29.07.2013 Views

RAPORTI I ZI - Gazeta Express

RAPORTI I ZI - Gazeta Express

RAPORTI I ZI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

JAVA XIV e BIG BROTHER ALBANIA 4

Ardian Jasiqi

ardian.jasiqi@gazetaexpress.com

Prishtinë, 1 prill –

Sonte e gjithë vëmendja do të jetë

e kthyer te një shtëpi. Shqiptarët

do të votojnë për katër kandidatë

brenda shtëpisë së BBA4, përderisa

gjërat do të jenë edhe më

interesante kur do të vijë largimi

i banorëve të fundit. Të gjithë

anëtarët që janë brenda tashmë

kanë thënë se janë fi tues, sepse

kanë arritur që me debate të forta

dhe lojë të mbushin mendjen

e publikut që mos t’i largojnë nga

ty, pavarësisht se jashtë ka pasur

thashetheme të shumta për ta.

Për çfarë do

të mbahen mend?

Edicioni i katërt i Big Brother Albania

sivjet do të mbahet mend

edhe për një gjë interesante. Për

herë të parë banorët kanë qenë

shumica të rinj, përderisa ajo

që ka zgjuar interesim edhe tek

adhuruesit e këtij spektakli ishin

femrat. Vëllai i madh i Shqipërisë

kishte zgjedhur që në këtë edicion

të thërriste vajza që në dukje

të parë dukeshin si modele. E

veçanta e këtyre vajzave ishte se të

gjitha përfaqësonin një fi lozofi të

ndryshme, ndërkaq edhe sa u përket

intrigave të dashurisë, edhe ky

edicion nuk do të mbetet pas. Përderisa

në Big Brother 3 ishte thënë

se ka pasur homoseksualë, në këtë

edicion, me puthjet e tyre, Mirjeta

dhe Klodiana zgjuan kërshërinë e

shumë njerëzve nga jashtë, duke

thënë se ka lesbike. Por, ky edicion

i Big Brother Albania do të

mbahet mend edhe për dy lidhje

diametralisht të kundërta, lidhja

e Mirjetës me Marielin dhe ajo e

Ogrenit me Nedën. Kjo e dyta u

ndërtua me një mori thashethemesh,

përkundër asaj të Mirjetës

dhe Marielit që ishte më ndryshe,

ku Mirjeta i kishte thënë Marielit

që e dashuronte. Por, nuk duhet

harruar edhe banorët e tjerë. Kosovarët

edhe sivjet nuk shkuan

në fi nale. Petriti dhe Alkena pavarësisht

mundit, nuk e arritën

këtë. E para, Alkena e teproi me

patriotizmin e saj, ndërkaq Petriti

në disa raste u tregua agresiv. Në

këtë edicion nuk do të harrohen

as Arusha e Madhe dhe Arusha

e Vogël. Janë Ergysi dhe Marieli.

Ergysi, një aktor i cili historinë e

familjes së tij e ktheu në një tregim

të bukur për jetën e vështirë,

kurse Marieli arriti që me vajin e

tij të bëhet një fytyrë komike për

publikun, por shumë i afërt me

banorët. Këtu nuk duhet harruar

as Alma. Vajza e tre vëllezërve

kishte po ashtu surprizat e saj.

Ndonjëherë intriguese, por edhe

shembull i tradhtisë, pasi e tradhtuan

në fund Neda dhe Ogreni.

Kurse Neda mund të kthehet në

një fi gurë tjetër. Ndoshta, nga fi lozofi

a e saj. Mund të jetë një fi gurë

komike për humoristët.

Finalja

Kur jemi te finalja, atëherë

mund të themi se katër fi nalistët,

me përjashtim të Ermelës, e cila

E SHTUNË, 2 PRILL 2011

Finalja

Pas më shumë se tre muajsh, edicionit të katërt të BBA 4 i erdhi fundi.

Për të gjitha këto ditë kemi parë debate, lojë, thashetheme, por edhe

seks. Tani katër banorët, tre meshkuj dhe një femër, do të konkurrojnë

për çmimin e madh.

ka qenë më së shumti e nominuar,

të tjerët nuk e kanë përjetuar këtë

ndjenjë. Madje, Marieli e ka thyer

rekordin nga të gjithë banorët e

tjerë. Ai kishte thënë se e ka thyer

një rekord të Genisit, por edhe

në këtë rast e ka thyer një tjetër.

Marieli që nga hyrja në shtëpi të

BBA 4, nuk ka qenë i nominuar

asnjëherë nga banorët, me përjashtim

kur ai është nominuar

me ndonjë procedurë ndryshe të

BBA4. Pavarësisht kësaj, ai konsiderohet

si njëri prej banorëve

që ka dhënë shembullin më të

mirë të banorëve aty brenda. E

vetmja femër që ka mbetur në

BBA4, Ermela edhe këtë javë ka

treguar se di të bëj lojë. Në javën

e fundit, Ermela ka shfrytëzuar

gjumin e Ogrenit dhe të Marielit,

për shkak se javën e kaluar dy të

dashurat e tyre dolën nga shtëpia,

duke qenë më e zhurmshmja në

shtëpi. Megjithatë, Ermela tregoi

vlerat e saj dhe në asnjë moment

nuk e injoroi Ogrenin, edhe pse ky

i fundit është paraqitur më i vetmuar

në këtë mes. Ogreni nuk ka

arritur që të socializohej në shtëpi,

edhe pse shumë e konsiderojnë

favorit në këtë finale dhe është

ndoshta njëri prej banorëve që

me fat arriti të qëndrojë në shtëpi.

Kurse i fundit është Ergysi. Arusha

e vogël, të cilit nuk i pëlqen shumë

ta thërrasin me këtë emër,

po ashtu ka qenë njeri prej atyre

banorëve që pak e kanë shijuar

nominimin. Por, në fund ai mund

të konsiderohet kockë e fortë dhe

konsiderohet po ashtu një favorit.

SKEMA PROGRAMORE

HETIME INTENSIVE

Faqe 23

Ngjarje reale... Histori tronditëse... Vrasës serial... Kriminelë të sprovuar...

Hetues të vendosur në zbardhjen e çdo krimi... Metodat që hetuesit

amerikanë përdorin për zbërthimin e ngjarjeve kriminale dhe zbulimin e

autorëve. Si i mbledhin faktet, si i rindërtojnë ngjarjet dhe aftësia për të

vepruar shpejt, si çelësi kryesor drejt suksesit...

Çdo të diel në ora 21:00 në Explorer Shkencë.

DË GOLI I VËRTETË

TV

TIP

Ai ishte një nga gjigantët e shekullit XX. I adhuruar apo i urryer, ai dominoi

historinë e Francës për 30 vjet. Jeta e presidentit De Gol. Dy anët e tij të

medaljes si burrë shteti dhe si familjar... Dritëhijet e njërit prej njerëzve

më të pushtetshëm të botës. Shkroi me mijëra faqe, mbajti me qindra

fjalime, u fotografua dhe u fi lmua në çdo cep të planetit. Megjithatë,

mbetet i pakapshëm.

Çdo të enjte në ora 22:00 në Explorer Histori.

ZEMRA E SPANJËS

TV

TIP

TV

TIP

Spanja ndodhet në gadishullin Pirenej në Evropë. Në perëndim të saj

ndodhet Portugalia, në jug Gjibraltari dhe Maroku. Mbretëria e spanjollëve

zë një sipërfaqe prej 509 990 km2, në të cilën jetojnë 40,46 milionë

banorë. Për shkak të pozitës gjeografi ke, klima e Spanjës është jashtëzakonisht

e ndryshueshme nëpër rajone të ndryshme të saj.

Çdo të premte në ora 20:00 në Explorer Natyrë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!