20.04.2013 Views

agrobiznesi 69 - KASH

agrobiznesi 69 - KASH

agrobiznesi 69 - KASH

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

4 Agrobiznesi

7 shtator - 20 shtator 2007

ALBSHKENCA

Prishtina mbledh shkencëtarët shqiptarë të bujqësisë nga e gjithë bota

Konferencë mbarëkombëtare e shkencave bujqësore

Konferenca e shken

cave te bujqesise

dhe mjedisit i zhviloi

punimet e saj ne pasditen

dt. 15.08.2007 ne nje nga

uditoret e fakultetit teknik te

niversitetit te Prishtines.

unimet shkencore te paraqiura

per referim u organizuan

e dy sesione, te cilet u drejuan

nga Prof. As. Dr. Ardian

aci dhe Prof. As. Dr. Evan

roco.

Sesioni i pare i zhvilloi

punimet nga ora 15.00-

7.00. Ne kete sesion, u

paraqiten kater ligjerata:

1. Sinaj, Sokrat: Teknikat

zotopike ne percaktimin e

isponibilitetit te elementeve

shqyes per bimet: rasti i fosorit

dhe zinkut. Swiss Federl

Institute of Technology,

witzerland (Zvicer).

2. Rroço, Evan; Maçi, Arian:

Përdorimi i metodës së

lektro Ultra Filtrimit në përaktimin

e sasive të azotit që

uhen përdorur në bimën e

isrit. Universiteti Bujqesor

Tiranes.

3. Qafoku, Niko: Ngarkea

elektrike e siperfaqes se

oloideve dhe roli i saj ne adorbimin

e specieve kimike.

acific Northwest National

aboratory, Richland, Washngton,

SHBA.

4. Tabaku, Vath; Ramadani,

Naim: Pyjet e dushqeve ne

Kosove dhe mundesite per nje

qeverisje te qendrueshme dhe

multifunksionale te tyre.

Fakulteti i Pyjeve, Universiteti

Bujqesor i Tiranes.

Cdo ligjerate zgjati 25 min.

Interesi per punimet e paraqitura

ishte i madh. Pati pyetje

dhe diskutime interesante

nga te pjesemarresit. Per

efekt kohe sesioni i pare i

vazhdoi pastaj punimet me

kumtesa.

Ne pushimin midis dy sesioneve

u paraqiten dhe u diskutuan

disa postera. si:

Zeneli, Gazmend; Gershenzon,

Jonathan; Krokene,

Paal; Christiansen, Erik; Erbilgin,

Nadir: There is more

to it than its name says: Methyl

Jasmonate is involved in

signalling pathway in induced

chemical defence in Norway

spruce (Picea abies Karst.)

(Gjermani)

Libohova Zamir: The prediction

of soil moisture distribution

for small catchment

by the distributed hydrology

soil vegetation model (DHS-

VM).

Ne sesionin e dyte te zhvilluar

nga ora 17.30- 19.30

u paraqiten 10 kumtesa nga

16 gjithesej te parashikuara.

Kumtesat e paraqitura ishin:

1. Maçi, Ardian; Qafoku,

Niko: Problematika e akuulimit

te nitrateve ne bimet

perimore dhe rreziku per konumatorin.

Universiteti

Bujqesor i Tiranes, Pacific

Northwest National Laboratory,

Richland, Washington,

SHBA.

2. Rroço, Evan; Gjeloshi,

Gjovalin: Përdorimi i një

modeli të thjeshtë matematikor

në përcaktimin e zonave

ku mund të mbillet kiwi (Aktinidia

deliciosa) në Shqipëri.

Universiteti Bujqesor i Tiranes.

3. Laçej, Fatmir; Muja,

Ibrahim; Ahmeti, Tahir, Luma,

Muzafer; Lokaj, Miftar:

Menaxhimi i insekteve demtues

skolide ne llojin hormoq

(Picea abies) ne Malet e Junikut

(Deçan) te Kosoves

(U.B.T. Fakulteti i Shkencave

Pyjore, A.P.K. Prishtine,

A.P.K. Peje).

4. Fetahu Shukri dhe Aliu

Sali: Efektet e bashkeveprimit

genotip- mjedis ne shterpesine

e hibrideve te misrit.

Fakulteti i Bujqesise, Univeristeti

i Prishtines.

5. Aliu Sali, Fetahu Shukri

dhe Salillari Adem: Vleresimi

i parametrave agronomik

dhe cilesor te kultivareve te

grurit te mbjellur ne kushtet

klimatike te Kosoves (Universiteti

i Prishtines, Universiteti

Bujqesor i Tiranes).

6. Muhamet ZOGAJ,

Agran HALIMI, Xhevdet

ELEZI: Aplikimi i GIS-it në

hulumtimin e tokës në Kosovë.

7. Mr. sc. Agran HALIMI;

Inxh. Muhamet ZOGAJ; Prof.

dr. Xhevdet ELEZI

Hulumtimi i metodës më

të përshtatshme për përcaktimin

e azotit mineral në

tokat e Kosovës

8. Anton Shala. Rritja dhe

zhvillimi i pemëve ecuri e një

tersie të jetës në molla

9. R. Kastrati, M.A. Kamberi,

A. Kryeziu, N. Mestani

dhe B. Pllana. Përbërja

kimike e lëndëve të para dhe

përzierjeve për pula të importuara

dhe të prodhuara në Kosovë.

Fakulteti i Bujqësisë

dhe Veterinarisë, Universiteti

i Prishtinës.

10. Bashkim Kabashi:

Tokat e territorit te Kosoves,

pjelloria e tyre , menyra e

shfrytezimit aktual dhe perspektiv.

(Universiteti i Prishtines).

Ne lidhje me ligjeratat dhe

kumtesat qe nuk u mbajten

nga autoret per arsye mosprezence,

Keshilli Drejtues

i Institutit vendosi ti heqe ato

nga programi i konferences.

Gjate zhvillimit te punimeve

ne te dy sesionet pati

diskutime te shumta nga

pjesemarresit. U shkembyen

informacione dhe eksperinca

tek njeri tjetri. Pati gjithashtu

edhe propozime per bashkepunime

konkrete ne formen

e projekteve per te

ardhmen.

Konferenca per bujqesine

dhe mjedisin i mbylli me sukses

punimet e saj brenda

dites.

Gazeta te ndryshme te Kosoves

e pasqyruan gjeresisht

kete aktivitet. Ne vazhdim po

japim shkrimet e dy prej tyre.

KOHA DITORE

Dt.16 gusht 2007

Filloi takimi i dytë i institutit

Alb-Shkenca

Alb-Shkenca me shtatë

konferenca për dy ditë

Më shumë se 200 shkencëtarë

dhe studiues shqiptarë

do të paraqesin më

shumë se 150 kumtesa në 7

konferenca shkencore të

fushave të ndryshme si: albanologji,

drejtësi, ekonomi, inxhinieri,

teknologji dhe informacion,

mjekësi dhe shkenca

natyrore

Më shumë se 200 shkencëtarë

dhe studiues shqiptarë

të fushave të ndryshme

janë mbledhur në

takimin e dytë të institutit

Alb-Shkenca. Për dy ditë në

këtë takim, mbahen konferenca

në fushat e shkencave shoqërore,

natyrore e teknike.

Instituti Alb-Shkenca është

një organizatë shkencore, e

pavarur, e cila qëllim kryesor

ka mbështetjen, zhvillimin

dhe forcimin e shkencës shqiptare,

duke bashkëpunuar

dhe duke bashkërenduar aktivitetin

e saj me institucione të

tjera që ushtrojnë veprimtarinë

e tyre në këtë fushë.

Sipas Jahja Kokajt, kryetar i

Komitetit Organizativ të Konferencës,

qëllimi i këtij instituti,

që dikur ishte një forum

virtual, tashmë po realizohet

dhe me formimin e dy selive

të Alb-Shkencës, njëra në Tiranë

dhe tjetra në Prishtinë.

150 kumtesa në tema të ndryshme

dhe fusha të ndryshme

shkencore, bashkëpunime dhe

takime shkencëtarësh e studiuesish

që veprojnë nëpër

vende të ndryshme të botës

janë rezultat e takimit të dytë

të institutit Alb-Shkenca. Ky

takim, sipas Begzad Baliut,

nënkryetar i institutit Alb-Shkenca

në Prishtinë, i krijon

Prishtinës për herë të parë

një prezencë të madhe shkencëtarësh

e studiuesish shqiptarë.

“Për herë të parë Kosova

mund të shfrytëzojë një

potencial të jashtëzakonshëm

studiuesish të cilët mbajnë

ligjërata në universitete evropiane

dhe amerikane”, ka

thënë Baliu. Ndërkaq për Bujar

Dugollin, Ministër i

Tregtisë, ky aktivitet dëshmon

se intelektualët janë ata

që mund të bëjnë lëvizje

pozitive në një shoqëri. “Ky

aktivitet i sotëm është për të

dëshmuar se mendjet intelektuale

duhet të jenë çdo herë

në qendër të vëmendjes dhe

ata duhet të jenë ata që lëvizin

drejt ngritjeve kulturore e shkencore

të popullit në

pergjithesi”, ka thënë Dugolli.

Në ditën e parë të kësaj

konference dyditore, temë

bosht ka qenë “Kahet e zhvillimit

të shkencës shqiptare”,

në të cilën studiues nga Kosova,

Shqipëria e Maqedonia

vunë në pah rrugën nëpër të

cilën ka kaluar shkenca shqiptare,

reformat e domosdoshme

për përmirësimin e

gjendjes së saj në të ardhmen.

BOTA SOT

Dt.16 gusht 2007

Prishtinë, 15 gusht

Instituti Alb-Shkenca

mbledh në Prishtinë shkencëtarët

shqiptarë nga e

gjithë bota

Shkencëtarët shqiptarë

nga të gjitha trojet etnike shqiptare

janë mbledhur të

mërkurën në Prishtinë në një

takim për të përcaktuar kahet

e zhvillimit të shkencës shqiptare

dhe për ta nxjerrë atë

nga letargjia dhe mungesa e

vlerave. Për dy ditë rresht shkencëtarët

sikur kanë lënë në

hije Seminarin Ndërkombëtar

për Gjuhën, Letërsinë dhe

Kulturën Shqiptare.

Në fakt ky është takimi i

dytë i Institutit Alb-Shkenca,

por ky është më masivi që nga

themelimi i tij më 2004, nga

një grup intelektualësh që veprojnë

kryesisht në vendet

perëndimore.

Në hapjen e takimit në Hotelin

Grand kanë marrë pjesë

mbi 100 intelektualë nga e

gjithë bota, ku pas ligjëratës

kryesore të prof.dr.Jahja

Kokaj, është hapur edhe debati

për të shfaqur vështirësitë

me të cilat po ballafaqohet

shkenca shqiptare.

Kokaj foli në konktest të

reformave në universitet në

frymën e Bolonjës, sipas të

cilit procesi duhet të jetë

gjithpërfshirës dhe shumë shtresor.

Ai kërkoi respektimin

e kodit etik të shkencës, duke

kundërshtuar plagjiaturat dhe

vjedhjet në shkencë, jo vetëm

në Kosovë, por në kontekst

global, në luftimin e së cilës

dukuri duhet të përfshihemi

edhe ne. “Ne mos jemi vetëm

shpenzues të shkencës, por

edhe gjenerues të saj”, tha

Kokaj, i cili është drejtor i

Qendrës laserike amerikane

në Kuvajt. Ai tha se duhet të

mendohet në gjenerimin e

vlerave shkencore dhe jo

vetëm në shfrytëzimin e tyre,

pra që të arrihet të krijohen

vepra shkencore dhe se për

këtë tha se Kosova dhe shqiptarët

kanë mjaft talent.

Por, tha ai të gjitha kërkesat

dhe idetë e shtruara nga ai i

bën nën supozimin e zgjidhjes

së statusit. Duke folur për

numrin e madh të institucioneve

private të arsimit të lartë,

tha se ato janë të

mirëseardhura për konkurrencën

që krijojnë, por ato

duhet ti nënshtrohen akreditimit

rigoroz. Prof.Dr.Rasim

Bejtullahu vlerësoi se kriza

në të cilën ndodhet vendi dhe

politika, është pasojë e mungesës

së zhvillimit të shkencës.

“Aty ku është niveli i

shkencës sot, është edhe i

politikës, dhe nga kjo i gjithë

realiteti në të cilin jemi”, tha

Bejtullahu. Ai tha se nuk mund

të pretendojë askush, pavarësisht

disa pretendimeve të

disa diskutuesve, se ka shkencë

të mirëfilltë në Kosovë

apo Maqedoni, po edhe në Tiranë,

aty ku nuk ka laboratorë.

Bejtullahu tha se e vetmja revistë

shkencore e ASHAK-ut

është e paregjistruar dhe në

asnje rast paraqitësit e punimeve

për votim të ligjëruesve

në FSHMN nuk kanë përfituar

që të kenë ngritje në thirrjet

shkencore. Dhe në këtë

kontekst e kritikoi mënyrën e

përparimeve në thirrje akademike

të ligjëruesve të UPsë.

“Të lexosh referatet se si

zgjidhen profesorët e UP-së

është e tmerrshme”, tha Bejtullahu.

Mentor Quku, kërkoi që të

fillohet me programe nga

ministritë shqiptare të arsimit,

që sikurse në vendet tjera,

që të përgatitet truri shkencor

që në shkolla të mesme,

kërkesë kjo e shtruar nga disa

diskutues. Ai gjithashtu

kërkoi që zhvillimi i shkencës

të mbështetet nga nisma private,

dhe kërkoi që të përjashtohet

administrimi shtetëror

i shkencës. Niko Qafoku, tha

se nuk bëhet sot dallimi

ndërmjet shkencës teorike

dhe asaj të aplikuar. Ramadan

Jashari një shkencëtar nga

Kosova që vepron në Bruksel,

përkujtoi kolegët e tij, duke

iu kundërvënë se nuk është

paraja financimi që të bën shkencëtar.

Jashari përkujtoi

shkencëtarë më të hershëm

që pa burime të jashtme financiare

kanë bërë zbulime,

dhe që për këtë kanë qenë të

shtyrë nga kodi moral. Studiuesja

e re në Paris të Francës,

Edlira Xhema, kritikoi ashpër

politikat shtetërore të Tiranës

ndaj shkencës, duke përkujtuar

mënyrat se si menaxhohen

fondet nga një grup i vetëm,

që po ashtu bën përzgjedhjen

e kuadrove dhe po ashtu licencon

universitetet private dhe

në të njëjtën kohë marrin pagesa

pse ligjërojnë tek ato.

Ndërsa, pasditen e sotme,

sikurse edhe nesër, do të

mbahen nga dy sesione shkencore,

në konferenca të ndara

në fakultetet teknike te UP-

se. Në konferencen e shkencave

të natyrës në sesionin e

parë të moderuar nga Arben

Merkoçi, Isa Elezaj dhe Bajram

Berisha, prof.dr.Jahja

Kokaj, ka paraqitur

kumtesën, “Roli i laserit dhe

dritës koherente në shkencat

dhe teknologjitë moderne”,

ku është bashkautor me Mustafa

Marafin dhe David

Casasent, me të cilët bashkëpunon

në Universitetin

amerikan në Kuvajt dhe në

Universitetin Carnegie-Mellon

në SHBA. Më pas Bajram

Berisha paraqiti kumtesën

“Disa nga arritjet në zhvillimin

e shkencave të biologjisë

gjatë 40 vjetëve të

fundit”, bashkautorë me Dietes

Schams dhe Heinrich

H.D.Meyer, nga Universiteti

i Munihit në Gjermani.

Ndersa, kumtesën e tretë e ka

mbajtur Arben Merkoçi,

“Nanoteknologjia dhe

nanoshkenca: mundësi të reja

për aplikim në biosensorë”,

bashkautorë me Sergio

Marin, Maria T. Castaneda,

Briza Perez, Alfredo de ka

Escosura dhe Salvador Alegret

nga Universiteti Autonom

i Barcelonës në Spanjë.

Ndërsa, në sesionin e dytë,

të moderuar nga

prof.dr.Rasim Bejtullahu nga

UP-ja, Luan Qafmolla nga Tirana

dhe Jahja Kokaj nga

SHBA-të – Kuvajti, kanë

paraqitur kumtesat, N.Civici,

Jovan Zoto, Iris Bakiri, Ramazan

Bukli, Artan Zajmi-Tiranë,

etj. Paralelisht me këto

sesione të shkencave të

natyrës janë mbajtur edhe

katër konferenca të tjera, si

ai i shkencave të mjekësisë,

ku kanë ligjëruar po ashtu

figura shkencore të shquara

që veprojnë jashtë vendit, si

Ramadan Jashari në Bruksel,

Naim Shabani në Gjermani,

Edlira Xhemo në Francë etj.

Po ashtu autoritete shkencore

shqiptare kanë ligjëruar edhe

në konferencën e shkencave të

drejtësisë, në atë të shkencave

të bujqësisë, të teknologjisë

dhe shkencave inxhinierike, të

albanologjisë dhe në atë të shkencave

ekonomike.

Këshillin organizues të

takimit të dytë e përbëjnë

prof.dr.Jahja Kokaj, kryetar,

dr.Naim Shabani dhe dr.Niko

Qafoku, nënkryetare,

dr.Begzad Baliu, Lluka

Qafoku, Dr.Nebi Caka,

Dr.Bajram Berisha, Eshref

Januzaj, Dr.Robert Magari,

Dr.Petraq Papajorgji, Gentian

Zyberi, Dr.Ardian Harri, Albert

Nikolla, Dr.Fatos Ylli,

Lindita Komani, Roland Leli

dhe Neim Rustemi.

Shumica e shkencetareve

dhe interektualeve te Alb-Shkences

jane te vendosur ne

Qendren e Studenteve, ne

konvikte.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!