900 000 6 500 000

Berlin 172 000 419,000 2 000 000

Plotësoni tabelën:

Vendos në tabelë tri efekte pozitive dhe tri negative që erdhën si rezultat

i Revolucionit II Industrial. Në kolonën mendim im vendosni mendimin tuaj

në lidhje me këto efekte.

Efekte pozitive Efekte negative Mendimi im

- Cila ishte përmbajtja e legjislacionit

për punëtorët të miratuar në Gjermani?

- Cilat ishin format e reagimit të

punëtorëve për realizimin e kërkesave të

tyre?

- Mbi njërën prej parullave të tyrë

shkruhet: “Ne do të luftojmë derisa të

fitojmë”. Hartoni një listë me kërkesat që

mendoni se kërkojnë punëtorët në foto.

Detyrë për orën pasardhese: Kërkoni

informacione dhe foto në lidhje me

shpikjet dhe shpikësit kryesorë të Revolucionit II Industrial, për zhvillimin e

veprimtarisë për orën pasardhëse.

- https://sq.wikipedia.org/wiki/Shpik%C3%ABsit_n%C3%AB_

fush%C3%ABn_e_telekomunikacionit

- https://sq.wikipedia.org/wiki/Thomas_Edison

151

152

36

Veprimtari praktike

Ndërtimi i një fotomontazhi ku të pasqyrohen

arritjet e Revolucionit të Dytë Industrial

Koha mësimore: 1 orë

Rezultatet e të nxënit:

- Identifikon shpikjet e bëra gjatë Revolucionit II Industrial.

- Njeh shpikësit e mëdhenj të kësaj periudhe.

- Vlerëson rendësinë që patën këto shpikje për të ardhmen e shoqërisë

- Zhvillon aftësinë e menaxhimit të informacionit

Burimet:

Fletë udhëzuese, materiale nga interneti, foto të shpikjeve dhe shpkësve

të kësaj periudhe, teksti mësimor, harta. Adresa të sugjeruara:

https://sq.wikipedia.org/wiki/Shpik%C3%ABsit_n%C3%AB_

fush%C3%ABn_e_telekomunikacionit

https://sq.wikipedia.org/wiki/Thomas_Edison

https://www.google.co.uk/search?q=the+second+revolution+industrial

&biw=1366&bih=643&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwiU5

ZmkruXLAhUDcRQKHdYZB9IQ_AUIBigB

Zhvillimi i Veprimtarisë

Hapi I Ndahet klasa në grupe dhe çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II Bëhet ndarja e detyrave për secilin grup. (Sugjerime)

Grupi I do të realizojë një fotomontazh me pamje të fabrikave dhe

uzinave të ndërtuara gjatë Revolucionit II Industrial si dhe hidrocentrale dhe

termocentrale të kësaj periudhe.

Grupi II do të realizojë një fotomontazh me pamje të shpikjeve se bashku

me shpikësit e periudhës së revolucionit.

Grupi III mund të shkruajë një ese me titull: Një botë drejt ndryshimeve

të mëdha. (Të vejë në dukje rëndësinë që kishin shpikjet e bëra gjate kësaj

periudhe për të ardhmen e njerëzimit)

Hapi III Bëhet raportimi i detyrës sipas grupeve. Tregohen rrugët e

ndjekura për realizimin e fotomontazhve dhe esesë.

Hapi IV Bëhet prezantimi i fotomontazheve me anë të vidioprojektorit

dhe i esesë së përgatitur.

Grupet vlerësojnë njëri-tjetrin për punën e bërë dhe së bashku me

mësuesin zgjidhet fotomontazhi i përgatitur më bukur.

Kritere të vlerësimit:

1. Arritja e rezultateve të të nxënit. 2. Respektimi i afateve të punës.

3. Aktivizimi i antarëve të grupeve. 4. Larmishmëria e burimeve.

37

Fillesat e demokracisë

liberale në Angli

Fig.1 Pikturë Mbreti William dhe Mbretëresha Mari

pranuar Deklaratën e të Drejtave (Bill e të Drejtave)

në shkurt 1689

Para leximit:

- Kujtoni mësimin “Revolucioni anglez”. Cila ishte pëermbajtja e Kartës

së të Drejtave?

- Cila ishte përmbajtja e Kartës në lidhje me të drejtën e votës, lirinë e

fjalës dhe të shtypit?

Pyetje kyçe: Pse mbretëresha Viktoria i la rol të dorës së dytë monarkisë

në jetën politike?

Fjalë kyçe: Mbretëresha Viktoria, parti politike, legjislacion, politika

reformuese

1. Lufta për të drejtën elektorale

Revolucionet borgjeze në vitet ’30 të shek. XIX që u zhvilluan në

Evropë, ndikuan edhe në Britani. Edhe pse në Britani ishte vendosur monarkia

parlamentare, ligji elektoral ekzistues përjashtonte pjesën më të madhe të

popullsisë nga qeverisja e vendit. Të shqetësuar nga përhapja e lëvizjeve

revolucionare në Francë, Belgjikë, Poloni, Itali, qeveria britanike u detyrua të

miratojë në vitin 1832, Ligjin për Reformën e Parë Elektorale. Sipas këtij ligji

klasa e mesme fitonte të drejtën e votës. Por ky ligj nuk përfshinte punëtorët,

numri i të cilëve ishte rritur mjaft për shkak të revolucioneve industriale.

153

Punëtorët të pakënaqur filluan një lëvizje paqësore, e cila u quajt Lëvizja

Çartiste. Kjo lëvizje synonte të drejtën e votës për punëtorët. Duke filluar nga

viti 1867 e në vazhdim, parlamenti miratoi disa reforma elektorale të cilat u

dhanë punëtorëve të drejtën e votës.

Reformat elektorale rritën bazën e elektoratit, u rrit numri i votuesve

duke shënuar një fitore për punëtorët. Punëtorët, me të drejtën e votës ishin

pjesëmarrës në qeverisje, vota ishte “arma” e tyre politike. Me vendosjen e

votimit të fshehtë dhe rritjen e elektoratit, u institucionalizuan dhe partitë

politike. Partia që fitonte zgjedhjet kishte dhe numrin më të madh të votuesve.

Anglia u bë vendi i demokracisë liberale.

2. Periudha viktoriane

Në Britani, ndryshimet e ndodhura nëpërmjet reformave shmangën

konfliktet dhe revoltat. Dhe meritë për këtë kishte mbretëresha Viktoria. Për

64 vjet të sundimit të saj, Anglia njohu stabilitet, qetësi dhe lulëzim ekonomik.

Në gjysmën e dytë të shek. XIX industria, tregëtia, aktiviteti bankar njohën

zhvillim. Londra u kthye në një qendër ndërkombëtare, tregëtare dhe financiare.

Anglia ishte monarki kushtetuese. Mbretëresha Viktoria i dha rol të dorës së

dytë monarkisë dhe më shumë fuqi parlamentit. Duke respektuar kushtetutën,

parlamentin dhe qeverinë, ajo krijoi një model për të gjitha monarkitë e

botës. Të dyja partitë politike; Liberale dhe Konservatore me rolin e tyre,

rritën peshën e parlamentit. Parlamenti ishte organi legjislativ, ndërsa qeveria

organi ekzekutiv. Qeverisja kalonte nga liberalët me kryeministër Uilliam

Gledstonin te konservatorët me kryeministër Beniamin Disraeli. Britania në

kohën e Viktorias, qëndroi jashtë konflikteve ushtarake me shtetet evropiane.

Fig.2 Uilliam Gledston

Fig.3 Beniamin Disrael

3. Politikat sociale në Angli

Zhvillimet politike sollën zgjidhjen e problemeve sociale nëpërmjet

hartimit të një legjislacion të ri dhe zbatimit të disa reformave. Të dyja partinë

154

ndoqën politika reformuese për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

- U aprovua ligji për sigurimin shoqëror të punëtorëve.

- U morrën masa lehtësuese për ruajtjen e shëndetit.

- U përmirësuan kushtet e strehimit.

- U vendos kompesimi i punëtorëve në rast aksidentimi në punë.

- U ligjërua e drejta e grevës paqësore.

Partitë politike ndërmorrën reforma në: sistemin gjyqësor, shërbimin

ushtarak, zhvillimin e arsimit dhe përmirësimin e qeverisjes vendore. Në

funksion të demokratizimit të shoqërisë u hoqën kufizimet në veprimtarinë e

shoqatave punëtore.

Fjalor

Demokraci- vjen ngafjala

demos–popull; kratis- pushtet,

“pushtet i popullit”

Parti- rrjedh prej fjalës latine

pars që dmth pjesë. Partia paraqet

një grup të njerëzish që bashkohen

në një program të përbashkët.

Pas leximit:

- Cili ishte synimi i Lëvizjes

Çartiste?

Tubim i çartistëve në Kennington 1848

Diskuto dhe puno dyshe

- Ligjin për Reformën e Parë Elektorale cilën shtresë favorizonte dhe

cilën përjashtonte?

- Pse vota ishte “arma” politike e qytetarëve? Argumentoni përgjigjen.

- Krahaso mbretëreshën Viktoria me mbretëreshën Elisabetë I.

- Veço dy nga reformat më të rëndësishme në Angli.

- Plotëso: Në kohën e mbretërimit të Viktorias

U morrën masa në---------------------

Mori më shumë fuqi---------------

Anglia qëndroi jashtë-------------------

Mendim kritik:

Mendoni se

sistemi me dy parti

politike sjell më shumë

stabilitet në një vend se

sistemi shumëpartiak?

Fig. Mbretëresha Elisabetë I Fig.2 Mbretëresha Viktoria

155

38

Fillesat e demokracisë

liberale në Francë

156

Fig.1 Vendosja e të drejtës së votës për meshkujt në Francë

Para leximit:

- Në vitin 1848 në Francë u vendos e drejta e votës për meshkujt. A mund

të themi se kjo ngjarje shënon fillesat e demokracisë në Francë?

- Përshkruani foton e mësipërme. Çfarë simbolizon flamuri dhe qiparisi,

po gruaja me pishtar?

Pyetje kyçe: Pse lufta franko-prusiane ndikoi në krizën politike të

Francës?

Fjalë kyçe: Komuna e Parisit, monarkistë, Republikë III.

Rënia e Perandorisë

Revolucioni i vitit 1848 në Francë, shpalli Republikën e Dytë franceze.

Presidenti Lui Bonoparti shpërndau parlamentin, e shpalli veten Perandor me

titullin Napoleoni III, duke vendosur Perandorinë II. Gjatë kësaj periudhe,

u bënë përpjekje për të rivendosur rendin dhe rregullin në vend, u forcua

censura mbi shtypin, kontrolli mbi shkollat etj.

Megjithatë, perandori Napoleoni III gëzonte mbështetjen e popullit, për

shkak të zhvillimit të ekonomisë. Kemi rritje të prodhimit industrial, u zgjerua

rrjeti hekurudhor. Parisi mori pamje të re, duke u shndëruar në një qytet të

kohës me rrugë të gjera e kanalizime, parqe dhe ndërtesa arkitekturore të

ukura. U modernizua bujqësia, u përmirësua kujdesi shëndetësor, u legalizuan

sindikatat e punëtorëve etj.

Ajo që ndikoi në disfatën dhe rënien e Perandorisë II, ishte lufta Franko-

Prusiane e vitit 1870-1871, ku autoriteti i perandorit ra plotësisht. Për drejtimin

e vendit krijohet një Asamble Kombëtare, e cila nënshkroi paqen me Prusinë.

Në traktatin e paqes Franca përveç krahinave të Alsas-Lorenës duhet t’i

paguante dhe 5 miliardë franga ari si dëmshpërblim.

Komuna e Parisit

Nënshkrimi i paqes me Prusinë dhe kërkesa për të dorëzuar Parisin

nga ana e Asamblesë Kombëtare, shkaktoi revoltë dhe i hodhi parisienët në

mbrojtje të qytetit. Punëtorët krijuan një qeveri, që u quajt Komuna e Parisit.

Qeveria e re nxorri vendime për të përmirësuar gjendjen social-ekonomike të

punëtorëve, aprovoi disa të drejta si: të drejtën elektorale për të gjithë qytetarët,

dhe të drejtën për të marrë pjesë në jetën politike. Komunarët mendonin se kjo

lëvizje do të përhapej në gjithë Francën, por kjo dështoi. Qeveria e Asamblesë

Kombëtare e mbledhur në Versajë e shpalli komunën të jashtëligjshme dhe

filloi luftën për shtypjen e saj. Komuna e Parisit qeverisi vetëm 72 ditë (18

mars-28 maj 1871). Mbi komunarët u përdor dhuna dhe terrori. Një numër i

madh komunarësh u ekzekutuan.

Fig. 2 Parisi qyteti i revoltave popullore Fig.3 Proklamimi i republikës më 4

shtator 1870

Republika III

Në vitin 1875 u miratua kushtetuta, e cila e shpalli Francën Republikë III.

Jeta politike gjatë Republikës III ishte e paqëndrueshme. Qeveritë qëndronin

jo më shume se një vit në pushtet. Kriza e fundit politike në Francë ishte ajo

e vitit 1894. Sipas traktatit të paqes me Prusinë, Franca duhej t’i paguante

Prusisë shuma të mëdha të hollash dhe lëshimin e disa territoreve në lindje.

Por, megjithë vështirësitë, gjatë Republikës së Tretë në Francë u realizuan

një varg reformash demokratike. Ekonomia pati rigjallërim. Përmirësime

157

kemi në fushën e mjekësisë, bujqësi dhe infrastrukturë. Ndryshime ndodhën

edhe në aspektin shoqëror: u hoqën kufizimet për shtypin, futja e arsimit të

detyrueshëm, u vendos pushimi javor, u reduktua orari i punës për punëtorët

etj. U arritën përparime në fushën e matematikës, shkencës dhe shpikje të reja.

U ndërtua Kulla Eifel, e cila filloi në vitin 1887 dhe përfundoi më 1889.

Fjalor

Arsim i detyrueshëm- kur shteti merr përsipër shkollimin e detyrueshëm

për të gjithë fëmijët e një moshe të caktuar.

Censurë – vendosja e shtypit, letërsisë dhe artit nën vëzhgim, kufizim i

veprimtarisë së lirë të tyre.

Pas leximit:

Diskuto dhe puno dyshe

1. Pse Napoleoni II gëzonte mbështetjen e popullit?

2. Identifiko dy nga arritjet e komunarëve.

3. Pse komuna e Parit jetoi vetëm 72 ditë?

4. Rendit një ose dy arsye të rënies së Perandorisë dhe vendosjes së

Republikës III.

5.Çfarë reformash më karakter demokratik u ndërrmorën në Republikën

III?

Fig.3 Parisienët duke thirrur liri në barrikada Fig. 4 Parizienët duke parë

hartën e luftës franko-prusiane.

158

Ndërto lidhje:

- Mendoni se të dyja fotot kanë lidhje?

- Përcakto vitin e fotove dhe ngjarjen për të cilën bën fjalë secila foto.

-.Bëj një shkrim të shkurtër mbi ngjarjen e Parisit mbështetur në fotot.

39

Fillesat e demokracisë

liberale në Gjermani

Fig. 1 Parlamenti i parë gjerman mbajtur në Kishën e Shën Palit

(18 maj 1848) në Frankfurt. Në këtë parlament u miratua Kushtetuta

e cila e shpalli krijimin e një Perandorie Gjermane mbi bazën

e parimeve të demokracisë parlamentare. Në këtë parlament u

kërkua që vendi të ishte monarki kushtetuese. Në shekullin e XX,

elementet kryesore të kushtetutës së Frankfurtit u bënë modele

për të Kushtetutën e Vajmarit e vitit 1919 dhe Ligjin themelor për

Republikën Federale të Gjermanisë të vitit 1949.

- Përshkruani parlamentin shqiptar.

Fjali kyçe: Si ndikuan politikat e Bismarkut në shtetin e mirëqënies?

Fjalë kyçe: industrializim, ligji i jashtëzakonshëm, marksizmi,

revizionizëm.

1. Perandoria e re gjermane

Krijimi i Gjermanisë nga Kancelari Oto fon Bismarku më 18 janar 1871,

shënon dhe krijimin e Perandorisë së Dytë ose Rajhut II Dytë. Po këtë vit, u

miratua edhe Kushtetuta e Perandorisë. Parlamenti përbëhej nga dy dhoma.

159

Çdo shtet (land) kishte kushtetutën dhe parlamentin e vet. Pushteti qëndror

ishte në duart e Kajzerit (perandorit) dhe ishte një shtet gjysmëabsolutist.

Ndryshe nga mbreti i Anglisë, perandori gjerman kishte kompetenca më të

mëdha mbi organet ligjëvenëse. Kryeministri (kancelari) nuk përgjigjej para

parlamentit, i cili nuk mund ta shkarkonte pa vullnetin e perandorit. Zhvillimet

politike në Gjermani, favorizuan vendosjen dhe institucionalizimin e një

qeverisje të demokracisë liberale. U vendos e drejta e votës për burrat mbi 25

vjeç, u institucionalizuan partitë politike u vendos liria e shtypit dhe u kufizua

ndikimi i kishën në shkollë.

2. Roli i partive në lëvizjen punëtore

Parlamenti u bë vendi i debateve midis partive politike. Krahas partive të

krijuara nga elita dhe klasa e mesme, u krijua më 1875 edhe partia punëtore ose

socialdemokrate. Kjo parti merrte pjesë në parlamentë me një numër deputetësh.

Partia socialdemokrate mbështeti lëvizjen punëtore dhe socialiste edhe jashtë

Gjermanisë. Rruga që kjo parti kërkonte të realizonte për transformimin e

shoqërisë ishte rruga revolucionare. Mobilizimi i punëtorëve kundër qeverisë

për Bismarkun ndikonte në dobësimin e vendit dhe pushtetin e tij. Ndaj

Bismarku në vitin 1878 e nxorri të jashtëligjshme partinë socialdemokrate.

U ndalua botimi i shtypit të partisë. U mbylllën organizatat e punëtorëve dhe

mjaft prej tyre u burgosën. Dy vjet më pas, brenda partisë socialdemokrate,

doli dhe një rrymë, e cila kërkonte të reviziononte marksizmin ideologjinë

e socialdemokratëve. Sipas Eduart Bernshtajnit, punëtorët duhet të arrinin

qëllimin e tyre nëpërmjet rrugës parlamentare, pa përmbysur shtetin ekzistues.

Ai ishte kundërshtar i rrugës revolucionare dhe mbrojtës të pronës private.

Gjatë leximit:

- Pse Bismarku e nxorri jashtë ligjit partinë marksiste?

- Nga ndryshonin këto dy parti të majta në Gjermani?

Fig.2 Anëtarë të partisë social demokrate Fig.3 Eduart Bershtanji

160

3. Reformat e Bismarkut

Bismarku shquhej për shkathtësi politike dhe aftësi në zhvillimet e

brendshme. Ai hoqi dorë nga masat shtërnguese dhe ndërmori reforma për

të përmirësuar gjendjen e punëtorëve. Disa prej reformave sociale si ligji për

sigurimet e të moshuarve, u aplikua për herë të parë në Evropë. Nëpërmjet ligjit

për përfitimin financiar nga punëdhënësi në rast aksidenti, ligji për punëtorët e

sëmurë, Bismarku kërkonte të tërhiqte këtë shtresë në mbështetje të shtetit dhe

larguar nga socialdemokratët.

Në fund të shek. XIX, Gjermania falë reformave që Kancelari ndërmori,

përjetoi një hov ekonomik. Ajo zinte vendin e dytë në botë në prodhimin

industrial. Arsyhet e zhvillimit ekonomik ishin: zhvilimi i infrastruktures, e

transportit hekurudhor, i industrisë se minierave dhe makinave, si rezultat

i arritjeve në shkencë dhe teknikë, një fuqie punëtore të kualifikuar,

bashkëpunimit të shtetit me bankat dhe firmat e mëdha industriale. Bismarku

mbështeti interesat e borgjezisë tregëtare. U krijua një treg kombëtar, ku

mallrat angleze depërtonin lirisht dhe pa pengesa. Në zhvillimin ekonomik

ndikoi dhe marrja e krahinave të Alsas-Lorenës dhe dëmshpërblimi prej 5

miliardë franga ari.

Fig.4 Bismarku në Kongresin e Berlinit të v.1878

161

Në politikën e jashtme, Bismarku rriti autoritetin e Gjermanisë në Evropë.

Nxiti politikën e pushtimit të kolonive, ndërsa Anglia dhe Franca ndiqnin një

politikë koloniale. Ai krijoi një aleancë me Austro-Hungarinë dhe Italinë.

Aleanca trepalëshe kërkonte të ruante ekuilibrat politikë në Evropë. Më 13

qershor 1878 me insiativën e tij, u mbajtë Kongresi i Berlinit, i cili kërkonte

të zgjidhte problemet e Ballkanit dhe të zbuste ndikimin rus në Ballkan.

Fjalor:

Marksizëm- pikëpamje filozofike, ekonomike e social-politike që kërkonte

një trasformim në rrugë revolucionare.

Revizionizëm- rrymë ideologjike e cila përpiqet të rishikojë, revizionojë

marksizmin, jo me rrugë revolucionare.

Pas leximit

Diskuto dhe puno dyshe

1. Shkruaj tri masat që mori Bismarku për forcimin e shtetit dhe të pozitës

së tij:

a. Rriti ____________________________________________________

b. Pajisi ___________________________________________________

c. Forcoi___________________________________________________

2. Parashtro arsyhet pse Bismarku ndërmorri reforma në favor të

punëtorëve.

3. Rendit dy ose tre reforma me karakter liberal në Gjermani.

4. Krahaso kompetencat e mbretit në Gjermani me atë në Anglisë.

5. Zhvillimi i shpejtë i ekonomisë gjermane u arrit nëpërmjet zhvillimit

të industrisë së makinave hekurudhore dhe minerale. Tabela më poshtë tregon

disa nga rritjet në këto vite:

- Diskutoni në grupe, vëreni veten në rolin e studiuesit të ekonomisë dhe

bazuar në tabelën e mësipërme jepni përgjigje pyetjes:

- Pse këto arritje nga studiuesit e ekonomisë u quajtën mbresëlënëse?

- Mendoni se zhvillimi ekonomik dhe industrializimi u shoqëruan edhe

me rritjen e popullsisë dhe fuqisë punëtore të kualifikuar?

- Cilat nga këto degë të ekonomisë gjermane ishin më të konkurueshme

me ekonominë britanike, si ekonomia më e madhe në Evropë? Argumentoni

përgjigjen.

162

Degët e industrisë Viti 1875 Viti 1900

Gjatësia e rrjetit hekurudhor në 27 970 46 500

(milje)

Prodhimi i qymyrgurit në (ton) 47 8 00 000 142 650 000

Prodhimi i hekurit në (ton) 1 759 000 7 550 000

40

Fillesat e demokracisë

liberale në SHBA

Fig. 1 Jeta pas revolucionit në Amerikë

Para leximit:

Ndërto lidhje:

Përshkruaj fig.1

- Do të pëlqente të jetoje në një qytet të tillë?

- Veço dy nga problemet sociale që mund të lindin nga mbipopullimi i

qyteteve?

Fjali kyçe: Pse SHBA u bë modeli i shtetit demokratik?

Fjalë kyçe: Truste, ligji antitrust, shtet demokratik.

1. Reformat demokratizuese në SHBA

Pas luftës civile, SHBA po ecte me ritme të shpejta në rrugën drejt

demokratizimit. Të dyja partitë; Demokratike dhe Republikane, ndikuan

në demokratizimin e shoqërisë amerikane. Sistemi dy partiak ndikoi në

qeverisjen e mirë dhe ruajtjen e pushteteve të pa cënuar. Pushteti ndërrohej

pas zgjedhjeve të lira që zhvilloheshin çdo katër vjet. Në rast se qeveria nuk

plotësonte kërkesat e premtuara votuesve, ishte elektorati që do të vendoste

nëse duhet ta mbante. Kjo e detyronte qeverinë të bënte sa më shumë ligje

në interes të qytetarëve. Qeveria shprehte interesat e popullit, kjo u përcoll

163

edhe nga presidenti Linkoln në vitin1863 ”Qeveria e popullit, nga populli, për

popullin”.

2. Faktorët nxitës në zhvillimin e SHBA-së

Në vitin 1883 SHBA zinte vendin e parë në botë për prodhimin industrial.

Ekzistenca e pasurive natyrore dhe krijimi i trusteve, trusti Rokfeler, Morgan,

Ford, të cilët drejtonin industrinë e naftës, çelikut dhe të makinave, ndikuan

në zhvillimin ekonomik të SHBA. Ky industrializim u shoqërua me rritjen e

kërkesës për punëtorë dhe kryesisht për punëtorë të kualifikuar. Administrata

amerikane mbahej me shpenzime të vogla, po ashtu edhe ushtria nuk shpenzonte

para të mëdha. Investime u bënë në futjen e teknologjise së re, kërkimin

shkencor, infrastrukturë dhe industri. Emigracioni ishte një faktor nxitës në

ekonominë amerikane. Rreth 23 milion emigrantë (v.1860-1913) populluan

territoret perëndimore dhe hapësirat e pasura. Emigrantët ishin fuqia punëtore

bazë për industrinë.

Fig.2 Tre përfaqësuesit e trusteve në

Amerikë

3. Politikat e qeverisë

amerikane

E ndërsa qytetet po rriteshin

me shpejtësi, punëtorëve nuk i

plotësoheshin dot kushtet e jetës. Ata

punonin në kushte jo të mira, me orar

të zgjatur dhe pagë të ulët. Nuk mund

të krijonin sindikata për të mbrojtur

të drejtat e tyre. Në këtë mënyrë,

shteti në vitin 1881, ndërhyri duke

lejuar krijimin e federatës së punës

dhe në vitin 1890 u miratua ligji

antitrust, i cili mbronte prodhuesit

nga konkurenca e padrejtë. Edhe

partitë politike ushtruan presion mbi

qeverinë për përmirësimin e legjislacionit social. U ndalua puna e fëmijëve të

mitur, u ul numri orëve të punës javore të grave, të dëmtuarit në punë gëzonin

të drejtën e pagës dhe u rregulluan kushtet e strehimit. Ligjet po hartoheshin

në shërbim të të drejtave të qytetarëve. U përmirësua ligji për arsmin, për

pensionet, për mbrojtjen e pasurisë kombëtare, për të drejtat e zezakëve, u hoq

sllavëria, u konsolidua tregu kombëtar, u modernizua teknologjia dhe u shkua

drej një industrie moderne (e prodhimit të fabrikave).

Fjalor

Trust - bashkim i disa ndërmarrjeve të të njëjtit prodhim, i cili përqendron

kapitalin në dorë për të nxjerrë fitime sa më të mëdha.

164

Fig.3 Pikturë, Miratimi i Deklaratës së të Drejtave në shtetin e Virxhinias

Fig. 4 Partia republikane amerikane

Pas leximit

Diskuto dhe puno dyshe

1. Diskutoni në grupe mbi shprehjen e Linkolnit: ”Qeveria e popullit,

nga populli, për popullin”

- Grupi i parë: qeverisje nga populli

- Grupi i dytë: qeverisje për popullin

Cili është kupitmi i secilës pjesë? A është aktuale edhe në ditët tona kjo

shprehje?

2. Mbështetur mbi sistemin partiak në SHBA, diskutoni mbi sistemin

partiak në Shqipëri. Përmendni partitë politike që njihni në Shqipëri.

3. Listo tre faktorë të zhvillimit ekonomik të SHBA.

4. Mendoni se “Endrra amerikane” vazhdon të jetë edhe sot dëshira për

shqiptarët?

- Shkruani një ese të shkurtër argumentuese me titullin e mësipërm.

Fig. 5 Abraham Linkolni Fig. 6 Emigrantë të ardhur në Nju Jork

165

41

Punojmë me burime

Politika liberale në shtete

të demokracisë liberale

166

Fig. 1 Oto Fon Bismark

(1815–1898)

Burime 1

Njeriu që shpiku pensionin modern

Oto Fon Bismarku në vitin 1833 i

premtoi qytetarëve gjermanë se do t’u

paguante një pension të gjithë qytetarëve

mbi moshën 65 vjeç. Pavarësisht faktit se

ishte e vështirë te jetonte një njeri deri në

këtë moshë, ndërkohë që nuk egzistonin

ilaçet bazë dhe jeta ishte e vështirë, oferta

kënaqi fshatarët. Kështu që Bismarku,

pa dashur, caktoi një moshë arbitrare për

pensionin, që u bë standardi perëndimor

dhe vendosi, gjithashtu, idenë se qeveria

duhej t’i paguante njerëzit e plakur.

Veprimtari

- Pse u përkrah nga të gjitha vendet

reforma e pensionit?

- Mendoni se reforma e pensioneve

ishte kyçi i suksesit të Bismarkut dhe i dha popullaritet?

- Edhe pse njerëzit nuk mund të jetonin aq gjatë përsëri ajo mbeti reformë

shumë e mirëpritur. Diskutoni rreth kësaj reforme

Burime 2

Reformat sociale në Britani

Reforma e veshjes (dress

reform)

Kështu e quajtë lëvizja reformuese

që u përhap gjatë periudhës viktoriane.

Në këtë reformë u propozua veshje

praktike të rehatshme. Reforma e

veshjes ose dress reformë i bënte

thirrje grave për të hequr dorë nga Fig.2 Veshje të kohës viktoriane Fig.3

Poster të lëvizjes femërore në Angli

veshjet që mbulonin gjymtyrët si dhe pjesën e sipërme. U propozua veshje

thjeshta, sportive dhe të rehatshme. Kjo reformë pati dhe kundërshtime.

Lëvizja u përhap edhe në Amerikë. Një ndryshim në modelet e veshjeve mund

të ndryshojë të gjithë pozitën e grave, duke i lejuar mundësi sociale, pavarësi

nga burrat dhe martesën, aftësia për të punuar dhe për tu paguar. Një përpjekje

për reformën në veshje u bë në vitin 1891.

Veprimtari

- Përshkruani veshjen e femrës angleze mbështetur në figurën 1.

- Pse mbretëresha Viktoria mbështeti “dress reform”?

- Mendoni se reforma për veshje i jepte më shumë pozitë shoqërore

femrës?

- Argumentoni pse kjo lëvizje u përhap edhe në vende të tjera

perëndimore?

Reforma elektorale e vitit 1867

Akti i Reformës së vitit 1867 ishte përpjekja e dytë e madhe për të

reformuar procesin zgjedhor të Britanisë. Është quajtur si akti i përfaqësimit

të Popullit. Kryeministri Russell ishte mbështetësi i kësaj reforme. Ai kërkoi ti

jepej e drejta e votës për burrat e shtresës së mesme, duke përjashtuar punëtorët

e pakualifikuar dhe të varfër. Akti i Reformës i vitit 1867, i jepte të drejtën e

votës dy milion njerëzve në Britani. U jepte të drejtë të gjithë meshkujve që

jetonin në qytet dhe meshkujve që jetonin me qira dhe që paguanin 10 për qira

në vit për strehim. Gratë ishin të përjashtuara nga e drejta e votës.

Veprimtari:

- Mendoni se ligji ishte i përparuar për kohën? Jepni argumentin tuaj.

- A mund të quhet demokratik ky ligj? Argumento

- Ligji ishte kufizues apo i jepte të drejtën e votës të gjithë qytetarëve?

- Pse gratë ende nuk kishin të drejta sociale?

Burime 3

Akti arsimit 1870

Akti i arsimit i vitit1870 tregoi

një angazhim për arsimin në shkallë

kombëtare. U rekomandua që

arsimi të bëhet i detyrueshëm për të

ndaluar punën e fëmijëve. Në 1880

një tjetër akt bëri që frekuentimi

shkollor të jetë i detyrueshëm për

fëmijë të moshës pesë deri në dhjetë

Fig.4 8 orë punë 8 orë argëtim, 8 orë vjeç. Në fillim të 1890 puna në këtë

pushim

grup-moshë u ul në 82 për qind.

Shumë fëmijë punonin jashtë orarit

të mësimit. Numri i mungesave pa arsye ishte një problem i madh për shkak se

167

prindërit nuk mund të përballonin jetësën po të hiqnin dorë nga të ardhurat e

fituara nga fëmijët e tyre. Legjislacioni i vitit 1893 rriti moshën e frekuentimit

të detyrueshëm në shkollë në 11 vjeç.

Veprimtari:

- Pse doli domosdoshmëri

shmangia e punës së fëmijëve?

- Cila ishte arsyeja që

edhe pas reformës së vitit 1870

fëmijët vazhdonin të punonin?

- Mendoni se ishin kushtet

ekonomike që i detyronin

fëmijët të punonin?

Fig. 3. Kopje nga ditari i një fëmije punëtor.

- Jepni shpjegimin tuaj

mbi parrullën: 8 orë punë, 8 orë

argëtim, 8 orë pushim.

- Bëni një kërkim mbi frekuentimin e nxënësve në shkollën tuaj. A ka

fëmijë që janë larguar nga shkolla dhe punojnë?

Fëmijët në periudhën viktoriane

Klikoni në adresën e mëposhtme ku gjenden disa ditarë origjinalë të

fëmijëve punëtorë në Anglinë Viktoriane.

https://www.youtube.com/watch?v=UWUsjoD1eqw&feature=share

Pas dëgjimit:

- Rreth cilës moshë mendon se janë këta fëmijë?

- Cilat janë vështirësitë me të cilat ata përballen gjatë ditës së punës?

- Imangjnoni veten në vendin e këtyre fëmijëve. A mendoni se do të mund

ta përballoni një ditë të tillë? Shkruaj një përshkrim të një dite të zakonshme

të jetës suaj.

- A ngjan ajo me jetën e këtyre fëmijëve?

- Nëse e luajtura me “të kapura” i lumturonte ata, cilat janë momentet që

ju lumturojnë ju gjatë një dite?

- A ju duket e drejtë puna e fëmijëve? Pse?

- Çfarë duhet të bëjnë qeveritë për të shmangur punën e fëmijëve?

Detyrë për orën pasardhëse:

Zhvilloni një pyetësor me nxënësit e shkollës mbi funksionimin e

demokracisë në shkollë. Pyetësori mund të përmbaje pyetje rreth respektimit

të të drejtave të nxënësve në shkollë dhe komunitet, si liria e fjalës, e besimit,

e organizimit, e respektimit të kulturave të ndryshme, e vendimmarrjes etj.

Gjeni në internet letrën që Abraham Linkoln i ka dërguar mësuesit të

djalit të tij, në ditën e parë të shkollës.

http://forumi.shqiperia.com/threads/letra-e-abraham-lincolnp%C3%ABr-m%C3%ABsuesen-e-djalit-t%C3%AB-tij.35836/

168

42

Veprimtari praktike

Demokracia liberale në

ambjentin tonë shkollor

Koha mësimore: 1 orë

Rezultatet e të nxënit

• Njeh të drejtat si anëtar i një shoqërie demokratike.

• Pasqyron mënyrën e funksionimit të demokracisë në shkollë/klasë.

• Vlerëson pjesëmarrjen në organizmat vendimmarrës.

• Zhvillon aftësitë e të menduarit kritik.

Burimet:

Fletë udhëzuese të drejtat dhe detyrat e nxënësit, rregullore e

brendshme e shkollës, materiale nga interneti; http://www.gazeta-shqip.com/

lajme/2013/09/21/abraham-linkolni-shkruan-leter-mesuesit-te-djalit/ https://

www.youtube.com/watch

Demokracia i jep mundësi çdo individi të shprehë lirisht mendimet

dhe opinionet e tyre, nxit pjesëmarrjen në vendimarrje, është tolerante ndaj

mendimit ndryshe. Demokracia nuk mund të jetojë pa lirinë e fjalës dhe të

shprehjes.

Hapi I Ndahet klasa në dy grupe dhe çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II

Grupi I: Mund të punojë me letrën e Linkolnit drejtuar mësuesit të djalit

të vet në ditën e parë të shkollës, duke iu përgjigjur pyetjeve të tilla si:

- A mendoni se këshillat e Linkolnit janë aktuale edhe sot?

- Cila nga këshillat drejtuar mësuesit vleësoni më shumë? Pse?

- A mendoni se kjo letër mund të shërbejë si mesazh për mësuesit sot?

- Çfarë do t’i shkruanit ju mësuesit nëse do të ishit në vendin e Linkolnit?

Hartoni një letër të shkrutër për mësuesin tuaj.

Grupi II: Mund të punojë me seleksionimin dhe rezultatet e grumbulluara

nga fletë-anketa e zhvilluara me nxënës të shkollës.

Mund të përpilojë një tabelë me ndihmën e mësuesit ku të vendosen

rezultatet e intervistave.

Pasi janë studiuar përgjigjet e marra, nxënësit duhet të hartojnë një listë

me problemet e hasura në shkollë në drejtim të respektimit të të drejtave të

tyre. Mund të hartojnë edhe një letër drejtuar drejtorisë së shkollës në lidhje

me zgjidhjen e këtyre problemeve.

Hapi III

Bëhet prezatimi dhe vlerësimi i rezultateve të punës së të dy grupeve.

169

43

Sistemi kolonial në

shekullin XIX

Para leximit:

Vëzhgo hartën e mësipërme.

- Cila është perandoria koloniale e cila ka territore pothuajse në të gjithë

kontinentet?

- Cili është shkaku që ky vend ka arritur të zotërojë kaq shumë

territore?

- Listo perandori të tjera koloniale.

- Ç’mund të thuhet për kontinentin e Australisë?

Pyetje kyçe: Ku ndryshonte kolonizimi i shekullit XIX nga ai i shekullit

XVI?

Fjalë kyçe: Kolonializëm, perandori koloniale, nacionalizmi.

1. Perandoritë koloniale

Fjalor

Kolonializëm- Vendosja e kontrollit të plotë ose të pjesshëm politik nga

ana e një kombi mbi një komb tjetër për arsye të përfitimve ekonomike.

170

Fig.1 Harta e perandorive koloniale në të gjithë botën në shek. XIX

Periudha gjatë shekullit XIX, njihet nga shumë historianë si një epokë

gjatë së cilës evropianët vendosën nën pronësi apo kontroll shumicën e Afrikës

dhe Azisë dhe të gjithë ose një apo disa pjesë të çdo kontinenti tjetër. Pasuria,

pushteti dhe e ardhmja e çdo vendi gjatë kësaj periudhe, përcaktohej nga

aftësia e tij për të ruajtur dhe zgjeruar perandorinë e vet koloniale.

Në fund të shekullit XIX pothuajse e gjithë Afrika, me përjashtim të

Liberisë dhe Etiopisë ishte nën kontrollin evropian. Nga viti 1880 e në vazhdim

territori afrikan u kthye në shesh lufte mes Gjermanisë, Italisë, Britanisë

së Madhe, Francës, Portugalisë, Belgjikës dhe Spanjës në përpjekje për të

zotëruar sa më shumë burime natyrore. Britania dhe Franca kishin arritur të

zotëronin pjesën më të madhe të kontinentit.

Dy të tretat e territoreve të Azisë dhe Oqeanisë ishin nën kontrollin e

Anglisë, Rusisë, Francës, Holandës, Portugalisë, SHBA-së dhe Japonisë.

India ishte kolonia më e madhe e Anglisë në Azi.

Australia dhe Zelanda e Re ishin plotësisht nën kontrollin e Britanise së

Madhe. Pjesa Veriore e Amerikës Veriore ishte nën kontrollin e Britanisë.

2. Arsyet që nxitën kolonizimin

Ishin të shumta arsyet që nxitën kolonizimin e tokave të huaja. Arsyeja

kryesore e themelimit të kolonive ishte për të patur përfitime ekonomike. Me

zhvillimin e Revolucionit Industrial u rrit nevoja për tregje të reja dhe lëndë të

para. Shumë vende filluan të varen nga kolonitë për lëndë të para në mënyrë që

fabrikat e tyre të prodhonin sa më shumë. Më pas ata shpresonin që kolonitë të

shërbenin si tregje për shitjen e mallrave të tyre.

Nacionalizmi ishte një tjetër arsye që nxiti kolonizimin. Pas Revolucionit

Francez, vendet evropiane me një ndjenjë të fortë të krenarisë kombëtare,

mendonin se që të ishin fuqi të mëdha botërore, duhet të fitonin kontroll mbi

vende të tjera. Duke pushtuar toka të reja, kombet do të kishin mundësi të

forconin ushtritë e tyre duke rritur në këtë mënyrë fuqinë e tyre botërore.

Problemet sociale ishin një tjetër faktor për kolonizimin. Industrializimi

solli rritje të madhe të popullsisë dhe bashkë me të edhe shumë probleme

sociale si papunësi, varfëri, mungesë strehimi etj. Këto probleme ndodhën

për shkak se jo të gjithë njerëzit munden të përshtaten në industritë e reja

kapitaliste. Qeveritë e vendeve evropiane menduan se zotërimi i kolonive

për vendosjen e kësaj kategorie të popullsisë do të ishte një ndër zgjidhjet

kreyesore të këtij problemi.

Pas leximit:

- Cila ishte situata e kontinentit afrikan në fund të shëkullit XIX? Po e

Azisë, Australisë, Oqeanisë dhe dy Amerkave?

- Cilat ishin arsyet që nxitën kolonizimin e tokave të tjera?

171

Britani Francë Hollandë Spanjë

Gjermani Të pavarur Rusi

Fig. 2 Kolonizimi i Azisë shek. XIX

Britani

Francë

Belgjikë

Portugali

Spanjë

Gjermani

Itali

Të pavarur

172

Fig.3 Kolonizimi i Afrikës 1880-1914

Pasi të keni vëzhguar hartën e kolonizimit të Afrikës:

- Çfarë ju bie në sy në këtë hartë?

- Identifikoni, cilën pernadori koloniale përfaqëson personazhi i fig.4.

- Çfarë tregon vendosja e tij?

- Bëni një përshkrim të shkurtër të pamjes së tij.

Gjyko:

Një nga arsyet që nxitën kolonizimin ishin problemet sociale. A ju duket

e drejtë rruga e ndjekur nga fuqitë evropiane për zgjidhjen e këtij problem?

Diskuto në dyshe për këtë problem dhe listo disa rrugë që do t’i

rekomandonit këtyre qeverive për zgjidhjen e problemeve sociale.

173

44

Rrjedhojat e vendosjes

së sistemit kolonial

Fig.1 Barra e njeriut të bardhë

Trashëgo barrën e njerëzve të

bardhë

Dërgo trashëgimtarët më të mirë

që ke

Dëboji ata larg në mërgim

Për t’i shërbyer robërve të tu

Që janë të mbërthyer në

parzmore

Që egërsisht presin me padurim

të çlirohen

Por që qëndrojnë të zymtë

Gjysmë djall dhe gjysmë fëmijë.

Rudyard Kipling

Teoria e “barrës së njeriut të bardhë” sipas të cilës kulturat jo-evropiane

janë parë si fëmijë dhe njerëzit me prejardhje evropiane kanë një detyrim

për t’i sunduar ata derisa ata të mund të zënë vendin e tyre në botë. Gjatë

periudhës së shekullit XIX, kjo poemë u kthye në një himn me anë të së cilës

perandoritë koloniale justifikonin pushtimet.

Komentoni poemën.

- A mendoni se kjo poemë e shoqëruar me këtë karikaturë justifikon

pushtimet koloniale? Argumentoni mendimet.

Pyetje kyce: Cilat ishin pasojat e kolonizimit?

Fjalë kyce: Imperializëm, militarizëm, nacionalizëm i skajshëm,

174

1. Rrjedhojat pozitive të kolonizimit

Kolonizimi pati rrjedhoja pozitive për kolonitë, si: arsimim më të mirë,

përmirësim të kujdesit shëndetësor, përmirësimin e jetës sociale duke çuar në

disa raste modernizimin dhe zhvillimin e kolonisë. U ndërtuan rrugë, shkolla,

spitale, porte, hekurudha. U krijuan qytete të mëdha. Banorë të këtyre vendeve

u dërguan për të studiuar në unversitete evropiane. U përmirësua qeverisja

duke shmangur në shumë raste luftërat mes fiseve.

Efektet pozitive të kolonizimit ishin shumë më të mëdha për fuqitë

evrpopiane të cilat rritën pasuritë dhe fuqinë e tyre. Ato siguruan nga kolonitë

burime për lëndët e para për revolucionin industrial, tregje për shitjen e

produkteve të tyre, mundësi për investim të të ardhurave. Kolonizimi i ndihmoi

këto shtete për të zhvilluar industrinë dhe tregëtinë duke u industrializuar me

shpejtësi të madhe. U rrit prodhimi, konsumi dhe popullsia.

2. Rrjedhojat negative të kolonizimit

Krahas zhvillimit, kolonizimi do të sjellë edhe efekte negative. Popujt e

pushtuar do të përballen me humbjen e kulturës, tokës, zhvendosjen e pasurive

drejt vendeve kolonizuese duke penguar zhvillimin e suksesshëm ekonomik të

tyre, mungesën e respektit për traditat.

Popullsia në vendet e kolonizuara u kthye në qytetarë të klasit të dytë.

Kolonizatorët në koloni, ishin pronarë të fabrikave, fermave etj, ndërsa vendasit

ishin gjithmonë punëtorët. Në koloni prodhoheshin vetëm ato produkte që u

nevojiteshin vendeve kolonizatore dhe jo çfarë u nevojitej vendasve. Kultura në

vendet e kolonizuara pësoi ndryshime të mëdha. Ata filluan të përdorin gjuhët

evropiane në vend të gjuhës së tyre, të ndiqnin universitetet evropiane.

Etja për pushtime koloniale do të conte në fund të shekullit XIX dhe

fillimit të shekullit XX, në lindjen e nacionalizmit të skajshëm, militarizimit

dhe imperializmit të ri.

Nacionalizmi i skajshëm synonte rritjen e krenarisë kombëtare nëpërmjet

pushtimeve të vendeve të tjera.

Me nacionalizmin e skajshëm, u justifikua edhe militarizimi sipas të

cilit këta vende rritën prodhimin e armatimeve përtej nevojës për të mbrojtur

vendet e tyre.

Në fund të shekullit XIX, lindën shtetë të reja të fuqishme si Gjermania,

SHBA-ja dhe Japonina të cilat kërkonin të krijonin edhe ato perandori koloniale

si Anglia, Franca, Holanda etj

Dëshira për të zgjeruar dhe pushtuar territore do të çojë në vitet në

vazhdim në shpërthimin e dy luftërave: Lufta I Botërore dhe Lufta II Botërore,

luftëra të cilat do t’i kushtojnë botës miliona të vdekur.

Fjalor:

Imperializëm – politikë që synonte pushtimin dhe sundimin e vendeve të

tjera dhe krijimin e perandorive koloniale.

Nacionalizëm i skajshëm - Kur një vend i trajton interesat dhe kulturën e

tij si superiore ndaj çdo vendi tjetër.

Militarizim - politikë e një shteti sipas të cilës bëhen shpenzime shumë

të mëdha për ushtrinë dhe armatimet e saj duke lënë pas dore degët e tjera të

175

ekonomisë së një vendi.

Plotëso tabelen:

Në tabelën e mëposhtme vendosni pasojat pozitive dhe negative që solli

kolonizimi për vendet e kolonizuara.

Pasojat pozitive

Pasojat negative

Gjyko:

Edhe sot e kësaj dite, historianët nuk kanë akoma një mendim të

përbashkët në lidhje me pasojat pozitive dhe negative të kolonizimit. Disa

mendojnë se rrjedhojat pozitive janë më të shumta se ato negative, të tjerë

mendojnë të kundërtën.

Diskutoni në grupe

Vëreni veten në rolin e historianëve dhe bazuar në informacionet e marra

në mësim jepini përgjigje pyetjes:

- A janë rrjedhojat pozitive më të mëdha sesa ato negative për kolonitë,

apo e kundërta?

176

Fig. 2 Komentoni karikaturën

Argumentoni përgjigjen.

Gjeni një titull në lidhje me pamjen e mësipërme dhe shkruani një ese

rreth shfrytëzimit të kolonive nga vendet kolonizatore.

Detyrë:

Kërkoni informacione rreth marrëdhënieve të pernadorive koloniale me

kolonitë dhe sillini në klasë orën e ardhshme, për zhvillimin e veprimtarisë

praktike me temë: “Marrëdhëniet e Evropës me botën koloniale”.

45

Veprimtari praktike

Marrëdhëniet e Evropës

me botën koloniale

Koha mësimore: 1 orë

Rezultatet e të nxënit:

- Pasqyron marrëdhëniet e vendeve kolonizatore me kolonitë.

- Vlerëson rëndësinë që patën kolonitë në zhvillimin e vendeve

kolonizatore.

- Përshkruan veçoritë e jetës në kolonitë e Azisë, Afrikës dhe Amerikës

Latine.

- Zhvillon aftësinë e përzgjedhjes dhe menaxhimit të informacionit.

Burimet:

- Fletë udhëzuese, materiale nga interneti, foto të kolonive, harta.

Gjatë shekullit XIX, synimi i fuqive mbizotëruese të Evropës, Amerikës

së Veriut dhe fuqisë perandorake japoneze ka qenë mbizotërimi i territoreve

të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine. Këto fuqi, i panë këta vende jo vetëm

si burim të lëndëve të para dhe skllevërve por edhe si një treg për shitjen e

mallrave të prodhuara prej tyre.

Tokat e Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine kanë prodhuar prej kohësh

thesare të mëdha të ushqimeve, mineraleve dhe burimeve të tjera natyrore.

Kolonizatorët nga këto vende morën ar, argjend, mëndafsh, ërëza, sheqer,

duhan, kakao, kafe, pambuk, bakër, qymyr, vaj palme, kallaj, hekur, fildish,

zink, mangan, mërkur, platin, kobalt, boksit, alumin, uranium dhe mbi të gjitha

miliona njerëz të rrëmbyer për të punuar si skllevër.

Zhvillimi i veprimtarisë

Hapi I

Ndahet klasa në grupe dhe çdo grup zgjedh kryetarin e vet.

Hapi II

Sistemohen fotot dhe materiali i grumbulluar nga detyra e dhënë nga

mësuesi në orën paraardhëse.

Hapi III

Bazuar në fotot dhe materialet e grumbulluara për vlerat e kolonive për

177

vendet kolonizatore si dhe për mënyrën e jetesës në koloni, grupet mund të

punojnë sipas këtyre drejtimeve;

Grupi I :

Marrëdhëniet e vendeve kolonizatore me kolonitë (përshkruan menyrën

se si i trajtonin vendet kolonizatore kolonitë)

Grupi II:

Rëndësia që kishin kolonitë për vendet kolonizatore (ndikimi i kolonive

në zhvillimin ekonomik të vendeve kolonizatore)

Grupi III

Realizimi i një fotomontazhi me temë: “Jeta në kolonitë e Afrikës, Azisë

dhe Amerikës Latine” me foto dhe informacione nga jeta në koloni.

Hapi IV

Bëhet prezantimi i punës së bërë nga grupet dhe shfaqet në vidioprojektor

fotomontazhi i përgatitur. Vlerësohet puna e bërë.

178

Test vetëvlerësues

A. Cila nga alternativat e mëposhtme është e saktë

1.Nacionalizmi është:

a. Mungesë besnikërie ndaj atdheut

b. Përpjekje e njerëzve për një gjuhë të përbashkët

c. Mungesë idealesh e vlerash

d. Mungesë traditash

2.Romantizmi lindi gjatë shekullit:

a. XV b. XVII

c. XIX d.XVIII

3.Lëvizjet kombëtare shpërthyhen në:

a. Francë

b. Angli

c. Perandorinë Habsburge

d. Perandorinë Ruse

4. Sulltani më i suksesshëm ishte:

a. Selimi III

b. Mahmudi II

c. Abdyl Hamiti II

d.Sulejmani i Madhërishëm

5. Në fillesat e demokracisë në SHBA kishte:

a.Tre parti

b.Nuk ishin krijuar partitë

c.Dy parti

d.Shumë parti

6. Gjatë Revolucionit II Industrial:

a. Energjia elektrike zëvendësoi avullin

b. U shpik meçiku vetëlëvizës

c. U bë kalimi nga puna me dorë në punën e mekanizuar

d. U shpik metoda Besemer për prodhimin e hekurit.

7.Si rrjedhojë e kolonizimit:

a. Banorët e vendeve të kolonizuara u bënë pronarë fabrikash, fermash etj.

b. Perandoritë koloniale u varfëruan.

c. Popullsia e kolonive ruajti të paprekur kulturën dhe traditat

d. Pati zhvendosje të pasurive nga vendet e kolonizuara tek vendet

kolonizuese.

179

B.Cila nga alternativat e mëposhtme është e gabuar?

1. Nacionalizmi lindi:

a.Sepse vendimet e Kongresit të Vjenës krijuan problemin kombëtar

b.Sepse shtetet e copëtuara kërkonin të krijonin shtetin komb

c.Sepse shtetet që ishin të nënshtruar kërkonin të krijonin shtetin

kombëtar të pavarur.

d.për territore

2. Bashkimi i Gjermanisë u bë

a. nëpërmjet luftërave

b. nga Oto Fon Bismarku

c. nga Vilhelmi I

d. më 18 janar 1871

3. Perandoria osmane arriti kulmin e saj në:

a.shek. XVI

b.shek.XIX

c.shek.XVII

d.shek. XVIII

4. Greqia fitoi pavarësinë me kontributin :

a. edhe të shqiptarëve

b. edh të vullnetarëve të ardhur nga evropa

c. të shteteve të Evropës

d. vetëm të popullit grek

5. Anglia u bë vendi i demokracisë liberale në kohën :

a.Mbretëreshës Viktoria

b.Kryeministrit Uilliam Gledston

c.kryeministrit Beniamin Disraeli

d.mbretëreshës Elisabet

6. Revolucionit II Industrial:

a. U mbështet në prodhimin e hekurit, makinerive me avull dhe prodhimet

e tekstilit

b. U përqendrua në prodhimin e çelikut, energjisë elektrike dhe kimise

c. Energjia elektrike solli përparime të mëdha në teknologjinë e

komunikimit

d. Përfshiu periudhën rreth viteve 1870-1914

7. Arsyet qe nxitën kolonizimin e shekullit XIX:

a. Për të patur përfitime ekonomike.

b. Për të fituar kontroll mbi vende të tjera.

c. Për vendosjen e të papunëve

d. Për të vendosur marrëdhenie miqësore me kolonitë.

180

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!