22.11.2014 Views

Revista shen antoni nr 10.pdf - Famulliabinqes.com

Revista shen antoni nr 10.pdf - Famulliabinqes.com

Revista shen antoni nr 10.pdf - Famulliabinqes.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shën Antoni i Padovës

Famullia e Binçës, Viti II, nr. 10, Korrik 2011

Letnica - oazë shpirtërore

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

Në pushim me Zotin

Shpendi pushon në ajër, guri mbi tokë, peshku në ujë, e unë në duart e

Zotit, thotë Shën Augustini.

Ne tani kemi filluar pushimet dhe të gjtihë po mundohemi t`i realizojmë

planet që i kemi bërë që pushimet t`i kalojmë sa më mirë që të jetë e

mundur. Por, a jemi të vetëdijshëm se ne si besimtarë duhet të pushojmë

edhe në duar të Zotit?

Papa Gjon Pali II thoshte: Pushimi duhet të jetë i mbushur me takim.

Mendoj, thoshte Papa, takimin me natyrën, me male, deti, por edhe me

njerëz. Por mbi të gjitha takimin me Krishtin.

Pra, Papa na fton që gjatë pushimit duhet të gjëjmë kohë shikimin tone

ta kthejmë drejt brendisë sonë për praninë e Zotit në botë, hapja e të

dëgjuarit të brenndshëm ndaj Fjalës së vërtetë. Heshtja, sot aq e rrallë

dhe shumë e nevojshme, është gjuha e Zotit, sepse vetëm nëpërmjet saj

arrijmë të dëgjojmë ndërgjegjën tone nëpërmjet të cilës na flet Zoti, i cili

dëshiron të na bëj të lire dhe të aftë për t`i përballuar vështirësitë që i

sjell jeta.

Duke e dëgjuar apelin e Papës që tashmë është një amasador i ynë tek

Zoti, ne të gjëjmë kohë edhe për vizita tek njerëzit me të cilët nuk jemi

takuar moti kohë, të sëmurit, të pikëlluarit, por edhe për qetësi

shpirtërore. Të gjithë juve që keni ahengje familjare, urime dhe gëzime.

Lexues të dashur, tani në dorë keni numrin jubilar të fletushkës sonë – 10.

Në emër të redaksisë i falënderojë të gjithë bashkëpuntorët brenda dhe

jashtë Kosovës që me artikujt dhe përkrahjen e tyre morale, financiare

kanë bërë që revista jonë të del dhe të përhapet nëpër besimtarët tanë,

duke i informuar për aktivitet në famulli dhe duke i pasuruar shpirtërisht

dhe intelektualisht me artikujt tanë.

Të gjithë besimtarëve tanë iu dëshirojmë pushime të mira në vendlindje

apo ku do që i kryejnë ato dhe lexim të këndshëm. Paqe dhe dashuri për

lexuesit tanë!

I Juaji

Don Alberti

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

FALEMINDERIT DON ALBERT!

Është vështirë të shkruash për ndarje dhe

lamtumirë, pavarësisht kujt i adresohen ato

dhe në çfarë forme janë. Është hera e dytë

që po shkruaj lëtër përshëndetëse e

falenderimi në lidhje me ndërrimin e

meshtarëve nëpër famulli. Hera e parë ishte

shkuarja e don Lush Gjergjit dhe ardhja e

don Albert Demaj. Tani, shumë shpejt, erdhi

koha që të përshendetemi edhe me don

Albertin. Më duhet të pranoj që e kam

shumë vështirë…

Të gjithë ne, besimtarët e famullisë së

Binçës, në forma të ndryshme kemi qenë të

lidhur me famullitarin tonë të dashur, për

këto katër vite sa shërbeu në Binçë.

Si çdo detyrë e re që i ka vështirësitë e veta,

edhe për don Albertin nuk ishte e lehtë të

merrte në drejtim një famulli siç është

famullia e Binçës, me mjaft besimtarë e në

veçanti rini dhe mjaft aktive. Mirëpo, fal

punës së madhe, ai shumë shpejt u adaptua

dhe filloi me aktivitete të cilat prekën çdo

besimtarë të famullisë sonë. Fal ndihmës së

Zotit dhe përkushtimit të tij, të gjitha gjërat

që i bëri për besimtarët e besuar atij do të

mbeten gjatë në mendjet tona. Sepse, i bëri

natyrshëm dhe në mënyrë origjinale. Ai me

urti, mendjemprehtësi, këshillime e

vigjilencë analizonte mirë situatën dhe

rrethanat para çdo vendimi. Në këtë mënyrë

nuk lejonte importim të ideve a modeleve të

ndryshme të stërvjetëruara por veprimet e

tija ishin në përputhje të plotë me

aktualitetin dhe realitetin tonë fetar e

kombëtar.

Menjëherë pas emërimit të tij famullitar i

Binçës më 2007., iu përveshë punës me një

entuziazëm, dhe vullnet të fortë. Ai riformoi

Këshillin e Kishës më të cilin pati një raport

shumë të mirë, të mrekullueshëm pune dhe

mirëbesimi. Themeloi me ndihmën e në

bashkëpunim me të rinjtë Shoqatën rinore

“Imzot Mark Sopi”, pastaj, Shoqatën e

fëmijëve “Shën Dominik Savio”, grupin e

Caritas-it, etj. Përpos punës së shenjt të çdo

meshtari, kremtimin e meshës, ndarjen e

sakramenteve etj, don Alberti pa përtes filloi

me vullnet shumë të madh punën për

rigjallërimin e famullisë në të gjitha sferat.

Duke parë vullnetin, energjinë dhe dëshirën

e tij të madhe për aktivitete të ndryshme,

edhe ne, rinia e famullisë filluam punën tonë

si besimtarë dhe bashkpunëtorë të tij. Çdo

punë të tij i'a dedikonte Zotit duke thënë: “

çdo angazhim dhe punë e jona le të shkoj në

nder e lavd të Zotit e për të mirën tonë

shpirtërore.” Vallë, e si mundet atëherë të

mos jetë ajo punë e frytëshme, bekuar, e

mos të frymëzoj e lulëzoj një gjë e tillë?!

Shumë shpejt besimtarët panë një rend të ri

në famulli, në çdo festë e çdo aktivitet.

Festat u bënë më domethënëse, sidomos me

koktejet e ndryshme që e ndihmonin

komunikimin e besimtarëve, një gjë që i ka

munguar famullisë sonë. Ata, në oborr të

Kishës, mund të pinin një gotë verë dhe

mund ta uronin njëri-tjetrin me dëshirat më

të mira, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë

më parë në famullinë tonë. Kjo mund të

duket e thjesht, por për mua dhe rininë tonë

në veçanti kjo e ka ndryshuar përgjithmonë

çasjen e besimtarit ndaj Kishës, meshtarit e

motrave si dhe ndaj njeriut, në famullinë

tonë. Don Alberti dha edhe një ide të

3

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

shkëlqyer për besimtarët tanë në Diasporë,

pra, një ditë e veçantë gjatë pushimeve t'iu

kushtohet mirëardhjës së tyre në

vendljindje, e organizoi; Ditën e

Mërgimtarëve. Kjo patjetër që është një ditë

shumë e rëndësishme gjatë verës. Ditë në të

cilën sheh gëzim, ç`mallje, përqafime dhe

takime me të gjithë ata që nuk i ke parë me

muaj e ndoshta edhe me vite.

Edhe ky organizim tashmë tradicional ka

lënë gjurmë dhe ka thyer të gjitha

paragjykimet e ndërsjellta ndërmjet

besimtarëve në Kosovë dhe Diasporë. Kjo

ditë i ndihmon njoftimit tona dhe thellon

bashkëpunimin tonë. Organizimi i tij i

shkëlqyer me Këshillet e Diasporës ka

rezultuar edhe me ndërtimin e shtëpive dhe

ndihmat për festa, për besimtarët në nevojë,

nga fondet e Caritasit të famullisë dhe fondi i

diasporës.

Nuk dua të përmend të gjitha aktivitetet dhe

punën e don Albertit, të dashur besimtarë,

sepse, i dini të gjitha, mos më tepër të

paktën një herë keni qenë pjesë e aktivitetit

dhe punës së tij, keni ndjerë gjithmonë

dashamirësinë, ngrohtësinë, ndihmën dhe

dashurinë e tij si famullitar shembull. Të

gjitha këto mund t`i lexoni në revistën e

famullisë “Shën Antoni i Padovës” (“ad

usum internum”) dhe në portalin zyrtar të

f a m u l l i s ë n ë i n t e r n e t

www.famulliabinqes.com. Edhe këto dyja

dolën fal angazhimit të don Albertit dhe

bashkëpunëtorëve të tij. E kam thënë edhe

më herët, që me revistën dhe portalin po

shkruhet historia e famullisë së Binçës, edhe

më i gëzueshëm është fakti se kjo po bëhet

fal punës së besimtarëve të kësaj famullie.

Mund të marrim me mend efektet që ka

Betlehemi në Kabash

revista dhe portali në ngritjen e vetëdijes për

vlerat tona, lokale dhe kombëtare,

afirmimin e të gjithë talentëve, krijimin e një

kulture leximi, dhe mbi të gjitha vlerën e tyre

në informimin e të gjithë besimtarëve tanë,

kudo që ndodhen. Sidomos tani, kur

informata ka rëndësi elementare, në jetën e

sotme shumë dinamike.

Unë uroj që çdo punë e filluar me don

Albertin të vazhdoj edhe më tutje me

famullitarin tonë të ri, don Aleksandër Kola.

Besimtarët tanë në Zvicërr, por edhe të

gjithë besimtarët tjerë, kanë fatin ta kenë në

mesin e tyre një meshtar në kuptimin e plotë

të fjalës e një atë shpirtërorë siç është don

Alberti, për famullinë tonë i dashur

përgjithmonë. Ai këtë e tha publikisht edhe

vet: “po e lë Binçën, por po e gjej një Binçë

edhe më të madhe në Diasporë.” Pra, me

këtë dëshmon se as ai nuk do t'na harron

askurrë.

Nga thellësia e zemrës në emrin tim dhe në

emër të çdo besimtari të famullisë së Binçës,

don Albertit i urojmë në rend të parë

shëndet, punë të mbarë dhe suksese në

misionin e tij të ri, me ndihmën e Zotit dhe në

nder e lavd të Tij çdo iniciativë e punë e tij do

të jetë e bekuar. E falenderojmë për

mënyrën si e shpalli Ungjillin dhe si e jetësoi

atë.

Urimet më të përzemërta edhe për

famullitarin tonë të ri Don Aleksandrin,

shëndet dhe punë të mbarë në detyrën e tij

të re, me ndihmën e Zotit dhe përkrahjen

tonë.

Don Albert, nga secili besimtarë i famullisë

së Binçës, për gjithçka ke bërë:

FALEMINDERIT!

Me shumë respekt: Alfred Pjetri

4

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

Don Aleksander Kola,

famullitar i Binçës

Të nderuar anëtarë të famullisë së Binçës,

Në pesë vitet e fundit janë derdhur shumë lot nëpër kishat tona e rreth

tyre. Me siguri për këtë, mendoj se, nuk jemi ne fajtorë. Nevoja e paraqitur

apo arsyenat tjera i bartë mbi veti ipeshkvi. Lotët e besimtarëve për

meshtarët e larguar prej tyre janë vetëm një dëshmi se ata janë ngusht të

lidhur dhe të familiarizuar ndër veti. Me siguri më së vështiri e përjetojmë

ne të cilët largohemi prej një vendi e prej jush.

Me 01 korrik të këtij viti, në ditën e Zemres Krishtit, në Viti, Ipeshkvi ynë më

paraqiti për famullitarin tuaj, si pasardhës i don Albert Demaj. E

falënderoj Zemren e Krishtit, që më pengoi të mos jam i pranishëm në atë

rast të pa këndshëm. E falënderoj që më dha fuqi të përmbahem edhe të

dielat tjera të mos flas për këtë ndrrim. Nuk po ju premtoj asgjë

mashtruese. Me ndihmën e Zemres Krishtit, shpresoj se ju do ta keni një

meshtar, shumë më të vjetër, por meshtar, i cili në mundësitë natyrore, do

t;ju rri në shërbim. Do të mundohem, me ndihmën e shna Ndout, të shën

Nkollit dhe me ndihmën e Zemres Krishtit të jam i afërt për të gjitha

kategoritë e moshave. Më ndihmoni, ju lutem, me lutjet tuaja!

Famullitari juaj

5

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

JETA PA ZOTIN-ROBËRI

Asgjë në historinë njerëzore nuk është më

e bukur se sa heroizmi i popullit për liri. Në

një flamur i cili valon në një kështjellë të

lashtë të Dubrovnikut (Kroaci) shkruan:

„Libertas“. Një fjali latine thotë: „Non

bene pro toto libertas venditur auro“

(Lirinë nuk duhet shitur as për gjithë arin e

botës). Mbi tentimet, luftën për liri neve

na flasin bukur e qart shumë gërmadha të

trojeve tona, shumë shkrime e dëshmi të

ndryshme arkeologjike, historike …

Dikur kishte skllav!

Është kjo një dukuri e shekujve të

kahmotshëm, lidhje me këtë gjithë do të

gjëmonim; ah ky keqpërdorim i lirisë

njeriut, robëria…

Romaku Varoni (shek. I. pr.K) shkruan se

gjësendet (mjetet) ndahen në tre grupe,

duke përfëshirë këtu edhe njeriun si rob;

a) Gjësendet (mjetet) cilat flasin

b) Gjësendet (mjetet) me zëra

shtazarake (dmth shtazët e ndryshme)

dhe

c) Gjësendet (mjetet) pa zë.

Pra, nga ky klasifikim është e kjart dhe e

kuptueshme kur njerëzit hyjnë në këtë

grup si janë të trajtuar atëherë, dmth i

kanë shitur, maltretuar, rrahur, turturar e

munduar në mënyra të llojllojshme e të

ndryshme dhe atë pa farë përgjegjësie.

romak kishin me qindëra e mijëra robër

dhe si duket për ta kjo ishte një ndër

pasurit më të mëdha, pra sa më shumë

robër aq më i pasur je, dhe ndaj tyre është

aplikuar dhunë e papashme meqë ata

bliheshin e shiteshin sikur mall, apo mjet

pune dhe shërbimi. Lidhje me këtë dhe si

dëshmitarë i kësaj është edhe Seneka,

filozof dhe bashkohëtar i J.Krishtit, i cili

shkruan; “Jemi shumë arrogant dhe të

ashpër ndaj robërve…”

Me krishterizëm mirret një qëndrim

plotësisht tjetër ndaj të gjithë njerëzëve e

poashtu edhe robërve, sepse Jezu Krishti

na mëson me jetën dhe shembullin e tij;

“Nuk erdha të më shërbeni, por që unë t'ju

shërbej”, dhe se të gjithë jemi të krijuar

për shëlbim dhe shejtërim, kështuqë kemi

një Atë që është në qiell kurse me këtë të

gjithë ne mes veti jemi të barabartë,

vëllezër dhe motra. Mirëpo, edhe pse kjo

është një shkollë, një mësim e shembull i

mirë për gjithë ne pa dallim, prapë se

prapë minimalizmi i njerëzëve dhe

injorimi i të drejtave të tyre zgjati në

Evropë deri në shekullin e XIII., ku njerëzit

ende turturoheshin, kurse në Afrikë e Azi,

Nga historia është e ditur se pasanikët

6

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

në shtetet arabe (apo siç e quajnë shumë

“Bota e tretë”) deri në shekullin e XIX., dhe

ende turturohen dhe nuk gëzojnë të

drejta themelore njerëzore, në veçanti në

këtë grup bënë pjesë gjinia femërore.

Edhe pse vitin 1963 nga OKB-ja

nënshkruhet deklarata e mbi 70%

shteteve që janë kundër robërisë, sot e

kësaj dite njerëzit në mënyra të ndryshme

janë ende të robëruar. OKB-ja cekë edhe

mënyra të ndryshme se si bëhet robëria;

fëmijtë e mitur punojnë punë të

dhunshme, militarizohen dhunshëm,

njerëzit punojnë punë të rënda për pak

para, vajëzat mirren e dërgohen nëpër

shtëpi të ndryshme për prostitucion e

punë tjera të pamoralshme, bëhet tregti

me qenie njerëzore…etj etj. A nuk është

kjo robëri e pakuptimtë?! Dhe kush

mundët që ndaj këtyre fenomeneve apo

mos edhe dukurive të jetë indiferent e të

mos ketë qëndrim dhe të mos luftoj që të

gjitha këto gjëra negative dhe të

rrezikshme për shpirtë e trup të zhdukën

nga rruzulli tokësorë? Apo, ruana Zot,

vallë mos jemi edhe ne të gjithë në kohën

e sotme të robëruar?!

Robëria e shpirtit!

Deri më tani më tepër u përqëndruam në

robër fizik-truporë të njerëzëve cilët janë

të diskriminuar në mënyra të ndryshme.

Mirëpo, nga kateheza e krishterë neve

dimë se njeriu është i përbërë prej shpirtit

dhe trupit, prej trupit të shkatrrueshëm

dhe shpirtit të pashkatërrueshëmpavdekshëm.

Prandaj, në kohën e sotme

nuk kemi edhe raste të takohemi me robër

klasik siç cekëm se dikur egzistonin,

kuptohet përveç në luftëra që ndodhën në

hapësirat tona e që ndodhin ende nëpër

pjesë të ndryshme të botës. Por, një robëri

tjetër, më e rrezikshme është gjithë e më

prezente në shoqërinë tone, në mesin

tonë e që ndoshta as nuk jemi të

vetdijshëm kësaj robërie, pra është kjo;

robëria e shpirtit!

Gazeta françeze VUS e vitit 1968., sjell një

shembull dhe shkruan se si një njeri 63

vjeçar me emërin Frenk Cigler, kishte

fituar në lotari 140.000 dollar dhe meqë

ky ishte alkoholist për fat të mirë qe i

vetdijshëm vesit të tij dhe shkoi vet në

gjygj e tha: “Nuk është farë fshehtësie të

them se unë pij, jam alkoholist, dhe për

mua kjo shumë e fituar mund të ishte

përfitim, nëse marrë parasysh shumën të

cilën fitova, por…” Për çudi ai vazhdoi;

“Lus gjygjin të mbroj të hollat e mia nga

rreziku që ia paraqes unë!”. Gjygji me këtë

rast ia dha vetëm një shumë të vogël

parash, mirëpo as kjo nuk e shpëtoi, sepse

edhe pse posetonte një sasi të vogël

parash, atë pas tre muajve e gjetën të

vdekur në një rrugicë të Parisit, shkaktarë

i vdekjës ishte alkoholi.

Ky është vetëm një shembull i vogël se si

njerëzit e “kohës moderne” janë të

robëruar, në robëri të ndryshshme si psh.

droga, prostitucioni, alkoholi, hajnia…,

dukuri këto që duhet të shqetësojnë e

7

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

vetdijësojnë popullin tonë e në veçanti

rinin e cila është gjithnjë më e atakuar

nga këto sëmundje të shpirtit, nga këto

“robëri moderne”.

OKB-ja jep statistika të cilat tronditinë

botën kur thot se; në botë mbi gjysmë

miliardi të rinjë janë mvarrës të drogës,

narkoman.

Dhe duke parë realitetin, por edhe

rrezikun gjithë e më të madh të shoqërisë

moderne, kësaj bote të industrializuar,

konsumuese dhe materialiste, në fund

konstatojmë; Gjitha këto që ndoshin rreth

nesh e në shoqërinë tonë janë pasojë e

asaj që njeriu gjithë e më shumë ka

humbë dhe po humbë vlerat morale,

qëllimin e jetës, në një mënyrë dëshiron të

jetë zot i vetvetës dhe të rregulloj jetën e

tij si don ai vet, dhe me të drejt një

mendimtarë thot; “Njeriu gjithmonë

është në rrezik të krijon zotin sipas

vullnetit vet, sipas shijes vet, sipas

dëshirës së vet, ai zot pra është vetëm

prodhim i tij, e asesi Zoti i vërtetë. Pra,

jeta me zotëra të tillë është jeta në robëri

të shpirtit dhe trupit.

Pushimet

Tani kur është kohë e pushimeve, shumë

njerëz nga famullia e jonë, nga fshati ynë

e përrreth nesh, po edhe bashkatdhetarë

tanë nga Kosova që jetojnë e punojnë në

diasporë, vijnë për të parë familjet, të

afërmit, miqtë e dashamirët e tyre, për tu

çmallur e relaksuar. Në perëndim të gjithë

jemi disi të “programuar”, punë, banesë e

prapë njësoj… Mirëpo, tani kur jemi në

Kosovë, mos të sillemi autonom, nëse i

shpëtojmë rreziqeve, epsheve dhe veseve

të këqija sa jetojmë në perëndim, atëherë

të jemi vetvetja në perëndim dhe në

vendlindje. Të bashkëpunojmë, të

bashkëjetojmë, të kënaqemi me punë dhe

vlera të cilat na trasuan të parët tanë, pra

të jemi sa më unik dhe në dobi të njëritjetrit.

T`i harrojmë gjelozitë, hakmarrjet,

inatet…, të jemi të bashkuar rreth vlerave

tona fetare dhe kombëtare. Kemi me çka

të mirremi, janë sportet që bashkojnë të

rinjtë, janë dasmat cilat duhet të jenë

tradicionale dhe gëzimi të jetë në masë.

Kemi shetitje cilat duhet të jenë në dobi të

shpirtit dhe trupit tonë, siç janë vizitat në

vendet momunemntale etj…

Gjithçka le të jetë në ruajtje të vlerave, të

moralit, dhe të traditave tona të lashta e

të bukura stërgjysore…Gjithçka të bëjmë

le të jetë në nderë dhe lavd të Zotit dhe

shërbim të kombit, njëri-tjetrit e shpirtit

tonë. Me këtë qëllim edhe Zoti do t'na ruaj

e përcjellë si në diasporë, ashtu edhe në

vendlindjen tonë të dashur kështu që

edhe pushimet tona do të kenë kuptim, do

të jenë më të frytëshme e në shërbim dhe

dobi të shpirtit dhe trupit. Mos të

keqëpërdoret liria, sepse; Liria e tepëruar

qonë në anarki!

M e k ë t o m e n d i m e , g j i t h ë

bashkatdhetarve tanë shëndet e pushime

të këndëshme dhe të rehatshme.

Marjan Sebaj-Sopi .

8

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

SHTEGTIMI – PËRFORCIM FEJE

Besimtarët e famullisë së Binçes, kanë një

përvojë të madhe të shtegtimit në

shenjtëroren e Zojes Cërnagore. Shtegtimi

bëhej përherë këmbë, shumë herë në vit,

një pjesë e mirë këmbëzbathur, disa deri

edhe vënin gurë në opanga, e disa edhe në

gojë, që mos të flasin rrugës por të ecin duke

u lutur.

Shtegtimi është një fenomen i të

përditshmes së krishterimit. Gjithmonë ka

pas shtegtar që kanë vendosur të marrin

rrugët e gjata, të mundimshme, besa edhe

të rrezikshme, disa edhe e kanë filluar dhe

vazhduar si dëshirë të përfundimit të jetës.

Ka patur vendime personale ose nxitje nga

ana e eprorëve që me udhtime drejt

vendeve të panjohura të paraqesin vedin në

mjediset e huaja si Kaini vëlla vrasës, me

shenj në ball, si formë e pranimit të fajit të

bërë e me atë përvujtnim e poshtërim, të

meritojnë faljen e mëkatit të vet. Ka pasur

shtegtar që kanë ecur të lidhur me pranga,

që ecja të bëhet sa më e mundimshme. që

të fitojnë një bindje se po e meritojnë faljen

e mëkatit nga ana e Zotit. Nëse dikuj ju kanë

çliruar apo këputur prangat, ka përjetuar

gëzimin më të madh se iu ka paraqitur

shenja se është zgjidhur prej mëkateve. Gjë

që e përjeton çdo mëkatar pas një rrëfimi të

mirë.

Shtegtimet bëheshin përher këmbë që

simbolizon udhëtimin drejt takimit me

Zotin.

Shtegtimet e kohes tonë, që bëhen me

aeroplana, trena, autobusa e makina

personale nuk e humbin vleren e përjetimit

të takimit me Atin tonë që na pret duar

hapur të shoqëruar me Nënën e Jezusit e të

shenjtërve. Duke i paraparë mundimet e

udhëtimit, shpenzimet, besa edhe rreziqet,

nuk mund të jënë më të pa vlefshme se ato

të të parëve tanë. Mirëpo dukuritë negative

që paraqiten e bastardojnë jo vetem

qëllimin e shtegtimit por edhe vet vendet

shenjta ku shkojmë.

Valentin Doda dhe Vilson Marku

SHTEGTIMI FETAR SI TËRËSI

Nëse shtegtohet, mendohet gjithnjë në

udhëtimin tonë drejt vendit të shenjt ku na

presin hiret, bekimet dhe ndihmat e

nevojshme për jeten tonë tokësore. Ky

qëllim, nuk guxon të shlyhet prej mendjës

tonë. Prandaj, krejt qenia jonë duhet ta ruan

dinjitetin e qëllimit tonë: Bisedat–të

kontrolluara; lutjet personale apo në grupe;

9

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

veshja e denjë edhe gjatë udhëtimit, e të

mos flasim në vendin shenjt ku ndalemi si në

ku l m i n a c i o n i n e u d h ëtimit tonë,

pjesëmarrja që nga fillimi e deri në mbarim

në kremtimin e eukaristisë, meshës;

shfrytzimi i momentit për rrëfim të plotë,

vëmendja e koncentruar në lterë, deri edhe

pushimi apo shetitejt pas meshe, duhet të

dëshmojnë se besimtarët ia kanë arrit

qëllimit të ripërtrirjes shpirtërore.

SJELLJET NEGATIVE - SHËMTIM I

SHENJTËROREVE

Atë çka shohim posaqërisht në Letnicë e bën

shumë kendin të pyetet: 'a ka nevojë të merr

një drejtim drej saj?!'

Bisedat, lëvizjet e pa nevojshme gjatë

shërbimeve l i t u r g j i ke , s h i k i m i e

përcjellja e lëvizjes, si edhe të larguarit para

përfundimit të meshës, çamçakezat, por

edhe shetitjet që bëhen jashtë mureve

e oborreve të kishës duhet ta dëshmojnë

qëllimin dhe njetin e shtegtimit.

Të mos flasim, mjerisht, për sjelljet e disave,

të cilët ia ndrrojnë krejtësisht qëllimin e

vendit ku gjenden.

APEL:

Lutën të gjithë pjesëmarrësit e shtegtimeve

që shkojnë në Letnicë apo kudo tjeter në

botë, që njetin që e bëjnë ta përkrahin me

sjellje të denja të njerëzve të fesë; të

respektojnë Zotin, Nënën e Tij, shenjtërit

dhe të gjithë vllezërit e motrat, me të cilët

rrethohet e të shpresojmë të gjithë në kthim

me të mira qiellore.

Don A. Kola

MIKU I MIRË

- Miqësia e vërtetë është si shëndeti: nuk dimë ta çmojmë për aq kohë sa e kemi.

- Miku i vërtetë është ai, që vjen, kur të tjerët ikin.

- Unë gjithmonë them me vete: Nëse në çastin e vdekjes kam pesë miq të vërtetë, atëherë

kam jetuar një jetë fantastike.

- Nëse gjithë miqtë e mi do të hidheshin nga ura, unë nuk do të hidhësha. Do të qëndroja

poshtë saj që të mund t`i prisja.

- Mikun e vërtetë mbaje fort me të dyja duart.

- Miqësia është një mendim ne dy zemra.

- Mos ec para meje –ndoshta s'të ndjek dot. Mos ec pas meje – ndoshta s'di të të udhëheq.

Udhëto përkrah meje, të jesh MIKU im.

- Miku është ai që njeh këngën e zemrës tënde dhe mund ta kendoj edhe atëherë kur ti ke

harruar fjalët.

- Në jetë zgjedhim rrugë të ndryshme, pavarësisht se ku shkojmë, marrim me vete një

pjesëz nga tjetri.

- Miku i mirë është ai njeri kur të mbron para tjerëve, dhe te kritikon kur jeni vetëm ju të dy.

- E errët dhe e frikshme është rruga pa dritën e sinqertë të MIQËSISË.

- Miqësi, faleminderit që egziston !

Përgatiti: Vilson Marku

10

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

EJANI E SHIHNI

Sa të rëndësishme janë këto takime, që kanë

si qëllim jo vetëm të njiheni të miqësoheni, të

përjetoni përvoja të ndryshme por mbi të

gjitha të pasurohemi shpirtërisht dhe të

formoheni si të krishterë që në të ardhmen

në zgjedhjen e jetës suaj të mos kini frikë të

zgjedhni qoftë jetën martesore por edhe

jetën e kushtuar Zotit si motër (apo meshtar)

sepse ti je ëndrra e Zotit.

Të dashur!

Ungjilli i Gjonit 1, 35-42 na flet për një takim

të rëndësishëm. Jezusi na paraqitet në ecje

dhe gjatë kësaj ecje vëmendjen ia tërheqin 2

nxënës. Na paraqitet në ecje sikur do të vijë

në takim neve që e kërkojmë çdo ditë.

Jezusi kalon - kthehet- dhe pyet. Jezusi

dialogon me ta, i pyet, tipike e Hyjit, ai është

në shërbim të tyre, do të bëjë diçka për ta.

Është e vërtetë që Jezusi kalon çdo ditë në

kërkoni? Sigurisht që njeriu prej Zotit kërkon

të jetë i lumtur. Sot është momenti kur unë

nuk dua të jem kot në këtë jetë por ta pranoj

Jezusin e të shkoj të bisedoj me të. Ti nuk je

kot në këtë jetë. Sa herë që ti nisesh drejt

Zotit ai të FIKSON duhet ta vështrojmë edhe

ne dhe kjo është feja: KRYQËZIM SHIKIMESH.

KU BANON? - e pyetën ata kërkues të parë të

Hyjit. Shtëpia, banesa simbolizon

n g r o h t ë s i n ë . S h t ë p i a ë s h t ë v e n d

marrëdhëniesh, marrëdhënie mes motrës,

vëllait, prindërve, miqve. Kur kemi problem

tek familja vimë e gjejmë ngushëllim,

m b ë s h t e t j e . J e t a fa m i l j a r e ë s h t ë

marrëdhënie, prandaj e dua Jezusin të banoj

me të, të krijoj marrëdhënie të ngushta me

të. Po ku banon Zoti? Ku mund ta takojmë

atë, ku e ka shtëpinë? Ai që nuk ka shkuar tek

Jezusi gjithmonë do të ecë në fe i pasigurtë, i

jetën tonë kthehet dhe na pyet.

Çdo ditë e re është një mundësi

për ta takuar Zotin në jetën

tonë dhe ai na drejtohet me

pyetjen:

ÇFARË KËRKON?

Të dashur djem e vajza, çfarë

kërkon ti nga Jezusi? Cilat janë

dëshirat e tua më të thella, më

të rëndësishme? Jezusi në

ungjill e bën edhe 2 herë këtë

pyetje. E bën në kopsht

përpara se ta kapin dhe e bën

edhe pas Ringjalljes kur gratë

shkojnë për të kërkuar tek varri

dhe nuk e njohin ai ju paraqitet

me të njëjtën pyetje: kë

11

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

dyshimtë. Ai iu përgjigjet:

EJANI E SHIHNI - Jezusi nuk dëshiron të japë

përgjigje por të marrë përgjigje. Eja do të

thotë dil jashtë, nga egoizmi, mos jeto pa

ideale. Ti je i krijuar për gjëra të mëdha. Eja

do të thotë shkëputu nga gjërat që nuk të

japin siguri. Eja shkëputu nga gjërat që të

pengojnë.

EJA PAS MEJE është ftesa që na bën Jezusi.

Zoti ka një project, plan me ty. Ti nuk je një

këpurdhë që del rastësisht pas shiut. Zoti ka

një projekt mbi ty sepse Ti je shikimi i Zotit.

A je duke menduar për jetën tënde???

Mbaj mend: Duke ndjekur Krishtin jeta

ndërtohet TANI. Jezusi sot të thotë:

“Kam nevojë për ty... EJA:

Duart e mia janë të gozhduara në kryq, nuk

arrij të bekoj dhe të fal. Këmbët e mia janë të

shkatërruara nga gozhdat, nuk mund të shkoj

të takoj bijtë e mi. Kam nevojë për duart dhe

këmbët e tua. “Dua tu them akoma shumë

gjëra miqve të mi, mi jep hua fjalët e tua, më

dhuro inteligjencën tënde, sepse janë akoma

të shumtë thesaret që duhet t`iu zbuloj atyre.

Kam nevojë për ty, unë Krijuesi dhe Zoti!”

“Mos ki frikë, nuk je ti që duhet të duash, jam

unë që dua në vendin tënd, që flas nëpërmjet

teje, që fal, që zbres, që shpëtoj, ti vetëm më

jep hua zemrën tënde, botën tënde, për të

tjerat mendoj unë”

Si do t`i përgjigjemi Krishtit në kërkesat që na i

bënë?

m. Monika Kolbuçaj

Mësuesja kërkoi nga nxënësit e klasës të një shkollë fillore, që të shkruanin një temë hartimi,

në të cilën të kërkonin që Zotit t'ju japë atë që dëshirojnë. Pasi u kthye në shtëpi, u ul dhe filloi

të lexojë atë që kishin shkruar nxënësit, ku njëri nga shkrimet i bëri shumë përshtypje, saqë

nuk arriti ta përmbajë veten nga të qarit. Pikërisht në ato momente në shtëpi hyri

bashkëshorti, i cili menjëherë e pyeti: “Çfarë ke që po qan e dashur?” Ajo u përgjigj:”Tema e

hartimit që ka shkruar njëri nga nxënësit.”

- ”E çfarë ka shkruar?” - ”Merre dhe lexoje vete!” E mori dhe filloi ta lexojë: O Zoti im, në këtë

mbrëmje po të kërkoj diçka të veçantë, po të kërkoj që të më bësh televizor! Unë dua që të zë

vendin e tij! Dua që të zë një vend të veçantë në shtëpi! Në mënyrë që e gjithë familja të

mblidhen rreth meje! E të jem unë në epiqendër të vëmendjes së tyre, të më dëgjojnë pa më

ndërprerë, e pa më drejtuar pyetje, dua që të më kushtohet ajo vëmendje që i kushtohet atij,

edhe kur ai nuk është i ndezur, Dua të jem në shoqërinë e babait tim kur kthehet nga puna,

edhe pse shumë i lodhur, dua që nëna ime të qëndrojë pranë meje edhe kur është e

shqetësuar apo e mërzitur, dua që vëllezërit dhe motrat të grinden për të fituar shoqërinë

time. Dua të ndiej që familja ime lë çdo gjë mënjanë, në mënyrë që të kalojnë kohën me mua!

Dhe së fundi e jo përfundimisht, dua nga ty o Zoti im që të më mundësosh mua tu dhuroj

atyre kënaqësi dhe ti dëfrej ata të gjithë. O Zoti im, unë nuk po kërkoj shumë nga Ti, unë dua

vetëm të jetoj siç jeton çdo televizor. E kur bashkëshorti mbaroi së lexuari temën e nxënësit

tha: O Zoti im, me të vërtete që ky fëmijë qenka i dëshpëruar, kushedi sa të këqij që i paska

prindërit!!

Mësuesja qau për së dyti dhe tha: Ajo është tema që ka shkruar djali ynë.

Përgatiti: Emiliana Marku ..

12

O, ZOT ME BEJ TELEVIZOR

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

INTERVISTË ME DON FRANË SOPI

Imzot Nikollë Kaçorri

Luigj Sopi: I dashuri Don Franë, për fillim,

ju lutem, na jepni një biografi të shkurtër

nga jeta e Juaj?

Don Franë Sopi: Ju falenderoj shumë për

respektin dhe nderin që më bëni duke u

interesuar për jetën dhe veprimtarinë

time të gjatë në shërbim të Zotit dhe të

popullit tonë të dashur martir. Unë u

linda me 20. korrik të vitit 1946., në Binçë.

Shkollën fillore e fillova në Binçë kurse e

përfundova në Viti. Më pas vijova

Gjimnazin klasik dhe këtë e përfundova

në Pazin (Kroaci), ndërsa teologjinë e

studiova në Shkollën e Lartë Teologjike në

Gjakovo të Kroacisë. Për meshtar u

shugurova më 3. gusht të vitit 1974., për

meshtar më shuguroi tani më ipeshkvi i

ndjerë Mons. Nikë Prela, në Binçë.

Meshën e parë e kremtova po ashtu në

fshatin tim të dashur në Binçë me 4. gusht

të vitit 1974. Si meshtar i ri kam shërby në

Prizren dhe Bistazhin prej vitit 1974 deri

vitin 1977. Pastaj kapelan në Famullinë e

Zllakuqanit deri në vitin 1983., pastaj

ipeshkvi më emëroi famullitar në Klinë.

Në Klinë qëndrova famullitar deri vitin

2007 ndërsa tani jam famullitar në Pejë.

Luigj Sopi: Çka ju shtyri të bëheni

meshtarë?

Don Franë Sopi: Në këtë vendim timin

përfundimtarë, pra, të marrë rrugën e

Zotit e të bëhem meshtar i Tij, kanë

ndikuar rrethana të shumta. Njëra ndër

të parat është vet edukimi ynë në frymën

k a t o l i k e d m t h p ë r k u j d e s j a e

mrekullueshme e prindërve tanë të

përshpirtshëm dhe dëvotshëm. Ata na

edukuan të gjithë ne fëmijtë të shumtë ku

ishim pesë vëllezër e dy motër, në një

frymë vërtetë kristiane njerëzore,

humane, katolike dhe kombëtare, pra të

nderojmë dhe respektojmë çdo njeri

krijesë të Hyjit. Padyshim se një edukim i

tillë ka ndikuar edhe në formimin tim

personal. Ndihma reciproke, dashuria

ndaj të afërmit në nevoj, bujaria,

z e m ë r g j e r ë s i a , p ë r k u s h t i m i ,

përshpirtëria... ishin norma të familjes

sonë që mund të them të shenjtë.,

Momenti i dytë dhe shumë i rëndësishëm

i përzgjedhjes së thirrjet dhe shërbimit

tim jetësorë ishte edhe shembulli i

meshtarit dhe predikuesit të vyer e

puntorë, njeriut të Zotit dhe atëherë

famullitarit të Stubllës dhe Binçës don

Dedë Rama. Nga kjo periudhë e imja

fëmijërore kam kujtime të pashlyera dhe

të paharruara lidhje me don Dedën.

13

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

Luigj Sopi; Çfarë ju kujtohet nga ajo

periudhë dhe cilat janë kujtimet tuaja

lidhje me famullitarinë e parë të famullisë

së Binçës martire don Dedën?

Don Franë Sopi; Don Deda edhe vet ishte

pasardhës i martirëve të Stubllës, dhe

ndoshta më mirë se çdokush tjerët po të

ishte në vend të tij, kuptonte besimtarët

dhe nevojat e tyre. Ishte meshtar i denj i

Zotit dhe popullit. Një predikues i dalluar i

fjalës së Zotit, mësues dhe edukator, bari i

vërtetë i cili ndante çdo moment gëzimi o

pikëllimi me popullin e tij. Dhe pikërisht

vitin kur u linda unë dmth vitin 1946., ai

qe emëruar famullitar në Stubëll dhe

Binçë, ai përcolli fëmijërinë time, ndikoi

në edukimin tim, dhe me shembullin e tij

jetësorë meshtarak nxiti edhe në mua

dëshirën e madhe dhe të flakët për tu

bërë meshtar si ai, e një ditë për të qenë i

tëri në shërbim të Zotit dhe vëllaut njeri.

Don Dedë Ramaj ishte famullitar i

Stubllës dhe Binçës nga viti 1946 e deri

vitin 1960. Ai qëndronte me banim në

Stubëll por çdo të diel e festë si dhe për

çdo nevoj e shërbim meshtarak, pra fetar,

vinte pa përtesë me kali nga Stublla në

Binçë. Ishin këto ditë të vështira për

popullin tonë, ditë të vështira për Kishën

tonë të pas Luftës së Dytë botërore ku

mungonin shumë gjëra edhe më

elementare për jetë. Mungonin edhe

meshtarët e motrat e nderit, por nuk

mungonte dashuria mes njerëzëve,

dashuria ndër vëllazërore dhe dashuria

ndaj të parëve tanë martir shembullin e

të cilëve e ndjeknim me dashuri, pra

qëndresën, durimin, sakrificën dhe

shpresën për një të ardhme të mirë dhe

ndritshme për ne dhe mbarë famullinë

tonë si dhe popullit shqiptarë. Më

kujtohet se si udhëtonte don Deda me një

kalë të cilin ia kishin blerë dhe dhuruar

besimtarët e famullisë së Binçës. Për don

Dedën si dhe çdo meshtarë apo motër

nderi që vinte në Binçë me dashuri

kujdesej familja e jonë e cila edhe jetonte

pranë Kishës dhe me kishën. Kur vinte

don Deda në Binçë për të kryer ritet

fetare, për kalin e tij kujdesej baba im

Tadeja, ai ia kishte bërë kalit një vend në

shtallën e tij. Lirisht mund ta them se don

Deda dhe baba im kishin një miqësi

shumë të mirë. Më kujtohet kujdesi i

babës tim për don Dedën, ai pra na

dërgonte neve fëmijtë (apo ndonjë

besimtarë tjetër të famullisë sonë) për

Stubëll që ta marrim dhe shoqëronim

priftin për të ardhur dhe thënë meshën

në Binçë. e shenjtë. Ai donte shumë

fëmijtë dhe atyre iu kushtonte mjaftë

kohë. Ishte i përkushtuar dhe me

kënaqësi zbatonte çdo shërbim që

kërkohej nga ai si famullitarë, me një fjalë

ishte i papërtesë, shumë i afërt dhe

dashur, kjo që na shtynte edhe ne të jem

pranë tij dhe ta përcjellim dhe dëgjojmë

me vëmendje. Shembulli i tij jetësorë po

ashtu siç ceka edhe më parë ishte nxitje,

dhe insipirm që edhe unë të mendoj e më

vonë të marrë dhe ndjek rrugën e tij, pra

rrugën meshtarake. besimtarëve të

14

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

famullisë së Binçës, të cilën famulli nuk e

harron as në ato ditë të vështira të jetës

së tij. Nuk i harron as të mirat e mikut të tij

e babës tim Tades të cilit i është

mirënjohës dhe e përshëndet shumë. Ja

këtu ju sjellim një fragment të shkurtër

nga një letër dërguar familjes së tij në

Stubëll.

Këtu paraqesmi një pjes të Letëres të Don

Dedë Ramaj dërguar familjes së vet nga

burgu i Nishit

Shna Ndoun e kena edhè trí dit me soden.

Jau fatoj Binçës ket festë të lume! Le të

luten per mue se une nuk i kam harrue

edhè kujtoj se jamë famullitari i tyne.

Mos harrò me mâ pershndet Tadén e

Andres shum.

Luigj Sopi: Në gusht të vitit 1974 jeni

shuguruar meshtar. Si e përjetuat Ju dhe

familjiarët, në rend të parë si dhe famullia

e jonë këtë ditë?

Don Franë Sopi: Po, pikërisht pas një

rrugëtimi të gjatë, pas përgaditjeve të

gjata shkollore universitare e shpirtërore

arriti dita më e hareshme dhe e dashur në

jetën time. Pa dyshim se dita më e

madhe, më e dashur dhe e lumtur në

jetën time ishte ajo ditë e 3. gushtit të vitit

1974, kur u shugurova meshtarë në

Binçën tonë të dashur dhe martire,

meshtarë më shuguroi i ndjeri Imzot Nikë

Prela. Tani edhe zyrtarizova betimin tim

që me përkushtim dhe dashuri do t'i

shërbej të tërë jetën time Zotit dhe

popullit. Dita e shugurimit tim ishte ditë

gëzimi e hareje, ditë e madhe për mua,

familjen time, famullinë e Binçës, për

dioçezën tonë si dhe mbarë popullin tonë

martir. Thirja ime ishte fryt i edukimit

adekuat, dhuratë e Zotit dhe shpërblim i

martirizimit të të parëve tanë, sepse;

Gjaku i martirëve, fara e të krishterëve...

Me katër gusht pata Meshën time të

Parë. Me këtë rast predikatar ishte don

Mark Sopi, që atëherë ishte edhe ai

meshtar i ri nga famullia dhe familja e

jonë. Për prindërit e mi, vëllezërit e

motrat, farefisë, ishte kjo ditë e veçant që

së fundi e shohin edhe birin e tyre

meshtar pranë altarit të shenjtë. Aty pati

shumë lotë gëzimi nga të gjithë.Lotët e

babaës Tade e nënës Alfe ishin të

drejtuara në shenjë falenderimi Zotit të

gjithë pushtetshëm për këtë ditë që

pritën dhe përjetuan ata që biri i tyre të

jetë tani e tutje me tërë qenien e tij në

shërbim të Zotit dhe kombit të tij. Pati

shumë musafir të shquar dhe dashur,

shkurt e tëra kjo ishte ditë feste e

kremteje për familjen dhe famullinë tonë

në rend të parë.

Luigj Sopi: Të gjithë ju njohin edhe si një

meshtar e si një puntorë i madh edhe në

ndërtime të objekteve fetare si Kisha e

kapela cilat mungonin në Kosovën tonë.

Padyshim se kryevepër në ndërtimin e

Kishës është ndërtimi i Kishës, ta quajmë

kushtimisht “Bukuroshja e Kosovës”, pra

Kisha madhështore në Klinë. Gjithë

opinjoni e dinë se keni hasur në probleme

të mëdha për marrjen e lejës së

15

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

ndërtimit?

Don Franë Sopi: Për, fillim ndërtuam

kuvendin e kishës, apo shtëpinë

famullitare nga do të mund të vepronim

dhe kryenim shërbimet fetare, por edhe

të jemi të vendosur e t'ia fillojmë me

ndërtimin e Kishës në Klinë. Me dhjetëra

herë e mos të dhem me qindra kërkesa e

lutje iu drejtuam Kuvendit Komunal të

Klinës për dhënjen e lejës së ndërtimit,

por ata këtë nuk na lejuan asnjëherë me

arsyetime se jeni duke dashur të ndërtoni

qendër të nacionalizmit shqiptarë. Dhe

kështu kjo punë e dhënies së lejës u

zhvarrit nëpër gjygje edhe në nivele më të

larta, po edhe organe tjera shtetërore por

që askurrë nuk u dha pëlqimi për

ndërtim, pra kërkesat e lutjet datojnë që

nga viti 1983. Dhe këtë leje ndërtimi që

pritëm vite e dekada fituam vetëm pas

përfundimit të luftës së tmershme në

Kosovë. Bërëm lutjen pranë organeve

kompetente ndërkombëtare dhe atyre

vendore, të cilat na lejuan dhe aprovuan

l e j e n m e 3 0 . g u s h t 1 9 9 9 . , k u

administrator rajonal në Klinë ishte z.

Castaneda. Kështu pas plot 16 viteve

pritjeje e durimi, por edhe sakrificave dhe

tundimeve e sfidave të ndryshme filluam

menjëherë po atë ditë ndërtimin e Kishës

në Klinë.

Luigj Sopi: Pak para përfundimit dhe

realizimit të dëshirës suaj të flakt për

ndrëtimin e kësaj Kishe, u emëruat

famullitar në Pejë. Kurse me 22. maj të

këtij viti, pra 2011., qe shugurimi i Kishës

së bukur dhe madhështore në Klinë. Si e

përjetuat këtë ditë?

Don Franë Sopi: Po, është e vërtetë se

unë në Klinë shërbeva deri në vitin 2007.

Më pas ipeshkvi aktual e pa të rrugës dhe

nevojës që të jam unë famullitar i Pejës.

Të kthehem në pyetjen tuaj, për mua dita

e inagurimit apo shugurimit të Kishës së

Klinës ishte ditë e madhe dhe ditë gëzimi

e hereje, ditë lumturie, ditë e lutjes dhe

dashurisë si dhe përkushtimit, por edhe

në momente ditë që më bëri të mendoj

mbi gjithçka kaluam deri në realizimin,

pra ndërtimin e saj. Dhe për momentin

kur shiqoja besimtarët e lumtur atëherë i

gjithë mundi im, gjithë ndjersa ime dhe

sakrificat e shumta i harrova dhe

mendova në kujdesin Atëror, mendova

në martirët tanë dhe qëndresën e tyre,

mendova edhe në fjalët e Imzot Prelës i

cili më porositi që nga dita e parë e

shugurimit tim; shko e ndërto, shko e

shëro shpirtëra e zemra të lënduara, shko

e mëso dhe shpalle ungjillin....Tani

kuptova se jeta dhe puna ime nuk ka qenë

e pafrytë dhe e pafalenderuar duke parë

gjithë atë mori njerëzish të lumtur dhe të

falenderuar e të cilët në shenjë

mirënjohje e pranimi për punën time

shumëvjeçare dhe ndërtim të Kishës më

duartrokitën me minuta të tëra. Më

pritën me emocione dhe dashuri të

paparë si shenjë e respektit për gjithëçka

bëra në nderë e lavd të Zotit dhe dobi të

Elsa Gega i dëshiron mirëseardhje Ipeshkvit

16

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

besimtarëve tanë. Se sa respektuan

punën dhe mundin tim treguan edhe vet

prezenca e besimtarëve të shumtë të

ardhur edhe nga famullitë tjera nga

Kosova, pastaj vet prezenca edhe

pjesmarrja në këtë kremtim solemn të

gjeneralit R. Carter, pastaj gjeneralit Byler

e të cilët treguan edhe me këtë rast

shpirtin e madh të popullit Gjerman.

Pastaj pjesmarrës ishte edhe vet

kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi,

organet e Kuvendit Komunal si dhe

përfaqësues të shumë institucioneve

tjera vendore e ndërkombëtare si dhe

përsonalitete të ndryshëm e të larta. I

gjithë ambienti i krijuar, e gjithë

atmosfera preku qenine time në shpirtë

dhe më bërën të krenohem me punën

dhe veprën time, por duke mos harruar

dhe falenderuar Zotin e gjithë bëmirësit

sidomos ata të cilët na përcollën të gjithë

kohën me lutje e bekime si dhe ndihma

tjera të nevojshme. .

Luigj Sopi: Dhe për fund porosia e Juaj për

rininë e famullisë sonë të Binçës, për

rininë Kosovare, për lexuesit e shumtë të

portalit të ueb faqes sonë zyrtare të

Ipeshkvi dhe Famullitari me

këshillin e kishës dhe Motrat

famullisë si dhe të gjithë vizitorëve e

lexuesve tanë?

Don Franë Sopi: Në rend të parë dua të ju

falenderoj edhe një herë për interesimin

e juaj dhe punën që po bëni në

senzibilizimin dhe bashkimin e rinisë

sonë. Së pari të gjithëve iu uroj shëndet e

jetë të lumtur dhe vërtetë të krishtere.

Zoti na ka dhuruar me shumë të mira,

këto dhurata të mundohemi t`i ruajmë

me fanatizëm e mos të bijmë në kurtha e

tundime të kohës, sidomos ju që jeni në

diasporë ruanu e mos bjerni në defrimet

e botës së larmishme. Merrni dhe

ndjekne shembullin e të parëve tanë

martir. Ata qëndruan pranë të gjithave,

nuk u dorëzuan por dëshmuan se janë të

Krishtit dhe se kanë dashuri në mes veti si

bij dhe bija të një Ati qiellor. Prandaj,

edhe në ju le të mbretëroj kjo dashuri

vëllazërore, le të ruhen dhe kultivohen

vlerat dhe traditat e të parëve tanë, e

gjyshërve dhe stërgjyshërve, baballarëve

tanë, pra, jeta dhe shembulli i tyre

jetësorë le të jetë për gjithë ne nxitje,

inspirim dhe shtysë për një jetë të mirë,

të ndershme, moralshme... Askurrë mos

e harroni kulturën, dhe origjinin tuaj.

Përgëzoj punën e juaj dhe uroj që

dashuria e Krishtit të lidh dhe mbanë të

gjithve të bashkuar, ju atje në mërgim dhe

gjithë neve të lidhur mes veti. Pra, të jemi

sikur një trup i vetëm me shumë gjymtur,

dhe të gjithë në këtë mënyrë të japim

kontributin tonë në ruajtje të identitetit

tonë fetar dhe kombëtar, amanet ky i të

parëve tanë. Pra, jeni të sinçert ndaj Zotit,

ndaj vetjes suaj dhe të afërmve

tuaj...Shëndet e gjithë të mirat si dhe

bekime prej Hyjit të gjithëpushtetshëm.

Intervistoi; Luigj Sopi – Luzi

Intervistën e plotë mund ta lexoni në

portalin e famullisë

17

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

KUR ZOTI E KRIJOI NËNËN

Hyji i mirë kishte vendosur të krijonte...

NËNËN.

Po rropatej rreth saj tash gjashtë ditë, kur ja

se u paraqit një engjëll i cili i tha: “Kjo këtu

është duke të marrë shumë kohë?”. E Ai ju

përgjigj : “Po, por a i ke lexuar cilësitë që

duhet t'i ketë? Duhet të jetë e mundur që kjo

të lahet tërësisht por të mos jetë nga

plastika... Duhet të ketë 180 pjesë lëvizëse,

të gjitha me mundësi ndërrimi... Duhet të

mund të funksionojë me kafe e me ushqimin

që ka tepruar ditën e kaluar... Duhet të ketë

një puthje që mund të shërojë gjithçka, prej

një këmbe të thyer deri te dëshpërimi i një

dashurie... E duhet të ketë gjashtë palë

duar. Engjëlli e tundi kokën e tha me habi:

“Gjashtë palë duar?”. “Nuk janë problem

duart”, tha Zoti i mirë, “por tre palë sy që një

nënë duhet të ketë.” “Kaq shumë?” Zoti

pohoi me kokë: “Një palë sy për të shikuar

nëpërmjet derës së mbyllur kur të pyesë:

„Ç'bëni atje brenda, o fëmijë?', edhe pse e di

se ç'bëjnë. Një palë të tjerë pas koke për të

parë atë që nuk duhet të shohë por që duhet

ta dijë. Një palë të tjerë për t'i thënë në

heshtje të birit i cili ka bërë ndonjë gabim të

madh: „Të kuptoj, e të dua'”. “O Zot”, tha

engjëlli duke ia fërkuar krahun, “shko të

pushosh. Nesër është një...” “Nuk

mundem”, u përgjigj Zoti. “Pothuajse e kam

përfunduar. E kam një që shërohet vetvetiu

kur sëmuret, që mund të përgatisë një drekë

për gjashtë vetë me një gjysmë kile mishi të

grirë e që arrin të mbajë një fëmijë nëntë

vjeçar të lahet nën dush”. Engjëlli u soll një

herë rreth e rrotull nënës, duke e vërejtur

me shumë kureshtje: “Është tepër e butë”.

“Po, por shumë e qëndrueshme”, ia ktheu

Zoti. “As që mund të marrësh me mend se

çka mund të bëjë e sa mund të durojë një

nënë”. “A di të mendojë?” “Jo vetëm që di të

mendojë, por edhe di të bëjë një përdorim

shumë të mirë të arsyes e të marrëveshjes”,

ia ktheu Krijuesi. Në atë moment engjëlli u

përkul mbi modelin e nënës dhe e preku me

gisht në njërën faqe.“Këtu modeli ka filluar

të prishet”, i tha. “Nuk është prishje” - e

korrigjoj Zoti. “Është një pikë loti”. “E për

çfarë shërben?” “Shpreh gëzim, trishtim,

dëshpërim, dhimbje, vetmi e krenari”. “Ti je

një gjení!” - tha engjëlli. Me një mallëngjim

të lehtë Zoti shtoi: “Të them të drejtën nuk

jam unë që e kam vënë një gjë të tillë në

faqen e nënës.” Pra, Zoti nuk do që në sytë

tanë të ketë lot, sidomos jo lot pikëllimi,

zhgënjimi....Kur Napoleon Bonapartën e

pyetën: Për çka ka nevojë Franca? Pa

hezituar përgjigji: Franca ka nevojë për

Nëna të shenjta! Sot bota mbarë, pra edhe

populli ynë ka nevojë për nëna të shenjta.

Atë që do nëna, thotë një fjalë e urtë, mund

të mbjell në zemrën e fëmijës! Nëna të

dashur, ju jeni bashkëpunëtorët më të

ngushta Betlehemi të Zotit në Binçë në shumimin e botës. Ju

lindni krijesa unikate të papërsëritura. Ju

jeni ato që e keni përgjegjësinë më të

madhe për ardhmërinë e fëmijëve tuaj.

Nëna jonë qiellore – Zoja e Bekuar, iu

ndihmoftë të jeni nëna në plot kuptimin e

fjalës, duke i pranuar fëmijët me dashuri

dhe duke i rritur dhe edukuar ashtu siç Zoti

pret dhe kërkon prej jush!

Përgatiti: Liridona Gashi

18

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

“PLAKU I KOSOVËS”-IMZOT NIKË PRELA

DHE “PROFETI I PAQES”-DR.IBRAHIM RUGOVA

Në janar dhe shkurt të këtij viti Kosova me

pietet përkujtoj dy njerëz të mëdhenj të

popullit shqiptar: Imzot Nikë Prelën,

ipeshkvin e Kosovës, në 15 vjetorin e kalimit

në amshim, dhe Dr. Ibrahim Rugovën,

Presidentin e parë të Kosovës, 5 vjet pas

ndërrimit të jetës, të cilët kanë lënë gjurmë të

mira dhe të pashlyeshme në historinë tonë të

a fë r t m e a n ga z h i m d h e f l i j i m të

vazhdueshëm për mbrojtjen dhe paraqitjen e

cështjes së Kosovës. Është mjaft vështirë për

shumë arsye. Unë do t'i përmendi vetëm dy.

Ata ishin dhe do të mbesin të pavdekshëm, jo

vetëm para Zotit, si cdo njeri, por edhe para

popullit, sepse veprat e tyre, mbi të gjitha

flijimi dhe dashuria i bëjnë të tillë. Shkaku

tjetër është disi personal, sepse ata ishin miq

dhe,njerëz të Zotit dhe të popullit. Zoti dhe

fati i popullit shqiptar në Kosovë i afroi dhe i

bashkoi këta dy viganë, kaq të dalluar nga

mosha, formimi dhe thirrja jetësore, që me

urti dhe guxim shkonin përpara së bashku me

popull, me nderim, me mirëkuptim dhe me

dashuri. Ishin të aftë për flijime dhe për

shërbime shembullore. Imzot Nikë Prela

shpesh thoshte: ”Populli shqiptar ende nuk

ka dalë në skenë, sepse me shekuj ka qenë i

ndryshuar dhe ka vuajtur shumë. Ky “kapital”

flijimi dhe gjaku na ka dhururar Gjergj

Kastriotin-Skënderbeun dhe Nënën Tereze.

Ajo është vetëm “hyrje”, paralajmërim,

antifonë e njerëzve të mëdhenj që kemi

pasur dhe do t'i kemi. Unë kam një

parandjenjë se kësaj rradhe do të bëhet mire.

Shpesh kafshata ishte te goja, por jo edhe në

gojë…Deri sa të kemi njerëz tanë që e njohin

historinë, të kaluarën tone, që nxjerrin urti,

begati dhe virtyte nga lashtësia jonë si është

19

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

edhe Dr.Ibrahim Rugova dhe të tjerët,në

kërkim të rrënjëve tona, do të kemi edhe

ardhmëri”. Dr.Ibrahim Rugova, presidenti i

pare i Kosovës, në lashtësi, në traditë, në

kulturë sidomos në hulumtimin dhe

zbërthimin e jetës dhe veprës së Imzot Pjetër

Bogdanit dhe të tjerëve, gjeti vlera dhe

virtyte, frymëzim dhe guxim për veprime

intelektuale, kulturore, pastaj edhe politike

dhe diplomatike. Ai lashtësinë, traditën,

kulturën e vëri në shërbim të së drejtës dhe të

vërtetës,të politikës paqësore dhe jo të

dhunshme, e cila ishte disi absolute për Ish-

Jugosllavinë, për Mesdheun dhe më

gjerë.Dr.Ibrahim Rugova thoshte: ”Arma jonë

e fuqishme është historia, tradita, kultura,

rrënjët dhe indentiteti ynë, si dhe rinia

jonë…Nëse do ta mundim urrejtjen, ndarje

dhe percarjet, sidomos traditën e gjak apo

hakmarrjes, atëherë do të jemi të lire dhe

popull demokratik…S'ka rëndësi kush do të

fitojë në zgjedhje, me rëndësi është të fitojë

paqja, demokracia…Tani vetëm intelektualët

mund ta mbrojne popullin nga barra serbe.

Kjo është e drejta dhe detyra jonë, vazhdimi i

veprës së vetëdijesimit, si dhe ndërtimi i

identitetit tone…Me cdo mënyrë kemi

kërkuar zgjidhjet e mundshme paqësore, por

ghithnjë kemi qenë të injoruar dhe të

diskriminuar. Prej nesh kërkohet që të heqim

dorë prej vetvetes, që mos të jemi shqiptarë,

se vetem ashtu do të ishim “të mire” për

diktaturën serbe. Ne duam dhe kërkojmë në

mënyrë demokratike që t'na pranojnë për atë

cka jemi, pa e dëmtuar askënd…Intelektualet

shqiptarë duan të jenë në shërbim të

popullit...Kemi mbetur pa struktura, pa

pushtet, pa liri. Kisha Katolike në krye me

ipeshkvin tonë Imzot Nikë Prela gjithkund na

paraqet dhe na del zot, si dhe gjatë historisë

sone…”Imzot Nikë Prela dhe Dr.Ibrahim

Rugova për here të pare janë takuar në

mbarim te shkurtit 1981, pas vizitës së

ipeshkvit në Vatikan dhe takimit me papën

Gjon Pali II /5 shkurt 1981/. Me atë rast

Ipeshkvi me gojë dhe shkrim I tha

Papës:”…Shenjtëri, bëni dicka për Kosovën

tonë e cila gjendet para shpërthimit…”.Papa,

pasi na dëgjoi me shumë vëmendje dhe

dashuri, tha: ”Mos keni frikë, komunizmi dhe

ateizmi ka vdekur, është ne fazën e fundit.

Fitorja është e Zotit dhe e popullit, e lirisë dhe

e demokracisë…”.Imzot Nikë Prela ia rrëfeu

Dr.Ibrahim Rugovës këtë takim dhe i tregoi

për takimet e shumta që patëm në Vatikan

dhe gjetiu. Me atë rast ia dhuroi dy vëllime të

“Dritës”: Besëlidhja e Re dhe Nëna jonë

Tereze. Dr.Ibrahim Rugova çmoi lart takimin

dhe dy librat duke thënë: ”Kjo është mënyra

më e mirë për ta mbrojtur dhe paraqitur

popullin tone botës…”.Pas këtij takimi u

krijua një miqësi, mirëkuptim dhe

bashkëpunim i rrallë dhe shumë i dobishëm.

Këta dy njerëz të dalluar u kuptuan me pak

fjalë, edhe pa fjalë, sepse ne mendje dhe në

zemër kishin të mirën e popullit. Gjatë viteve

të 80-ta paten shumë takime, bisedime,

shqyrtime, analiza për gjendjen e Kosovës,

sidomos rreth krijimit të strategjisë paqësore

dhe jodhunore, veçmas pas heqjes së

autonomisë së Kosovës, gjatë pajtimeve të

gjaqeve, themelimit të SHHB”Nëna Tereze”

dhe në krijimin e sistemit paralel shkollor dhe

shëndetësor. Pa këta dy njerëz vendimtar në

këtë lëvizje, e cila na paraqiti para botës në

dritën më të mire, dhe na ruajti nga rrënimi

dhe masakrimi masiv, vështirë do të

shpëtonte populli shqiptar.”

Përgatiti: Nue Beka

20

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

RËNDËSIA E BESIMIT NË VETVETE

Është e njohur shprehja sa të kesh

vetëbesim, aq do të arrish. Duket qartë se

besimi në vetëvete është një nga kërkesat

kryesore për sukses, lumturi dhe për të

arritur qëllimet. Në të vërtetë vetëbesimi

është i dobishëm në çfarëdo fushe të

jetës. Në jetën tonë të përditshme ne

shohim persona të cilët duken të

pandalshëm në punët të cilat ata

ushtrojnë. Ndersa shembuj të dëgjuar

kemi plot si; aktorë të pashoq, sportistë

të mëdhenj, shkencëtarë madhështorë,

studentë me nivel të lartë dhe njerëz që

me fitimet e tyre materiale kanë prekur

kufijte e pabesueshmerise. Këta kanë

qenë dhe janë aristokracia e botës së

biznesit si; Ford Rockfeler, Bill Gates etj

(po flas në nivel ndërkombëtarë).

Cfarë i ka bërë këta njerëz kaq të zot?

Thjesht vullneti dhe vetëbesimi i tyre. Një

vullnet i fortë, sidomos kur kombinohet

me vetëdijen e energjisë e të forcës

personale, bën të mundur “mrekullira”.

Ai mund të shërojë semundje e te ngrejë

njeriun në këmbë. Ai mundëson sukses të

padiskutueshëm në çdo aktivitet. S'ka

asgjë që të mos i nënshtrohet njeriut me

vullnet të fortë dhe vetëbesim të

palekundur. Madje edhe njerëzit më të

zakonshëm e krijojnë fatin e tyre shumë

më tepër nga sa janë të vetëdijshëm për

këtë, në bazë të faktit se sa besim kanë

tek aftësite e tyre. Kjo nuk do të thotë se

të kesh vetëbesim të madh je në gjendje

për të bërë atë që dëshiron, planifikon

apo parashikon. Por njeriu duhet të ketë

shpresa dhe standarte për veten që janë

reale dhe të arsyeshme. Për arsye se

mungesa e vetëbesimit është një nga

shkaqet e dështimit në një punë apo

perpjekje. Vetëbesimi përshkon të gjitha

aspektet e jetës së një personi në forma

dhe sasi jo të njejtë.

Pra, mund të ndjesh një vetëbesim të

fortë në studime, sport, ndërsa në të

njejtën kohë nuk ndihesh fare i sigurt në

fusha të tjera, si p.sh paraqitja personale,

marrëdhëniet shoqërore etj. Sa e sa

persona kanë nevojë për një kompliment

apo t'i shprehim një mendim pozitiv që

ata të ndryshojnë imazhin e tyre për

vetën. Në fakt të gjithëve u pëlqen kur

dikush u nxjerr në pah një cilësi pozitive.

Por disave u tronditet vetëdija personale,

u lëkundet vetëbesimi sapo u bëjmë një

kritikë të vogël apo u tregojmë një të

metë të tyre. Prej kësaj ata i harrojnë të

gjitha cilësitë pozitive që kanë, dhe

fillojnë të ndjejnë vetëdyshim. Ky është

gabimi i vogël por shumë fatal i shumicës

së njerzëvë. Ne jemi të gjithë unik në këtë

botë. Askush tjetër nuk është si ne dhe ne

secili kemi aftësi të veçanta që asnjëri

tjetër në botë nuk i ka të kombinuara si

ne. Nuk na mbetet tjetër veç t'i njohim

dhe t`i zhvillojmë vazhdimisht.

Për të shpjeguar më mirë rëndësinë e

vetëbesimit do të doja të ju ilustroja me

21

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

një shembull të cilin e kam shkëputur nga

një shkencëtar që jep një spjegim:

“Njeriun po e krahasoj me ujin dhe

vetëbesimin me temperaturën. Kur

temperatura e ujit është nën zero, uji

shndërrohet në akull, njeriu është i

vdekur. Kur njeriu ka vetëbesim të

rendomtë, pra uji është në gjendjen e tij

të zakonshme, ai rrjedh poshtë, të

mbushë zbrazetirat e i nivelizon ato. Sipas

këtij ligji vepron edhe njeriu me

temperaturë të zakonshme. Me shumë

dëshirë ecën poshtë si uji. Me shumë

dëshirë bën punë të lehta dhe të thjeshta.

Këto punë ai i nderon dhe i beson, sepse

ecja poshtë është shumë e lehtë. Nuk

beson me bindje në asgjë. Sepse po të

besojë do të detyrohet të marrë rrugën e

mundimshme “thikë” përpjetë, që

natyrisht është një rrugë që kërkon

angazhim. Kur ngrihet temperatura e ujit

mbi 100°C uji vlon dhe shndërrohet në

avull. Avulli nuk ka rrugën e ujit, poshtë,

por ka drejtim tjetër. Me lehtësi shkon

“thikë” përpjetë. Por kur shtohet

temperatura edhe me shumë, uji i

shndërruar në avull dhe ka fuqi të vëjë në

lëvizje edhe lokomotiven e trenit dhe të

tërheqë edhe shumë vagona të rëndë!”

Pra, kjo gjendje arrihet me besim të

vërtetë në vete. Me vetebesim dhe bindje

të plotë ke gjithmon në vete energji

pozitive që sikurse “avulli që bënë të vëjë

në lëvizje lokomotivën me shumë vagon”

gjithashtu edhe planet e projektet tona të

kenë po të njëjtën fuqi dhe energji për t'i

realizuar ato plane e projekte. Kështu

krijohet ajo gjendje ku arrihen caqet më

të larta të qëllimeve në jetën njerëzore.

Një fjalë e urtë thotë: “Mënyra më e mirë

për t'a parashikuar të ardhmen është të

fillosh ta ndertosh atë...dhe nëse nuk e

parashikon të ardhmen, as që do t'a kesh

atë...”

Valentin Dodaj

Falënderojmë sponzorin tonë

FONDI I FAMULLISË NË ZVICËR

22

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

KËNGA NË MESHË

Ne kremtimin e meshës është e

përshtatëshme të shprehin, lavdinë dhe

falënderimet tona, për mes kënges, për

këtë mund të themi se muzika në meshën

e shenjtë zë një vend të veçantë.

Kremtimi i meshës krijon bashkësinë e

krishterë, muzika e shenjtë, shpreh

harmoninë e mbrendëshme, që

përshëndet ardhjen e Hyjit.

Dekreti i Vatikanit na tregon edhe arsyen,

ai thotë: “Muzika rritët në shejtëri deri në

atë shkallë, sa që është i lidhur ngusht me

veprimin liturgjik.

Qellimimi i saj është lavdia e Hyjit dhe

shejtërimi i besimtarëve”

Nëse është diçka që e ka shoqëruar dhe

karakterizuar bashkësinë e krishterë

përmes shekujve, sigurisht që është

muzika dhe kënga, sepse populli i

krishterë ka qenë gjithmonë pa dyshim

”nje popull që këndon” e që në këtë

mënyrë dëshiron të shprehë fenë e tij, në

lutjen e tij, duke e marrë seriozisht nxitjen

apostolike, që e gjejmë në bibël (krah Kol

3. 1b)

“Këndoni lavde hyjit me gjithë zemër

psalme , e këngë të përshpirtëshme'' .

Kënga në kulturën njerëzore të çdo kohe

ka qenë vendi dhe mjeti më i privilegjuar,

për të shprehur ndjenjat e ndryshme dhe

qëllimet, gëzimin dhe trishtimin,

falënderimin dhe lavdet, kremtimet dhe

nxitjet.

Bashkësia e krishterë me këngën që gjatë

kultit i japin Zotit, ka qenë një motiv të

shpreh kundrejt Zotit këto ndjenja sepse

është i vetëdijshëm çfarë Zoti ka bërë dhe

bën për popullin e vet.

Të këndosh para të tjerëve, dhe aq më

tepër me të tjerët është një mënyrë e

frytshme për të dëshmuar–treguar

praninë vetiake, për të marrë pjesë së

bashku në të njejtin gëzim.

Kënga është konsideruar edhe mjet për

të manifestuar njerzishmërinë e

ndjenjave, sepse provokon ritmin e saj

dhe melodinë e saj një funksion të tillë të

zërave që do të edukoheshin sikur një gjë

e vetme. Etërit e Kishës nënvizonin që

kënga i jep fjalës nje forcë të madhe për

t'u kuptuar lehtë, që pastaj të pëlqehet

më shumë dhe të meditohet.

Në fund muzika, qoftë istrumentale,

qoftë vokale, mund të krijojë një klimë

feste, t'u japë disa manifestimeve

shkëlqime triumfi, dhe po në këtë mënyrë

muzika bënte pjesë në momentet e

mëdha të liturgjisë së Izraelit.

23

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

Në liturgjinë e shenjët të kënduarit është

një shprehje gëzimi, dhe nëse e

mendojmë më me vëmendje, është

shprehje dashurie.

Gjithçka në meshë – në tekst, në melodi,

në ekzekutim duhet të korrespondojë

kuptimit të misterit të celebruar, pjesëve

të ritit, dhe të koheve liturgjike.

Papa gjon Pali II-të, ju ka kujtuar

besimtarëve katolik t'i riapin një vend të

parë muzikës dhe këngës gjatë meshës.

Ai na kujton se duhet ta lusim Zotin jo

vetëm me formula teologjikisht të sakta,

por, edhe në mënyrë të bukur dinjitoze.

Duhet të bejmë që të kthehët në ne

”bukuria e muzikës dhe e këngës". Ps 150

përfundon duke na ftuar në lavdërim –

çdo krijesë, ta lavdërojë Zotin. Në

lavdërimin Hyjnor është i ftuar mbi të

gjitha krijesat njerëzore në zërin, dhe me

zemrën e tij. Muzika më e lartë është ajo

që na ngreh, na gjallëron zemrën, dhe

pikërisht këtë harmoni pret Zoti në

liturgjitë tona.

Bukuria e Këngës

Kënga është një aspekt i jetës liturgjike

për të cilën është e nevojshme një

përgatitje teknike, liturgjike shpirtërore.

Një këngë e kënduar mirë, është burim

gëzimi, qoftë për atë që e këndon, qoftë

për atë që e dëgjon.

Një këngë e kënduar keq është një

mundësi më shumë që të largohën

besimtarët. Kënga nuk duhët të

konsiderohët si një zbukurim që i bëhet

lutjes jashtë, por m ë tepër se diçka që

shpërthen nga thellësia e shpirtit, që

lutet dhe e lavdëron Zotin, manifeston në

mënyrë të plotë dhe perfekte karakterin e

kultit të bashkësisë. Në çdo kremtim

muzika është kanali i thellë i komunikimit

në intimitet me Zotin e jetës.

Cilësia e këngës dhe e muzikës nuk duhet

të jetë indiferente në kremtimin e

meshës. Kënga është arti i një fjale që

transmetohet dhe komunikon hirë.

Shën Agustini thotë: këndoni Zotit një

këngë të re, duhet t`i këndosh atij por jo

stenueshëm. Këndoni me art, shvishuni

nga njeriu i vjetër, sepse tashmë e kemi

njohur këngën e re, një njeri të ri, një

testament të ri. Kënga del nga njerëzit e

ri, njerëzit e rinovuar që i përkasin

mbretërisë së qiellit.

E gjithë dashuria jonë për të na nxitë të

këndojmë një këngëte re, zgjidhe pra një

këngë të re, jo me gjuhë por me jetë,

këndo dhe ec.

Njerëzit të cilët së paku një herë në jetën

e tyre e kanë ndier dhe përjetuar Zotin

dhe dashurinë e tij që ka për njeriun, janë

të ftuar që t`i këndojnë himne, dhe lavde

Zotit të tyre, që kështu të shprehin

dashurinë dhe nderimin, gëzimin dhe

paqen atij që jeton në amshim.

Pra, t`i këndojmë Zotit me jetën tonë në

këtë tokë, që kështu duke i kënduar këtu,

të mund të marrim pjesë në festivalin e tij

në mbretërinë e amshuar

Përgatiti: Marjeta Doda

24

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

SHËN ELIA PROFET

Të mërkurën me 20 korrik solemnisht u

kremtua festa e shën Elisë profet.

Meshën e udhëhoqi don Franë Sopi, biri

famullisë sonë, famullitar i Pejës. Ai bukur

gjatë predikimit foli për profetin më të

madh të Besëlidhjes së Vjetër dhe

porosinë që shenjti e barti për ne.

Para përfundimit të meshës, famullitari

ynë don Aleksandri ndër të tjera tha:

I nderuari don Franë,

Sot, me 20 korrik ditën e shën Elisë profet,

u mbushën plot 65 vjet prej se i Madhi Zot

i gëzoi prindërit e tu Tadeun dhe Alfen me

lindjen tënde.

Atëherë ishte gëzim i thjeshtë dhe i

zakonshëm, kur në një familje u lindte

djali, por, askush në ato vite të para të pas

luftës së dytë botërore nuk mund të

parashikonte ardhmërinë tënde, të cilën

ardhmëri, - besojmë se, e ka përgatitë për

ty vet shën Elia në të cilën ditë ti u linde.

Gatishmëria e familjes tënde që

meshtarin e përbashket te famullisë

Stubëll Binçë don Dedë Ramaj, i cili sot e

ka përvjetorin e vdekjes, e më vonë edhe

famullitarin tjetër don Lukë Cirimotiqin,

ta përcjellin në relacionin Stubëll –Binçë -

Stubëll, në të cilin shërbim ishe edhe ti

shpeshherë i angazhuar, duke mos i

harruar lutjet e nënës Alfe, në ty u zgjua

dëshira që të bëhesh meshtar.

Kur të shuguroi ipeshkvi në vitin 1974,

Shën Elia e fitoi një pasardhës.

Goja e jote nuk pushon të predikon e të

mëson si nuk pushoi as goja e shën Elisë

profet.

Ishe i pa lodhshëm në ngritjen e jetës

shpirtërore krahas ndërtimeve,

kulminacioni i të cilave është Kisha e

mrekullueshme e Zojes së Këshillit të

Mirë në Klinë.

Je i pa lodhshëm në ndërmjetësimin e

familjeve të ngatrruara, e, ke edhe shumë

merita tjera, të cilat na detyrojnë që sot të

falënderohemi për meshtarinë tënde të

frytshme dhe të urojmë 65 vjetorin e

lindjes, duke të uruar që ky jubile, mos të

shkakton frikë, por nxitje për një vazhdim

sa më të zellshëm për ta përcjellë grigjen

e besuar, drejt lumturisë së parrizit.

DON FRANË, URIME 65 VJETORI I

LINDJES!

Shtola që famullia e Binçës po ta dhuron,

eshtë URIM që ta përdorësh edhe shumë

e shumë vite të tjera në shërbimin tënd

meshtarak!

E paq ndihmën e Virgjëres Mari, të shën

Elisë profet dhe të të gjithë shenjtërve!

Driton Simoni

25

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

AKTIVITET NË FAMULLINË TONË

14.05.2011- E shtune, ishte një turnir në

futboll që u mbajt në Ramnishtë. Morën

pjesë 4 ekipe nga famullia jonë dhe tri nga

Stublla. Ishte shumë intersant që të partë

lujtën fëmijtë e kl II e III nga te dy famulliltë,

kishte edhe disa vajza të kl II e III. Ishte

gjithçka shumë mire dhe miqesore. Fitojë

ekipi nga Razora me meritë. Falenderojme

don Albertin për organizimin e turnirit dhe

pagesen e fushes.

15.05.2011- E diele, pas meshes në Kabash

dhe në Binçë, famullitari ynë bekojë

makinat - autot tona. Ne Kabash kishte

vërtet shumë makina. Ndersa pas dite në

ora 3 shtegtuam në këmbë në Letnicë nga

Binça udhës së malit.

Në shtegtimin tonë në Letnicë morën pjesë

më shumë se 100 persona të të gjitha

moshave. Shkuam udhës së vjetër:

Buzuvik, Begucë, Lubizhdë, Shoshare,

Letnicë. Natyra shumë e bukur. kemi lut së

bashku dhe kemi kaluar vërtet mirë. Në

Letnicë na priti don Krista dhe shumë

besimtarë tjerë nga famullia jonë. I lutem

Litanitë e Zojës dhe kënduam N ` Cërnagore

kemi një nanë. Zoja i pranoftë lutjet dhe

njetet tona.

21.V.2011 Në Kabash kishim krezmimin, të

cilin sivjet me lejen e ipeshkvit e ndau don

Lush Gjergji, vikar general I ipeshkvisë.

Krezmimin e morën 33 të rinj nga kl IX. Don

Lushi e ceku edhe vet se shumicën e këtyre

fëmijëve edhe i ka pagëzuar, iu ka nda

kungimn e parë dhe tani po i krezmon.

Urime. .

12.06.2011- E diele, festë e trefishtë:

Rrëshajtë, Nata e shna Nout dhe kungimi i

parë. Ishte mesha në Kabash, ku 22 fëmijë

morën kungimin e parë, Ishte shumë

solemne. Fëmijët rreth elterit të veshur

shumë bukur. Falënderojmë Zotin për këtë

dhuratë. Pas meshës ishte një koktej i vogël

i përgatitur për ta. Urime fëmijëve dhe

prindërve të tyre. Krishti i ruajt. Ishte Festa

e Rrëshajëve, Lindja e Kishës Katolike,

anëtarë të së cilës jemi të gjithë. Nata e

shna Nout. Mesha pas dite në ora 18 qe e

tha don Anton Ukaj. Pas meshës ishte

procesioni me truporën e shna Nout.

Festa e shna Nout në Binçë

Shën Antoni i Padovës është shenjti vetëm

që në Kosovë festohet në 4 famulli në të

njëjtën ditë dhe besoj solemnisht: Në

Prishtinë, Gjakovë, Gllogjan dhe tek ne.

Pra, shën Antoni i Padovës, shenjti i botës

solemnisht u kremtua edhe në famullinë

tonë. Dita ishte bukur, jo shumë e ngrohtë,

e këndshme për t`u thënë mesha

përjashta, pasi që kisha do të ishte tepër e

vogël për t`i pranuar të gjithë besimtarët e

ardhur me këtë rast.

Meshën në ora 11 e udhëhoqi don Nikson

Shabani, famullitar i Prizrenit, i cili bukur

foli për jetën e Pajtorit tonë dhe porosinë

që shenjti ka për ne sot. Këndimi si

zakonisht në Binçë ishte shumë i bukur, po

ashtu edhe pjesëmarrja e populit dhe

meshtarëve.

Shna Nou – lutu për ne!

26

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

Zemra e Krishtit

Të premtën me 1 korrik në Viti u kremtua

s o l e m n i s h t f e s t a e Z e m r ë s s ë

Krishtit.Meshët ishin në ora 9 nga

famullitari ynë don Alberti e në ora 11 e

udhëhoqi në bashkëmeshim me disa

meshtarë ipeshkvi ynë mons Dodë Gjergji.

Ai ndër të tjera tha: Zemra e Krishtit duhet

të jetë model për zemrat tona. Sot duhet të

ndalemi dhe të analizojmë sa zemrat tona i

përngjajnë Zemrës së Krishtit? Pastaj i ftoj

besimtarët të pranojnë të mësohen nga

Zemra e Krishtit që është zemër butë e

përvujtë!

E veçanta e kësaj meshe ishte pranim

dorëzimi zyrtar mes famullitarit tonë të

deritanishëm don Albert Demaj dhe

famullitarit tonë të ri don Aleksandër Kola.

Për shkaqe objektive don Aleksandri nuk

ishte i pranishëm.

Këndimi ishte shumë i bukur, pjesëmarrja e

popullit shumë e mirë.

Zemra e Krishtit i pastë në Zemrën e vet të

gjitha familjet dhe Kishën tonë.

Festa e Shen Elise

20.07.2011 - E merkure, ishte festa e Shën

Elisë. Te dy meshet ishin ne Binçe, ne ora 9

te cilen e udhehoqi don Lush Sopi, ndersa

mesha e dyte ne ora 11 te cilen e udhehoqi

famullitari i Pejës, dhe biri i famullisë sonë,

Don Franë Sopi ne bashkemeshim me 6

meshtare te tjere. Po kete ditë Don Frana

festoi edhe 65 vjetorin e lindjes. Në emër te

famullisë seminaristi Driton Simoni e

falenderoj për te gjitha punët që ka bërë

deri me tani, duke ja dhuruar edhe nje

dhurat simbolike në emër te famullisë.

Gjithashtu edhe famullitari yne don

Aleksandri uroj që don Franes t`i punoj

shëndeti edhe më tutje të punej si deri më

tani, që Zoti ta bekoj atë dhe të gjithë ata qe

e ndihmojnë ne detyren e tij meshtrake

.Shën Elia u lutë për te gjithë ne.

27.VII.2011 Ishte shëtitja me fëmijtë e

gurbetçarëve. Një autobus të udhëhequr

nga don Alberti dhe m Monikë me mbi 60

fëmijë ishin te Vali ranç, një ambient vërtet i

bukur dhe relaksues edhe për fëmijë. Pastaj

ishim edhe në Don Bosco në Gjilan, ku

fëmijtë patën rastin të luanin futboll,

basketboll, volejboll dhe lojëra të tjera.

Ishte bukur dhe të gjithë u ndamë të

kënaqur.

Përgatiti; Klodina Gashi

Boton: Sh.R. “Imzot Mark Sopi”

Binçë, Viti, Kosovë.

Tel. 044 211 081; 0280 380 645

E-mail: shr.imzotmarksopi@hotmail.com

Ad usum internum

Vizitoni web faqen e famullisë

Përgjegjës: Don Aleksandër Kola, famullitar

Lektor: Gjon Toma

Redaksia: Nue Beka, Alfred Pjetri, Vilson

Marku, Emiliana Marku, Nue Marku,

Valentin Dodaj, Klodina Gashi.

www.famulliabinqes.com

27

Anëtarët e Shoqatës rinore Imzot Mark Sopi dhe kori i Famullisë-Binçë 2010

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!