08.02.2013 Views

Testet Gjuha Shqipe 3 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 3 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 3 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Test nr. 3

Varianti I

Lexo përrallën e mëposhtme:

Teste Gjuha shqipe 3

Shumë kohë më parë lepuri kishte një bisht të gjatë dhe me qime të dendura. Bishti i

tij ishte më i gjatë se bishti i dhelprës. Lepuri e dinte këtë dhe nuk linte vend dhe kafshë

pa mburrur bishtin e tij.

Një ditë prej ditësh dhelpra vendosi që t’i punonte një rreng lepurit mendjemadh.

Po afronte stina e dimrit. Filloi të binte borë dhe shumë shpejt ujërat e liqeneve ngrinë

dhe u bënë akull. Një ditë dhelpra zbriti poshtë në liqen dhe hapi një vrimë në akull. Me

vete kishte marrë 4 peshq, të cilët i kishte peshkuar në lumë. Dhelpra priti e priti, kur më

në fund u shfaq lepuri. Atëherë dhelpra lidhi një peshk në bishtin e saj dhe e futi atë në

vrimën që kishte hapur në liqen. Lepuri kur e pa u çudit dhe fi lloi ta pyeste:

-Çfarë po bën aty?

-Po peshkoj, - i tha dhelpra.

-Sa kohë ke që peshkon? - e pyeti ai.

-Kam pak kohë dhe kam zënë katër peshq, - i tha ajo. Për të zënë një peshk më është

dashur pesëmbëdhjetë minuta kohë, - e gënjeu ajo.

-Tani po iki në fshat që t’i gatuaj. - Kështu i tha dhelpra dhe u nis drejt fshatit.

Lepurit mburravec i erdhi inat dhe fi lloi të peshkonte. Futi bishtin e tij të gjatë në vrimën

e hapur dhe ndenji ashtu gjithë natën.

Në mëngjes dhelpra u kthye në liqen, por ç’të shikonte?! Lepuri s’dilte dot nga liqeni.

Ai dridhej nga të ftohtët.

-Eja më ndihmo, se kam ngrirë! - i tha lepuri.

Dhelpra me një buzëqeshje në fytyrë u afrua ta ndihmonte. Filloi ta tërhiqte, por lepuri

ishte bërë akull. Pas disa përpjekjesh lepuri u shkëput nga akulli, por bishti i tij i bukur

mbeti brenda në liqen.

Që nga ajo ditë lepurit i mbeti bishti i shkurtër, shumë i shkurtër.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!