22.11.2014 Views

Revista shen antoni nr 10.pdf - Famulliabinqes.com

Revista shen antoni nr 10.pdf - Famulliabinqes.com

Revista shen antoni nr 10.pdf - Famulliabinqes.com

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

FALEMINDERIT DON ALBERT!

Është vështirë të shkruash për ndarje dhe

lamtumirë, pavarësisht kujt i adresohen ato

dhe në çfarë forme janë. Është hera e dytë

që po shkruaj lëtër përshëndetëse e

falenderimi në lidhje me ndërrimin e

meshtarëve nëpër famulli. Hera e parë ishte

shkuarja e don Lush Gjergjit dhe ardhja e

don Albert Demaj. Tani, shumë shpejt, erdhi

koha që të përshendetemi edhe me don

Albertin. Më duhet të pranoj që e kam

shumë vështirë…

Të gjithë ne, besimtarët e famullisë së

Binçës, në forma të ndryshme kemi qenë të

lidhur me famullitarin tonë të dashur, për

këto katër vite sa shërbeu në Binçë.

Si çdo detyrë e re që i ka vështirësitë e veta,

edhe për don Albertin nuk ishte e lehtë të

merrte në drejtim një famulli siç është

famullia e Binçës, me mjaft besimtarë e në

veçanti rini dhe mjaft aktive. Mirëpo, fal

punës së madhe, ai shumë shpejt u adaptua

dhe filloi me aktivitete të cilat prekën çdo

besimtarë të famullisë sonë. Fal ndihmës së

Zotit dhe përkushtimit të tij, të gjitha gjërat

që i bëri për besimtarët e besuar atij do të

mbeten gjatë në mendjet tona. Sepse, i bëri

natyrshëm dhe në mënyrë origjinale. Ai me

urti, mendjemprehtësi, këshillime e

vigjilencë analizonte mirë situatën dhe

rrethanat para çdo vendimi. Në këtë mënyrë

nuk lejonte importim të ideve a modeleve të

ndryshme të stërvjetëruara por veprimet e

tija ishin në përputhje të plotë me

aktualitetin dhe realitetin tonë fetar e

kombëtar.

Menjëherë pas emërimit të tij famullitar i

Binçës më 2007., iu përveshë punës me një

entuziazëm, dhe vullnet të fortë. Ai riformoi

Këshillin e Kishës më të cilin pati një raport

shumë të mirë, të mrekullueshëm pune dhe

mirëbesimi. Themeloi me ndihmën e në

bashkëpunim me të rinjtë Shoqatën rinore

“Imzot Mark Sopi”, pastaj, Shoqatën e

fëmijëve “Shën Dominik Savio”, grupin e

Caritas-it, etj. Përpos punës së shenjt të çdo

meshtari, kremtimin e meshës, ndarjen e

sakramenteve etj, don Alberti pa përtes filloi

me vullnet shumë të madh punën për

rigjallërimin e famullisë në të gjitha sferat.

Duke parë vullnetin, energjinë dhe dëshirën

e tij të madhe për aktivitete të ndryshme,

edhe ne, rinia e famullisë filluam punën tonë

si besimtarë dhe bashkpunëtorë të tij. Çdo

punë të tij i'a dedikonte Zotit duke thënë: “

çdo angazhim dhe punë e jona le të shkoj në

nder e lavd të Zotit e për të mirën tonë

shpirtërore.” Vallë, e si mundet atëherë të

mos jetë ajo punë e frytëshme, bekuar, e

mos të frymëzoj e lulëzoj një gjë e tillë?!

Shumë shpejt besimtarët panë një rend të ri

në famulli, në çdo festë e çdo aktivitet.

Festat u bënë më domethënëse, sidomos me

koktejet e ndryshme që e ndihmonin

komunikimin e besimtarëve, një gjë që i ka

munguar famullisë sonë. Ata, në oborr të

Kishës, mund të pinin një gotë verë dhe

mund ta uronin njëri-tjetrin me dëshirat më

të mira, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë

më parë në famullinë tonë. Kjo mund të

duket e thjesht, por për mua dhe rininë tonë

në veçanti kjo e ka ndryshuar përgjithmonë

çasjen e besimtarit ndaj Kishës, meshtarit e

motrave si dhe ndaj njeriut, në famullinë

tonë. Don Alberti dha edhe një ide të

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!