20.02.2013 Views

Testet Gjuha Shqipe 5 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 5 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 5 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

88

Teste Gjuha shqipe 5

Rubrika 2: Pasqyra e dëshirave

Lexo tekstin e mëposhtëm.

Test nr. 2

Varianti I

Unë jam Denisi. Bashkë me familjen time jetoj në Londër. Këtë verë erdha me

pushime në Tiranë, në vendlindjen time. Çdo vit vij dhe çmallem me të afërmit dhe

miqtë e mi.

Kam dëshirë t’ju tregoj për të gjithë, por sot do t’ju fl as për Kleidin, kushëririn tim.

Ai këtë vit shkon në klasën e pestë. Kleidi ka shumë dëshira, por dëshira e tij më e

madhe është të bëhet futbollist. Këtë gjë ai ua thotë shpesh prindërve të tij, por duket

se atyre s’iu pëlqen kjo ide. Mami i Kleidit, që është dhe tezja ime, dëshiron që Kleidi

të mësojë shumë, që, kur të rritet, të shkojë në një universitet të famshëm. Sipas saj,

po të merret me sport, Kleidi nuk do ta realizojë dëshirën e saj. Mua më duket se kjo

ka qenë një ëndërr e tezes sime, që ajo s’e realizoi dot.

Në dhomën e Kleidit sheh shumë foto futbollistësh, uniforma të ndryshme dhe

shumë, po shumë topa futbolli.

Sot ai më tregoi një dëshirë tjetër të tij. Do të donte shumë të shkonte në Barcelonë

dhe të shihte nga afër Barcelonën, ekipin e tij të zemrës ose, siç i thotë shkurt

ai, Barçën!

Unë në fakt i dhashë fjalën që, kur të vinte në Londër, do ta çoja në stadiumin

“Uembli”, ku do të shihnim një ndeshje të madhe.

Kleidi vazhdon të stërvitet. Shpresoj që ëndrra t’i bëhet realitet në një të ardhme.

Kur dikush e dëshiron diçka me zemër, ai do ta realizojë atë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!