06.01.2013 Views

HYRJE NË PUNËN E REFERENCAVE - Biblioteka Kombëtare dhe ...

HYRJE NË PUNËN E REFERENCAVE - Biblioteka Kombëtare dhe ...

HYRJE NË PUNËN E REFERENCAVE - Biblioteka Kombëtare dhe ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

206

HYRJE NË PUNËN E REFERENCAVE

hyjnë kryesisht produktet e pesë botuesve të mëdhenj: EBSCO; Gale

Group Information Access Co. (IAC); Bell-Howell; H. W. Wilson

Company dhe LEXIS-NEXIS, që është një botues i përgjithshëm ligjor i

indeksimit dhe shërbimeve përkatëse. Që të gjitha këto u shërbejnë bibliotekave.

Indekset e tyre kanë dy gjëra të përbashkëta: (1) përfshijnë revistat

që kërkohen më së shumti në publik dhe në biblioteka akademike apo

shkollore. Disa firma kanë indekse të veçanta për lloje të ndryshme të bibliotekave,

ndonëse bazë e shumicës së tyre janë 100 deri në 1 000 tituj;

(2) dosjet arkivore janë në dispozicion, ndonëse vetëm një periudhë të

kufizuar - kryesisht nga mesi i viteve 1980 deri në fillim të viteve 1990.

Ndonëse në këtë kapitull janë diskutuar vetëm sistemet e mëdha dhe

më të përdorura të indeksimit, lexuesi duhet të dijë se ka me dhjetëra sisteme

të tjera, p.sh. shih listën e mundësive në Gale Directory of Databases.

Indeksi i përgjithshëm është vend ideal për të gjetur përgjigje në pyetje

që janë të papërcaktuara. Lexuesi nuk e di krejtësisht se sa mund të jetë

e gjerë apo e ngushtë një temë dhe se ku duhet bërë kërkimin. Përtej kësaj

arsyeje të gjerë, ky është vendi për të kërkuar kur pyetja: (a) kërkon material

aktual; (b) kërkon më shumë se një opinion, një pikëpamje të temës;

(c) kërkon më shumë material nga ai që gjendet në librat mesatarë të referencës;

(d) kërkon të dhëna në një fushë të re tematike që nuk ka gjasë

të gjendet në referencat standarde.

Të gjitha indekset e përgjithshme kanë të përbashkëta disa pika:

1. Pos citimeve (d.m.th. emri i autorit, emri i artikullit dhe ku është

botuar ai), këto shërbime kanë rezyme prej 100 deri në 150 fjalë, që përshkruajnë

përmbajtjen e artikullit;

2. Ato ofrojnë nga një e treta deri në një të dytën të titujve të indeksuara

me tekst të plotë. Aty mund të gjendet një citat dhe pastaj në vend

se të kërkohet biblioteka që ka atë artikull, thjesht mund të lëvizni kursorin

mbi një ikonë dhe të nxirrni të tërë artikullin;

3. Përpos periodikëve, shumica e shërbimeve ofrojnë indeksim të

kufizuar të Nju-Jork Tajmsit, si dhe të Uoll Strit Xhernellit dhe Krishçën

Sajens Monitorit;

4. Asnjëra prej tyre nuk përmban arkiva apo fajle retrospektive. Kjo do

të thotë se shërbimi është i mirë për të kërkuar periodikët e muajit apo

vitit të kaluar, por rëndom jo më shumë se katër deri në dhjetë vjet më

herët. Për më tepër, disa indeksues kanë një sistem në të cilin shtojnë për

çdo muaj, një muaj të ri, dhe shlyejnë një muaj paraprak, të themi, të para

tri vjetësh. Vetëm versioni i shtypur i Reader’s Guide i bën të mundur

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!