22.11.2014 Views

Revista shen antoni nr 10.pdf - Famulliabinqes.com

Revista shen antoni nr 10.pdf - Famulliabinqes.com

Revista shen antoni nr 10.pdf - Famulliabinqes.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

dyshimtë. Ai iu përgjigjet:

EJANI E SHIHNI - Jezusi nuk dëshiron të japë

përgjigje por të marrë përgjigje. Eja do të

thotë dil jashtë, nga egoizmi, mos jeto pa

ideale. Ti je i krijuar për gjëra të mëdha. Eja

do të thotë shkëputu nga gjërat që nuk të

japin siguri. Eja shkëputu nga gjërat që të

pengojnë.

EJA PAS MEJE është ftesa që na bën Jezusi.

Zoti ka një project, plan me ty. Ti nuk je një

këpurdhë që del rastësisht pas shiut. Zoti ka

një projekt mbi ty sepse Ti je shikimi i Zotit.

A je duke menduar për jetën tënde???

Mbaj mend: Duke ndjekur Krishtin jeta

ndërtohet TANI. Jezusi sot të thotë:

“Kam nevojë për ty... EJA:

Duart e mia janë të gozhduara në kryq, nuk

arrij të bekoj dhe të fal. Këmbët e mia janë të

shkatërruara nga gozhdat, nuk mund të shkoj

të takoj bijtë e mi. Kam nevojë për duart dhe

këmbët e tua. “Dua tu them akoma shumë

gjëra miqve të mi, mi jep hua fjalët e tua, më

dhuro inteligjencën tënde, sepse janë akoma

të shumtë thesaret që duhet t`iu zbuloj atyre.

Kam nevojë për ty, unë Krijuesi dhe Zoti!”

“Mos ki frikë, nuk je ti që duhet të duash, jam

unë që dua në vendin tënd, që flas nëpërmjet

teje, që fal, që zbres, që shpëtoj, ti vetëm më

jep hua zemrën tënde, botën tënde, për të

tjerat mendoj unë”

Si do t`i përgjigjemi Krishtit në kërkesat që na i

bënë?

m. Monika Kolbuçaj

Mësuesja kërkoi nga nxënësit e klasës të një shkollë fillore, që të shkruanin një temë hartimi,

në të cilën të kërkonin që Zotit t'ju japë atë që dëshirojnë. Pasi u kthye në shtëpi, u ul dhe filloi

të lexojë atë që kishin shkruar nxënësit, ku njëri nga shkrimet i bëri shumë përshtypje, saqë

nuk arriti ta përmbajë veten nga të qarit. Pikërisht në ato momente në shtëpi hyri

bashkëshorti, i cili menjëherë e pyeti: “Çfarë ke që po qan e dashur?” Ajo u përgjigj:”Tema e

hartimit që ka shkruar njëri nga nxënësit.”

- ”E çfarë ka shkruar?” - ”Merre dhe lexoje vete!” E mori dhe filloi ta lexojë: O Zoti im, në këtë

mbrëmje po të kërkoj diçka të veçantë, po të kërkoj që të më bësh televizor! Unë dua që të zë

vendin e tij! Dua që të zë një vend të veçantë në shtëpi! Në mënyrë që e gjithë familja të

mblidhen rreth meje! E të jem unë në epiqendër të vëmendjes së tyre, të më dëgjojnë pa më

ndërprerë, e pa më drejtuar pyetje, dua që të më kushtohet ajo vëmendje që i kushtohet atij,

edhe kur ai nuk është i ndezur, Dua të jem në shoqërinë e babait tim kur kthehet nga puna,

edhe pse shumë i lodhur, dua që nëna ime të qëndrojë pranë meje edhe kur është e

shqetësuar apo e mërzitur, dua që vëllezërit dhe motrat të grinden për të fituar shoqërinë

time. Dua të ndiej që familja ime lë çdo gjë mënjanë, në mënyrë që të kalojnë kohën me mua!

Dhe së fundi e jo përfundimisht, dua nga ty o Zoti im që të më mundësosh mua tu dhuroj

atyre kënaqësi dhe ti dëfrej ata të gjithë. O Zoti im, unë nuk po kërkoj shumë nga Ti, unë dua

vetëm të jetoj siç jeton çdo televizor. E kur bashkëshorti mbaroi së lexuari temën e nxënësit

tha: O Zoti im, me të vërtete që ky fëmijë qenka i dëshpëruar, kushedi sa të këqij që i paska

prindërit!!

Mësuesja qau për së dyti dhe tha: Ajo është tema që ka shkruar djali ynë.

Përgatiti: Emiliana Marku ..

12

O, ZOT ME BEJ TELEVIZOR

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!