22.11.2014 Views

Revista shen antoni nr 10.pdf - Famulliabinqes.com

Revista shen antoni nr 10.pdf - Famulliabinqes.com

Revista shen antoni nr 10.pdf - Famulliabinqes.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

INTERVISTË ME DON FRANË SOPI

Imzot Nikollë Kaçorri

Luigj Sopi: I dashuri Don Franë, për fillim,

ju lutem, na jepni një biografi të shkurtër

nga jeta e Juaj?

Don Franë Sopi: Ju falenderoj shumë për

respektin dhe nderin që më bëni duke u

interesuar për jetën dhe veprimtarinë

time të gjatë në shërbim të Zotit dhe të

popullit tonë të dashur martir. Unë u

linda me 20. korrik të vitit 1946., në Binçë.

Shkollën fillore e fillova në Binçë kurse e

përfundova në Viti. Më pas vijova

Gjimnazin klasik dhe këtë e përfundova

në Pazin (Kroaci), ndërsa teologjinë e

studiova në Shkollën e Lartë Teologjike në

Gjakovo të Kroacisë. Për meshtar u

shugurova më 3. gusht të vitit 1974., për

meshtar më shuguroi tani më ipeshkvi i

ndjerë Mons. Nikë Prela, në Binçë.

Meshën e parë e kremtova po ashtu në

fshatin tim të dashur në Binçë me 4. gusht

të vitit 1974. Si meshtar i ri kam shërby në

Prizren dhe Bistazhin prej vitit 1974 deri

vitin 1977. Pastaj kapelan në Famullinë e

Zllakuqanit deri në vitin 1983., pastaj

ipeshkvi më emëroi famullitar në Klinë.

Në Klinë qëndrova famullitar deri vitin

2007 ndërsa tani jam famullitar në Pejë.

Luigj Sopi: Çka ju shtyri të bëheni

meshtarë?

Don Franë Sopi: Në këtë vendim timin

përfundimtarë, pra, të marrë rrugën e

Zotit e të bëhem meshtar i Tij, kanë

ndikuar rrethana të shumta. Njëra ndër

të parat është vet edukimi ynë në frymën

k a t o l i k e d m t h p ë r k u j d e s j a e

mrekullueshme e prindërve tanë të

përshpirtshëm dhe dëvotshëm. Ata na

edukuan të gjithë ne fëmijtë të shumtë ku

ishim pesë vëllezër e dy motër, në një

frymë vërtetë kristiane njerëzore,

humane, katolike dhe kombëtare, pra të

nderojmë dhe respektojmë çdo njeri

krijesë të Hyjit. Padyshim se një edukim i

tillë ka ndikuar edhe në formimin tim

personal. Ndihma reciproke, dashuria

ndaj të afërmit në nevoj, bujaria,

z e m ë r g j e r ë s i a , p ë r k u s h t i m i ,

përshpirtëria... ishin norma të familjes

sonë që mund të them të shenjtë.,

Momenti i dytë dhe shumë i rëndësishëm

i përzgjedhjes së thirrjet dhe shërbimit

tim jetësorë ishte edhe shembulli i

meshtarit dhe predikuesit të vyer e

puntorë, njeriut të Zotit dhe atëherë

famullitarit të Stubllës dhe Binçës don

Dedë Rama. Nga kjo periudhë e imja

fëmijërore kam kujtime të pashlyera dhe

të paharruara lidhje me don Dedën.

13

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!