29.07.2013 Views

RAPORTI I ZI - Gazeta Express

RAPORTI I ZI - Gazeta Express

RAPORTI I ZI - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E shtunë, 2 prill 2011 3

Përderisa ne në Kosovë, shkaku i inferioritetit dhe në

emër të një patriotizmi lokal ngurrojmë të bisedojmë

edhe për çështje teknike me interes vital për qytetarët, në

Tiranë fl itet dhe debatohet si për një ngjarje kulturore, për

përkthimin e veprës së Ivo Andricit në shqip

Dialogu kulturor

krahas atij politik

Bardh Frangu

Napoleoni, ndërsa po e pushtonte Gjermaninë,

kishte urdhëruar që shtëpia e kompozitorit Joseph

Haydn të mos shkatërrohej. Ai madje kishte

caktuar edhe roje për t’u kujdesur për këtë. Napoleoni

edhe ishte përkulur para kompozitorit të

madh gjerman. Në këtë mënyrë, ai kishte dhënë

një shembull tipik që dëshmonte se pasuritë kulturore

janë interes tej nacional dhe tej shtetëror,

përkundër që luftërat karakterizohen me rrënim

civilizimesh, siç ishte edhe kjo e fundit në hapësirat

e ish Jugosllavisë, e identifi kueshme edhe me

plaçkitje, si në rastin e artefakteve të Kosovës.

Po ndërsa dialogu politik ka vazhduar dhe nuk

është ndërprerë as në pikat e vlimit më të lartë të

konfl iktit, çështja shtrohet se cili është dialogu

ndërkulturor në këto hapësira, veçmas ai mes

serbëve dhe shqiptarëve? Përderisa ne në Kosovë,

shkaku i inferioritetit dhe në emër të një

patriotizmi lokal, ngurrojmë të bisedojmë edhe

për çështje teknike me interes vital për qytetarët,

në qendrën politike dhe kulturore të shqiptarëve,

përkatësisht në Tiranë, fl itet dhe debatohet si për

një ngjarje kulturore për përkthimin e veprës së

Ivo Andricit në shqip. Kryebashkiaku Edi Rama

madje shkon edhe një hap tutje dhe shpërblen

me Çelësin e Tiranës Goran Bregovicin, autorin

e këngës për kallashin që bëri shkrumb këto

hapësira, duke djegur njerëz bashkë me trashëgiminë

e tyre kulturore. Në anën tjetër drejtoresha

e TKK-së, Burbuqe Berisha, ka marrë vendim që

të mos e lejojë shfaqjen “Çifti Martin” të marrë

pjesë në një festival të Beogradit. Ç’është ky paradoks

kulturor, do të thoshim?

Vërtet patriotizmi në këto hapësira ka kohë

është bërë një mall me afat të skaduar, por që

vazhdon të konsumohet dhe të jetë në treg njësoj

si ushqimet dhe barërat pa afat. Përkundër kësaj,

megjithatë, duhet të mësojmë nga shembujt

e mirë dhe t’i kapërcejmë këto komplekse që

shfaqen në formë barrierash. Kjo edhe për faktin

se një dialog ndërkulturor do të ishte ndihmesa

e madhe për zhvillimin me sukses të dialogut

të fi lluar politik, që edhe nga ndërkombëtarët

vlerësohet si shumë i nevojshëm për të dyja

shtetet.

Shembull për këtë kemi komunikimin kulturor

që kanë vendosur kroatët me serbët, të cilët jo

më lehtë se ne kaluan në luftën e fundit. Tashmë

si dy popuj kanë nisur pa kompleks të kultivojnë

një dialog kulturor, i cili i ka hapur shtegun edhe

atij politik dhe ekonomik.

Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur në

masë të konsiderueshme edhe ndërkombëtarisht.

Nuk ka asnjë arsye t’i frikohet asnjë lloj

komunikimi, i cili është në interes të të dyja

palëve. Nuk mund të jetë e frytshme ajo kulturë

që kultivohet në rrënjët e gjakut, për ta stolisur

sall pemën e vet, karakteristikë kjo e kulturave

të mbërthyera në skema etnonacionaliste. Një

shembull të tillë tipik kohë më parë e dëshmoi

drejtori i teatrit paralel të Kosovës, i cili vepron

në Mitrovicë të Veriut. Ai me trupën e tij kishte

ardhur deri në fshatin Pleshinë të komunës

së Ferizajt për të dhënë një shfaqje për plakën

Smilja, serben e vetme në këtë fshat, e cila nuk

qëndron mirë as me sy, e as me vesh. Por, ky

farë drejtori i teatrit paralel nuk ka kurajën që

shfaqjet e tij t’i sjell në skenën e TKK-së, madje

për të njëjtat motive siç ka vepruar edhe drejtoresha

Berisha.

Drejtoresha e TKK-së ndali një shfaqje, e cila

ka ndihmuar shumë në afirmimin e kulturës

sonë përtej këtij moçali të qelbur nga mediokritetet

dhe injoranca e madhe. Ajo, madje, këtë e

bëri duke mos përfi llur gatishmërinë e trupës që

të shkojë atje pa komplekse dhe të shfaq vlerat

teatrore në një konkurrencë kaq të nevojshme

për kulturën tonë.

Drejtoresha e ka ditur se trupa shqiptare e teatrit

të Shkupit, me shfaqjen “Gjenerali i ushtrisë

së vdekur” të Ismil Kadaresë, kohë më parë ishte

paraqitur në skenën e Beogradit dhe ishte pritur

shumë mirë edhe nga publiku, edhe nga kritika.

Madje, kësaj shfaqjeje më së shumti i ishte

gëzuar aktori ynë i madh Bekim Fehmiu, i cili

kishte pasur fatin ta përcillte dhe ta shoqëronte

këtë trupë shqiptare, e cila po e thyente akullin

dhe nëpërmjet një ngjarje teatrore po vendoste

një dialog kulturor mes serbëve dhe shqiptarëve.

Arsyetimet e drejtoreshës Berisha, të cilat thjesht

kishin të bënin me çështje teknike, dëshmonin

jo më shumë se frikën për zhvillimit e këtij

dialogu ndërkulturor. Mbase ajo këtë veprim e

ndërmerr në kohën kur na duhen përpjekje më

të mëdha se kurrë për të afi rmuar edhe këto vlera

të pakta që kemi në fushën e kulturës. Por, si

duket, kemi ndërtuar një standard kulturor për

të bërë një jetë të tkurrur brenda guacës sonë,

duke u ekzaltuar nga elozhet për njëri-tjetrin,

kinse për punët e mëdha që bëjmë. Madje këtë e

bëjmë deri në atë masën sa ta bindim edhe Halil

Budakovën që të marrë guximin dhe të niset për

në Hollywood.

Mirëserdhët

në botën HD!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!