22.11.2014 Views

Revista shen antoni nr 10.pdf - Famulliabinqes.com

Revista shen antoni nr 10.pdf - Famulliabinqes.com

Revista shen antoni nr 10.pdf - Famulliabinqes.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 10, Korrik 2011

shkëlqyer për besimtarët tanë në Diasporë,

pra, një ditë e veçantë gjatë pushimeve t'iu

kushtohet mirëardhjës së tyre në

vendljindje, e organizoi; Ditën e

Mërgimtarëve. Kjo patjetër që është një ditë

shumë e rëndësishme gjatë verës. Ditë në të

cilën sheh gëzim, ç`mallje, përqafime dhe

takime me të gjithë ata që nuk i ke parë me

muaj e ndoshta edhe me vite.

Edhe ky organizim tashmë tradicional ka

lënë gjurmë dhe ka thyer të gjitha

paragjykimet e ndërsjellta ndërmjet

besimtarëve në Kosovë dhe Diasporë. Kjo

ditë i ndihmon njoftimit tona dhe thellon

bashkëpunimin tonë. Organizimi i tij i

shkëlqyer me Këshillet e Diasporës ka

rezultuar edhe me ndërtimin e shtëpive dhe

ndihmat për festa, për besimtarët në nevojë,

nga fondet e Caritasit të famullisë dhe fondi i

diasporës.

Nuk dua të përmend të gjitha aktivitetet dhe

punën e don Albertit, të dashur besimtarë,

sepse, i dini të gjitha, mos më tepër të

paktën një herë keni qenë pjesë e aktivitetit

dhe punës së tij, keni ndjerë gjithmonë

dashamirësinë, ngrohtësinë, ndihmën dhe

dashurinë e tij si famullitar shembull. Të

gjitha këto mund t`i lexoni në revistën e

famullisë “Shën Antoni i Padovës” (“ad

usum internum”) dhe në portalin zyrtar të

f a m u l l i s ë n ë i n t e r n e t

www.famulliabinqes.com. Edhe këto dyja

dolën fal angazhimit të don Albertit dhe

bashkëpunëtorëve të tij. E kam thënë edhe

më herët, që me revistën dhe portalin po

shkruhet historia e famullisë së Binçës, edhe

më i gëzueshëm është fakti se kjo po bëhet

fal punës së besimtarëve të kësaj famullie.

Mund të marrim me mend efektet që ka

Betlehemi në Kabash

revista dhe portali në ngritjen e vetëdijes për

vlerat tona, lokale dhe kombëtare,

afirmimin e të gjithë talentëve, krijimin e një

kulture leximi, dhe mbi të gjitha vlerën e tyre

në informimin e të gjithë besimtarëve tanë,

kudo që ndodhen. Sidomos tani, kur

informata ka rëndësi elementare, në jetën e

sotme shumë dinamike.

Unë uroj që çdo punë e filluar me don

Albertin të vazhdoj edhe më tutje me

famullitarin tonë të ri, don Aleksandër Kola.

Besimtarët tanë në Zvicërr, por edhe të

gjithë besimtarët tjerë, kanë fatin ta kenë në

mesin e tyre një meshtar në kuptimin e plotë

të fjalës e një atë shpirtërorë siç është don

Alberti, për famullinë tonë i dashur

përgjithmonë. Ai këtë e tha publikisht edhe

vet: “po e lë Binçën, por po e gjej një Binçë

edhe më të madhe në Diasporë.” Pra, me

këtë dëshmon se as ai nuk do t'na harron

askurrë.

Nga thellësia e zemrës në emrin tim dhe në

emër të çdo besimtari të famullisë së Binçës,

don Albertit i urojmë në rend të parë

shëndet, punë të mbarë dhe suksese në

misionin e tij të ri, me ndihmën e Zotit dhe në

nder e lavd të Tij çdo iniciativë e punë e tij do

të jetë e bekuar. E falenderojmë për

mënyrën si e shpalli Ungjillin dhe si e jetësoi

atë.

Urimet më të përzemërta edhe për

famullitarin tonë të ri Don Aleksandrin,

shëndet dhe punë të mbarë në detyrën e tij

të re, me ndihmën e Zotit dhe përkrahjen

tonë.

Don Albert, nga secili besimtarë i famullisë

së Binçës, për gjithçka ke bërë:

FALEMINDERIT!

Me shumë respekt: Alfred Pjetri

4

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!