20.04.2013 Views

agrobiznesi 69 - KASH

agrobiznesi 69 - KASH

agrobiznesi 69 - KASH

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

7 shtator - 20 shtator 2007

INDUSTRIA E BLOJES

Agrobiznesi

Rritja e çmimit të grurit në tregjet ndërkombëtare,

pritet të reflektohet edhe në tregun shqiptar

Në tregjet ndërkombëtare çmimi i grurit, i cili ka arritur nivelet më të larta, pritet të shënojë rritje të tjera

edhe në të ardhmen, çka do të refelektohet edhe në tregun shqiptar të prodhimit të bukës, bënë të ditur

përfaqësues të Unionit të Përpunuesve të Miellit (UPM) në vend

Çmimi për 1 ton

grurë ka arritur

në bursat

ndërkombëtare

310 usd, nga 144

usd, një vit më

parë

Sipas prodhuesve të

bukës, rritja e çmimit të grurit

në tregun ndërkombëtar,

është një nga arsyet kryesore

të rritjes se çmimit të bukës

në vend. Sipas tyre, aktualisht

çmimi i grurit në tregun

botëror për 1 ton grurë nga

144 USD ka shkuar në 310

USD dhe kjo, shprehen

prodhuesit, pasi prodhimi

botëror i grurit për këtë vit,

ka qenë më i ulët sesa nevojat.

Këtë vit, çmimi i grurit

është dyfishur, duke reflektuar

rritje të çmimit dhe në

artikujt e tjerë. Kjo ka ardhur

si rezultat i kushteve klimaterike

aspak të favorshme,

por dhe nga aplikimi i

teknologjise së bionaftës (

prodhimi i naftës nga bima)

që ka nisur të stimulohet në

mjaft vende të botës. Për periudhën

në vazhdim, shprehen

importuesit e grurit,

parashikohet që nga fundi i

këtij viti të ketë një rritje të

prodhimit të grurit nga korrjet

e sezonit të dytë që bëhen

ë kontinentin e Australisë

he Amerikës Latine, e cila

o të ekulibrojë situatën e

regut për këtë produkt, por

jithësesi, prodhimi i grurit

ë tregjet ndërkombëtare po

hënon rënie.

Nga ana tjetër vështirësi

arashikohen edhe nga tregu

us, i cili ka njoftuar se

humë shpejt do të vendosë

aksën e eksportit për grurin,

jë e cila do të shoqërohet

e rritje të çmimit të imortit

dhe shitjes në tregun

endas, pasi Rusia është një

ga vendet kryesore ku imorton

grurë Shqipëria.

Burime nga UPM, bëjnë të

itur se, rezervat globale të

rurit kanë ardhur në nivelin

tyre më të ulët në këto vitet

fundit, si rrjedhojë e rritjes

ë kërkesës nga vendet në

hvillim, që përkon me

ënien e nivelit të prodhimit

ga Australia, Europa dhe

anadaja, prodhim i cili u

odit nga moti i keq. Në

illim të muajit Korrik, rritja

e çmimit të grurit në tregjet

ndërkombëtare, reflektoi

dhe rritje të çmimit të bukës

në tregjet e vendit. Kështu 1

kg bukë nga 60 lekë u rrit në

80 lekë/kg. Përfaqësues të

UPM, e argumentojne rritjen

e çmimit te bukës edhe me

faktin e rritjes së çmimit të

karburanteve dhe krizës energjitike,

të cilat e shtojnë

koston e prodhimit të një

buke.

MBUMK: Politikat

liberale, nuk

duhet të

favorizojnë

rritjen

spekullative të

çmimeve

Ministria e Bujqësisë,

Ushqimit dhe Mbrojtjes së

Konsumatorit po ndërmerr

një studim për të analizuar

rritjen e çmimit të bukës në

vend, me qëllim parandalimin

e spekullimeve.

Specialistët e këtij dikasteri,

pas vendimit të Unionit

të Përpunuesve të Miellit

për rritjen e çmimit të bukës,

nga 60 në 80 lekë/kg, po

ndërmarrin një studim të

tregut, për të gjithë komponentet

që ndikojnë dhe çojnë

në rritjen e çmimit të këtij

produkti.

Burime nga Ministria e

Bujqesise, Ushqimit dhe

Mbrojtjes se Konsumatorit u

shprehen se, çmimi i bukës

në tregun vendas është i liberalizuar,

ashtu si çdo

produkt tjeter, dhe është

konkurrenca e lirë apo

kërkesë- oferta që vendos për

nivelin e çmimit. Sipas ketyre

burimeve, aktualisht ka një

rritje reale të çmimit të grurit

në tregun ndërkombëtar, e

cila reflektohet dhe ne tregun

vendas. Nderkohe qe, qëllimi

është të analizojmë se sa është

rritja reale e grurit, karburantit

etj, si faktorë kryesorë

të kostos së prodhimit

të bukës, në mënyrë që politikat

liberale të tregut, mos

të favorizojnë rritjen spekullative

të çmimeve.

Rritet sasia e

importeve të

drithrave

Importi i drithrave gjatë 6mujorit

të parë të këtij viti

shënoi shifrën 21,6 milionë

euro ose 2% më shumë se

vitin e kaluar, bënë të ditur

burime zyrtare nga Drejtoria

e Statistikave pranë ministrisë

së Bujqësisë, Ushqimit

dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Gjatë kësaj periudhe u importuan

rreth 177 mijë ton

drithra, prej të cilave 141,5

mijë ton grurë.

Sipas statistikave, pjesa më

e madhe e importeve të

drithrave kryhet nga Rusia, ku

gruri zë rreth 80% të totalit

të tyre. Në vitet e fundit po

vihet re se fermeri shqiptar po

mbjell grurë vetëm për të

plotësuar nevojat vetjake,

duke i kushtuar më tepër vëmendje

kultivimit të perimeve

dhe foragjereve, nga të

cilat edhe përfitimet janë më

të mëdha.

Sipërfaqja e mbjellë me

grurë këtë vit, rezulton të jetë

më e vogël se një vit më parë,

ose afro 120 mijë hektarë,

nga 129 mijë hektarë që u

mbollën në 2005-tën. Nga ky

bilanc rezulton se nevojat e

vendit me grurë nga prodhimi

i sivjetshëm i këtij viti, do të

plotësohen më pak se 40%,

ndërsa pjesa tjetër (60%),

parashikohet të sigurohet nga

importi.

Mungesa e sistemit të marketingut,

qëndrave të grumbullimit

dhe rezervimit të grurit,

si dhe çmimi i ulët i

shitjes, ka bërë që sipërfaqja

e mbjellë me grurë mbas

viteve ’90-të të ulet

ndjeshëm, duke rritur nga viti

në vit nevojat për grurë nga

importi.

Por, sipas specialistëve,

nëse fermerëve do t’i garantohej

shitja e prodhimit, do të

mund të mbilleshin më shumë

se 200 mijë hektarë, prej të

cilave, do të mund të vilej një

prodhim prej 613 mijë ton

grurë, sasi kjo që plotëson

90% të nevojave të vendit.

BSH paraqet

efektet e

mundshme në

inflacion, nga

mungesa e

energjise

elektrike dhe

rritjes së çmimit

të bukës

Banka e Shqipërisë po ndjek

me vëmendje zhvillimet e

fundit në lidhje me rritjen e

çmimit të bukës, artikuj me

peshë jo të vogël në shportën

e mallrave të Indeksit të Çmimeve

të Konsumit.

Sipas burimeve të BSH,

mbajtja nën kontroll e nivelit

të përgjithshëm të çmimeve

dhe e një norme inflacioni 2-

4 përqind janë detyrimet dhe

objektivat kryesore të Bankës

së Shqipërisë si banka qendrore

e vendit. Banka e Shqipërisë

në kuadër të transparencës

së saj me publikun dhe

përmbushjes së detyrimeve

ligjore të këshilltarit financiar

të ekzekutivit, sugjeron

Organet e Mbrojtjes së

Konkurrencës të shikojnë

problemet e ekzistencës së

monopoleve të mundshme në

importin dhe tregtimin e

produkteve të grurit dhe miellit,

duke synuar zbehjen e

ndikimeve monopolistike dhe

nxitjen e konkurrencës në

këtë treg. Organet fiskale

mund të shikojnë jo vetëm në

këtë rast, por në mënyrë të

vazhdueshme spekulimet me

11

çmimet, qoftë edhe në rastin

e produkteve të bukës, të paktën

për të vjelur detyrimet

fiskale dhe duke penguar spekulimet

e dyfishta të rritjes së

çmimeve dhe fshehjes së

detyrimeve fiskale, bënë të

ditur burime të BSH-së.

Organet e kontrollit të

standardeve dhe cilësisë, sipas

BSH, mund të tregojnë vëmendjen

e duhur ndaj zbatimit

të standardeve kombëtare e

ndërkombëtare të produkteve,

duke evidentuar zbatimin e

standardeve të peshës dhe

çmimet reale. Në fakt, sipas

BSH, po të mbahet parasysh

që konsumi për këtë mall zë

vetëm 4.37 përqind të konsumit

mesatar në buxhetin e

familjeve shqiptare, atëherë

rritja e çmimit të bukës, do të

jepte një ndikim të njëhershëm

në inflacion.

Investimet në

industrinë e

blojes rriten me

8 milion USD

Investimet në industrinë e

blojes në vend, në gjashtëmujorin

e parë të vitit 2007,

shënuan një rritje me 8 milion

dollare. Sipas burimeve

nga Unioni i Prodhuesve të

Miellit (UPM), investimet në

këtë industri janë përqëndruar

në rrethet Tiranë, Elbasan,

Fier dhe Berat. Kompania

“BLOJA” ka financuar 6,5

milione USD për të dyfishuar

kapacitetin prodhues dhe

magazinues me teknologji të

re. Ndërkohë shoqëritë Italia-Agrifood

në Berat me rreth

700 mije USD dhe “ONIR” në

Elbasan me rreth 600 mijë

USD, kanë zgjeruar kapacitet

në industritë e blojes të këtyre

qyteteve.

Industria e blojes dhe

grumbullimit të drithrave, e

cila është e shpërndarë

pothuajse në të gjithë vendin,

përmbledh 85 fabrika mielli,

nga te cilat 42 janë me linja

të reja dhe moderne dhe 550

linja të prodhimit të bukës.

Prodhimi i makaronave realizohet

ne 21 linja, por ato aktualisht

po i konkuron prodhimi

i importit në masën 85%.

Nderkohe ne tregjet e vendit

cmimi i bukes shitet prej dy

muajsh me cmim 80 leke kilogrami,

por prodhuesit e bukes

shprehen se tendenca e rritjes

se cmimit diktohet nga cmimi

i grurit ne tregjet nderkombetare

dhe kjo sipas tyre pritet te

sjelle rritje edhe ne te ardhmen.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!