29.07.2013 Views

KERCENOJNE ME SHPERNGULJE - Gazeta Express

KERCENOJNE ME SHPERNGULJE - Gazeta Express

KERCENOJNE ME SHPERNGULJE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Fadil Lepaja

E hënë, 11 mars 2011 25

Fjalët e Botës

Diçka ka ndryshuar. Bota tani

duket e çuditshme. Madje as

mënyra se si po lëvizin retë nuk është e

drejtë.

Kryetari komisionit për politikë

të jashtme i komedisë së quajtur

Parlamenti i Kosovës, Albin Kurti,

në tekstin e mëtejmë shkurt Albini,

po shqetësohet për dialogun Kosovë-Serbi,

me të drejtë. Në fakt,

sa herë që gjatë historisë na kanë

thënë mos u shqetësoni, ne jemi

ndarë keq, me b... të lagtë, dhe në

fakt jemi shqetësuar me kot pastaj.

Karavani ka hecur tutje, e ne

kemi.... protestuar.

Ky shqetësim i parakohshëm

i qytetarëve të Kosovës, madje

edhe atyre që kanë besim të plotë

në qeverinë dhe qeverisjen aktuale

është krejt i arsyeshëm, sepse ne

asnjëherë deri sot nuk kemi pasur

një qeveri që qeverisë në bazë të

vullnetit të qytetarëve të këtij vendi.

Ne kemi pasur miqtë,

armiqtë, dhe kemi pasur rebelët

tonë që shqetësoheshin vend e

pa vend, e kryesisht me vend,

dhe të cilët në fund kur u injoruan

plotësisht fi lluan të e nxjerrin

politikën jashtë institucioneve të

MATSUKO ITO,

Një 64 vjeçar, i cili po jeton

në një strehimore në

verilindje të Japonisë që

nga momenti i cunamit,

duke folur për tmerrin

që përjetoi pas tërmetit

me fuqi prej 7.1 shkallë të

Rihterit, më të fuqishmin

që goditi Japoninë pas

tërmetit të 11 marsit.

zaptuara për faqe të zezë, fi llimisht

në rrugë e pastaj edhe në mal.

Se Ademi qëndronte në mes

Prishtinës kur politika tashmë

kishte kaluar në mal, kjo është

çështje e cila meriton të trajtohet

në literaturën epike, po ashtu sikur

edhe Ademi tjetër i cili qëndronte

në shtëpinë e tij në Prekaz dhe

mbronte pragun e tij, familjen dhe

fshatin, në kohën kur ne të tjerët

veç i kishim kërkuar mejdan Serbisë

dhe kishim dalë në mal. Mbase

edhe rrugën e kishin humbur në

mal.

Në mejdan ndejti Ademi dhe u

bë epik, edhe Ademi tjetër në asfalt,

bashkë me Albinin dhe u bënë

epikë këta që mbetën, legjenda të

gjalla tashmë, u bënë tashmë të

papërshtatshme për politikën tonë

institucionale sepse krejt gjërat i

marrin tepër seriozisht. Sidomos

lirinë dhe demokracinë. Këta zyrtarët

e salloneve, ose më mirë me

thënë të odave, po thënë se janë

të papërshtatshëm sepse mbetën

krejtësisht të ngurtë, pariparueshëm

të ngurtë, të palakueshëm,

U qëlluan aq shumë fëmijë,

kishte aq shumë gjak. Njerëzit

kërkonin ndihmë, por çfarë mund

të bëja unë?

ZILDA NUNES,

E cila jeton përtej rrugës

përballë shkollës në Rio

de Janiero, në të cilën një

ish-nxënës vrau së paku

11 fëmijë dhe plagosi 18 të

tjerë, para se të vetëvritej.

Tre nga nipërit e Nunes

ishin brenda shkollës.

Karavani ecë, e ata protestojnë!

Fotoexpress

pariparueshëm.

Ata i kanë disa gjëra me të cilat

nuk bëjnë pazar, për dallim prej

këtyre politikanëve të sotëm të cilët

asnjëherë nuk kishin qëndruar “me

të katëra” në asnjë pozicion qoftë

ushtarak, qoftë politik. Nejse Albini

nuk është për me vajtue, vet e

ka zgjedhë rrugën e vet. Edhe këta

tjerët. Në këtë ose atë moment secili

e bënë zgjedhjen e vet. Madje

dikënd thjesht e zgjedh koha. Dikush

e zgjedh veten sepse mbetet

vet i fundit te kutijat.

Nejse, ikja, si do të thonin nëpër

barcoleta malazezët trima, ikja heroike

u shndërrua në legjendë, e

serbët na ndiqnin pa trohë burrnie.

U pa puna që burrni nuk kishin,

por për ndjekje dorën në zemër,

na patën ndjekur deri në Stankovec

apo në Kukës, krejt popullin

përpos kënd nuk patën mujtë me

zanë, por ne ishim krenar që trimat

tanë mbetën maleve dhe tash

i kemi në karrige dhe negociojnë

me serbët. Prandaj e dijmë që nuk

munden serbët me i zanë pick, për

sa të munden me ikë.

Prishtinë, 10 prill — Pjesëtarët e misionit paqeruajtës të KFOR’it në Kosovë kanë organizuar

një aksion humanitar me qëllim të ndihmesës për fëmijët bonjakë që jetojnë në Qendrën për

Rehabilitimin e Nënës dhe Fëmijës në Prishtinë.

E ne, vera po vjen shpejt, dhe

ne sërish do ia mësyjmë Kukësit,

përmes autostradës së kombit dhe

do të kalojmë “birën e minit” për

5 euro për t’u fërguar në plazhet

e Adriatikut apo Jonit. Atje do të

verojnë bashkë me ne edhe qindra

nuse nga Shqipëria të cilat

së voni u martuan me serbë dhe

disa prej tyre do të sjellin edhe

nipërit tonë me emra sllavë për të

përmbyllur idilën ballkanike e cila

kur qaraveshet merr formën më

të egër pikërisht në këso lidhjesh

gjaku. Tash i kemi ba “klyshët” me

ndjekë ujkun, paska thënë një plak

nga Tropoja. Një milion banorët e

Bosnjës nga martesat e përziera

hingëllojnë thekshëm në kujtesë.

Në këtë tollovi, kur populli shkon

tjetërkah, politika tjetërkah

dhe biznesi i luftës kruan dhëmbët

sërish, ka lulëzuar dialogu i cili

nëse mathet sërish mbrapsht, do

të e bartë politikën sërish në rrugë.

Pasi të lodhet rrugëve pjesa më e

madhe do të kthehet në shtëpi e

pjesa tjetër jo.

Nëse edhe rruga tregohet e pasuksesshme

sikur po shihen gjërat

me diktaturën latinoamerikane të

krehur për rrethana ballkanike

Ekziston hidhërim, një

ndjenjë e pakënaqësisë në

punë, me pagat, në jetë.

Kush është humbësi më i madh i

Marrëveshjes së 6 Prillit?

Hashim Thaçi

(29%)

Behgjet Pacolli

(35%)

SHERIF NAFIE,

Asistent në

Universitetin e Kajros,

në departamentin e

gazetarisë, në të cilin

protestat kundër një

dekani nga epoka

e Mubarakut po

pasqyrojnë kërkesat

në tërë vendin për një

rregull të ri, gati dy

muaj pas përmbysjes së

diktatorit.

atëherë nuk është çudi të na rikthehen

sërish këngët epike në RTK, sigurisht

në mars, të ndonjërit nga

vitet e ardhshme. Prandaj, politikanët

tonë të odave do të ishte mirë

të zgjerojnë spektrin e atyre që janë

përfshirë në bisedime dhe të hapin

ventilat e informacionit për këto

çështje. Prapa dyerve të mbyllura

në Ballkan mund të krijohet veç

një thashetheme e madhe.

Dialogu po vazhdon, pa e ditur

askush çka po bahet. E mbase s’po

bahet asgjë, por thjesht mjafton

vetëm mesazhi i mirë se ne po bisedojmë.

Qytetarët janë të brengosur

duke e parë se pa i pyet kush po

bëhet Pazarë me pasurinë e tyre.

Nejse, ata si ka pyetur kurrë kush

dhe as që besojnë se ajo pasuri

është e tyre, por së paku pa i pyet

përfaqësuesit e tyre në parlament.

Ai që e shet pasurinë e matshme të

vendit e shet edhe të pamatshmen

po thonë disa.

Shumëkush është i shqetësuar.

Karavani po ecë, e këta thonë se

do të protestojnë. Karavani po ecë

sepse në devën e parë, janë ata,

krenarë dhe të përgatitur për staza

të gata. Këta tjerët, të shqetësuarit

po thonë se... do të protestojnë.

Anketa në gazetaexpress.com

Isa Mustafa

(36%)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!