20.02.2013 Views

Testet Gjuha Shqipe 6 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 6 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 6 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Testi nr. 2

Lexoni pjesën e mëposhtme dhe përgjigjjuni kërkesave që vijojnë.

Kopshti i Anës

Teste Gjuha shqipe 6

Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta

1. Ana u ul pranë derës me xham që shikonte nga oborri i pasmë i shtëpisë. Dera nuk ishte

hapur asnjëherë, të paktën që nga koha që ajo jetonte këtu. Oborri nuk kishte ndonjë pamje

të bukur. Ai ishte pis dhe barëra të këqij rriteshin andej-këtej. Anës i pëlqente të shikonte

barin dhe lulet e bukura që mund të rriteshin aty.

2. Atë pasdite dielli ishte në të perënduar. Ajo mendoi të përfi tonte nga rrezet e fundit dhe

mori një tufë lapsash me ngjyra e një tabak letre. Filloi të vizatonte një pyll dhe një lëndinë

pranë tij. Dy ketra, rrethuar nga pemët dhe lulet, bisedonin gjallërisht me njëri-tjetrin. Secili

ishte i ulur mbi një kërpudhë të madhe.

3. - Ana!- i thirri babai, i cili e dinte mirë se ku mund ta gjente.

- Erdha, baba!- u përgjigj ajo. Ai punonte si përgjegjës mirëmbajtjeje në një grup

pallatesh aty pranë dhe sapo qe kthyer nga puna.

4. - A e mbarove punën sot baba? – e pyeti vajza.

- Po,- i tha ai dhe shtyu drejt kuzhinës karrocën me rrota, ku ishte ulur vajza. Kështu

Ana mund ta ndihmonte për të përgatitur darkën. Ajo mori disa perime dhe fi lloi t’i priste.

Anës i pëlqente pamasë ngjyra e forma e tyre e çuditshme. I pëlqente freskia, shija dhe

kërcitja e këndshme, kur i përtypte para se t’i gatuante. Asaj do t’i kishte pëlqyer të merrej

vetë me kopshtin, por në gjendjen që ishte nuk mund të ulej në tokë dhe të punonte.

5. - Lër dhe ca për të bërë pak salcë,- i tha i ati duke qeshur.

6. Ndërsa hanin dhe fl isnin për ngjarjet e ditës, babai i tha Anës se vëllai i tij, Ramoni,

do të vinte ditën tjetër për ta ndihmuar në një punë të veçantë. Ai i kishte kërkuar shoferit

të autobusit, që ta çonte Anën ditën tjetër pas shkollës tek tezja. Pastaj, kur të mbaronin

punë, do ta merrte vajzën në shtëpi. Ana fi lloi të mendonte se ç’do të bënte i ati dhe pse

ia mbante kaq të fshehtë asaj. Kishte diçka të veçantë në shikimin dhe sytë e të babait,

diçka paksa misterioze, ndaj ajo nuk pyeti më.

7. Kur Ana erdhi në shtëpi të nesërmen, i ati i kërkoi të mbyllte sytë. Ana bëri si i tha ai.

Ajo dëgjoi zhurmën e perdeve te dera dhe pëshpëritjen në vesh që të hapte sytë.

8. Ana i hapi sytë dhe, kur hodhi një vështrim jashtë, mendoi se ishte në ëndërr. Bari i keq

ishte hequr i tëri. Në vend të tij ishte një bar i gjelbër dhe oborri dukej i mrekullueshëm.

Kishte pemë të reja, lule të llojeve të ndryshme dhe kaçube me trëndafi la. Babi hapi derën

dhe e çoi Anën me gjithë karrocë drejt një shtegu të ngushtë. Atje ajo pa më mirë kopshtin.

Në një cep vajza pa disa ngastra të punuara, që e prisnin atë t’i mbillte me bimë të reja.

Në atë vend toka ngrihej pak dhe Ana mund të punonte edhe pa lëvizur nga karrigia me

rrota.

9. - Në fi llim do të hartoj një plan se çfarë do të mbjell,- i tha ajo të atit.

10. - Më pas do të mbjellim disa fi danë.- tha babai.- Ti je një kopshtare tani, Ana.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!