29.07.2013 Views

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011 3

Kur e kishte kënduar për herë të parë këngën “Love Me

Tender”, në shtator të vitit 1956, Elvis Presley garant nuk e

kishte ditur se ekziston njëfarë territori i quajtur Kosovë. Por,

me siguri do të ngazëllehej po ta merrte vesh se tash, më

shumë se 30 vjet pas vdekjes, njëra pjesë e titullit të këngës së

tij është bërë shumë e dashur në Kosovë.

Love Me Tender

Imer Mushkolaj

1.

Dimër i fortë po mbante natën e 31 dhjetorit

1998. Po vazhdonte të fl itej për intervenimin e

NATO’s në Kosovë dhe pakkujt i vinte ndërmend

se muaj më pas, shqiptarët do të përjetonin

eksodin e madh dhe gjërat do të ndryshonin

radikalisht.

Kisha muaj që gjendesha në Austri. Në natën

e ndërrimit të moteve, përveç shpresës se vitin

tjetër do të bëhej më mirë, ngushëllim të vetëm

kisha një shpërblim gazetarie, të ndarë nga një

ndër gazetat e pakta që botoheshin asokohe në

Kosovë.

Isha shpërblyer për raportim rreth luftës së

Kosovës. Shpërblimin nuk e mora kurrë, por kjo

kishte pak rëndësi. Atëbotë mjaftonte diçka e

vogël, për ta mbajtur shpresën gjallë.

Por, austriakët kishin të tjera telashe. Gati

katër vjet pas hyrjes në BE, politikani djathtist

ekstrem, Jörg Haider, po ngrihej me të shpejtë

në karrierë, duke u rizgjedhur guvernator i krahinës

së Kärntenit dhe s’kishte kush që e ndalte

drejt pushtetit qendror. Por, një tender për

njëfarë investimi publik nuk po e linte rehat.

Me gjermanishten time që linte shumë për të

dëshiruar, përpiqesha të lidhja fi jet e asaj që po

ndodhte. Gazetat, sidomos ato lokale, vlonin

nga shkrimet. Dikush duhej të ndëshkohej. Dhe

ashtu ndodhi.

2.

Hitradio Ö3 në 99.9 FM njihej për muzikë

të mirë. Shpesh, shumë shpesh transmetonte

edhe këngë të Elvis Presleyt. Me siguri ndonjë

teknik aty e adhuronte shumë. Sidomos këngën

“Love Me Tender”. E njëjta po “rrotullohej” edhe

atë natë të Vitit të Ri. Natyrisht, ai i këndonte

dashurisë dhe kënga s’kishte lidhje me tenderin

e Kärntenit.

Kur e kishte kënduar për herë të parë, në

shtator të vitit 1956, në shoun e Ed Sullivanit,

Presley garant nuk e kishte ditur se ekziston

njëfarë territori i quajtur Kosovë. Mund të ketë

shkuar nga kjo botë, 21 vjet më vonë, me po të

njëjtin merak!

Por, me siguri do të ngazëllehej po ta merrte

vesh se tash, më shumë se 30 vjet pas vdekjes,

njëra pjesë e titullit të këngës së tij është bërë

shumë e dashur në Kosovë. Nga politikanët dhe

biznesmenët. Fjala “tender”.

Në dekadën e fundit, nuk ka fjalë më të dashur

në Kosovë. Për ata që përfi tojnë para të

majme nga tenderët, e shumica e të cilëve nuk

kanë ndonjë simpati për muzikën e Presleyt.

Bile, mund të ketë nga ata që mendja ua thotë

se këngëtari legjendar po këndon pikërisht

për tenderët. Për dashurinë ndaj tenderëve.

Aq dinë, aq mendojnë.

3.

Shumë rrëfi me të kolegëve të mi gazetarë

pështillen rreth tenderëve, vite me radhë. Temat

janë të ndryshme: shkruhet për politikanë

që llogaritë bankare ua mbushin ata që u japin

punë, për kompani që themelohen shpejt e shpejt,

vetëm sa për të fi tuar tenderë, për biznesmenë

që provojnë të bëhen politikanë, por

që iu mbyllet goja me tendera milionësh. Për

rrugë që shtrohen, e shtrohen, e shtrohen…

Për tenderë që hapen e rihapen.

Raportet kredibile ndërkombëtare vazhdojnë

t’i kenë në fokus parregullsitë në tenderime,

por kulturën e manipulimit dhe pasurimit me

ta s’ka kush që e çrrënjos.

4.

Jörg Haider vdiq në tetor të vitit 2008, në

një aksident automobilistik në Klagenfurt dhe

Europa “shpëtoi” nga ai. Pak muaj para kësaj

ngjarjeje tragjike, në Prishtinë u dha një tender

i dyshimtë shumëmilionësh, për një objekt

qeveritar.

Ftohtë është edhe këtë dhjetor. Lufta ka mbaruar

moti, por telashet vazhdojnë. Shumë më

të mëdha se të austriakëve.

Këtë vit, gazetarët kosovarë u shpërblyen

sërish - jo për raportime rreth luftës. Katër nga

pesë çmimet gazetareske për antikorrupsion iu

ndanë gazetarëve që hulumtuan tema për manipulime

tenderësh. Nuk dyshoj se ngjashëm

do të jetë edhe vitin tjetër.

Deri atëherë, ndonjë biznesmeni anlfabet

mund t’i shkrepë në mendje ta themelojë një

çmim me emrin e Elvis Presleyt, për “tenderin

më të mirë” - për dashurinë ndaj tenderëve.

Unë do ta festoj 34-vjetorin e lindjes, e Presleyt

do t’ia shënojnë 34-vjetorin e vdekjes.

Kosova do t’i mbush tri vjet themelimi e një

dekadë “tenderizimi”, kurse “Love Me Tender”

55 vjet. Presley s’ka faj pse dikush, mesazhin

e këngës së tij për dashuri ndaj femrës, e ka

keqkuptuar dhe shndërruar në dashuri ndaj

tenderëve.

P.S.

Atyre që “Love Me Tender” iu duket demode,

ta dëgjojnë këto ditë feste, ua rekomandoj

këngën “Tender” të rock grupit alternativ anglez,

Blur. Muzika nuk ka fund, as dashuria, as

tenderët… Urime, suksese!

Bëhuni gati për

Big Brother!

Big Brother 4 për tërë edicionin ju

kushton vetëm 7 EURO.

FALAS ofrohet për abonuesit e

pakos Premium dhe Premium HD.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!