You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
30 30

Teste Gjuha shqipe 5

Rubrika 6:“Pasqyra e historisë

Lexo tregimin e mëposhtëm.

Testi nr. 6

Varianti I

Njeri i vërtetë

Në anë të një udhe ishte një pus. Afër pusit ishte një kasolle. Në kasolle jetonte

gjyshi me të nipin. Në litarin e gjatë të çikrikut ishte lidhur kova.

Udhëtarë të shumtë qëndronin te pusi, shuanin etjen me ujin e ftohtë, falënderonin

gjyshin dhe largoheshin.

Kaluan ca kohë dhe kova u ndryshk. Gjyshi nuk kishte kovë tjetër. Keq do ta kishte

për ujë. Asnjë çezmë, asnjë burim nuk ndodhej afër kasolles së gjyshit.

Të nesërmen, kur dhentë sapo patën ardhur nën hije, qëndron te pusi një kalorës.

Nxjerr nga hejbetë e varura në samar një kovë. E mbush me ujë, freskohet vetë, i

jep pelës të pijë ujë dhe e fut përsëri në hejbe. U hedh nga një vështrim gjyshit me

të nipin, që rrinin në prag të kasolles, i bie me kamxhik pelës dhe largohet.

- Ç’njeri qenka ky? - e pyeti nipi.

- Ky nuk është njeri, - u përgjigj gjyshi.

Në vapën e drekës të po asaj dite, qëndroi afër kasolles një kalorës tjetër. Edhe

ai kishte një kovë. E lidhi te litari i gjatë dhe nxori ujë. Piu vetë, u dha të pinin gjyshit

me të nipin e, atë ujë që mbeti, e derdhi nëpër gurët e vegjël të udhës. E vari kovën

në samar të kalit dhe u largua.

- Ç’njeri qenka ky?-pyeti përsëri nipi.

- Edhe ky nuk është akoma njeri,- u përgjigj gjyshi.

Në mbrëmje, afër kasolles së gjyshit qëndroi një tjetër udhëtar. Nxori edhe ai nga

qerrja me lëpushka një kovë. E lidhi në litarin e gjatë. Shoi etjen me ujin e ftohtë të

pusit, falënderoi gjyshin me të nipin dhe u largua. Kovën e la të lidhur në çikrikun e

pusit.

- Po ky çfarë njeriu është? - pyeti nipi.

- I vërtetë, - u përgjigj gjyshi.