20.02.2013 Views

Testet Gjuha Shqipe 6 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 6 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 6 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Testi nr. 3

Teste Gjuha shqipe 6

Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta

Lexoni pjesën e mëposhtme dhe përgjigjuni kërkesave në vijim.

Logjika

Shumë kohë më parë, në një fshat kinez, që ishte larg Shangait, në atë kohë

kryeqyteti i Kinës, një plak pyeti një ditë një djalë të vogël: “Kush është më afër Shangai

apo dielli?”

- Natyrisht që dielli,- tha djali i vogël pa asnjë hezitim.

- Mirë,- tha plaku duke buzëqeshur.- Pse mendon kështu?

- Është e thjeshtë,- tha djali. - Ne mund ta shikojmë diellin, por nuk mund ta shikojmë

Shangain.

Plaku mendoi se djali ishte jashtëzakonisht i zgjuar. Ditën tjetër e mori me vete

dhe shkuan në tregun e qytetit. Turma njerëzish nga kryeqyteti kalonin përmes këtij fshati

të vogël, sepse ai ishte pranë rrugës kryesore. Plaku dhe djali qëndruan nën një pemë.

Plaku i tregonte se nga vinin gjithë këta njerëz, ndërsa djali shikonte gojëhapur rrobat e

tyre të bukura dhe të çuditshme.

- Atëherë,- tha plaku, kur pa se një grup njerëzish ishin grumbulluar rreth e qark

pemës ku ata

ishin ulur, - na thuaj se kush është më afër: Shangai apo dielli?

- Shangai, sigurisht,- u përgjigj djali pa u menduar fare.

Goja e plakut u shtrembërua duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij.

- Po dje ti më the se dielli ishte më afër.

- Po, -tha djali, - por kjo ndodhi para se ne të shikonim gjithë këta njerëz që vinin

nga Shangai.

A keni parë ndonjëherë ndokënd të vijë nga dielli?

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!