20.04.2013 Views

agrobiznesi 69 - KASH

agrobiznesi 69 - KASH

agrobiznesi 69 - KASH

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

7 shtator - 20 shtator 2007

MBARESHTRIMI I SHPENDEVE

Agrobiznesi

EMUNDJET E SHPENDEVE NE RRITJEN RURALE

Pergatiti Dr. Nevrus Lika

Ne aktivitetin e rritjes

te shpendeve nje rol

te rendesishem luan

mbrojtja e shendetit te tyre nga

semundjet, sidomos nga ato te

demtimit masiv. Njohja e ketyre

semundjeve dhe percaktimi

ne kushtet konkrete i masave

parambrojtese dhe i luftes

kunder tyre paraqet interes te

veçante per rritesit e

shpendeve.

Ne nje ferme rritje eshte

domosdoshmeri zbatimi i rregullave

zoohigjenike te bazuara

ne teknika te njohura, persosja

e metodave te parandalimit dhe

vaksinimit per semundjet kryesore,

çrrenjosja e semundjeve

te karakterit epizootik, njohja

dhe zbatimi i metodave diagostikuse

dhe zbatimi i skemave te

trajtimit te cilat se bashku te

çojne ne minimizimin e humbjeve

dhe permiresimin e efekivitetit

ekonomik.

Drejtimet me kryesore te

parambrojtjes te shpendeve

jane:

Masat e pergjitheshme te

igjenes dhe parambrojtjes,

Dezinfektimi,dezinvazioni,

esinsektimi dhe derataizimi

Imunoprofilaksia

- Parambrojtja medikamentoze

- Mjekimi.

Shpendet ne rritjen tradicionale

te tyre demtohen nga disa

shkaqe ku me kryesoret mund

te permendim:

- Mikrorganizmat qe grupohen

si baktereie,viruse, mykoplazma,

klamidie etj te cilet na

japin semundje infektive,

- Toksina, mykotoksina dhe

myqe,

- Parazite te cilet jane te

brendshem dhe te jashtem me

pasoja ne shendet e prodhim,

Keqtrajtimi i shpendeve,

termundim dhe nderhyrje ne

jeten e tyre biologjike,

- Shkaktare jo infektive por

me pasoja si kequshqimi, semundjet

e metabolizmit avitaminozat

etj.

Semundjet infektive ne

shpende jane te shumta. Te

gjithe shkaktaret e tyre

qarkullojne ne mjediset ku

mbajme shpendet si ne ajer,

toke, shtrese, furriqe, plehra,

vete mjediset e strehimit (kotece)

ne ushqime, minjte dhe

vete shpendet qe kemi ne shtepi.

Kur nje shpend semuret nga

je prej ketyre shkaktareve pasi

emtohet vete dhe behet burim

nfeksioni per shpendet e shenoshe

dhe mjedisin ku mbahen

ushqehen ato. Shpendet e seure

edhe kur shpetojne jane

urim infeksioni dhe perlyejne

e agjentin infektiv te gjithe

apesiren ku jetojne duke

xjerre shkaktarin me kollitje,

rine, feçe, lekure etj.

Masat e

Pergjitheshme per

mbrojtjen e

shpendeve ne ferme

Njohja e parimeve kryesore

zoohigjenike nga ana e fermerit

qe mbareshton shpende dhe

zbatimi i tyre ne praktike do te

thote sigurimi i kushteve te

mirembajtjes, plotesimi i nevojave

te tyre biologjike, shfrytezim

racional i kapacitetit

prodhues dhe marrja e produktit

veze e mish me sa me pak

shpenzime dhe me sa me pak

humbje nga semundjet.

Fermeri qe te mbroje tufen

duhet te ndjeke nje seri masash

te thjeshta qe quhen masa BIO-

SIGURIE.

Biosiguria nuk eshte gje

tjeter veç zbatimi i masave

teknike te mbareshtimit te

shpendeve si:

- Higjene e mire dhe perdorim

te dezinfektanteve, pastro fermen

cdo dite, mbaj maske gjate

punes e mos thith pluhura nga

koteci, largoni plehun larg

strehimit te shpendeve dhe

ambjentit familjar e groposi ato

ne fund te oborrit, mos haro

groposjen e plehut dhe dekompozimin

e tij, si dhe vezet e

thyera, zogjte e paçelur etj.,

mbeturinat digjini ose groposini

thelle ne toke.

- Perdorimi i vend strehimeve

te pershtateshme me dendesi

4 - 5 krere per m2 me struktura

te ngurta dhe te vecanta, larg

mjedisit familjar dhe domosdoshmerisht

te rrethuara me

rrjete teli qe te ndaloje kontaktin

me shpende te eger.

Mos mbajtja e shpendeve te

perzjere si lloje te ndryshme

pula, pata, rosa, gjela deti, pellumba

etj, dhe sidomos koteci

apo strehimi i pulave te jete

larg derrave dhe njithundrakeve.

- Te perdorim ene uji dhe ushqimi

te pershtateshme per

shpende, lehtesisht te pastrushme

dhe jo ushqim per toke

dhe uje ne vijat rrjedhese te

lagjes, mos te marrim inventar

e pajisje nga fqinjet apo ferma

te tjera,

- Te eleminojme hyrjet ne ferme

te njerzve qe s’kane pune

me shpendet, te mos futim

shpende nga tufa te tjera kur

nuk kemi dijeni per gjendjen e

tyre dhe pa dokumentacionin e

duhur veterinar.

Kush sherben tek shpendet

nga anetaret e familjes te perdore

veshje te veçanta, çizme

dhe maske ne hunde, kur mbaron

punen te laje duart me sapun

dhe perdore dezinfektant.

- Fermeri te jete i vemendshem

per çdo shenje jo normale

ne tufe dhe te lajmeroje

menjehere veterinerin me te

afert. Lajmerimi per semundjen

dhe veçimi i shpendeve te

semure apo te dyshimta ka

rendesi ne parandalimin e demtimeve.

- Ne lokal te eleminojme minjte

dhe parazitet e mundshem

me preparate te rekomanduara

nga veterineri.

- Te largojme çdo dite shpendet

e ngordhur nga ferma, t’i

groposim ato larg dhe te pakten

2 here ne muaj te dezinfektojme

mbas pastrimit mekanik

ambjentin ku jetojne shpendet

me dezinfektante te miratuar si

preparate te klorit, formaline,

produkte te jodit apo Virkon-

S, etj.

- Te perdorim racione ushqimore

te plota dhe balancuara.

Semundjet e shpendeve ndahen

sipas shkaktareve te patologjive

ne disa grupe si:

1. Semundjet bakteriale

2. Semundjet virale

3. Semundjet parazitare

4. Semundjet mykotike dhe

mykotoksikozat

5. Semundjet shume faktoriale

(te metabolizmit)

Disa semundje te ketyre grupeve

dhe problemet qe lidhen

me to po i trajtojme me poshte

per çdo semundje ne veçanti.

Semundjet

bakterjale

a. Enterobakteriacet, perbejne

nje nga shume familjet e

mikroorganizmave te aparatit

tretes ku rendesi kane Salmonelat

dhe Escherichiat.

Salmonelat, ne shpende

jane veçuar rreth 2100 serotipe

dhe nga keto mbi 200 jane

vetem tek pulat. Disa salmonela

shkaktojne semundje si:

Pulurosis

Quhet dhe diareja e bardhe

bacilare qe ka si shkaktar Salmonela

pulorum, bakterie

gram negativ, i palevizshem,

mjaft i qendrushem ne kushtet

e ambjentit. Burim infeksioni

jane shpendet e semure, ambalazhet,

arkat, ushqimi, mjetet e

trasportit, mjetet e punes, vete

njerezit etj. Infektimi eshte

vertikal nga reproduktoret (tufat

prinderore) dhe horizontal

me rruge aerogene dhe ushqimore.

Ngordhshmeria shkon

2- 90 %. Shenjat e semundjes

jane ne varesi te burimit te infektimit.

Kur origjina jane klloçkat,

prania e semundjes eshte

ne ditet e para me ngordhshmeri

te larte ku kulmi eshte dita

e 6 - 7 dhe shoqerohet me diare

jeshile.

Infeksioni me burim ushqimet,

ujin etj. shfaqet diten 3

- 5 nga çelja dhe ngordhjet

rriten çdo dite me kulm rreth

dites 12 - 15.

Zogjte qe ngordhin menjehere

mbas çeljes nuk japin

shenja klinike, ndersa me

rritjen e moshes kane pagjume-

Disa preparate qe perdoren per luftimin e demtuesve ne shpende

si, rrine me sy te mbyllur dhe

karravatur, grumbullohen, oreksi

i prishur, barku i fryre dhe

rreth kloakes ka depozitime

uratesh qe jep ngjyren e bardhe

te feçeve. Ne autopsi verehen

zmadhim i melçise, pezmatim

te mushkrive, zorra qorre ka

masa fibrokazeoze te verdha

dhe qeska viteline e pa absorbuar

me gjakderdhje dhe mase

kazeose te dendur. Ne rastet

kronike shikojme nodula sa nje

koke gjilpere ne melçi, mushkeri,

miokard, stomakun

muskular etj. qe ngatrohen me

aspergilozen dhe diferencimin

e ben laboratori.

Kontrolli i semundjes realizohet

duke perdorur antibiotike

sipas te dhenave qe jep

laboratori me berjen e antibiogrames.

Efekt kurues kane tetraciklinat

200 mg/kg ushqim

per 3 - 5 dite, ampromicina 150

- 220 mg. per 1 liter uje te

pijshem per 3 dite rrjesht duke

filluar qe ne moshen 24 oreshe

si dhe preparate te tjere, baytrili,

nitrofuranet, norfloxacina,

furaltadone, spektinomycina

etj. sipas rekomandimit te veterinerit.

Rendesi ka trajtimi i tufave

riprodhuese (pula + gjela) para

se te filloje prodhimi dhe ditet

e fundit para se te shtrohen klloçkat.

Tifo e shpendeve

Eshte nje semundje e perhapur

ne gjithe boten dhe njihet

mire edhe nga fermeret.

Nga kjo semundje shpendet

preken ne moshen mbi 3 muaj

deri sa hyne ne prodhim. Shkaktari

eshte Salmonela Gallinarum

e cila jep shperthime te

forta me probleme ne shpendari.

Shenjat e semundjes: inkubacioni

eshte 4 - 6 dite, me ecuri

shume te shpejte, ka raste

qe ngordhjet masive i kemi ne

48 ore zakonisht demtimet shkojne

25 - 80 %. Ne mjaft raste

semundja merr karakter kronik

me ngordhje spontane te

perhershme. Ne te semurat

verejme diarre te lengeshme

me ngjyre te verdhe ne jeshile

dhe me ere te keqe putrifikimi.

Shpendet paraqiten apatike,

dehidrohen, kane anoreksi,

verehet zbehje e lafshes dhe po

te preken duket qe kane temperatutre

te larte qe shkon deri

44 - 450 C. Kjo sjell nje etje

te teprurar per uje. Ne autopsi

duken qarte zmadhim dhe degjenerim

(thermohen) i

melçise dhe shpretkes dhe

marrin nje ngjyre bronxi te shkelqyer.

Edhe pulmonet jane te

pezmatuara duke dhene simptoma

respiratore. Ka raste me

ovarite dhe shperthime te tyre

ne qesken e barkut. Ne format

kronike kur ngordhjet jane

spontane por te vazhdushme

shikojme nodula ne zorret e

holla dhe ne cipen e zemres.

Ne parandalimin e kesaj semundje

rendesi ka higjena, groposja

e kufomave dhe djegja e

tyre, trajtimi me antibiotike

çdo muaj te pakten 5 - 7 dite

ne doza parandalimi.

Me shfaqjen e semundjes

mjekimi behet me antibiotike

te percaktuara me antibiograme.

Efekt kurues kane kloramfenikoli,

gentamicina, norfloxacina

keto injektabel si dhe tetraciklinat,

flumequina, furaltadone

me uje ose ushqim. Ekzistojne

dhe vaksina por efektet

e tyre nuk kane qene ato te pritura.

Vaksina behet ne moshen

9 – 10 javore.

Arizonosis

Kjo semundja shkaktohet

nga bakterie shume te aferta me

salmonelat, jane gram negativ

dhe si emertim shkaktari eshte

arizona hinshawi. Si dhe tek salmonelozat

trasmentimi i semundjes

behet ne rruge vertikale

me vezet e tufave te infektuara

ose dhe trasmentim

direkt nga tufa ne tufe nepermjet

atrecatures, njerzve, ushqimit

etj. Ngordhshmeria shkon

1 - 50 % ku demet serioze

jane ne javen e pare te jetes.

Shenjat e semundjes nuk jane

karakteristike, por ne tufe humbet

gjalleria, kemi shenja nervore

si konvulsione, perdredhje

te qafes, paraliza dhe

diare. Ne autopsi ka shenja te

qarta te nje peritoniti, septicemi,

ngadalesim te absorbimit te

vitelines, rritet melcia dhe

rralle ka dhe depozitime kazeose

ne sy.

Ne tufat ku diagnostikohet

semundja behet trajtim me

furazolidon ne ushqim 200 gr.

per ton per te pakten 7 dite,

pastaj ulet doza ne 100 gr. per

ton per rreth 1 - 2 jave. Perdoren

dhe antibiotike qe i

pergjigjen antibiogrames si linkospektinomicina,

baytril,

kloramfenikol, etj.

Kolibaciloza

Format patologjike ne

13

shpende i shkakton bakterium

coli

(Escherichia Coli) te cilat

jane ne format si kolisepticemia,

kolibaciloza, semundjet

kronike respiratore, aerosakulitet,

onfalitet, qorrim,

sinovite dhe osteomielite.

Ne zorre jane shume lloje

te E. Coli, por vetem 10 - 15

% e tyre jane patogjene. Ky

bakter jeton normalisht ne

aparatin tretes te shpendit por

shkakton semundje kur tufa

kalon nje stres, kur kushtet

higjenike jane te keqia, kur

mbareshtimi dhe te ushqyerit

lene per te deshiruar. Mikrobi

eshte i ndjeshem ndaj temperaturave

te larta dhe te ulta e dezinfektantet

japin efekt te shpejte.

Ne pergjithesi kjo semundje

shoqerohet dhe nga infeksione

te tjera si pseudopesti,

gumboro, bronkiti infektiv,

mykoplazmoza etj.

Ne gjelat e detit me i

shpeshte dhe qe prek rende

eshte Kolisepticemia, semundje

qe sjell ngordhje, ulje

ne peshe, rritjen e shpenzimeve

ne ushqim etj. Rastet

ndodhin ne moshen 5 - 6 javeshe,

por nuk jane te rralla dhe

ne moshe me te re. Shenjat jane

si pezmatim i mukozes te

trakese me gjakderdhje, pezmatim

i cipes te zemres

(perikardit), pezmatim i cipes

te melçise (perihepatit), zmadhohet

melçia dhe merr nje

ngyre te erret si dhe nekroza ne

aparatin e frymemarrjes si e

dhe pezmatim te pulmoneve.

Diagnoza e semundjeve te

shkaktuara nga E. Coli behet

duke u bazuar ne shenjat dhe

kerkimet laboratorike. Mjekimi

realizohet me antibiotike qe

duhen te percaktohen nga antibiograma.

Japin efekt neomicina,

streptomicina, baytrili,

norfloxacina, kloramfenikoli

etj. Eshte mire qe antibiotiket

te perdoren parenteral me injeksion.

Tuberkulozi

Eshte infeksion me zhvillim

te ngadalshem, zakonisht

kronik i shpendeve te rritur.

Karakterizohet me humbje te

peshes, dobesi deri ne

ngordhje. Shkaktari Mycobacterium

avium eshte bacil

shume rezistent dhe mbijeton

ne diell me muaj. Ne shpendet

e prekur formohen disa

kokriza tuberkulare ne forme

ovale ne te gjithe gjatesine e

zorreve. Perhapja e semundjes

behet me kontekt direct dhe

ushqimin, shtresen si dhe

gjithe mjedisi ku rriten shpendet.

Diagnoza shpesh vendoset

mbas ngordhjes me konstatimin

e tuberkulave. Kontrolli

i semundjes behet duke permiresuar

kushtet e mbajtjes,

higjenen ne strehime, dezinfektime

te rregullta dhe gjurmim

te herepashershem ne

shpend me testing e tuberkulinizimit.

Vijon ne numrin e ardhshem

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!