20.04.2013 Views

agrobiznesi 69 - KASH

agrobiznesi 69 - KASH

agrobiznesi 69 - KASH

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

6 Agrobiznesi

7 shtator - 20 shtator 2007

MEDIA PER AGROBIZNESIN

MONITORIMI I SHTYPIT SHQIPTAR

Media shqiptare gjatë kohëve të fundit ka intensifikuar vëmendjen ndaj bujqesise dhe agrobiznesit falë edhe një procesi të thellë

transparence të ndërmarrë nga Keshilli i Agrobiznesit Shqiptar. Pasqyrimi i veprimtarive të Ministrise se Bujqesise Ushqimit dhe

Mbrojtjes se Konsumatorit dhe KASH-it në përgjithësi, zë nje vend te konsiderueshem të faqeve ekonomike të gazetave dhe

emisioneve informative në mediat elektronike, por KASH synon më tej. Të ndryshojë qëndrimin e medias ndaj argumenteve

bujqesor dhe industrise agroushqimore.

Duke lexuar mëposhte, ju mund të gjeni komentet e medias së shkruar rreth bujqesise dhe agroindustrise ne një paraqitje të

përmbledhur dhe koherente të faqeve të gazetave shqiptare.

Rimbursimi i TVSH-se

Agrobiznesi dakord me skemen e re

Keshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) dhe Shoqata Kombetare

e Fermereve Shqiptare, pershendeten dhe vleresuan sot pozitivisht,

skemen e re qe ndermori qeveria per rimbursirnin e TVSH-se

per produktet bujqesore dhe blegtorale, e cila do te filloje zbatimin

ne 1 janar 2008. Presidenti i KASH- it, Enver Ferizaj, tha se “zbatimi

i kesaj skeme eshte nje mbeshtetje e madhe per bujqesine ne

vendin tone, e cila do t’i jape nje impuls rritjes se vellimit te tregtimit

te produkteve bujqesore dhe blegtorale”. Sipas tij, neqoftese deri

me sot rreth 70 % e prodhirnit bujqesor vetekonsumohet ne familjet

fermere qe nuk njohin tregun, permes kesaj mase familjet fermre

do te orientohen nga tregu dhe do te rrisin prodhimin ne fermat

tyre. Skema e rimbursimit te TVSH-se, per produktet bujqesore

he blegtorale, qe u prezantua dje nga ministri i Financave, Ridvan

ode dhe ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konumatorit,

Jemin Gjana, konsiston ne krijimin e nje skeme kompenimi

per te gjithe fermeret qe kryejne aktivitet individual apo familjar

ne nje nga fushat e prodhimit bujqesor dhe blegtoral dhe qe furniojne

me produktet e tyre nje person qe eshte regjistruar si subjekt

TVSH-se. Perfitues te ketij kompensimi do te jene te gjithe

rodhuesit bujqesor dhe blegtoral, te cilet nuk kane detyrimin dhe

uk jane te regjistruar si subjekte te pagimit te TVSH-se dhe kjo

agese do t’u behet kundrejt nje kodi...

6 Shtator 2007

Gjoba per fermeret qe nuk punojne

tokat

Nje dite pas deklarates se kryeministrit Sali Berisha, te bere ne

Dropull, se qeveria shqiptare shume shpejt do te aplikoje gjoba teper

te renda per ata fermere qe nuk shfrytezojne tokat ne pronesi te

tyre per te marre prodhime bujqesore apo blegtorale, dikasteri i

Bujqesise ka njoftuar se puna per kete qellim ka filluar shume kohe

me pare. Sipas nje njoftimi zyrtar, Ministria e Bujqesise, Ushqimit

dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, po punon intensivisht per krijimin

e nje “data base” te fermereve ne te gjithe vendin, me qellim

regjistrimin e sakte te pasurise dhe aktivitetit qe kane fermeret sot.

Burime nga kjo ministri bene te ditur se grupi i punes ka perfunduar

mbledhjen e te dhenave per 360 mije ferma bujqesore qe jane aktualisht

ne te gjithe vendin dhe po punon per krijimin e nje sistemi te

ketyre te dhenave qe te perfshije statistika per sa me poshte: siperfaqen

e tokes qe ka ne pronesi fermeri, sa per qind te saj e punon,

llojin e kulturave bujqesore qe mbjell, te ardhurat qe merr nga aktiviteti

bujqesor apo blegtoral, etj. Sipas specialisteve te bujqesise,

realizimi i ketij projekti ka hyre tashme ne fazen intensive te perfundimit

te “data base”, qe do te sherbeje edhe per nismen me te re

qe do te ndermarre qeveria per sanksionimin me takse per te gjithe

ata fermere qe lene token djerre, - thuhet ne njoftimin e dikasterit te

kryesuar nga ministri Jemin Gjana...

28 Gusht 2007

27 mijë ha toka të shtetit për

kompensimin e ish-pronarëve

Toka e troje, prona të shtetit, do të vihen në dispozicion për kompensimin

e ish-pronarëve. Bëhet fjalë për 27 mijë ha toka e troje, të

cilat shteti do t’ia kalojë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave, për kompensimin fizik të ish-pronarëve, pretendentë për këtë

proces. Një fakt i tillë është bërë dje publik nga ministri i Bujqësisë,

Jemin Gjana, i cili gjatë fjalës së tij konfirmoi se janë rezervuara nga

shteti sipërfaqe prej 27 mijë ha, e destinuar specifikisht për kryerjen

e këtij kompensimi. Në këtë mënyrë, fondit prej 5 milionë dollarë që

qeveria ka akorduar për kompensimin financiar të ish-pronarëve në

rrethe të ndryshme të vendit, i shtohen për kompensim fizik edhe 27

mijë ha tokë, e cila realisht është pronë e shtetit...

1 Shtator 2007

Bujqësi, zbardhet skema e

rimbursimit të TVSH

Në një deklaratë për mediat, ministri i Financave, Bode dhe ai

i Bujqësisë, Gjana, kanë zbardhur skemën e re të kompensimit

për sektorin e bujqësisë. Sipas kreut të Financave, ky projekt

konsiston në krijimin e një skeme kompensimi për të gjithë fermerët

që kryejnë aktivitet individual apo familjar në një nga fushat

e prodhimit bujqësor dhe blegtoral dhe që furnizojnë me produktet

e tyre një person që është regjistruar si subjekt i TVSH-së.

Sipas tij, përfitues të këtij kompensimi do të jenë të gjithë

prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë, të cilët nuk kanë detyrimin

dhe nuk janë të regjistruar si subjekte të pagimit të TVSH-së dhe

kjo pagesë do t’u bëhet kundrejt një kodi. ..

5 Shtator 2007

Flet ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe

Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin

Gjana

Skema e mëparshme ka patur një mangësi të theksuar, sepse

ka patur mungesën e njërës palë në këtë raport të shit-blerjeve,

ata që grumbullonin dhe që thithnin produktet. Pra, nuk ka qenë e

interesuar edhe pjesa tjetër, e kam fjalën për fermerët, pasi nuk

kanë qenë pjesë e saj. Prandaj regjistrimi manual që kemi bërë

vitin e kaluar, ka evidentuar 336 mijë ferma në vend (natyrisht ka

ende një pjesë të vogël që është ende e paregjistruar, sepse ka

ende familje fermere që janë zhvendosur brenda vendit ose jashtë)

që përbën mbi 95% të numrit të përgjithshëm të fermave ekzistuese

që veprojnë në të gjithë vendin. Duke u nisur nga kjo

skemë, me buxhetin shtesë të 2007-ës, Ministria e Financave ka

akorduar për Ministrinë e Bujqësisë një sasi parash që do të përdoret

në procesin e përgatitjes së termave të referencës dhe

prokurimit të tenderimit, për të hapur tenderin e kompjuterizimit

të kartelave dhe pajisjen me një kod për secilën kartelë të fermerëve

të regjistruar. Natyrisht, këto të dhëna do të përditësohen

sipas ndryshimeve që do të kenë. Por kjo do të shërbejë si bazë

për të dhënat dhe krijimin e një regjistri bazë publik. Dhe tashmë

do të jenë dy palë që do të kontrollojnë procesin. Natyrisht që

do të ketë dhe probleme të informalitetit dhe nuk do të eliminohen

tërësisht menjëherë me zbatimin e skemës...

4 Shtator 2007

Ligji i ri: Fermerët të përfitojnë

mbështetje financiare nga buxheti

Drejtuesit e ministrisë apelojnë për më shumë kreditim

për këtë sektor nga ana e sistemit bankar në vend

Bujqësia shqiptare, e cila aktualisht importon në vlerë monetare

500 milionë dollarë për plotësimin e nevojave me produkte,

tashmë ka një ligj të sajin, të sapomiratuar. Ky ligj pritet të rrisë

fondet nga buxheti vjetor i Ministrisë së Bujqësisë për të mbështetur

në formë subvencioni një pjesë të investimit që fermerët

bëjnë në këtë sektor. Zëvendësministri Ndoc Faslia thekson se

për vitin 2007 u dhanë 4 milionë dollarë për mbështetje të disa

sektorëve prioritarë si pemëtaria, vreshtaria dhe ulliri, duke rritur

sipërfaqen e mbjellë me këto 3 kultura, në rreth 1000 ha. Sipas tij,

për vitin 2008 fondi do të jetë akoma më i madh dhe do të administrohet

si pjesë e programit për bujqësinë, që do të krijohet me

miratimin e këtij ligji. Faslia sqaron se e veçanta tjetër e këtij ligji

do të jetë fakti që Ministria e Bujqësisë do të mbështesë në të

ardhmen në vartësi nga buxheti vjetor i saj edhe aktivitete të tjera,

që lidhen me përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale. …

23 Gusht 2007

Zbritje 6% të TVSH 336 mijë fermave

Ministria e Financave së bashku me Ministrinë e Bujqësisë

dhe Ushqimit prezantoi dje skemën e re të rimbursimit të TVSH

në masën 6%. Ky projekt konsiston në krijimin e një skeme kompensimi

për të gjithë fermerët që kryejnë aktivitet individual

apo familjar në një nga fushat e prodhimit bujqësor dhe blegtoral

dhe që furnizojnë me produktet e tyre një person që është regjistruar

si subjekt i TVSH-së. Përfitues të këtij kompensimi do të

jenë të gjithë prodhuesit bujqësor dhe blegtoral të cilët nuk kanë

detyrimin dhe nuk janë të regjistruar si subjekte të pagimit të

TVSH-së dhe kjo pagesë do t’u bëhet kundrejt një kodi, një numri

verifikimi që do të lëshohet për secilin prej fermerëve nga

Ministrisë e Bujqësisë dhe Ushqimit sipas një statistike, sipas

një regjistrimi që është bërë në gjithë territorin e vendit për të

identifikuar gjithsecilin prej fermerëve dhe prodhuesve bujqësor

dhe blegtoral në gjithë zinxhirët e përfitimeve dhe të kompensimit

të TVSH-së. Kompensimi do të mbulojë atë pjesë të

TVSH-së që fermerët kanë paguar si blerës në treg por që i përket

mallrave të furnizuara si plehra, makineri, farna dhe gjithçka

që përdoret në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, për të cilat

fermerët nuk janë përdoruesit përfundimtar...

4 Shtator 2007

Tirana Observer

Premtimi i kryeministrit Berisha në Fier:

Rimbursimi i TVSH-së për fermerët do

bëhet 6 për qind

FIER- Kreu i qeverisë, Sali Berisha, është ndalur dje në qytetin

e Fierit, ku ka vizituar kompaninë e naftës “Albpetrol”, është

takuar me kreun e bashkisë, si dhe ka vizituar tregun privat bujqësor

të këtij qyteti. I shoqëruar nga ministri i Tregtisë dhe Energjetikës,

Genc Ruli, kryeministri Berisha dhe drejtuesi i “Bankers”,

Richard Wadworth, është takuar me punonjës të sipërmarrjes

së përbashkët “Bankers”-”Albetrol” në Patos. Gjatë takimit,

ai ka vënë në dukje rritjen e prodhimit të naftës vendase, duke

shtuar se do të mbështesë të gjitha investimet shqiptare dhe të

huaja në këtë industri. Wadworth nga ana e tij tha se “Bankers”

do të investojë 40-60 milionë dollarë në këtë sektor. Kreu i qeverisë

është takuar edhe me kreun e bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo,

si dhe drejtues të tjerë të pushtetit vendor të këtij qarku. Gjatë

takimit ai premtoi se, në shtator ujësjellësi do të kalojë në varësi

të bashkisë. ...

4 Shtator 2007

55

Nga 1 janari 2008, rimbursim 6% të

TVSH-së për 380 mijë familje fermerësh

Përmes skemës kompensohet buxheti familjar i fermerëve,

me një vlerë prej 5 miliard lekë në vit. Përdorimi i nivelit prej 6

% nxit pjesëmarrjen dhe futjen në treg të prodhimeve bujqësore

blegtorale...

5 Shtator 2007

BB investime per bujqesine

Projekti i 3-te i ujitjes dhe i kullimit ne sistemin e bujqesise,

qe po zbatohet nga Banka Boterore ne vendin tone, ka ne proces

rehabilitimi deri tani rreth 136 objekte ujitjeje dhe 26 diga rezervuaresh,

qe shtrihen ne rreth 25 mije hektare toke bujqesore...

1 Shtator 2007

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!