29.07.2013 Views

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

NACIONALE

VAKITE E VITIT 2010

Janar Prill

Vdekja e Fadil Feratit

Fadil Ferati, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i Istogut,

ka vdekur në fund të janarit në një spital në Gjermani.

Ai ka vdekur në moshën 50-vjeçare pas një sëmundjeje

të gjatë dhe të rëndë. Kryesia e LDK-së i kishte shprehur

ngushëllime familjes Ferati, qytetarëve të Istogut dhe gjithë

Kosovës për ndarjen nga jeta të Feratit. Me këtë rast, atë

kohë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i kishte dërguar

një telegram ngushëllimi familjes Ferati.

Shkurt

Shkarkohet Artemije

Peshkopi serb i Rashkës dhe i Prizrenit, Artemije, është

shkarkuar nga posti i tij. Vendimi ishte marrë në mbledhjen

e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe. Ai akuzohej

për shpërdorim posti, pasurim të paligjshëm dhe dhënie

pas luksit të shfrenuar.

Mars

Shkoi Sheremet Ahmeti

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet

Ahmeti pas një periudhe të gjatë në polici, u shkarkua nga

detyra e të parit të policisë. Ai është shkarkuar nga kryeministri

Hashim Thaçi. Pas shkarkimit të tij, Sheremeti është

emëruar drejtor i Shkollës policore në Vushtrri. Atë e pasoi

gjeneral Behar Selimi.

EULEX-i, kontrabandues dhe hetues

Disa policë rumunë të EULEX-it arrestohen në pikën kufi tare mes Kosovës dhe Maqedonisë për shkak të kontrabandës

me pije alkoolike dhe cigare. Ata cigaret i kishin futur në qese, ndërsa shishet e rakisë vetëm i kishin vendosur thjesht në

bagazhin e veturave të tyre. Ndjenja se janë zyrtarë të misionit evropian në Kosovë- EULEX, ka mjaftuar për ta që të mos

kujdesen edhe aq shumë për paketim të mallit, që kanë dashur ta çojnë në shtëpi. Mallin e kishin futur kudo. Më shumë

se paketimi, për ta me rëndësi ka qenë që të kalohen kufi jtë pa paguar doganë. Gjithashtu në këtë muaj, forca të njësisë

speciale kanë bastisur Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit që udhëhiqej nga Fatmir Limaj. Ata kanë

bastisur MTPT-në, një banesë në Prishtinë si dhe dy shtëpi, njërën në Veternik dhe atë në Banjë të Malishevës. Një ditë

pas bastisjen, zyrtarë të EULEX-it kanë thënë se po hetojnë për dyshimet për korrupsion në tenderët që kanë të bëjnë

me rrugët në vitet 2007 2009. Janë konfi skuar serverë e dokumente me rëndësi.

Arrestohet Geci ,

kontrollohet Thaçi

EULEX-i arreston Sabit Gecin, ish-komandant i UÇKsë.

Dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në krime lufte gjatë

vitit 1999. Geci ishte arrestuar rreth mesditës në shtëpinë

e tij në lagjen “Pejton” në Prishtinë, nën akuzat se ka kryer

krime lufte në Kosovë gjatë periudhës prill – qershor të vitit

1999. Përveç kësaj, në këtë muaj, EULEX-i kishte kontrolluar

kryeministrin Hashim Thaçi, para se ai të shkojë në

vizitë zyrtare në Turqi. Zëvendës kryeprokurori i EULEX-it,

Johannes van Vreeswijk, në atë kohë ka thënë se askush nuk

është mbi ligjin. Por, vetë ligji ia mundëson kryeministrit

kalimin në aeroport pa kaluar në kontroll.

Gjysmë shekulli burg

15

Maj Qershor

Arben Berisha është gjetur fajtor për vrasjen e policit

Triumf Riza. Ai u dënua me 40 vjet burg. I akuzuari tjetër,

Fitim Avdiu me 10 vjet heqje lirie, kurse Agron Emini me 2

mijë euro. Për këtë vrasje kërkohen edhe Enver Sekiraqa,

Rrahim e Ilir Abdullahu.

Aktualisht Sekiraqa dyshohet se ndodhet në Irlandë, por

ekstradimi i tij në Kosovë është proces shumë i komplikuar

sepse shteti ynë nuk ka marrëveshje dypalëshe me Irlandën.

VAZHDON NË FAQE 18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!