20.04.2013 Views

agrobiznesi 69 - KASH

agrobiznesi 69 - KASH

agrobiznesi 69 - KASH

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

14 Agrobiznesi

7 shtator - 20 shtator 2007

INDUSTRI E VAJIT

Vaji rigjen

tregjet

Një produkt që po kërkohet nga të gjitha tregjet

botërore, por që vuan mungesën e lëndës së parë. Vaji

shqiptar i ullirit duket se po i rikthehet sukseseve. Pas

një rritje të madhe të eksporteve në 2006-ën, këtë vit

produkti po njeh tregje të reja, si Malajzia, ku janë eksportuar

rreth 11 ton vaj extra virgin, i etiketuar “Product

of Albania”.

Nëse në 2005-ën industria

e vajit të ullirit zhgënjeu me

rënien drastike të eksporteve,

deri në 60%, pas një viti ky sektor

duket se e ka rimarrë veten.

Viti i kaluar ka njohur edhe

rritjen më të madhe të eksporteve

të vajit të ullirit që nga

vitit 1999. Kompanitë vendase

kanë eksportuar rreth 21 milion

lekë vaj duke shënuar një

rritje prej 1420% krahasuar

me 2005-ën. Kërkesat nga

vendet perëndimore kanë qenë

dhe vazhdojnë të jenë të shumta,

por në 2006-ën ka qenë

pikërisht Kroacia vendi që ka

marrë edhe sasinë më të madhe

të vajit të ullirit shqiptar,

rreth 17.5 milion lekë ose

rreth 48 ton.

Përpunuesit vendas thonë se

kërkesat për eksport janë të

shumta, madje edhe nga vende

të largëta si ato aziatike, por

fabrikat vendase prodhojnë në

kuota mjaft të ulëta, duke mos

patur mundësinë t’u përgjigjen

blerësve të huaj.

Sipas Valentina Postoli,

Kryetare e Shoqatës së

Prodhuesve të Vajit Ushqimor,

AOA, industria e vajit të ullirit,

sidomos ajo që prodhon vaj

extra të virgjër, të virgjër dhe

bio, ka mjaft vështirësi në

gjetjen e lëndës së parë, faktor

që ndikon edhe në sasinë

pothuajse minimale që prodhohet

në fabrikat vendase.

“Ndonëse në fabrika janë

investuar mbi 20 milion USD

në teknologji, ku shumica e

tyre kanë futur linjën më moderne

“Pieralizi”, mungesa e

lëndës së parë e vështirëson

shumë rritjen në treg e sidomos

shtimin e eksporteve”,- thotë

Postoli.

Ndonëse vaji i ullirit shqiptar

cilësor preferohet së

tepërmi nga të huajt, sasitë e

eksportit jo vetëm që janë minimale,

por në shumicën e rasteve

nuk mbajnë as vulën “Made

in Albania” me vete. Pjesa më

e madhe e blerësve të huaj që

marrin vajin shqiptar e importojnë

atë rifuxho duke e ambalzhuar

vetë, por edhe në raste

ku ka ambalazh etiketa është

“ekskluzivitet” i blerësit. Sipas

përpunesve, vaji i ullirit shqiptar

blihet nga disa kompani

të caktuara, edhe eksportohet

më pas në shtete të mëdha, si

Shtetet e Bashkuara të

Amerikës.

Megjithatë, përpos mungesës

së markës shqiptare, përpunesit

më së shumti i druhen

mungesës së lëndës së parë dhe

një numri të vogël të ullishtash,

që kërcënon prodhimin

në këtë industri.

Tregu 1.3 miliard

lekë

Tregu i vajit të ullirit ka

xhiruar afro 1.36 miliard lekë

në 2006-ën. Prodhimi vendas

ka mundur të zërë rreth 73%

të tregut, me 2500 ton ose 1

miliard lekë prodhim. Importi

në 2006-ën është vetëm 27%

e tregut me afro 360 milion

lekë vaj ulliri të ardhur nga vendet

e huaja.

Sipas të dhënave nga ACIT,

importi i vajit të ullirit është

thuajse 18-fish më i lartë sesa

eksporti, me një nivel prej

rreth 363 milion lekësh në

2006-ën. Në fakt, viti i kaluar

ka njohur një rënie krahasuar

me 2005-ën, afro 5% (nga 387

milion lekë në 363 milion

lekë). Ulja e importit flet për

një konsolidim të industrisë

vendase dhe shtim të prodhimit.

Shteti nga importojmë më

shumë vaj ulliri është Italia, që

zë rreth 90% të totalit të importit.

Në fakt, përpunesit vendas

thonë se vaji që mbërrin

nga importi, e sidomos ai italian

që reklamohet si shumë

cilësor është shumë larg cilësisë

së vajit shqiptar. Çmimi i

vajit të importit është edhe më

i ulët se ai vendas, duke

konkurruar kështu në mënyrë

të padrejtë produktin “Made in

Albania”. E dyta në listën e

importeve renditet Greqia, që

zë vetëm 6% të totalit për vitin

2006.

Prodhimi, vetëm

2500 ton/vit

Zgjatja e periudhës së

privatizimit të ullishtave

ndikoi mjaft në dëmtimin e ullishtave

të reja (të mbjella në

vitet 1986-1990), ndaj edhe

fondi aktual u zvogëlua me

afro 1 milion rrënjë ullinj,

kryesisht në rrethet Sarandë,

Vlorë, Lushnjë, Durrës. Që

prej 15 vitesh shkalla e shërbimeve

ndaj pemës së ullirit

është shumë e ulët, fakt që ka

ndikuar në rënien drastike të

prodhimit të vajit të ullirit. Sipas

të dhënave zyrtare nga Ministria

e Bujqësisë prodhimi vjetor

i vajit të ullirit ka rënë në

2500 ton, ku në vitin 1984

niveli i tij arrinte në 5200 ton/

vit.

Shkalla e lartë e emigrimit

të popullsisë, sidomos asaj në

moshë pune në rrethet Sarandë

e Vlorë është një faktor që ka

ndikuar në uljen e shërbimeve

ndaj ullirit, dhe Saranda nga

vendi i tretë ka kaluar në vendin

e shtatë përsa i takon nivelit

të prodhimit të ullirit.

Sipas të dhënave të AOA,

Shqipëria ka më shumë rrënjë

ulliri sesa Franca, por rendimentin

e ka afro 4 herë më të

ulët.

Vitet e fundit janë mbjellur

afro 50,000-80,000 fidanë ullirit

në vit dhe është rritur

përkudesja sidomos në rrethet

Fier, Mallakstër, Berat, Tiranë,

etj. Shqetësimi i prodhuesve të

vajit është kujdesi për importimin

e fidanëve të pastër

dhe ruajtja e varietetit vendas

gjatë plotësimit të boshllëqeve

në ullishtat ekzistuese.

“Në këtë drejtim duhet bërë

kujdes që të plotësohet objektivi

i Strategjisë së Gjelbër për

mbjelljen e 5000 ha ullishtave

të reja deri në vitin 2010”,thotë

Postoli.

Lënda e parë, larg

cilësisë

Megjithëse prodhimi i vajit

të ullirit po njeh rritje, ende

cilësia e lëndës së parë mbetet

problem për industrinë e re të

përpunimit duke prodhuar vaj

me cilësi jo të mirë. Vazhdimi

I praktikës së vjeljes së ullirit

me shkundje si dhe mospërdorimi

I rrjetave nën kurorë për

të evituar ndotjen me baltë dhe

shkallë e lartë e infeksionit e

dëmtimit të frutave nga insektet

sidomos miza e ullirt, bëjnë

që ullinjtë të kenë cilësi të ulët.

Për më tepër një vjelje e vonuar

dhe mosdorëzimi për përpunim

menjëherë pas saj si dhe

përdorimi I thasëve plastikë si

mjet transporti bëjnë që fruit I

ullirit të nxehet, myket, plagoset

dhe për rrjedhojë të japë

një vaj me aciditet të lartë.

Aktualisht afro 44,000

familje fermerësh që kultivojnë

ullinj mbajnë 2500 ton

vaj ulliri për konsum familjar

ose për të shitur, me një vlerë

prej rreth 8 milion USD. Sipas

përpunuesve, vetëm një sasi e

vogël grumbullohet dhe ruhet

pranë fabrikave.

“Është e vërtetë që deri më

sot në industrinë e përpunimit

të vajit janë kryer investime që

kapin shifrën e 20 milion USD,

por efektiviteti I përdorimit të

tyre lë shumë për të dëshiruar.

Për ndihmuar daljen nga kjo situatë

bllokuese shoqata e vajit

ka shtuar aktivitetet, sidomos

në ato zona ku edhe numri I ullishtave

është më I madh”.

Konsumi, vetëm 0.5

litra në vit/banor

Tregu shqiptar i vajit të ullirit

është në gjendje të vështirë.

Sipas prodhuesve, vetëm

familjet fermere kultivuese të

ullirit dhe afro 10% e familjeve

qytetare konsumojnë vaj

ulliri puro të pastër. Gjithë pjesa

tjetër e familjeve detyrohen

të konsumojnë vaj të përzier

ullirt, nisur nga shishja, taposja

dhe etiketa. Prodhuesit

thonë se një pjesë e madhe e

shisheve që tregtohen në zonat

e mëdha si Tiranë, Durrës nuk

kanë cilësinë e reklamuar e

madje në mjaft raste janë edhe

të falsifikuar.

Sipas përllogaritjeve , në

Shqipëri konsumi I vajit të ullirit

është rreth 2 litra për banor/vit

në zonat rurale dhe rreth

0.5 litra për banor/vit në qytet.

Në krahasim me vendet e tjera

të Mesdheut kultivuese të ullirit,

konsumi shqiptar është

shumë I ulët (20 litra/banor/vit

është niveli I Greqisë).

Prodhuesit thonë se duhet bërë

ende shumë në drejtim të

edukimit dhe sensibilizimit të

moshave të reja dhe të popullsisë

së zonave malore në

brendësi të vendit. Sipas kryetares

së Shoqatës, Valentina

Postoli, ky organizëm ka këmbëngulur

vazhdimisht për

përmirësimin e legjislacionit.

Sipas Postolit, ligji për “Për

prodhimin dhe tregtimin e vajit

të ullirit” dhe referimet e tij

ndaj normave të Bashkimit Europian

kanë ndikuar në

forcimin e marrëdhënëieve

fermerë-përpunues-tregtarkonsumator.

Shoqata po punon gjithashtu

për të rritur prodhimin e ullinjve

të shëndetshëm,

përmirësimin e teknologjisë

së përpunimit me synim cilësinë

ekstra-virgjër të vajit dhe

sidomos rifillimin e eksportit

të tij mbështetur në pëlqimin e

aromës dhe shijeve nga tregu I

huaj.

Mbrojtja e interesave të

kësaj industrie kërkon mbështjetjen

e shtetit dhe të bankave

për kryerjen e disa shërbimev

që fermeri nuk I përballon dot

I vetëm për shkak të kostos së

lartë si dhe një pjesëmarrje

active të projekteve për

zgjidhjen e problemeve teknike.

Kërkesat: Si mund të

nxisim industrinë

Për të nxitur rritjen e prodhimit

të vajit të ullirit industrialistët

kërkojnë ndërhyrjen e

shtetit, që mund të shërbejë si

një rregullator shumë I mirë I

tregut dhe I marrëdhënieve

fermer-përpunues.

Sipas përpunuesve, duhet të

nxiten modele të kontraktimit

midis ullishtarëve dhe përpunuesve,

me qëllimin që ruhet

vaji I prodhuar në mënyrë kolektive

dhe të rregullt duke garantuar

kështu edhe cilësinë.

Vetë industrialistët janë të

gatshëm që të ngrenë një kooperativë

vendase për

tregtimin e vajit të ullirit, që do

të mundësonte që grupe përpunuesish

me dëshirë dhe nivel

dhe të përafërt teknologjik

të mund të arrijnë të kenë sasi

vaji të mjaftueshme për të siguruar

kontrata eksporti të rregullta

me blerësit e huaj. Aktualisht

sasitë tepër të vogla të

prodhimit që dalin nga fabrikat

shqiptare pengojnë vendosjen e

një marrëdhënie të rregullt dhe

afatgjatë midis prodhuesve dhe

blerësve të huaj.

Njëherësh përpunuesit

kërkojnë edhe uljen e numrit të

pronarëve të ullishtave përmes

konsolidimit të ngastrave midis

ullishtarëve, që do ta

shndërrronte ullishtarinë në një

aktivitet fitimprurës dhe do të

rikthente fermerët tek to.

Çertifikimi mbetet gjithashtu

edhe një kërkesë e vazhdueshme

e përpunuesve, të

cilët e shohin si një mundësi të

mirë vendimin e qeverisë për

subvencionimin në masën 50%

të këtij procesi.

“Një Miss” për vajin

shqiptar të ullirit

Ndonëse prodhuesit vendas

të vajit të ullirit nuk po arrijnë

dot që të shtojnë sasitë e prodhimit,

ata duken se e kanë

marrë mjaft seriozisht sigurimin

e një cilësie të lartë për

produktin e tyre. Ky vit është i

treti radhazi që në Shqipëri zhvillohet

konkursi për vajin më

të mirë të ullirit, të virgjër dhe

ekstra të virgjër. Një juri me

specialistë përzgjodhi edhe më

të mirët e prodhuesve cilësorë,

të cilët konkurronin në dy kategori

vaj i virgjër dhe vaj i ekstra

i virgjër, ndërkohë që u rezervua

edhe një çmim për analizën

më të mirë kimike. Çmimin e

parë në kategorinë të virgjër e

fitoi kompania “Ani”, me qendër

në Qeparo, e ndjekur nga “Ivap”

me qendër në Mullet. Ndërkohë

në kategorinë extra vergine

ishte kompania “Skilja” nga Elbasani

që mori çmimin e parë,

e ndjekur nga “Shkalla” me

qendër në Tiranë dhe në vend të

tretë u rendit “Ivap”, Mullet, Tiranë.

Çmimin për analizën më

të mirë kimike mundi ta marrë

kompania “Skilja”. Në ceremoninë

e organizuar në Tirana International

Hotel u dhanë çmimet

për shtatë fituesit e konkursit

kombëtar të vajit të ullirit 2007.

Ceremonia ishte në fakt përmbyllja

e seminarit një ditor e

mbështetur nga USAID në bashkëpunim

me Shoqaten e Vajit

Ushqimor, me qëllimin për të

fuqizuar sektorin e vajit të ullirit.

Firmat fituese u zgjodhën

nga një panel testi organo-shqisor

të përbërë nga gjashtë specialistë

shqiptarë dhe një eksperte

e huaj. Specialistët shqiptarë

janë trajnuar nga një supervisor

paneli ndërkombëtar e

çertifikuar nga Këshilli

Ndërkombëtar i Vajit të Ullirit

–IOOC, që erdhi në Shqipëri

nëpërmjet projektit të USAID,

Zhvillimi i Ndërmarrjeve Shqiptare

& Shërbimet e Tregut të

Eksportit. Analizat kimike për

vajrat konkurrentë u kryen nga

Instituti i Kërkimeve Ushqimore,

Tiranë. Në konkursin e

zhvilluar morën pjesë 17 firma

prodhuese shqiptare me mostrat

e tyre të vajit ekstra të virgjër

dhe të virgjer dhe u analizuan 21

mostra. Sipas prodhuesve vendas

ky aktivitet është mjaft i

dobishëm për promovimin e

vajit të ullirit si dhe nxitje e

dobishme për të prodhuar një

produkt cilësor. Në Shqipëri që

nga vitit 1999 ka nisur të prodhohet

vaj extra vergine.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!