29.07.2013 Views

RAPORTI I ZI - Gazeta Express

RAPORTI I ZI - Gazeta Express

RAPORTI I ZI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

FOTO: ATDHE MULLA

E shtunë, 2 prill 2011 7

Nacionale

Redaktor: Jeton Musliu • e-mail: jeton.musliu@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Nebih Maxhuni

nebih.maxhuni@gazetaexpress.com

Prishtinë, 1 prill —

Procesi i regjistrimit të popullsisë

ka nisur të premten, por jo pa

kundërshti edhe në mesin e shqiptarëve.

Komuniteti protestant nuk është

kundër regjistrimit, por nuk pajtohen

me pyetjen e dhjetë të Formularit

R3 për regjistrim, që ka të bëjë

me përkatësinë fetare të qytetarëve.

Sipas përfaqësuesve të këtij komuniteti,

kjo pyetje nuk ka nevojë të

jetë në formular.

Pastori Artur Krasniqi nga Kisha

Protestante Ungjillore e Kosovës,

thotë për Express se për këtë

çështje, ka qenë në bisedime me

institucionet e Kosovës, gjegjësisht

Ministrinë e Administratës Publike,

Entin e Statistikave, Komisionin për

regjistrim dhe Avokatin e Popullit.

Por, insistimet e përfaqësuesve të

kësaj kishe nuk ia kanë dalë që ta

heqin pyetjen nga formularët.

“Për këtë çështje ne kemi tentuar

që t`i drejtohemi edhe Gjykatës

Kushtetuese, por na kanë thënë se

nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë,

për shkak se padi ose diçka të tillë

mund ta bëjnë Qeveria, Kuvendi,

Presidenca dhe Avokati i Popullit.

Kemi kërkuar nga Avokati i Popullit

që ta bëjë një gjë të tillë, por procesi

nuk ka ecur mirë”, tregon Krasniqi.

Institucioni i Avokatit të Popullit

ka konstatuar se pyetja 10, bazë e

formularit të regjistrimit R3, nuk

është formuluar mirë dhe bazuar

në të drejtat dhe liritë fetare është

sugjestive, nuk përkon me Ligjin

për Liritë Fetare. “Kështu që formulimi

i tillë, apriori, krijon situatën e

domosdoshmërisë së përcaktimit

Nis nga Jasharët e Haradinajt

Prishtinë, 1 prill - Në ditën e parë të regjistrimit,

anëtarë të Komisionit komunal për

regjistrim në Skenderaj, regjistrues e kontrollorë

e kanë nisur punën e tyre me familjen

Jashari në Prekaz dhe aty janë pritur nga

Murat Jashari. Fadil Nura, kryetar i Komisionit…

ka thënë se është nder dhe kënaqësi

fetar të personit, i cili duhet të deklarohet

te regjistruesi”.

Pasi që i janë shterur të gjitha rrugët,

Kisha Protestante Ungjillore ka

vendosur ta bëjë publike në media

edhe një thirrje për komunitetin

protestant dhe komunitetet tjera,

duke ua sqaruar çështjen e pyetjes

rreth orientimit fetar dhe duke u

bërë thirrje që të mos përgjigjen

në ndonjërin nga opsionet e parashtruara.

“Pasi kjo pyetje është në

kundërshtim me Kushtetutën, ne

ftojmë të gjithë përfaqësuesit e komunitetit

tonë, simpatizantët dhe

të gjithë qytetarët e interesuar që

për hir të respektit të Kushtetutës

dhe për hir të integrimit sa më të

lehtë të Kosovës, në formular të

zgjedhin përgjigjen ‘Preferoj të

mos përgjigjem”, thuhet në apelin

e Kishës...

që regjistrimi të fi llohet në familjen Jashari.

Jashari tha se procesi i regjistrimit është

shumë i rëndësishëm dhe ka uruar që të

shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në Deçan, ndërkaq, një ndër familjet e para

që ua ka hapur dyert regjistruesve ishte ajo

Haradinaj në Gllogjan. Kryefamiljari Hilmi

NUK PYETEMI PER FENE

Në formularin për regjistrimin e popullsisë është futur edhe pyetja rreth përkatësisë fetare të qytetarëve. Kjo

ka ngjallur reagimin e Kishës Protestante Ungjillore, sipas të cilës një gjë e tillë është antikushtetuese. Avokati i

Popullit ka rekomanduar që kjo pyetje të mos bëhet farë nga regjistruesit, por qytetarëve t’iu sqarohet se s’janë të

obliguar të tregojnë përkatësisë fetare.

Qytetarët në veri i regjistron UNOPS

Mitrovicë, 1 prill - Megjithëse

regjistrimi i popullsisë ka nisur në

jug të Mitrovicës, drejtuesit e Komisionit

Komunal për Regjistrim

kanë bërë të ditur se procesi nuk

ka nisur në veri të qytetit dhe as në

lokalitetet shqiptare në atë pjesë

të vendit. Në një njoftim të Ko-

munës thuhet se për regjistrimin

e popullsisë në veri përgjegjësinë

e ka marrë Zyra për Shërbime Projektuese

të Kombeve të Bashkuara

(UNOPS). Ditë më parë zyrtarë

të Serbisë kanë insistuar që

këtë regjistrim ta zbatojë UNOPS.

Nënkryetari i Komunës, Riza Ha-

ziri, tha se paraprakisht përgatitjet

janë bërë që Komisioni Komunal

të marrë përsipër regjistrimin e

qytetarëve shqiptarë në fshatrat

shqiptare të Leposaviqit, Zveçanit,

Zubin Potokut, si dhe lagjeve

shqiptare në veri të Mitrovicës.

Megjithatë, UNOPS-i ka kërku-

Në një përgjigje që Avokati i Popullit

ia ka kthyer Kishës... thuhet

se ky institucion ka kontaktuar me

kryesuesin e Entit të Statistikave,

Ibrahim Shabani, për të kërkuar

riformulimin e pyetjes. Përgjigjja e

Entit të Statistikave ka qenë mjaft

interesante.

“Kryeshefi i ESK`së ka deklaruar

se ndryshimet në formularë janë të

pamundshme, pasi që tani më veç

janë shtypur 5 milionë kopje, pyetjet

janë formuluar sipas standardeve

evropiane për regjistrimin dhe

regjistrimi do të fi llojë më 1 prill”,

thuhet në përgjigjen që ESK ia ka

kthyer Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit ka pasur edhe

një kërkesë për ESK’në - që kjo

pyetje gjatë procesit të regjistrimit

të mos bëhet fare nga regjistruesit,

por në vend të saj të sqarohet se,

sipas Kushtetutës, qytetarët nuk

ar ta ketë edhe këtë përgjegjësi.

Lidhur me këtë, ka reaguar Kuvendi

i Komunës së Mitrovicës.

“Me keqardhje morëm lajmin se

banorët e fshatrave të komunave

Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,

të banuara me shqiptarë, si

dhe lagjet e qytetit të Mitrovicës:

Lagjja e Doktorëve, Kodra e Minatorëve,

Lagjja e Boshnjakëve

dhe Tre Rrokaqiejt, po ashtu të

banuara kryesisht me popullsi

Haradinaj, duke i mirëpritur regjistruesit, ka

thënë se kanë pritur shumë mirë këtë proces

të rëndësishëm për vendin. “Pas pavarësisë së

vendit, kjo është ngjarja e dytë më e rëndësishme

për Kosovën, ngase pas tri deceniesh

do të dihet për numrin e sakët të popullsisë

dhe nivelin e zhvillimit”, ka theksuar ai.

Formulari R3, pyetja 10

Cili është besimi juaj fetar?

1. Islam

2. Ortodoks

3. Katolik

4. Tjetër specifiko

5. Asnjë besim fetar

6. Preferoj të mos përgjigjem

(Përgjigjja nr. 6 rekomandohet

nga Kisha, si opsioni i vetëm në

këtë pyetje)

Në materialet propaganduese

që janë shpërndarë nëpër

Kosovë për vetëdijesimin e

qytetarëve rreth regjistrimit

thuhet se të intervistuarit

janë të obliguar të përgjigjen

në pyetjet thelbësore, ndërsa

“janë të lirë të mos përgjigjen

në pyetjet jothelbësore si përkatësia

etnike dhe fetare”.

4900 regjistrues

Në regjistrimin e popullsisë,

ekonomive familjare dhe banesave,

që nisi të premten, 4900

regjistrues gjatë 15 ditëve do

të trokasin derë më derë dhe

të plotësojnë pyetësorët. Ata

do të mbikëqyren nga 900

kontrollorë, 110 mbikëqyrës

dhe 40 inspektorë të shtetit,

të cilët do të ofrojnë këshillat

e nevojshme gjatë punës në

terren. Komisionet komunale

të regjistrimit gjithashtu do

të përkujdesen për mbarëvajtjen

procesit si tërësi, nëpër

komunat përkatëse. Enti i Statistikave

të Kosovës ka bërë

gjithë përgatitjet e nevojshme

që ky projekt i rëndësishëm

të zhvillohet sipas kritereve

dhe standardeve ndërkombëtare.

Operacioni Monitorues

Ndërkombëtar (IMO) dhe

EUROSTAT-i, nëpërmjet 27

monitoruesve ndërkombëtarë,

do të përcjellin procesin

e regjistrimit gjithandej nëpër

Kosovë.

obligohen ta tregojnë përkatësinë

fetare. “Kryeshefi i ESK’së ka deklaruar

se kërkesa e Avokatit të Popullit

lidhur me pikën 10 është e pranueshme

dhe se gjatë trajnimit të 5200

regjistruesve, ata do të udhëzohen

që pyetja 10 e formularit të bëhet sipas

kërkesës së Avokatit të Popullit”,

thuhet në përgjigjen e ESK`së.

shqiptare, nuk do të përfshihen

në procesin e regjistrimit nga ana

e Komisionit Komunal për Regjistrimin

e Popullsisë”, thuhet në

reagim. Këshilltarët komunalë

kërkojnë nga komisioni qendror

i regjistrimit që të bëjë çdo gjë që

është e mundur që ta lejojë regjistrimin

e këtyre banorëve nga

Komisioni Komunal, në mënyrë

që mos të shkaktohen pakënaqësi

tek qytetarët.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!